torsdag 31 mars 2016

Test intelegjence Papagalli &Sorra



E pa besuesheme por e vërtetë !!






E pa besueshme !!!

Sorra,kaq intelegjente !!!!







                                       

Ndjenja e inferioritetit dhe ndjenja e së përbashkëtës



Konteksti psikologjik merr një rëndësi të jashtëzakonshme në rastin e fëmijëve që kanë lindur me organe të dëmtuara. Meqenëse këta fëmijë ndodhen në një situatë më të vështirë se sa të tjerët, tek ata shfaqet ndjesia e ekzagjeruar e inferioritetit të tij. Që në kohën e formimit të prototipit ata interesohen më shumë për vetveten se sa për ata që i rrethon dhe kjo tendencë mund të qëndrojë tek ata gjatë gjithë pjesës tj etër të jetës. Inferioriteti organik  nuk është i vetmi shkak i gabimeve te prototipi, ka edhe një sërë situatash, të cilat mundtë jenë shkak të tyre. Për Shembull, situata e fëmijëve të ledhatuar dhe të braktisur. Më tej ne do të kemi mundësinë t’i përshkruajmë ata në mënyrë më të detajuar dhe të paraqesim historitë e klientëve, që ilustrojnë tri situata sidomos të pafavorshme: fëmij ët me organe të dëmtuara, të ledhatuar dhe të braktisur. Kurse tani është e rëndësishme të vëmë në dukje se këta fëmijë rriten duke provuar vështirësi dhe frikë, sepse zhvillohen në mjedisin, i cili nuki mëson ata të jenë të pavarur.

Meqenëse ne e konsiderojmë se interesi social është faktori më i rëndësishëm në metodën e edukimit dhe të kurimit, ne do të dëshironim që qysh në faqet e para të qartësojmë rëndësinë e këtij koncepti. Vetëm njerëzit e guximshëm, të sigurt në vetvete, që e ndjejnë veten në botë si në shtëpinë etyre, mund të nxjerrin leverdi si nga të mirat e jetës, ashtu edhe nga vështirësitë e saj. Ata e dinë se vështirësitë ekzistojnë, por ata dinë, gjithashtu, se janë në gjendje t’i kapërcejnë ato. Ata janë të gatshëm për çdolloj problemi tëjetës, të cilët rezultojnë të jenë në mënyrë të pandryshueshme probleme sociale. Për të qenë njeri, duhet të jesh i përgatitur për sjelljen sociale. Tek tre tipet e fëmijëve, të përmendur prej nesh, formohet prototipi me shkallën më të ulët të ndjenjës së kolektivizmit. Atyre u mungon një drejtim i tillë mendor, i cili do t’i ndihmonte ata të mishëronin planete tyre jetësore ose të zgjidhin probleme. Ndjesia e disfatës lind në prototipin një orientim të gabuar lidhur me problemet j etësore dhe tendencën për të zhvilluar personalitetin në drejtimin e padobishëm. Në kundërshtim me këtë, detyra jonë në shërimin e këtyre pacientëve konsiston në atë që të drejtohet sjellja e tyre në anën e dobishme dhe të forcohet orientimi i përbashkët pozitiv në drejtim tëjetës dhe të shoqërisë.

Zhvillimi i pamjaftueshëm i ndjenjës së kolektivizmit është ekuivalent i orientimit të veprimtarisë së padobishme jetësore. individët me zhvillimin e pamjaftueshëm të ndjenjës së kolektivizmit përbëjnë grupin e fëmijëve problematikë, të kriminelëve, të atyre me të meta mendore, alkoolikëve. Në të tilla raste, problemi që duhet zgjidhur, konsiston në atë që të gjenden mjetet e afta për të ndikuar në kthimin etyre në anën e dobishme të jetës dhe kthimin e interesit të tyre ndaj mjedisit që i rrethon.
Në këtë mënyrë, mund të thuhet, se e ashtuquajtura psikologjia jonë “individuale”, në realitet është psikologji sociale.

Alfred Adler
Shkenca e të jetuarit

söndag 27 mars 2016

HISTERIA - 1888 -



1. Historia

Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gj enital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe ishin në bazë të asaj që ishte si e njëmendtë në historinë e obsesioneve dhe të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmoj në se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime deri në ditët e sotme. Një vlerësim i drejtë dhe një kuptim më i mirë u zhvilluan vetëm në vijim të studimeve të Sharkosë dhe të shkollës së Salpetn'erit që frymëzohej prej tij. Deri më atëhere histeria kishte qenë bëte noire e mjekësisë. Histerikët e mjerë, që në shekujt e mëparshëm ishin djegur dhe nomatisur; në epoka më të vonshme dhe të dritësuara vetëm ishin përqeshur, nuk mendohej se gj endja e tyre meritonte ti nënshtrohej vëzhgimit klinik, si e kryer prej shtiij es dhe ekzagjerimit. Histeria është një neurozë në kuptimin më të ngushtë të fjalës  domethënë se jo vetëm që në këtë sëmundje nuk janë zbuluar ndryshime të perceptueshme të sistemit nervor, por se as nuk duhet të presim prej kësaj që një përsosje e teknikave anatomike të zbulojë ndonjë të tillë, dhe do të mund të shprehej thelbi i saj me një formulë që të merrte parasysh kushtet e ngacmueshmërisë në pjesë të ndryshme të vetë sistemit nervor. Megjithatë nuk është gjetur ende një formulë fizio-patologjike e këtij lloji; tash për tash duhet të mjaftohemi të përkufizojmë neurozën në mënyrë thjeshtë sëmundje përshkruese me anë të tërësisë së simptomave të posaçme të saj, në të njëjtën mënyrë me të cilën sëmundja e Bazedovit karakterizohet nga një numër simptomash - ekzoftalm, struma, përshpejtim pulsimesh dhe ndryshime fizike  pa marrë në shqyrtim lidhjen e ngushtë që ekziston mes këtyre dukurive.

2. Përkufizimi

Autorët gjermanë, ashtu si dhe ata anglezë, e kanë për gj ë të zakonshme edhe sot e kësaj dite t'i atribuojnë sipas qejfit përku tizi met e "histerisë" dhe "histerikes", dhe të hedhin "histerinë" në togun e gjendjeve neurotike në përgjithësi, domethënë atë të nevrastenisë, të gjendjeve psikopatike dhe të neurozave të panumërta që ende nuk janë nxjerrë nga pështjellimi i sëmundj eve nervore.

Sharkoja, në të kundërt, qëndron fort në mendimin se "histeria" ka një kuadër klinik të përshkruar qartas dhe të mirëp ërcaktuar, dhe dallon në mënyrë krejt të pastër kur gjendesh përballë nj ë rasti të skajshëm, atij që quhet "grande hysterie" (histeria më e lartë) apo histeri-epilepsia. Histeria përfshin edhe forma më të lehta dhe fillestare që shfaqen në një varg që shkon shkallë-shkallë nga grande hysterie në gjendje normaliteti; paraqet dallime themelore në krahasim me nevrastem'në dhe madje, në kuptimin e ngushtë të fjalës, është e kundërta e saj.

3. Simptomatologiia

Simptomatologjia e histerisë më të lartë, tej et e pasur por jo pér këtë arsye e privuar prej rendit, përbëhet nga një varg simptomash që përmblidhen si më poshtë:

a. Kriza konvulsive. Ato paraprihen nga një "aura" e veçantë: ndj esi trysnie në lukth, shtrëngese në fyt, rrahje tëmthash, gj ëmim ndër veshë, ose pjesë të kësaj tërësie ndijimesh. Ndijimet e aurës, siç quhen, mund të shfaqen tek pacienti histerik edhe për hesap të tyre apo të krijojnë një krizë në vetvehte. Është veçanërisht e njohur globus hysten'cus, një ndijim që lidhet me spazmat e faringut, prej të cilit krijohet përshtypja se një droçkë është duke u ngjitur nga lukthi në fyt. Një krizë e vërtetë, nëse është e plotë, shfaqet në tri faza. Faza e parë, e quajtur "epiletoide" ngjason me një krizë të zakonshme epileptike, sipas rastit me një krizë epileptike të njëanshme. Faza e dytë, ajo e grands mouvcments, shfaqet me lëvizje që përshkruajnë rrethe të gjerë, të ngjashëm me ato të njohur si "përkulje", pozicione të harkuara (arc de cercle), përpëlitje, e kështu me rradhë. Shpesh forca që zhvillohet në to është deri e pamatë. Për të dalluar këto lëvizje nga ato që shënohen në një krizë epileptike, mund të vërehet se lëvizjet histerike kryhen gjithherët me nj ë zhdërvjelltësi dhe nj ë bashkërendim që j anë në kundërshti të qartë me ngathtësinë e trashë të spazmave epileptike. Veç kësaj , edhe në rastet më të dhunshme të konvulsioneve histerike shmangen më së shumti dëme të rënda si ato që janë të mundshme në një krizë epilepsie. Faza e tretë e krizës histerike, ajo haluçinatore apo e attitudes passionnelles, është e karakterizuar nga qëndrime dhe nga veprime tipike skenash pasionante që pacienti i përjeton në gjendje haluçinatore dhe i shpesh shoqëron me fjalët përkatëse. Gjatë gjithë krizës vetëdija mund të ruhet apo të humbë - më të shumtën e herës ndodh e dyta. Shpeshherë krizat e lloj eve të përshkruara j anë të lidhura me njëra-tjetrën dhe formoj në nj ë varg, në atë mënyrë që e gj ithë kriza mund të zgjasë disa orë apo ditë. Shtimi i temperaturës që regjistrohet përgj atë tyre është (në të kundërt me atë që ngj et në epilepsinë) e parëndësishme. Çdo fazë e krizës dhe çdo pjesë e dalluar e një faze mund të jetë e veçuar dhe të përfaqësojë krizën në rastet fillestare. Natyrisht, ndeshen mjaft më shpesh krizat e pjesshme të këtij lloji se sa ato të plota. Janë posaçërisht interesante ato kriza histerike që, në vend të tre fazave, shfaqin një komë që paraqitet në formë apopleksie  të ashtuquajturat "attaques de sommeil" (kriza gjumi). Kjo lloj kome mund të përngjasojë me gjumin e natyrshëm, apo mund të shoqërohet me një pakësim të tillë të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut sa të ngatërrohet me vdekjen. Ka shumë shembuj konkretë të gjendjeve të këtij lloji që zgjasin për javë dhe muaj; në këtë gjendje gjumi të tejzgjatur ushqyerja e trupit pakësohet gradualisht, por nuk ka rrezik për jetën. Rreth në një të tretën e rasteve të histerisë, simptomat e krizave, të cilat janë kaq karakteri stike, mungojnë.

b. Zona histerogjene. Në bashkëlidhje të ngushtë me krizat gjejmë të ashtuquajturat "zona histerogjene", pika të tej ndj eshme të trupit, në të cilat një ngacmim i lehtë nxit një krizë, aura e së cilës fillon shpesh me një ndijim që rrjedh nga kjo zonë. Këto zona mund të gjenden mbi lëkurë, në pjesët e thella, në kocka, në mukozat dhe në organet e shqisave. Është më e lehtë që të gjenden mbi trungun më parë se në gjymtyrët, dhe kanë një parapëlqim të veçantë për pika të caktuara  për shembull, te gratë gjenden shpesh në një pikë të mureve ta barkut që përkojnë me vezoret, në maj ën e kokës dhe në zonën nën gjinjtë, ndërsa te burri në kordonin sperinatik dhe në testikujt. Shpesh një trysni e ushtruar mbi këto zona çliron jo konvulsionin, por ndij imet e aurës. Është gjithashtu e mrmdur të përdoren shumë prej këtyre zonave histero gjene për të ushtruar nj ë ndikim frenues mbi kiizat konvulsive; për shembull, një hysni e fortë e ushtruar mbi zonën e vezores çliron shumë paciente nga një krizë histerike apo nga gjumi histerik. Këto paciente mund të mbrohen nga nj ë krizë duke i bërë të mbaj në një brez të ngjashëm me një rrip hernieje, jastëku i të cilit mëshon mbi zonën e vezores. Zonat histerogjene janë shpeshherë të shumta në numër, por hera herës të pakta në numër dhe mund të jenë të njëanshme ose dyanësore.

c. Çrregullime të ndjeshmërisë. Këto janë shenj at më të shpeshta të neurozës, dhe më të rëndësishmet nga pikëpamja diagnostike. Ato zgjasin edhe në periudhat e shpëtimit dhe j anë më të rëndësishmet pasi çrregullimet e ndjeshmërisë kanë një rol përkatësisht të papëriillshëm në sëmundj et organike të trurit. Çrregullime të tilla qëndrojnë në nj ë anestezi apo në nj ë hiperestezi, dhe paraqesin larmi tepër të shënueshme në shtrirjen dhe në gjendjen e dendurisë, gjë që nuk ndodh në asnjë sëmundje tj etër. Anestezia mund të ketë të bëj ë me lëkurën, mukozat, eshtrat, muskujt dhe nervat, organet e shqisave dhe zorrët; por anestezia më e zakonshme është ajo e lëkurës. Në rastin e anestezisë histerike të lëkurës mund të verifikohet shpërbashkimi i llojeve të ndryshëm të ndijimit të lëkurës, dhe ato mund të bëhen krejtësisht të pavarur mes tyre. Anestezia mund të jetë e përgjithshme apo ti përkasë vetëm ndijimeve të dhembjes (anelgjezi - që është më e zakonshmja), ose vetëm ndjeshmërisë ndaj temperaturës, prekjes, elektricitetit, apo ajo muskulare. Vetëm një mundësi nuk mund të realizohet asnjëherë tek histeria: një dobësim i ndjesisë së të prekurit kur ruhen aftësitë etjera. Në të kundërt, mund të ndodhë që vetëm ndij imet e prekjes të përftojnë një ndjenjë dhembjeje (alfalgjezia). Analgjezia histerike arrin shpesh një gjendje kaq të lartë sa faradizimi i degëzimeve nervore nuk shkakton asnjë reagim shqisor. Shtrirja mund të jetë e përgjithshme; në ndonjë rast mund të ketë të bëjë me të gjithë sipërfaqen e lëkurës dhe pjesën më të madhe të organeve shqisore. Megjithatë, më shpesh bëhet fj alë për hemianestezi, e ngjashme me atë që shkaktohet nga nj ë dëmtim brendakafkor, por dallohet nga hemianestezia që i detyrohet çrregullimeve organike për faktin se përgjithësisht kapërcen në ndonjë pikë linjën mesore - për shembull për faktin se shtrihet në të gjithë gjuhën, laringun dhe organet gjenitale dhe se ka të bëj ë me sytë jo në formën e hernianopsisë por të arnbliopisë apo të amaurozës së një syri të vetëm. Veç tjerash, hemianestezia histerike paraqet larmi më të shumta në mënyrën me të cilën përhapet: mund të ndodhë që nj ë organ shqisor apo një organ i krahut anestetik ti shmanget plotësisht anestezisë, dhe çdo zonë e ndjeshme në kuadrin e hemianestezisë mund të zëvendësohet nga zona simetrike në krahun tjetër (transfert i vetvetishëm). Më në fund, anestezia histerike mund të shfaqet në vatra të shpërndara, nj ëanësore apo të dyanëshme, apo vetëm në disa zona, monoplegjike mbi gjymtyrët apo në pulla mbi organet e brendshme të sëmura (faring, stomak, etj .).

Në të gjithë këto raste anestezia histerike mund të zëvendësohet nga hiperestezia. Në rastin e anestezisë histerike përgjithësisht reflekset shqisore janë të reduktuara për shembull reflekset e koniuktivës, ato teshtitëse dhe të faringut; por mbeten të paprekur reflekset jetësore të kornesë dhe të glotës. Reflekset enëlëvizore dhe zmadhimi i bebeve të syrit që arrihen nëpërmjet ngacmimit të lëkurës, nuk ndërpriten as kur pacienti i është nënshtruar gjendjes më të lartë të anestezisë. Anestezia
histerike është përherë një simptomë që mjeku duhet të kërkojë pasi më të shumtën e herëve, edhe kur është gj crësisht e shtri rë dhe shumë e rëndë, i shpëton plotësisht perceptimit të pacientit. Duhet të nënvizoj faktin se çrregullimet histerike të ndjeshmërisë, në të kundërt me atë që ngjet prej anestezisë organike, nuk pengojnë përgjithësisht asnjë veprimtari lëvizore të pacientëve. Zonat e lëkurës të prekura nga anestezia histerike shpesh karakterizohen nga anemia lokale dhe nuk gjakosen nëse shpohen; megjithatë kjo është vetëm nj ë ndërlikim dhe jo një kusht i domosdoshëm i anestezisë. Është e mundshme të ndahen artificialisht dy dukuritë nga njëra-tjetra. Shpesh ka një marrëdhënie ndërsj elltësie mes anestezisë dhe zonave histerogjene, njëlloj sikur e gjithë ndjeshmëria e një pjese relativisht të madhe të trupit të ishte përmbledhur në një pikë të vetme. Çrregullimet e ndj eshmërisë janë simptoma mbi të cilat është e mundshme të bazohet nj ë diagnozë histerie, edhe në format e saj më lillestare. Në Mesjetë zbulimi i zonave anestetike dhe anemike (stigmata Diaboli) quhej si një dëshmi e shtrigërisë.

d. Çrregullime të veprimtarisë shqisore. Këto mund të kenë të bëjnë me të gjithë organet e shqisave dhe mund të shfaqen njëkohësisht apo pavarësishtnga ndryshimet në ndjeshmërinë e lëkurës. Çrregullimi histerik i shikimit qëndron në një amaurozë ose në një ambliopi të njëanshme ose në një ambliopi të dyanshme, por asnjëherë në një hemianopsi.

Simptomat e tij janë: provë normale e limdusit, mungesë relleksesh të koniuktivës (reflekse komeale të fashitura), ngushtim bashkëqendror i fushëpamjes, pakësim i perceptimit të dritës dhe daltonizëm. Për sa që i përket kësaj të fundit, perceptimi i ngjyrës vjollcë humbet për së pari, ai i së kuqes dhe i së kaltrës janë ato që zgjasin më shumë në kohë. Dukuria nuk i përgjigjet asnjë teorie mbi daltonizmin; ndijimet e ndryshme të ngjyrave janë të pavarur nj ëri nga tjetri. Shpesh ka çrregullime në përshtatshmëri, prej të cilave rrjedhin përfundime të gabuara. Objekte që i afrohen syrit apo i largohen atij, shihen me madhësi të ndryshme, dyfish, apo të shumëfishtë (diplopi monokolare me makropsi dhe mikropsi). Shurdhëria histerike është rrallëherë e dyanshme, përgjithësisht pak a shumë e plotë, e shoqëruar nga anestezia e llapës së veshit, e gypit të dëgjimit, por edhe e membranës timpanikc. Zakonisht, kur ka këtu edhe çrregullime historike të prekjes dhetë nuhatjes, është e mundshme të zbulohet nj ë anestezi e rajoneve të lëkurës dhe të mukozës që i përkasin atyre organeve shqisore. Te pacientët histerikë janë mjaft të shpeshta parestezia dhe hiperestezia e organeve shqisore më të ulta; nganjëherë gj endet nj ë stërhollim i j ashtëzakonshëm i veprimtarisë shqisore, mbi të gjitha përsa u përket nuhatjes dhe dëgjimit.

e. Paraliza. Paralizat histerike janë më të rralla se anestezia dhe shoqërohen pothuaj gjithnjë nga anestezia e pjesës së paralizuar të trupit, ndërsa te sëmundjet organike çrregullimet e lëvizshmërisë janë mbizotëruese dhe shfaqen pavarësisht nga anestezia. Paralizat histerike nuk marrin parasysh strukturën anatomike të sistemit nervor që, siç dihet, tregohet tej et e përpiktë në shpërndarj en e paralizave organike. Mbi të gjitha nuk ekzistoj në paraliza histerike që të mund të krahasohen me paralizën periferike të muskuj ve të fytyrës, atyre rrezorë dhe shtrëngues, që përfshijnë pra grupe muskujsh apo muskuj dhe lëkurë të ndërthurur në atë mënyrë që të kenë një impuls nervor anatomik të përbashkët. Paralizat histerike janë të krahasueshme vetëm me ato kortikale (të kores së trurit), por dallohen prej tyre për shkak karakteristikash të ndryshme. Në të vërtetë ekziston hemiplegjia histerike me të cilën, megjithatë, kanë të bëjnë vetëm krahu dhe këmba e së njëjtës anë, por nuk ekziston një paralizë faciale histerike. Më të shumtën, bashkë me paralizën e gjymtyrëve, mund të ketë një tkurrëzim të muskujve të fytyrës dhe të gjuhës që shfaqet hera-herës mbi anën e paralizës, dhe hera-herës mbi atë të kundërt, dhe vihet në pah, mes tjerash, nga një shmangie e tepruar e gjuhës. Një tj etër karakteristikë tipike e hemiplegj isë histerike qëndron në faktin se këmba e paralizuar nuk zhvendoset me një lëvizje rrethore rrotulluese, por tërhiqet nëshkanë si një shtojcë e pajetë.

Hemiplegia histerike është gjithherët e lidhur me një hemianestezi që zakonisht paraqitet me fuqi më të lartë. Veç tjerash, tek histeria ndeshim paralizën e pavarur të një krahu apo të një këmbe apo të të
dyja këmbëve (paraplegji). Në këtë rast të fundit, paraliza e organeve të brendshme dhe e fshikëzës mund të shoqërojë anestezinë e këmbëve, dhe për rrjedhojë kuadri klinik përngjan më tepër me atë të një paraplegjie kurrizore. Dhe gjithashtu, paraliza, në vend që të shtrihet në krejt gj ymtyrën, mund të prekë vetëm disa pjesë të saj një dorë, një shpatull, një bërryl, etj. Nuk ka përparësi për pjesët fundore, ndërkohë që është një karakteristikë e paralizës organike të jetë përherë e më e shprehur në rajonet distale se në ato afërsore. Në rastin e një paralize të pjesshme të një gjymtyre, anestezia i përrmbahet në përgjithësi të njëjtit kufi të paralizës, dhe është rrethshkruar nga vija që janë pingule me boshtin gjatësor të gjymtyrës. Në paralizën histerike të këmbëve trekëndëshi i lëkurës që përfshihet mes muskujve vithorë, në përkim të kockës së kërbishtit, i shpëton anestezisë. Në të gjithë këto lloje paralizash, dukuritë e degjenerimit progresiv mungojnë, sado të zgjasë në kohë paraliza; shpesh ka një shkallë të lartë flashkësie muskulore, mënyrsjellja e reflekseve është e paqëndrueshme; megjithëse gjymtyrët e paralizuar mund të atrofizohen, dhe në të vërtetë goditen nga një atrofl që zhvillohet shumë rrufeshëm, shpejt kjo ndalet dhe nuk shoqërohet nga asnjë tjetërsim i ngacmueshmërrisë elektrike. Paralizës së gjymtyrëve duhet ti shtohet afazia histerike, apo më mirë heshtëria, që qëndron në paaftësinë për të lëshuar ndonjë tingull të rrjedhshëm ose për të zbatuar në heshtje lëvizjet që kryhen për të folur. Ajo shoqërohet përherë nga afonia (humbja e zërit), që shfaqet edhe vetiu; në këto raste aftësia për të shkruar vazhdon, e deri dhe rritet. Paralizat mbetëse lëvizore tipike të histerisë nuk i përkasin pjesëve të trupit, por vetëm të funksioneve: shembuj të këtij lloji janë astazia dhe abazia (paaftësia për të mbajtur pozicionin drejt dhe për të ecur); kur shfaqet e para, këmbët ruajnë ndjeshmërinë e tyre, forcën e tyre të zakonshme dhe aftësinë për të kryer çfarëdo lloj lëvizjeje, me kusht që të jetë në pozicion horizontal  një ndarje e funksioneve të vetë muskujve që nuk ndeshet në dëmtimet organike. Të gjitha paralizat histerike karakterizohen nga fakti se mund të jenë shumë të rënda por në të njëjtën kohë rreptësisht të kufizuara në një pjesë të përcaktuar të trupit, ndërkohë që, si rregull, paralizat organike shtrihen mbi një zonë më të gjerë dora dorës që rëndcsa e tyre shtohen

f. Tkurrëzimet. Në format më të rënda të histerisë ka një prirje të përgjithshme të sistemit muskulor për t'iu përgjigjur nxitësve të lehtë me tkurrëzime (diathëse de contracture). Për të arritur këtë rezultat, mund të mjaftojë thjeshtë vendosja e një brezi të Ezmarkut. Tkurrëzime të këtij lloji shfaqen shpesh edhe në raste më pak të rënda dhe në muskuj të ndryshëm. Ndër gjymtyrët karakterizohen nga hiqia e tyre e dukshme dhe mund të shfaqen në çdo pozicion, edhe pa ndërhyrjen e nxitësit të degëzimeve të posaçme nervore. Janë të qëndrueshme në mënyrë jo të zakonshme, nuk shtendosen në gjumë, ashtu si tkurrëzimet organike, dhe intensiteti i tyre nuk ndryshohet nga ngacmimi, nga nxehtësia, etj. Shtrohen vetëm në narkozën më të thellë, dhe pas zgjimit rivendosen me të njëjtën hiqi.

Tkurrëzimet muskulare janë shumë të shpeshta në organet e shqisave, në organet e tjera dhe në zorrët, dhe në shumë raste përbëjnë edhe mekanizmin nëpërmjet të cilit një funksion ndërpritet në paralizë. Tek histeria shtohet shumë edhe prirj a ndaj spazmës klonike.

g. Karakteristika të përgjithshme. Simptomatologjia e histerisë ka karakteristika të shumta të përgjithshme, që është e rëndësishme të njihen si për diagnozën ashtu dhe për kuptimin e histerisë. Shfaqjet histerike kanë, me përparësi, karakteristikën te j enë të acaruara në shkallën më të lartë: nj ë vuaj tj e histerike përshkruhet nga pacientët si tej et e dhimbshme, një anestezi apo një paralizë mund të bëhen lehtësisht të përgjithshme, një tkurrëzim histerik shkakton mbledhjen më të lartë të mundshme të nj ë muskuli. Në të njëjtën kohë, një çfarëdo simptome e veçantë mund të shfaqet, si të thuash, e vetmuar: anestezia dhe paraliza nuk shoqërohen nga dukuri të përgjithshme të cilat, në rastin e dëmtimeve organike, nxjerrin në pah një turbullim tumor dhe që zakonisht vënë në hije, me rëndësinë e tyre, simptomat e kufizuara. Pranë një zone të lëkurës plotësisht të pandjeshme mund të ketë një të tillë që zotëron një ndjeshmëri krejtësisht normale. Bashkë me një krah tërësisht të paralizuar mund të ketë, nga e njëjta anë, një këmbë plotësisht të shëndoshë.Një karakteristikë e veçantë e histeri së është se një çrregullim është në të njëjtën kohë i zhvilluar në shkallën më të lartë dhe i kufizuar. Simptomat histerike larrmojnë në mënyrë të tillë sa të përjashtojnë qysh në fillim çdo dyshim për dëmtim material. Ndryshimi i simptomave ndodh vetvetishëm (për shembull, pas krizave konvulsive, të cilat ndërrojnë shpesh përhapjen e paralizës dhe të anestezisë ose i bëj në të rreshtin) apo mund të shkaktohen artificialisht me të ashtuquajturat metoda estezio gj ene: elektricitet, aplikim metalesh, përdorim i ngacmuesve lëkurorë, magnetë, etj. Kjo metodë e fundit shfaqet shumë më e rëndësishme nëse mbahet parasysh se nj ë sistem nervor histerik kundërvë zakonisht një rezistencë të fuqishme ndaj ndikimit kimik që ushtrohet nga kura të brendshme dhe kundërvepron në mënyrë të gabuar ndaj narkotikëve si morfina dhe hidrati i kloralit.

Mes mjeteve të afta të eleminojnë simptomat histerike duhet të vihet posaçërisht në dukje ndikimi i eksitimit emotiv dhe i sugjestionit hipnotik; ky i fundit është i rëndësishme pasi godet drejtpërdrejtë mbi mekanizmin e çrregullimeve histerike dhe nuk mund të prodhojë tjetër veç efekte psikike. Me ndryshimin e simptomave histerike,fitojnë rëndësi rrethanat befasuese. Me përdorimin e metodave esteziogjene është e mundshme të zhvendoset një anestezi, një paralizë, një tkurrëzirn, një dridhje, etj., në zonën simetrike në gjysmën tj etër të trupit (transfert), ndërsa zona fillimisht e sëmurë kthehet në gjendje normale. Në këtë mënyrë histeriavë në spikamë reagimin. Simetrik që mendohet se ka një rol edhe në gjendjet fiziologjike  ngaqë, zakonisht, neurozat nuk krijojnë asgjë të re por vetëm zhvillojnë, dhe zmadhojnë, reagimet fiziologjike. Një karakteristikë tjetër tejet e rëndësishme e çrregullimeve histerike qëndron në faktin se ato nuk marrin parasysh aspak kushtet anatomike të sistemit nervor. Mund të thuhet se histeria në krahasim me shkencën e strukturës së sistemit nervor është po aq e paditur sa ishim të tillë dhe ne para se ta studionim. Simptomat e sëmundjeve organike, siç dihet, pasqyroj në anatominë e organit qendror dhe janë burimet më të besueshme të njohjes sonë për të. Për këtë arsye duhet të hedhim poshtë mendimin se në themel të histerisë gjendet ndonjë çrregullim organik, dhe nuk duhet të shohim as në ndikimet enë lëvizore (spazma enëzore) shkakun e turbullimeve histerike. Një spazmë enëzore është për vetë natyrën e saj një tjetërsim organik, efekti i të cilit përcaktohet nga kushte an atomike, dhe ajo bën dallim nga një emboli, për shembull, vetëm për faktin se nuk sjell një tjetërsim të përhershëm.

Krahas simptomave fizike të histerisë mund të vërehen turbullime të shumta psikike, në të cilat në të ardhmen do të zbulohen pa dyshim tjetërsimet karakteristike të histerisë, por shqyrtimi i këtyre çrregullimeve sapo është në fillimet e saj, tash për tash. Bëhet fjalë për tjetërsime në rrjedhën dhe shoqërimin e ideve, për frenime në ushtrimin e vullnetit, për rrëmbyeshmën dhe shtypje ndjenjash, etj ., të cilat mund të përcaktohen shkurtimisht si tjetërsime në shpërndarjen në sistemin nervor të sasisë së përhershme të ngacmueshmërisë.

Një psikozë në kuptimin psikiatrik të fjalës nuk është një pjesë e histerisë, edhe pse mund të zhvillohet mbi bazën e statusit histerik, dhe prandaj duhet të vlerësohet si një ndërlikim. Ajo që përcaktohet zakonisht si një temperament histerik  vullnet i paqëndrueshëm, ndryshime të gjendjes shpirtërore, shtim i ngacmueshmërisë me pakësim të të gjithë ndjenj ave vetëmohuese  mund të j etë e pranishrne në histeri, por nuk është nj ë element aspak i domosdoshëm për diagnozën e saj . Ka raste të rënda të histerisë në të cilat mungon krejtësisht një ndryshim psikik i kësilloji; shumë pacientë që i përkasin kësaj kategorie janë persona shumë të dashur, tejet të kthjellët dhe të pajisur me forcë të madhe vullneti, që ndjej në dukshëm se sëmundja e tyre është diçka e huaj për natyrën e tyre. Simptomat psikike kanë një domethënie të tyre në kuadrin e përgjithshëm të histerisë, por nuk janë më të qëndrueshme se simptomat e ndryshme fizike, vrajat. Nga ana tjetër, tjetërsimet psikike që duhet të nguliten në themel të statusit histerik ndodhin tërësisht në sferën e veprimtarisë trunore të pavetëdijshme, automatike.

Ndoshta duhet të vihet mjaft në spikamë fakti se tek histeria ndikimi i proceseve psikike mbi proceset fizike bëhet më i theksuar (gjë që ndodh në të gjithë neurozat), dhe se pacientët histerikë veprojnë me një mbishtesë ngacmueshmërie në sistemin nervor - mbishtesë që shfaqet herë si element frenues, herë si nxitës, dhe që zhvendoset në sistemit nervor me lirshmëri të madhe.

Histeria duhet të quhet një status, një diatezë nervore që hera herës shkakton krizë. Etiologjia e status hystericus duhet kërkuar tërësisht në trashëgueslunërinë: histeri kët janë gjithherët të prirur

trashëgimisht ndaj çrregullimeve të veprimtarisë nervore dhe mes të afënnve të tyre mund të gjenden epileptikë, të sëmurë mendorë, tabetikë, etj. Vërehet gjithashtu kalimi i trashëgueshëm i drejtpërdrejtë i histerisë, dhe kjo është në themel, për shembull, të shfaqjes së hsiterisë tek djemtë (nga ana e nënës). Të krahasuar me faktorin e  trashëgueshmërisë, të gjithë faktorët e tj erë kalojnë në rend të dytë dhe kanë rolin e shkaqeve rastësore, rëndësia e të cilave zakonisht mbivlerësohet. Megjithatë shkaqet rastësore j anë të rëndësishme në masën, me të cilën shkaktojnë fillimin e krizave histerike, të histerizmave akute. Mes faktorëve që mendohet se i japin shtysë zhvillimit të prirjes histerike mund të përmenden: një edukim i gabuar (histeri e bijve të vetëm), nxitshmëria e parakohshme e veprimtarisë intelektuale tek fëmijët, eksitimet e dhunshme dhe të shpeshta. Të gjithë këto ndikime janë njëlloj të volitshme për të përftuar neuroza të llojit tjetër (për shembull, nevrasteninë), dhe me këtë shfaqet qartas ndikimi vendimtar i priij es së trashëgueshme. Mes faktorëve që shkaktojnë shpërthimin e sëmundjeve histerike akute mund të renditen: trauma, helmimi (në rradhë të parë alkooli), shqetësimet, emocionet, sëmundjet dobësuese - me një fjalë, çdo shkak që mund të ushtrojë një efekt të fuqishëm përkeqësues. Në raste të tjera gjendjet hsiterike shpesh vendosen nga shkaqe të panjohura dhe siç duket të pakuptueshme.

Përsa i përket asaj që shpesh është pohuar në lidhje me ndikimin mbizotërues të anormaliteteve të sferës seksuale mbi zhvillimin e histerisë, duhet të them se në vija të përgjithshme rëndësia e tyre është mbivlerësuar. Në rradhë të parë, histeria ndeshet në vajza dhe djem të papjekur seksualisht, pikërisht ashtu si edhe neuroza, me të gjithë karakteristikat e saj, shfaqet edhe në seksin mashkullor, edhe pse shumë më rrallë.Veç kësaj, histeria është vërejtur edhe ndër gra të cilat ishin të mangëta krejtësisht prej organeve gjentiale, dhe çdo  mjek do të gjendet përballë rasteve të shumta të histerisë ndër gra organet gjenitale të të cilave nuk shfaqin asnjë tjetërsim anatomik, ndërsa në të kundërt, pj esa më e madhe e grave që ankoj në për çrregullime në organet seksuale nuk vuajnë nga histeria. Megjithatë duhet të pranoj se rrethana që lidhen funksionalisht me jetën seksuale kanë një rol të rëndësishëm në etiologjinë e histerisë (dhe të të gjithë neurozave), dhe kjo ndodh për shkak të domethënies së madhe psikike që ka ky funksion, mbi të gjitha në seksin femëror. - Trauma është një shkak rastësor i shpeshtë për histerinë për dy arsye: e para, pasi një traumë e fortë fizike, e shoqëruar nga trembja dhe nga humbja e përkohshme e vetëdijes, krijon një prirje histerikë që deri më tash nuk është marrë në shqyrtim; dhe e dyta, pasi pj esa trupore e goditur nga trauma bëhet vatër e nj ë histerie lokale. Kështu, për shembull, në subjektet histerikë kontuzioni i lehtë i një dore mund të pasohet nga zhvillimi i një tkurrëzimi të dorës, ose, në rrethana të ngjashme, mund të lindë nj ë kosalgji e dhimbshme, e kështu me rradhë. Njohja e këtyre lëndimeve që zgjasin në kohë është me rëndësi tepër të madhe për kirurgun, ndërhyrja e të cilit, në kushte të kësillojshme, nuk mund të jetë veçse e dëmshme. Diagnoza e diferencuar e këtyre kushteve nuk është gj ithherët e lehtë veçanërisht aty ku janë prekur nyjëzimet. Gjendjet që vendosen nga një traumë e rëndë e përgj ithshme (aksident hekurudhor, etj .), të njohura nën emrin e "railway spine" dhe "railway brain", vlerësohen si histeri nga Sharko, por edhe autorët amerikanë; autoriteti i të cilëve në këtë fushë nuk mund të vihet në dyshim, janë të të njëjtit mendim. Shpesh këto gjendje duken tejet të pasigurta dhe të rënda; bashkohen me depresionin dhe me një gjendje shpirtërore melankolike, dhe shfaqin, së paku në shumë raste, një tërësi simptomash histerike, nevrastenike dhe organike. Sharko ka provuar, gjithashtu, se encefalopatia që vjen nga satumizmi (helmim kronik me plumb) është në ndërlidhje me histerinë, dhe se anestezia që është e zakonshme tek të alkolizuarit nuk është një sëmundje në vetvehte, por një simptomë e histerisë. Megjithatë ai i kundërvihet idesë për të ndërtuar një farë numri nënlloj esh të histerisë (nga trauma, nga alkooli, që i detyrohen saturnizmit, etj .). Histeria, ngulmon ai, është gjithherët e njejta, dhe shkaktohet vetem nga shkaqe te shumta e te ndryshme
rastesore.Edhe tek sifilizi eshte verejtur me shfaqje e ndjeshme e simptomave histerike.

Psikoanaliza e histerisë dhe e ankthit

Zigmund Frojd

fredag 25 mars 2016

Napolon Bonoparta: Me burrat e mi flas shqip, e me gratë flasë frengjisht





A ishte Napoleon Bonaparti Arbëresh?



Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë. Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez. Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

Cila është origjina e këtij burri të madh?

Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.

1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.

2 - Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë. Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.

5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.

6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.

7 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.

8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.

9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.

10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.

11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.

12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.

13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”.
Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve. Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III.Bota Sot

Skema e aperceptimit



Kur formohet prototipi, varianti i hershëm i individit, që mishëron qëllimin,  vendoset drejtimi dhe orientimi i jetës së individit. E gjitha kjo na jep ne mundësinë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në jetën e tij në të ardhmen.
Fëmija do t’i përceptojë situatat e ndryshme jo të tilla siç ekzistojnë ato në realitet, por në përputhje me skemën personale të aperceptimit, me fjalë të tjera, ai do t’i perceptoj ë situatat përmes prizmit të paragjykimeve të interesave të tij personale.
Lidhur me këtë u zbulua një fakt mjaft interesant se fëmij ët me defekte të kufizuara e lidhnin tërë përvoj ën e tyre me funksionimin e organit të tyre të dëmtuar. Për shembull, fëmija me çrregullime në stomak shfaqte interes të madh ndaj ushqimit, kurse një tj etër, me defekt në shikim, ish më shumë i merakosur për gjërat që duhet të shikonte. Kjo vëmendje e zgjeruar lidhet me skemën personale të aperceptimit, e cila, ashtu siç e thamë tanimë, karakterizon individin në përgjithësi. Në këtë mënyrë, gjithçka që trajtuam më sipër mund të na drejtojë te mendimi se për zbulimin e sferës së interesave të fëmijës, ne thjesht duhet të bindemi se cili prej organeve të tij është i dëmtuar. Mirëpo kjo nuk është edhe aq e thjeshtë.
Përjetimi nga ana e fëmij ës i faktit të inferioritetit së organit të tij ndryshon nga perceptimi i këtij fakti nga vëzhguesi i jashtëm, sepse fëmija e përjeton këtë fakt me skemën e tij të modifikuar të aperceptimit. Në këtë mënyrë, Vëzhgimi i jashtëm i inferioritetit të çon jo në mënyrë të detyrueshme te të kuptuarit e thellë të skemës së aperceptimit, megjithëse fakti i inferioritetit të organit është me të vërtetë element i skemës. Fëmija është i zhytur në realitetin ku ai është i barabartë me gjithë të tjerët: askush prej nesh nuk është i pajisur me njohjen e së vërtetës absolute. Madje edhe shkenca jonë nuk e ka këtë njohuri të së vërtetës absolute. Ajo bazohet në mendimin e shëndoshë, i cili na thotë se gjithçka ndryshon dhe bëhen më pak gabime atje ku bëheshin më shumë. Ne të gj ithë bëjmë gabime, por rëndësi ka ajo që ne jemi në gjendje t’i kon'igjojmë ata.
Korrigjimi i gabimeve bëhet më lehtë dhe pa dhimbje gjatë kohës së formimit të prototipit. Mirëpo, ne mund ta bëjmë këtë edhe më vonë, duke rishikuar tërë situatën e periudhës së hershme. Kështu, nëse detyra jonë është kurimi i pacientit që vuan nga neuroza, ne do të na duhet të gjejmë jo gabimet e zakonshme, të cilat ai i ka bërë kohët e fundit, por themeloret, të kryera në moshën e hershme gjatë formimit të prototipit. Nëse ne i zbuloj më këto gabime, ata mund të ndreqen me anën e terapisë përkatëse.
Rrjedhimisht, nën dritën e psikologjisë individuale, pakësohet rëndësia e problemit të trashëgimisë, sepse me vlerë është jo ajo që trashëgon njeriu, por ajo që ai bën me trashëgiminë e tij në vitet e hershme,  me fjalë të tjera, rëndësi ka prototipi, i cili formohet te fëmija në mjedisin që e rrethon atë.
Trashëgimia, natyrisht, është shkak i defekteve organike të lindura, por detyra jonë në rastin e dhënë konsiston që të lehtësoj më vështirësitë e shpeshta dhe ta vëmë fëmij ën në një situatë më të favorshme. Në thelb, një situatë e tillë për ne është më e volitshme, sepse pasi kemi zbuluar defektin, ne e dimë se mund të ndërtojmë strategjinë adekuate. Shpesh fëmija pa defekte të lindura, e përballon më keq ushqyerjen e pamjaftueshme ose edhe çdolloj prove tjetër prej asaj shumice që i takon të provojë gjatë periudhës së rritjes.
Kurse tani të shikojmë programin që na propozon psikologjia individuale për edukimin dhe mësimin e individëve neurozë: fëmijët  neurozë, kriminelët, alkoolistët,  njerëzit, të cilët, në këtë mënyrë përpiqen të largohen nga jeta e vërtetë.
Në fillim, me qëllim që të kuptojmë pa ndonjë vështirësi se çfarë e shqetëson pacientin, ne e pyesim atë se si kish nisur problemi i tij. Zakonisht shkakun e shohin te ndonjë situatë e re në jetë. Në të vërtetë, situata e re nuk ka të bëjë fare, sepse që përpara se ajo të krijohej pacienti ynë këtë ne e zbulojmë gjatë analizës  nuk ka qenë i gatshëm për të. Sa kohë që ai ndodhej në kushte të favorshme, gabimet e prototipit të tij nuk shfaqeshin: në çdo situatë të re, duke reaguar sipas skemës së tij të aperceptimit, të krijuar nga prototipi i tij, ai është i detyruar të eksperimentojë. Përgjigjet e tij ndaj botës që e rrethon nuk janë tashmë vetëm me reaksionet. Në ta shfaqet elementi i krijimtarisë, por, ama, gjatë kësaj, ata ndjekin po ashtu qëllimin, i cili mbizotëron gjatë tërë jetës së tij. Që në studimet e hershme të psikologjisë individuale ne e kuptuam se nuk duhet parë trashëgimia, ashtu si dhe çdo faktor tjetër, e izoluar nga e tëra. Është e qartë se prototipi i përgjigj et situatave jetësore në përputhje me skemën e tij personale të aperceptimit. Prandaj , për të arritur rezultatin e dëshiruar të terapisë, psikologu duhet të punojë pikërisht me të.

shkenca e të jetuarit
Alfred Adler

Aktivitet fizike



Mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë, thënie latine

Sporti, aktivitetet fizike e ushqejnë trupin me forcë, me energji, me shëndet, me vitalitet e të tjera. I riu deri në moshën dyzetvjeçare medoemos duhet të ecën gjashtë kilometra në ditë. Mbi moshën dyzetë vjeçare, nëse nuk merreni me aktivitete fizike nuk do të keni shëndet të mirë. Sepse do të mbajeni, trasheni, do të deformoheni dhe nuk do të jeni tërheqëse në pikëpamje seksuale për partnerin tuaj. Dhe kjo vetiu do ta largoj partnerin tuaj nga ju. Të paktën nuk do ta afrojë. Pastaj përmes sportit sidomos në natyrë do të qarkullojë gjaku më mirë dhe do të kenl oksigjen më shumë në gjak në tru, që do t’ju ndihmojnë të jeni më të kthjelltë dhe me kreativ, më të mençur dhe më shpirtëror. Sepse sëmundja nuk lejon ngritjen shpirtërore. Sa më i vjetër që të jeni duhet të merreni më tepër me sport, sepse ata gjymtyrë të trupit që nuk aktivizohen vetvetiu degjenerohen, vdesin dhe ju shumë më herët do të bëheni i ngathtë fizikisht dhe i palëvizshëm. Eshtë vërtetuar shkencërisht se marrja me aktivitete fizike e liron njeriun nga streset, ankthi, frika, depresioni. Sepse përmes djersës largon nga trupi toksitet dhe çdo gjë të keqe e të dëmshme për organizëm. Përmes sportit e harron brengat, e harron veten, ikë nga vetja, sepse njeriut ndonjëherë i mërzitet edhe vetja e tij. Do të mund të radhitja një varg të mirash që vijnë nga aktivitetet fizike, si jetëgjatësia, shërimi nga diabeti, tensioni e të tjera, të cilat të gjithë i dimë, por jemi të plogësht t’i bëjmë të paktën një orë në ditë.

Kujdes nga televizori dhe nga interneti



Thuhet se televizori është dritare magjike përmes të cilës e shohim botën. E shohim vërtetë botën, por parashtrohet çështja se a e shohim veten, përkatësisht a e harrojmë veten tonë. Sepse shumica e njerëzve e çojnë dëm kohën e vet të çmueshme duke shikuar kiç, fundërrina të pavlerë, ose akoma më keq, programe të pashije, të cilat me mendje lehtësi mbështesin seksin e dhunën. Shkurt TV—ja është vrasëse e kohës së lirë. Sepse duke shikuar programe me orë të tëra ne humbim kohën tonë të vlefshme. E koha thonë se është arë. Kohën tonë të lirë që e shpenzojmë me kotësia të televizionit do të mund ta shfrytëzonin për aktivitet tona me kreative, më produktive, qoftë për t’ju kushtuar familjes, leximit, ngritjes sonë profesionale, fitimit të parave duke bërë edhe një punë tjetër pos asaj që e kemi parësore. Do të thotë të gjenim edhe një burim tjetër të të ardhurave. E të mos flasim për fëmijët tanë që edukohen shumë keq nga programet televizive. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për internetin. A do të thotë jo se duhet hequr këto gjëra nga shtëpia? Gjithsesi jo, sepse ato janë të domosdoshme për shume e shumë gjëra. Mirëpo ato duhet shfrytëzuar me masë. Televizioni krijon edhe grindje të madhe në familje. Baba do të shoh lajme, fëmijët meshkujt ndeshje futbolli, fëmijët femra këngë, gratë telenovela. Dhe gjithnjë duhet të kemi kujdes që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të mos e krijojmë kënaqësinë tonë mbi vuajtjen e tjetrit. Por kryesorja televizioni askujt nuk i lejon të bëjë çka do qoftë kreative.

e marur  nga libri
Si të keni martesë dhe familje të lumtur

måndag 21 mars 2016

Pamje e përgjithshme e mjedisit dhe historisë së të sëmurit



Historinë e pacientit tim s’mund ta shkruaj as vetëm në mënyrë teorike dhe as në mënyrë pragmatike, as nuk mundem të jap thjesht historikun e trajtimit apo të të sëmurit; përkundrazi, e shoh të nevojshme që t’i kombinoj të dyja mënyrat e paraqitjes. Siç dihet, nuk u gjet asnjë rrugë tjetër për ta strehuar disi bindjen e dalë nga analiza në riprodhimin e kësaj të fundit. Incizimet shkatërruese protokollare të proceseve gj atë orëve të psikoanalizës s mund të japin asnjë ndihmë në këtë drejtim. Përgatitja e tyre qoftë edhe nëpërmjet teknikës së trajtimit, përjashtohet. Pra analiza të tilla nuk publikohen për të bindur ata që deri më tani i realizonin dhe i quanin të pabesueshme. Thjesht pritet që këtyre studiuesve, të cilët kanë përfituar bindjet e tyre nëpërmjet përvojave vetjake me të sëmurët, t’u sjellësh diçka të re.
Do të filloj me përshkrimin e jetës së fëmijës dhe raportimin e historisë së feminisë së tij, gjë që mund të mësohej pa ndonjë sforcim të madh dhe që me kalimin e viteve nuk u bë më e plotë apo më e depërtueshme.

Prindër të martuar herët, që kishin një martesë të lumtur, mbi të cilën sëmundjet filluan shpejt të hidhnin hijet e tyre me sëmundj et e zorrëve të nënës dhe me kriza mërzie të të atit, të cilat patën si pasojë largimet e tij nga shtëpia. Sigurisht që pacienti e kuptoi vetëm më vonë sëmundjen e të atit, ndërkohë që sëmundja e nënës iu bë e njohur që në vitet e fëminisë së hershme. Ajo merrej relativisht pak dhe pranonte se ajo e kishte prezantuar atë me trajtimin e vet. Gjyshja mendjehollë, e cila e kishte kaluar verën me femijët, ishte e mendimit se pezmatimi i djalit ishte shkaktuar nga armiqësitë midis an glezes dhe dados. Anglezja e kishte quajtur dadon shpesh shtri gë dhe e kishte detyruar të dilte nga dhoma; vogëlushi kishte mbajtur hapur anën e “nanjas” së tij të dashur dhe i kishte shfaqur kuj destares urrejtjen e tij. Anglezen e përzunë pak pas kthimit të prindërve, por kjo s’ndryshoi asgjë në sjelljen e padurueshme të fëmijës.

Kujtimi i këtyre kohëve të këqija ka mbetur në mendj en e pacientit. Ai mendon se skenën e parë e ka bërë një herë për Krishtlindj e, kur nuk iu bënë dy dhurata siç i përkisnin, meqë Krishtlindj a ishte njëkohësisht edhe ditelindja e tij. As nanjan e dashur se kursente me kërkesat dhe ndjeshmërinë e tij, madje e torturonte mbase edhe më pa mëshirë. Por kjo fazë e ndryshimit të karakterit është gershetuar në kujtesën e tij në mënyrë të pazgjidhshme me shfaqje të tjera të çuditshme sëmundjesh, të cilat ai s’di t’i rendisë në kohë. Të gjitha ato gjëra që do të raportoj tani kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe është e pamundur të kenë ndodhur në të njëjtën kohë, por ai i hedh të gjitha në një periudhë kohore, të cilën e quan “ende tek çifligu i parë”. Ai tregon se paskësh vuajtur nga një lloj frike, të cilën motra e tij e shfrytëzonte që ta bënte të vuante. Ishte një farë libri me përralla, ku paraqitej një ujk që qëndronte drejt në këmbë dhe ulërinte. Kur i dilte kjo figurë para fytyrës, ai fillonte të bërtiste si i çmendur, kishte frikë se ujku do të vinte dhe do ta hante. Por e motra i sillte gjërat gjithmonë në mënyrë të tillë që atij t’i duhej ta shihte këtë vizatim dhe kënaqej me tmerrin e tij. Në të njëjtën kohë ai kishte frikë edhe nga kafshë të tjera, të mëdha ose të vogla. Një herë ndoqi për ta kapur një flutur të bukur e të madhe, me flatra me viza të verdha që mbaronin në skaje. (Ishte një bishtdallëndyshe). Papritur e kapi një frikë e tmerrshme nga ky insekt dhe e la ndjekjen duke bërtitur. Edhe nga buburrecat dhe vemjet kishte frikë dhe neveri. Megjithatë i kujtohet që po në të njëjtën kohë kishte torturuar buburreca e copëtuar vemje. Edhe kuajt i ngjallnin një farë frike. Kur goditej ndonjë kalë, bërtiste dhe prej kësaj ikte menjëherë nga cirku. Herë të tjera i pëlqente t’i godiste vetë kuajt. Kujtesa e tij ishte e pavendosur nëse këto mënyra kundërshtuese të sjelljes ndaj kafshëve kishin ndodhur me të vërtetë në të njëjtën kohë apo njëra pas tjetrës, dhe në këtë rast kur dhe në ç'renditje kohore. Gjithashtu nuk mund të thoshte nëse kjo kohë e keqe ishte zëvendësuar nga një fazë e sëmundjes apo kishte vazhduar gjatë kësaj të fundit. Sidoqoftë nga tregimet e tij të mëvonshme mund të pranojmë që në ato vite të fëminisë ai ka kaluar një neurozë detyrimi tepër të dallueshme. Më pas tregonte se për një kohë të gj atë kishte qenë shumë besimtar. Para se të flinte lutej dhe bënte shumë herë kryqin. Gjithashtu nuk harronte që mbrëmj eve të hipte në një stol dhe të bënte një rrotullim duke puthur të gjithë shenj torët që ndodheshin në dhomë. Me këtë ceremoni besimtare s'shkonte fare  ose ndoshta shkonte shumë mirë  fakti që atij i kujtoheshin mendime blasfemuese, të cilat i vinin në mendje si një frymëzim nga djalli. I duhej të mendonte: Zot- derr apo Zot- feçe. Një herë gjatë një udhëtimi në një llixhë gjermane s’mund të mos mendonte për trininë e shenjtë kur pa në rrugë tri bajga kali ose të ndonjë lloji tjetër. Po atëherë ndiqte edhe një ceremonial të vetin kur shikonte njerëz në rrugë për të cilët i vinte keq, si lypësa, sakatë, të moshuar. E nxirrte frymën me zhurmë përjashta për të mos u bërë si ata dhe në rrethana të tjera mbushej fort me frymë. Natyrshëm m’u desh të pranoja që këto simptoma të një neuroze detyrimi i përkisnin një kohe dhe një niveli zhvillimi disi më të vonshëm sesa shenjat e frikës dhe veprimet mizore kundër kafshëve.

Vitet më të pjekura të pacientit karakterizoheshin nga një marrëdhënie aspak e mirë me të atin, i cili në atë kohë, pas krizave të përsëritura të depresionit, s’mund t’i fshihte anët e sëmura të karakterit të tij. Në vitet e para të fëminisë, kjo marrëdhënie, me sa i kishte mbetur në mendje, kishte qenë shumë e ngrohtë. Babai e donte shumë dhe luante me dëshirë me të. Që i vogël ai ishte krenar për të atin dhe s 'thoshte tjetër veçse që donte të bëhej një zotëri si ai. Nanja thoshte se e motra ishte fëmija i mamit, ndërsa ai i babit, gjë e cila atij i pëlqente shumë. Gjatë mbarimit të feminisë midis tij dhe të atit u shfaq një tëhujësim. I ati pa dyshim donte më shumë të motrën dhe ai ishte shumë i lënduar nga ky fakt. Më vonë u bë mbizotëruese frika ndaj të atit. Nga Viti i tetë i jetës u zhdukën të gjitha ato dukuri të cilat pacienti ia vesh fazës jetësore të filluar me dashakeqësi. Ato s’u zhdukën sa hap e mbyll sytë, përkundrazi u kthyen disa herë sërish, por më në fund u zbehën, siç mendon i sëmuri, nga ndikimi i edukatoreve dhe mësueseve, të cilat zunë tani vendin e figurës femërore të kujdestares. Këto janë pra në një ravijëzim të shkurtër pyetjet, zgjidhjeve të së cilave do t’u jepet kjo analizë: Nga erdhi ndryshimi i papritur i karakterit të djalit, ç'domethënie kanë fobitë dhe perversitetet e tij , si arriti ai në një besim të detyruar, dhe si lidhen gjithë këto fenomene së bashku? Po kujtoj edhe një herë që puna jonë terapeutike i drejtohet një sëmundjeje nervash të mbetur më vonë dhe që shpjegime për ato probleme të hershme mundën të jepeshin vetëm kur nj edha e analizës i largohej për një farë kohe së tashmes, për të na detyruar drejt një rruge të tërthortë për në gjenezën fëminore.


Ese mbi psikoanalizën
Zigmund Frojd

lördag 12 mars 2016

Thënie !

— Askush nuk mund të dijë gjithçka, por është turp edhe e dënueshme ta heqësh vehten sikur di, atë që nuk di. (L. Tolstoi)

- Asnjë njeri nuk mund të bëjë më shumë se sa di. Asnjë njeri nuk di më shumë se sa mund të bëjë. (R. Shuman)

- Thuhet se Ibni Sina i ka thënë një njeriu: "Çka do të mund të jetë e dukur, kur askush nuk do të jetë për të parë?" Dijetari në këtë i është përgjegje: "Çka nuk mund të shihet, kur ekziston dikush që e sheh.

- Kurr nuk kam dëshirë të flas me njeriun që ka shkruar shumë, por me ate që ka lexuar shumë. (Dr. Johnson)

- Nëse ne nuk kemi një talent natyrorë për të njoftë vleren morale të një vepre, atëherë nuk do të kishte vleftë në ne as etika. (Aleks Bertrani)

- Njeriu është i lirë në ate që ka dituri, dhe nuk është i lirë në ate që nuk ka dituri. (Gazali)

- Dija është mjet dhe jo qëllim. Mund të dish shum dhe të mos dish atë që duhet ditur. (Tolstoi)

- Shkenca nuk e ka kuptuar esencën e asnjë sendi në tërësi. Vetëm i dijmë emrat e këtyre sendeve, por jo edhe esencialitetin e tyre. Ne nëmes vedi shërbehemi me terma, ndërsa esencën e tyre nuk e njohim. (M.Mahmud)

- Duhet të mësosh shum, që të kuptosh se di pak. (Montenj)

- I padituri habitet që sendet janë ashtu siç janë dhe kjo habi është fillimi i diturisë. I urti, perkunrazi, do të habitej në rast se sendet do të ishin ndryshe dhe jo siç i njeh ai. (Aristoteli)

- Kurdoherë që diçka s'kemi mundur të kuptojmë kemi thënë se kjo rastësisht ka ndodhur, por a është kjo e arsyeshme. (M. Mahmud)

- Puno sipas asaj që di, e do ta mësosh edhe ate që nuk e di. (Gazali)

- Kam mundur ti ngjalli të vdekurit, por ka qenë e pa mundur ta shëroj njeriun budalla. (Isa as)

- Me i marrë në këtë botë, është ai që e lë diturin dhe njerëzit e ditur, dhe shoqërohet me të paditurit dhe me ata që e kalojnë kohën kot. (Proverb turk)

- Më mirë është diçka të dijsh, se shumë të punosh. Sa më pak që të dijë njeriu, aq më i pa vlerë është. (H. Ali r.a)

torsdag 3 mars 2016

Aforizma aktualë politikë..

Rexhep Ahmeti: Aforizma aktualë (politikë, juridikë, filozofikë)
* Politika po përdorë maska për tu dukur politikë “efikase”. 1996
*Politika sot nuk është shkencë e as shkenca sot nuk duhet të jet politikë. 1996
*Mendimi i lig, e vërteta e ligë, shpirti i lig, liria e ligë. 1997
*Mendimi i lig, veprimi i lig, e vërteta e nëpëkëmbur, liria ëndërr.
*Mendimi i vërtetë, mendimi i fortë, shpirti i fortë, e vërteta e fortë.
* Mendimi i fortë, veprimi i fortë, e vërteta e realizuar, liria duke u bërë për ne. 1997
* Tek dolën çlirimtarët nga hieja në dritë, dielli nxenë më shumë për Kosovën. nëntor 1999
*Sot e këtu: po ka më shumë rëndësi çështja si thuhet e si veprohet e jo çka thuhet e çka veprohet, ndaj opinioni publik është shumë mbrapa. nëntor 1999
*Filozofia popullore shqiptare kuptohet nga ne shumë më pak se sa që ajo (objektivisht) është.
*Nuk është lehtë ta kesh shpirtin dhe mendjen e pafjetur. nëntor 1999
*Çdo kohë e ka vërtetuar dhe e vërteton në mënyrën e vet se, e vërteta është e gjithëfuqishme. nëntor 1999
*O soji i intelektualit të mjerë shqiptarë: që nuk pate guxim të marrësh pjesë ose ta ndihmosh luftën çlrimitare të popullit tënd, si ke guxim tani, pas lufte, të mohosh vlerat dhe fltoret e kësaj lufte, e njëkohësisht të mundohesh e të mund t'i shfrytëzosh vlerat e huaja përmes të cilave ke planifikuar të bëhesh i “vlershëm” ?! nëntor 1999
*Bota shpeshëherë po e gënyjeka veten me pasuri duke mohuar pasurinë themelore (mendj en njerëzore dhe pasurinë materiale të të gjithëve),e gënjyeka veten me ligj duke e rrënuar ligjin kryesor (ligjin e natyrshëm njerëzor) e gënjyeka veten me shtet duke e rrënuar shtetin, e gënjyeka veten me moral duke e mohuar moralin kryesor të bashkësisë etj.Kështu, sepse bota vuan për mend, heq për to, është sëmurë për mend, për kuptim, për shqipim. janar 2000
*Kur ti nuk ia pranon vetes të drejtën për ribashkim kombëtar, pse pret që dikush tjetër ta pranojë këtë të drejtë, për ty?!
*Kush i njeh ligjet shoqërore dhe iu beson atyre sheh qartë se shoqëria në Kosovë do të çlirohet shpirtërisht, materialisht e realisht edhe më tutje.
*E ardhmja e realizuar, relativisht, do ta stabilizojë këtë shoqëri tani të çrregulluar.
*Shkenca shqiptare, duket, se sot më shumë do të jet e aftë për evolucione shkencore se sa për ?

Rozafa - gruaja e murosur

Rozafa - gruaja e murosur
-ese-

Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.
Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gruaja Rozafë lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush Hijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.
Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.
Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç'ndodhi me Rozafen. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.

Pse gratë mbërdhijnë më tepër ?

Pse gratë mbërdhijnë më tepër ?
Që gratë mbërdhijnë më tepër se burrat me uljen e temperaturës, ka të bëjë me ndërtimin e tyre trupor të ndryshëm nga ai  burrave. Meqënëse gratë kanë një masë më të vogël muskulore, prodhojnë më pak nxehtësi trupore se burrat.
Gratë jo vetëm që kanë në përgjithësi një trup më të vogël se të burrave por edhe shtresën e dhjamit të lëkurës e kanë më të dendur ndërkohë që masa muskulore e tyre është më e vogël. Kjo ka të bëjë me pasqyrën e ulët të testosteronit tek gratë.
Gratë kanë vetëm 25 përqind inde muskujsh dhe 25 përqind dhjami. Ndërsa burrat kanë 40 përqind inde muskujsh dhe vetëm 15 përqind dhjami. Dhjami e izolon më mirë trupin, por vetë nxehtësia prodhohet nga muskujt, të cilat gratë i kanë me pakicë. Pra ato prodhojnë edhe më pak nxehtësi se burrat. Përveç kësaj, gratë kanë një përpjesëtim të pavolitshëm midis masës së muskujve dhe sipërfaqes trupore.
Sipërfaqja e lëkurës është tepër e madhe e parë në përpjesëtim me vëllimin e trupit. Dhe përmes lëkurës e humbasim ne nxehtësinë që prodhojnë muskujt tanë. Këtu nuk ndihmon shumë izolimi përmes shtresës së dendur të dhjamit. Kështu trupi i gruas nuk ia del mbanë në përgjithësi të prodhojë nxehtësinë e mjaftueshme në temperatura të ulëta. Gruaja mbërdhin. Në fillim në duar dhe këmbë. Sepse këtu përpjesëtimi i sipërfaqes së jashtme me vëllimin është tepër i pavolitshëm.