fredag 25 september 2015

thënie !

Sikur luanët të kishin mundësi ta shkruanin vetë historinë, ajo do të ishte ndryshe nga

historia që kanë shkruar gjuetarët.

Çdo gabim është rast për të mësuar. Vetëm

mos përsërit të njëjtat gabime gjithnjë nga fillimi

– ajo veçse është kokëtrashësi. Por bëj sa

më shumë që të mundesh gabime të reja – mos

iu frikëso kësaj – kjo është e vetmja mënyrë që

të mësosh.

...................................................................................


Religjioziteti thjesht do të thotë shtytje për

të përparuar, shtytje që nxit farën të shprehet

gjer në mundësitë e veta ekstreme; që të

shpërthejë në mijëra lule dhe ta lirojë aromën

e cila ka qenë në të. Ajo aromë – është

religjioziteti.


..................................................................................


Çdo njeri është aq fatkeq saqë, një çast,

provon të gjejë ndonjë arsye me të cilën do t’ia

arsyetonte vetes se përse është fatkeq.

Shoqëria na ofron
strategji të mirë për këtë:

Gjykimin.

Njeriu vërtet jo i dhunshëm është ai i cili

nuk vret askënd dhe nuk e lëndon askënd,

sepse ai është kundër vrasjeve dhe kundër

lëndimeve. Por, po qe se dikush do të provojë

ta lëndojë atë, ai edhe atëherë do të jetë

kundër lëndimit. Po qe se dikush do të provojë

ta vrasë, ai do të jetë kundër vrasjes: ai këtë

nuk do të mund ta lejojë.

Ai kurrë nuk do të shkaktojë kurrfarë

dhune, por po qe se dhuna do të shkaktohet

kundër tij, ai atëherë do të luftojë me dhëmbë

e me thonj. Vetëm ashtu njerëzit jo të dhunshëm

mund të mbeten të pavarur; në të

kundërtën ata do të jenë robër, dhe skamnorë,

dhe viktima të përhershme plaçkitësish.




 

 

 

Është e qartë arsyeja se përse njerëzit

flasin mbi të vërtetën, e mbesin të jetojnë në

botën e gënjeshtrës. Në zemrat e tyre ekziston

gjakimi i sinqertë për të vërtetën; ata turpërohen

para vetvetes shkaku se nuk jetojnë në të

vërtetën, por vetëm flasin mbi të. Por ato janë

vetëm fjalë. Të jetosh në përputhje me të

vërtetën është së tepërmi rrezik dhe ata i frikohen

rrezikut.

E njëjta vlen edhe kur liria është në pyetje.

Çdo njeri e do të lirinë – së paku flet shumë

për të – por askush realisht nuk është i lirë.

Dhe askush vërtet nuk dëshiron të jetë i lirë,

sepse liria bart me vete përgjegjësi; ajo nuk

vjen vetëm. Nga ana tjetër, të jesh i varur

është e thjeshtë; atëherë përgjegjësia nuk

është tek ti, ajo është në personin prej të cilit

je i varur.

Kështu njerëzit krijojnë mënyrë skizofrenike

të jetës. Ata flasin mbi të vërtetën,

flasin mbi lirinë – kurse jetojnë në gënjeshtra,

jetojnë në robëri... në trajta të ndryshme të

robërisë, pasi që cilado trajtë e robërisë është

liri nga ndonjë përgjegjësi.

Njeriu i cili me të vërtetë dëshiron të jetë i

lirë merr mbi vete përgjegjësi të madhe. Ai nuk

mund ta hedhë përgjegjësinë e vet në askënd

tjetër. Çfarëdo që të bëjë, sido që të jetë, ai

është përgjegjës.

Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka

Shumë probleme tonat ekzistojnë shkaku

se kurrë nuk merremi me to, shkaku se kurrë

me sytë tanë nuk i vështrojmë ashtu siç vërtet

janë.

Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka !










Ti kurrë nuk je krejtësisht i kënaqur me atë që je, as me atë që ta ofron realiteti, dhe
shkaku i kësaj je i parehatuar. Kishe për të qenë më i kënaqur me vetveten po ta kuptoje
natyrën tënde të vërtetë. Kjo është arsyeja pse nuk mund t’i zhvillosh të gjitha mundësitë e tua.
Ti po provon të jesh ai që të tjerët po kërkojnë prej teje, por kjo nuk mundet me të
kënaqë. Duke qenë se kjo është kështu, është e logjikshme të thuash: “Duhet të ekzistojë
diçka më shumë se krejt kjo”. Mandej nisesh tutje dhe vështron botën rreth vetes.

Por çfarë sheh? Sheh se njerëzit kryesisht po shfaqen me maskat në fytyrë të cilat qeshin, duke u dukur bajagi të lumtura, kurse të gjithë në të vërtetë shtirën se janë dikush tjetër. Ti gjithashtu shfaqesh me maskën tënde dhe ata mendojnë se je më i lumtur se ata; ti, megjithatë, mendon se ata janë më të lumtur se ti. Bari duket më i gjelbër në anën tjetër të rrethojës. Të tjerët shohin luadhin tënd dhe ai iu duket më i gjelbër se i tyri. Ai vërtet duket më i gjelbër, më i bukur, më i mirë. Por kjo është vetëm iluzion të cilin e krijon distanca.

Kur ofrohesh më pranë, ti atëherë vëren se ajo nuk është ashtu siç është dukur. Por njerëzit qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri.Madje edhe miqtë e dashnorët qëndrojnë në distancë; afërsia së tepërmi e madhe do të ishte e rrezikshme, se gjërat do të shiheshin ashtu siç janë.

Ti atëherë do të vije re se gabimisht je i orientuar që nga lindja dhe se krejt ajo që deri
tash ke bërë në të vërtetë është e mjerë.Prandaj sheh njerëzit që kanë plot para dhe
mendon se paratë sigurisht ofrojnë lumturi. I shikon ata njerëz dhe të bëhet se vërtetë janë
të lumtur. Pastaj lëshohesh në garën për para.Dikush të duket më i shëndetshëm se ti – dhe
ti atëherë vrapon pas shëndetit. Kurdo që dikush tjetër të duket se është më i sukesshëm se ti – ti e imiton. Por ata janë gjithnjë vetëm të tjerë, por jo ti.

Meditimi

MEDITIMI

"Meditimi është vetëdije për atë se nuk je mendje. Kur vetëdija depërton gjithnjë e më thellë e më thellë në ju, ngadalë, vijnë disa çaste – çaste qetsimi, çaste të hapësirës së pastër, çaste tejdukshmërie, kur në ju asgjë nuk pipëtin dhe kur çdo gjë është e qetsuar. Në ato çaste qetsimi keni për ta njohur veten dhe keni për ta njohur misterin e këtij ekzistimi."

Osho

Qeshu vetëm atëherë kur për atë ndien nevojë !



QESHU VETËM ATËHERË

KUR PËR ATË NDIEN NEVOJË

Osho i dashur!

Ndonjëherë kur qeshi e ndiej se këtë e bëj përkundër ndjenjave të mia. Atëherë vazhdoj të qesh, por shkaku i kësaj ndihem keq.


Po, po... kjo është e mundur. Kjo është e mundur te shumë njerëz, sepse shoqëria në ty ka shkaktuar përçarje – në të gjithë. Shoqëria pret që ti të qeshësh edhe në momentet kur të qeshurit nuk është kurrsesi i mundur. Kjo është bërë një mani shoqërore. Disa njerëz aq shumë qeshin saqë nuk dinë më se a vjen ajo vërtet prej qenies së tyre apo jo. Ata thjesht vazhdojnë që formalisht të zgërdheshen dhe kështu e këpusin sinkronizimin me brendinë e tyre. Ndonjëherë ndihesh i palumtur, por buzëqeshja edhe më tej qëndron mbi fytyrën tënde. Kjo është sjellje turbulente, si të funksiononin në ty dy persona.

Prandaj në kohën prej një muaji bëje një gjë: përpiqu që të jesh sa më i vetëdijshëm. Qeshu vetëm atëherë kur të ndiesh se ajo është nevojë jotja e vërtetë. Madje edhe po ta ndiesh se ajo është kundër karakterit tënd, kundër rutinës tënde të të sjellit, për një muaj, pikërisht atëherë kur e zë vetveten sesi qeshesh kur ajo nuk vjen nga brendia jote, dhe kur për të nuk ndien nevojë, ndërprite atë në çast, në mesin e asaj të qeshure. Madje edhe nëse kjo të duket jo lehtë e realizueshme dhe nëse të tjerët do të mendojnë se je pak i çuditshëm, mos u brengos për këtë. Kjo do të jetë vështirë sepse qeshja është mirë e paguar. Kur iu qesh njerëzve, qoftë edhe duke mos menduar ashtu, dhe kur ata ndihen mirë, bëjnë që edhe ti të ndihesh mirë. Kur dikujt i buzëqesh, ai mendon se ti je i lumtur që po e sheh atë – kurse ti vetëm i buzëqesh me atë buzëqeshjen tënde të mjerë dhe të zbrazët. Kjo nuk ka të bëj asgjë me të! Por ai ndihet mirë, e kur të ndihet mirë, edhe ai të buzëqeshë ty. Ai të flet gjëra të bukura: se ti je njeri i mirë, se je i këndshëm – kurse ti për këto buzëqesh, dhe kjo shkon në pafundësi.


Nëse e ndërpret të qeshësh me buzëqeshjen tënde të rrejshme ke për ta ndier sesi një gjë e çuditshme ka ndodhur. Njerëzit nuk do të jenë më aq miqësor ndaj teje. Ti ke për t’u bërë i veçantë në shoqëri; njerëzit do të tentojnë të të largohen. Dhe këtë konfirmoje, pranoje edhe këtë. Për një muaj, pavarësisht se me çfarë çmimi, qeshu vetëm atëherë kur për këtë ndien nevojë. Kjo ka për të sjellë nivelimin e kohës.

Osho: I dashuri i zemrës sime

QESHU VETËM ATËHERË
KUR PËR ATË NDIEN NEVOJË
Osho i dashur!
Ndonjëherë kur qeshi e ndiej se këtë e bëj përkundër ndjenjave të mia. Atëherë vazhdoj të qesh, por shkaku i kësaj ndihem keq.
Po, po... kjo është e mundur. Kjo është e mundur te shumë njerëz, sepse shoqëria në ty ka shkaktuar përçarje – në të gjithë. Shoqëria pret që ti të qeshësh edhe në momentet kur të qeshurit nuk është kurrsesi i mundur. Kjo është bërë një mani shoqërore. Disa njerëz aq shumë qeshin saqë nuk dinë më se a vjen ajo vërtet prej qenies së tyre apo jo. Ata thjesht vazhdojnë që formalisht të zgërdheshen dhe kështu e këpusin sinkronizimin me brendinë e tyre. Ndonjëherë ndihesh i palumtur, por buzëqeshja edhe më tej qëndron mbi fytyrën tënde. Kjo është sjellje turbulente, si të funksiononin në ty dy persona.
Prandaj në kohën prej një muaji bëje një gjë: përpiqu që të jesh sa më i vetëdijshëm. Qeshu vetëm atëherë kur të ndiesh se ajo është nevojë jotja e vërtetë. Madje edhe po ta ndiesh se ajo është kundër karakterit tënd, kundër rutinës tënde të të sjellit, për një muaj, pikërisht atëherë kur e zë vetveten sesi qeshesh kur ajo nuk vjen nga brendia jote, dhe kur për të nuk ndien nevojë, ndërprite atë në çast, në mesin e asaj të qeshure. Madje edhe nëse kjo të duket jo lehtë e realizueshme dhe nëse të tjerët do të mendojnë se je pak i çuditshëm, mos u brengos për këtë. Kjo do të jetë vështirë sepse qeshja është mirë e paguar. Kur iu qesh njerëzve, qoftë edhe duke mos menduar ashtu, dhe kur ata ndihen mirë, bëjnë që edhe ti të ndihesh mirë. Kur dikujt i buzëqesh, ai mendon se ti je i lumtur që po e sheh atë – kurse ti vetëm i buzëqesh me atë buzëqeshjen tënde të mjerë dhe të zbrazët. Kjo nuk ka të bëj asgjë me të! Por ai ndihet mirë, e kur të ndihet mirë, edhe ai të buzëqeshë ty. Ai të flet gjëra të bukura: se ti je njeri i mirë, se je i këndshëm – kurse ti për këto buzëqesh, dhe kjo shkon në pafundësi.
Nëse e ndërpret të qeshësh me buzëqeshjen tënde të rrejshme ke për ta ndier sesi një gjë e çuditshme ka ndodhur. Njerëzit nuk do të jenë më aq miqësor ndaj teje. Ti ke për t’u bërë i veçantë në shoqëri; njerëzit do të tentojnë të të largohen. Dhe këtë konfirmoje, pranoje edhe këtë. Për një muaj, pavarësisht se me çfarë çmimi, qeshu vetëm atëherë kur për këtë ndien nevojë. Kjo ka për të sjellë nivelimin e kohës.
Osho: I dashuri i zemrës sime





OSHO

Ka qenë e shtunë mbrëma; cirku është bërë gati për tërheqje. Pronari i cirkut është ndalur në binë dhe i është drejtuar masës së tubuar të njerëzve.

"Cirku ‘vëllezërit Dingling’ ia ofron pesë mijë dollarë atij që do t’i përmbushë këto kushte: ta detyrojë elefantin Zorba që të ulet; t’ia krehë jelen luanit Lea; dhe të bëjë dashuri me damën plakë."

Nga prapavija e turmës ofrohet një bredharak, një tip i shkapërderdhur pijaneci duke thënë: "Unë e bëj këtë!"

Ata pastaj e kanë hapur derën e kafazit dhe pijaneci ka hyrë brenda. I është ofruar elefantit dhe e ka goditur fuqishëm në vete. Elefanti është ulur duke u dridhur. Të pranishmit kanë brohoritur. Pastaj, ai ka hyrë në kafaz me luanin dhe ka lindur luftë e rreptë, kacafytje, palavitje; luani ka ulëritur, pijaneci ka klithur... kaos i vërtetë.

Pas tridhjetë minutash ai ka dalë nga kafazi tërësisht i gërvishtur dhe i shkoqur. Luani ka mbetur përbrenda i shtrirë, duke marrë frymë me vështirësi. Pijaneci është ndalur pastaj përmbi udhëheqësit e programit dhe ka pyetur: "Mirë, e ku është ajo dama plakë të cilën duhet krehur?"

Kësofarë njerëzish të dehur, kësofarë njerëzish të pavetëdijshëm kanë dominuar mbi tërë njerëzimin.

Ka qenë ditë me shi. Dy të krisur kanë qenë në autobus. Kur autobusi është ndalur në semafor, njëri prej tyre ka shikuar për dritare dhe ka thënë: "Hej, Çarli, shikoje atë ujë! Dola unë për t’u larë!" Ai pastaj e ka hapur dritaren dhe ka kërcyer jashtë. Disa çaste më vonë miku i tij e ka dëgjuar klithmën: "Noto pak më tutje, Çarli, uji këtu është mjaft i cekët!"

torsdag 24 september 2015

George Fred Williams - SH Q I P T A R Ë T

George Fred Williams


SH Q I P T A R Ë T



Toka e Shqiptarëve
Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit
të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë bregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur e të pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha të mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve të një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës së lashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë central elektrik. Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare të vendit veç atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallë lëviz ndonjë lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Italise, i shquari San Xhuljano, bëri një përshkrim se si mbërriti nga




bregu i detit deri në Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri në det vaporë prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretirë kësi soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh nga se ky vend ka mundësira përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanit por që Europa e ka pa të arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë pozitën gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk ka asnjë udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë që kjo të jetë një vijim i linjës Austriake.


Faksimili i origjinalit të librit"Shqiptarët"
Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha e bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një katund të qelbët, porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët e vjetra Ciceroni dy mije vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari në Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit ku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën Pax Romana rronin

4’000’000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të mjeruar të sotme. Kjo u qeth e u shkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit dhe në marrëveshjen e Londrës, saqë askush s’mund të dije sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaçuset bashkë dhe popullata mund të çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por mesatarisht mund të jetë 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak përjashtime ky vend përbëhet prej katundesh.


Origjina e Shqiptarëve
Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athine akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e


shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjine. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.


Flamuri kombëtar


Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit,

një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.........

Fjalët e Urta - Sami Frashëri



“FJALËT E URTA”

SAMI FRASHËRI




1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.


2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më

lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.


3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.


4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët)

pa u mërzitur.


5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që

mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.


6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të

botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga

një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.


7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato.


8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.


9. Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë

shpenzohet pa vend, e shurata e njerëzve mbeten të uritur.


10. Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.


11. Pitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart

tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.


12. Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore),

duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive

njerëzore.

13. Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i

mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

14. Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është

kurdoherë e gëzuar.

15. Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë

nuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon

në moçal.

16. Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët

ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti

qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e

vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr

vetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

17. Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i

prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në

forrnën më të përsosur.

18. Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjithçka mënjanohet me

të kundërtën.

19. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).

20. Fjala e atij që qesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.


21. Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.

22. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.

23. Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.

24. Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e

zakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti.

25. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.

26. Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se e

shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.

27. Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.

28. Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e

qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.

29. Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në

gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të

ndëshkosh ose të hakmirresh.

30. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.

31. Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësira

një qese me inxhi (margaritarë).

32. Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.


33. Sikundër që elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti i

gjuajnë për margaritarët që kanë brenda e që bilbilin e robërojnë për zërin e tij të

bukur, kështu edhe njeriun — të shumtën e herës — e rrezikon vlera e tij e lartë.

34. Mos iu mbështet së nesërmes, nuk mund të dish se ç’do të lindë nata.

35. Pa taashkim s’mund të ketë as opinion publik, as forcë.

36. Liria s’mund të shkojë përpara pa pasur udhëheqëse arsyen dhe pa qenë e

shoqëruar nga vetitë e mira.

37. Gjuha e memecit është më e mirë se e gënjeshtarit.

38. Gjuha është dëshmitari gënjeshtar i zemrës.

39. Sikundër që trupi ka nevojë për pastërti ashtu edhe shpirti për arsim.

40. Pendimi është pranvera e mirësjelljes.

41. Meng Çui thot: Filozofët, dijetarët, njerëzit e mëdhenj, të cilët me mendimet dhe

punët e tyre kanë bërë të çuditet bota, a nuk ishin edhe ata njerëz si ne? Pse t’i

shikoj ata me habi dhe mahnitje? A s’mund të bëhem edhe unë si ata me

përpjekjet e mia?

42. Hidhërimi dhe gëzimi s’kanë kufi. Njeriut, pse ka zënë një pozitë të vogël, i bie

pika nga gëzimi, pastaj ai vdes nga hidhërimi pse nuk zë një pozitë më të lartë.

43. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij,

nuk e do më atë.

44. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.


45. Dallkauku (lajkatari) është fajdexhiu më i keq, posa sheh se ai që ka përballë u

mashtrua prej tij, edhe sikur t’i marrë kamatën 500 për qind të hipokrizisë që i ka

akredituar, prapëseprapë s’kënaqet, përpiqet t’i heqë edhe lëkurën të mjerit.

46. Pasuria zë vendin e lejekalimit të marrëzisë.

47. Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vend më mirë se thesarët e

keqadministruar.

48. Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.

49. Lumtëria në botë i ngjan dritës së shkreptirës, ndriçimi i një sekonde sjell pas

furtunë disaorëshe.

50. Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja,

të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia.

51. Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.

52. Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i

nderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos i

pranuar.”

53. Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thot: “S’mund t’i japësh

flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D m th. — mos fillo punë të

mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm.

54. Mos u prish me vëllanë për punë të shokut, sepse shoqëria zhduket, vëllazëria

mbetet.

55. Si flaka e shkrepsës me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtytet e
dijetarit të rënë në fatkeqësi duken më qartë.


56. Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë
më nevojë për drejtësi.


57. Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.


58. Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër së keqes që të është bërë.


59. Kur lodhet trupi, qetësohet mendja.


60. Duke gërmuar tokën, del ujë.


61. Tregtia që të jep më shumë fitim është puna.


62. Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.


63. Dita është e shkurtër, puna e gjatë.


64. Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh.


65. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.


66. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.
67. Të qeshësh kundrejt një personi të dëshpëruar, është si t’i heqësh dikujt petkat në
kohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq.




68. Do që të mos ndihet fjala që do të thuash? Mos e thuaj. Do që të mos shihet puna

që do të bësh? Mos e bër.

69. Dijetari i përdhosur është një gjarpër me kokë të stolisur me diamantë.

70. Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti.

71. Ngandonjëherë, heshtja është më elokuente se çdo fjalë.

72. Një gjë e vogël e fituar me të drejtë, është më e mirë se gjëja e shumtë e fituar

padrejtësisht.

73. Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.

74. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

75. I vobegti energjik i ngjan fitilit pa vaj.

76. Përsatite dyshekun para se të biesh të flesh.

77. Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.

78. Kush e ka barrën të rëndë, e ka hapin të shkurtër.

79. Sa më shumë rëndohet barra, aq më shumë i del kurrizi atij që është përposht.

80. Filozofi kinez Shu King thot: “Kush është në punë të shtetit, të përpiqet të bëjë

vepra që do të mbesin për shumë kohë pas vdekjes së tij.”

81. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.


82. Lumturia nuk zgjat për shumë kohë, i pafati është një foshnje në bark të s’ëmës që

ende s’ka arritur në botën e lumturisë; ndërsa ai që është i lumtur, është një plak

duke dhënë shpirt.

83. Qeveria (e mirë) lind nga rregulli dhe kujdesi.

84. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

85. Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.

86. S’mund të njihet për dijetar askush, pos atij që mposht epshin e vet.

87. Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.

88. Pasaniku koprac i ngjan miut që rri në një tas të artë.

89. Skamja dhe përvuajtja kërkon nikoqirllëk, përvuajtja dhe nikoqirllëku

mirësjelljen, mirëpo pasuria sjell kryelartësinë e dorëlirësinë, e kryelartësia e

dorëlirësia shthurjen dhe keqsjelljen.

90. Njeriu që s’mund të mbrojë mendimin e vet, i ngjan një qyteti të pambrojtur.

91. Dijetari nnk thot ç’ka di (kur nuk është rasa për t’i thënë), i marri nuk di çka thot.

92. Është faj të meritosh qortimin, mosdurimi (me rasën) i qortimit është faj edhe më

i madh.

93. Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.

94. Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.


95. Lumturia (te njerëzit e ulët) shkakton kryelartësinë dhe mospërfilljen (ndaj të

tjerëve).

96. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

97. Meqenëse gratë plotësojnë zbrazëtinë e kuvendimit dhe të mbledhjeve, i ngjajnë

kashtës që vihet ndërmjet filxhanave e pjatave. Sadoqë kjo kashtë duket e

panevojshme, filxhanat dhe pjatat e ndodhura në një arkë pa të do të thyheshin

dhe nuk do të tepëronte asnjë.

98. Mali lind vullkanin, vullkani çan malin, druri ushqen krimbin, krimbi than drurin;

njeriu krijon idetë, idetë e fusin njeriun në një mijë fatkeqësira e më në fund e

dërgojnë në shtratin e veremit (ashtu siç ngjante nën regjimin e sulltanit turk).

99. Derisa ata që vdesin nga helmi janë fare të paktë, çdo njeri trembet nga helmi,

ndërsa shthurja grin çdo ditë mijëra njerëz, gjithkush jipet pas saj.

100. Gjithkush mendon për veten e tij, vetëm shpirtmiri mendon për të tjerët.

Një fukara,i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja !





Një fukara,i shiste një tregtari  çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.

 Gruaja e tij, i jepte gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë.

 Një ditë, tregtari dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit ishte vetëm 900 gram, pra mungonin 100 gramë të tjera. Kjo e bëri të xhindosej.

 Të nesërmen, me të shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat:

”Nuk blej më gjalpë prej teje o mashtrues i dreqit.

 Deri tani me ke shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.

 Shumë i prekur nga ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha:

 Në fakt, ne zotëri, nuk kemi peshore në shtëpi.

 Gjalpin e peshojmë me një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj...

Doktori !



Një doktor hyri me nxitim ne spital pasi ishte telefonuar per nje urgjence ne spital. Ai shkoi direkt per tek dhoma e operimit, tek korridori gjeti te atin e djalit qe priste doktorin: " Pse tu desh kaq kohe te vije? Se di qe jeta e djalit tim eshte ne rrezik? TI nuk ke sens pergjegjsie?" Doktori buzeqeshi dhe i tha: - Me fal por nuk isha ne spital dhe erdha aq shpejt sa munda pasi me telefonuan dhe tani qetesohuni. -''Te qetesohem? Po sikur djali juaj te ishte tani ne dhomen e operimit? Do te ishit ju i qete? Djali juaj te vdiste tani cfare do te beje ti?!'' Doktori buzeqeshi dhe ju pergjigj: ''Sic thuhet nga dheu ne jemi te krijuar dhe ne dhe do kthehemi i bekuar qoft emri i Zotit.. Doktoret nuk mund te shpetojne jete. Shko dhe lutu per djalin tend ne do bejme me te miren me ndihmen e Zotit.'' "Te japesh keshilla kur nuk je i shqetesuar eshte kaq e lehte ''-mermeriti babai i djalit"
 Operimi zgjati disa ore mbasi doktori doli jashte i lumtur " fale zotit djali yt shpetoj" i tha te atit te djalit. Dhe papritur qe babai i djalit ti kthente pergjigje doktori i tha qe per cdo pyetje qe kishte te pyeste infermjeren!! "Pse eshte kaq arrogant " ai mund te priste disa minuta sa te pyesja mbi gjendjen shendetesore te djalit tim i tha infermjeres. Infermjerja ju pergjigj me lot ne sy: " Djali i tij vdiq dje ne nje aksident rrugor, ai ishte ne varrimin e djalit te tij kur ne i telefonuam per djalin tuaj. Dhe tani qe ai shpetoj jeten e djalit tuaj shkoj me nxitim per te varrosur djalin e tij.
 

 Ndonjehere ne nuk arrijme te kuptojme arsyet e nje veprimi te dikujt,sepse mendojme me teper per interesat tona qe na shtyjne te veprojme.Por ndonjehere keto interesa edhe pse te drejta,na bejne te nxituar ne gjykimin ndaj te tjereve.Prandaj duhet te jemi me te matur,pasi nxitimi mund te na demtoje akoma me teper.


Kuriozitete nga bota !


Kuriozitete nga anembane botes

 

 

 

 

 

 

i

 

 

 

· Mbiemri i vajzërisë së nënës së Astronautit Buzz Aldrin, pilotit të Apollo 11, që ishte astronauti i dytë i cili ishte i dyti që shkeli këmbën e tij në Hënë pas Neil Armstrongut, ishte Moon (Hënë).

· Verdura më e lashtë e njohur është bizelja.

· Që të arrijë dikush të shohë Ylberin, duhet më parë ti kthejë shpinën Diellit.

· Kafshët mishngrënëse nuk hanë kurrë një kafshë e cila është goditur nga rrufeja.

· Iguanat mund të vetëvriten.

· Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve.

· Një çerpik jeton rreth 5 muaj.

· Uji që pimë ka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare.

· Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador.

· Milingonat nuk flenë kurrë.

· Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2 javë.

· Luleshtrydhet i përkasin familjes së trëndafilave.

· Asnjeri nuk e di se ku është varrosur Moxarti.

· Eskimezët përdorin frigoriferë për të mbrojtur ushqimin e tyre nga ngrica.

· Birmingami në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrjet kanalesh 35 kilometra më të gjatë se Venecia.

· Meksika dikur kishte 3 Presidentë në një ditë.

· Kompania Coca Cola ka konsumimin më të madh të Vaniljes në të gjithë botën.

· Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketrat që më vonë harrojnë se ku i kanë vënë.

· 9 nga 10 organizmat e gjallë jetojnë në Oqean.

· Buzëkuqi përmban luspa peshqish.

· Kikirikët janë një nga përbërsit e dinamitit.

· Lopët nxjerrin më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.

· Majdanozi është erëza që përdoret më shumë në të gjithë botën.

· Në Oqeane ekiston 200 herë më tepër flori , nga ai që është nxjerrë nga territori tokësor.

· Fjala War (luftë) në gjuhën sanskrite do të thotë ‘’Dëshirë për më shumë lopë’’.

· Orkestra kombëtare e Monakos është më e madhe në numër se sa ushtria e tij.

 

· 70 % e të gjitha organizmave të gjallë në Tokë janë Bakterie.

 

· Çdo vit, Dielli humb 360 milionë tonë.

· Në Kinë , nusja vishet me të kuqe.

· Shpërndarësi më i madh i lodrave në Amerikë janë McDonalds-at.

· M&M u krijuan që ushtarët të mund të hanin çokollata pa ju ngjitur duart.

· Kamilat e vetme të egra në botë ndodhen në Australi

 

· Gjysma popullsisë se rruzullit tokësor ka parë filmin e James Bond.

· Vendosja e numrave në shtëpitë e rrugëve të Londrës filloi në vitin 1764 .

· Vetëm 4% e foshnjave ka lindur në ditën që gjinekologu kishte përcaktuar.

· Organet gjenitale të kërminjve ndodhen në kokat e tyre.

· 90% e femrave që ecin brenda një qëndre tregtare, kthehen nga e djathta . Por asnjeri nuk e di se përse.

· Një fëmijë i moshës 4 vjeçare, bën mesatarisht 400 pyetje në ditë.

· Çdo vit, numri i lindjeve në Indi tejkalon numrin e të gjithë popullsisë së Australisë.

· Një mi mund të rezistojë më shumë pa ujë se sa një kamilë.

· Fjala ‘’Himalaja’’ do të thotë ‘’Shtëpia e Dëborës’’.

· Në Belgjikë ekziston një muze luleshtrydhesh

· Në gjuhën Kineze ekziston një fjalë e përbashkët për Krizën edhe Shansin.

· Hera e parë që burrat dhe gratë përdorën wc të ndryshme ishte në vitin 1739, në një ballo në Paris.

· Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojnë me shpejtësinë e një Aeroplani Jet.

· Kafsha me trurin më të madh, në krahasim me trupin e saj është milingona.

 

· I vëllai i John Wilkes Booth (njeriu që vrau Abraham Linkolnin) dikur i kishte shpëtuar jetën djalit të Abraham Linkolnit.

· Feja e fisit Todas së Indisë Jugore i ndalon rreptësisht besimtarët e saj të kalojnë çdo lloj ure.

 

· Në çdo vit në SHBA, drerët vrasin më shumë njerëz se sa çdo lloj kafshe tjetër.

· Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit mund të dëgjojnë.

· Kina përdor çdo vit 45 miliardë chopsitcs (shkopinj që përdoren për të ngrënë)

· Tingulli që bëjnë ujëvarat e Victoria dëgjohen në një distancë prej 64 km.

· Botohen çdo vit, më shumë kartmonedha të lojës Monopoly se sa kortmonedha të vërteta.

· Në Egjiptin e lashtë, kur një mace ngordhte, i zoti i saj ishte i detyruar të rruante vetullat e tij në shenjë zie.

· Mushkonjat joshen më shumë nga aroma e atyre që sapo kanë ngrënë banane.

· Në SHBA ekzistojnë më shumë grupe muzikore me gaide se sa në Skoci.

· Përpara vitit 1800, nuk ekzistonin këpucë të ndryshme për të djathtën dhe të majtën.

· Kanarinat, në ndryshim me njerëzit, mund të rikrijojnë qelizat e tyre te trurit.

· Truri i piktorit të famshëm Vincent Van Gogh u shkatërrua nga hidrogjeni që piu për të luftuar sëmundjen e sifilit.

· Një shimpanze mund të mësojë të njohë veten e tij në një pasqyrë por një majmun nuk mundet.