torsdag 14 april 2016

Prindërit ju gënjen kur thonë..

Prindërit ju gënjejnë kur thonë se nuk kanë një fëmijë të preferuar


Sipas studimeve, rreth 70 për qind e nënave dhe rreth 74 për qind e baballarëve ndiejnë dhe preferojnë njërin prej fëmijëve të tyre më tepër, se sa tjetrin.
Probaliteti është që fëmija më i preferuar të jetë fëmija më i madh, pra ai që ka lindur i pari.
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kalifornisë, nga 768 prindër të anketuar, 70 për qind e nënave dhe 74 për qind e baballarëve pranuan  së kanë një fëmijë të preferuar.
Në studim u morën ata që jetojnë në një familje me dy prindër dhe dy fëmijë, ku fëmijët kanë lindur brenda katër viteve.
Prindërit nuk e kanë specifikuar se cili nga fëmijët ishte i preferuari i tyre, por rezultatet e studimit sugjerojnë se është fëmija më i madh në moshë, transmeton Shekulli.
Edhe fëmijët u pyetën nëse ata mendonin se prindërit i trajtojnë në mënyra të ndryshme nga motra apo vëllai..
Fëmijët më të vegjël kishin më shumë gjasa të raportonin  se kanë vetëbesim të ulët të shkaktuar nga favorizimi i prindërve të tyre, më tepër sesa fëmijët e parë, duke sugjeruar se vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, në përgjithësi marrin trajtim të veçant

mesele(anekdota)4


kliko mbi foto për zmadhim !












Mendimet që të dobësojnë



Nëse një mendim i thjeshtë mund t’i dobësojë apo t’i forcojë muskujt e krahut tënd, imagjino se çka mund t’u bëjë të gjithë muskujve dhe organeve të tjera të trupit tënd! Zemra jote është një muskul që është dobësuar nga mendimet që të ç’autorizojnë, Veshkat e tua, mëlçia, mushkëritë dhe zorrët janë të gjitha të rrethuara me muskuj që janë të ndikuar nga mendimet e tua.
Mendimi që shumicën e njerëzve i bën më të dobët është turpi, i cili prodhon poshtërim. Rëndësia e shpirtbutësisë tënde nuk mund të caktohet aq fuqimisht. Nëse të sillën nëpër kokë mendime të turpit rreth asaj çfarë ke bërë në të kaluarën, atëherë je duke e dobësuar veten si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin emocional. Në mënyrë të ngjashme, nëse përdor metodën e turpit dhe poshtërimit ndaj çdokujt për ta reformuar, atëherë je duke e krijuar një person të dobët, i cili asnjëherë nuk do të fuqizohet para se të zhvendosen ato mendime të turpit dhe poshtërimit. Zhvendosja e mendimeve tua të turpit përfshin një gatishmëri për t'i braktisur, për t’i parë sjelljet e tua të së kaluarës si mësime që duhej marrë dhe për t’u rilidhur me burimin tënd përmes lutjes dhe meditimit.
Pas turpit, mendimet e fajit dhe plogështisë të bëjnë më të dobët. Ato prodhojnë emocione të fajësimit dhe dëshpërimit. Të jetosh në faj është si të konsumosh momentet e tua të tanishme për t’u ngujuar pas asaj që tashmë ka ndodhur. Asnjë sasi e fajit nuk do të zhbëjë atë që ka ndodhur. Nëse sjellja e jote e së kaluarës të mobilizon për të mësuar nga gabimet e tua, ky nuk është faj; është mësim nga e kaluara. Por, të lëkundësh në momentin e tanishëm për të ashtuquajturat gabimet e tua është faj dhe vetëm në kohën e tashme mund të paraqitet.
Lirimi i fajit është si të shkarkosh një peshë të rëndë nga supet e tua. Faji është i liruar nëpërmjet mendimit të fuqizuar të dashurisë dhe respektit për veten tënde. Ti e fuqizon veten me dashuri dhe respekt, duke i braktisur standardet e përsosmërisë dhe duke refuzuar konsumimin e monedhës së çmueshme të jetës tënde me mendime që vetëm vazhdojnë të të frustrojnë dhe dobësojnë. Në vend të kësaj, ti mund të zotohesh se do të jesh më i mirë se zakonisht, që është testi i vërtetë i fisnikërisë.
Mendimet e plogështa krijojnë dëshpërim. Ato janë mendimet që të mbajnë larg angazhimit në jetë. Plogështia buron nga keqardhja ndaj vetvetes dhe nevoja për t’u dëfryer vazhdimisht për të shmangur mërzinë. Asnjëherë nuk mund të jesh i plogësht apo ivetmuar, nëse e dashuron personin me të cilin je. Secili moment i secilës ditë paraqet një numër të pakufizuar të opsioneve për të jetuar në tërësi dhe për të qenë i lidhur me jetën. Nuk ke nevojë për televizor apo radio që vazhdimisht gjëmojnë për ta shmangur plogështinë. Ti e ke mendjen tënde, e cila është mbretëri e mundësive të pakufishme.
Secilën ditë e ke mundësinë për t’u zgjuar dhe për të thënë: ”Mirëmëngjesi, Zot” apo "Zot i mirë, mëngjesil”. Është gjithmonë një zgjedhje. Ndonjë nga momentet që i kalon me mendime të mërzisë dhe plogështisë me të vërtetë do të të dobësojnë fizikisht, emocionalisht dhe spiritualisht. Për mua, është një fyerje ndaj këtij universi të mahnitshëm të mbushur me qindra miliona mrekulli, nëse ia lejoj ndonjëherë vetes për të menduar rreth mërzisë dhe plogështisë.
Mendimet e tjera të dukshme që hyjnë në konkurrencë për të të dobësuar përfshijnë frikën dhe zemërimin. Të dyja këto kategori të mendimit e përdorin forcën, e cila prodhon një kundërforcë dhe një atmosferë të brendshme të tensionit dhe ligështisë. Kur ke frikë, do të thotë se je larguar nga dashuria. Mos harro: ”Dashuria e përkryer e dëbon të gjithë frikën”. Atë prej se cilës frikohesh, më vonë dhe përfundimisht fillon ta urresh. Në këtë mënyrë, dikotomia eurrejtjes dhe frikës është duke punuar brenda teje, gjithmonë duke të dobësuar.
Secili mendim që e ke, me të cilin je në gjendje frike, të mban larg nga synimi yt dhe njëherësh është duke të dobësuar. Mendimet e tua të frikshme po të ftojnë të qëndrosh i ngujuar. Kur ta shohësh veten në një pamje të frikshme, ndalu aty dhe ftoje Zotin në skenë. Dorëzoja frikën Partnerit tënd të moshuar me këto fjalë: ”Nuk e di çfarë të bëj me këtë, por e di që jam i lidhur me Ty, forca e mrekullueshme krijuese në univers. Do ta transferoj egon time dhe do ta dorëzoj te Ti”. Provoje. Do të mbesësh i befasuar me atë se sa shpejt ajo energji e lartë e dashurisë do të shfuqizojë dhe do t’u japë fund mendimeve të tua frikësuese dhe në të njëjtën kohë do të të fuqizojë.
Zemërimi, në të njëjtën mënyrë, është një reagim emocional ndaj mendimeve që thonë: ”Dua që bota të jetë ashtu siç unë e dëshiroj, e jo ashtu siç është; prandaj jam i zemëruar”. Zemërimi shpeshherë është arsyetuar si normal, por gjithmonë do të të dobësojë; dhe përderisa ky parim të bie ndër mend, mençuria i shmang të gjitha mendimet që të dobësojnë. Nuk ke nevojë të zemërohesh për të rregulluar gabimet e botës apo për të punuar për një botë më të mirë. Kur të bëhesh më shumë paqësor, ti do të dhurosh vetëm paqe. Momentet e frustrimit nuk do të rregullojnë zemërimin; ato do të të ndihmojnë që të jesh më i kujdesshëm dhe pastaj ato do tëtë drejtojnë deri te një zgjidhje.
Çdo mendim i zemërimit të largon nga dashuria dhe të shtyn në dhunë dhe hakmarrje, të cilat janë forca që nxisin kundërforca, duke e dobësuar secilin që është i përfshirë. Të gjitha këto mendime të turpit, fajit, plogështisë, frikës dhe zemërimit janë energji, përderisa çdo gjë në universin tonë është një frekuencë e lëkundur. Ato që të dobësojnë janë frekuenca të ulëta dhe të ngadalshme, të cilat mund të zgjidhen vetëm duke sjellur para tyre energjitë më të larta dhe më të shpejta të shpirtit.

e marur nga libri:
10 Sekretet për sukses dhe
Qetësi të brendshme

Dr.Wayne W.Dyer

tisdag 5 april 2016

Dhjetë fobitë më të çuditshme



Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plotë të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.
Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.
Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme.
Më poshtë po rendisim një listë me dhjetë fobitë më të çuditshme dhe më të rralla:

ABLUTOFOBIA
Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijet që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht.

KOROFOBIA
Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po ! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

KOUMPOUNOFOBIA
Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.

ARAKIBUTIROFOBIA
Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet ne qiellzën e gojes. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

FOBOFOBIA
Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frike se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

ESTIOFOBIA
Një fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk vuajnë nga të gjitha llojet e rrobave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se rrobat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

KALIGINEFOBIA
E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plotë njerëz që i frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo tëdrejta.

SKOPOFOBIA
Skopofobia është frika nga te qenurit i shikuar. Është vërtetë e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëj vuajtësin të ndërpresë marrëdheniet sociale.

EUFOBIA
Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur degjojnë të tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vet lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një lajm i keq.

ALODOKSAFOBIA
Njerëzit që vuajnë nga Alodoksafobia kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë, osë thënë më mirë ata kanë frikë rreth gjithçkaje.

söndag 3 april 2016

Raportet me fëmijë !

Shprehja raport, e aplikuar nga Mesmer, vjen nga lëmi i hipnozës. Me raport emërtohen marrëdhëniet midis dy ose më shumë partnerëve (palëve) që pasqyrohen nëpërmjet të vendosjes së harmonisë, qartësisë, ndjesisë dhe besimit reciprok, të cilat arrihen nëpërmjet të sinkronizimit trupor e shpirtëror.

Një sinkronizim i tillë i suksesshëm para se gjithash presupozon një vëzhgim (vrojtim) shumë të saktë vizuel dhe auditiv.

Mësuesi psh., mundet që duke e imituar-përshtatur pozieionin trupor, frymëmarrjen, gjestikulimin, tonusin muskular, vezullimin (e syve), ose duke imituar tonin dhe ritmin e zërit të një individi, të vihet në raport me të. Personi mësuesi, mundet po ashtu që me këtë rast ta përsërisë edhe ,,fjalën-çelës“ të fëmijës në fjalë, gjë që quhet edhe raport direkt. Ose ata mund të vënë edhe raport të kryqëzuar-indirekt, kur ai (mësuesi) e sinkronizon një lëvizje të tij, psh., duke e sinkronizuar një lëvizje të gishtit të tij në përputhje me ritmin e frymëmarrjes së atij (nxënësit) i cili gjendet përballë.

Kësisoji mësuesi mund ta merr përsipër udhëheqjen dmth., edhe vetë sinkronizimin ta ndryshojë pjesërisht. Nëse nxënësi do ta ndjek këtë ndryshim të sinkronizimit, do të thotë se është arritur një raport i suksesshëm. Kështu mundet që edhe vetë efekti i raportit të kontrollohet.

l. 1. ]. Raporti me një fëmijë nervoz (C.F.)

Për të arritur një raport me një fëmijë, unë së pari ulem në të njëjtën lartësi dhe pozicion pranë tij. Unë e shikoj atë në sy dhe i lë atij kohë që ta gjejë shikimin tim. Iqesh dhe i flas ngadalë e qetë dhe pres gjersa ai të më shikojë.

Unë i vrojtoj ndryshimet në fiziologjinë e tij: kështu, shfaqen disa tipare psh., ngjyra e fytyrës ndryshohet lehtë, frymëmarrja qetësohet (kalibrimi).Unë mundohem që duke ia përshtatur zërin tim frymëmarrjës së tij, ta bartë atë, atje ku ai ' e gjen vetën, me fjalë të tjera ta sjell në vete (raporti). Për njëfarë kohe i shërbej atij si pasqyrë e tij (sinkronizimi), pastaj udhëheqjen e marr vet. Unë flas ngadalë, lëvizjet e mia bëhen më të qeta e më të kontrolluara; tani unë vërej tek fëmija një sjellje dhe frymëmarrje të qetësuar.

1. 1. 2. Raporti me një fëmijë të pakënaqur (M.S.)

Didieri shpesh vie në mësim më herët se sa shokët e tij. Kur ai është i pakënaqur gjë që i ndodh shpesh s'ka vullnet për të mësuar e as për të ardhur në shkollë, gjë që mua më jep rastin për të vënë kontakt me të (raporti).

Fillimisht ulem përballë tij dhe gjersa ne shkëmbejmë ca ,,banalitete“, gjykoj mbi gjendjen e tij shpirtërore. Ajo është e keqe sidomos kur ai vrojton këmbët e tij dhe përgjigjet shkurt (kalibrimi). Unë nuk mund t‘i hesht shkaqet e pakënaqësisë së tij, ndaj flas mbi diçka që atë e bën të lumtur.

Unë e di psh., që ai ha fare pak (zgjedh ushqimin është nazeli), prandaj e pyes atë, nëse ai sot ka ngrënë mirë në mëngjes. Goja e tij shtendoset, ai qesh dhe më shikon mua në sy. Kështu. bisedoj edhe për ngjarjet ditore, të cilat për tëjanë interesante, psh.,: për të ngrënit, eventualisht për një larje në pishinë, ose për një orë kalorësimi. Prej këtij momenti edhe ai merr pjesë në bisedë. Ai parashikon tani se çfarë do të hajë, ose ai flet për kalin e tij të dashur. Pastaj i them atij, se unë i gëzohem punës sonë të përbashkët, duke e përfunduar kështu edhe bisedën tonë.

1. 1. 3. Raporti me një fëmijë i cili ka vështirësi (M.-B.G.)

Danieli (12 vjeç), që t“i bëjë detyrat e tij, shpeshherë mbetet në klasë edhe pas kohës së mësimit. Kur ai ballafaqohet me një problem, mbetet në të: ai pohon se nuk mund ta gjejë asnjë zgjidhje, sepse detyra është shumë e vështirë, prandaj atij ' nuk i interesoj në dot ato, sepse sipas tij janë të padobishme. Ai zbehet dhe mbyllet në vete. Shikimi i tij bëhet i shtangët dhe merr qëndrim të kërrusur. Danieli me këtë rast përdredh flokët e tij me gisht dhe fillon i shqetësuar të endet nëpër klasë (kalibrimi).

Duke qenë i zënë me një nxënës tjetër, unë i thërras Danielit, nëse ai mund të vazhdojë gjersa unë të kem kohë për te. Pak më vonë kërkoj nga ai, që lidhur me problemin që ka, të ulet pranë meje për ta trajtuar së bashku (raporti).

Para se të filloj punën me të, i flas atij lidhur me orën e fundit nga lënda e historisë ku ai ka qenë pjesëmarrës shumë aktiv dhe me shumë vetësiguri e ka prezentuar mendimin e tij (udhëheqja). Në këtë situatë tani ai e ndjen veten mirë, kurse kujtesa i ndihmon atij që të shtendoset. Fytyra e tij gjallërohet dhe merr ngjyrë trëndafili. Tiparet e tij shtendosen, kurse sytë i shndritin sërish. Ai fillon për të qeshur dhe ulet drejt. Ai ka fituar tani sërish kontrollin mbi sistemin e tij të lëvizjes.

Së pari e lus atë, që për problemin që e ka të bisedojë me mua. Danieli është i pajtimit dhe kupton më në fund, se ajo që atij i duket e pazgjidhshme, marrë në përgjithësi, nuk është aspak e vështirë.

1. 1. 4. Raport me një femijë me pengesa (A.-C.V.)

Jozefi kur vie në mësim në mëngjes duket shumë i tronditur: Ai nuk i ka bërë detyrat e tij. Ai nxiton të flasë ose menjëherë fillon të flas përçart (kalibrimi).

Unë tentoj që të vë kontakt shikimi me të (raport). Pai thënë asnjë fjalë unë i qesh atij. Shikimet tona ende nuk janë takuar. Ia zgjas dorën përballë pa e ndryshuar aspak drejtimin e shikimit tim. Ia shtërngoj dorën edhe pasi që shikimet tona shkurtazi si në rastësi ishin kryqëzuar. Jozefi filloi me lëvizje duke tentuar që dorën e tij të shqetësuar ta tundë.

Unë nuk lëshoj pe dhe e mbaj kontaktin me të (dorën), duke vazhduar edhe më tej me shikim të drejtuar nga ai. Kështu, me një shikim të vendosur nga jashtë dhe pa lëshuar pe nga brenda: unë i qesh atij. Një ,,mirë dita“ e shkurtë dhe e paqëndrueshme në zbrazëtirë dhe një shikim i përdheshëm nga ana e tij, nuk mund ti ikin qëllimit tim. Kalon një kohë gjersa shikimi i tij takohet me shikimin tim! Në këtë moment unë i shpreh atij një përshëndetje shumë miqësore -mirëmëngjes. Tani ia lëshoj dorën, kurse ai më shikon mua në sy dhe dëgini ,,mirëmëngjes zonja mësuese“.

1. 1. 5 Raporti me një fëmijë të egërsuar (F. C.)

Denise është një fëmijë (që vuan nga epilepsia me dozë të madhe medikamentoze). Pengesat e saj që të merr pjesë aktivisht në jetën shkollore (të klasës), paraqesin për të një tendosje të cilën ajo e bartë me vështirësi.

Kështu, çdo mëngjes gjersa ajo gjendet në arealin shkollor, duket shumë e egërsuar. Ajo qan dhe bërtet me zë të lartë e të tërbuar, thekson fjalë fyese kundër të gjithë atyre, për të cilët mendon se janë fajtorë për egërsimin e tillë të saj. Fytyra i është e skuqur dhe ca e ënjtur. Frymëmarrja e saj është e shpejtë dhe sipërfaqësore. Lëvizjet e saj, të cilat normalisht janë të ngadalshme, tani bëhen të shpejta dhe të pashkathta, duke na dhënë të kuptojmë kështu se kemi të bëjmë me një energji të kontrolluar keq (kalibrimi).

Në këto momente është shumë vështirë për ta bartur atë atje ku ajo e gjen vetën. Në parim, unë edhe nuk e djëgjoj nëse ajo bëhet vulgare. Mirëpo, ajo nëpërmjet të tërbimit të saj të jashtëm më detyron, që unë të vendos për ndërhyrje, për të gjetur një rrugëdalje.

Nëpërmjet të tonusit të duarve të mia, të cilat ia hedh mbi shpatulla (ajo ka dëshirë që dikush t“ia hedhë duart), unë tentoja që energjinë time dhe të sajën t‘i bashkoj (që të udhëheqë dhe të vë raport me të). Ajo më shikon mua dhe shtendoset sadopak, mirëpo pastaj vazhdon sërish të qajë dhe të bërtasë. Pastaj ngadalë ia përshtas zërin tim zërit të saj dhe atë jo në pikëpamje të përmasës vëllimore, por në bazë të forcës bindëse.

,, Më thuaj Denise, a ke parë t‘i se çfarë ka ndodhur natën në male?“

,, Jo!“ ,, Shiko atje!“ I them. ,, Unë jam shumë e pikëlluar. Unë nuk mund të shikoj atje“

përgjigjet ajo. . .

. ,, Ti nuk mund te shikosh atje, kush të pengon ty tani?“

Denise nuk përgjigjet, Por shtendoset edhe ca në duart e mia.

,, Shiko atje!“ -Unë ia tregoj asaj malet,

” Oh paska rënë borë, ohooo...do të rrëshqasim me ski. Unë e di dikë i cili do të jetë shumë i lumtur“ (Ajo është një adhuruese e flaktë e kampionit tonë në Skijim).

Unë, duke e vënë dorën e majtë mbi qafën e saj, e kap (spirancoj) tek ajo këtë moment të këndshëm. Faqet e saj janë pothuaj ende të lagura (nga lotët), por ajo qeshet (kalibrimi). Ndonëse lëvizjet e saj janë ende të ngathta, ajo thotë se ka dëshirë të madhe për të rrëshqitur me ski. Meqë ende është e shqetësuar, unë doja që tek ajo të bart gëzim edhe më tepër, si dhe një frymëmarrje të thellë dhe të ngadalshme. Gjersa ne po i n gjitnim shkallët lart unë e mbaj atë edhe më tej me duart e mia mbi supet e saj; ajo e mbështet kokën e saj për mua dhe ngjitet pa vështirësi shkallëve përpjetë. Pa bërë asnjë fj alë, unë përcjell frymëmarrjen e saj, gjë të cilën e kemi shfrytëzuar në ligjëratat tona për shtendosjen. Ajo karaktrizohet me një ngadalësim, ulje dhe qetësim sidomos gjatë nxjerrjes së frymës nga fyti.

Tentoja që Denises me duart e mia mbi supet e saj, t‘ia bart sa më shumë qetësimin e frymëmarrjes: me duart e mia ushtroj tek ajo shtypje ritmike dhe periodike, herë më të forta e herë më pak të forta drejt meje (udhëheqja).

Ajo hap pas hapi më ndjek mua dhe qetësohet. Frymëmarrja e saj bëhet e ngadalësuar dhe e thellë. Trupi i saj kthehet në tonusin e mëparshëm të zakonshëm. Fytyra e saj humb diçka nga ngjyra e skuqur më parë. Lotët i thahen. Lëvizjet i bëhen më pak të ç“ekuilibruara (kalibrimi).

,,Tani Denisounette (Denise e vockël), vazhdojmë ne me

ushtrimin tonë?“ -,,Po, atake!“ (Kodi i ynë i fshehtë -midis meje dhe Denisesnë

mënyrë që të ecim me punën).

Raporti individual është i një rëndësie themelore për marrdhëniet mësues nxënës. Po ashtu edhe raporti për marrëdhëniet midis mësuesit dhe klasës, është i një rëndësie të madhe. Që një mësues t“i afrohet sa më mirë klasës së tij, ai duhet patjetër që ta vrojtojë atë ta sheh si të tërë, të vendos një raport me te, dhe kështu, përfundimisht, ta merr mbi vete udhëheqjen e saj.

nga libri:
Mësojmë me të gjitha shqisat
F. Zwissig & G.P.Klingler

Mesele (Anekdota) 2

Kliko mbi foto për zmadhim !

























Mesele (Anekdota)1

Kliko mbi foto për zmadhim !