måndag 25 januari 2016

Thënie të mencura !


"Ju nuk mund të parashikoni kurrë çfarë do të mund të bëjë çdo njeri,por mund të thoni me saktësi disa nga mundësitë e zgjedhjes.Individët mund të ndryshojnë,por përqindja qëndron e njejtë."  Sherlock Holmes 1887
 
"Njohja është një.Ndarja e saj në pjesë është diçka që i lejohet dobësisë njerëzore"  Sir Halford Xhoan Mekkinder 1887
 
"Një teori e klasit të parë parashikon.Një teori e klasit të dytë ndalon dhe një teori e klasit të tretë shpjegon pasi ka ndodhur ngjarja"  Aleksandër Isakoviç Kitaigodorski
 
"Asgjë tjetër nuk ka fuqi më të madhe për të zgjeruar mendjen,sesa aftësia për të hetuar sistematikisht dhe me vërtetësi mbi të gjitha ndodhitë që vijnë nga vëzhgimi i jetës." Perandori romak Mark Aurel në librin e tij Meditime
 
"Ka tri gjëra shumë të forta,çeliku,diamanti dhe të njohësh vetveten." Benjamin Franklin
 
"Kur një ndjenjë ishte aty,ata menduan se kurrë nuk do të ikte; kur iku ata ndjenë sikur nuk kishte qenë kurrë aty; kur u kthye ata ndjenë se nuk kishte ikur kurrë"  Xhorxh MekDonald 1986
 
"Vetëpërbuzja është një mallkim që i përkeqësohet një turbullim i vjetër."  Teodor Roethke 1975
 
"Nëse mendja ime mund ta krijojë dhe zemra ime mund ta besojë,unë mund ta arrijë.Poshtë droga! Rroftë shpresa!Unë jam dikush!"   Xhesi Xhekson 1983
 
"Grinduni për kufizimet tuaja dhe ato do të jenë pa dyshim tuajat." Riçard Bak  1977
 
"Sa pak duhet ta gëzojmë jetën nëse nuk shqetësjmë kurrë veten!"  La Roshfokod Maksims 1665
 
"Narcisizmi është si egoizmi,është një kompesim për mungesën themelore të vetëdashurisë."   Erik From  1941
 
 
"Njerëzit flasin më tepër për ne,kur nuk jem,sesa kur jemi"   Paskali  1670
 
"Fitorja ka shumë etër,por humbja është jetime."  Konti Galeaco  1938
 
"Mëkatet e të tjerëve janë para syve tanë;mëkatet tona i kemi pas shpine" Seneka,de Ira
 
"Përulësia është një mashtrim,pasi krenaria e ul veten për të shpërthyer më vonë."   La Roshefokod,Maksims   1665
 
"Pa përpjekje nuk mund të ketë asnjë dështim,pa dështim nuk mund të ketë poshtërim"   Uilliam Xheims , Parimet e psikologjisë,1890

Hapen arkivat fashiste/ Letra sekrete e mëkëmbësit të Zogut, Si u përgatit masakra serbe mbi shqiptarët




Ja vlenë ta lexoni deri në fund,ndoshta i gjeni emrat e baballarëve, gjyshërve apo stërgjyshërve tuaj ?






Hapen arkivat fashiste/ Letra sekrete e mëkëmbësit të Zogut, Si u përgatit masakra serbe mbi shqiptarët


Dëshmi të masakrave sllave ndaj shqiptarëve
1. Reagimi i strukturave shtetërore shqiptare ndaj masakrave të çetnikëve malazezë
1.1. Platformat e gjenocidit sllav ndaj shqiptarëve

Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore më 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë;për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviçit, më 1908, ku Serbia kërkonte lejen e Evropës për zhdukjen totale të shqiptarëve; me programin e kolonizimit të shqiptarëve, prezantuar parlamentit në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e arnautëve”, më 7 mars 1937, nga akademiku Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve; me elaboratin e titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, promovuar nga shkrimtari Ivo Andriç, më 30 janar 1939, ku paraqiten planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar; me projektin e Stefan Moleviçit, më 30 qershor 1941; me punimin tjetër të Vasa Çubrilloviçit “Probleme të pakicave në Jugosllavinë e re”, të 3 nëntorit 1944, për dëbimin e shqiptarëve nga Jugosllavia; me “Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë”, i vitit 1986; me “Programin jugosllav të masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga KSA e Kosovës, kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, të vitit 1990; dhe së fundi me platformat e zbatuara për spastrimin e shqiptarëve nga Kosova, më 1998 dhe 1999. Këto platforma politiko-ideologjike kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Jugosllavi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1944, një nga dallgët më të mëdha të gjenocidit serbo-malazez përshkoj trevat shqiptare, jashtë Shqipërisë së 1913-ës. Momenti kulmor është masakrimi i krahinës së Bihorit e (5 – 6 janar 1943), ku në 82 fshatra u shfarosën në mënyrat më të tmerrshme rreth 5 000 shqiptarë, rreth një e treta e të cilëve ishin fëmijë, gra dhe pleq, tragjedi kjo në kushtet kur trojet shqiptare ishin pushtuar nga forcat ushtarake italiane, gjermane, serbe dhe bullgare.Përgjegjësit kryesorë për masakrën e Bihorit, por dhe për masakra të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin çetnikët e Drazho Mihajloviçit dhe të Pavlo Gjurishiqit.
Të ikur nga masakrat e vitit 1943 janë 14.000 frymë, nga të cilët 5000 në prefekturën e Pejës dhe të tjerët në Bjellopojë. Ndërkohë që vetëm në komunat Korita, Llozana, Rashova, Bare, Savinopol dhe Zaton rezultojnë 1763 shtëpi të djegura dhe 4 626 të vrarë dhe të plagosur.
Dëshmi autentike të këtyre masakrave barbare gjinden edhe në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të Partisë Fashiste Shqiptare të vitit 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 52, me 57 fletë, ku janë administruar dokumente të korrespondencës ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste Shqiptare, Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomonit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës Fashiste të Shkodrës etj. mbi agresionin e çetnikëve malazezë të armatosur nga ushtria italiane kundër shqiptarëve në Veri, mbi fonogramin e sekretarit politik të Kastratit rreth përgatitjes së një mësymjeje të malazezëve në tokat shqiptare në Veri, mbi masakrën e Bihorit dhe mbi pushtimin e tokave shqiptare nga shovinistët jugosllavë, si dhe lista emërore të masakruarish nga shovinistët serbë më 1912, 1913, 1914 dhe shovinistët bullgarë nga 1912 – 1940.
Disa prej këtyre dokumenteve të dosjes 52 do t’i publikojmë për lexuesin e “Standard” në vijim të këtij dosieri.

1.2. Ministri Mirakaj kërkon armatosjen e shqiptarëve në kufi me Jugosllavinë
Sipas shkresës që ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptar, Kolë Bib Mirakaj, i dërgon Mëkëmbësit të Përgjithshëm Francesko Jakomonit, marrim dijeni se agresioni i shëmtuem i çetnikëve malazezë nën kryesinë e Pavle Gjurishiqit, që ishin armatosë nga ushtria italiane e Malit të Zi për t’u përdorë kundra komunistave në Bosnje e Hercegovinë e që përfundoj me djegjen e 1 763 shtëpive shqiptare dhe masakrimin e rreth 4 000 personave, ndër të cilët 2 083 fëmijë e 797 gra, ka vu në shqetësim mortár gjithë Kosovën dhe viset e tjera të tokave të liruara për kufi ane Malin e Zi e Serbinë, gjithashtu edhe malësinat e Shkodrës e Tropojës që vijnë menjëherë afër kufirit të vjetër me ish-shtetin Jugosllav, dhe një shqetësim i ndjeshëm edhe mbrenda në qytetet Shkodër, Plavë, Gusi, Pejë, Rozhajë e Prishtinë.
Si rezultat i këtyre masakrave, këto qytete me krahinat e tyre ishin në një alarm për të ardhmen e afërt të tyre dhe duke konstatuar përgatitjet e çetnikëve rreth kufirit shqiptar, tuj pasë për provë ngjarjet e shëmtueme të zonës së Sjenicës, që ushtria italiane e Malit të Zi jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i bëjë ballë për të ndaluar barbarizmat e pashoqe të çetnikëve, por as të marrë ndonjë masë reprezalje, që të mos mund të përgatitet mâ. Për rrjedhojë, ky alarm ishte krejt i justifikuem dhe nuk identifikohej mënyrë me asnjë siguri formale as propogande që shpirtërat e shqiptarëve të qetësohen. Ministri Mirakaj argumentonte në vijim se e vetmja siguri do të ishte siguria materiale e që vërtetohet vetëm:
a) Në armatosjen e këtyre krahinave, tuj i organizue në mënyrën tradicionale të vendit me bajraktarët e krenët e tyre. Për këtë qëllim duhet të jenë 50 000 (pesëdhjetë mijë) armë në Kosovë e krahinat e Shkodrës të depozitueme në qendrat e nënprefekturave. Dhjetë mijë nga këto armë duhet të shpërndahen në Kosovë, sidomos Peshter, Sjenicë, Plavë, Gusi, Rozhajë, Pejë e Gjakovë, që kështu në rast të ndonjë mësymjeje të jetë një fuqi e gatshme për t’i bërë ballë deri sa t’armatosen masa tjetër e Kosovës. Gjithashtu, së paku tremijë armë duhet të shpërndahen në krahinë e Tuzit, tuj përfshi edhe zonat neutrale nr. 1 e 2, dhe në malësinat e Shkodrës, Malësi e Madhe, Dukagjin e Pukë.
b) Duke dërgue dy regjimente ushtri shqiptare në Kosovë me qendra njëri në Pejë me një batalion në Plavë, dhe tjetri në Rozhajë, dhe, pos kësaj, zonat neutrale ushtarakisht të varuna prej Komandës Eprore të Forcave të Armatosura në Shqipëri, dhe të dergohet së paku një regjiment ushtarë në Sjenicë.
Në këtë rast, gjithnjë duhet të ishin depot e armëve që t’armatoset populli i Kosovës e malsinat, nëse malazezët ose çetnikët e Drazha Mihailoviçit mësyjnë ushtrinë.
Ministri Mirakaj paralajmëronte Mëkëmbësin e Përgjithshëm, Jakomonin, se në bazë të informatave që kishte dhe të parandjenjës që ushtronte në shpirtin e tij eksperienca e fqinjësisë me popujt sllavë të Malit të Zi e të Serbisë, se vetëm pjekuria politike i shtyni malazezët një vit më parë me heqë dorë nga lëvizja komuniste e me u organizue në ballin e çetnikëve, që kështu të mund të fitojshin besimin e ushtrisë italiane për t’u armatosë dhe për të qenë të gatshëm në momentin e duhur me i vu pushkën në shpinë ushtrisë italiane e me msy Shqipërinë së bashku me serbët e grekët, në rast se do të realizohej shpresa e tyre, d.m.th. Boshti të rrokullisej ushtarakisht.
Simbas informatave që zotëronte ministri Mirakaj dhe që forcoheshin me dokumentin që ishte zánë e botue gjashtë muaj më parë (mesi i vitit 1942), Pavle Gjinshiqi, që ishte kryetari me influencë i çetnikëve të Malit të Zi, ishte kryesisht në dispozicion të gjeneralit Mihailoviç (ministër Lufte i qeverisë normale të Jugosllavisë) dhe gjithçka vepronte sipas direktivave të tij.
Që më datën 14 dhjetor 1942 – XXI, me shkresën rezervat nr. 35, ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare kishte paralajmëruar të ndershmen Mëkëmbësi të Përgjithshme se:
Mihailoviçi me çetat e tij dhe çetnikët malazez, duke besue se në këtë dimër do të ndodhte shembja e ushtrive të Boshtit në frontin e Rusisë dhe ndonjë zbarkim i anglo-saksonëve në Europë, përgatiten për një mësymje të gjánë në Kosovë duke filluar kah Sjenica, Peshteri, Prishtina, Plava e Tuzi për të zaptue krejt Kosovën e Shkodrën, dhe kujtojmë se mësymja që u ba muajn e kaluar në krahinën e Sjenicës, është vetëm një provë e mësymjes së madhe që po përgatitej, me të cilën donin me marrë dijeni se deri ku janë të armatosur e të organizuar shqiptarët për t’u bërë ballë fuqive sllave.
Ndërkohë, sipas informatave që zotëronte ministri Mirakaj, rezultonte se në krahinat e Zetës dhe Podgoricës po bëhen grumbullime të çetnikëve të armatosur me pushkë e mitroloza dhe dikush prej këtyre ka deklarue se janë të ftuar prej ushtrisë italiane për të hyrë në Shqipëri me shue kryengritjet. Megjithëse ministri Mirakaj shprehej se nuk e besonte këtë, paralajmëronte se, po të vërtetohej një gjë e tillë, jo vetëm që do të ishte një dhunë që do të mbetej brengë edhe ndër brezat e ardhshëm të shqiptarëve, por do të shkaktonte edhe masakrimet e popullit tonë, dhe ai kishte bindjen se me kohë armët e malazezëve do të ktheheshin edhe kundra ushtrisë italiane.
Në këtë situatë, ministri Mirakaj i komunikonte Jakomonit se Qeveria Mbretërore, po t’u jepeshin pa vonesë në dorë mundësitë që Mëkëmbësia dhe ushtria i ushtronte, merte përsipër me të tanë përgjegjësinë me shtrue qetësinë brenda një kohe të shkurtër në të gjithë Shqipërinë dhe me e ruejtë në të ardhmen pa pasë nevojë për ndërhymjen e ushtrisë italiane as të elementave të jashtëm kushdo qoftë. Për këtë qëllim, ministri Mirakaj kërkonte që, përveç çka përmendet në pikat a) dhe b), duhej t’u jepej mundësia e materiali i nevojshëm menjëherë për të organizue Trupin e Gjindarmërisë Mbretnore.
Në përfundim të argumentimeve për kërkesat që i drejtonte Jakomonit, ministri Mirakaj theksonte:
“Pas këtyne konstatimeve e konsiderimeve, është e natyrshme që jo vetëm populli, por edhe njerëzit politikë të jenë të shqetësuem deri sa nuk merren masa materialisht për t’u sigurue e që vetëm tuj u armatosë e organizue mund të jenë të sigurtë.
Âsht e natyrshme, që në këtë situatë që ndodhet Shqipëria sot, të na báhet vërejtja se si mund të báhet një organizatë dhe si mund t’i besohet popullit me [ia] lëshue armët në dorë. Një dyshim i tillë, megjithëse një pjesë e popullsisë së Shqipërisë së Jugut e rrejtun nga propoganda armike ka luejt mendsh, nuk ka vend për Tokat e Lirueme e malet e Shkodrës që njofin se çka don me thanë me mbetë në mëshirën e shkjaut (sllavit). Për këto krahina, qeveria me të gjithë krentë e atyne viseve janë gati me dhanë çdo garanci se armët kanë për t’u mbajtë vetëm për mbrojtje, dhe, pos kësaj, kanë për të kenë gati krejt popullsia me shue çdo lëvizje kundërshtare me regjimin e interesat perandorake, dhe, në eventualitetin se ushtria ka me pasë nevojë, kanë me i shkue në ndihmë jo vetëm në Shqipni por edhe në Mal të Zi. Këtë provë kosovarët e malsorët ia kanë dhënë ushtrisë edhe në kryengritjen e Malit të Zi, që kanë qenë të gjithë gati po t’u jepshin armët jo vetëm me mbrojtë Plavën dhe Gusinë, po me marshue krahas me ushtritë italiane anë e mbanë Malit të Zi.”

1.3. Nënfederali Begolli informon për masakrat malazeze në Peshter, Tutinë e Rozhajë
Me shkresën nr. 29/9, Rezervat Personal, Tepër Urgjent, të datës 11 janar 1943, ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i dërgonte Kryesisë së Këshillit Ministror, për dijeni dhe për marrjen e masave eventuale, kopjen e një telegrami që kishte marrë nga Federata e Fasheve të Pejës, nënshkruar nga nënfederali Begolli, me këtë përmbajtje: “Njoftojmë se katër mijë malazezë të primë prej kolonelit Pavle Grintit (Gjinshiqi), ish-kapiten i ushtrisë jugosllave, kanë zaptue tri komuna me katunde në zonën asnjanëse Peshter, mandej Tutinë e Rozhajë. Këta janë furnizue me municione luftues italianë, mitralozë të divizionit venecian për të luftue komunistat në Sarajevë. Por në vend që me u nisë për në Sarajevë, na kanë ra neve. Shumë katunde janë djegë krejtësisht, megjithë gra e fëmijë brenda. Janë nisë afro dyqind vullnetarë nga Peja. Shumë të tjerë janë gati me u nisë.”

1.4. Mali i Zi përgatitet me i ra Plavës e Gusis
Më 21 janar 1943, kryetari i Bashkisë së Gusis i dërgon një shkresë bajraktarit të Shalës, Kolë Ndou, ku i lypë një fuqi që të rrinë gati sepse Mali i Zi është duke përgatitë dita me ditë me i ra Plavës e Gusis me luftë; prandaj lutemi sa mâ parë të na njoftoni me një shkresë se ç’veprim do të bájë populli jonë se na jemi gati kurdoherë. Nga ana e tij, bajraktari i Shalës, me cilësinë e sekretarit politik të Fashes Shalë, më 30 janar 1943, ia njofton këtë problem zyrtarisht Fashes së Shkodërs, e cila e përcolli për Drejtorinë Kombëtare të PKFSH, në Tiranë, më 2 shkurt 1943.

1.5. Arratisja e malazezëve nga Rozhaja
Më 4 shkurt 1943, me shkresën rezervat nr. 17, sekretari politik i Fashit të Rozhajës, Zenun Gashi, do të njoftonte federatën e Fasheve në Pejë se më datën 2 shkurt ishin arratisë në drejtim të Beranës: Millosh Nadaleniq, Dragisha Millun, Zeko Ivan, Radosh Panto, Radoje Pante, Mikorad Radosav, Vaso Ivan, Millotin Radosav, Drago Radosav, Dragania Radosav (vajzë), Millo Vukotin, Miliq Vikov, Cvetosar Milija dhe Cunera Milija, të gjithë nga katundi Bogajë, rajon i komunës së këtushme; dhe me datën 3 shkurt janë arratisë po për në atë drejtim: Petro Miliq, Nikolla Miliq, Millo Petra, Pavlo Millan, Millorad Sava, Sakole Sharov, Novak Petro, Joso Shareviq, Veselin Jovan, Branka Veselinov, Janko Veselinov, Savo Ivanov, nga katundi Radovoje, mëhalla po të juridiksionit të Komunës Qendrës.
Nga informatat e marruna rezultonte se të përmendunit janë arratisë me qëllim për të bâ pjesë me çetnikët malazezë në ndonjë sulm eventual që mendohet prej tyre dhe që të gjithë janë persona të rrezikshëm, mbasi edhe në vitet e kalueme kanë ndihmue çeta serbo-malazeze kur kanë mësy viset shqiptare. Drejtoria Qendrore e Partisë Fashiste Shqiptare, këtë shkresë ia përcolli Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Tiranë.

1.6. Malazezët përgatitën për mësymjen në tokën shqiptare
Më 7 mars 1943, sekretari politik i Fashit të Kastratit, Nush Kiçi, me anë të fonogramit tepër urgjent, nr. 16, me landë “Alarmim në popull’, do të njoftonte Federatën e Fasheve në Shkodër, se: “Më datën 7. III. 1943-XXI, ditën e dielë, ora 11 paradreke, kanë ardhë nga Shkreli z.z. major Dod Nikolla, Mulo Deli Bajraktari nga Hoti dhe Nish Gjeto Marku nga Pjetroshani në Kishë të Bajzës. Mbas meshe kanë shkue të tre në Tuz. Në ora 17 kanë mbërrijtë në Bajzë dhe kanë thanë se malazezët janë përgatitë për mësymjen në tokën shqiptare. Lutemi të na njoftohet sa má parë mënyra e veprimit.” Në një njoftimin e datës 15 mars 1943, Nush Kiçi do të saktësonte se alarmi në fjalë ishte dhënë prej të quejtunit Ibrahim Shukapoviçit nga Podgorica.
Brenda datës 7 mars, sekretari federal i Shkodrës, Ismail H. Deveja, do të kthente përgjigje për Fashin e Kastratit, duke e vënë në dijeni se kishte lamërue zyrat Eprore dhe e falenderonte për interesimin.
Nisur nga rëndësia e problemit, ky telegram do t’i përcillej urgjent Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Tiranë, nga zëvendësministri sekretar i PKFSH, njëherësh Kryeministër, Maliq Bushati.

2. Dëshmi të masakrave sllave ndaj shqiptarëve
 2.1. Disa pika të veçanta mbi masakrën e Bihorit
1. Ngjarja e tmerrshme e Bihorit i ka kallun në dishprim të gjithë banorët shqiptarë të zonës neutrale dhe ka bá një përshtypje të thellë ndër krahinat shqiptare t’afërme, këtej kufirit. Ndjenja e tyre më e dukshme është përshtypja që gjinden të pambrojtun kundrejt armiqve të fisit shqiptar. Shumëkush mendon se si Qeveria shqiptare ashtu edhe Qeveria italiane nuk i kushtojnë rëndësinë që meriton çështjes së mbrojtjes t’atyne viseve, ose nuk kanë fuqinë që nevojitet për këtë qëllim. Sido që të merret, kjo ndjenjë shkakton një pakësim të fortë të prestigjit të qeverisë në sy të popullit.
2. Popullsia e zonës neutrale, në thjeshtësinë e mendimeve të veta, gjithë fajin e prishjes dhe të kërdis që u ba në Bihor, ia ngarkoi autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesjen e tyre. Ajo gjykon kështu: “Në mos ishte e mujtun të bashkohemi me Shqipni, përse nuk na lanë në Malin e Zi? Në u pranua provizorisht forma e veçantë e Zonës neutrale, përse nuk u vendosën masat e nevojshme për mbrojtjen e saj? Në mos mund të sigurohej kjo mbrojtje me fuqi zyrtare, përse nuk u organizue me anë të popullit duke i dhanë armët që ka kërkue dhe i janë premtue sa herë? Në mos mund të báhet kjo, përse mos të na thuhet qartazi që t’i bájmë çajre vehtes sonë? …”
3. Çetnikët që prishën katundet e Bihorit dhe masakruen banorët ishin veshur me petka ushtarake italiane, me armë italiane dhe mbajshin të gjitha shenjat dalluese të çetnikëve që gjoja janë në bashkëpunim me autoritetet ushtarake italiane. Me këtë fjalë nuk duem të themi kurrsesi se mund të ketë ndonjë lidhje midis komandave italiane dhe veprimeve kriminale të çetnikëve kundër popullsisë shqiptare. Duem vetëm të theksojmë se çetnikët, tue ditun të përfitojnë nga përkrahja e autoriteteve italiane – me armë, veshje, ushqim e rrogë – dhe tue mos qenë nën kontrollin e plotë të tyne, kanë fitue shumë guxim në lëvizjet që bájnë dhe veprojnë shpeshherë si u leverdis, sikurse u provue në ngjarjen e Bihorit, tue e shpërdorue besimin që u âsht dhanë.
4. Çetnikët masakrues kanë qenë ata që ndodhen nën komandë të vojvodës Pavlo Gjurishiqit. Ky e ka komandën në Beranë dhe gëzon mjaft autoritet ndaj komandave italiane të qarkut. Nga fakte të përshkrueme në relacionin përkatës, provohet se ky vojvodë është fajtori kryesor për ngjarjet e tmerrshme të Bihorit dhe këtë e din i gjithë populli. Prandaj duhet të kërkohet ndëshkimi i tij dhe i shokëve të tij për shkatërrimin dhe mjerimin e tmerrshëm që shkaktuen. Vetëm një ndëshkim shembullor i këtyne mundet të bjerë pak qetësi në shpirtërat e dëshpëruem të popullit shqiptar të atyne viseve. Mosndëshkimi ka me u thye krejt zemrën dhe guximin e shqiptarëve dhe, në anën tjetër, ka me qenë një inkurajim për çetat e Gjurishiqit për ta vazhdue ndër krahina të tjera veprën e fillueme në Bihor, për shfarosjen e fisit tonë ndër ato vise, sikurse e ka shpallur Drazhe Mihajloviçi (nënvizimi është në dokument-V.H.). Nuk duhet harrue se Pavlo Gjurishiqi është major në organizatën e Mihajloviçit.
5. Tragjedia e Bihorit ndodhi në ditët e 5 e 6 të kallnorit (janarit 1943). Në ditën …, koloneli komandant i ushtrisë në Bjelopole kishte ardhur për ziaret ke Osman … e në katundin … dhe u kthye po atë ditë në Bjelopole. Osmanit nuk i zuni në gojë kurgjá mbi lëvizjet e çetnikëve, domethënë se vet nuk dinte gjá mbi çka ata përgatitnin.
Më datën 4 janar, u duk në katundin Cubavaç, në breg të Limit, një çetë pesëqind vetësh, e cila e kaloi lumin për këtej, tue marrë drejtimin e Koritës. Fshati, i alarmuem, i çoi menjëherë fjalë komandantit në Bjelopolje dhe ky çoi një togë ushtarësh në Cubavaç. Ushtarët e prijësi i tyre paskan dashur ta qetësojnë popullin tue i thanë se “këta janë njerëzit tanë, pra nuk duhet të qitni pushkë kundër tyre”. Por kompania a togu i ushtarëve nuk qëndroi në katund, por u kthye brenda ditës në Bjelopolje dhe nuk dihet nëse mori kontakt me çetnikët në katund.
Relatohet fakti i pabesueshëm se ata ushtarë, në të kthyem, paskan grabit të gjithë qylymat e xhamisë së katundit.
Duket se fjalët e ushtarëve nuk e qetësuen popullatën. Kështu, gratë, vajzat, pleqtë dhe fëmija u ranë pas ushtarëve dhe shkuen në qytet. Në katundin Cubavaç mbetën vetëm burrat.
Má vonë, po n’atë ditë dhe gjithë natën, çeta të tjera paskan kalue lumin në Volanac. Ora më dy të mëngjesit, të ditës 5 kallnuer, paskan krisë tre bomba. Kjo krisje paska qenë shenja e fillimit të prishjes e të kerdisë ndër të gjitha katundet ku çetnikët ishin shpërnda dhe afrue gjithë natën. Mitralozat dhe pushkët hynë në veprim menjëherë. Çetnikët i kishin organizue pritat në mënyrë që kush të dali prej shtëpie të bjerë në plumbat e armëve të zjarrit. Për gra dhe fëmijë ata përdorën má fort thikat dhe shpatat.
6. Komanda ushtarake e Cetinës, si duket, nuk u ka dhánë edhe kaq rëndësi këtyre ngjarjeve. Kryeparë, flitet në popull, pse nuk mori ndonjë masë të dukshme kundër fajtorëve; nuk dërgoi menjëherë në vendin e ngjarjes ndonjë forcë ushtarake a të karabinierëve që të ndjekin fajtorët, të ndalojnë grabitjet nga ana e malazezëve dhe të hetojnë shkaqet.
Pas dy a tre ditësh, komanda në fjalë paska lajmërue autoriteteve në Tiranë “se nuk ka kurrgjë” dhe Legatës Italiane në Belgrad – sepse kjo e paska pyetun e ftueme prej “Lidhjes Popullore” të Mitrovicës – i thotë më 9 janar “mbretëron qetësi e plotë ndër ato vise”. Kurse edhe një javë mbas kësaj date, thuhet në popull, kâmbë shqiptari nuk guxonte të shkeli prapë në katundin e vet të shkretuem, se pritej me pushkë nga malazezët që ishin turrun të grabisin çka kishte mbetë.
7. Popullsia shqiptare e Zonës neutrale ka vu re me shumë keqardhje se ka oficera të naltë t’ushtrisë italiane, si koloneli i Beranës dhe ai që asht në Rozhaj, që nuk tregojnë për popullin shqiptar as kuptim të gjanë, as ndjenjë simpathie, as edhe frymë drejtësie. Një katundari të dëshpëruem që i tregoj njanit prej këtyne një fëmijë të vogël të therun prej çetnikëve ai e dëboi tue i kërcënue me revole në dorë. Popullsia shqiptare, për kundra, në çdo rast ka tregue simpathi, bashkëpunim dhe mirënjohje të dukshme ndaj ushtarëve italianë.
8. Âsht për t’u habitun se shpesh herë zyrat ushtarake italiane, kur flasin e shkruajnë për popullin e Zonës neutrale, nuk përmendin fjalën “shqiptar”, por gjithmonë thonë “musliman”, simbas zakonit serb e malazias.
9. Ka bâ shumë përshtypje të keqe në popull fakti se, kur u hap lajmi i veprës mizore të çetnikëve, një grumbull burrash shqiptarë të Pejës e Roxhajt, u bánë gati të shkojnë në ndihmë të vllaznëve të tyne. Ata gjithmonë të bindun e t’urtë ndaj autoriteteve i kërkuen leje komandantit italian që të hyjnë në zonë neutrale. Komandanti nuk u dha leje dhe ata u bindën. Komandanti báni ndofta detyrën e tij, se nuk ishte i autorizuem me e dhanë lejen dhe prandaj nuk e dha. Me këtë, ay, pa dyshim, u ka bá një shërbim të madh malaziasve, pa dashun. Por e keqja qëndron këtu: çetat shqiptare edhe kur është fjala për mbrojtje, jo për mësymje, kërkojnë leje, nuk u jepet, binden e tërhiqen. Por çetnikët e Gjurishiqit nuk kërkojnë leje, sigurisht, për të djegun katunde shqiptare dhe për t’i masakrue banorët, domethënë se punojnë mbas qejfit të vet.
Përfundimi âsht se në zonën neutrale malaziasit janë má të mbrojtun se shqiptarët. Në mos u jepet mundësia shqiptarëve të mbrohen vetë, le t’i mbrojnë ata që e kanë për detyrë. 


Dëshmi autentike të këtyre masakrave barbare gjinden edhe në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të Partisë Fashiste Shqiptare të vitit 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 52, me 57 fletë, ku janë administruar dokumente të korrespondencës ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste Shqiptare, Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomonit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës Fashiste të Shkodrës etj. mbi agresionin e çetnikëve malazezë të armatosur nga ushtria italiane kundër shqiptarëve në Veri, mbi fonogramin e sekretarit politik të Kastratit rreth përgatitjes së një mësymjeje të malazezëve në tokat shqiptare në Veri, mbi masakrën e Bihorit dhe mbi pushtimin e tokave shqiptare nga shovinistët jugosllavë, si dhe lista emërore të masakruarish nga shovinistët serbë më 1912, 1913, 1914 dhe shovinistët bullgarë nga 1912 – 1940.
Disa prej këtyre dokumenteve të dosjes 52 do t’i publikojmë për lexuesin e “Standard” në vijim të këtij dosieri.
***
2.2 Qeveria e Tiranës dokumenton barbarizmat sllave kundra shqiptarëve

Në fillim të muajit korrik 1943, Ministria e Punëve të Brendshme, në Tiranë, do t’u dërgonte prefekturave Prishtinë, Shkodër, Dibër, Prizren dhe Pejë një qarkore me këtë përmbajtje:
“Kjo ministri dëshiron me qenë e informueme mirë mbi barbarizmat që sllavët kanë bá kundra elementit shqiptar në tokat e sundueme prej tyne qysh prej vitit 1912 dhe që sot i janë aneksue Mbretnisë sonë.
Për këtë gjá duhet të veheni në kontakt me pjesë intelektuale t’atyne vendeve dhe të personave që mund të ju përshkruajnë besnikërisht ngjarjet e ndryshme.
Këto informata duhet të nxirren me një farë takti, duhet të jenë të bazueme në fakte e në dokumenta.
Prandaj lutena na dërgoni për çdo ngjarje nga një përshkrim të hollësishëm dhe të përpiktë, tue shënue në të datën, vendin dhe mundësisht emrat e të gjithë atyne të munduemve e të masakruemve gjatë 30 vjetëve të sundimit sllav n’ato vise si dhe mundësisht t’atyne që i kan bám këto masakrime kundra shqiptarëve.
Shtojmë se organet e Partisë dhe ato t’Arsimit nuk kanë me u kursye me ju ndihmue në sigurimin e këtyne kërkimeve për çka i kemi shtrue dhe lutë ministritë e lartëpërmendura.
Në lidhje me këtë problem, më 3 korrik 1943, nënministri i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare, Feridon Minarolli, u dërgoi federatave të fasheve Prishtinë, Shkodër, Dibër, Prizren dhe Pejë qarkoren e mësipërme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku i ftonte ato federata që në bashkëpunim me autoritetet e vendit të mbledhin fakte dhe dokumentet e nevojshme në mënyrë që ministria në fjalë t’ia arrijë qëllimit n’interes kombëtar.

2.3 Shqiptarë të vrarë më 1912 nga serbët civilë të Ferizajt

Në përgjigje të kërkesës zyrtare, në Ferizaj u dokumentuan këta shqiptarë të vrarë, në vitin 1912, nga serbët civilë që banonin aty:
Sadri Vata, Azem Vata, Gj(Xh)em Vata, Hazir Biba, Islam Biba, Hasan Ibrahimo, Emin Bajqinca vetë i dhjeti, Mustafa i Vogël, Mall Midyri, Hasi vetë i dyti, Mehmet Vata, Selim Puella, Nezir Kozhinca, Osman Mehmeti, Adem Feka, Ram Goga, Mehë Haxhi Sallku, Halil Ajeti, Rasim Ajeti, Nuredin Abdyli, Hysen Islam Stublla, Osman Rrahman Stublla, Bajram Goga, Azem Goga, Salih Goga, Salih Varoshi, Haxhi Sallku, Sylë Haxhi Sallku, Emin Mumini, Zaim Nazifi, Ali Jupi, Ibrahim Dema, Myftin e qytetit, Rexhep Rama, Bajrosh Rama, Rustem Rama, Bahti Abas-Pala, Rexhep Beqiri, Beqir Halil Hasani, Bislim Ymeri, Tahir e Abas Rexhepi, Ismail Abasi, Mustafa Saraqi, Mustafa i Gjatë, Bajram Hysen Klajiqi, Haziz Kzhinva vetë i teti, Dem Kozhinca, Sait Slishani vetë i katërti, Abas Xhukel vetë i pesti, Nekë Kasapi, Nazif e Saqip Kaçaniku.

Shqiptarët nga nënprefektura e Gjilanit të vrarë në mënyrë barbare
Disa nga shqiptarët e masakruar në mënyrë barbare në nënprefekturën e Gjilanit, nga ushtria ose komitat bullgare, prej vitit 1912 – 1940, janë:

Vrarë më 1912
Ruzhdi Abdyl, Halit Shaban, Bislim Bejxhet, Ymer Sulejman, nga katundi Bimnik; Jashar Zahir, nga katundi Poliska; Sinan Ramadan, nga katundi Shipshanica; Kadri Zeqir, nga katundi Desivojca; Eles Sulejman, Nudi Ramadan, Bajram Misim, Musli Ismahil, Rustem Jonus, nga katundi Kobosh; Rahman Ali dhe Jakupi, nga katundi Gughevca; Emin Shabani, Selman Vejseli, Nuhi Memishi, Ajet Memishi, Adem Zeqiri, Tush Zeqiri, Murtez Rexhepi, Elez Rexhepi, Nuhi Baftija, Shaban Alija, Islam Zeneli, Mehmet Haliti, Mehmat Hajdari, Emin Shabani, Etem Osmani, Ramadan Hasani, Halit Mehmeti, Hasa Zyberi, Asllan Bajrami, Emrush Selmani, Bafti Ademi, Sula Aliaj, Bajram Ymeri, nga katundi Komogllav; Shabi Ramadan Kaja, Ahmet Shabi, Ali Jaho, Sali Bislia, nga katundi Dreker; Bislim Musli, Selim Musli, Musli Musli, Ysen Ajdar, Arif Sejdin, Abdyl Bajram, nga Gilani; Sulejman Sait nga katundi Bamjan; Emin Muvsin Sali Kupina, nga katundi Grpes; Emin Zhitina nga katundi Zhitinë; Zekirja Zyber, nga katundi Bezaran; Bekir Jaha, Hamdi Sali, nga katundi Delekar; Aziz Aga, nga katundi Bimnik; Abdullah Hajredin, Hajdar Jashar, Ajvas Abdullah, Rexhep Jusuf, Pajazit Ibish, nga katundi Polichka; Ibrahim Sela, Sherif Azem, Musli Kamber, Kurtesh Ajdin, Kasem Fetah, Ysen Rushit, Fetah Hysejni, nga katundi Veleglava; Ukshin Shain, Ziatif Shain, nga katundi Zejacijë; Mustafa Arsllan, Abdulla Sali, Ramadan Halil, Fazlije Gruja, Hasan Osman, nga katundi Grstëna; Emin Sait, Rustem Emin, Mustafa Jusuf, nga katundi Zisëçka; Pajazit Rama, Hasan Rama, Rahim Hasan, Bale Rahimi, Rakip Sali, nga katundi Shipshtinca; Ali Faslli, nga katundi Bajkovë; Hysejn Idris, Adem Jashar, nga katundi Hagoshta; Abdullah Sulejman, nga katundi Polic, Abdul Bajram, Jusuf Osman, Sulejman Fejzullah, Islam Hajrullah, nga katundi Vrëevea; Tahir Maliq, Haziz Shahin, nga katundi Sahic; Qazim Idris nga katundi Keretin; Ajdar Basevaç nga katundi Basevaç; Ali Bajram nga katundi Belegleva; Aziz Mahmut, nga katundi Beshi; Zyber Bozhit, nga katundi Bleta; Ajdin Gjymshit, Asllan Emrullah, Ali Emrullah, Baftjar Kadri, Ahmet Selman, Myftar Ferat, Feris Hajdar, Bajram Hysen, Harif Liman, Eshref Arif, Bahri Arif, Jusuf Mahmut, nga katundi Lubishtë; Shaban Vejsel, Myftar Demiri, Arif Haliti, Ali Jahiri, Mahmut Nuredini, Daut Bejluli, Mustafa Sadiku, Rexhep Sejfi, Ramadan Abdyli, Xhemal Beqiri, Hasan Murseli, Halim Quni, Rexhep Quni, Qun Murseli, Murat Faslija, Sherif Hasani, Tafa Hasani, Hasan Mustafa, Musli Bajrami, Selman Baftija, Emrullah Fetahu, Hava Murseli, nga katundi Komogllav; Shabi Rama, Ahmet Shabija, Ali Jahi, Bislim Musa, Musa i Musës, Selim Rama, Sherif Bajrami, Hysejn Mustafa, Rama i Baftijës, Abdyl Bisla, Arif Sejda, nga katundi Gjylekar; Bajram Nuredini, Qerim Bajrami, Rexhep Bajrami, Zejnullah Bajrami, Selman Bajrami, Ajet Ibrahimi, Sali Osmani, Hamide Shaqiri, Mustafa Fetahi, Sulejman Kameri, nga katundi Sllatin; Isuf Ahmet, Jakup Ahmet, Ramadan Sahit, Deli Fetahi, Sulejman Ramadani, Arif Mustafa, Sheqir Ismahili, Bajram Ismahili, Hetem Ademi, Bafti Ademi, Nezir Ramadani, Abdyl Kadrija, Selim Vejseli, Liman Ibrahim, Emrullah Murseli, nga katundi Verban; Fejzi Haziri, Beqir Zajra, Kadri Beqir, Sulejman Beqir, Metush Mesimi, Jaja Rexhepi, Hamet Hameti, Sadri Dauti, Hamdi Beqiri, Afës Aziri, Shahin Hasani, Qamil Shahini, Shaban Hyseni, Nazif Maliqi, Qemal Avdija, Bektash Bajrami, Sali Sulejman, Shaban Sasivari, Bafti Harifi, Bajram Azizi, Reshat Xhemail, Elmas Hasani, Hajris Hasan, Fasli Halil, Shehna Bajram, Dalip Kamer, Jakup Hysen, Selim Ferat, Sait Bajram, Sait Sulejman, Sul sllatina, Abdyl Shabani, Hasan Ajeti, Hetem Adem, Halim Hetem, Beqir Rexhep, Aziz Rexhep, Idris Rexhep, Hazir Beqir, Fejza Ahmet, Lah Arif, Ramadan Arifi, Hysen Emin, Halil Ahmet, Halit Sinan, Bajram Nuhi, Fasli Nuhi, Riza Nure, Dalip Bekatsh, Ramadan Bektash, Adem Ilias, Hamit Mustafa, Hamza Hamit, Rahman Hasan, Emin Habib, Hysen Sefa, Berat Mustafa, Bajram Hetem, Fetah Hetem, Halil Shama, nga Begunc.

Viti 1913
Rexhep Ibrahim, Abdullah Shaban, Hasan Jakup, Kadri Hysejn, Bahti Abdi, nga katundi Kabash; Male M. Sulejman,, nga katundi Crneva; Bajram Muharrem, nga katundi Derbesh; Mehmet Ali, nga katundi Kerblicë; Halim Jusuf, Sulejman Sadik, Male Rama, Jashar Spahi, Jusuf Jashar, nga katundi Dobërçan; Isak Halil, nga katundi Dobresh, Hafis Mehmedali, nga katundi Tërnofc; Ali Ajet, Mehmet Ajet, nga katundi Gminca; Rexhep Redofca, nga katundi Dragencë; Sinan Rahma, Murat Sait, Ibrahim Halil, Sherif Cileki, Ibrahim Pajaziti, Rahma Beshiri, nga katundi Guzhevca; Behlul Sali, Shaban Ismahil, Myftar Kasëm, Ajdin Kasëm, Shaban Mustafa, Mehmet Emin, Sherif Emin, nga katundi Cunmishta; Shaban Ajvazi, nga katundi Gadish; Halil Islam, Zekir Rahman, Islam Rahman, Kamber Baki, Sherif Ajdin, Sali Ali, Ibrahim Ali, Zeqir Kamber, Sejdi Adil, Fazilje Adil, Sulejman Ismahil, nga katundi Merfocë.

Vrarë më 1915
Jakup Selim Deda, Zyber Zechirja, Hysen Bekir, Bedhel Shaban, Hysen Myrseli, Demir Myrseli, Shaban Hysein, Ismail Hysein, Myrtez Hysein, Sait Hysein, nga Pozhorona; Ymer Hajdar, Metush Sali, Ibrahim Ali, Vejseli Emin, nga Grpës; Hali Shelajdin, Idris Alush, Sali Bexhet, Hasan Shaban, Shaban Ramadan, Nuhi Sulejman, Jusuf Shabai, Nuhi Sali, Jusuf Halili, Qazim Halili, Adullah Qazim, nga Dheleker; Ajet Shabi, nga Bobotovo.

Vrarë më 1916
Nezir Halili, Habib Shabani, Daut Ajeti, Sula Asllani, Hysen Delija, Hamit Zuka, Ajet Shafa, Hysen Hamiti, Sali Arifi, Elmaz Abdija, Ilias Mysini, Nezir Ramadani, Sherif Zejnullahi, Murat Zeqiri, sadri Ademi, Sadri Osmani, Xhemal Bajrami, Shaban Arifi, Sali Arifi, Sherif Neziri, Zeqir Ajeti, nga katundi Smira.

Vrarë më 1917
Hasim Ferati, Zymer Arifi, Sejdi Zymeri, Shaban Tafa, Ismail Emini, Shefki Emini, Sejdin Brahimi, Rahman Ahmeti, nga katundi Zhitinja; Jusuf Shabija, Haxhi Xheladin, Mustafa Qerimi, Zenun Haziri, Isak Ismahili, Halit Emini, Hajdar Sedlimi, Ejup Pajaziti, Nuhi Salihi, Ajet Shabija, Zeqir Selimi, Abdyl Shabani,Hasan Ajeti, Ethem Ademi, Halim Ethemi, Beqir Rexhepi, Aziz Rexhepi, Idriz Rexhepi, Haziz Beqir, Fejza Ahmeti, Isa Arifi, Rmadan Arifi, Ysen Emini, Halil Ahmeti, Halil Selmani, Bajram Selmani, Elez Arifi, Abdyl Beqiri, nga katundi Gjylekar; Gani Baki, Qerim Zejnun, Hajrie Abas, Riza Rexhep, Qazim Rexhep, nga katundi Lubishtë; Rexhep Shabani, nga katundi Komogllav.

Vrarë më 1918
Riza Idrizi, nga katundi Smira.

Vrarë më 1923
Zija Selman, Bajram Rexhep, Xhemal Elmas, Abdullah Elmas, Musli Hajdar, Deli Halit, nga katundi Lubishë.

Vrarë më 1942
Selim Feta, Halil Sulejman, Daut Ibrahim, Shaban Ibrahim, Bajram Ibrahim, Sali Islam, nga Bimnik.Tetovanews


torsdag 21 januari 2016

Rregullat e mirësjelljes (Bontonit)



 
Takimi me ish të dashurin mund të jetë një ngjarje stresuese, jo sepse ju e doni ende atë, por për shkak se nuk e dini se si të silleni në atë situatë. A duhet që të fshiheni? Bëhuni cool? Ose sarkastik? Me këshillën tonë, takimi i radhës me ish të dashurin do të jetë edhe më shumë se i durueshëm.
Veproni si të jeni e befasuar
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ju doni të bëni të qartë se nuk jeni e obsesionuar me të, më që nga ndarja me të, ju nuk e planifikuat një takim rastësor. Silluni ashtu që ju vjen mirë që e keni parë, por gjithashtu jeni e habitur që jeni takuar me njëri tjetrin.
Pa ironi
Edhe në qoftë se ka qenë i dashuri më i keq ndonjëherë, edhe në qoftë se ndarja ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë, është mjaft normale që dëshironi që të mallkoni ditën kur ju ka humbur. Por në qoftë se jeni e vrazhdë kur të takoheni, ai nuk do të jetë i trishtuar që ju ka humbur. Përveç kësaj, me mirësjellje tregoni se nuk keni më interesim për të. Mos harroni, e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca.
Mos gënjeni
Me siguri që keni disa miq të përbashkët apo ende jeni miq në Facebook, kështu që nuk ka nevojë për të imagjinuar disa tregime të rreme, sepse me siguri do të kuptoj dhe do të ndjehet palidhje. Nëse keni nevojë që ta zbukuroni jetën tuaj për një nuancë, përqëndrohuni në gjëra pozitive dhe flisni për këtë.
Bëhuni fenomenal
Jini të qeshur, flirtoni dhe ngacmoni të gjithë rreth jush – madje edhe kur mendoni se ai është duke shikuar.
Qëndroni “mbi të”
Nëse ai fillon të sillet me keqdashje apo i vrazhdë, mos zbrisni në nivelin e tij, por silluni me dinjitetin tuaj. Do të ndjehet si një idiot të nesërmen, na besoni.
Mos pini shumë
Ka shumë skenare të këqija të mundshme, në rast se deheni apo e humbisni mendjen tuaj. Mund të ndodhë që ta sjellni në shtëpi dhe të bëni ndonjë budallallëk duke qarë për përfundimin e lidhjes tuaj dhe duke ja bërë me dije që ende ju intereson ai.
Mos e krahasoni vetën me të
Kjo ndodh pothuajse instinktivisht, filloni të analizoni se sa jeni të ngjashme apo të ndryshme nga ish e dashura e tij. Gjëja më e rëndësishme është se ai është tani me ju dhe fundi i tregimit. Shpenzimi i kohës për të reflektuar mbi ish të dashuren e tij, vetëm do të bëjë që ju të bëheni e pasigurt dhe të ktheni fokusin larg nga ajo që është e rëndësishme – dhe kjo është lidhja juaj.
Bëhuni gati për të folur për ditë të vjetra të mira
Kur duhet të dëgjoni partnerin tuaj me ish-të dashuren e tij duke rikujtuar ngjarjet nga e kaluara, është e vështirë që të qëndroni e qetë. Nëse ju filloni të ndjeheni si një e huaj, mos harroni se ka edhe një grumbull të kujtimeve që ajo nuk i kishte përjetuar me të dashurin tuaj, dhe ju i keni përjetuar ato.
Përmbahuni nga grindja me të dashurin tuaj më vonë
Shtypja e zemërimit dhe ndjenja negative mund të shkaktojë një shpërthim të emocioneve pasi që të kaloj situata e sikletshme. Mundohuni që të përmbaheni derisa të qetësoheni. Nëse edhe të nesërmen jeni duke menduar në lidhje me këtë, uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj deri sa të zgjidhni këtë. Grindjet e ngarkuara emocionalisht, kurrë nuk përfundojnë mirë.
Mos le të të sfidoj në qoftë se sillet keq ndaj jush
Mundohuni që ta vëni veten në pozicionin e saj – dhe ju do të ishit ziliqar që të takoni ish të dashurin tuaj me një të dashurë fantastike të re. Nuk është mirë, por e kuptueshme. Injorojeni atë, sepse ajo është vetëm një ish.
 

Pëlqimi ndërpersonal,dëshirimi dhe dashurimi


 

 

Këngët dhe letërsia e kanë bërë të pavdekshëm njërin nga emocionet më të fuqishme që ne përjetojmë-dashurinë.Ajo pjesë e psikologjisë që merret me dëshirimin,dashurinë dhe me miqësinë është quajtur pëlqimi ndërpersonal.Berscheid dhe Walster (1978) e shohin pëlqimin ndërpesonal si një predispozicion për ta vlersuar pozitivisht një person tjeter.Terheqja reciproke ka tri aspekte :atë kognitiv,emocional dhe sjellor.Aspekti kognitiv ka te bëjë me mendimet dhe besimet pozitive e negative të dikujt për një person tjetër;aspekti emocional ka të bëjë me ndjenjat pozitive dhe negative dhe aspekti sjellor ka të bëjë me mënyrën se si sillemi me dikë.





                                                     Dëshirimi


 


Njerëzit janë krijesa shoqërore që kanë nevojë të jenë së bashku.Përse tërhiqemi,përse na pëlqejnë njerëz të caktuar? Si i krijojmë marrëdhëniet reciproke?
Faktorët që ndikojnë në pëlqimin ndërpersonal.Psikologët socialë janë përpjekur të shpjegojnë se pse ne pëlqejmë njrëz të caktuar.Në përgjithësi studimet flasin për tri faktorë kryesorë:afërsinë,ngjajshmërinë,dhe paraqitjen fizike.Ne priremi Të pëlqejmë ata njerëz që janë gjeografikisht afër nesh.Miqtë tanë gjenden ndër fqinjët dhe ndër njerëzit që i shohim çdo ditë në shkollë,në punë,në xhami ,në kishë.Leon Festinger dhe kolegët e tij(1950) kryen një studim klasik duke matur modelet e miqësisë midis studentëve të martuar që jetonin në një kompleks apartamentesh.Ata zbuluan se miqësia lindte midis atyre që jetonin pranë njëri-tjetrit.Më i mundshmi për tu bëre mik i dikujt ishte fqinji i tij.Njëri nga shpjegimet e rolit që luan afërsia në të pëlqyerit e dikujt është se ne bëhemi më të afërt më shumë me ata njerëz,të cilët i shohim rregullisht(Moreland dhe Zajonc,1982).
Studimet mbi ngjajshmërinë tregojnë se njerëzit pëlqejnë ata me të cilët kanë parime morale të ngjashme,aftësi intelektuale,interesa dhe parapëlqime të ngjajshme për aktivitete.Është e këndshme të jemi me ata që kanë dëshirë të bëjnë po ato gjëra qe duam edhe ne.Me ata që na ngjajnë ne jemi të zotë të komunikojmë në mënyrë më efikase.Hays (1985) bëri të ditur se njerëzit që pëlqejnë të bëjnë gjëra të ngjajshme dhe që përjetojnë ngjajshmërisht kanë më shumë mundësi të bëhen miq.Në një farë mënyre,ne pëlqejmë ata që janë si ne,meqë kjo na bën të ndjehemi të qetë.


Paraqitja fizike luan një rol të madh në zgjedhjen e atij që duam ta njohim më mirë.Në përgjithësi studimet tregojnë se njerëzit e pashëm kanë më shumë mundësi të perceptohen në mënyrë të pëlqyeshme.Ata kanë gjithashtu më shumë mundësi që më pas të zgjidhen për shokë.Pse është me rëndësi të jesh i pashëm?Ne jemi të prirur ta pëlqejmë bukurinë dhe supozojmë se bukuria shoqerohet mirësi dhe karakteristika pozitive.Ne gjithashtu i rrisim vlerat vetes kur jemi të shoqëruar nga njerëz të pashëm.


Teoritë me mardhëniet me të tjerët.Egzistojnë disa teori që merren me mënyrën sesi formohen marrëdhëniet me të tjerët.Teoriia e shkëmbimit social thotë se ne e vlersojmë koston dhe shpërblimin e marrëdhënieve që kemi .Në qoftë se shpërblimet janë më të mëdha se kostoja,atëhere ne vazhdojmë marrdhënien dhe,nëse kostoja është shumë e lartë,atëhere ne kërkojmë shoqëri të tjera.Shpërblimi mund të jetë prestigji,informacioni,paratë,qëndrushmëria emocionale dhe kënaqësia.Kostoja mund të jetë para,përpjekje shumë të mëdha ose çdo gjë tjetër e pakëndshme në një marrdhënie.Në marrdhëniet me të tjerët ne vlersojmë edhe drejtësinë.Teoria e drejtësisë thotë se njerëzit janë të motivuar që në marrdhënie të ruajnë një ekuilibër drejtësie. Në qoftë se njëri vetëm jep dhe tjetri vetëm merr,atëhere duket qartë se marrdhënia nuk eshtë e drejtë dhe se duhet presion për ta ekuilibruar atë.Në qoftë se ndjejmë që në marrëdhënie nuk kemi drejtësi,ne priremi më tepër për të kërkuar marrdhënie të tjera sesa për të vazhduar marrëdhënien e padrejtë dhe të pakënaqshëm.




måndag 18 januari 2016

scm

PËRGATITJA PËR JETË


Një ndër pikëpamjet themelore të psikologjisë individuale thekson që çdo dukuri e shfaqur e jetës psikike duhet kuptuar si pranim për ndonjë qëllim të parashtruar. Përrallat, tregimet dhe bindjet fetare dëshmojnë dhe tregojnë se për parajsë, ringjallje, reinkarnim shpirtëror, te njeriu asnjëherë nuk shuhet shpresa për ardhmëri të lumtur. As lojën s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridërit dhe edukatorët, por veç si ndihmesë edukimi, ngritje shpirtërore, e fantazisë dhe lëvizshmërisë, si përgatitje për ardhmëri. Në lojë vërehet se si fëmiu sillet ndaj jetës. Në lojë para së gjithash plotësohet ndjenja për afilacion. Fëmijët të cilët eskivojnë lojën gjithnjë janë nën dyshimin se kanë ndonjë mungesë ( mangësi). Frika se rolin që u jepet do ta luajnë dobët, është shkaku kryesor i shfaqjes së tendencës që ata në inkuadrimin e tyre brenda lojës me të tjerë ose duan të tërhiqen ose e prishin lojën. Ka shumë lojra në të cilat theksohen në veçanti momentet krijuese. Në jetë shpesh ka ndodhur që njerëzit më parë të kenë qepur rrobe për kukulla e pastaj për njerëz. Loja nuk mund të ndahet nga zhvillimi psikik i fëmijës. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vëmendja është veçori e organit psikik, shpreh qëndrim gatishmërie, lidhshmëri personale me faktet, gadishmëri për sulm ose mbrojtje, për shkak të ndonjë nevoje ose ndonjë situate jo të zakonshme, me ç’rast e gjithë fuqia e jonë vihet në shërbim të ndonjë qëllimi. Faktori më i rëndësishëm për zgjimin e vëmendjes është interesimi thellësisht i rrënjosur. Vëmendja e zvogëluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lëndëve të rëndësishme. Kjo ndodhë për shembull, kur fëmijët i humbin librat e tyre, amviset që gjithnjë i hudhin diku ose i humbin çelsat e tyre. Harrojnë ata që nuk duan të jenë hapur vigjilent, por për këtë edhe me harresën e tyre janë privuar nga interesimi dhe kanë përkushtim të dobët për detyrën e tyre. Ka edhe aftësi të organit psikik, të cilat s’mund të gjinden në sferën e vetëdijes, por të pavetëdijes. Kësisoj ekzistojnë edhe dy tipe njerëzish: 1) që jetojnë objektivisht pa iu frikuar asgjëje dhe me vetëdije dhe 2) që udhëheqin me pavetëdije. Shumë njerëz zhvillojnë në veten e tyre aso forcash vepruese e që për to ata nuk dinë gjë. Ato forca të pavetëdijshme ndikojnë në jetën e njeriut dhe mund të sjellin gjer te pasojat e rënda nëse nuk i zbulojnë. Për shembull, njerëzit të cilët pahijshëm i hanë thonjët dhe rrëmihin në hundë, ata as që dinë për shkaqet që i kanë sjellur gjer tek ato shprehi të këqija. Ajo çka na ndihmon bëhet pra, e vetëdijshme kurse e pavetëdijshme mbetet ajo çka do të mund të pengonte argumentin tonë. Problemet e jetës së njeriut zbulohen në ëndrra. Të gjitha ëndrrat nuk mund t’i kuptojmë ashtu thjeshtë. Në të vërtetë ëndrrën menjëherë ose e harrojmë ose nëse le mbresë zakonisht nuk e kuptojmë se ç’fshihet pas saj. Në ëndërr përmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lëvizshmërisë së njeriut.

RAPORTI GJINOR
Ndarja e punës është faktor kyq për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili kudoqoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson vendin, të cilin ia ka ndarë ndarja shoqërore e punës. Çdo individ simbas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e priviligjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të pozitës së tillë të fortë që ushtrojnë ata në dobi të tyre decidivisht ndikojnë në pozitën e femrës në ndarje të punës dhe në procesin prodhues. Siç qëndrojnë tash punët me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance. Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është krijuar që t’i ndihmojë synimit për fuqi e lidhur me këtë edhe tendencës që privilegjet mashkullore të vlerësohen më tepër dhe që për to më shumë të trumbetohet. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmiut si ndonjë simbol fuqie. Fëmiu shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, ngase ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq me të gjitha, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet. Sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, ngase kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmiun ku në çdo kënd para syve i shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur ka lind është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është pritur si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë fëmijë ( Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojra dhe profesione që janë për djem, për shembull : ngjiten në dru ( lis). Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjdhojë e dominimit mashkullor.

PËRSHTYPJET NGA BOTA OBJEKTIVE




Nevoja për t’iu adaptuar mjedisit, e zhvillon te njeriu aftësinë e pranimit të përshtypjeve dhe që përmes ndonjë mekanizmi të veçantë psikik gjithnjë të shkojë kah një qëllim…Lëvizjet psikike mund të përjetohen vetëm atëherë kur në ne tangon ndonjë qëllim para sysh. Fëmiu, i cili për herë të parë ngritet ngadyshemeja, në atë moment hynë në një botë tërësisht të re dhe ndjen një atmosferë armiqësore. Përshtypjet e tilla dhe këto ngjajre të cilat neve të rriturve na duken si imtësira të parëndësishme, ngjashëm ndikojnë në jetën psikike të fëmisë, para së gjithash në krijimin e imazhit e tij për botën. Bota e dukshme është e para gjë që në veçanti i imponohet njeriut dhe i shërben si pikëmbështetje e parë për përvojën e tij. Kësisoj sajohet imazhi vizuel i botës. Ne mund të kuptojmë një njeri, vetëm atëherë kur e dimë edhe atë se me cilin organ më së drejtëpërdrejti reagon në jetë. Njeriu shfrytëzon vetëm atë çka dhe si ia kërkon qëllimi i tij. Në trajtimin e fantazisë ajo hynë në sajesë artistike ( ëndrrat ditore ) e organit psikik që më vonë shfaqet në stadin e gjykimit të jetës reale dhe shërben që njeriu të tërhiqet nga jeta reale. Të gjitha përjetimet tona janë në lidhje të ngushtë me kënaqësinë. Është rrahur edhe problemi i ndikimit të njeriut mbi tjetrin përmes hipnozës dhe sugjestionit dhe reagimit të individëve në mënyrë nduarndurshme ndaj tyre.



NDJESIA E VLERËS SË MANGËT DHE SYNIMI PËR VETËAFRIMIN – GJENDJA E FËMIJËRISË SË HERSHME

Duhet pranuar fakti se jeta psikike fillon me ndjesinë e thellë, të pakët ose të tepërt të inferioritetit personal. Kjo është ajo forca lëvizëse nga e cila lindin dhe zhvillohen të gjitha synimet e fëmijërisë, fuqia që kërkon cakun e vet, kurse kjo është kënaqësia dhe sigurimi i jetës në të ardhmen. Në këtë pozicion specifik të fëmijës, që është ngusht i lidhur me organet e tij të aftësimit, qëndron baza e mundësisë për edukimin e tij. Secili fëmijë, përpos se është ndodhur në mes të të rriturve është i ekspozuar faktit që veten ta konsiderojë të imët dhe i krijuar pafuqi. Në këtë disponim ai s’mund të ketë besim në vete se do të mund efektivisht dhe pagabim t’u përgjigjet detyrave që shtrohen dhe si ato nga ai priten. Poqëse nga fëmiu presim së tepërmi do t’ia mbjellim në shpirt edhe më fuqishëm ndjesinë e faktorit kurrfare. Ndjesia e vlerës së pakët, pasigurisë dhe lënies pa ndihmë, shkakton parashtrimin e qëllimit në jetë. Qysh në ditët e para të fëmijërisë te fëmiu hetohet synimi që të shquhet dhe që të tërheq vëmendjen e prindërve në gjithçka. Këto janë shenjat e para të synimeve të zgjuara të njeriut se vlen diç, synim ky që zhvillohet nën ndjenjën fëmijërore të dobësisë dhe motivit të fëmiut që t’i shtrojë vetes qëllim ashtu që do të dukej më dominant mbi rrethin e tij. Organi psikik nën presionin e kërkushësisë, dobësisë dhe ndijesisë së inferioritetit do të orvatet me vrullshmëri që ta mbizotërojë atë ndijesi dhe ta menjanojë. Synimi për fuqi dhe predominancë kalon në sëmundje. Fëmijët e tillë më nuk janë të kënaqur me rutinën e jetës normale. Atyre më tepër u përshtatet distancimi (distanca sa më e madhe), dallimi më i theksuar mes tyre dhe të tjerëve, që t’i nënvlerësojnë të tjerët etj. Bartjen e ndijesisë së vlerës së pakët te fëmiu mund ta shkaktojnë edhe metodat e ashpra edukative. Ka fëmijë që në shkollë sillen krejtësisht ndryshe sesa në familje. Nëse e kuptojmë se mendimi dhe veprimi njerëzor i nënshtrohet një qëllimi do ta kuptojmë edhe atë se prej nga rrjedhin gabimet më të mëdha në jetën individuale. Sa më tepër që njeriu të gjitha sukseset dhe triumfet e tij të jetës i kthen në mënyrën e vet, aq edhe më me vetëmohim i shfrytëzon ato që edhe më fuqishëm t’i verifikojë shabllonet e tij individuale të jetës dhe linjën e jetesës. Kjo ndodhë ngase njeriu asgjë nuk analizon, por se veç pranon dhe përvetëson në errësirën e vetëdijes dhe pavetëdijes. Shkenca do të ndihmojë që të sillet drita në mënyrë që të zbulojmë dhe të kuptojmë gjithë atë që ngjet. Përshtypjet fëmijërore gjithnjë rishtazi veprojnë në jetën e njeriut.