söndag 7 juli 2019

Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?

Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?
Në jetën e përditshme shumica e njerëzve nuk përjetojnë deprivim shqisor. Bota është e mbushur me shumellojshmëri ngacmimesh të mjedisit, për të ciiat bëhemi të vetëdijshëm përmes proceseve të ndijimit dhe perceptimit. Megjithse vështirë t’i dallosh, psikologët priren që ta shohin ndijimin si një cilesë fiziologjike, ndërsa perceptimin si një cilesi kognitive.
Douglas Bloomquist (1985) pohoi se, ndijimi është procesi pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptoret ndij ues dhe shndërrohen në impulse nervore që përcillen nëpër të gjithë sistemin nervor. Kjo është faza e parë e vetëdijësimit me mjedisin. Recepotorët ndi'ues janë struktura fizike në fund të sistemit nervor që ndikohen drejtpërdrejtë nga ngacmimet e jashtme. Çdo gjë që përjetojmë në mjedisin rrethues vjen te ne nëpërmjet receptoreve ndijues ose shqisave.
Perceptimi është një proces më aktiv në të cilën informacioni ndij ues përcillet përmes sistemit nervor në tru ku organizohet dhe interpretohet. (Matlin, 1988). Perceptimi përfshin procese të tjera kognitive, si kujtesa, të menduarit dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes proceseve ndijore. Një dallim të cilit do t’i referohemi në këtë tekst është se studimi i ndijimit përqëndrohet në aktivitetin shqisor, ndërsa studimi i perceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht.
Në çdo moment ne përjetojmë një sërë ngacmimesh ndijuese. Meqë s’mund t’u përgjigjemi njëkohësisht të gjitha ngacmimeve të mjedisit të jashtëm duhet të zgj edhim dhe t’i kushtojmë vëmendje vetëm një numri të kufizuar të tyre duke i lënë mënjanë të tj erët.Përmes eksperiencës kemi mësuar që të kapim vetëm të dhënat ndijuese që kanë të bëjnë me qëllimet tona. P.sh, si shoferë ne i kushtojmë vëmëndje të madhe makinave të tjera, kthesave të rruges, shenjave të rrugës, sinjaleve të makinave, por si pasagjerë ndoshta jo. Ky proces i quajtur vëmëndje seleksionuese është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbij etesën tonë përderisa na lejon të përqëndrohemi në aspektet më të rëndësishme të mjedisit të jashtëm. Vëmëndja seleksionuese përcaktohet pjesërisht nga motivacioni.           www.radiolyra.com
Pritshmëria është një faktor tjetër i rëndësishëm në procesin e perceptimit. Sikur t’ju thoja : “ Bëhuni gati, mblidhni gjërat se “ me çfarë do ta mbushnit boshllëkun ?. Ju do të përgjigjeshit me “ Do të shkojnë “, sepse ju prisni që ta dëgjoni këtë fjalë. Pritshmëria oerceotuese mund të mendohet si kulmi i të gjithë Përvojave tona, e cila na drejton për të përceptuar botën nga një perspektivë unike. Fakti sesi ne e përceptojmë botën varet nga përvojat tona të fituara më parë, nga kulturajonë dhe nga konstrukti ynë biologjik.

söndag 16 juni 2019

Roli Pellazgo-Ilir

Roli Pellazgo-Ilir

Libër nga Elena Kocaqi

Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës.

Kretasit prehistorik kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht qytetërimin më të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit Kretas ka qënë e përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qytetërimi i Kretës i zhvilluar rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k. paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth disa pallateve madhështore dhe tepër luksoze edhe për kohën që jemi sot. Qytetërimit të Kretës, përsa i përket etnicitetit, nuk i është vënë emri se kujt i përket, pasi në këtë kohë nuk ekzistonte nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe më të vogël, padyshim do e kishin quajtur Grek.

Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim? Qytetërimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike, Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antik në atë dhe. Le të shikojmë të dhënat historike në lidhje me etnicitetin e Kretës së vjetër. Homeri përmend në Iliadë, midis disa fiseve të tjera dhe pellazgun, i cili është autokton në territoret e Egjeut. Me të vërtetë vazhdon Straboni, shikojmë pellazg në Kretë sikur dëshmon Homeri duke i vënë Odiseut në gojë këto fjalë: “Në këtë ishull ku banojnë Akejtë, eteokretët trima, kydonët, dorët trefish edhe pellazgët hyjnorë”. (Straboni, gjeografia lib. V, f.152) Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit (Pauzania, lib. VIII, f.53.2). Pra me origjinë pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazg dhe ilirë.
                                                                                                                             
Minosi, themeluesi i qytetërimit Minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës së Ilirit, pra ai është nipi i Ilirëve. Të dhënat që japin autorët antik, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire si Mesapët, Japigët, Daunët, Peuketët. Pasi Dedali u arratis në Itali, Minosi iu vu në ndjekje. Kretasit organizuan një ekspeditë ndëshkimore ndaj Italisë, por u mundën dhe në kthim e sipër i nxori stuhia në brigjet e Italisë ku u quajtën Mesap. (P.Grimal vep. e cit. f.298). Pra Mesapët e Kretës quhen ilirë në Itali. Siç thuhet Japyksi dhe të vëllezërit, Dauni e Peuketi eponime fisesh ilire janë bijtë e Ilirit Lykaonë të birit të Pellazgut (A.Spahiu, Pellazg. f.126).

Dardani stërgjyshi i Trojës dhe Romës ka lindur në Kretë, por Dardani del fis ilir në Iliri. Ashtu si pjesa e bronzit, e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare, pasi praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët, nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë, zhvillohej si në pjesën tjetër të Evropës me tuma, për shkak të ngurtësisë së tyre të madhe, pasi atje dominon guri, janë quajtur tholosi.

Disa autorë mendojnë se Tholosi i Kretës ka ardhur nga ngurtësimi i tumës dhe varri me dhomëza, nga zhvillimi i natyrshëm i kisteve dhe gropave të mëparshme. Pra edhe ceremonitë e varrimit janë si të ilirëve. Perëndeshat mbanin titullin potnia që shqip është zotnia që tregon dhe zotin apo perëndeshën. Hyjnitë që adhuroheshin, ishin pellazge. Simbol është gjarpri, një simbol ilir, të cilët shqiptarët me emrin gjarpri i shtëpisë, e nderojnë edhe sot. Kreta ka pasur dy lloj shkrimesh, në fillim atë piktorografik më pas atë linear A. Të dy këto lloje të shkrimeve nuk janë deshifruar, megjithëse për linearin janë bërë përparime në identifikimin e disa shkronjave. P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës, 93 janë pellazg.

Në listën e tij ai paraqet emrat si: Albe, Arbis, Istron, Lisos, Malla, Kidonia etj. (G.Rachet, 1993, f.253). Fjala Kretë mund të shpjegohet edhe me fjalën Kret e shqipes, që tregon kryet apo kokën, pasi ajo ishte edhe komanduesja e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ndoshta mund ta ketë marrë këtë emër se është në krye të të gjithëve. Drer, quhet një vend në Kret që lidhet me fjalën drer të shqipes që edhe kaprolli, Thes me thesin, Fest me fest, Rethimno ka kuptimin si rrethim etj. Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë nga zero. Kështu Diodor Siçiliani thotë se: “Në Kretë tregohet se fiset pellazge qenë të parat që u mësuan njerëzve të ndërtonin anije dhe të zbusnin kafshët, u mësuan njerëzve artin e shigjetës dhe të jetonin në një shoqëri të përbashkët. Ata kanë qenë iniciatorët e zakoneve të mira dhe të një jete të rregullt dhe të moderuar.” (Diodor Sicilius lib. V f.64). “… Ata ishin të parët që kanë bërë sakrifica dhe ceremoni fetare për zotat. (Herodoti lib. II f.52) – thotë Herodoti – grekët i huazuan këto tradita nga Pellazgët” (Herodoti libr. II f.51-53).

Pauzania thotë se: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm”. (Pausania lib. VIII. 1.4)
                                                                                                                             
Herodoti thotë se: “Grekët nuk e dinë sot, që unë kam shkruar këto se nga e ka origjinën çdo zot, ose nëse ata kanë jetuar gjithmonë dhe se çfarë forme kanë patur. Emrat e shenjtorëve të cilët egjiptianët thonë se nuk i njohin, grekët i kanë marrë nga pellazgët”.(Herodoti, lib. II f.50-53). Pra edhe për autorët antik, pellazgët, janë të parët që shpikën dhe ndërtuan qytetërimin e Kretës. Pellazgo-ilirët e Kretës, arritën t’i japin botës një nga qytetërimet më të lavdishme, që shërbeu si baza ku u mbështet qytetërimi i Mikenës dhe ai Antik.

Mikena
Mikena ishte një qytet në veri-perëndim të Argos Pellazgjike në Peloponez. Ky qytet nuk dihet kur është themeluar, por mendohet se më herët se 1500 vjet p.k. Termi qytetërim Mikenas, është vendosur nga autorët e mëvonshëm, pasi popullsia e asaj kohe quhej si akease, danaj, argiane. Mikena zhvilloi shkrimin linear B, i cili është deshifruar, por nuk është përkthyer ende. Janë bërë përpjekje që ta shpjegojnë me greqishten, por nuk kanë arritur rezultat. Madje disa studiues naiv, ende dhe sot e quajnë shkrim grek, por pa përkthyer asnjë fjalë nga greqishtja.

Askush nuk di edhe sot, të thotë se kush është greqishtja që nuk përkthen dialektet e antikitetit dhe jo më të flitet për të përkthyer shkrimin e Mikenës. Aty janë gjetur disa maska prej ari të quajtura të Atreut dhe Agamemnonit, por ato datojnë rreth shekujve XVII-XVI, pra shumë herët. Në këto shekuj ka një teknikë të mirë të përpunimit të arit, por dhe në ndërtim siç shihet tek varret me kupolë. Mikena e ngritur pranë Argos Pellazgjike nuk ka se si të mos jetë veçse një qytetërim pellazg dhe të dhënat e tregojnë qartë këtë. Të dhënat antropologjike dëshmojnë që në Mikenën e kësaj kohe popullsia ishte brachycefalas, ashtu siç ishte e gjithë popullsia e Evropës së vjetër.

Sot, brachycefalas në Evropë janë shqiptarët, gjermanët, austriakët, zviceranët si dhe disa zona të veçanta malore. Kjo tregon se shqiptarët janë pasardhës të tyre. Pra, edhe nga të dhënat antropologjike, tregohet se popullsia e Mikenës e asaj kohe ka qënë e njëjtë nga etniciteti me gjyshërit e shqiptarëve apo me shqiptarët sot. Të dhënat arkeologjike tregojnë se në Mikenë dhe në Peloponez, ku u shtri ky qytetërim, është gjetur varrimi me tuma, i cili në këtë kohë lulëzoi në të gjithë Evropën. Tumat në Greqi janë zbuluar në Kersoneza, Lerna, Argolid, Peloponez, Kos. Gjatë epokës së bronzit të mesëm tumat përhapen në Greqinë kontinentale si në Mesinë, Argolidë, Atik, Fokid. Varrimi me tuma vazhdon edhe në bronzin e vonë në Beoti dhe në Peloponez pranë Mikenës. Ato nuk ndryshojnë nga tumat Ilire.

Kjo është një provë e fortë se Mikena ka pasur një kulturë të njëjtë me pellazgo-ilirët. Në epokën e bronzit, në Mikenë, nuk ka faltore si në epokën klasike dhe disa studiues mendojnë se nuk ka fe. Në fakt fe ka patur në epokën e bronzit në të gjithë Evropën, por ajo është quajtur me emrin shqip si fe druide nga emri dru, që tregon se drurin e lisit, ata e kishin si të shenjtë. Heroi i Mikenës është Mikeneu nipi i Froneut, që ishte pasardhës i Pellazgut (Pauzania, II 15.5). Pra, meqë heroi nga ka marrë emrin Mikena, është pellazg, atëherë sigurisht, që e kanë themeluar pellazgët, popullsia që në Peloponez ka lindur nga dheu. Në Spartë ndodhet faltorja e Zeus Messapeus që tregon se edhe në Spartë ka patur fise ilire. Kjo faltore ndodhej edhe tek fisi ilir i Mesapëve.

Tek Homeri, skena e vendetës dhe mbledhja e kuvendit të pleqve për të vendosur për pagimin e gjakut, i cili në kohën e Homerit edhe blihej, është i njëjtë me atë të shqiptarëve sot në disa zona të veriut ku gjaku edhe blihet. Këtë e ka vënë në dukje Nikolla Hamond. (N.Hamond 1993, f.217-218). Kjo tregon se ata kanë pasur zakone si të ilirëve, të cilat jan ruajtur në Shqipëri në disa zona të thella malore, të cilat dallohen për ruajtjen e traditave prehistorike. Siç e pamë, popujt, që gjatë luftës së Trojës kanë banuar në Peloponez ishin Akejt, Argejt dhe Danajt. Le të shikojmë me radhë origjinën e tyre sipas të dhënave historike....