Shqetësimi – ndjenja e panikut, brengës dhe frikës – nuk është diçka e re. Shekuj më parë ishte shkruar për këtë dukuri edhe nga Hipokrati, nga Soren Kierkegaard, por edhe Sigmund Freud i ishte adresuar këtij çrregullimi në vitin 1926.
Një anketim i vitit 2013 kishte zbuluar se 57 për qind e studenteve femra të Amerikës kanë raportuar për episode të shqetësimit, përderisa në Britani të Madhe është raportuar se një në dhjetë meshkuj vuajnë nga sulmet e panikut, transmeton Telegrafi.
Marjorie Wallace, drejtoreshë e ‘Sane’, beson se gjenerata Y (personat e lindur në vitet e 1980’ta dhe 1990’ta) i përkasin epokës të dëshpërimit.
Ndër shkaktarët kryesorë të shqetësimit dhe depresionit mbeten edhe rrjetet sociale, pasi na lejojnë të krahasojmë çdo gjë – lidhjet, dietat, pamjen fizike, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës etj. Dhe kjo padyshim se shkakton depresion.
Megjithatë, hulumtuesit kanë bërë një studim të tërësishëm dhe kanë zbuluar se një këngë e vetme – “Weightless” – ka rezultuar në 65 për qind reduktim të shqetësimit të përgjithshëm.
E krijuar nga Marconi Union, muzikantët ishin mbledhur me terapistë të muzikës për të përpiluar me kujdes harmonitë, ritmet dhe linjat e basit, të cilat ia zvogëlojnë rrahjet e zemrës dëgjuesit dhe shtypjen e gjakut. /Telegrafi/