söndag 27 december 2015

thënie..



Mos nënçmoni askënd dhe mos perjashtoni asgjë, mbasi nuk ekziston njeri të mos ketë damarin e vet dhe nuk ekziston gjësend të mos ketë vendin e vet.  Talmud

Me fatin nuk mund të bëhen bisedime paraprake; është mbreti Rast që na bën fatlumë apo fatkeqe.

Te e dashura do të shkoja edhe duke u zvarritur më gjunjë.
Viktor Hygo

Gjenia dhe keqbërja janë dy gjëra të papajtueshme.
Pushkin

Gjenia është treni te i cili të gjithë vonojnë.
Maria Cvetajeva


Cdo gjë të mirë që kam në vetvete ua detyroj librave.

Njeri! Sa krenare tingëllon kj fjalë !


Maksim Gorki

1scm...

.....
.

Kur shpirti vuan !


Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër". Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lënduar" më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes.


Ajo që trupit të njeriut i jepër ritëm dhe jetë është shpirti. Ajo e bënë trupin të shëndosh. Shpirti është pikërishtë ajo frymë e fundit që njeriu e nxjerr nga trupi kurr ndërronë jetë. Prej nga vjen shpirti dhe ku shkon, këtë ende askush nuk e dinë sigurt. Megjithkëtë, një gjë është e sigurt. Çdo sëmundje e trupit është shenjë e qartë se shpirti vuan.


Mjekët e vjetër kinez mjaftë mire e kan ditur se emocionet luajn role të rëndësishëm në organizmin e  njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të forte. Mjafton që të godasin në vende me' të ndieshme të
organizmit dhe sëmundja fillon të merr hovë. Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin  shpirtë - trupë. Madje edhe mjekët e vjetër se frika e njeriut ngjitet për shpnetkë përderisa neurozat shktërrojnë mëlqinë. Për ta caktuar diagnozën, mjekët e Greqisë së vjetër kanë kërkuar që pacienti të flej një natë në tempullin e Eskulapit  dhe vetëm pas kësaj, pasi t'u tregoj atyre se çka kishte ëndërruar, t'ia caktojnë diagnozën. Po ashtu është e njohur se shkaqet e histerisë janë gjithnjë të natyrës psikike si dhe se për manifestimet e saj nuk ekzistojnë kurrëfarë arsye fiziologjike. Po në këtë mënyrë bazohej edhe çasja e Frojdit te mjekimi i çrregullimeve psikike (llojet e ndryshme të neurozave dhe psikozave). Pra, gjithnjë kur shpirti vuan - vje deri te sëmundja e trupit.


Dashuria gjithnjë e godet zemrën


Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër". Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lënduar" më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes dhe të tretjes. Po ashtu edhe pjesët e dukshme të trupit shpesh janë nën goditje të forte të shpirtit, si p.sh: lëkura, shpinda, duart, gjinjët etj. Është një e dhënë interesante për të verbërit. Ata shumë më rradhë vuajnë nga ekzemat, psoriaza, kruarjet në lëkurë si sukrepi etj apo nga ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës.

Femrat dhe sëmundjet psikomatike


Shpesh viktima të sëmundjeve të ndryshme psikosomatike janë femrat. Ato anojnë të besojnë se shkaqet e sëmundjeve të tyre trupore janë vuajtjet e natyrës psikologjike. Meshkujt më pak besojnë se shkaktarë kryesor të sëmundjeve trupore janë problemet psikike. Te meshkujt zakonisht emocionet kanë afat të shkurtër të veprimit. Ata për dallim nga femrat janë ekstravert dhe shpejtë zbrazen nga "mbushjet emotive", përderisa femrat çdo gjë e mbajnë në vete dhe lirimin e arinë duke qajtur apo duke thyer pjatat dhe gotat gjat larjes së tyre.



Pjesët më të ndieshme të trupit nga "goditjet e shpirtit"


Shpinda - Keni dëgjuar me siguri shpesh kur dikush thotë: "Më dhemb shpinda". Kjo thënje ka një kuptim tejet relativ, ngase njeriu nuk e sheh shpindën e vet dhe në anën tjetër është vështirë të konstathet se dikuj i dhemb shpinda apo është reflektim i gjendjes së tij psikike. Ndjenja e vujtjes, mundimit, pakënaqësisë, apatisë, mllefit të akumuluar, zhgënjimit, hidhërimit etj. Shkaktojnë dhimbje në shpindë dhe rëndim në supe.


Sistemi i frymëmarrjes - Bronket dhe mushkërinjtë po ashtu janë nën ndikim të madh të problmeve të jashtme. Asmatikët shpesh theksojnë se "diçka i ngulfatë", ua zë frymën, u shtrëngon në gjoksë. Arsyet janë gjithnjë të natyrës psikologjike. Edhe të sëmurët emocional i "ngulfatë diçka në fytë" - ata ndjejnë kështu pas ndodhive dhe situatave të caktuara dhe nga njerëzit të caktuar.


Zemra - Pa dyshim është organ që ka lidhje më të fuqishme me jetën emocioale apo me përjetimin e situatave të caktuara. Kurt ë përgatiteni për takim me dike që e duani apo e simpatizoni - ajo fillon të rrah shpejtë. Kur ndodheni pranë personit që vërtet e dashuroni, keni ndjenjën se zemra gati sa "nuk del jasht nga vendi" Kurt ë frikoheni, "zemra ju bëhet akull", apo shtanget!


 Sistemi i tretjes - Personat introvert (sidomos femrat), që janë të kthyera kah vetja, kanë probleme të mëdha me traktin digjestiv. Ata që vuajnë nga gastritisi apo nga ulqerja (i thati) në barkë, zakonishtë kanë probleme në komunikim me rrethin.


Lëkura - Kruaja (sukrepi), njollat në lëkurë të fytyrës tregojnë se personi “nuk e ndjen veten mire në lëkurën e vet". Shikoni vetëm në sy të dikuj që Brenda ditës është zgënjyer nga dikush që e do, dhe do të vërreni rrathë të murmë përreth syve. Shenjat në lëkurë na tregojnë kjartë se kemi dëshirë që të hjekim dorë nga disa situate të jetës apo nga disa njerëz me të cilët jetojmë dhe rrethohemi.


Sytë janë pasqyrë e shpirtit


Thënje shumë e vërtetë antike - sytë janë pasqyre të shpirtit. Njeriu shumë gjëra tnund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund \a fsheh reflektimin e shpirtit te sytë e vet. Bebëzat e syve na ngjerohen kur dikush ha pëlqen, ndonjëherë mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emotive dhe atë psikike. Dridhërimet, fokusimi i koncetruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme por në tåe njejtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jasht apo në personin që e vështrojmë.Në sytë tanë shihet gjithcka-gjendja emotive,shëndetësore,disponimi etj.















Guximi...




Den Milman


"Pra mendoni se jam e guximshme?" -pyeti ajo.
"Po, mendoj se je."
"Ndoshta dhe jam. Por, kjo është kështu ngase kam pasur mësues të mrekullueshëm. Do t'u rrëfej për njërin nga ata. Para shumë vitesh, gjersa punoja si vullnetare në spital në Stenford, njoftova vajzën me emrin Liza, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. U tregua se e vetmja mundësi që ajo të shpëtonte ishte, që me anë të transfurzionit të jepet gjaku i vëllait të saj pesëvjeçar, i cili në njëfarë mënyre të pashpjegueshme, kishte arritur të shërrohet nga ajo sëmundje e njëjtë, ashtu që në organizmin e tij ishin krijuar antitrupa që mund ta përballnin atë sëmundje të tmerrshme.
"Mjeku, vëllaut të saj të vogël i sqaroi se si qëndron situata dhe e pyeti se a dëshiron të jep gjak për motrën etij. E pashë se djaloshi, pas një çasti, thellë shfryu dhe tha: Po, jam i gatshëm nëse kjo do ta shpëtoj Lizën."
"Gjersa e kryenin transfurzionin, rinte shtrirë në shtrat pranë motrës dhe buzëqeshte. Edhe ne të tjerët buzëqeshnim duke shikuar se si vajzës i kthehej ngjyra në faqe. Atëherë, fytyra e tij u zverdh dhe nga ai humbi buzëqeshja. Shikoi drejt mjekut dhe me zë të dridhur tha: "A do të filloj menjëherë të vdes?"
"Pasi që ishte i vogël, djaloshi e kishte kuptuar gabimisht mjekun; mendonte se motrës duhej t'ia jepte tërë gjakun e tij.
"Po, mësova se çka është trimëria," - shtoi ajo - "ngase kam patur mësues të mirë."

Krimbi...




Ajri Begu, fragment nga "Gungat"


Më bren. Ka hyrë thellë në mua. Kur kujtoj hapin tim më bren ndërgjegjia. Kam edhe frikë. Mos është kjo frika? Jo, jo, më bren gjithçka që quhet e kaluar. Më frigon. Mendoj fshehurazi nga ajo dhe nga vetja. Nuk dua as ajo të më marrë vesh. Nuk dua të dëgjojë. Ta befasoj? Nuk di. Kisha dëshirë, por nuk e di a do të më befasojë? Për këtë, ajo nuk ka faj. Mund t'i kërkoj falje. Jo, këtë nuk guxoj ta bëjë në asnjë mënyrë. Do t'ia kujtoj gjithë atë për çka, të dy, shtiremi sikur e kemi harruar. Ajo, madje, mund të mendojë se jam duke bërë shaka. Jam shkrirë. Më vjen keq.
E dua! Mundohem të bij në kontakt me veten time të parë, por fjalët i nxjerr pa zë. thellë në brendi, ku jam unë vetia e dytë. Vetja ime e parë ngreh kokën lart. Bëhet se nuk dëgjon asgjë. Ajo më mundon. Gjithnjë ka qenë krenare. edhe atëherë kur nuk është dashur.
Më vjen keq për atë kam qenë i keq. Kam frikë mos ngatërrohen qëllimet. kam frikë, mos në këtë ngatërrim gjen të vërtetën e saj, atë për të cilën kam më tepër frikë. Shtrëngohem. e shikoj, ajo ka humbur diku me shikimet e saja nga një grup fëmijësh. Shikoj anash mos kalon dikush, çoj kokën dhe...
"Më do?" e pyes më në fund.
Më shikon e hutuar.

Lulet...

 


Benet Serf


Një njeri në moshë i gafrruar me flokë të shprishur rinte ulur në
autobusë duke mbajtur në dorë buketën e luleve të freskëta. Në ulëse nga ana tjetër rinte një vajzë e cila or e çast e hedhte shikimin në lulet e tija. Autobusi iu afrua stacionit ku njeriu duhej të zbritte.
Ai plotësisht në mënyrë spontane ia lëshoi lulet vajzës në krihë. "Vërejta se i adhuroni lulet," -i sqaroi ai, - " por mendoj se edhe gruaja ime do të gëzohej që ju t'i merrni ato. Do t'i them asaj se juve ua dhurova." Vajza e pranoi buketën, e pastaj vështronte njeriun në moshë se si delë nga autobusi dhe kalon nëpër derën e varrezave të vogla.

Narcisi...


Kur vdiq Narcisi, erdhën zanat e malit dhe e gjetën liqenin, më parë ujëmbël, e tash të shndërruar në govatë
lotësh të njelmëta.
- Pse qan? e pyetën zanat e
malit.
- Qaj për Narcisin -tha liqeni. - Ah, nuk na çudit aspak vaji yt për Narcisin - vazhduan ato. - Edhe përkundër asaj që ne gjithnjë ngarendnim pas tij nëpër mal, ti ishe i vetmi që e pate rastin nga afër ta shikoje bukurinë e tij.
- Pse, i bukur ishte Narcisi? - pyeti liqeni.
- E kush pos teje mund ta dijë më mirë? - u përgjigjën të befasuara zanat. - Në fund të fundit, ai çdo ditë nga brigjet tuaja përkulej mbi ty.
Liqeni për një çast heshti. Më në fund tha:
— Unë qaj për Narcisin, por kurrë s'kam vëre'tur se ' '
“E vajtoj Narcisin pse, sa herë që përkulej mbi mua,në e syve të tij shihja reflektimin e bukurisë sime". 

Paulo Coelho - Alkimisti

Pema e dashurisë...


Tregime....




Bhagvan Shree Rajnesh - Osho





...Ishte njëherë një pemë shumë e bukur, degët e së cilës lartësoheshin qiellit të pafund. Kur vinte sezona e lulëzimit, të gjithë fluturat më të bukura loznin si të llastuara në të. Kur vinte koha e frutave, zogjë ngjyrash e vendesh të ndryshme mblidheshin dhe ia thonin cicërrimave...
 Një çunak, poashtu, vinte shpesh të lozte nën  kurorën e pemës. Dhe, tek ajo filloi të shfaqej një ndjenjë dashurie dhe respekti ndaj fëmijës. Dashuria mes të madhit dhe të voglit është e mundur nëse i madhi nuk është i vetëdijshëm se është i madh. Pema nuk e dinte se është e madhe; vetëm njeriu e ka këtë lloj të vetënjohjes. Djaloshi i ngazëllyer erdhi, dhe pema ia lëshoi degët. Ajo do të ishte  tepër mirënjohëse nëse djaloshi do të shijonte aromën e luleve të saj. Djaloshi rritej. Duke e parë atë me kurorë lulesh në qafë se si vallëzonte nën degë, pema mbushej gëzim e hare. Djaloshi rritej e rritej. Filloi të ngjitej degëve ku këndonte pa pra. Por, koha kalonte, ndërsa djalin nisën ta brengosin probleme e obligime të tjera. Ambicioziteti shtohej. Tash, ai takohej edhe me shokë, andaj edhe nuk vinte te pema. Por, ajo priste me durim, thërriste nga thellësia e shpirt:"Eja, eja! Vetëm ty të pres!"

Dashuria pret ditenatë. Ajo ndihej e dëshpëruar. Dashuria ndihet e dëshpëruar nëse nuk mund të jepet, të ofrohet; ajo është më e lumtura atëherë kur dorëzohet në tërësi, të dhurohet e plotë. Një ditë, ai kaloi aty pari dhe pema nuk u durua: "Të prita ditë të tëra por ti nk u duke?" Djali ia ktheu: Çfarë keti? Pse të vij unë tek ti? Mos ke ndoshta para? Unë kërkoj vetëm para!" Pema e befasuar thotë. "Ti do të vjen nëse të jap diçka? Ne s'vuajmë nga kjo sëmunde prandaj dhe jemi të lumtur. Lulet lulëzojnë në ne, frutat piqen, ofrojmë hije freskuese, zogjtë bredhin degë më degë duke kënduar edhepse ne s'kemi para. Jo, jo, ne s'kemi nevojë për para", dhe për një çast pema u ndal, për të vazhduar: "Mos shko gjetkë, i dashuri miku im. Vil frutat e mia dhe shiti. Kështu do të fitosh para". Djaloshi pranoi menjëherë. Hipi në pemë dhe i voli frutat bile edhe ato të papjekurat. Pema ishte e lumtur edhepse disa degë i theheshin. Qoftë edhe e thyer, dashuria gjithmonë gëzohet, përderisa egoja dëshpërohet edhe kur mer. Djaloshi nuk u duk për një kohë të gjatë. Tash, kisht para dhe mundohej t'i dyfishonte. Pemën e kishte harruar fare, ndonëse ajo aq e dëshironte kthimin e tij, madje, si nëna me gjinjtë plot qumësht kur ia refuzon fëmija. Pas shumë vitesh, tashmë i pjekur, djaloshi erdhi. Pema i tha: "Eja çunaku im. Eja të më përqafosh." Ai ia ktheu: "Pusho më me atë sentimentalizëm. Dokrra fëmijësh... Nuk sheh se s'jam më fëmijë?"
Por, pema vazhdonte të thërriste:"Eja, eja e kërce nëpër degët e mia. Vallëzo. Eja e luaj me mua."
Njeriu nuk prante:"Mjaft më me këto përrallëza që nuk sjellin dobi. Unë duhet të ndërtoj shtëpi. A mund të më japësh shtëpi?" Pema shpërtheu: "Shtëpi?! Unë jetoj pa shtëpi... Por, nejse... preji degët e mija kështu do të jesh në gjendje të ndërtosh shtëpi...? Pa humbur kohë, ai i preu të gjitha degët. Nga gjithë ajo pemë mbeti vetëm trungu i mjerë. Njeriu as që iu falendërua.... Ai e ndërtoi shtëpinë. Pastaj, sërish kaluan vite e vite. Trungu priste. Dëshironte ta thërriste por nuk kishte gjethe as degë që të paktën përmes erës t'ia dërgonte porosinë. Në shpirtin e saj fishkëllente jehona: "Eja, eja i dashuri im. Eja..." Por, asgjëkundi gjurmë njeriu.
Koha kalonte, dhe njeriu u plak. Ashtu i kërrysur, një ditë kaloi skaj pemës, tashmë vetëm trung." Ç'mund të bëj më për ty? Ti erdhe sërish pas kaq shumë kohësh"- i tha trungu." Ç'mund të bësh për mua? Dua të shkoj vendeve të largëta të fitoj. Për këtë më duhet udhëtimi me lundër" -ia ktheu plaku.
Trungu i përgjigjet i lumtur: "Këtu nuk ka vend për brengosje, dashuria ime. Prej trungun tim dhe ndërto një lundër prej tij. Por, mos harro: unë gjithmonë do ta pres kthimin tënd."
Njeriu edhepse i lodhur fort, e preu trungun pa përtesë. E ndërtoi lundrën dhe lundroi. Nga pema gjigante kishte mbetur vetëm një cung i vogël, i cili e priste të dashurin, e priste, e priste...
Egoja nuk shkon atje ku nuk mund të marrë gjë. Egoja është vetëm një varfanjak (lypës) i amshushëm, përderisa dashuria ka mëshirë.
Një mbrëmje, fare rastësisht, më ra të pushoj afër këtij cungu. Ai mu ankua" Miku im akoma s'ka ardhur. Jam shumë i brengosur për të. Mos është fundosur diku në det? Apo ndoshta ka humbur? Mund të mos jetë gjallë? Sa më shumë që i afrohem fundit të jetës sime aq më shumë dua të dëgjoj për të, ta kem afër. Unë s'kam ç'ti ofroj më, ndërsa ai e njeh vetëm gjuhën e grabitjes".
Egoja e njeh vetëm këtë gjuhë. Gjuha e të dhuruarit është vetëm dashuña.
Nuk ka mbishkrim, hartë, fjalor për dashuri. Nuk ka udhëzime dhe parime në dashuri.
Ç'mund të thuhet më për dashurinë?
Dashuri,vetëm dashuri.





Jeta !


10 TË VËRTETA PËR TË MEDITUAR MBI JETEN


1. Do të fitoni trup.
Mund ta duani apo dhe ta urreni, por do t'jet ai i juaji për tërë jetën.


2. Do t'mësoni mësime.
Jeni regjistruar në shkollën e rregult jozyrtare që quhet jetë. Në atë shkollë çdo ditë do t'keni rast të mësoni mësime të caktuara. Ato mësime mund t'ju pëlqejnë apo dhe ti konsideroni si marrëzi dhe të parëndësishme.


3. Nuk ekzistojnë gabimet, por vetëm mësimet
Rritja është proces i provave dhe gabimeve: eksperimentim. Eksperimentet e "pasuksesshme" poashtu janë pjesë e procesit si edhe eksperimentet që "janë të suksesshme".


4. Mësimi përsëritet gjersa të mësohet
Mësimi ju ofrohet në forma të ndryshme gjersa ta mësoni atë. Kur ta mësoni njërën, mund të kaloni në tjetrën.


5. Procesi i të mësuarit kurr nuk ndërprehet.
Nuk ekziston pjesa e jetës që nuk e ka mësimin e vet. Nëse jeni gjallë, gjithnjë ekziston një mësim që duhet ta mësoni.


6. "Atje" nuk është më mirë se "këtu"
Kur "atjeja e juaj bëhet "këtu", thjeshtë do t'paraqitet një tjetër "atje" e cila do te duket më e mirë se "këtu".


7. E shiqoni veten te të tjerët
Mund të dashuroni apo dhe të urreni diçka te personi tjetër, gjersa ajo nuk reflekton diçka që dashuroni apo urreni në veten tuaj.


8. Pikë së pari nga ju varet se çfarë jetë do të jetoni.
I posedoni gjitha aftësitë dhe vetitë qëju nevojiten. Nga ju varet se si do t'i përdorni ato. Zgjedhja është e juaja.


9. Zgjidhja ndodhet brenda juve.
Përgjigjet për pyetjetjetike ndodhen brenda jush. Nevojitet që vetëm të shiqoni, të dëgjoni dhe të besoni.


10. Do t'i harroni të gjitha këto.

Peshkatari dhe peshku...

 
Njëherë një peshkatar zuri një peshk me bukuri mahnitese. Dhe sapo u nis ta fusë në strajcë dëgjoi peshkun se si e lute:
- Bëhu i mirë. Më kthe në ujë... Nëse e bën këtë, do t'i plotësoj te gjitha dëshirat tuaja. peshkatari ishte i varfër. Mendoi se si do të ishte qesharake ta gjuajë ne ujë një pre kaq të bukur. Megjithatë në një moment hezitimi ia ktheu peshkut lirinë.
- E premtuar e përmbushur - tha peshku ç'dëshiron nga unë?
- Që shtëpia ime të bëhet e bukur dhe e nxehtë - ia ktheu peshkatari
- Le të bëhet tha peshku.  Kthehu në shtëpi. Dhe peshkatari kthehet në shtëpinë e vet. Shtëpia ishte edhe më e bukur se ç'kishite ëndërruar ndonjëherë. Aty e priste gruaja e vet. I tregoi gjithë atë ç'ndodhi.
Me të vërtetë je një budalla i madh - i thotë gruaja  a nuk munde të kërkosh kështjellë? Nuk mendova për këtë - tha peshkatari.
Dhe ai kthehet lumit, thërret peshkun që në atë çast del nga uji. Gruaja ime më tepër do të dëshironte kështjellë - tha peshkatari dhe u pa se ishte paksa i bezdisur.
- Le të bëhet- tha peshku. - Kthehu në shtëpi.
(Keshtjella ishte aty. Dhe kështu pronari dhe pronarja e kështjellës jetuan së bashku disa vjet në lumturi dhe kënaqësi. Atëherë gruaja e peshkatarit filloi të mërzitet. Kështiella e saj i dukej e pikëlluar, i mungonin kremtimet, mungonte pallati... dëshironte të bëhej mbretëreshë!
Dhe peshkatari i kthellet lumit.
- Gruaja ime dëshiron të bëhet mbretëreshë - i thotë ai peshkut.
- Le të bëhet- tha peshku. - Kthehu në shtëpi.
Mbreti dhe mbretëresha tani kishin një pallat të mrekullueshëm. Ishin, pa dyshim monarkët më të fuqishëm në tërë botën. Megjithatë mes tër atij ari dhe kremtimeve, mbretëresha filloi të ankohet, duke thënë se si atje në Romë, është dikush edhe më i fuqishëm se ata. Ashtu ishte, Papa kishte fuqi në të cilën ata kur nuk do të kënaqen... Dhe kështu një mëngjes, mbreti kthehet në lumin, në të cilën një kohë peshkonte, gjatë Varfërisë së vet. I dukej se peshku veç e priste...
Kjo është e tmershme - tha mbreti - gruaja ime dëshiron të bëhet qenia më e fuqishme në tokë. Ajo do të donte...
- Çka? -pyeti peshku.
- Ajo dëshiron të bëhet Papë - përgjigjet peshkatari, mezi duke marrë frymë.
- Le të bëhet- tha peshku. - Kthehu në shtëpi.
Dhe pasi që u bë Papë, gruaja e peshkatarit zotëronte mbi shpirtëroren dhe botëroren. Dëshira e saj më në fund u përmbush.
Por edhe kjo nuk zgjati shumë. I mbeti vetëm edhe një dëshirë, vetëm edhe një hap të kalojë para se të arijë lumturinë supreme... ndoshta peshku do të mundej...
Dhe peshkatari nisej rrugës që dikur e çonte kah shtëpia e vjetër. Arrin deri te bregu i lumit. Thëret peshkun.
- Ç'dëshiron? - pyet peshku.
-Një dëshirë... dëshira e fundit... gruaja ime do të dëshironte të bëhet...
- Çka? - pyet peshku përsësi.
- Zot - psherëtiu peshkatari.
- Kthehu në shtëpi  tha peshku.
Peshkatari shkoi.Disa qindra metra më tej; gruaja e priste në pragun e shtëspisë së tyre të vjetër.E dëshpruar, keq e veshur, si në kohën e mjerimit të tyre.


Nga Osho

Vetmia !





Shumë njerëz, në veqanti ata që nuk janë në martesë, të cilët kanë ndjenjë të fuqishme se nuk janë pjesë të familjes, se nuk kanë arritur të "lidhen". Ndihen të mangët, të paplotësuar, ndihen se askund nuk bëjnë pjesë askuj nuk i takojnë dhe se nuk janë në atë rrjedhë të jetës që quhet normale...
Është më se e vërtetë se në shumë vende me kultura
moderne potencohet më tepër idividualiteti në vend të grupip apo familjes.. Shumë të rinjë jetojnë vet, dhe shpesh për shkak të punës, shkollës. Presioni i jetës ndoshta dhe nuk u braktisë atyre mjaftë kohë për raporte kualitative me
të tjerët.


Vetmia shikuar ga aspekti seksual


Përmes televizionit, filmave dhe librave kulturat moderne, na bëjnë me dije se e vetmja lidhje që ka kuptim është ajo romantike apo seksuale. Athua sa është e vërtetë kjo, e cila aq shumë është ngulitur në ndërdijen e njeriut.
Prandaj nëse nuk e kemi një lidhje të tillë ne ndihemi të shmangur, apo përpiqemi të gjejmë kuptimin ejetës në lidhje të tilla, por shpesh pa sukses! Dhe ato lidhje janë private dhe të mbyllura, duke mos lënë hapësirë për miqësi tjera, dhe nëse një ditë përfundojnë (ndërprehen) ne s'kemi ku të drejtohemi, s'kemi miqësi të vërteta e të zakonshme.


Vetmia është univerzale


Psikiatri Dr. Chris Andrew thotë: "Vetmia është univerzale. Kam shumë pacientë, në veqanti ata që nuk janë në  martesë, të cilët kanë ndjenjë të fuqishme se nuk janë pjesë İí të familjes, se nuk kanë arritur të "lidhen". Ndihen të  mangët, të paplotësuar, ndihen se askuj dhe askund nuk bëjnë pjesë askuj nuk i takojnë dhe se nuk janë në atë që quhet normale".
Ajo që befason është se, personat e turpshëm dhe të qëtë ‘
nuk janë të vetmit që e ndjejnë vetminë. Po ashtu një ndjenjë të tillë mund ta ketë edhe personi që është ngazëllyes me çdonjërin, edhe ai që vazhdimisht mahitet, qeshet, që vepron haptazi, por që në të vërtetë frikohet të lidhet me tjerët në lidhje serioze, e me këtë njerëzit i mbanë në distance. Si duket personat e tillë kanë shumë miq, por për brenda vuajnë. Njerëzit e tillë në të shumtën e rasteve janë të lënduar në fëmijëri me keqpërdorime emotive apo seksuale. "


A kemi përgjigje për këtë?


PO! Megjithkëtë do të duhet të përvjelni krihtë dhe të përpiqeni vet. Ja disa ide se si vlenë të mendohet: -Mbani mend, ju jeni njëri nga 25% e njerëzve në botë (përafërsisht) që ndihen njëjtë.
Prandaj bëjeni hapin e pare!
A keni ndonjë hobi apo diçka që ju tërhjekë? Gjeni grumbullin që ka të njëjtin interesim dhe bashkangjituni.
Mos kërkoni përgjigje për vetmine në mardhënjet seksuale. Shumë njerëz, e në veqanti vajzat, shkojnë prej një lidhjeje të shkurtër seksuale deri te tjetra, duke kërkuar me deshprim afërsi dhe kuptim përjetë. Përdallim meshkujt kur gjejnë lidhje, zakonisht janë të interesuar vetëm për lidhje të shkurtër seksuale dhe nuk ofrojnë më tepër si kundershpërblim. Ju jeni më të vlefshëm se kjo gjë!
Madje edhe në lidhjet stabile, në lidhje afatgjate apo në martesë nuk duhet pritur nga partneri juaj që t'i kënaqë gjitha nevojat e juaja emocionale. Ai I ajo natyrisht se do të duhej t'i plotësoj shumë nevoja tuaja ngase partneri ijuaj do të duhej të ishte edhe miku juaj më i mire. Mirëpo gjithsesi duhet të keni edhe rrjetin e raporteve të mira me miqtë tjerë, të jepni dhe të merrni ndihmë dhe përkrahje.


Jeta nuk është film e as roman.


Mund të duket se është më lehtë ta jetojmë jetën tonë përmes personave të paramenduar nga filmat, librat dhe madje edhe përmes lidhjeve nga Interneti, Mirëpo jo, mardhënjet e tilla nuk janë realel Personazhet nga filmi dhe librat nuk sillen dhe nuk flasin si gjithë njerëzit e vërtetë! Ajo është vetëm botë e ëndërrave dhe shumë dallon nga bota e vërtetë. Jetoni në botën reale!
Të jesh i dëshiruar dhe i nevojshëm është përgjigje e madhe ndaj vetmisë. A ekziston ndonjë mënyrë si mund t'i ndihmoni njerëzit tjerë? A mund të bëni diçka si vullnetar? Mund të vizitoni spitalin, njerëzit e vjetër, të ndihmoni në qendra për këshillim, në institute për varësi... Lista e aktiviteteve është e pafundë. Apo mjafton të bëheni dëgjues të mire, t'i kuptoni të tjerët si ndihen dhe t'u ofroni ndihmë. Përmes ndihmës që ia ofroni tjerëve, fitoni miq dhe e braktisni vetmine!
Asnjëherë mos prit që të tjerët t'ju shkruajn letër apo e-mail, apo t'ju telefonojne.


Bejëni ju hapin e pare. Dhe nëse del që ata janë tejet të zënë, kjo nuk do të thotë se ju hedhin, Provoni edhe herën tjetër!
Mos pini së tepërmi - kjo mund t'jua merr ndjenjën e vetmisë vetëm për disa orë, por nuk e zgjedh problemin e vërtetë.
Ndoshta ndiheni të larguar nga të tjerët për shkak të gjërave të gabuara që u kanë bërë, apo ju u keni bërë atyre. Këto gjëra ngrisin mure mes juve. Mos u bëni krenar që të kërkoni të pendohen, madje edhe nëse mendoni se ajo ishte gabim i tyre! Nëse në fëmijëri keni patur traumë për shkak të raportit të keq të prindërve, apo madje edhe keqpërdorimeve seksuale ndaj jush, mos e gërmoni atë ndjenjë. Megjithatë është e mundshme që t'i mposhtni ato lëndime.
Jemi të krijuar që të jemi qenie shoqërore. Gjithë ne kemi nevojë dhe na duhen njerëzit tjerë. Në njërën nga shkrimet e vjetra shkruan: "Nuk është mire që njeriu të jetë vet!". Ky shkrim deri në ditët tona e mbijetoi historinë. A e dini kush e ka shkruar atë?

A jeni të drejtë dhe miqësor edhe ndaj vetes ?





Loja për trupin është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në mengjez, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort q'e' mundem. Dhe nëse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë e mirë për mua...


Sillem ndaj vetes ashtu siç do të dëshiroja që të tjerët të sillen ndaj meje
Kur mendoj se njerëzit nuk sillen mirë ndaj meje kjo më nxit të mendoj se si sillem unë ndaj vetes. Tash jeta më është më e bukur, sepse jam përkujdesur për veten në ato gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë ende e kam ndjenjën se nuk e fitoj pjesën që më takon. Kjo zakonisht -: ndodh në rastin e ndonjë cikërrime. Ende nuk më pëlqen kur ndjej se nuk sillen mirë me mua. Mirëpo posa të ndalem për një çast dhe të kuptoj se ndjehem si viktimë, e dij se kush më ndjek pas. Vetja ime. Unë vet. Së shpejti kujtohem se mund të jem ose shoku më i mirë i vetes ose armiku më i keq i vetes. E gjitha varet prej asaj se çka vendos të mendoj dhe të vepre).


Nuk më pëlqen kur të tjerët mendojnë se jam i pabesë ndaj pritjeve të tyre. Për këtë dhe i shmangem prej asaj që vetes t'i vendos qëllime të paarritshme dhe të krahasohem me atë që mendoj se do të duhesha të jam. Kur jam i zhgënjyer në vetveten, kjo ndodh zakonisht për arsye se nuk e kam përmbushur atë që vetvetes ia shtrova si qëllim.
Mësova që mos t'i pres festat e Kërshëndellave, me bibana, qirinj dhe me familjen absolutisht mirënjohëse dhe me shokët. Tani këto i shikoj, sikur një rast që të faiënderohem për atë që veç e kam. Zhgënjimi, është dallimi mes fantazisë dhe realitetit.


Tani thjesht e çmoj atë që ndodh, në vend se ta krahasoj me atë se çka do të duhej të ndodhë. Mësova se dhembja personale imja vjen prej dammit mes asaj se ç'është duke ndodhur dhe asaj që mendoj se do të duhej të ndodhte.
Do të thotë, nëse heq dorë prej asaj që mendoj se i mungon fantazisë dhe nëse jam mirënjohës për atë që veç është mirë në realitet, do të jem i lumtur. Tek unë kjo vepron. Kujdesem për veten ashtu që e krahasoj atë që dëshiroj me atë që më nevojitet. Çfarë është dallimi mes dëshirës dhe nevojës?
Nevoja është diç që është e domosdoshme për të mirën tonë. Dëshira është diçka që mendojmë se do të na bëjë të lumtur - por shpesh kjo nuk është kështu. Dëshiroj një çokolatë. Më nevojitet oksigjeni.


Kjo është sikur suksesi dhe lumturia. Shumë njerëz të sukseshem por të palumtur zbuluan se ajo për të cilën pretendonin nuk i bëri të lumtur.
Unë ndjehem më i sukseshëm kur e fitoj atë që dëshiroj. Por ndjehem i lumtur edhe kur dëshiroj atë që fitoj.
Gjërat i shoh më kthjellet, kur ndalem për një çikëz dhe shikoj se për çka jam duke pretenduar. Kurrë, kurrë nuk mund ta fitojmë mjaft atë që nuk na nevojitet.
Kjo është sikur kur dëshiron para, i fitosh, zbulosh se nuk të bëjnë të lumtur, e megjithatë dëshiron më tepër, duke shpresuar se ato do të t'bëjnë më. të lumtur.
Si mund të di atëherë se ç'më është e nevojshme?
Ashtu që i kushtoj kohë mendimit mbi atë se ç'më bën mua të lumtur. Ndonjëherë jam i disponuar t'i Shënoj disa gjëra dhe t'i analizoj. Ndonjëherë, prap, dal në shëti dhe e dëgjoj veten në qetësi.
Kur e veçoj një minutë që të pyetem: "A më nevojitet vërtetë ajo, pas së cilës vrapoj?", shpesh ndalem së vrapuari pas saj.


Kjo më kujton në kursin tim të parashutizmit. Shihja një çun që fluturonte deri sa instruktori nga lart i bërtiste: "Kujdes në automobilat e parkuar! Mos bjer në veturën e gjelbër! Të them të mos biesh në veturën e .... Qëlloja se ku ra ai çun?
Drejt në veturën e gjelbër. Instruktori më pat thënë: "Le të jetë ky mësim për ty. Kurrë mos shiko atje ku nuk dëshiron të shkosh."
Stresi në jetë mund të zvogëlohet nëse nuk je i drejtuar kah diçka që nuk të nevojitet. Natyrisht. Ç'mendon, si do ta ndjenim veten unë dhe ti nëse do të mundoheshim fort që të arrijmë diç dhe në fund zbulojmë se ajo që arritëm as që na është nevojitur?
Të zhgënjyer, ndoshta edhe të deprimuar. Pra, vërtet e vlen barra qiranë të ndalesh e të mendosh.


Sigurisht! Nëse unë nuk dua ta veçoj kohën që të ndalem dhe të shikoj se ç'është me të vërtetë më së miri për mua, atëherë kush do ta bëjë këtë? Është tepër e thjeshtë. Sa më shumë që kujdesem për veten, ndjehem më mirë i siguruar.
Po ç'të bëjmë kur gjërat fillojnë të shkojnë keq? Si kujdesm për veten? Shikoj tej së keqes deri sa të mos ndeshem në diçka të mirë. E bëj jetën time më pak të komplikuar. Kjo është mënyrë e shpejtë që të zvogëlohet stresi. I thjeshtësoj gjërat deri sa të arrij në thelbin e asaj që më bën të lumtur.
Kur vij deri te ajo më e thjeshta, i përmbahem asaj. Sa më e thjeshtë që më është jeta, është më e qetë. Po me çka e thjeshtësoj jetën time. Luaj. Loja është sikur qeshja. Ajo, poashtu, është njëra prej mënyrave të kujdesem për veten.
Loja për trupin është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në mëngjez, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që mundem. Dhe nëse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë e mirë për mua. Caku është në qëndrimin ndaj jetës. Mënyra më e mirë dhe e vetme të kujdesesh për veten është pikëpamja jote ndaj jetës. Ke perspektivën e cila ose të ngrit ose të rrënon. E qëndrimi mund të zgjedhet.
Sa plakem edhe bëhem - shpresoj - më i mençur, më duket se në të vërtetë ekzistojnë vetëm dy emocione bazë në jetën time. Ato dy emocione janë Dashuria (pozitive) dhe Frika (negative). Njëra është mungesë e tjetrës. Mund të jetë që të gjitha emocionet tjera të
jenë variacione të këtyre dyjave.
E anksioziteti? Anksioziteti është frika nga e panjohura. Kur ndonjëherë nuk përkujdesem për veten, kuptoj se bëj diçka prej frikës.
Kur vendos të punoj nga dashuria, ndjehem i siguruar. Ndjehem më i lumtur.
Pra, kur vendos diçka, pyetem: "A e mora këtë vendim nga dashuria apo nga frika?"
Nëse vendimet i marr nga frika, qoftë me vetëdije apo jo, në fund nuk më dalin për të mira. Kur marr vendim të bazuar në dashuri (në mungesë të frikës), ndjehem mirë - madje edhe para se të dij për rezultatin.
Edhe një mënyrë të kujdesem për veten është veçimi i një pjese të kohës dhe parave. Çfarë shembulli qenka ky i kujdesit tënd për veten?
Kur veçoj paratë ose kohën, kjo më përkujton gjithmonë në atë se nuk fríkohem. Besoj se gjithmonë do të kem mjaft ashtu që t'i ndaj me të tjerët.
Edhe kur frikohem", tentoj t'i marr vendimet që nuk bazohen në frikë. E dua atë ndjenjë kur vendos se nuk do të frikohem.


Do të ta tregoj një tregim të vërtetë. Kur fqinji im ishte i ri, nuk dinte a ta pranonte punën që ia kishin ofruar në Njujork. Për këtë arsye për këshillë shkoi te një zotëri në moshë, të cilin e respektonte shumë. Plaku e këshilloi: "Shko vet në Njujork. Udhëto nëpër gjithë vendin me tren. Mos merr me vete asgjë për të lexuar as për të shkruar. Merr një kupe private. Shërbyesi le të t'i sjell të gjitha shujtat. Mos bisedo me askënd. Kjo është këshilla ime".
Fqinji më tha se shpejt u pendua që pranoi këshillën e plakut. Megjithatë, bëri ashtu siç qe këshilluar.
Pas disa ditëve u mërzit prej shikimeve të peisazheve nëpër dritare. Ç'mendon se bëri më tej? Fiiloi të mendojë? Mjaft gjatë qëndroi që të kujdesej për veten  lejoi që përgjigjja t'i vijë vet. Kur mbërrini në Njujork, veç e dinte se duhej ta pranonte punën. E pranoi dhe u bë tepër i sukseshëm.
Do të thotë përgjigjja gjithë kohën ishte në të. E plaku kishte ditur që ai do ta zbulonte.
Në të gjithë e dijmë se ç'është e mirë për neve. Vetëm na nevojitet mjaft kohë të kujdesemi për veten.


SPENCER JOHNSON 'Një minutë për vete"

fredag 25 december 2015

Udhëton vet...




Udhëton vet...


Ibrahim RUGOVA.
fragment nga Prehje Liríke, kushtuar Zef Serembes


...të shohë, së paku, dheun mbi trupin e saj. Të bjerë mbi të. Të pushojë aty përjetë. Ndofta t'i kthejë pak qetësimin. Ta shohë edhe për së vdekuri. Kur s'bën ndryshe. Edhe kjo është mjaft. Po ku ka për ta parë. Në vend të tij e pa dheu. Toka e zezë. inuri me trup të njomë. inuri që ja mbështolli edhe zemrën. Andej e pandarë zemra "Në një det hidhërimesh mbytet". Ashtu siç deti e banë edhe këtë. Për një varr të marrët e botës në sy. Po se ai nuk është çfarëdo varri qoftë. Është varr i dashurisë. E varret e dashurisë duhet të shihen përherë. Përkujtojnë. Ngjallin. Ngazëliejnë e pikëllojnë. Mendohet se zbusin. Të rrihet, në mos tjetër, me një copë dheu, që pos saj, pastaj s'i duhet më njeriut. E qet këmbën në tokë të huaj. S'është e huaja për të. Ka një pjesë të veten. Pjesën më të dashur të jetës. Se kot e ka, e di edhe vetë. Gjithmonë i rri dhe i zmadhohet në sy si bulë loti. Ajo qfarë i ka mbetur në mendje: "Faqebardhë e helmuar. Me dy sy të dhëmshuruar". Hera e fundme kur e pa. E dhëmshuruar, e la. E Ia edhe veten ku lindi. E Ia veten në një Njeri. Ai që mban në shpirt me dashuri adhurimësinë, shkrihet përjetësishëm. Të dytë qenë të dyve. E dytë të dashurisë. E jeta shpesh e ngjyen me helm ëmbëlsinë e saj. E Ia. Ku njohu njeriun e parë. Shumë njerëz dimë, por shumë pak njohim. Ata që i njohim janë të rrallë për ne. S'i harrojmë kurrë. S'i bëhet të jetojë. Vetëm. "Të bashkuara dy zemra s'trëmben" - I vetëm. Trembet shumë. | frikësohet jetës. Çfarë të duash sjell me vete. Të qëndrojë njeriu vetë? I dëfton prane:
E këndoj e qaj si dua e me lotë bëj një krua.
Të gjithë lotët e tij i pi varri i saj. Është i etshëm për to. Kur s'i thithi si të gëzimit.Tash, pak, të valë, të ngrohtë _e të zier me vuajtje e dërmim. "Unë të desha eti më zbove". Eshtë çasti
dëshpërimit të madh? S'do t'i thoshte kështu. S'kishte për t'i thënë për asnjëherë. Gjithkah "Vashën e mjerë shkoj duke
kërkuar". Askund s'e ka. Prëngat e dheut e shtrëngojnë në vend të duarve të tij ledhatare. Përcëlluar nga jeta.

Gunga...

Gunga...


Bari dhe Xhojs Visell


Për Mozes Mendelsonin, gjyshin e kompozitorit të famshëm gjerman, kursesi nuk mund të thuhej se ishte një njeri i bukur.
Kishte një pamje tejet të shkurtër dhe kishte një gungë groteske në shpinë. Një ditë shkoi në Hamburg, në vizitë një tregtari, i cili kishte një vajzë me bukuri hyjnore, me emrin Frumtje. Mozesi dëshpërueshëm u dashura në të. Mirëpo, Frumtje, për shkak të dukjes së tij të shëmtuar, ndjente gërditje ndaj tij. Kur i erdh koha ta përfundonte vizitën, Mozesi mblodhi guximin dhe filloi të ngjitej shkallëve drejt dhomës së vashës, së paku të bisedonte për herë të fundit me të. Ishte ajo një vizion i bukurisë hyjnore, dhe për arsye se kjo refuzonte edhe ta shikojë, ky ndjente një pikëllim të thellë. Pas disa orvatjeve që ta fillonte bisedën, Mozesi turpshëm e pyeti: "A besoni se njerëzit martohen në qiej?"
"Po", -iu përgjigj ajo, pa e ngritur shikimin. "E ju?"
"Besoj" -ishte përgjigjja e këtij. "E dini, kur në parajsë lind djalë, Perëndia shpallë se me cilën vashë do të martohet. Kur u pata lindur unë, ma treguan nusen time të ardhme. Më pas Perëndia shtoi: "Gruaja jote do të jetë gungaçe".
"Prej atëherë, kohë pas kohe, flisja me zë të lartë: "O, Zot, femra
gungaçe do të ishte një tragjedi e vërtetë. Të lutem, Zot, ma jep mua gungën, dhe lëje atë të mbetet e bukur".
Frumtje më në fund e shikoi drejt në sy dhe u rrëqeth nga një ndjenjë e thellë. U ngrit në këmbë dhe ia zgjati dorën Mendelsonit. Më vonë iu bë grua e vërtetë besnike.

Mirëkuptimi-ajo që të gjithë e dëshirojmë me afsh !



Shumica e njerëzve me të cilët takohemi çdo ditë ka dëshirë të zjarrtë për mirëkuptim dhe dhembshuri. Poqëse Ju shkon për dore që ta kënaqni këtë nevojë të imët njerëzor, do të jeni të shpërblyer me mirënjohjen dhe dashamirësinë e të afërmive tuaj....
Njeriun e madh gnadhështor e bënë mënyra se si sillet me njerëzit e “vegjel”
Do t'ishte mrekulli sikur të ekzistonte fjala me të cilin - sikur me shkopin magjik nga përrallat - do të mund t'i pengonim zënkat dhe t'i dëbonim ndjenjat armiqësore mes njerëzve.
Diçka e ngjashme me këtë, megjthatë ekziston: ai është mirëkuptimi. Fjalia, për shembull, "Nuk ua zë për të madhe që ashtu mendoni, ngase në vendin tuaj me
siguri ngjashëm do të ndihesha"do t'ju ndihmojë që ta qetësoni edhe armikun më të tërbuar.Mirpo sa i perket ainqeritetit të një fjalie të tillë, është plotësisht e vërtet se në vend të një njeriu të tillë ngjashëm apo dhe plotësisht në mënyrë të njëjtë do të ndiheshit. Karakteri ynë, temperamenti dhe mënyra e reagimit janë pasoja të shumë shkaktarëve: trashëgimit gjenetik, edukimit dhe rrethit në të cilin jemi rritur. Sikur të kishit jetuar,të themi,në kushtet e ngjashme po si Al Kapone,me siguri se edhe Ju do të bëheshit kriminel.Po të lindëshit në ndonjë familje hinduse në brigjet e Bramapurtës,sot do ta respektonit lopën dhe gjarpërin. Po të tentoni që të mendoni në këtë mënyrë, do të kuptoni se pjesmarrja e Juaj personale në formësimin e veseve dhe virtyteve tuaja në të vërtetë është shumë i vogël. Po e njëjta vlen edhe për njerëzit tjerë. Për këtë mirë do t'ishte që herën tjetër të keni në mendje, kur të përballeni me veprimet e paarsyeshme, kokëforte të personave tjerë. Në vend se menjëherë ashpër t'i gjykoni, më mirë do t'ishte që të keni keqardhje për ata dhe të orvateni të gjeni mirëkuptim. Shumica e njerëzve me të cilët takohem cdo ditë ka  dëshirë të zjarrtë për mirëkuptim dhe dhembshuri.Poqëse ju shkon për dore që ta kënaqeni kët nevojë të imët njerëzore,do të jeni shpërblyer me mirënjohjen dhe dashamirësin e të afërmive tuaj.
 
Lumturia e gjen vet rrugën gjer te shpirti i fortë


Menaxheri i njohur amerikan Sol Hjurok, në karierën e vet shumëvjeqare kishte punuar me artistët më të mëdha të botës si: Isidora Dankan, Pavlovin, Çaplinin dhe të tjerët.
"E vetmja  mënyrë  që të mbijetoni me persona të tillë temperament është të tregoni mirëkuptim dhe dhembshuri për gjitha kapricet e tyre" thoshte Hjurok.


Hjuroku tre vjetë ishte dhe e impresiononte basin Fjodor Shaljapin. Shaljapini i lazdruar sillej si më tekanjoz se ndonjë fëmijë më se i Iazdruar dhe sipas fjalëve të Hjurokut "në çdo aspekt ishte më i keq madje dhe se vet djalli."
Shaljapini, për shembull rreth mesditës e ftonte Hjurokun dhe fillonte t'i ankohej: "Sol, ndihem mjerrueshëm. Më dhemb fyti tmerrshëm. Sot thjeshtë nuk do t'jem
në gjendje të këndoj." Hjuroku, natyrisht se nuk i kundërshtonte, ngase hollësisht e dinte se si duhet të sillet me yjet. Vraponte në hotelin e Shaljapinit dhe e mbushte me shprehje dhembshurie. "Dëm i madh", i thoshte me pikëllim. "Më Vjenë keq që ndihesh aq tmerrshëm... Kuptohet se sonte s'do të mund të këndosh! Do ta revokoj shfaqjen. Kjo, njëmend do t'ju kushtoj disa mijëra dollarë, por ç'është ajo përnjë njeri të famshëm?"
Atëherë Shaljapini shfryente dhe thoshte: "S'do të ishte keq që sërish të kthehesh kah ora pesë pasdite. Ndoshta gjer atëherë do të ndihem më mirë"
Hjuroku rreth orës pesë pasdreke sërish shkonte në hotel, me plotë dhembshuri për të sëmurin. Përsëriste që shfaqjen do ta revokoj, për çka Shaljapini zbutej dhe thoshte: "Mos, eja rreth orës shtatë, ndoshta megjithatë diçka  do të ndryshoj." Gjysmë ore para shfaqjes Shaljapini, më në fund pranonte që të këndoj, me kusht që Hjuroku të del në plato dhe ta Iajmëroj publikun se artisti i madh për shkak të ftohjes së papritur nuk do t'jetë në formë të duhur dhe më të mirë. Hjuroku, njëmend, pranonte, edhe pse dinte që ai gënjen dhe se nuk do ta mbaj premtimin. Megjithatë, kjo ishte e vetmja mënyrë që basin e njohur ta sillte para publikut.
Në librin e tij Psikologjia e arsimimit dr. Artur Gejts thotë: "Lloji njerëzor ka  dëshirë të zjarrtë për dhembshuri. Fëmiu me gjithë zërin e tij ankohet për shkak të grithjes më të zakonshme, dhe ndonjëherë është i gatshëm që me qëllim të lëndohet ashtu që të fitoj kujdesin dhe dhembshurin e rrethit! Nga e njëjta arsye edhe të rriturit adhurojnë t'i tregojnë lëndimet e veta, të flasin për fatkeqësitë,  sëmundjet dhe hollësit e mbijetimit në operacionet kirurgjike. Vetankimi mbi fatkeqësitë e paramenduara apo ato të vërteta është shfaqje e përgjithshme."
Për këtë rregulli i artë për t'i përfituar njerëzit për mënyrën tuaj të mendimit, thotë:
Bashkëndjehuni me dëshirat dhe mendimet e njerëzve tjerë.

Zilia..


Zililqarët janë vrasësit e vetvetes.


Praninë tejet të madhe të zilisë në këtë mjedis, në mënyrën më të plotë e jep një anekdotë jona: "Shkon njëri te zoti me kërkesën e vet dhe e lut zotin t'ia plotësojë një dëshirë! Zoti i thotë: - Po, por ty një, fqinjit tënd dy... lyp çka të duash! I mjeri, mendohet dhe thotë: të lutem, i madhi zot, ma nxjerr njërin sy"

Mirëkuptimi ose falja...


 Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar.
Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje.
Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. i përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën që ta bjerë në nivelin e vet të t'jetuarit. Paaftësia, pra, don shoqëri! Falni edhe këta të gjorë, falni edhe ata që ju kanë shkaktuar lëndime, falni të gjithë, sepse ta falësh dikë, do të thotë ta falësh vetveten. Të falësh të tjerët, do të thotë t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë.

Urrejtja..

  "Mos urreni askënd, -thotë H. Boksi, - sepse ndjenja juaj e urrejtjes nuk dëmton pothuajse kurrë (o shumë lehtësisht) armiqtë tuaj: por bie mbi veten tuaj, duke ju bërë të trishtuar, të shqetësuar, të inatosur: jua helmon gjakun e jua vjedh një pjesë të madhe të energjive tuaja jetësore: ato energji do të mund t'i përdornit në dobinë tuaj në mënyrë krejt tjetër. Në këtë drejtim do t'ju them të keni dinakërinë e egoizmit për të mos urryer askënd. Dota kurseni gjendjen tuaj. shpirtërore".

Përgojimet.




 Shprehia e keqe e të përgojuarit, gjithnjë me konotacione negative, duke bërë përpjekje për t'i nxjerrë të palarat, të qena e të paqena, të dikujt për të treguar shkallën e pastërtisër sate, është një rrethanë tjetër që rritë deponimin e helmeve shpirtërore. Marfi thotë: "Ndoshta ndaj shokut të punës keni mirëkuptim dhe silleni mirë ndaj tij, por sapo jua kthen shpinën, filloni të flisni e të mendoni për të si është më keq. Prandaj këto mendime kanë efekt shkatërrues për ju. Mendimi që keni për dikë është mendim juaji, sepse ju e mendoni. Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni dhe e ndjeni për të tjerët bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes,mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj".

Kritika..


Kritika. Është veti shumë e përhapur dhe shumë e dëmshme. Kritikë sa më pak ose, nëse është e mundur, të mos përdoret fare. Sepse Vatsoni thotë: "Kur ne duam të analizojme një individ tjetër, e kemi tepër të lehtë të gjejmë tek ai plot të meta, arsye për ta qortuar, sesa motive për ta lavdëruar. Por, shumë rrallë e vëmë veten në të njëjtën pozitë me individin kur ai e ka bërë atë lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do të kisha vepruar unë në të njëjtat rrethana të atij individi?" Në qoftë se ju do të studioni historinë e gjinisë njerëzore, do t'ju merren mendtë kur të mësoni se nga sa bukuri ka qenë e privuar bota për fajin e vetëm të kritikëve.
Prandaj duhet pasur gjithnjë parasysh se çfarëdo veprimi të kryejë njeriu, ai ka përshtypjen se ka vepruar sipas të drejtës së tij. Dhe, në asnjë rast, nuk do të pranojë kush se ka bërë një të keqe të madhe, sepse në atë rast, në ato rrethana e kushte shpirtërore, nuk ka pasur mundësi të veprohet më mirë. Fundja, kush e do kënd më shumë se njeriu vetveten dhe ky individ që e do vetëm një mijë herë më shumë se ti që e kritikon, po të dinte dhe po të mundte, për çfarë arsye nuk do të vepronte më mirë e më drejt se që ka vepruar?
Pse kritika është aq e dëmshme? Sepse e plagos njeriun në atë pikë që e ka më të shtrenjtë: në ndjenjën për t'u dalluar, për t'u dukur. Për t'u vënë në plan të parë. Për t'u paraqitur në skenë i ndriçuar plotësisht. Prandaj mos e humbni kurrë nga sytë këtë ndjenjë instinktive, të përgjithshme, që dremitet te çdo individ, tek unë, te të gjithë, edhe pse disa nuk duan ta pranojnë. A është e vërtetë se ndjenja më e shtrenjtë e njeriut është për t'u dukur, për t'u dalluar?
Frojdi thotë: "Dëshira për të qenë i madh, me nevojën seksuale, është një nga shtytjet më të mëdha të aktivitetit njerëzor".

Ti vet e shkruan tregimin e jetës sate..



Rrëfimi thotë se në hyrje të një fshati bisedonin dy fara. E para i thotë të dytës: - E kam vendosur sot, dua të rritem dhe të bëhem lis i madh e i fuqishëm. Tjetra me habi i ktheu: - Jo, unë nuk guxoj, ngase në këtë rrafsh, vjeshtës erërat janë të forta dhe kanë për t'mi thyer degët. Pastaj verës bën vapë. Unë nuk e duroj vapën. Më shumë më pëlqen të mbetem këtu e vogël, ndër hije. Fara e parë, pasi që kishte vendosur të rritet, fillon t'i lëshojë rrënjët.


Në fillim i shkoi mbarë, por posa e zgjati kërcellin e parë të njomë, era e fortë me stuhi, e rrafshoi për tokë. Rrënja, që i mbeti aty, e zgjati edhe një kërcell lart. Delet, duke kullotur aty pranë, e hëngrën dhe sërish e rrafshuan me tokë.
Rrënja sërish e zgjati edhe një kërcell. Kësaj
here kërcelli u bë më i madh dhe u nda në katër degë. Mirëpo era e fortë ia theu dy degë, ndërsa rrënjët, dalëngadalë dhe sigurt, kishin depërtuar më thellë në tokë duke kërkuar lagështi dhe jetë. Prandaj e dërguan lart mbi tokë edhe një kërcell tjetër, i cili u rrit dhe u forcua, për çdo ditë ngapak. Edhe më tej atypari kalonin delet, edhe më tej fryente era, por kërcelli tashmë i bë fidan i drunjtë, i cili ngadalë trashej dhe rritej. Era e fortë ia këpuste gjethet dhe e lëkundte, përderisa u rrit aq shumë sa që u bë krenari e gjithë fshatit. Mblidheshin njerëzit ndër hije të atij lisi, bënin kuvend, të rinjtë njoftoheshin dhe përqafoheshin ndër hijen e tij. Gjenerata të tëra e mbanë mend atë lis të madh e të fuqishëm. Po fara e dytë? Ç'u bë me farën e dytë që kishte vendosur të mbetej e vogël?! Ah po, një ditë aty pari kaluan ca pula dhe njëra e kapërdiul
Ty, miku im, që je duke lexuar, po të them se të dy farat kishin sjellur vendim të drejtë dhe ne s'kemi pse t'i gjykojmë, ngase që të dyja vendosën për fatin dhe jetën e vet. Kështu është edhe me ne. Ne kemi shumë zgjedhje. Dikush e zgjedh lumturinë, tjetri pikëllimin.Njëri vendos të rritet dhe vazhdimisht ballafaqohet me erën e fortë dhe stuhitë e jetës, tjetri e zgjedh mediokritetin. Jeton për të ngrënë e për të pirë, për të çuar dashuri dhe për tu argëtuar, për të fjetur, përta shikuar TV- në, dhe në fund sërish për t'i përsëritur të njëjtat gjëra nga fillimi?! Po natyra? Natyra gjithë neve na krijoi që të presperojmë. Jeta e secilit nga ne shpie vetvetiu kah suksesi, por njeriu ia ndërron kahjen. Njeriu, i cili e dërgoi pjesëtarin e vetë në gjithësi, ndërtoi rrokaqiej dhe ura, ndali lumenjtë, ndërtoi liqenet, komunikon në çast duke i lidhur të gjitha anët e botës, kreativiteti dhe aftësia e të cilit është e pakufishme dhe e pafund, mbetë rob i pasigurisë dhe frikës, mbyllet në gëzhojën e vet të arsyetimeve dhe bindjeve e mosbesimit.


Ti,miku im,nuk je krijuar që ta kufizosh veten.Sa gjatë mund të hash e të pish? Asnjë njeri nuk mund të hajë e të pijë nga lindja gjer në perëndim të diellit. Madje as të çojë dashuri dhe të argëtohet aq gjatë. Ti, miku im, je krijuar të frymosh me plot mushkëritë, të ekzistosh, të qëndrosh, ta shijosh risinë dhe rritjen tënde.Dhe nëse edhe Ti kështu mendon, unë do të t'ndihmoj, ngase edhe unë sikur Ti, prej sot po filloj një jetë të re, duke e hudhur lëkurën time të vjetër së bashku me gëzhojën e mediokritetit. Dhe unë besoj se një ditë do të takohemi në rrugën që shpie drejt suksesit. Edhe unë, sikur Ti, jam nxënës i gjithë atyre që dëshmuan se "mund të pushtohen edhe majët më të larta të Himalajeve", dhe të cilët na e shënuan rrugën. Ata ishin të parët, pionierë. Për ne mbase do të jetë shumë më lehtë.


Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote


Sot u njoftuam për të parën herë. Jemi shokë klase në shkollën e suksesit. Gjitha këto që do t'i them gjatë këtyre 9 orëve janë përvojë dhe mësim i mësuesve më të mëdhenj të mbarë botës. Mjaftojnë 9 orë për 9 mua' dhe jeta jote dhe im'a rrën'ësisht do të na ndërrohen Pra, nes ven ose e rrites dhe të bëhes madhështor, fillojmë me orën e parë.
Ora e parë: Kush je Ti? Ç'bën tash? Ku po shkon? Ku dëshiron të mbërrish? Ç'dëshiron të bëhesh? Merre një letër dhe defino veten duke u shërbyer me pyetjet lart. Unë e di se dikur në fëmijëri ka patur një ëndërr dhe dëshirë të zjartë. Pse nuk e realizova? Ëndërro sërish dhe kurrë më mos heq dorë nga ëndërra jote. Kurrë! Çfarëdo qoftë ajo, unë të besoj se ke për ta përmbushur. Mund të më shkruash mbi këtë. Ndërrsa tash, shko gjeje njeriun që ka për të t'ndihmuar shumë më tepër se që mund të mendosh në realizimin e ëndërrës sate. Gjeje njeriun, ngase në këtë tokë nuk je rastësisht.. Këtu je me një qëllim të caktuar. Ai është të bëhesh bjeshkë e jo të përmblidhesh në një kokërr rëre.Nuk e din se ku mund ta gjesh njeriun e tillë? Ja, të tregoj. Merre pasqyrën dhe vendose përballë syve të tu. Shikoje njeriun në pasqyrë. Buzëqeshju dhe drejtoju me fjalët: Ti ke për t'më bërë të suksesshëm. Besoji. Takohu me të çdo ditë. Gjithnjë buzëqeshi dhe falënderoje për atë që do të ta plotësojë ëndërrën. Bëje këtë.
Më vjen mirë që tash e gjete njeriun e kërkuar. Është ai që vërtet iu mungon shumë të tjerëve.  Prandaj tash fillo në realizimin e qëllimit tënd. Fillo menjëherë, pa marë parasysh se a je apo jo i gatshëm. Mos humb kohë. Koha është e tëra që ke. Koha është mundësi, rast. Humbja e një organi do të ishte fatkeqësi, humbja e jetës - tragjedi, përderisa humbja e kohës, miku im, është„ KATASTROFË.

torsdag 24 december 2015

Pse nevojiten në jetë armiqt ...


  
Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë". Është e pamundur t'i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miqë të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t'i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.


1. Mos lejoni t'ju mashtrojnë


Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t'i kërkoni të  drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t'ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t'ju kuptojnë.


2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t'i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s'kan bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.


3. Vendosni kufit tuaj
Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm, të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t'ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.


4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale
Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dasht e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirsohet.


5. Kurseni kohën
Miqtë e rejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme qëjuve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


6. Mësoni diçka për veten tuaj
Aristofani jëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t'i korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t'i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t'i
zbustni ato.


7. Jeni gjithnjë në formë
Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, Iucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mireseardhur për vetbesimin tuaj.


8. Dashuroni me sinqeritet
Nëse do të keni vetëm miq të vertet ndonjëherë, më shumë do t'i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme përju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.


9. Le të flitet për ju
Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq përju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin.Ndërsa njerëzit,(është në nazrën e njeriut kjo),më tepër vëmendje i kushtojnë "të keqës"se "të mirës"! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mirë,ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare,që të mos bëni ndonjë shërbim falas.

Si dalohen të suksesshmit nga dështuesit...



Janë tre karakteristika themelore që i ndajnë të suksesshmit nga të dështuarit, thekson psikologu Geri Emeri.


Përgjegjësia


1. Të suksesshmit e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, përderisa humbasit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme të jetës së tyre. Në anën tjetër ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjith ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistencës më të ulët", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. i keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime të tipit "i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Përderisa nukjeni në gjendje të Iëkundni edhe tokën edhe qiellin për një punë, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thonë në mënyrën:"ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj." -porosit dr Emeri.


Gabimet


2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta në vend se ti pranojnë si indikacione të jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i përdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë:" nuk kam për të lejuar që qeni t'më kafshoj sërish." Humbësit reagojnë në këtë mënyrë:" Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk më shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur..."
Përdorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: "Këtë herë vetëm
mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të."


Vullneti


3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre. Humbasit me kokëfortësi i përmbahen mënyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak të shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më të mirë, për ta bërë jetën tuaj më kualiatative, më të lehtë si për vete është edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për të munguar ai. Vështroni dhe mësoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës, apo gjat trajnimeve të ndryshme.

Formular magjike që ti heqni qafe brengat...

Nga libri:Psikologjia e Suksesit-Dale Carnegie
 
A dëshironi ta vertetoni reçetën për sjellje në momentet e krizës. teknike kjo të
cilën mund të filloni për ta aplikuar, para se të vazhdoni ta lexoni këtë libër? Do t'Ju njoftojë me metodën që e shpiku inxhinjeri Vilis Karijer, themelues i industrisë së pajisjeve për ftohje. Për mua ky është një nga teknikat me te mira, për t'i përballuar brengave, dhe, për atë dëgjova personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja në shkritoren në Bafalo, të shtetit Nju-Jork. isha me detyrë në repartin e një fabrike të qelqit në Pitsberg, për të vendosur pajisje për pastrimin e gazrave teknologjike. Metoda e jonë për pastrim të gazërave ishte plotësisht e re. E kishin provuar vetëm në një rast të mëhershëm dhe në tjera kushte. Duke punuar në atë detyrë nxitëse, jam ballafaquar me vështërsi : të paparashikueshme. Pajisja funksiononte, por kualiteti i gazrave të pastruara ishte tejet largë pritjeve tona.
Isha i dëshpëruar. Filova të ndiej shtrëngime në lukth, dhe një kohë fare nuk munda të flej.
Më në fund mbizotëroi arsyeja e shëndoshë dhe vetëdijësimi, se me rëndime nga brengat asgjë nuk do të arrijë, prandaj fillova që kthjellët të mendoj. Rezultati i gjithë asaj ishte i mrekullueshëm. Ashtu zbulova teknikën për zbrapsjen e brengave, me të cilën shërbehem tash e tridhjet vjetë. Teknika është e thjeshtë dhe e përshtatshme për të gjithë, dhe përbëhet nga tre etapa.


Etapa e parë: Haptazi dhe pa frikë e analizova situatën, dhe përpiqesha t'i paramendoj pasojat e mundshme të dështimit. Erdha në përfundim se nuk më kërcënohet as burgimi dhe as vdekja me pushkatim. Vërtet, mund të ndodhte që ta humbi punën, si dhe që shkritorja ku punoja, t'i humbte njëzet mijë dollarë të investuara në ato pajisje për pastrimin e gazrave.


Etapa e dytë: Pasi që paramendova pasojat më të këqija të mundshme u pajtova me mendimin se, nëse është nevoja, i gatshëm do t'i pranoja ato. Thash me vete: Ky dështim do të jetë goditje e fuqishme për famën time. Mund të ndodh që ta humbi punën, prandaj, krahas saj, do të duhej të gjej një tjetër. Sa i përket shkritores, njerëzit në pozita udhëheqëse janë të vetëdijshëm se, zbulimi i mënyrave të reja për pastrimin e gazit paraqet një rrezik të caktuar. Nëse ky eksperiment u kushton njëzet mijë dollarë, do të duhej të pajtohen me humbjen. Prandaj leta llogarisin atë, si shumë për shpenzime të hulumtimeve, ngase, në fund të fundit, ky dhe është eksperiment.
Pas mendimit të këtillë ndodhi diçka me të vërtete pazakontë. U çlirova, mora frymë dhe fillova të ndihem më i qetë se më parë.


Etapa e tretë: Nga ai çast gjithë energjinë time e drejtova në mendimin e qetë dhe të kthjellet se si së paku deri diku ta zbusë katasrofën, me të cilën isha pajtuar thellë në shpirt. Si ta shpëtoj atë që mund të shpëtohet.


Fillova te gjeja mjete dhe mënyra për t'i zvogëluar humbjet prej njëzet mijë dollarësh. I kreva disa prova dhe në fund erdha në përfundim se, me investim plotësues prej pesë mijë dollarëve do të mund t'i shpëtonim pajisjet. Ashtu dhe e zgjidhëm problemin. Këtë e bëmë, dhe në fundë shkritorja i fitoi pesëmbëdhjet, në vend se t'i humbte njëzet mijë dollarë.
Kjo që ua tregova ndodhi para shumë viteve. Përvoja e fituar më sjelli dobi, të cilën e përdora në jetë aq sa munda. Për këtë jeta ime rrjedhte e qetë dhe pa shqetësime të shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisë së aplikuar kështu i mësonte studentët: "Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është hapi i parë në përballimin e çdo problemi." Mendimin e njëjtë e ka dhënë edhe Lin utang në librin e vet Mbi rëndësinë e jeteses. "Qetësia e vërtet shpirtërore", tha filozofi kinez, " rrjedh nga pajtimi me më të keqen. Mendoj se, shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi do te thotë lirim i energjisë. "


E saktë!
 
Shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi me të vërtet do të thotë lirim i energjisë së re! Kur e pranojmë atë me te keqen, nuk kemi më ç'të humbim. Kjo automatikisht do të thotë se mundemi edhe të gjitha t'i fitojmë! "Pasi që u ballafaqova me më të keqen", tha Karieri, "u çlirova, morra frymë dhe fillova te ndihem me i qete se kurdoherë më parë. Nga ai çast, munda të mendojë!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatë me miliona njerëz ia shkatërruan jetën vetes për shkak të frikës së lemeritshme nga të menduarit e kthjellët apo ngase nuk kanë qenë të gatshëm që të pajtohen me më të keqën. Ngase nuk kanë qenë të vullnetshëm për t'u përpjekur që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Në vend se t'i bëjnë të gjitha që, ujin ta kthejnë në mullirin e vet, ata "i dorëzuan fatit" dhe përfundojnë si viktima të kompleksit të imagjinuar- melankolisë.


Do t'ua përshkruaj rastin edhe të një njeriu, i cili e pranoi formulën magjike të Karijerit.
"Isha bërë viktimë e shantazhit", e filloi tregimin e tij një njujorkas, kursist i kurseve të mia që merrej me shitjen e naftës. "Nuk mund të besoja se kjo është e mundshme, Më dukeshte se diçka e tillë ndodh vetëm në filma. Ja se ç'më ndodhi:


Ndërmarrja për shitjen e naftës ku isha drejtor, posedonte një numër të caktuar të kamionëve dhe disa shoferë. Rregullat e shoqatës për shitje të naftës ishin tejet të rrepta, prandaj asnjërit nga konsumatorët nuk guxonim t'i shitnim më tepër se sasia e përcaktuar. Mirëpo, një ditë konstatova se disa shoferë, gjatë dërgesave, për konsumatorët e rregullt, stërshitnin më shumë naftë.
Për këtë punë kundërligjore kuptova kur, një ditë më erdhi një njeri i cili m'u prezentua si inspektor shtetëror, dhe kërkoi rryshfet për të heshtur. l kishte dëshmitë e dokumentuara mbi thyerjen e ligjit nga ana e shoferëve tanë, prandaj u kërcënua se, nëse nuk e paguaj rryshfetin, rastin do t'ia japin gjygjit të qarkut.


E dija, natyrisht, se personalishtjam i pastër por, para ligjit, si drejtor mbaja përgjegjësi për sjelljen e të punësuarve të mi. Aq më tepër, e kisha të qartë se "reklama" në gazetë, nëse rasti Vjenë në gjygjë, do t'ma shkatëronte reputacionin, por edhe ndërmarrjen. Ishte e tmerrshme të mendoja se një gjë e tillë mund t'më ndodhte mua, njeriut që aq shumë krenohesha me ndërmarrjen të cilën njëzet vjetë më parë e kishte themeluar babai im!


Tre ditë të plota as nuk kam ngrënë dhe as nuk kam fjetur. Rrugëve ecja si i xhindosur. Përpiqesha të mendoja se, ta paguaj apo jo rryshfetin - shumën prej pesë mijë dollarësh - apo të lëshohem në mëshirën e inspektorit dhe ligjit. Edhe njëra edhe tjetra më dukeshin të tmerrshme.
Një mbrëmja përderisa shëtisja pa mend nëpër shtëpi, rastësisht në dorë më ra broshura Si t'i zbrapsim brengat, të cilën si e kisha marë në kurset e Karnegit mbi shkathtësinë oratorike. Duke e shfletuar, hasa në tregimin e Karierit. Ballafaqohuni me më të keqën. E pyeta veten: Ç'do t'më ndodhte në rastin më të keq nëse refuzoj ta paguaj rryshfetin, dhe kërcënuesi e dërgon në gjygjë rastin tim? Përgjigjia ishte: Ndërmarrja do të dështojë, fama do t'më shkatërrohet, por në burg nuk mund t'më vendosin!


Mirë, do të pajtohem me faktin se puna do t'më shkatërrohet, i thash vetes. Ç'do të ndodh pas kësaj? Do të detyrohem që të gjej ndonjë tjetër punë. Kjo nuk do të jetë kushedi se sa vështirë, ngase kam përvoj në shitjen e naftës, dhe di për disa ndërmarrje, në të cilat do të mund të punësohesha! U lehtësova. Ankthi që më bënte presion për tre ditë dhe netë ngadalë filloi të tretet. Fillova të qetësohem. Për habinë time, menjëherë isha në gjendje të mendoj.
Tashmë isha mjaft i arsyeshëm që të kaloja në etapën e tretë të Karierit: Të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Gjersa mendoja mbi zgjidhjet e mundshme, më ra ndërmend diçka që deri atëherë nuk më kujtohej. Po të shkoja gjer te avokati dhe t'i tregoja tërë ndodhinë, ndoshta ai do të gjejë ndonjë zgjidhje të mençur. Marrëzi është të them se si nuk më ka rënë ndërmend më herët ky mendim, por mos harroni se, gjer në atë çast nuk kam menduar, por vetëm jam çmendur me brengën. Duke vendosur që të nesërmen menjëherë të shkojë tek avokati, u shtriva në shtrat dhe kam fjetur si një cung.


Mëngjesin e ardhshëm, avokati më këshilloi të shkoja gjer te prokurori publik i qarkut dhe t'i tregoja për tërë rastin. Këtë dhe e bëra. Kur e mbarova tregimin tim, më tmerroi deklarata e prokurorit se "inspektori im" ishte kriminel i zakonhëm i cili tashmë me muaj merrej me shantazhe të ngjashme, të cilit policia assesi nuk ishte në gjendje t'i bjerë në gjurmë. A mund të paramendoni se sa jam lehtësuar!


Ky ishte mësim i mirë për mua. Nga ajo ditë me situata të tilla të pazgjidhura gjithnjë përballem duke u shërbyer me formulën magjike të Karierit."
Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Vilis Karier brengosej për shkak të pajisjeve të veta për pastrimin e gazrave, një njeri nga Broken Broua, të shtetit Nebraska, përpiqej të shkruaj një testament. Quhej Erl Hanej dhe vuante nga ulqerja në zorën dymbëdhjetëgishtore. Tre mjekët, mes të cilëve edhe një specialist, e shpallën Hanejin si rast të pashpresë. Ia përshkruajtën dietën dhe e braktisën, që të pajtohet me fatin dhe ta shkruaj testamentin.


Për shkak të zorrës dymbëdhjetëgishtore, Haneji edhe më parë është dashur të heq dorë nga puna, prandaj dukej se nuk i mbetet asgjë tjetër përpos që ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi të gjitha, një ditë erdhi gjer te një vendim fascinant. "Pasi që gjer në vdekje nuk më mbetet edhe shumë kohë", i tha vetes, " mirë do të ishte që kohën ta shfrytëzoj në mënyren më të mirë të mundshme. Gjithnjë dëshiroja që të shkoja në rrugëtim rreth botës. Këtë do ta bëjë tash ose kurrë më." Pa u hamendur, shkoi në një agjension dhe e bleu biletën.
Mjekët ishin të trullosur. "E kemi për detyrë t'ua tërhjeqim vërejtjen se rrugëtimin tuaj nëpër botë do ta paguani me kokë", i thanë ata.


"Nuk do ta paguaj me kokë", iu përgjigj ky. "Familjes i kam premtuar varrim në varrezat familjare, në Broken Bou. Do ta blej një arkivol dhe ta marë me vete në rrugë."  Haneji me të vërtet e bleu arkivolin, e ngarkoi në anije, dhe njëkohësisht me agjensionin detar i qartesoi gjer në detaje të gjitha elementet. Në rast të vdekjes, ata kufomën do t'ia vendosnin në pajisjen për ngrin'e të thellë dhe do ta kthenin në Nebraskë. Pastaj, i disponuar për mrekulli, shkoi në rrugëtimin e tij. As që e kishte ndërmend që t'i përmbahet dietës së përshkruar. Pinte vera më të shtrenjta, pinte cigare dhe hante ushqime të llojllojshme, e madje edhe specialitete lokale, të cilat, në bazë të dietës së përshkruar, do të duhej ta dërgonin në varrë.


"Asnjëherë në jetën time nuk jam kënaqur aq shumë", shkruante Haneji. Në det u tërbuan monsumet dhe tajfunet, por ky gëzohej si një fëmijë. U shoqërua me udhëtarët në anije, argëtohej, kënaqej dhe çonte dafrungë me ta tërë natën. "Kur arritëm në Kinë dhe Indi, aty e kuptova se ç'është mjerrimi i vërtet. Në Amerikë u ktheva me njëzet kilogramë më shumë, dhe gati duke harruar se ndonjëherë kam vuajtur nga ulqerja e zorës dymbëdhjetë gishtore. Kurrë më parë në jetë, nuk jam ndier më mirë. Arkivolin ia shita menjëherë entit të varrimeve dhe u ktheva në punë. Mund të lavdërohem se nga ajo kohë kurrë më nuk jamë sëmurë, as edhe për një ditë të vetme."


Në kohën kur e tëra kjo ndodhi, Erl Hanej nuk kishte lidhje për Karierin dhe metodën e tij për mënjanimin e brengave. "Që tash kuptoj", më tha para një kohe, "se ndërdijshëm jam shërbyer me të njëjtin parim. Jam pajtuar me më të keqën, kjo do të thotë me vdekjen. Më pastaj u përpjeka të shpëtoj atë që mund të shpëtohet, duke u munduar të nxjerr sa më shumë mirësi nga ajo pak kohë që më kishte mbetur. Po t'i lëshohesha në duar melankolisë dhe brengave për ardhmërinë, jam i sigurt se në Nebraskë do të kthehesha në brendi të Arkivolit. Mirëpo, unë u çlirova dhe e harrova vdekjen. Kjo qetësi shpirtërore më ishte një burim i energjisë së re, e që pikërisht ajo ma shpëtoi jetën."
Mësim i mirë, apo jo? Nëse pra, Karieri shpëtoi pajisjen e vlefshme, nëse ai shitësi i naftës nga Nju-Jorku u lirua nga Shantazhi, ndërsa Haneji e mashtroi vdekjen duke përdorur "formulën magjike", a nuk mendoni se ajo do të mund t'Ju ndihmojë edhe Juve që t'i zgjidhni problemet, që në këtë çast Ju duken pa zgjidhje?


Rregulli i dytë është: Nëse Ju mundojnë brengat, përdorni formulën magjike të Karijerit.


1. Pyeteni veten: Çka mund të më ndodh në rastin më të keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi përpiquni që të shpëtoni atë që mund të shpëtohet.





SI TË FITOHET QËNDRUESHMËRIA

 
Nga libri: Mendohu dhe pasurohu 


Cila është ajo fuqi mistike që ia jepë njerëzve të qëndrueshëm aftësinë që t'i mbizotërojnë vështirësitë? A e vendosë kualiteti i qëndrueshmërisë në mendjen e njeriut ndonjë lloj aktiviteti shpirtëror, mental ose kimik, të cilat këto ia mundësojnë afrimin në forcat
Si të fitohet qëndrueshmëria
Ekzistojnë katër hapa të rëndomtë të cilët çojnë kah shprehia që njeriu të bëhet i qëndrueshëm. Ato
nuk kërkojnë ndonjë inteligjencë të madhe, kurrëfarë edukimi të veçantë por kohë mjaft të shkurtër si dhe mund. Këto hapa të domosdoshme janë:
1. qëllimi i përcaktuar, i përcjellur me dëshirën e zjarrtë për realizimin etij;
2. plani i përcaktuar, i shprehur në kuadër të veprimit të vazhdueshëm;
3. mendja, e rezistueshme për të gjitha propozimet negative të t'afërmëve, shokëve dhe të njohurve;
4. lidhja miqësore me një ose më shumë persona, të cilët do t'ju kurajojnë që të shkoni më tej, edhe në plane edhe në synime.
Këto hapa janë me rëndësi thelbësore për sukses në të gjitha profesionet e mundshme. Qëllimi kryesor i trembëdhjetë principeve të kësaj filozofie është që njeriut t'i mundësojë që këto hapa t'i pranojë si një gjë shprehie.
Këto janë hapat me të cilat njeriu mund ta kontrolloje fatin e vet ekonomik.
Këto janë hapat të cilat çojnë kah liria dhe pavarësia e mendimeve.
Këto janë hapat të cilat çojnë kah pasuria, e madhe dhe e vogël.
Këto çojnë kah fuqia. fama dhe mirenjohja e njerëzve.
Këto janë hapat të cilat i garantojnë "rastet e papritura" të volitshme.
Këto janë hapat të cilat i shndërrojnë ëndrrat në realitet fizik.
Këto, poashtu, çojnë kah mbizotërimi i frikës, dekurajimit, indiferentizmit.
Shpërblimi madhështor i pret të gjithë ata të cilët mësojnë t'i shfrytëzojnë këto hapa. Ai përbëhet në privilegjin që ta shkruani vet fatin tuaj dhe ta detyroni jetën që t'ju paguajë çdo çmim që e kërkoni.


Si të mbizotërohen vështirësitë


Cila është ajo fuqi mistike që ia jepë njerëzve të qëndrueshëm aftësinë që t'i mbizotërojnë vështirësitë? A e vendosë kualiteti i qëndrueshmërisë në mendjen e njeriut ndonjë lloj aktiviteti shpirtëror, mental ose kimik, të cilat këto ia mundësojnë afrimin në forcat mbinatyrore? A e lë anash inteligjenca e pafundme personin, i cili pas betejës së humbur vazhdon të luftojë me gjithë botën në anën e kundërshtarit?
Këto dhe shumë pyetje të tjera të ngjashme kalonin nëpër vetëdijen time deri sa i studioja njerëzit sikur Henri Fordi, i cili filloi prej zeros dhe e ndërtoi mbretërinë e vet industriale. Kapitali i tij fillestar ishte qëndrueshmëria. Ose, sikur Tomas A. Edisoni, i cili, me më pak se tre muaj shkolle, u bë shpikësi kryesor në botë i cili e shndërroi qëndrueshmërinë e vet në makinë që flet, në makinë me fotografi lëvizëse dhe në poçin me fije të skuqura, e të mos i përmendim pesëdhjetë shpikjet tjera të dobishme.
Unë e kisha nderin ta analizoj edhe z.Ford edhe z.Edison, nga viti në vit, gjatë një periudhe të gjatë, pra e kisha rastin t'i analizoj nga afërsia, ashtu që të mundem nga dora e parë të them se në asnjërin prej tyre nuk e kam zbuluar kurrëfarë kualiteti tjetër pranë qëndrueshmërisë, kualitet i cili, ndoshta edhe për së largu, do të mund ta shënonte burimin kryesor të realizimeve të tyre mahnitëse.
Deri sa e shkruan studimin e paanshëm për profetët, filozofët, njerëzit e aftësive mbinatyrore dhe liderëve religjioze nga e kaluara, njeriut i imponohet një përfundim i pashmangshëm se qëndruesh ëri , orvatja e kontrolluar dhe përcaktueshmëria e qëllimit janë burimet kryesore të realizimeve të Ere.
Merreni, për shëmbull, tregimin e çuditshëm dhe mahnitës mbi Muhamedin, analizojeni jetën e tij, krahasojeni me njerëzit të cilët realizuan arritje të mëdha në këtë kohë moderne të industrisë dhe financave, dhe do të vëreni se të gjithë këta e kanë një veti të përbashkët të shprehur - qëndrueshmërinë!

måndag 21 december 2015

thënie..


Kur linde, po qaje dhe cdo njeri rreth teje po qeshte. Jetoje jetën në atë mënyrë që kur të vdesësh të qeshesh, dhe ata që do jenë rreth teje të qajnë .

Thënie !


E kane pyetur nje dijetar se sa lloje shokesh ka.
Ai eshte pergjigjur: Tre lloje

1. Shoke si buka - e kerkon cdo dite.
2. Shoke si ilaci - e kerkon vetem kur te duhet.
3. Shoke si smundja - cdo here te kerkon ai vete

thënie!!!


Saadi


"Në qoftë se dëshiron të të buzëqeshë jeta,buzëqeshi ti i pari jetës".




Një shpirt i fortë,shpëton një trup të dobët.


Hipokrati

Gjdo gjë është e vështirë para se të bëhet e lehtë !






Kush mund ta dijë apo ta sqarojë fshehtësinë se pse pikërisht në këto çaste i lexon këto reshta, e jo tjerat? Njëherë njëri nga mësuesit e mëdhenjë më tha :


"Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme !"


Ne të dy vendosëm që ta hudhim lëkurën tonë të vjetër dhe ta fillojmë jetën e re, të përmbushur me dashuri, sukses dhe qetësi të brendshme. Nëse vendose ta bësh këtë, atëherë më lejo të t'pyes: a e ke definuar ëndrrën tënde? Në orën e kaluar mësove se duhet të punosh vyeshëm dhe të kesh durim. Poashtu mësove se njeiru që ka për t'bërë të suksesshëm je vet Ti. Këtë orë, para së gjithash, dua të t'flas për ëndrrat. në të vërtetë se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ëndrrat, pyetesh? Ke dëgjuar ndonjëherë për vjedhësit e ëndrrave? Në orën e parë kur u takuam, më the se në fëmijëri ke pasur ëndrra, por se realiteti Jo, miku im, realiteti është se vjedhësit t'i kanë vjedhur ato. Hajnat e tillë ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ëndrrën duke na ushqyer në vend të saj me porositë e llojit: "ti nuk mundesh, është e pamundur, është rrezik, nuk është për ty, nuk është mirë, mos... është herët, është vonë..." Tërë kohën na tregojnë mbi atë se çka nuk mundemi dhe asnjëherë nuk na flasin mbi atë se çka mundemi. Na bombarojnë me frazat: jeta është e rëndë... bla bla bla..." duke na përgatitur vazhdimisht për dështime, për vdekje!... E nëse e vëren lindjen e hënës në vend të perëndimit të diellit, të quajnë ëndërrimtar. Më me dëshirë na pranojnë nëse çdo ditë shkojmë në të njëjtin restorant, veshim rroba të njëjta, merremi me veprimtari të njëjtë, hamë ushqimin e njëtë... njëjtë... njëjtë, ndërsa me padëshirë i shikojnë
, ata që bëjnë diçka tjetër, ata që hulumtojnë, zbulojnë dhe orvaten...
Asgjë  nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo qe vjedhësit të  t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës përjetën tëndeje vet Ti. Askush nga ata që të "mësojnë" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumështin fëmiut tënd. Njeriun që do të kujdeset përjetën tënde e ke gjetur në orën e kaluar. Edhe më tej vazhdo të takohesh me të. Merre pasqyrën dhe buzëqeshi përzemërsisht. Thuaji, unë të besoj, Ti ke për t'më bërë të suksesshëm dhe të Iumtur. Nuk është me rëndësi se ç'mendojnë të tjerët për ty. Mos u brengos për të tjerët. Me rëndësi është ç'mendon Ti për veten tënde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillë dhe je. Njeriu është i lumtur vetëm aq sa dëshiron të jetë. Ai vet e zgjedh nëse don ta vizatojë pikëllimin a lumturinë. Dhe Ti në këtë moment ke aq sa ke merituar dhe kërkuar nga jeta. Që të mund të qëndrosh më lehtë, dhe jeta jote të ketë kahje pozitive, duhet të mendosh pozitivisht për çdo gjë dhe për secilin. Që të mund ta bësh një gjë të tillë të duhet të ushqehesh me gjërat pozitive e motivuese. Nëse nuk ke literaturë pozitive, atëherë merre një fletë dhe në të shkruaj tëra ato që sipas teje duhet t'i ketë një njeri i suksesshëm dhe i ndershëm. Përshkruaji, sipas teje, të gjitha vetitë pozitive të një personi të tillë. Mbushe faqen përafërsisht si të kësaj reviste me tekst të tillë. Bëje atë në formën: njeriu i suksesshëm është... Në fund, në vend të fjalisë njeriu i suksesshëm, vendose emrin tënd. Lexoje tre herë në ditë këtë deklaratë, për tridhjetë ditë me radhë, dhe do të sheh se si ndodhin çudirat. Vazhdo t'i lexosh edhe urdhëresat e suksesit që po ijapim në këtë revistë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, përdori në praktikë, ngase nëse diçka di dhe nuk e përdor, është njëjtë sikur të mos e di fare.
Të paqëndrueshmit janë të vetmit që humbin .Nga jeta merr vetëm aq sa jep. Asgjë nuk bie në fund të detit.Në natyrë nuk ekziston rregulli diçka për asgjë. Sikur që çdo pasojë e ka shkakun, ashtu dhe çdo ukses ka çmimin e vet. Se çfarë çmimi paguajnë njerëzit e mëdhenj, do të shohim në shembullin e jetës të mësuesit të madh, Abraham Linkolnit, i cili asnjëherë nuk hoqi dorë nga qëllimi i vet. I lindur në varfëri,atë gjithnjë e përcollën dështimet. Gjasat që të arrinte diçka ishin të barabarta me zero. Askush nuk i besonte. Por ai besoi në vete, edhe pse humbi tetë herë në zgjedhje, dy herë dështoi në punë dhe përjetoi krizën nervore. Disa herë mundi të heq dorë. Ai ishte kampion dhe kurrë nuk u dorëzua, për çka vullneti i tij solli realizimin e qëllimit të tij.




Ja si duket rruga e Linkolnit deri në Shtëpinë e Bardhë:
1816. Familja etij u qit në rrugë prej shtepise ku jetonin. I duhej të punonte që t'i ndihmonte
familjes.
1818. I vdiq e ëma.
1831. Bankrotoi në punë.
1832. Konkuroi për legjislaturën shteterore - humbi.
1832. Humbi punën - dëshiroi ta vijojë fakultetin e drejtësisë. por nuk arriti tii regjistrohej.
1833. Huazoi ca para prej një miku të vet që ta fillonte punen, mirëpo bankrotoi deri ne fund të vitit. Shtatëmbëdhjetë vjetët e ardhshme e pagoi atë borxh.
1834. Konkuroi për legjistraturën shtetërore - fitoi.
1835. U fejue dhe kishte për qëllim të martohej, mirepo e dashura i vdiq, gjë që ia theu zemren.
1836. Përjetoi sulm të plotë nervor dhe qëndroi i shtrirë në krevat për gjashtë muaj.
1838. Däshiroi të bëhej udhëheqës i legjislaturës shtetërore - humbi.
1840. Tentoi të bëhej deputet - humbi.
1843. Konkuroi për Kongres - humbi.
1846. Përsëri konkuroi për Kongres - këtë herë fitoi - shkoi në Vashington dhe mbylli nje punë të mirë
1848. Konkuroi në zgjedhjet e reja në Kongres - humbi.
1849. Tentoi të punësohej si oficer - u refuzua.
1854. Konkuroi për Senat të SHBA-ve - humbi.
1856. Kërkoi të emërohej për nënkryetar te konventës nacionale të partisë së tij - s'fitoi as 100 vota.
1858. Konkuroi përsëri për Senat të SHBA-ve - përsëri humbi.
1860. U zgjodh kryetari SHBA-ve.


Pasi që humbi vendin në Senat. Linkolni pat thënë "Njëra këmbë më rrëshqiti, goditi tjetrën dhe e pashë veten jashtë rruge. Mirëpo, u këndella dhe i thashë vetës: Vetëm rrëshqite. nuk u rrëzove." Çfarë çmimi je i gatshëm ta paguash për ëndrrën tënde, miku im? Apo ndoshta më lehtë është të dorëzohesh dhe ta kërkosh fajtorin ne arsyetimet tuaja.


Pas 2000 dështimeve. Edisoni e zbuloi poçin elektrik. Gazetarët e pyeten:
- Si është e mundur qe pate durim te däshtoje dy mijë herë dhe te mos heqje dorë nga qellimi yt? - Edisoniu përgjigj: Unë nuk kam dështuar asnjëherë. Vetëm është dashur t'i bëj dymijë hapa që
ta arrij qëllimin tim.
 
 Krejt varet se si e sheh problemin dhe me çfarë sy, miku im, se a dëshiron ta veresh lindjen e hënës apo perëndimin e diellit.


Asnjëherë mos e harro. e në veçanti kur të ndodhesh në situatë të palakmuar. thënien "kurrë mos heq dorë". Jeta është proces. e jo situatë. Pa marë parasysh se ç'bën. diçka fiton. Në mos asgjë tjetër. atëherë përvojën. Po. le t'i ktheheni ëndërrave. Si t'i ushqejmë ato? Si t'i mbrojmë nga dyshimet? Ç'të bëjmë kur ballafaqohemi me problemet...


E tëra. miku im. është çështje e shprehlsä. Vetëm se po I lexon köto rreshta. nuk do të thotë edhe se ke ndryshuar. Diçka ndoshta lëkundet brenda teje. por për sukses e lumturi nevojitet... jo shumë, por atë që e di. ta përdorësh në jetë. Me' duhet të t'pyes. sa herë në ditë brengosesh. nevrikosesh... apo kur ndonjëherë nevrikos s . ç'bät Portokallln. nëse e shtrydh. qet lëng portokalli. Po ty. kur të shtrydhln problemet. çka qet? jeriu pozitiv qet pozitivizëm. E per t'u mbushur me pozitivizëm, duhet menduar pozitivisht- për çdo gjë dhe secilin. Duhet lexuar literaturë pozitive. duhet ta ushqesh trurin tënd me gjëra pozitive. Mos i lufto ato negativet. Ato nuk luftohen! Ti nuk mund ta hapësh trurin dhe t'i nxjerresh gjërat negative jashtë tij. Shih, miku im, negativitetet janë sikur barojat. ndërsa pozitivja i ngjan grurit. Grurin duhet ta mbjellësh Ti, ndërsa barojat kanë mbirë vetvetiu.Por mos u brengos për këtë. Mbille grurin. Mos u lodh së koti duke tentuar që t'i largosh barojat. E ke parë arën e mbjellur me grurë? Në fillim vërehet vetëm ara e rrafshët. Pastaj fillon të mugullojë gruri, por barojat më shpejt dalin ne sipërfaqe. Duket se ka me shumë baroja. Mirëpo, me kalimin e kohës, para korrjeve, dominon gruri i artë. Po barrojat ku mbetën? Ato ende janë aty, por tash gruri dominon si për nga numri ashtu edhe për nga gjatësia. Kështu është edhe në jetën tënde. Çdo mendim negativ,çdo bindje negative e jotja ndikon në Jetën tënde. Atë që mbjell atë edhe e korrë.