måndag 29 februari 2016

Zbulimet e mileniumit të dytë

ZBULIMET
MILENIUMIT TE DYTE..

1000: Vikingu Bjarne Herjulfson arrin ekstremitetin veri- lindje te Groelandes.

1025: Mjeku arab Alhazen (965-1039) pohon se shikimi sigurohet nga rrezet e drites qe formojne nje Imazh ne sy dhe jo nga rrezet e derivuara nga syri apo pasqyrimet e objekteve, sikurse deri atehere besohej.

1050: Ne France, duke perkulur nje shufer nepermjet nje manovelle, lindi balestra, e cila po te leshohet me nje gure te vendosur mbi te, ky i fundit i arrin te 300 metrat.

1054: astronomet kineze zbulojne nje yll te ri; eshte supernova, e njohur me 1967 si ylli i pare pulsues qe ijep origjinen Crab Nebules ne grup-yjesine e Demit.

1066: u vezhgua nje komete e madhe.

1180: Ne France u ndertua mulliri i pare qe punonte nepermjet; anglezi Alexander Neckam (1157-1217) pershkruan aftesiene orientuese te gjilperes magnetike.

1194: udhetare viginge zbulojne ishujt Svalbard

1202: matematikani Leonardo Fibonacci duke shkruar librin e tij «Liber Abaci», i prezanton gjithe Europes numrat arabe.

1228: filloi ne Angli, nxjerrja dhe perdorimi sistematik i karbonit.

1249: anglezi Roger Bacon pershkruan zyzet si mjet mbrojtes per syte dhe prezanton pluhurin e perdorur ne plumba, e cila ne Kine kishte nje perdorim teper antik. 1252: Alfonso X nga Castiglia publikon «Tavole Alfonsine», qe i sjellin motivet planetare me nje precizion me superior se ato te arritura Tolomeo.

1269: francezi Pélerin de Maricourt pershkruan polet magnetike.

1291: ne Venezia lindin pasqyrat me xhama.

1300: alkimisti Gerber pershkruan acidin sulfurik.

1316: Mondino de Luzzi ndan organet kadaverike dhe publikon librin e pare te anatomise.

1335: oret mekanike filluan te vihen ne pune nga mekanizma peshuese, dhe filluan te vendoseshin neper kulla per te sherbyer si ore riferuese zyrtare e krahinave te
vecanta.

1346: shfaqen topat ne nje konflikt franko-angleze.

1403: dyzet dite per te shmagur perhapjen e murtajes ne Venezia; njihet koncepti mbi semundjet ngjitese.

1427: portugezi Diego de Sevilha zbuloi ishujt Azzorre

1435: gjermani Johann Gutenberg zbuloi shkronjat e levizshme dhe beri te mundur revoluzionin kulturor te shtypit.

1436: Leon Battista Alberti teorizoi tekniken e prezantimit te vizatimeve.

1450: perhapet perdorimi archibugio (arme antike), e para arme zjarri e perdorshme vetem nga nje ushtar.

1451: Niccolo Cusano zbuloi lentet konkave (diverguese); deri atehere ishin perdorur vetem lentet converguese. 1472: Johann Muller mati rrugen e dukshme ne nje komete.

1487: Bartolomeo Diaz arriti ne ‘Capo di Buona Speranza’, ekstremiteti me meridional ne Afrike.

1492: udhetimi i pare i Kristofor Coiombo; do te coje ne zbulimin e Amerikes.

1495: mjeku Girolamo Fracastoro pershkroi sifilizin ne nje mbartes.

1497: portugezi Vasco da Gama arriti ne Indi pasi kaloi nga ‘Capo di Buona Speranza’.

1502: Amerikani Vespucci zbuloi se India e Kristofor Colombo nuk ishte gje tjeter vecse nje kontinent i ri.

1504: shpikesi gjerman Peter Henlein prezantoi oren e xhepit duke aplikuar nje nderthurje ingranazhesh.

1523: portugezi Ferdinando Magellano perfundoi udhetimin e pare rrotullues perreth Tokes.

1535: Niccolo Tartaglia gjeti menyren e zgjidhjes se ekuacionit te grades se trete.

1542: Francisco de Orellana gjeti burimet e Rios se Amazones.

1543: Niccolo Copernico, ne prag te vdekjes, publikoi «De revolutionibus Orbium Coelestium» ku nepermjet sistemit eliocentrik (dielli ne qender) i kundervihet sistemit tolemaik (gjeocentrik= toka ne qender); mjeku belgo-hoilandez Adrea Vesalio themeloi anatomine moderne duke korigjuar ne nje liber me shume se 200 gabime te Galileut.

1545: Geronimo Cardano prezantoi numrat negative dhe zgjidhi ekuacionet e grades se katert.

1551: publikohen Tabelat Trigonometrike te Georg von Lauchen, i mbiquajtur Retico; dhe Tabelat Planetare te Reinhold.

1552: anatomisti Bartolomeo Eustachio zbuloi ne vesh “kanalin” qe mban dhe emrin e tij. (Kanali i Eustakut qe realizon komunikimin e veshit me pjesen e siperme te faringut.)

1568: Gerhard Kremer zbuloi projektuesin cilindrik qe mundesoi vizatimin e hartave gjeografike qe perdoreshin dendur ne udhetime detare.

1572: Tycho Brahe vezhgoi nje supernova per 485 dite, nga Nentori i 1572 deri ne Mars te 1574.

1581: Galileo Galilei zbuloi periodicítetin e lavjerresit. 1582: hyri ne perdorim kalendari Gregorian.

1583: hollandezi Simon Stevin zbuloi qe presioni i nje lengu eshte i pavarur nga forma e mbajtesit te tij.

1589: Galileo perfundoi eksperimentet e tij mbi reniet lire te trupave, duke kundershtuar Aristotelin.

1590: lindi mikroskopi i thjeshte, me nje lente te vetme. 1591: u futen per here te pare simbolet algjebrike.

1592: Galileo zbuloi termometrin me uje.

1596: Ludolf van Ceulen vendosi nje vlere me ekzakte te numrit Pi greke qe prezanton raportin midis rrethit dhe diametrit.

1600: anglezi William Gilbert pershkruan Token si nje magnet sferik.

1608: Hans Lippershey ne Olanda ndertoi dylbite e para.

1609: Keplero verteton se orbitat e planeteve jane eliptike.

1610: Galileo aplikon teknologjine e dylbive ne astronomi dhe publikon zbulimet e tij mbi krateret e henes, satelitet e Jupiterit, fazat e Aferdites, njollat diellore, natyren yjore te Rruges se Qumshtit.

1628: William Harvey pershkruan qarkullimin e gjakut.

1635: Henry Gellibrand zbulon perkulshmerine manjetike.

1637: Pierre de Fen'nat formulon te fameshmen «teorema e fundit».

1643: Evangelista Torricelli shpiku barometrin.

1653: Olof Rudbeck zbuloi vazat linfatike.

1656: Christian Huygens shpiku oren me lavjerres.

1662: Ligji i Boyle mbi raportin vellim/presion te gazeve.

1665: Hooke zbuloi qelizat (ne tape).

1666: Isaac Newton kuptoi ligjin e gravitetit universal dhe vezhgoi spektrin e drites diellore.

1668: Newton shpiku teleskopin reflektues.

1669: Newton dhe Leibnitz, ne menyre te pavarur, shpikin llogarite integrale dhe ato diferenciale.

1670: Thomas Willis zbulon se te semuret me diabet kane nje rritje te nivelit te sheqerit ne un`ne.

1675: Olaus Roemer mati shpejtesine e drites.

1676: Antoni van Leeuwenhoek zbuloi mikroorganizmat.

1682: zbulohet seksualiteti i bimeve.

1685: teoria e numrave imagjinare.

1687: Newton publikoi librin «Principi».

1712: makina me avuj e Newcomen

1718: Edmond Hailey dokumenton moton e vertete mbi yjet.

1728: kronometri i John Harrison zgjidhni problemin e matjes se gjatesive ne det.

1738: Daniel Bernoulli propozon bazen e teorise kinetike te gazeve.

1744: Euler teon'zoi numrat pasardhes.

1745: u shpik Shishja e Leydes (kondesator elektrik) per te mbledhur energjine.

1747:u zbulua kura ndaj skorbutit.(mungesa e vitamines C)

1752: rrufepritesja e Benjamin Franklin

1754: zbulohen kristalet karbonike.

1764: makina me avuj e Watt

1766: zbulohet hidrogjeni.

1768: Lazzaro Spallanzani paraqiti mosekzistencen e gjenerimeve spontane.

1769: Lavoisier themeloi kimine sasiore.

1774: zbulohet oksigjeni.

1779: zbulimet e para ne mekanizmin e fotosintezes.

1781: William Herschel zbuloi planetin Uran.

1783: ngritjet e para te mongolfierave ( ballona qe fryhen me ajer te ngrohte)

1790: u paraqit per here te pare sistemi mates decimal.

1796: Edward Jenner zbuloi vaksinimin.

1798: Cavendish mati masen e Tokes.

1799: kimisti francez Joseph L. Proust zbuloi ligjin e pjeseve te fundshme.

1800: Alessandro Volta shpiku pilat, derivate te ujit.

1801: Giuseppe Piazzi zbuloi 'Cerere', asteroidi i pare.

1803: kimisti John Dalton rizbuloi teorine atomike.

1811: Amedeo Avogadro hipotizoi se te gjithe gazet ne kushte te barabarta permbajne te njejtin numer pjesezash.

1814: zbulohen vijat e spektrit.

1821: Faraday propozon teorine e motorit elekrik.

1825: lokomotiva e pare me avull.

1827: Ligji i Ohm

1831: Faraday realizoi nje gjenerator elektrik.

1838: Bessel per here te pare mati largesine e nje ylli.

1839: lindi fotografia.

1842: zbulohet efekti Doppler.

1846: Le Verrler, Galle dhe Adams zbulojne Neptunin.

1847: kimisti Ascanio Sobrero shpiku nitroglicerinen.

1848: zbulohet zeroja absolute.

1850: ligji i dyte i termodnamikes.

1854: zbulohet shpina e atlantike (Atlanta, personi mitologjik qe mbante boten mbi shpatulla): Antonio Meucci realizon telefonin e tij elektrik.

1856: zbulohet njeriu i Neandertal, ne Gjermani.

1858: Charles Darwin publicon teorine e evolucionit naturor.

1859: pusi i pare naftenxjerres.

1860: motori me djegje te brendshme.

1862: Pasteur formulon teorine e organizmave mlkroskopike patologjike.

1865: Gregor Mendel propozon bazat e gjenetikes; Numri i Avogadros; forca elektromagnetlke e slntetizuar ne ekuacionet e Maxwellit.

1866: Alfred Nobel shpiku dinamitin.

1869: Mendeleev zbuloi sistemin periodik te elementeve.

1873: ekuacionet e gjendjes se gazeve.

1875: qartesohet fekondimi duke vezhguar nje spermatozoid te hyje ne nje veze.

1876: Graham Bell i ve vulen shpikjes se telefonit; motore me 4 kohe te Nikolaus Otto.

1877: fonografi i Edisonit (aparat qe riprodhon zerat e incizuara ne nje disk).

1878: zbulohen enzimat.

1879: drita elektrike.

1885: vaksina e Pasteur kunder terbimit.

1887: eksperimenti i Michelson dhe Morley nuk arriti te provonte ekzistencene eterit.

1888: Hertz zbuloi valet e radios te parashikuara nga Maxwell; Galileo Ferraris prezanton ne Akademine e Shkencave ne Torino motorin e tij me korent alternativ, me pas iu vu vula nga Tesla i SHBAs.

1893: Freud themeloi psikoanalizen.

1895: Guglielmo Marconi demonstroi se valet e radios mund te trasmetohen dhe te kapen ne Iargesi; Roengten zbuloi rrezet X.

1897: Thomson zbuloi eiektronin, pjeseza e pare e atomit.

1898: Pierre dhe Marie Curie zbuluan elementet radioaktive Poionio (Po) dhe Radiusin (Ra).

1900: Max Pianck themeloi mekanikes se kuanteve.

1901: Guglielmo Marconi realizon lidhjen e pare radiofonike ne Oqeanin Atlantik.

1902: kromozonet u perkufizuan si pjese e pandarshme e trashigimise.

1903: u ngrit nga Toka aeroplani i pare. (vellezerit Wright)

1905: Albert Einstein publikon teorine e relativitetit.

1906: Lee De Forest zbuloi vaivulen termoeiektrike me tri elektroda qe do te favorizojne te ne ardhmen teknologjine radiofonike.

1911: Alfred Wegener hamendesoi spostimin e kontinenteve.

1914: Thomson zbuloi protonin.

1916: Einstein publikoi relativitetin e pergjithshem.

1921: u zbulua insulina.

1926: u sitemua mekanizmi i vale-matesve.

1927: parimi i papercaktueshmerise nga Heisenberg. (sipas se cilit, jo te gjithe madhesite e dukshme mund te percaktohen me perpikmeri)

1928: Fleming zbuloi penicilinen.

1929: Edwin Hubble zbuloi zgjerimin e universit.

1930: Tombaugh zbuloi Plutonin.

1931: teorema e Goedel.

1932: Chadwick zbuloi neutronin.

1938: Hans Bethe zbuloi reaksionet dridhjeve nukleare qe i japin burim energjine e yjeve.

1939: dridhjet nukleare; helikopteri i pare.

1942: pila atomike e Fermit.

1945: bomba atomika me fizion (ndarja e berthames se atomit nepermjet reakisoneve zinxhir).

1946: Eniac, njeri nga kompjuterat e pare te programueshem.

1948: u ideua tranzistori.

1952: bomba e pare H

1953: Watson dhe Crick zbuluan strukturen dyvargezuese te ADN-se.

1954: transplantimi i pare i veshkave.

1957: sateliti i pare artificial; qarku i pare i integruar i vene ne dispozicion nga Kilby; publikimi i Fred Hoyle mbi sintezen nukleare te elementeve te renda ne brendesi te yjeve.

1960: lazeri i pare optik.

1964: u zbulua radioaktiviteti fundor, prove qe favorizoji teorine e Big Bang mbi origjinen e universit.

1969: zbritja e pare ne Hene; ne njezet vitet e ardhshme u eksplorua i gjithe sistemi diellor nepermjet sondave.

1981: fluturimi i pare nga Shuttle.

1983: Carlo Rubbia zbuloi pjesezet W dhe Z qe demonstruan teorine e rrymave te dobta.

1987: gjitari i pare i modifikuar gjenetikisht per te prodhuar lende farmaceutike.

1989: ne Cern (Gjenevra) lindi Bota e Gjere e Rrjetit qe krijoi mundesine e funksionimit te internetit.

1997: u klonua delja Dolly.

1998: universi jo vetem qe zgjerohet, por po rrit dhe shpejtesine e zgjerimit te saj.

2000: u kompletua leximi i hartes gjenetike njerezore.

Si na shohin femrat në takimin e parë


Si na shohin femrat në takimin e parë

Ajo në pamjen tënde kërkon ndonjë paralajmërim për ty. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, i kushton asaj se sa rendësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj)...

Çka lexon ajo në pamjen tonë?!

Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty?

Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar"

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kapiojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t'kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ka kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t'i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompieksi i inferioritetit, e ciia e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj...Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t'mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkuil një femre, “ti smë pëlqen", kjt do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua...

2. Ajo çka mbani në duar - flet shumë për ju!

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ka në duar, bënë që femra të mund të t'iexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t'i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, Menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ka shpërtuar jetën, nëse tashm ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se Çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: "Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur
të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t'i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë...

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombëi. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo...
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e ciia bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve..
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa ipërket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.

söndag 28 februari 2016

scm

Kalendari 10 Maj

Kalendari 10 Maj



10 Maj 1793


Vdiq Xhorxh Vankuver, lundërtari dhe zbuluesi britanik.Ishulli i Vankuverit dhe Vankuver D.C. kanë. marrë emrin e tij

...10 Mai 1869 KALENDAR

Përfundoi hekurudha amerikane e Paqësorit kur linjat Bashkimi i Paqësorit dhe Paqësori Qëndror u bashkuan në Promontori, Utah.

...10 Maj 1871 KALENDAR

Franca lëshoi Alsas Lorenen, në bazë të një traktati paqeje të nënshkruar nga Franca dhe Gjermania në Frankfurt.

...10 Maj 1920 KALENDAR

Vdiq Xhon Uesll Hjat, shpikës amerikan, i cili zbuloi proçesin e prodhimit të celuloidit.

...10 Maj 1933 KALENDAR

Nazistët, studentë dhe profesorë nacionalistë të veshur me rroba të zeza u mblodhën në sheshin qëndror të Berlinit për të djegur librat e Karl Marksit, Sigmund Frojdit, Bertold Brehtit, Albert Ajnshtajnit dhe autorëve të tjere të dënuar nga pasuesit e Adolf Hitlerit.

...10 Maj 1940 KALENDAR

Pas dorëheqjes së Nevil Camberlenit, Uinston Çërçilli mori postin e kryeministrit britanik.

Gjermania sulmoi Luksemburgun, Holandën dhe Belgjikën. Pas sulmit gjerman kundër Danimarkës, trupat britanike pushtuan ish-koloninë e Danimarkës, Islandën.

...10 Maj 1945 KALENDAR

Trupat ruse pushtuan Pragën. Aleatët morën Rangunin nga japonezët.

...10 Maj 1960

Nëndetesja bërthamore amerikane "Triton" përfundoi udhëtimin e saj të nënujshëm 84-ditor rreth botës.

...10 Maj 1981 KALENDAR

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Fransua Miterani mundi presidentin Valeri Zhiskar D'Esten.

...10 Maj 1994 KALENDAR

Silvio Berluskoni mori postin e kryeministrit të Italisë në krye të koalicionit qeveritar që solli neonazistët në pushtet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

...10 Maj 1996 KALENDAR

Dy helikopterë të marinës amerikane u perplasën gjatë stërvitjeve natën gjatë manovrave të përbashkëta ushtarake
amerikano-britanike. Si pasojë gjetën vdekjen 14 nga të 16 marinsat që ndodheshin në bord.

...10 Maj 1997 KALENDAR

1560 vetë gjetën vdekjen dhe 2 810 të tjerë u plagosën kur një tërmet prej 7.1 ballësh sipas shkallës Rihter goditi rajonet fshatare të Iranit Lindor.

Në Sllovaki filloi fushata e referendumit për aderim në NATO. Ky referendum u konsiderua në Bratislavë, si një test ndaj popullaritetit të kryeministrit Vladimir Meçiar. Zgjedhesit iu pergjigjën tre çështjeve të cilat kishin të bënin me aderimin ne NATO, e para, lidhur me parimin e aderimit, dhe dy të tjerat për dislokimin e armëve bërthamore dhe të bazave ushtarake në territorin sllovak.

Papa Gjon Pali II filloi në Liban një vizitë, të vlerësuar historike dhe që do të vinte në lëvizje, sa të krishterët, aq dhe myslimanët. Kjo është e para vizitë e Papës në Lindjen e Mesme, qysh nga vizita në vitin 1964 e Papa Palit VI në Izrael dhe qëndrimit të shkurtër në Bejrut.

...10 Maj 1998 KALENDAR

Mediatori Amerikan, Richard Holbrooke, mbërriti në Tiranë, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Bill Klinton për Ballkanin, Robert Gelbard, për t'u takuar me autoritetet shqiptare dhe për të diskutuar mbi krizën në Kosovë.

...10 Maj 2000 KALENDAR

Ministria ruse e punëve të Jashtme kritikoi ashpër një rezolutë të Kongresit amerikan për bashkimin Rusi-Belarus, duke akuzuar parlamentarët se "nuk përfiliin faktet" dhe "deformojnë realitetin".

Gënjeshtarët


Gënjeshtarët

Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajsim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jetë të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur
e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë.
Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindshit që mbetet mund t'i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse.

Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij.

P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë.

Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin.

Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerln e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.

Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë.

Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.

Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t'iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme.

Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.

Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar .

Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.

Kuriozitete të shkurtëra



Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e  formojnë “Detin Botëror" I cili përfshin 71% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

-Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti i Kuq ndësa më së paku deti Baltik

-Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut

-Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

-Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

-Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të Iulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

-Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

-Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi den' 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë. Një gjethe e tillë mund të strehoj 10 njerëz.

-Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të ciiit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

-Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është 'Baobabi", i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30shekuj.
Ky dru perimetrín e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

-Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

-Më 1590 holandezi Zaharljaz Jansen që merrej me Optikë, konstruktoi mikroskopin.

-Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

-Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km.,që gjendet në Afrikë.


-Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.



-Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës" e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.



-Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km2.



-Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i prefemar. Në lukth këto lije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.



-Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km2.



-Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia" (Vija Egnacia).



-Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.



-Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.



-Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.



-Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.



-Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.



-Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.



-Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri,



-Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.



-Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.



-Piktori venecian Marco Basaltl që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.



-Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashket të familjes së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.



-Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Daimacisë nga një rruge mban emrin "Rruga Ilire".

Thënie për bashkëshortësin

* Martohuni, sepse gruaja vërtetë ju sjellë  bekimin në shtëpi. (Bezar)

* Rini! Kush është prej jush është  i aftë për jetën bashkëshortore, le të martohet. Kështu më së miri do ta ruaja fetyren dhe epshin e tij nga dëshira seksuale. Kush nuk është në gjendje të martohet, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi do ta zbusë ose do ta frenojë epshin. (Buhari & Muslimi)

* Martoje vajzen tënde me atë njeri që e ka në zemër Allahun. Sepse nëse e dashuron, do ti dhuroje asaj nga bujaria e tij, e nëse nuk e dashuron, mesiguri nuk do të sidhet padrejtësisht kundrejt saj. (Hasan b. Ali)

* Martesa është jeta, kurse largimi nga martesa eshte vdekje. Largimi nga martesa, nuk është gjë tjetër veç thyerje e ligjit natyrorë, mosrespektim i detyrave fetare.

*Nëse martohesh, do të pendohesh, po edhe nëse nuk martohesh do të pendohesh. (Sokrati)

* Asgjë nuk është në gjendje me e lidh njeriun me njerzimin, edhe për vendlindjen, sikurse lumturija bashkëshortore.

* Ai që nuk martohet nuk i takon askujt. Ai është qytetarë botrore, pa ndërpre udhëton, por pa qëllim. (H. Zschilisck)

* Rrugës së bashkëshortësisë dimë sa vlen një grua ose një burrë. (anonime)

* Gruaja nuk është dashnore, por mike dhe bashkudhëtare në jetën tonë. E ne së pari duhet të pajtohemi me mendimin se do ta duam edhe kur ajo të plaket, madje edhe
atëherë kur të plaket fare. (Bjelinski)
* Bashkëshortësia të ruan prej krimit dhe mëkatit. Bashkëshortësia është themeli i gjinisë njerzore.

* Ai që vajzen e vet e marton me gabimtarin e pamoralshëm, i ka ndërpre mardhënijet familjare me të. (Shabija)

* Burri dhe gruaja janë si dy nota patë cilat telat e shpirtit njerzorë nuk e japin akordin e rregullt dhe të plotë. (Maxini)

* Do të kishte shum njerëz të lumtur në botë, po të vazhdonte dashuria edhe pas martesës sikurse para saj. (S. Frashëri)

Martesa është një ethe me kahë të kundërt, nis me të nxehtë e mbaron me të ftohtë. (Hipokrati)

* Mbaji sytë hapur para se të martohesh dhe gjysëm të mbydhur pasi je martuar. (B Franklin)

* Nëse edukon burrin, edukon vetëm atë, nëse edukon gruan ke edukuar tërë familjen. (thënije arabe)

*Thonë se edhe njerzit më të mënçur janë shumë më të vemendshem kur blejnë çizme. sesa kur zgjedhin shoqen e jetës. (N . Leskov)

* Të martohesh për të pasur një grua të bukur është njësoj sikur të blejsh një copë toke për të soditur qiellin që i përket  gjithë botës .(P.Montegaca )

Thënie


Asgjë nuk është në gjendje të lidhë njeriun me njerzimin sikurse lumturia bashkëshortore. Ai që nuk martohet, nuk i takon askujt. Ai është qytetarë botrore, pa ndërpre udhëton, por pa qëllim. Martesa më e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër e gruas së verbër. (M. Monten)

*Martesa është si shpella e përjetshme. Ata që janë jasht, dëshirojnë të hyjnë në të, kurse ata që jan brenda dëshirojnë të dalin jasht. (Kvitard)

* Nje njeri nuk martohet me një femër për tu marrë me edukimin e saj, por për të jetuar bashkë. (D. Daka)

* Para martesës, femra asht pikëpyetese, kurse pas martesës pikeçuditëse. (Zhan Byro)

* Do të ishte shumë mirë sikur ta keshë gruan të bukur dhe të mençur, por çe do kur dy të mira rrallë ose kurrë nuk vijnë përnjëherë.

* S'asht me rëndësi me ke njeriu martohet, sepse mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë se aj njeri ka qenë dikush tjetër. (Samuel Rogjërs)

* Nëse martohesh me grua të shëmtuar, do ta dënosh vetëvehten. Por nëse martohesh me grua të bukur, s'do të mund ta ruash vetëm për vehte. ("Z R")

* Sikur ta dijsha se në jetë më kan mbetur vetëm dhjet ditë për të jetuar, dhe që ditën e dhjetë mesiguri do të vdes, e që të jem i aftë për jetën bashkëshortore, do tu martohesha nga droja se mos u nënshtrohem provave. (Ibn Mes'ud)

* Bashëshortësia është metoda më e mirë për t'u mbrojtur nga imoraliteti dhe epshet seksuale. (Rumi)

* Kush martohet me femër të pasur, ose vetëm për shkak të pasurisë, Allahu me të do ti shtojë varfërinë. Kush martohet me femër për shkak të prejardhjes (së famshme), Allahu do ta zmadhojë mposhtjen e tij. Kush martohet për të ruajtur fëtyrën e tij, dhe epshet e veta seksuale, Allahu do ta bekojë atë... (Ibn Hiban)

* Kush martohet vetëm për dashuri, ai do ti kete' netët e lumtura, por ditët të vështira. (J. Jorubert)

* Dikush njëherë bëri formalitete për ndarjen me të shoqen, dhe një mik i tij e pyeti për shkakun, e ai u përgjigj: "Nuk mudn t'i zbuloj sekretet e gruas sime". Kur ndarja pat marrë fund, prap u pyet, e ai tha: "Tashti, ajo është e huaj për mua dhe s'kam të bëj me jetën e saj private.

* I shkreti ai që martohet me sy, e jo edhe me veshë. (J. Jorubert)

* Duhet ta zgjedhim për shoqe të jetës femrën, të cilën do ta zgjidhshim për shok po të ishte mashkull. (J. Jorubert)

* Shiko nënën e merri vajzën. (Proverbër Turk)

* Bashkëshortësia është sikurse seanca gjyqësore, njëra palë gjithmonë është e pa kënaqur. (Honore Dë Balzak)

Kuriozitete

Kuriozitete

A e dini se

- Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24 celcius dhe në janar +7celcius. Në vit bie 1200 mm shi.

- Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

- Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

- Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

1- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka
qenë një kështj ellë në shpat të malit të
Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e
kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimin
datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes se Krishtit, e cila mendohet te
kete qene keshtjella qe historiani
bizantin Prokop (shek. VI), e quan
keshtjella e Tirkanit

3- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.

4- Një goj ëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po
tir an...! (d.m.th. mëndafsh)

-Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.

- Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

-Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

-Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.

- Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.

- Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. F ormën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

-Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 mi lartë.

-Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

- Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, Vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.

- Rruga e Durresit eshte hapur me 1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe» Per ndertimin e saj u prishen shume shtepi e kopshte.

- Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

- Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane F lorestano de Fausto dhe Armando ...

..Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

- Bulevardi « Dëshmorët e Kombit » është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu 1. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

- Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.

-Monumenti i Skenderbeut i ngritur
më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar

- Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.

- Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

- Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

- Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».

- Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. « Piramida » u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

-Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 - 17.000 banorë. 1938 — 25.000 banorë.
1945 — 40.000 banorë.

1990 -250.000 banorë
.....

lördag 20 februari 2016

Çdo fillim e ka një fund

                               Çdo fillim e ka një fund

Jo të gjitha historitë mbarojnë me një “ish” nga në fund, por shumë shpesh ndodh. Atëherë problemi është si veprohet më pas; pyetja: cili është raporti që do kem tani me “atë”?
Fundi mund të jetë i hidhur (edhe kjo është një lloj kënaqësie (!) nëse duam) por shpesh ndodh që konfliktet të zgjasin me muaj, ndër fjalë të rënda dhe situata të pakëndshme.

                                  Nga dashuria në urretje

Dhuna e ndarjes shpesh është e pakontrollueshme: si mund të kalohet kaq lehtë kufiri mes dashurisë dhe urrejtes. Kur dashuria humbet a mundet të paktën të ruajmë marëdhëniet e mira?

Zakonisht për para se të kërkosh të krijosh një raport me ish-in nevojitet të “tresësh” historinë e kaluar; vetëm pasi të ketë kaluar kjo fazë mund të mendohet për hapjen e një komunikimi me tjetrin.

Çdo ndarje ka rrethanat e veta, zgjidhja gjendet në varësi të tyre dhe karakterit të secilit; reflektim dhe qetësi shpirtërore janë dy kushtet esenciale.

                                 Merr kohën që të duhet

Kushdo që ta këtë vendosur ndarjen nga të dy, koha është busulla më e saktë për të treguar se çduhet të bësh. Një pauzë e gjatë refeksioni është ndonjëherë e domosdoshme, pa u takuar dhe pa folur. Nëse vendos ta ruash raportin, duhet t’ia shprehesh qartë ish partnerit atë çfarë ndien dhe të respektosh zgjedhjen e tij për të vazhduar një lidhje miqësore ose jo.

                                Mënyra e duhur

Shmang xhelozinë: kur një histori mbaron, është normale që të kërkosh dikë tjetër. Në mënyrë racionale duhet pranuar se vendin tënd do ta zënë njerëz të tjerë: xhelozia është gjithmonë burim i gjëndjeve të këqia shpirtërore (kujtoni Otellon). Fillo të mendosh për të gjitha ato gjëra që të sjellin kënaqësi dhe të bëjnë aktiv me veten dhe të tjerët; roli i viktimës nuk sjell shumë përfitime dhe asnjeri nuk do të vijë të të shpëtojë: je ti ai që do të shpëtosh veteveten. Nëse vendos të takohesh me ish-in përgatitu të shohësh tek ai/ajo një përson të ri, që nuk ka më lidhje të ngushtë me jetën tendë. Mos hap debate apo diskutime mbi të kaluarën, informohu mbi aktivitetet e reja në jetën e tij/asaj dhe tregoi për jetën tënde.

                               Miqtë e rinj

Ndonjë ditë do të takoheni në shoqëri të miqve të rinj që këni zënë: e rëndësishme është të ruani një sjellje normale të përshtatur me situatën. Shmangni paragjykimt apo reagimet e sforcuara për t’u dukur se nuk ju bën përshtypje.

Bota e fëmijëve është interesante

Bota e fëmijëve është interesante

Ndër shumë dëshira dhe objektiva të jetës, çuditërisht, njeriu, thellë në shpirtin e tij, kërkon të jetë i pavdekshëm. Vetë kujdesi që tregon për lënien e pasardhësve, duket se shpreh këtë kërkesë të brendshme, jo thjeshtë natyrore për vazhdimësi, por edhe si dedikim për gjithçka ka mundur të bëjë në aktivitetin njerëzor. Tërheqja dhe nxitja për të trasheguar, është e lidhur edhe me idenë e mbrojtjes, jo vetem në kuptimin e kërcënimit nga faktorët e jashtëm, por edhe të nevojave për ndihmë e përkujdesje në përfundim të misonit jetësor.

Trajtimi i një problemi kompleks, siç është ky i zhvillimit psikik të fëmijës, që është edhe një objektiv modest i këtij libri, bëhet duke u mbështetur në shumë teori psikologjike dhe pedagogjike. Të gjitha këto duhet të merren me rezerva për të shmangur konfuzionin.

Psikologë e pedagogë që u përkasin këtyre disiplinave, kanë pasuruar me elemente politike dhe morale teoritë e tyre. Le të mendojnë e besojmë se një shoqëri më funksionale do të ishte e mundur të arrihej vetëm në qoftë se do të realizohej një zhvillim maksimal dhe i gjithanshëm i fëmijës. Nga kjo pikpamje, ky zhvillim konsiderohet si një burim i një shoqërie të re. Ekzistojnë jo pak studiues, të cilët besojnë se zhvillimi i gjithanshëm i fëmijës është forca morale e çdo shoqërie.

Ky konceptim ngjan si utopi, sepse pohimet e mësipërme vertetë janë të dëshiruara për t'u arritur, por në pamje të parë duken si të parealizueshme. Nëse nenvizojmë faktin se një individ i rritur sot, dje ka qenë foshnjë, fëmijë, adoleshent, është e domosdoshme të vlerësojmë më tepër etapën e parë të jetës, pasi ajo inİluencon e përcakton atë çka është më themelore, rritjen dhe zhvillimin e harmonishëm të personaltetit.

Shumë pak persona në moshë madhore sjellin ndërmend se dikur kanë qenë edhe ata fëmijë, moshë në të cilën individi ka kuriozitete të panumërta. Duket se disa gjëra që i rrethonin u rrëshqasin nga mendj a. Ato kanë qenë ngjarje, situata, individë e gjithçka që i përket realitetit të shkuar.

Nga vëzhgime të mirëfillta, rezulton se bota e fëmijës mbështet mbi atë të të rriturit, mbi të njëjtat përmasa e madhësi. Kjo do të thotë se ai ka “pushtet” mbi hapësira që nuk janë të tijat, të cilat e detyrojnë që zhvillimi i tij shpirtëror në vend që të bëhet i njëtrajtshëm, të pësojë deviacione. Fëmija kërkon shpjegime dhe mbështetje në lidhje me të rejat me të cilat përballet dhe jo konfuzion. i cili shprehet në gabime në të vlerësuar.

Në filozofinë antike dhe atë moderne, por edhe nga gjykimet e psikologeve,mendja e fëmijës është konsideruar si një tabelë boshe. Në qoftë, se është i vertetë ky pohim atëherë në mendjen e njeriut mund të vendosim çdo gje. Mirëpo materiali i trashëguar ndikon shumë,prandaj personaliteti është në fund të fundit një  rezultonte e ndërlidhjes dhe bashkëveprimit ndërmjet faktorëve të trashëguar me ata socialë.
Sa më e vogël të jetë distanca ndërmjet botës së të rriturit dhe botës së krijuar nga fantazia e tëmijës, aq më shumë do të ndikojë në formimin e tij.

Mendja e fëmijës thith dhe merr informacione të shumta nga kontaktet që ka në mënyrë të pavullnetshme, të pavetëdijshme dhe i përvetëson ato si imazhe të logjikshme. Kështu ai krijon të kuptuarit për botën që e rrethon. Në fillim kemi më shumë një shkëmbim midis mjedisit dhe fëmijës dhe më pas, në kohë më të pjekura, shkëmbim midis fëmijës dhe mjedisit.

Ndjeshmëria është ndër të parat veti që zhvillohet tek fëmija. Ajo sherben për njohjen dhe ndryshimin e mjedisit të jashtëm, duke prodhuar ndjeshmëri të reja. Fëmija komunikon me prindërit nëpërmjet emocioneve të sintetizuara në kapriçio. gjeste e të qara, por megjithatë shumica e tyre janë pozitive.

Në momentin, kur epërsia e ndjenjave zëvendësohet me të folurit, me zhvillimin e logjikës, arsyetimi i fëmijës kalon në një fazë tjetër, duke bërë hapa gjigande. Kështu ai nis të bëjë pyetje të drejtuara rreth vetes e më vonë kundrejt të rriturve, duke pritur përgjigje që i përshtaten botës, në të cilën jeton. Nga këto bashkëveprime varet edhe formimi i personalitetit të tij.

                                        Besimi dhe mosbesimi

Në moshën e foshnjërisë lind besimi dhe mosbesimi ndaj botës. Me ndjenjë besimi nënkuptohet besim ndaj vetes dhe sidomos ndaj atyre me të cilët bashkëpunon. pasi kështu krijohet ideja se ekziston një lloj përputhje midis nevojave të tij dhe atyre që e rrethojnë. Kjo ndjenjë besimi e lehtëson fëmijën për kapërximin më sukses të ngjarjeve negative dhe i shton sigurinë në vetvete.

Element i rëndësishëm është vendosja e një ekuilibri midis besimit e mosbesimit. Në qoftë se ky ekuilibër anon në favor të besimit, kemi përparësi në edukim dhe fëmija e ka më të lehtë hedhjen e hapave të tjerë.

Meqë po flasim per besim e dashuri ndaj vetvetes vlen të përmendim shprehjen “Duaj tjetrin siç do veten”. Dostojevski thoshte, për këtë pohim, se duhet kuptuar në të kundërt, domethënë, mund të duhet tjetri vetem. nëse duhet vetja. Të mos na duket e tepërt apo e pavlefshme kjo thënie, pasi dihet qe harbutët do të hidhen duke pohuar se ç'është kjo filozofi, ne të gjithë e duam veten dhe nuk kemi nevojë për shpjegime. E lëmë në dorën tuaj analizën e këtyre mendimeve, por sado që të filozofoni rrugë tjetër më të drejtë, s'do të gjeni.

Zhvillimi i mosbesimit në përmasa të vogla nuk është i dëmshëm. pasi ndihmon në dallimin e personave të besushëm nga të tjerët. Fëmija. për një farë kohe. bindet për faktin se është një individ, por e mundon pyetja se çfarë individi do të bëhet. Për këtë ai kërkon mbështetje tek prindërit dhe dëshiron të jetë si ata. sepse i duken të
fuqishëm, të mrekullushem. Po kështu ai bëhet i ndërgj e gj shëm edhe për inferioritetin që zbulon në të gjitha fushat e jetës.

Një mekanizëm, i cili do të pasurojë dhe do të ndihmojë zhvillimin e një serë procesesh është ai i ballafaqimit, që nis të veprojë në jetën e fëmijës bashkë me njohjen e hapësirës së re jashtë familjes, kur hyn në kontakt me një realitet të panjohur dhe të paimagjinuar. Kuptohet që bëhet fjalë krysisht për realitetin shkollor.

Fillimisht ai jeton me vëllezërit e motrat, por, meqënëse nuk janë të së njëjtës moshë, tenton t'i konsiderojë ata si kundërshtarë, prandaj kemi edhe një raport pothuaj se të tensionuar me ta. Kur femija shkon në shkollë, mëson eksperienca pozitive, të cilat i krijojnë idenë e një realizuesi. Ai ndjen se po bëhet zot dhe kompetent për çdo gjë. Në të kundërtën dështimet e bëjnë të ndjehet inferior dhe i padobishëm. Pavarësia është faktor pozitiv, ndërsa turpi e bën të ndjehet i zhveshur në sy të të tjerëve.

torsdag 18 februari 2016

Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës.


 

 

Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës.

  

nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir“ (Për çka jetojmë)

 

 Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një rol jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjes); gati se plotësisht gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen Fillet e aftësive për jetë në bashkësi. Nëna i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër se vetëvetja. Ajo është ura e parë për jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk mund të krijoj lidhje me nënën e saj apo ndonjë njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do të ishte i pashmangshëm.

 

Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë sa që ne në vitet e mëvonshme kurrë nuk do të jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë me siguri si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që ne do mund ta konsiderojmë si trashiguese është përshtatur nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë është tejkaluar. Shkathtësitë e saja, apo mangësia e tyre kanë ndikuar në të gjitha mundësitë ekzistuese në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një nëne ne nuk mendojmë asgjë tjetër përveç aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën, ta përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri. Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet nëpërmjet rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo, ka raste në të cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e fëmijës. Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse ajo e përgjon fëmijën me përplotë dashuri, nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për t'ia siguruar shëndetin dhe mirëqenien. Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saja. Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban fëmijën në krah, bisedon me të, e pastron apo ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë me fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saja nuk është e edukuar apo nukë qanë kokën për to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bënë rezistencën e tij. Nëse ajo kurrë nuk ka mësuar se si duhet pastruar fëmijën, a është ky pastrim për atë (fëmijën) një përvojë e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson por i jep shkas të zbrapset. E shkathët duhet të jetë mënyra e nënës kurë ajo e vënë fëmijën në krevatin e tij, megjithë lëvizjeve dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj pranë tij(fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj të gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën e dhomës, ushqimin, kohën e gjumit, Zakonet trupore, pastërtinë. Çdo herë ajo krijon mundësinë për fëmijën që ta dashuroj atë, apo të mos e dashuroj, të bashkpunoj me atë (nënën) apo të refuzoj këtë bashkëpunim.

 

Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë enigmatike. Çdo shkathtësi është rezultat i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja për nënësi në jetë fillonë shumë herët. Hapat e parë mund të vërehen në qëndrimin e vajzave ndaj fëmijëve të vegjël, në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen. Nuk është e preferueshme djemt dhe vajzat të edukohen ashtu sikur të kanë para veti saktësisht detyra të ngjashme. Nëse dëshirojmë të kemi nëna të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë parashikimin që ato të behën nënë, dhe nënësinë e shofin si veprim krijues dhe nuk dëshprohen nga roli i tyre, nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë para kësaj.

 

Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë së gruas shpeshëherë e trajtojmë si diçka të rangut të dytë. Nëse djemt duhen më shumë se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar, është e natyrshme se vajzat detyrën e tyre të ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë mund të jetë e/i kënaqur me një pozitë dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e pranojnë pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën e tyre e kanë tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë e tyre në një apo tjetër mënyrë. Ato nukë gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë me pasë fëmijë si vepër krijuese dhe interesante: ndoshta kjo është vështërsia më e madhe e shoqërisë sonë e që shumë pakë po punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë njerzore varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë. Gati gjithëkund roli i gruas në jetë nënvleftësohet dhe shikohet si e rangut të dytë. Që nga zvoglimi djemt shikojnë punët shtëpiake nga lart poshtë sikur të ishin një send i shërbëtorëve, sikur të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë të ngrehin, lëvizin njërën dorë për ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe puna shtëpiake shumë shpeshë nuk konsiderohen si punë, punë këto që mund t'i bëjnë gratë, por si rropatje për të cilat (gratë) janë të dënuara. Nëse për një grua punët e shtëpisë janë një art që i lidhë interesat e saja dhe nëpërmjet saj ajo ndritë jetën e bashkënjerzëve të saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund të ndërtoj një punë të ngjashme me çdo punë tjetër në botë. Nëse, nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet si e nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse gratë e refuzojnë rolin e tyre femrorë, ta kundërshtojnë dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumentojne - çka duhet të jetë e vetëkuptueshme - se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanë më pakë të drejta për vëmendje dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive të tyre. Është e vërtetë se, aftësitë mund të zhvillohen vetëm me anë të ndjenjës së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore do t'i shpiej gratë në rrugën e drejtë, poashtu poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të rregullave, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.

 

Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë është e prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës e shef si punë të pavlerë është e pamundur të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin, që janë aq të nevojshme për t'iu mundësuar fëmijëve një pozicion të përshtatshëm për hyrje në jetën e tyre. Një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një qëllim të jetës që i pengon asaj të mbajë lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi i saj nuk ka drejtim të njejtë sikur edhe ai i fëmijëve; ajo merret më shumë me atë të argumetoj mbizotërimin e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt një ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne rasteve të dështuara iu kthehemi mbraba dhe i përcjellim, gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur mirë detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës një fillim, start të përshtatshëm. Nëse nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre janë të pakënaqura dhe skanë kurrëfarë kënaqësie me to, e tërë njerzia është në rrezik.

 

Megjithë atë ne nuk mund ta fajsojmë nënën për dështimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna nuk është e edukuar për bashkëpunim. Ndoshta ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet ajo e huton dhe turturon vetëvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën dhe dëshprohet. Zhvillimi i shëndoshë i një jete familjare është i kërcënuar nga shumë pengesa. Kurë nëna është e sëmurë ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta ndërtoj mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo ajo ndihet shumë e dobët për këtë. Nëse ajo shkon të punoj kurë të kthehet në shtëpi ajo ndihet e lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të këqia fëmija vuan nga mangësia në ushqim, veshëmbathje dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë përvojat e fëmijës që përcaktojnë veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga përvojat e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmiju që duhet kujdesur për të ne gjejmë Vështërsitë në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo të njejtat vështërsi i gjejmë edhe te fëmijët tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje themelore të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të detyrueshëm për zhvillimin e cilësive të caktuara, mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat në kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi. Ne psh. Nuk mund të themi se, një fëmijë do të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer keqë. Ne duhet të shofim çfarë rrjedhimesh ka nxjerrë.

 

Është lehtë për tu vërejtur nëse një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj femrorë, pëson vështërsi dhe tensionime. Hulumtimet kanë vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur fëmijët e saj është më e madhe se çdo mbiqurje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve dhe majmunat, shtytja nënë është më i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nëse ato do duhej të vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli i nënës do të kishte vendin e parë. Bazë e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti por nevoja për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën e saj si pjesë të trupit të saj. Nëpërmjet fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën; ajo ndihet si mbretëreshë përjetë a vdekje. Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur se ato nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo ka ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur që është marrë edhe vetë Hyu - nga asgjëja ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi për nënësi në fakt në njërën anë është synim drejt epërsisë, të synimit të ngjajshëm si ai i Hyut. Neve na ofron një nga shembujt më të kjartë për atë se si ky qëllim mund të përdoret për të mirën e njerzisë në të mirë të të tjerëve dhe me ndjenjën më të thellë shoqërore.

 

Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është një pjesë saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bëj të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale. Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija të jetë i varur plotsisht nga ajo dhe t'ia zotroj jetën, që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë. Më Iëjoni ta tregoj një rast të një gruaje shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari. Fëmija i saj, pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende me ate dhe të dy njëkohësisht sëmuhën nga ndezja e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa fëmija i saj dërgohet në spital dhe vdes. Kurë nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: 'e kam ditur gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund ta rris të shëndoshë'. Ajo ndjehej përgjegjëse për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë nuk ishte përpjekur që atë ta bëj anëtar të barabart të bashkësisë sonë. Ne tani gradualisht mund të kuptojmë se çfarë gabimi është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë me fëmijën, nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon që ta renditë në mënyrë të barabart në shoqërin e njerzëve të vet.

 

Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të lehta, poashtu edhe lidhja nënë-fëmij nuk guxon të theksohet jasht masës. Këtë e kërkon e mira e fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një detyrë theksohet jasht masës, duhet të vuajn të gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë, me të cilën ne tani po merremi, mund të zhgjidhet më lehtë, nëse ne nuk ijapim masë të madhe. Një nënë mbanë mardhënie me fëmijët, burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit të saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të barabartë: te triat duhet të merren parasysh në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr parasysh vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos ata do t'i llastroj dhe mësoj keq. E pastaj për ata (fëmijët) është shumë vështirë të zhvillojnë pavarsinë dhe vetëdijën e bashkësisë. Nëse asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje të qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra tjetër e saj është ta zgjëroj pjesëmarrjen e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është gati e pamundur nëse për vetë atë (nënën) babai është i parëndësishëm. Ajo duhet poashtu ta udhëzoj për jetën në bashkësi me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve, të afërmëve, dhe njerzëve të tjerë në përgjithësi. Pra detyra e saj është e dyfisht. Ajo duhet t'ia ndërmjetësoj fëmijës besimin e bashkkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet të jetë e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë besim dhe këtë shoqëri ta zgjëroj deri sa t'i bashkohet bashkësisë njerzore. Nëse nëna përpiqet ta lidhë fëmijën vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzoj çdo përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve tek ai. Ai do të besoj vetëm nënës së vet, kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta konsideroj si armik në të cilin ia merr mendja se ai është si një rival konkurend për dobin e tij. Çdo pjesëmarrje e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve të tjerë, do t'i konsideroj si cenim të të drejtave të veta dhe të fitoj bindjen: 'nëna ime më takon mua dhe askujt tjetër.' Psikologët modern e kanë keqkuptuar gjendjen shumë. Sipas teorisë së FREUD-it, nga kopleksi i Edipit, për shembull supozohet se, fëmijët anojnë për atë të dashurohen në nënat e tyre dhe të martohen me ato si dhe babain e tyre të urrejnë e ta vrasin. Një gabim i tillë nuk mund të lind kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës. Kompleksi i Edipit mund të lind vetëm te fëmija që dëshiron të posedoj vëmendjen e plotë të nënës dhe përjashton çdo njeri tjetër. Kjo dëshirë nuk është e kufuzuar në gjini. Eshtë dëshira për ta vënë në zgjedhë (sklavëroj) nënën, atë ta kontrolloj, zotroj plotësisht dhe ta bëj si shërbëtore. Kjo është e mundur vetëm te fëmijët të cilët janë llastruar nga vetë nënat e tyre, dhe atyre nuk iu është bashkuar edhe ndjenja shoqërore e/rne botës tjetër. Në rastet e ralla ka ndodhur që një djalosh i cili ka qenë plotësisht i lidhur me nënën e tij, atë(nënën) e bënte pikë qendrore të përpjekjeve të tija, për t'i zgjedhur problemin e dashurisë dhe martesës; mirëpo kuptimi i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk mund ta paramendoj një shoqëri tjetër përpos asaj me nënën e tij. Asnjë grua tjetër nuk do ta luaj rrolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i Edipusit do të ishte gjithmonë rezultat artificial i një edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme animi i trashiguar ta marr si incest apo këtë fare ta paramendoj, se një gabim i tillë në bazë ka të bëj diçka me gjininë.

 

Nëse fëmija, i cili është i lidhur vetëm me nënën, do të vijë në një pozitë kurë do të heqen lidhjet me nënën, dhe do të fillojnë vështërsitë. Kurë të shkon në shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do të jetë përherë qëllimi i tij që të mbes në lidhje me nënën e tij. Sa herë që të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron ta ketë nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërhjekë vëmendjen, të jetë përherë në përkujdesje. Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdor. Ndoshta bëhet një djal i nënës, gjithmonë i butë dhe i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta qanë ai për çdo vështërsi të vogël, ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka nevoj për përkujdesje të përhershme. Ndoshta mund të ketë raste tërbimi, ku është i padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për ta kthyer vëmendjen e nënës nga vetja. Ne gjejmë te fëmijët që kanë nevoj për përkujdesje mijëra lloje të tilla lojrash të fëmijëve të llastruar, të cilët luftojnë për vëmendjen e nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo kërkesë të rrethit të tyre.

 

Fëmija fiton përvojë të shpejt në zgjedhjen e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen e vëmendjes. Fëmijët e llastruar shpesh kanë frikë nga ajo që të lihen vetëm, posaqerisht në errësirë. Nuk është vet errësira që i frigohen ata; por ata e përdorin frikën për ta detyruar nënën, që të qëndrojë afër tyre. Një fëmij i tillë i llastruar bërtitëtë përherë në errësirë. Kurë nëna e tij njëherë natën shkon te fëmija pas bërtimës, e ka pyetër atë: pse po frigohesh?Sepse është errësirë', përgjigjet ai. Mirëpo nëna e kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij. Dhe tani që jam këtu, i thotë ajo, a është më pak errësirë? Vetë errësira nuk është me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm se nuk dëshironte të jetë i ndarë nga nëna. Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë gjitha emocionet e tija, gjithë fuqia shpirtërore dhe aftësitë e tija janë të drejtuara për ta krijuar një situatë për të cilën nëna duhet të vij e të marrë kontakt përsëri me atë. Më anë të bërtimës, thirrjeve, pagjumësía apo të tjera ai përpiqet ta sjell, gjejë nënën. Një mjet i vëçantë, që ka tërhjekur vëmendjen përherë të psikologëve dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen e qëllimit të frikës. Të gjithë fëmijët e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së tyre mund të shkaktojnë tërhjekjen e vëmendjes mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë këtë ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë nga kjo që qëllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nënën- ta arrijnë. Fëmija frikacak është një fëmij i cili është i llastruar dhe dëshiron të jetë edhe mëtutje i llastruar. Nganjëherë fëmijët e tillë të llastruar ëndërrojnë ëndrra të këqia dhe bërtasin në gjumë. Ky është një symptom i njohur; por pérderisa gjumi konsiderohej si e kundërta e gjendjes zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka qenë gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh, por lloje të lojës të sjelljes. Fëmija sillet në ëndrrat e tija gati njëjt sikur edhe gjatë ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për përfitime të tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën më të suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i vijnë në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë për qëllimin e tij. Fëmijët e llastruar pas disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në tmerr, frikë, që janë shumë të përshtatshme, që lidhjen e ndërprerë përkohësisht më nënën shpejt ta rivendosë. Fëmijët e llastruar mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat e frikës pran veti edhe kurë të rriten. Ëndrrat e frikës kanë qenë mjet i mirë për tëhjekjen e vëmendjes, që më vonë është mekanizuar si zakon.

 

Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq shumë sa që ne do të befasoheshim shumë, nëse do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar se, ai natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave për nxitjen e vëmendjes është shumë i pasur. Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm ose kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen nga hajdutët ose kafshëve të egra. Poashtu disa të tjerë nuk i zën gjumi, nëse prindërit e tyre nuk ulin pran tyre. Disa ëndrrojnë; disa biejn nga krevati; disa e Iagin krevetin. Vetëm një fëmijë i llastruar, që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte fare vështërsi. Nëna thoshte, vajza flenë mirë pa ëndrruar dhe pa u zgjuar, ska pasur kurrë vështërsi. Unë i emrova të gjitha symptomet të cilat mund të jenë të përdorshme, mirëpo te kjo vajzë nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fundë u mjegullova. Ku flenë ajo? e pyeta nënën. Në krevatin tim, mu përgjigj ajo.

 

Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët e llastruar, sepse nëse janë të sëmurë, llastrohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodhë shpesh që një fëmijë i tillë pakë pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për kujdesje; së pari në të shumtën e rasteve supozohet se ende është një rezultat i sëmundjes. Në të vërtetë kujtonë mbas shërimit vorbullin, rrapëllimën që është bërë për shkak të tij, kurë ishte i sëmurë. Nëna nuk mund ta llastroj edhe mëtutje sikur që ka bërë atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë fëmijë që ka nevojë për përkujdesje. Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon, sikur një fëmijë tjetër që nëpërmjet sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes në rrethin e tij, dëshiron që të të sëmuret edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e sëmurë që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.

 

Një vajzë kishte qenë katër vite në spital dhe ishte llastruar shumë nga mjekët dhe motrat medicionale. Kurë kthehet në shtëpi në fillim llastrohet edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të largohet vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar, ajo ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: unë kam qenë në spital'. Ajo ju kujton të tjerëve , se ajo ka qenë ë sëmurë, dhe kërkonte ta rivendosë gjendjen e këndshme që kishte qenë. Sjellje të njejtë ne vërejmë edhe të të rriturit, të cilët me kënaqësi flasin për sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur t'iu nënshtrohen.. Në anën tjetër nganjeherë ndodhë që një fëmijë i cili iu ka shkaktuar vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet dhe nuk bën më probleme prindërve. Ne veq ndëgjuam se fëmijët me të meta organike për fëmijën është një ngarkesë plotësuese, mirëpo ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk shpjegon në mënyrë të mjaftueshme charaktere te këqia. Së këndejmi ne guxojmë të dyshojmë se mos të metat organike në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet.. Një fëmijë, i dyti në familje, iu shkaktonte prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një gënjeshtar, vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër. Mësimdhënësit e tij nuk kishin mundësi që të fillojnë asgjë me atë sa që vijnë deri te mendimi se ai duhet të dërgohet në një shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe fëmija sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit në eshtra dhe ishte detyruar të qëndroj gjysmë vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të ndjehet mirë bëhet fëmija më i mirë në familje. Ne nuk mund ta marrim me mendë se një sëmundje mund të ketë një ndikim të tillë në fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim kishte të bëj me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai kishte menduar gjithëmonë se prindërit po e dashurojnë vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë lanë pas dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë gjendet në qendër të vëmendjes. Secili përkujdesej për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte mjaftë i aftë të kuptoj dhe të largohet nga Pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.

 

Është qesharake, të mendohet, se rruga më e mirë është, që gabimet e shpeshta të nënës të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju ipen kujdestareshave apo institucioneve adekuate për këtë që të kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë një zëvendësim të nënës, të shikojmë ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë fëmijën në vete, mu ashtu siq e bënë edhe nëna. Fëmijët që rriten nëpër jetimore, shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për të tjerët: askush nuk ka qenë pran tij që të mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës dhe bashkkrijuesit(nënës) të tij. Nganjëherë janë bërë përpjekje me fëmijët e jetimoreve, që janë zhvilluar jo-mirë. Është kërkuar një edukatore për parashkoilorë apo ndonjë moter medicionale që fëmijës t'ia ndaj përkujdesjen e saj personale, ose të vendoset në një familje ku nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj. Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna për përkujdesje(njerka) e mirë. Mundësia më e mirë për të rritur fëmijë të tillë nëse gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën dhe për një jetë familjare; dhe e gjithë ajo çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën prindërve, me shumë mund do të mundeshim të gjejmë njerëz të tjerë që do të mund t'i merrnin detyrat e prindërve.

 

Domethënia e dashamirësisë së nënësisë dhe përkujdesjes nënësore del nga fakti se, ka aq shumë dështime që vijnë nga rrethi jetimave, të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve të padëshirueshëm dhe fëmijëve nga kurorat e prishura. Eshtë e njohur se, rroli i nje njerke është shumë i vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë atë. Në të vërtetë vështërsia nuk është e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta lidhen shumë ngushtë fëmijët me babain, nëse vdes nëna dhe llastrohen nga ai. Pra ndihen se do t'i' vjedhet dashamiresia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës. Ajo(njerka) mbrohet dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët kanë një arsye të vërtetë për të rezistencë. Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë më shumë se kurrë. Lufta me një fëmijë është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë të fitohet me përdorimin e dhunës apo të fitohet për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë si fitimtar, ngadhnjyes ai më i dopti. Kërkohet diçka nga ai, çka kundërshton të japë, diçka çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të tilla kurrë nuk mund të arrihet. Një përpjekje e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim i pakuptimt i energjisë do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë nëpërmjet dhunës.

 

Roli i babait në jetën familjare është poashtu i rëndësishëm sikur ai i nënës. Në fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më pak të ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon tek më vonë. Ne veq kemi parashtruar disa rreziqe që mund të dalin nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës nuk e zhgjëron edhe drejtë babait. Mund të pësoj pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa është fatkeqe, situata për fëmijën është potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që ta përfitoj, bashkangjis babain në jetën familjare; ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën vetëm për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë fëmijën si peng për luftën e tyre personale. Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete, të dashurohet nga fëmija më shumë se partneri tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë qëndrimet, mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi. Kështu krijohet një konkurencë, se kushë mundet më mirë të sillet me fëmijën apo ta llastroj më mirë. Eshtë e pamundur një fëmijë në një atmosferë të tillë të të edukohet për vetëdije për bashkësi. Bashkësia e parë me njerëzit e tjerë që përjeton është ajo me prindërit; nëse ajo është e keqe nuk mund të pritet që kuptimi për bashkësi të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe rriten me pikëpamje pesimiste për martesë, nëse nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë. Edhe kurë të rriten do ta kenë ndjenjën, se çdo martesë mundë të përfundoj keq. Ata do të përpiqen ti ikin gjinisë së kundërt ose janë të bindur se përpjekjet për afrim do të të përfundojnë si të pafat. Për këtë fëmija është shumë i dëmtuar nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është një qelizë aktive e bashkësisë, një rezultat i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës në bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti mes dy njerzëve për mirëqenien e dyanshëm, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë, dhe nëse ata dështojnë në njërën nga këto pikëpamje, nuk qëndron në harmoni me kërkesat e jetës.

 

Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra palë nuk do të duhej të ushtrojë mbizotërim. Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare ska nevoj për demostrimin e forcës, dhe është e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë dhe i kushtohet më shumë vëmendje se të tjerëve. Nëse babai është një pesonalitet i fortë dhe ngrenë tonin në familje, të rinjët marrin një pikëpamje të gabueshme për pritjet që janë të lidhura me rolin e tyre mashkullorë. Vajzat vuajn edhe më shumë. Mashkujt në pikëpamjen e tyre janë tiranik; martesa ju duket atyre sikur të jetë një nënshtrim ose nje skllavërim.Nganjëherë ato do të përpiqen ta shpëtojnë veten nga gjinia tjetër me ikjen e tyre në perversion.

 

 

 

scm

Përse fëmijët kanë frikë?

Përse fëmijët kanë frikë? 

Nëse do të bënim një kthim mbrapa në kohë, do të risillnim në mendje frikërat tona. Disa prej tyre i ndanim me prindërit ose moshatarët, të tjerat për shkak të turpit i ndrydhnim brenda vetes dhe i ekzagjeroním më shumë. Nga disa çliroheshim më shpejt, të tjerat vazhdonin të këmbëngulnín në psikikën tonë për shumë kohë.
Frika përjetohet nga të gjithë fëmijët, por shkaqet e saj janë të ndryshme në mosha të ndryshme.
Foshnjat frikësohen më shumë nga zhurmat e forta, nga mosplotësimi i nevojave, nga
prania e njerëzve të panjohur në mjedisin e tyre, nga ndryshimet e papritura në këtë mjedis, nga ndarja prej prindërve etj. Ndërsa femij ët e moshës 2-8 vjeç frikësohen kryesisht nga erresira, nga kafshët, nga ndarja prej prindërve, nga njerëzit e cilësuar si të frikshëm - doktori ose polici - nga shpirtrat, nga shtrigat, nga qëndrimi vetëm, nga ngjarjet që mund të shohin në televizor. Disa prej këtyre frikërave zhduken me rritjen, të tjerat vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së individit edhe në moshë të rritur. Frika duhet zbutur përpara se ajo të bëhet penguese në zhvillimin e fëmijës, ndryshe ajo mund ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.

Masturbimi te fëmijët dhe habia e prindërve !

Masturbimi te fëmijët dhe habia e prindërve !

Masturbimi është një dukuri normale e përhapur tek shumë fëmijë qe fillon zakonisht në moshën 18-muajshe dhe arrin kulmin rreth moshës 3-5 vjeç. Ritmet e tij fillojnë të bien në prag të pubertetit. Shumë prindër shokohen kur zbulojnë se fëmija e tyre masturbon. Normat morale, tabutë mbi masturbimin dhe frika për një dëmtim të mundshëm të fëmijës gjenerojë ankth tek prindi. Ndoshta reagimet e prindërve nuk do të ishin kaq “të egra” për fëmijët dhe vetë ata nëse do të dinin shkaqet që qëndrojnë pas masturbimit.

Përse një fëmijë masturbohet? Për kënaqësi

Për një fëmijë akti i masturbimit shoqërohet me kënaqësi. Sigurisht kënaqësia që merr një fëmijë nga masturbimi nuk është e njëjtë me atë të të rriturit, por përsëri mbetet kënaqësi.

Për të shkarkuar stresin

Për shumë fëmijë, masturbimi është si një valvul magjike që i ndihmon të lehtësohen nga tensioni. Fëmijët mund të masturbojnë kur janë të shqetësuar, të lodhur ose të mërzitur.

Për të njohur trupin

Në disa raste masturbimi mund të jetë produkt i dëshirës për zbuluar vetveten, si një mjet për të kënaqur kuriozitetin rreth reagimeve të trupit, si një mënyrë për t'u vënë më shumë në kontakt me veten.

Kleptomania



Kleptomania,sëmundje  apo..


Shumica e atyre qe vjedhin mendoj ne se malli i vjedhur u duhet. Megjithate, ekziston nje lloj te vjedhuri ku motivi, ndryshon nga ai tradicional. Kleptomania eshte nje gjendje e rralle e karakterizuar nga nje kompulsion i perseritur per te vjedhur gjera, zakonisht nga dyqanet, te cilat as nuk u duhen dhe as jane te nevoj shme. Objektivi, nuk eshte pervetesimi; dhe mallrat e vjedhur shpesh dhurohen, hidhen ose fshihen me kuj des. Shume kleptomane me lehtesi mund te paguajne per gjerat e marra. Kjo gjendje megjithese e rralle, mund te preke te gjitha shtresat e shoqerise.

Akti zakonisht eshte i paplanifikuar dhe objekti eshte akti i vjedhjes. Ne pergjithesi vjedhja nuk eshte e pakujdesshme, dhe masa te arsyeshme merren per te mos u zbuluar, por nganjehere kleptomanet duket sikur nuk shqetesohen per pasoj at e aktit te tyre. Gjate aktit tensioni vj en ne rritje e fokusohet ne aktin e vjedhjes. Me pas, nese akti eshte perfunduar me sukses ka clirim tensioni e nje ndjenje lirimi. Me pak se 5% e njerezve te arrestuar per vjedhje kur pyeten, pergjigj en ne nje forme konsistente me kete diagnoze. Kjo gjendje eshte e shoqeruar me stresin, si raste vdekje apo ndarje, dhe kleptomanet kane tendence te vuajne nga depresioni e anoreksia.

Kleptomania ka tendence te jete persistente dhe te ngelet nje crregullim gjate gjithe jetes. Trajtimi perfshin nje kurs psikoterapie me qellim qe personit te prekur ti jepet nje pasqyre e qarte e ketij çrregullimi.Murën pjesë 80 persona nga mosha 20 deri 45 vjeç. Shkenctarët kanë vërtetuar se vetëm 23 per qind e personave me depresion klinik kanë kërkuar ndihmë mjeksore, dhe vetëm 10 per qind e personave marrin trajtimin e duhur.

Ushtrimet e rregullta fizike




Ushtrimet e rregullta fizike, luftojnë depresionin

Ushtrimet e rregullta trupore mund të kenë efekt të nj ej të kundër depresionit si barnat e zakonshme, njoftojnë shkenctarët e Universitetit te Teksasit. Hulumtimet e tyre kanë treguar se 50 per qind e reduktimit të simptomeve të depresionit mund të largohet me ushtrime 3-5 herë në javë. Këto rezultate janë arritur pas 12 javë ushtrime.

Dëmtimet nga zemërimi




Dëmtimet nga zemërimi

Zemërimi është një dukuri gjithnjë e në rritje e shoqërisë, që ndikon për keq në organizmin tonë. Zemërimi mund të dobësojë aftësinë për të arsyetuar dhe të vështirësojë vetëkontrollin. Muskujt tendosen, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja bëhen më të shpeshta, ndërsa trupi fillon një jetë në gjendje tensioni. “ le të përgatitemi më parë se si të përballemi me një situatë që mundtë na shkaktojë zemërim, qe në fillim të themi me qetësi: “nuk jam dakort dhe gjithcka do të jetë më e lehtë”-këshillon D’Urso pedagoge psikologjie në Universitetin e Padovës.

Stresi




Stresi, rrit me 15 për qind rrezikun ndaj infarktit

Shkenctarët kanadezë kanë vërtetuar se 20 përqind e probleme të zemrës, shkaktohen nga ndikimi negativ i stresit. Është vërtetuar se personat me stres në shtëpi ose në vendin e punës rrezikohen 2.7 herë më shumë nga infarktet. Në këtë studim morrën pjesë 15.000 persona nga 52 shtete. Edhe pse më herët është vërtetuar se ndikimi i stresit në sëmundjet e zemrës, kësaj here shkenctarët kanë gi etur dëshmi të reja që e vërtetoj nër këtë gjë. Pas stresit, një tjetër shqetësim për kardiakët mbetet niveli i kolesterolit në gjak, i cili rritet 3.25 herë më shumë, krahasuar me rastet normale, ndërkohë pirja e duhanit rrit rrezikshmërinë ndaj infakteve me 2.9 përqind. Faktorë të tjerë me rrezik për infarkt janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.

Testi Stroop

Lotet e krokodilit






Lotet e krokodilit

Prej kohesh njerëzit kishin vënë re se krokodilet pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene. Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E vërteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.