torsdag 26 maj 2016

Tërheqja, miqësia, dashuria.


Kjo fushë e psikologjisë sociale merret me mënyrat se si njerëzit formojnë marrëdhënie sociale të llojit të pëlqyeshmërisë, miqësisë apo dashurisë për njëri-tjetri . Ky është një problem i rëndësishëm për këdo pasi ai ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e individit. Përpara këtyre do të studiojmë nevojën për ndërveprim social dhe arsyen përse njerëzit duan të shoqërohen me njerëz të tjerë. Më pas do të shohim faktorët që ndikojnë në tërheqjen e ndërsjelltë, çfarë e shkakton tërheqjen midis individëve dhe dashurinë si më kuptimploten e më të fuqishmen e tërheqjeve reciproke.

Nevoja për ndërveprim social. Natyra shpërblyese e pranisë së të tjerëve.

Ndonëse ndërveprimi social është komponent i jetës së përditshme, njeriu mund të jetojë edhe vetëm për periudha të gjata, pa praninë e të tjerëve apo duke pasur pak lidhje me ta? Eremitët janë një shembull i tillë. Por pak nga ne kanë kënaqësi ta bëjnë këtë.Shprehja “kafshë sociale” për njeriun, ndonëse e ashpër është kuptimplote për sa i takon faktit që ne jetojmë në shoqëri.Në fakt eremitët, robërit e luftës apo të mbeturit në ishuj pas mbytje anijesh, pra njerëz në izolim vullnetar apo jo vullnetar, tregojnë se sa e vështirë është kjo jetesës .Së pari, ajo paraqet vështirësi psikologjike që rriten me kalimin e kohës dhe që mund të përfundojë në skizofreni apo apati ekstreme. Së dyti, duke menduar e ë dërruar për të tjerët, njerëzit e vetmuar kanë halucinacione që gjithashtu i bëjnë të vuajnë.Së fundi, duke mos mundur të mendojnë apo të kenë veprimtari argëtuese të çdo lloji qofshin, vuajtja psikologjike bëhet pa fund. Pra, eksperienca e këtyre rasteve është mjaft ekeqe. Megjithatë  përse kemi nevojë për të tjerët në kushte të zakonshme? Sugjerohen dy arsye:....

lördag 21 maj 2016

Karikaturat e Pawel Kuczynski

Karikaturat e Pawel Kuczynski



Arsimi


Ushtria



Apple




Vdekja e kohës



Mvarësia nga alkooli





Pianisti





I pasuri dhe i varfëri





Padrejtësia





Fëmijëri e ndryshme






Paraja




Diktatori












Izolim i thellë





Votimi


fredag 20 maj 2016

Teoria e roleve: fytyrat e shumëfishta njerëzore



Ndër teoritë e përmendura deri tani kjo është teoria më sociale dhe fillimet e zhvillimeve të saj lidhen me studimet e sociologëve. Baza e saj është që sjellja merr trajtë sipas roleve që shoqëria iu cakton individëve për të luajtur. Ajo merr parasysh se si faktorët socialë ndikojnë në sjelljen e njerëzve në situata të ndryshme. Por nga ana tjetër kjo teori është më pak e strukturuara, e formalizuara dhe më pak e fokusuara në motivet, aspektet gjenetike dhe personalitetin se çdo teori tjetër. Madje edhe koncepti i rolit nuk është i përcaktuar saktë nga psikologët ndonëse është një koncept bazë për teorinë e roleve.

Megjithatë konceptet bazë të teorisë së roleve janë relativisht të drejta. Roli zakonisht përcaktohet si një tërësi sjelljesh që lidhen me një pozicion të dhënë. Kështu një kirurg luan një rol, vepron në një mënyrë të caktuar kur është në rolin e kirurgut, por sillet krejt ndryshe në rolin e prindit apo kur luan tenis. Role të ndryshme lejojnë dhe sanksionojnë në aspektin social lloje të ndryshme sjelljesh. Kështu për shembull pranohet si diçka normale kërkesa e kirurgut për të hequr rrobat me qëllim vizite, por po kjo kërkesë nuk tingëllon aspak e tillë kur jemi duke luajtur tenis me të. Pra, sipas kësaj teorie, ajo çka e bën sjelljen të përshtatshme në një situatë dhe të papërshtatshme në një tjetër është relativisht e pavarur nga individi që mbart rolin; ajo çka është kuptimplote është ndryshimi i rolit të tij. Pra, çdo rol shoqërohet me një tërësi pritmërish, parashikimesh që lidhen me atë çka është sjellje e përshtatshme dhe e pranueshme brenda këtij roli.

Teoria e roleve çoi në krijimin e fushës së studimit me emrin e manaxhimit të përshtypjeve, fushë që studion mënyrën se si njerëzit përpiqen të krijojnë te të tjerët përshtypje specifike dhe pozitive për veten(Schlenker 1980). Njeriu angazhohet aktivisht në ndërtimin e strategjive të sjelljeve të veta me synim përmirësimin e përshtypjeve të të tjerëve për veten.
Pritmëritë e roleve ndikojnë sjelljen në mënyra që janë intuitivisht të qarta dhe njëkohësisht jo aq lehtësisht të dukshme. Për shembull është e qartë që dikush që merr përsipër rolin e mësuesit duhet të jetë koherent, i përgatitur e t’i trajtojë mirë nxënësit. Por është më pak e qartë se si këta njerëz që përgatisin materialin që ata do t’ua mësojnë të tjerëve e bëjnë këtë në një rrugë cilësisht të ndryshme, kur e studiojnë materialin për ta përvetësuar për vete (Allen e Feldman 1973). Së këtejmi po të vesh dikë në një rol mund ta bësh atë të ndryshojë perceptimet e tij dhe rrugët e strukturimit konjitiv (njohës) të botës. Pika më kritike e teorisë së roleve është se sjellja shihet gjithnjë si e influencuar nga roli që ka ndërmarrë njeriu në një moment të caktuar.
                                             
                                             Cila nga teoritë është e drejtë?

Natyrisht që kjo pyetje është e gabuar. Të gjitha teoritë fokusohen në sjelljen sociale në nivele të ndryshme analize, bëjnë hamendje të ndryshme, vëzhgojnë variable të ndryshme.
Pra për asnjërën syresh nuk thuhet dot nëse është apo jo absolutisht e drejtë apo më e drejtë se të tjerat. Disa fenomene është më e përshtatshme të studiohen me njerën apo me tjetrën teori, por asnjëra syresh nuk mjafton për t’i shpjeguar të gjithë rastet dhe rrethanat aq të larmishme të sjelljes njerëzore. Pra asnjëra teori s’i udhëheq dot të tjerat. Nga ana tjetër psikologët vazhdojnë t’i përdorin të tëra teoritë dhe në mënyrë specifike atë që është më e përshtatshme Për një dukuri të dhënë.
Megjithatë shumica e studimeve sot bëhen mbi bazë teorish shumë të ngushta, që përcaktohen si teori të rendit të mesmë , sesa mbi bazë drejtimesh të mëdha teorike. Por pa dyshim,edhe këto teori ngrihen mbi bazën e pesë orientimeve të mëdha teorike që përmëndëm më sipër.

                               Metodat e studimit në psikologjinë sociale

Për psikologët socialë ivetmi mjet i pranueshëm është studimi empirik ku idetë testohen nëpërmjet përdorimit të mbledhjes sistematike të të dhënave dhe vëzhgimit. Le të marrim rastin e dhënies së ndihmës tjetrit në një situatë emergjence, kur janë të pranishëm një grup imadh njerëzish. Ne mund të teorizojmë në bazë të logjikës, sensit të zakonshëm dhe eksperiencës së përgjithshme, që sa më shumë të pranishëm të ketë, aq më shumë rritet mundësia që viktima apo njeriu në nevojë të marrë ndihmë nga të tjerët. Por siç do të shohim ngjet e kundërta. Ky përfundim arrihet vetëm nëpërmjet studimit empirik. Por dhe baza teorike natyrisht është e nevojshme sepse pa të studimi empirik nuk do të kryhej dot.
            
                             Shkalla me të cilën studimi mbështetet në teori varion shumë.

Ka studime të pastra teorike, studime bazë që kryhen për të testuar një rrjedhim teorik, pa pasur asnjë zbatim praktik. Për shembull i tillë do të ishte studimi i mënyrës se si kombinohen elementët e ndryshëm të sjelljes së dikujt nga një vëzhgues i zakonshëm,për të krijuar një përshtypje të përgjithshme për të. Ka edhe studime të zbatuara më shumë në natyrë, të orientuara për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje apo problemi praktik. Studimi i këtij tipi mund të ekzaminojë se si mësuesit i formojnë përshtypjet për nxënësit duke u bazuar në sjelljen në klasë. Qëllimi i këtij studimi është praktik të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Megjithatë në psikologjinë sociale ndryshimi midis dy tipave të studimit, atij teorik e praktik, më shpesh është formal sesa real.

                                                Studimi eksperimental

Le të marrim hipotezën sipas së cilës anonimati rrit agresionin verbal (dihet nga studimet se anonimati shoqërohet me rritje të agresionit). Ju shkoni në një mbrëmje dëfrimi ku të ftuarve u japin maska dhe nga fundi i mbrëmjes thoni se e verifikuat hipotezën sepse pati Shumë agresion verbal ndaj jush nga ana e të maskuarve. Ky do të ishte një përfundim i gabuar sepse shkak i rritjes së agresionit mund të ketë qenë muzika e lartë, alkooli, kërcimi dhe faktorë të tjerë që kanë rritur nivelin e çlirimit të energjive te të pranishmit. E vetmja rrugë për të verifikuar këtë hipotezë është që të krahasohet grupi i të maskuarve (anonimëve) me një grup tjetër jo anonim të pranishëm në atë mbrëmje.  Studimi eksperimental kërkon pra, së paku, dy grupe që të krahasohen me njëri-tjetrin.Njëri që vihet nën trajtim ose studim (procedura e sajuar nga studiuesi) dhe tjetri pa trajtim  apo studim ose në disa raste nën një trajtim të ndryshëm nga ai i grupit të parë. Grupi i parë quhet grupi i trajtimit ose i eksperimentit dhe i dyti grup i kontrollit Trajtimet e ndryshme që u bëhen dy grupeve përbëjnë dy kushtet e eksperimentit. Në gjuhën teknike dy grupet ndryshojnë në aspektin e variablit të pavarur  i cili është variabli që manipulohet nga studiuesi.(Variabli është një faktor apo eveniment që mund të ndryshojë dhe të marrë dy a më shumë nivele ose vlera). Në shembullin tonë shkalla e anonimatit manipulohet duke u dhënë maska gjysmës së njerëzve dhe duke mos i dhënë të tilla gjysmës tjetër. Nga ana tjetër variabli i varur është ai që do të matet në eksperiment. Në shembullin tonë është sasia e agresionit verbal. Variabli i varur mund të ndikohet nga manipulimi i variablit të pavarur. Ka shumë mënyra për të konceptuar dy llojet e variableve. Rruga e zgjedhur nga studiuesi quhet operacionalizim i dy variableve. Kjo është mënyra me të cilën konceptet abstrakte të hipotezës përkthehen apo transformohen në procedura aktuale që përdoren në studim. Për shembull agresioni verbal operacionalizohet si numri i fyerjeve që një person bën në një mbrëmje dëfrimi ose del nga analiza që i bëjmë bisedës së dikujt lidhur me shembëlltyrën agresive. Të dy metodat janë të përshtatshme. Mënyra se si operacionalizohet variabli është themelore për të përcaktuar llojet e konkluzioneve që do të nxirren nga studimi.


e marur nga libri:
Psikologjia Sociale

Caktimi i subjekteve: caktimi i rastit.



Një nga aspektet më me rëndësi në një eksperiment është mënyra se si i ndajmë grupet në eksperimenti dhe kontrolli. Po të zgjidhen me rregull, për shembull të ftuarit që vinë në fillim të pajisen me maska dhe të përdoren si grup trajtimi kurse të tjerët që vinë më vonë të zgjidhen si grup kontrolli mund të qëllojë që në grupin e parë të ketë më shumë njerëz agresivë dhe për pasojë studimi nuk do të ishte real. Për këtë arsye studiuesit përdorin rëndom metodën e caktimit të rastit. Sipas saj, çdo subjekt potencial për t’iu nënshtruar eksperimentit, ka një shans të barabartë për t’u caktuar te cilido prej të dy grupeve. As eksperimentuesi s’i zgjedh ata subjektivisht dhe as ata nuk vetzgjidhen. Merren parasysh ligjet e probabilitetit për të siguruar që asnjë karakteristikë apo tipar specifik i subjekteve të ketë më shumë a më pak të ngjarë të jetë më i shpeshtë në një grup sesa në grupin tjetër. Kështu nëse do t’i zgjedhim subjektet në bazë të hedhjes së monedhës (me short), të dyja palët, si ato me motivim të lartë edhe ato me motivim të ulët do të përfaqësohen në numër të barabartë afërsisht në secilin grup. Kjo zgjedhje eliminon mundësinë e ngatërrimit apo nxjerrjes së gabuar të rezultateve. Kjo ndodh kur faktorë të tjerë veç variablit të pavarur lejohen të ndërhyjnë dhe të variojnë. Në këtë rast nuk del me siguri ose nuk del fare nëse variabli i varur ndryshon nën ndikimin e të pavarurit apo nën ndikimin e faktorëve të tjerë ngatëriues apo ndërhyrës. Ndërkaq zgjedhja e rastit siguron që të gjithë faktorët konfondues të jenë të shpërndarë ndershmërisht, barazisht në të dy grupet eksperimentale (grup kontrolli dhe grup eksperimenti) dhe kjo na lejon t’i interpretojmë rezultatet në mënyrë joekuivoke. Kështu për shembull po të caktonim në një grup vetëm meshkuj e te tjetri vetëm femra, nuk do të mund të gjykonim nëse rezultati i arritur për rritjen e agresionit do të varej nga seksi apo nga manipulimet eksperimentale. Në qoftë se grupi i kontrollit do të ishte grup femrash dhe ai i eksperimentit i përbërë vetëm nga meshkuj, s’do të mund të thonim se cili qe burimi i ndryshimeve në variablin e varur (sjelljen agresive), fakti që të ftuarit e grupit të eksperimentit u maskuan apo fakti që ata janë meshkuj. Një tjetër aspekt që duhet pasur kujdes për grupet është mosndryshimi i roleve gjatë eksperimentit. ( Në shembullin tonë vënia dhe heqja e maskave nga disa prej të
eksperimentuarve.)

Formimi e mbajtja e qëndrimeve

Formimi e mbajtja e qëndrimeve: Trajtimet sipas teorive të përforcimeve dhe atyre të të mësuarit

Qëndrimet formohen shumë shpejt që në moshë të vogël dhe zakonisht ruhen gjatë gjithë jetës. Që kur lindim e rritemi ne marrim nga prindërit e më vonë nga media, mësuesit, shokët, përvoja sociale qëndrimesb me anë të të cilave mësojmë e përvetësojmë qëndrime e sjellje të përshtatshme. Fëmijët mësojnë të mbajnë qëndrime pozitive ndaj disa kategori njerëzish, ushqimesh e lodrash dhe negative ndaj disa të tjerave. Kur ata rriten këto qëndrime mund të modifikohen, por procesi i përftimit dhe zhvillimit të qëndrimeve vazhdon. Teoritë e të mësuarit e kushtëzimeve i shohin qëndrimet si përgjigje të mësuara ndaj stimujve të veçantë dhe fokusi i këtyre teorive është identifikimi i natyrës së stimulit që na bën të krijojmë e mbajmë qëndrime specifike.

                                    Kushtëzimi i qëndrimeve

Parimet bazë të teorive të të mësuarit janë reflekset e kushtëzuara (shembulli i Pavlovit me qenin), të cilat në disa raste veprojnë edhe te njerëzit. Në shembullin klasik të Pavlovit shoqërimi i ngacmuesit të pakushtëzuar (ushqimi) me atë të kushtëzuar (zilja apo drita) sillte përgjigjen e kushtëzuar të ngjashme me përgjigjen e pakushtëzuar (sekretimi i pështymës).
Sipas Staats (1975), qëndrimi është ekuivalent i një përgjigjeje të kushtëzuar apo diçka që del nga ndërhyrja e një stimuli të kushtëzuar. Për ta demonstruar këtë, pra faktin që qëndrimi mund të kushtëzohet në mënyrë klasike, Staats kreu eksperimentin e mëposhtëm që synonte të kushtëzonte qëndrime pozitive e negative ndaj emrave të vendeve (Suedi,Hollandë etj.) e të njerëzve (Bill,Tom) që ishin shikuar më parë negativisht apo pozitivisht. Subjekteve të eksperimentit iu tha se qëllimi i eksperimentit ishte të studiohej të mësuarit dëgjimor dhe ai vizual. Pastaj atyre iu treguan emra njerëzish e vendesh të shkruara në dërrasën e zezë (apo që flashonin) në mënyrë rastësore. Dy prej emrave të vendeve ishin të shoqëruar me fjalë me kuptim pozitiv të thëna me zë të lartë (fjalë që shprehnin gëzim,etj.) ndërkohë që të tjerët shoqëroheshin me fjalë me kuptim emocional neutral. Dy emra të tjerë vendesh u paraqitën të shoqëruar me fjalë me sens negativ ndërkohë që të tjerat shoqëroheshin me fjalë neutrale. Pas 108 provash, ku çdo emër vendi përmendej 18 herë, u vlerësua qëndrimi ndaj vendeve. Me pak përjashtime, ai ishte pozitiv ndaj vendeve të para dhe negativ nadj të dytave. Eksperimenti u bë duke shfaqur në ekran edhe emra njerëzish dhe duke u shqiptuar nga eksperimentuesi fjalë shoqëruese të tipit që përmendëm më sipër. Rezultati doli i njëllojtë. Sipas Staats emrat bëheshin stimuj të kushtëzuar kur shoqëroheshin me stimujt e pakushtëzuar të fjalëve pozitive apo negative dhe atëherë stimujt e kushtëzuar evokonin përgjigjet e kushtëzuara, ashtu si zilja pështymën në eksperimentin e Pavlovit.
Kjo teori u sulmua shumë me argumentin që përgjigjet nuk ishin rrjedhim i qëndrimeve të vërteta të të eksperimentuarve, por reagime të subjekteve që kishin kuptuar se ku donte të dilte studiuesi dhe që përgjigjeshin siç dëshironte ai. Deri-diku ky argument edhe qëndronte për faktin se, në 108 prova i eksperimentuari mund ta kapë në mënyrë intuitive atë që do të arrijë eksperimentuesi. Por nga ana tjetër një numër eksperimentesh më të fundit lidhur me të pasurit dijeni apo jo të të eksperimentuarve, nuk e mbështet këtë alternativë. Ka për shembull individë të vënë në rrethana kërcënuese që tentojnë të mbajnë qëndrime negative ndaj objekteve, thjesht nëpërmjet një asosacioni si në eksperimentin më sipër, duke mbështetur kështu drejtpërdrejt shpjegimin e kushtëzimit klasik të formimit të qëndrimit.
Rëndësia e shpjegimit nëpërmjet këtij mekanizmi të formimit të qëndrimeve, qëndron në faktin se njerëzit mund të formojnë reagime të fuqishme qëndrimore ndaj objekteve sociale edhe në mungesë të përvojës së drejtpërdrejtë. Kështu fëmijët duke dëgjuar shpesh prindin të thotë: jevg-injorant,jevg-pis etj., formon qëndrim negativ ndaj jevgjitëve thjesht nëpërmjet asosacioneve edhe pa njohur ndonjë jevgjit.

Të bazuara paka a shumë në një formë të tillë të formimit të qëndrimit veprojnë reklamat tregtare në psikologjinë tonë: një mall që reklamohet lidhet me një ndjenjë pozitive apo ngjarje pozitive duke krijuar kështu një refleks të kushtëzuar. Kur të del një mall i tillë para syve, ndjenja ose ngjarja që e shoqëron të krijon gjendje emocionale pozitive dhe besim në vlerën e saj gjë që të nxit ta blesh.
Një formë e tillë është edhe ajo e paraqitjes dhe reklamimit të produkteve nga këngëtarë apo artistë të shquar. Kjo është një metodë bindjeje efektive. Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit dhe krijimin e bindjeve efektive janë: a:Burimi i mesazhit:. Sa më i shquar dhe më i rëndësishëm të jetë ai aq më i besueshëm bëhet mesazhi b:Karakteristikat  e mesazhit:. Një mesazh që ngjall frikë, për shembull, të shtyn të veprosh sipas informacionit që merr prej tij (ka një grafik ku frika në qoftë se kalon një kufi optima Sjell efekt të kundërt në bindje; ajo duhet të jetë disi e moderuar). Efekti i gënjeshtrës së madhe që besohet më lehtë, bazohet në një parim të ngjashëm (njeriu përgjithësisht prite të mendojë se diçka që del krejt ndryshe nga ç'besohej nuk mund të jetë e gënjeshtërt). c-Karakteristikat e marrësit të mesazhit. Është fjala për tiparet dhe karakteristikat e individit që synohet të bindet apo të ndryshojë qëndrim. Të tre këta faktorë do t’i studiojmë më me hollësi më poshtë.

e marur nga libri:
Psikologjia Sociale
Prof.Dr.Ylli Pango

torsdag 19 maj 2016

Si të keni martesë të lumtur

Lumturinë në martesë mund ta realizojnë ata që në veten e tyre zbatojnë disa parime të thjeshta, të arsyes së shëndoshë. “Komplikimet” që shkatërrojnë aq shumë martesa moderne nuk janë të pashmangshme. Në të vërtetë, ”ekspertët” e ndryshëm së tepërmi theksojnë problemet bashkëshortore. Tani shumë vjet i këshilloj çiftet e martuara në qendrën e qytetit më të madh amerikan dhe prandaj jam i bindur se shumë martesa që në dukje të parë janë në pikën e shkatërrimit do të mund të qëndronin sikur t’i zbatonin parimet e sqaruara në këtë kapitull. Këto parime nuk shtrohen si supozime teorike, por si rezultat i punës laboratorike me qindra çifte në raporte të besimit të këshilltarit shpirtëror.

Funksioni i këshilltarit nuk është t’i shqyrtojë problemet e zënkave në mes të bashkëshortëve dhe të provojë t'i zgjidh me mençuri duke u shërbyer me ca mend më të mëdha.

Madje edhe sikur të mund të merrte ndonjë gjykim të përkryer dhe të jepte këshillën më të mirë të mundshme, megjithatë në numrin më të madh të rasteve do të mbeteshin jazet që shkaktojnë konfliktin. Kur martesa arrin në gjendje të mospajtimit serioz, ajo me siguri nuk mund të udhëhiqet nga logjika ose nga diskutimi për atë kush ka të drejtë. Duhet shëruar marrëdhëniet themelore që nxisin bashkëshortet në konflikt dhe në zënka të ndërsjella.

Nuk më brengos sasia e matur e mospajtimit, për më tepër as zënka, sepse është e natyrshme që të ketë konflikte në mes të njerëzve që jetojnë bashkë. Kurrë nuk i kam besuar deklaratës që dëgjohet shpesh, burri dhe gruaja kanë jetuar bashkë, ta zëmë, dyzetë vjet dhe kurrë nuk kanë ndërruar fjalët tëkëqija. Ta lëmë anash çështjen se a është kjo e vërtetë, por nuk mund të mos pohojmë se kjo do të ishte jetë shumë monotone e dy njerëzve në atë rrafshinë të shkretë sikur të mos ziheshin kurrë. Këmbimi i mirë dhe i fortë i mendimeve, të shpallura me energji, nuk është e keqe për qeniet njerëzore, me kusht që kurrë të mos lejojnë që zemërimi të zgjatë më shumë se një ditë. Nëse nga një ditë në tjetrën bartet pezmatimi i grumbulluar që del nga mospajtimet personale, në fund do të shkaktohen ndarjet serioze. Luftoni rreth çështjeve të caktuara nëse ju duhet, por atëherë zgjidhni dhe faljani njëri tjetrit ashpërsinë para se të shkoni në shtrat. Çdo ditë lë të dëshmojë për njëshpirtësinë tuaj, pa marrë parasysh dallimet në mendim që kanë dalë gjatë ditës.

Megjithëse sot është zakon të racionalizohen shumica e mossukseseve martesore me supozimin se partneret për nga natyra nuk mund t’i përshtateshin njëri-tjetrit, mbetet fakti se për shumicën do të mund të përshtateshin sikur ta sundonin situatën dhe të përmirësonin disa gabime të thjeshta. Për shembull, njëri nga instinktet e natyrës njerëzore është përpjekja për respektim dhe për falënderim, Këtë nuk e pohon askush tjetër pos William James.

Villiam James ishte në mesin e qytetarëve akademikë më të shquar në historinë amerikane. Duke marrë parasysh rëndësinë e veprave të tij, mund ta konsiderojmë njërin nga mendjet me të mëdha që u krijuan në këtë kontinent. Ishte filozof i respektuar dhe njëri nga themeluesit e diturisë së psikologjisë. Në një periudhë të jetës William James lëngoi nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë; miku i tij atëherë i çoi azalen në poçe, me fjalët e respektit personal. Duke falënderuar për këtë dhuratë dashamirëse, ky filozofpsikolog i shquar tha se si ai ia përkujtoi lëshimet e mëdha në veprën e tij të pavdekshme psikologjike. Për keqardhjen e tij, zbuloi se nga libri i tij mësimor ka lënë pas dore veçorinë më të thellë të natyrës njerëzore në të vërtetë, nevojën për respekt.

Burrat dhe gratë lë ta mbajnë në mend këtë fakt në zemrën e tyre dhe kurrë të mos e harrojnë. Me të vërtetë përherë duhet ta përkujtojnë se secili synon respektin. Silluni në harmoni me këtë dhe do të fshini një pjesë të madhe të vështirësive bashkëshortore në rrënjë.

Burri që arrin diçka në punën e tij dëshiron mirënjohjen e bashkëshortes së tij. Derisa ai punon tërë ditën dhe vjen i lodhur në shtëpi, gruaja mund të bëjë gabimin serioz me atë që e merr atë punë si asgjë. Do të duhej t'i thotë se sa e respekton si bashkëshort dhe si individ. Nuk është Vështirë të thuhet:

"Krenohem me ty.” Kjo do të bëj mrekulli të ai...

Nëse darka është e mirë, bashkëshorti lë ta vlerësojë dhe lë ta thotë këtë. Nëse nuk është e mirë, të mos e thotë këtë dhe lë të gjej diçka tjetër që do ta lavdëronte. Shpresoni se herën tjetër do të jetë më e mirë. Mendoni si të lavdëroni, e jo si të kritikoni. Nëse duhet kritikë, bëjeni diskutimin familjar dhe paraqiteni të gjitha, por mos e ofendoni njëri-tjetrin, mos u Zbrazni dhe mos u shikoni ndër vetulla. Mos e bëni shprehinë të shikoni vetëm gjërat e këqija.Ushtroni të shikoni gjërat që janë në rregull dhe vlerësoni ato, pastaj thojeni këtë, dhe atë shpesh herë. Kështu të gjithëve do t’u bëni mirë.

Të kalojmë tani në raste...

M’u drejtua gruaja e re, goxha e shqetësuar. Tha se mendonte seriozisht për atë që ta braktiste burrin. N ga rrëfimi i saj se shpejti u bë e qartë se vetëm i duhej pak respekt i zakonshëm. Ndonjë psikolog i respektuar mbase këtë do ta quante jetë afektive, por mua m’u duk se çështja ishte më e thjeshtë.

Bisedova me burrin, i cili me tha: Oh, ajo kurrë nuk do të më braktis.

Të mos jeni aq i sigurt në atë thashë.

U duk i tmerruar. -Po këtë nuk do të mund ta bënte. Ç’do të bëja unë pa të?

I keni thënë ndonjëherë se nuk do të mund të jetonit pa të? e pyeta.

Jo, u përgjigj. Nuk i dua bisedat e tilla, e përveç kësaj, ajo edhe ashtu e di.

Mbase edhe e di, por megjithatë dëshiron t’ia thoni këtë.

Pse? .

Mos më pyetni pse u përgjigja. Gratë thjesht janë të tilla.

Më duhet të shtoj se nuk janë vetëm gratë të tilla; të gjithë ne kemi nevojë të madhe për respekt, atë për të cilën foli William Jemes. .....

e marur nga libri:
Udhërrëfyes i Jetës
Norman Vincent Peale

onsdag 18 maj 2016

Prodhimi i fotografive Armiqësore -K.G.Jung



Urrejtja njeriun gjithmonë e përqendron në diçka të cilat vetitë e tija të këqija i çojnë në vetëdije. Perëndimorit nga ana tjetër e perdës së hekurt, i zgërdhihet hija e tij e keqe. Derisa në përgjithësi shprehet mendimi se njeriu është ai për çfarë di qenia e vetëdijshme e për veten e tij, të ligës i përshkruhet marrëzia e tij. Nuk mundet të kontestohet të jemi të sinqertë se nuk kanë ngjarë dhe nuk ngjajnë gjëra të begatshme, por janë herë-herë të ndryshëm ata të cilët bëjnë ndryshime.

Vetëm i marri mundet supozimet e natyrës personale t’i çojë në kohëzgjatje të jashtme. Aq më tepër, kjo mjeshtri krijon mjet më të mirë nga i cili del instrumenti i të ligës. Sikur që të sëmurëve nga kolera dhe rrethit të tyre as më së paku nuk i nevoitet që kontagiumi (lat: contagiumi – infektim) sëmundjes është i pavetëdijshëm, kështu aspak nuk ndihmon pafajsia dhe naiviteti. Përkundrazi, ajo përcillet në projektimin e të ligës së paballafaquar në “tjetrin”. Në këtë mënyrë rritet intenziteti i pozicionit të kundërt në më vepruesën pasi që me projektimin e të ligës gjithashtu shkon edhe frika, të cilën para të ligës personale ta themi të drejtën jo me ëndje dhe fshehurazi e ndiejmë nga kundërshtari dhe shumëfish e rritë animin e tij për kërcnim. Le ta vështrojmë mjetin djallëzor të shkatërrimit! Ato i kanë zbuluar zotritë plotësisht të pafajshëm, qytetar të respektuar dhe të arsyeshëm të cilët janë plotësisht të atillë qfarë edhe ne lakmojmë të jemi.

Dhe kur e tëra shkon në ajr dhe hapet ferri i papërshkruar i shkatërrimit duket se për këtë askush nuk është përgjegjës. Thjesht ngjanë, e prapë e gjithë kjo është vepër e njeriut. Por pasi që çdokush në këtë verbërisht beson se ai nuk është asgjë tjetër përveçse një qenie e thjeshtë dhe e parëndësishme i cili dëgjueshëm i përmbush detyrimet e tij dhe kështu e meriton jetesën modeste, askush nuk e vërenë se kjo masë njerëzish plotësisht racionale e cila veten e quan shtet apo popull  e ndjekur nga një forcë e padukshme vepruese e cila nga askush dhe me asgjë nuk mund të ndalet. Kjo forcë e tmerrshme kryesisht shpjegohet si frikë nga populli tjetër për të cilin mendohet se është i xhindosur me djallin e ligë. Pasi që askush nuk është në gjendje ta njoh se ku dhe sesa është i xhindosur dhe i pavetëdijshëm gjendjes personale kështu e projekton në fqijun dhe në këtë mënyrë e realizon obligimin e shenjët, kanunin më të rëndësishëm dhe gazin më shkatërrues. Më e keqja gjatë kësaj është ajo se plotësisht ka të drejtë. Me fqinjë sundohet me ndihmën e frikës së pakontrolluar dhe të papërmbajtur, pikërisht siç është ai vetë. Është fakt i njohur mirë se në çmendina pacientët të cilët vuajnë nga frika, janë shumë më të rrezikshëm si të tillë të ndjekur nga urrejtja dhe zemërimi. Psikologjia e luftës kët gjendje qartë e ka theksuar: krejt çka kombi yt bën është e mirë, krejt çka të tjerët bëjnë, është e keqe.

Qendra e budallallëkut gjithmonë gjendet disa kilometra largë prapa vijës frontale të armikut. Projektimet e lëvizin mjedisin në fytyrë personale por të panjohur. Atëherë subjekti ka për detyrë që gjithë këtë marrëzi të punës së dreqit e cila i përshkruhet dikujt tjetër dhe e cila çon deri tek mospajtimi, ta qes në llogari personale. Në këtë procedurë më irituesja është bindja se, në njërën anë, nëse ashtu njerëzit sillen jeta bëhet e durueshme e, nga ana tjetër, ndjenja e rezistencës më të ashpër që ky parim të zabatohet edhe në vetvete – të paktën në realitet. Nëse këtë e bëjnë të tjerët asgjë më e mirë s’mund të pritet; por nëse këtë e bën vetë atëherë kjo është e padëshirueshme. Gjendja neurotike në të vërtetë përmes neurozës detyrohet ta realizoj këtë përparim, por normalisht jo, për këtë arsye ajo e përjeton pengesën e vet psikike, politike dhe sociale, në formën e shprehjes masovike psikologjike, për shembull të luftrave dhe revolicioneve. Ekzistimi real i një armiku të cilit mund t’i ngarkohet kjo ligësi paraqet privilegjën e paparashikuar të vetëdijës; të paktën haptazi mund të thuhet se kush është djalli, respektivisht, se plotësisht është e qartë se arsya e djallëzisë gjendet jasht e jo në qëndrimin personal.

e marur nga libri
Mbi të kuptimtën dhe të pakuptimtën
K.G.Jung

söndag 15 maj 2016

Jeta e përjetshme



Njeriu ulur në autobus e mban në prehër paketën e madhe ky është një send i rëndë, gjatok. Vozitësi i autobusit e pyet: ”Ç’mbani në prehër?” Njeriu i përgjigjet: ”Kjo është bombë e paaktivizuar. Duke mihur në kopshte gjeta dhe tash po e shpie në polici.” Vozitësi atëherë i thotë: "Po mos e mbani në prehër! Vëreni nën karrige”.

Psikologjia dhe shkencat tjera shpirtërore e vendosin bombën nga prehri nën karrige. Kryesisht nuk e zgjedhin problemin. Vetëm i zëvendësojnë me problemet e tjera. Keni menduar ndonjëherë për këtë? Keni pasur një problem, tash e keni tjetrin. Dhe kështu do të jetë gjithnjë, gjithnjë derisa të mos zgjidhet problemi që quhet ”unë”. Deri në atë moment nuk do të arrini askund. Mistikët dhe mësuesit e mëdhenj të Lindjes do të thoshin: ”Kush je ti?" Shumica mendojnë se pyetja më e rëndësishme në botë është : kush është jezusi? Nuk është kështu. Shumica mendojnë se është kjo: a ekziston Zoti? Nuk është kështu. Shumica mendojnë se pyetja më e rëndësishme është: a ekziston jeta pas vdekjes? Nuk është kështu.

Duket se askush nuk merret me këtë problem: A ekziston jeta para vdekjes? Por megjithatë, përvoja më thotë se pikërisht njerëzit që nuk dinë çka të bëjnë me këtë, janë të preokupuar të dinë se çdo të bëjnë në jetën tjetër. Simptom i mirë i faktit se jeni zgjuar është që të mos ju interesoj aspak
se çdo të bëhet në ndonjë jetë tjetër. Fare mos u merrni me mendime, kjo për ju ka rëndësi.
A dini ç’është jeta e përjetshme? Mendoni se kjo është jeta që zgjat pa fund? Mirëpo madje edhe teologët tuaj do t’ju thonë se kjo është marrëzi, sepse edhe vet pafundësia përfshihet në kohën. Përjetësia është kohë që zgjat gjithnjë. Përjetësisht, me të vërtetë, do të thotë pakohësi.

Mendja e njeriut këtë nuk është e aftë ta kuptojë. Mendja e njeriut është e aftë ta kuptojë kohën dhe ta mohojë. Ajo që është pakohësi është përtej aftësisë sonë të të kuptuarit. Por megjithatë, mistikët thonë se përjetësia është këtu dhe tash. Ky është lajm i mirë, a po jo? Këtu dhe tash.

Njerëzve nuk u pëlqen kur u them që ta harrojnë të shkuarën. Janë shumë krenarë për të! Ose turpërohen shumë nga ajo. Por kjo është çmenduri! Refuzojeni! Kur u thonë: pendohuni për shkak të së shkuarës suaj”, përpiquni ta kuptoni se kjo është vetëm metodë religjioze e cila shërben që t’ju mbajë në gjendje të fjetjes. Zgjohuni! ]a ç’është pendimi, e jo vaj e lot mbi gabimet tuaja. Zgjohuni! Kuptoni dhe pushoni së qari. Zgjohuni!

nga libri: Zgjimi i Intelegjencës
Anthony De Mello


E forta Teutë:Mbretëresha e pazbutëshme e Ilirëve





Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria Ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënoje rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mespërmes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.
Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t'u marrë në konsideratë. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të Epirit, si dhe Korfuzin, Epidamnin dhe Farin. Përtej kësaj, flotës së Agronit i trembeshin shumë në Detin Adriatik.
Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitore ndaj Etolianëve. Sipas historianit grek, Polibit, "Mbreti Agron, kur flotilja u rikthye dhe oficerët e tij i dhanë një rrëfim të betejës, ishte kaq i lumtur prej mendimit që kishin mposhtur Etolianët, që në atë kohë ishin populli më krenar, saqë i hyri festave dhe teprimeve të tjera, nga të cilat ra në një pleurit. Jeta e tij mori fund brenda pak ditësh".


Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur. Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e se janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin etij në historiografinë romake.
Sipas Polibit, Teuta kishte një "dritëshkurtësi prej gruaje” dhe se ajo "nuk mund të shihte asgjë tjetë përveç suksesit aktual, dhe as nuk hidhte sytë se çfarë ndodhte gjetkë". Polibi përmend gjithashtu ! Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandant ishin udhëzuar që t'i trajtonin të gjithë si armiq.
lshin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që ti shpallte luftë Teutës. Senat Romak fillimishti kishte injoruar ankesat kundër ilirëve nga tregtarët që lundronin në Adriatik. Megjithatë, teksa numri i ankesave u rrit, Senati u detyrua të ndërhyjë. Romakët fillimisht përdorën diplomacin dhe dërguan njerëz në oborrin e Teutës. Burimet e lashtësisë regjistrojnë se Teuta nuk ishte aspak kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta. Më e keqja, ishte shkelur edhe imuniteti diplomatik i këtyre të dërguarve. Polibi shkruan se një prej tyre u vra teksa
përgatitej të nisej për në Romë, ndërkohë që Cassius Dio përmend se disa të dërguar u vranë, e të tjerë u burgosën.

Kur lajmi për këto mbërriti në Romë, romakët u zemëruar dhe i shpallën luftë Teutës Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin bashkë me një ushtri për në tokë Shënjestra e parë e flotës
romake ishte ishulii | Korfuzit që e rnbante Demetri, i Cili ishte gjithashtu guvernatori Farit. Në rrëfimet si të Apianit edhe të Polibit, Demetri thuhet se i tradheto| ilirët duke dorëzuar Korfuzin dhe Farin tek romakët. Megjithatë, sipas Cassius Dios, ishte vetë Teuta që kishte dërguar Demetrin të dorëzonte Korfuzin tek romaket në këmbim të një armëpushimi. Por, menjehere pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnin dhe Apolloninë, duke i detyruar romakët të ndërhyjnë sërish. Më pas, Demetri do të transferonte besnikërin  e tij tek romakët si rezultat kapriçove të Mbretëreshës. Duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorezua në vitin 227 para Krishtit.Sipas Polibit, Teuta "ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosen të hiqte dorë nga e gjithë iliria përveç disa vendeve, si dhe prëmtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shume se dy anije të paarmatosura”. Po kështu, Apiani përmend se Korfuzi, Fari,lsa, Epidamni dhe Atintani ilir u vunë nën kontrollin e romakëve. Pjesa e mbetur e perandorisë së Agronit ishte në duart e Pinit, mentori i ri i të cilit ishte Demetri. Ndonëse Teuta, jetoi edhe për dy dekada, ekz|ston hjë h|stor| interesante që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t’u dorëzohej romakëve ne Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi. Duke qenë se Risani, është i vetmi qytet bregdetar  Malit të Zi, pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës Ilire, ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje./Ancient History/bota

Ushtrime për kurrizin për ju që punoni në kompjuter


Office_Stretch_w-780x439
Në një javë tipike të punës, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre.
Kur dikujt i thoni se punoni në kompjuter mund të tingëllojë si puna më të relaksuar në botë, por është krejt e kundërta. Keni shumë probleme me trupin tuaj e sidomos me shpinën.
Kurrizi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shëndeti shpinës tuaj është faktori i vetëm më i rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe jetëgjatësisë.
Më poshtë janë disa nga ushtrimet më të thjeshta, por efektive për kurrizin tuaj që mund t’i bëni kudo – edhe në zyrën tuaj.
Të gjithë ju që punoni në kompjuter, filloni tani.
– Bëni ushtrime me qafën dhe kokën tuaj
– Kujdesuni të relaksoni supet tuaja sa më shpesh
– Mos u lëshoni në tavolinën tuaj të kompjuterit
– Lëvizni në zyre për disa minuta duke e mbajtur shpinën tuaj drejt
– Pjesa e poshtme e kurrizit ka shumë rëndësi, masazhojeni sa më shpesh

Rekorde dhe çmenduri: Duhet t’i lexoni këto fakte për dashurinë dhe seksin


6-Curious-Things-That-Determine-Your-Sex-Partner-For-You-780x439
Për dashurinë dhe seksin flitet kudo, në gazeta, në televizion etj., megjithëse gjithnjë e më tepër ka kuriozitet rreth tij. Këtë herë do t’ju sjellimdisa fakte që, ndoshta nuk i keni ditur.
– Minjtë meshkuj derdhen më shpejt kur kanë rivalin pranë.
– Predikuesi baptist amerikan, Glynn Wolfe, është martuar 29 herë. Martesa më e shkurtër ka zgjatur 19 ditë, më e gjata 7 vjet.
– Shkrimtarja amerikane dhe feministja radikale Valerie Solanas themeloi “Shoqatën për zhdukjen e meshkujve” SCUM (Society of Cutting up Men).
– “Masturbimi është seks me atë që dua unë”. Kështu ka thënë Woody Allen.
– Dikur thuhej se smeraldët bllokojnë fuqinë seksuale të mashkullit.
– Fjala “Fuck” u përdor për herë të parë në vitin 1967 në një film me Marianne Faithful. Titulli: “I’ll Never Forget What’s His Name”.
– Balena e Jugut ka testikujt më të mëdhenj në planet: secili peshon nga 45 kg. Kur derdh, lëshon 20 litra spermë.
– Ish-prostituta amerikane, Heidi Fleiss hapi në SHBA të parën bordello për gra. Ajo quhej “Ferma e hamshorëve të Heidi-t”.
– Gjatë një puthje me gjuhë, partnerët shkëmbejnë rreth 60 mg ujë, 0.7 mg proteina dhe yndyrna dhe 0.4 mg kripë.
– Një person mesatar shpenzon në 70 vite jetë, rreth 110 mijë minuta duke puthur- kjo do thotë më shumë se 76 ditë.
– Helen Morrison botoi për herë të parë një njoftim për kontakte në gazetën angleze Manchester Weekly Journal. Pas katër javësh përfundoi në psikiatri.
– Maria Magdalena dhe Maria e Egjiptit janë shenjtore. Më përpara megjithatë kanë qenë prostituta.
– Në vitin 1824, një mjek francez dokumentoi një kokë klitori prej 12 centimetrash, aq e madhe sa shkaktonte probleme gjatë seksit.
– Nuk ka asnjë provë shkencore që biondet bëjnë më shumë qejf në jetë dhe seks.
– Dy deri në gjashtë përqind të njerëzve kanë një thithkë të tretë.
– Deri në shekullin e 20-të, shkencëtarët mendonin se gratë nuk mund të kalonin orgazmë.
– Gjatë orgazmës, në tru fiken plotësisht ato fusha që kujdesen për ankthin dhe shqetësimet.
– Nëse stimulohet zona anale, të dy gjinitë rrisin mundësitë për orgazëm.
– Gjatë seksit anal, rreziku për t’u plagosur është më i madh. Po ashtu edhe rreziku për të marrë infeksione dhe sëmundje.
– Në Kamasutra janë të dokumentuara më shumë se 600 pozicione seksuale.
– Këngëtari i INXS, Michael Hutchence është vetëmbytur duke bërë seks.
– Mesalina, gruaja e perandorit romak Klaus, e ka tradhtuar atë me të gjithë gardën pretoriane.
– Fjala Avocado vjen nga fjala acteke për frutin, që do të thotë “tope”.
– Termi orkide vjen nga fjala greke për “tope”.
– Richard Burton nuk mund të botonte përkthimin e tij për Kamasutrën në vitin 1883 sepse do të dënohej.
– Seksi i shpeshtë nxit rritjen e qelizave të reja në tru.
– Termi “hetere” përdorej në Greqinë e lashtë për ato prostituta të arsimuara dhe të pranuara shoqërisht.
– Një studim amerikan ka zbuluar se martesat gej zgjasin më shumë.
– Majmunët Bonobo njohin seksin, masturbimin, homoseksualitetin dhe seksin oral.
– 15 përqind e njerëzve në botë do e falnin një tradhti të partnerit.
– Në vitin 1951, një sipërmarrës amerikan në fushën e ilaçeve shpiku një ilaç kundër nimfomanisë, i quajtur Neurozinë.
– Tossing quhet seksi me të huaj.

Ja pse nuk duhet të flini shumë në fundjavë



gg_1450079714-232466

Në fundjavë na pëlqen të bëjmë disa orë më shumë gjumë se zakonisht. Ekspertët paralajmërojnë se, ky zakon mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Një orar jo i rregullt i gjumit mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës, thuhet në një studim i ri.
Të kesh një orar tjetër të gjumit gjatë ditëve të punës dhe një orar tjetër gjatë ditëve të lira apo fundjavës, është e njohur si “lodhja ekstreme”. Ky proces, i ç’rregullon ritmet kardiake duke çuar në çrregullime shëndetësore.
Dr. Patricia Wong nga Universiteti i Petersburgut, udhëheqëse e studimit, tha për “Reuters” se: “Lodhja ekstreme sociale është një çrregullim kardiak, i cili ndodh kur njerëzit duhet të zgjohen herët për të shkuar në punë dhe më pas gjatë fundjavave flenë më shumë, duke ndryshuar orarin e orës biologjike të trupit”/postieri

Ajo çfarë shihni në këtë foto ...


Ajo çfarë shihni në këtë foto, zbulon karakterin tuaj (Foto)






Ende nuk është konstatuar se si funksionon truri ynë, po ekzistojnë disa teste shumë të thjeshta psikologjike me të cilat ekspertët mundohen të përcaktojnë se çka mendojmë kur i shohim disa figura të ndryshme dhe se çfarë tipash jemi për nga natyra.

 Nëse në foton e mëposhtme shihni një plak apo një grua të re, ajo përcakton shumçka për ju. Nëse së pari e keni vërenjtur plakun, atëherë ju jeni shumë të qetë dhe të besueshëm. Dukeni shumë entuziastë dhe të rëndësishëm në publik. Jeni lider i lindur dhe shumë mirë dini t’i matni gjërat para se të merrni vendime. Në realizimin e planeve shkoni hap pas hapi dhe shpesh jeni të stresuar për këtë.
Ndërsa nëse në fotografi së pari e keni vërenjtur një grua të re, atëherë kjo tregon se ju jeni shumë impulsiv. Ju më së miri ndiheni kur e keni afër shoqerinë e besueshme. Jeni tejet realist, me këmbë në tokë. Jeni shumë të hapur dhe komunikativ, duke pasur kështu mbështetjen maksimale të familjes suaj./Kosovarja