tisdag 28 juni 2016

Hipoteza e ndikimit të shprehjes së fytyrës. Shprehjet e fytyrës shkak i një përvoje emocionale.

 

Sipas kësaj hipoteze shprehjet e fytyrës jo vetëm që reflektojnë përvojën emocionale, por janë të rëndësishme për të përcaktuar se si e përjetojmë dhe etiketojmë emocionin.Siç thotë një aktore e njohur amerikane, Susan Greenlee, ka mundësi që duke veshur një shprehje fytyre të veçantë në një kohë të caktuar, kjo mund të shkaktojë që ne të përjetojmë një emocion që përputhet me shprehjen.Për shembull, ndikimi i muskujve të fytyrës të vënë në lëvizje në një shprehje trishtimi, mund të krijojë një emocion trishtimi.

Ka edhe një version më të fortë për këtë. Është e pranueshme që një shprehje fytyre e përshtatshme mund të jetë e nevojshme që një eksperiencë emocionale të përjetohet dhe pa këtë shprehje s’do të ketë eksperiencë emocionale. Një tjetër formë argumentimi sugjeron që edhe në qoftë se s’ka stimul të aftë që të evokojë që një emocion i dhënë është i pranishëm, adoptimi i shprehjes së fytyrës që lidhet me një emocion specifik mund të jetë i mjaftueshëm për të krijuar një emocion (Tomkins, Izard 1977). Këtë ide e japin edhe këngët ku bëhet thirrje për të qeshur e për t’u ndjerë i gëzuar, ndonëse po kalohet një periudhë trishtimi, duke vënë në dukje se mund të ndjehesh më mirë duke adaptuar sjelljen e dikujt në gjendje emocionale pozitive. (Bëjeni provë vetë).

Sot këto hipoteza ndonëse intriguese kanë pak mbështetje. Në një eksperiment të Ellsworth (1979), me njerëz që shihnin filma me subjekte të trishtuara, të frikshme ose neutralë, iu tha të shoqëronin me shprehjen e fytyrës ndjenjat që përjetoheshin në film, si frikën, trishtimin etj. U vu re se kur u vlerësuan emocionet e tyre në fund, s’kishte ndikim shprehja faciale por vetë filmi. Madje edhe kur subjektet u penguan të shprehnin emocione në fytyrë u pa se emocioni i krijuar përputhej me atë të krijuar nga filmi.

Veçse përpara hedhjes poshtë të hipotezës duhet thënë se eksperimenti i fundit ishte i kritikueshëm nga ana metodologjike. Për shembull, jo çdokush është aq i aftë sa me shprehjen e vet të fytyrës të japë emocionin e filmit. Pra pjesërisht mund të thuhet se nuk u përjetuan emocionet që duheshin, për shkak të pamundësisë të shprehjes së tyre me fytyrë. Edhe filmat ndofta shkaktonin shprehje spontane faciale emocionale që interferonin me ato që shprehnin subjektet me urdhër.

Në fakt studimet e fundit të Ekman, Levenson, Friesen, e provojnë hipotezën. Në eksperimentin e mësipërm të kryer me aktorë, u pa që kur atyre u thuhej vrenjt vetullat, shtrëngo buzët, etj., për të shprehur frikë, dilte se tek ata kishte efekte fiziologjike që shoqërojnë zakonisht frikën. I njëjti fenomen shfaqej edhe për ndjenja të tjera. Meqenëse ka kontradikta midis dy pikëpamjeve është ende herët të thuhet që kjo hipotezë është konfirmuar. Megjithatë ajo mbetet një teori me vlerë aplikative sidomos në rastet kur njerëzve u thuhet të shprehin ndjenja pozitive në momentet e trishtimit, vuajtjes etj.

Sytë si dritare të shpirtit: vështrimi ngulmues (shprehës) i syve.


Poetët i kanë dhënë pushtet të madh syve në shprehjen e një sërë ndjenjash si dashuria, tërheqja, zemërimi, pushteti etj.Edhe psikologët mendojnë se vështrimi e sidomos ai shprehës, luan rol me rëndësi në indikacionin e një varieteti gjendjesh emocionale? Një nga gjetjet më të njohura në tërheqjen reciproke të dy njerëzve është shkalla e kontaktit të syve midis tyre. Ajo është e lidhur direkt me intensitetin e ndjenjave për njëri-tjetrin. Kjo vlen jo vetëm për dashurinë romantike, por edhe për miqësinë. Një vështrim i tillë jo vetëm që është matës i tërhe jes reciproke, por përdorimi i tij nga një individ mund të sjellë edhe tërheqje nga të tjerët. Shitëset, sidomos ato të bukura, e bëjnë këtë me klientët që ata të blejnë mallin. Studimet e konfirmojnë këtë, por me disa sqarime. Njerëzit i kategorizojnë ata që i shohin më gjatë e më shpesh, më pozitivisht sesa ata që i shohin më pak, por vetëm kur situatat apo temat e diskutuara janë të këndshme. Nëse tema është e pakëndshme kontakti më i gjatë me sy munci të çojë në zvogëlim të tërheqjes.

Një tjetër problem lidhet me ekstremet e vështrimit ngulmues. Kur dikush e shikon dikë për një periudhë të gjatë, për shembull në metro, autobus apo tren, në vend që të tërhiqeni, ju do të përjetoni emocione negative. Kjo ndodh sepse “shumica e njerëzve e interpreton kontaktin e syve si shenjë armiqësore, si sinjal agresioni dhe dominance që ekziston në botën shtazore” (Greene, Reiss 1984). Ky mbetet një problem shqetësues sidomos për amerikanët, të cilët në metro e kanë të zakonshme të lexojnë gazetat apo të bëjnë sikuri lexojnë, duke mbuluar fytyrën me to për t’i shpëtuar vështrimit të të tjerëve, i cili mund të jetë i një njeriu të rrezikshëm, krimineli apo të sëmuri psikik .Në vendet mesdhetare, sidomos ato si vendi ynë, vështrimi i tjetrit ende nuk përbën ndonjë shqetësim, madje shpesh bëhet shkas për të filluar një bisedë apo një njohje të re.

Në një qytet të madh amerikan u bë një provë në një kryqëzim rruge, me automobilistë që prisnin dritën jeshile të ndizej dhe me një motoçiklist (eksperimentues) i cili i shihte ata me ngulm. U vërejtën shenja shqetësimi te automobilistët që u vështruan më gjatë nga motociklisti, si shenja ankthi, prekje e rrobave, lëvizje të kota me radiot e makinave, përpëlitje sysh etj.Pra vështrimi mund të interpretohet si një stimul i padëshiruar që shkakton sjellje shmangëse. Por ky nuk është i vetmi shpjegim. Ka edhe raste kur shikimi i ngulitur nuk është sinjali i papëlqyer, por merret si një lloj sinjali reciprok që kërkon përgjigje. Meqenëse situata e eksperimentit është e paqartë, nëse kërkon përgjigje apo jo nga ai që po shikohet, ndodh shmangia. Kjo ndodh sepse ka mungesë kuptueshmërie se cila mund të ishte përgjigja e përshtatshme. Megjithatë cilado qoftë arsyeja specifike, vështrimi shkakton përgjigje negative dhe ky rast përbën një përjashtim të qartë të lidhjes së përmendur më sipër midis kontaktit të syve dhe pëlqyeshmërisë.

Lëvizjet e trupit: Sjellja jo verbale në një kontekst më të gjerë.

Këto lloj lëvizjesh kanë vlerë të madhe komunikuese. Madje ka edhe një fushë studimi të veçantë si Kinesika (Kinesics) që merret me lidhjen e gjuhës së trupit, lëvizjeve të duarve, këmbëve, trungut etj .,me komunikimin. Kjo lidhje është cilësisht e ndryshme nga ajo e fytyrës. Meqenëse mungon kompleksiteti muskular i fytyrës, trupi përpiqet të japë një informacion që është disi më pak specifik në kuptim. Megjithatë sjelljet e trupit mund të jenë shumë të dobishme për të identifikuar gjendje psikologjike të veçanta në krahasim me shprehjet jo verbale të fytyrës, përderisa njerëzit në përgjithësi kanë më pak eksperiencë në manipulimin e ndërgjegjshëm të shprehjeve të fytyrës (Ekman, Friesen 1974). (Jo të gjithë kanë plasticitetin dhe aftësinë shprehëse të fytyrës së një aktori.) I tillë është rasti kur një individ shpreh zhgënjimin e vet ndaj një tjetri.

Një tip i veçantë i sjelljes trupore quhet ilustrator. Ilustratori vepron për të modifikuar e shtuar diçka në mesazhin e folur (Hager 1982). Për shembull, për të treguar se ku është shtëpia e dikujt, ju e sho ëroni të folurit me dorë ndërsa për të treguar se sa i madh është një televizor hapni duart lustratorët përdoren edhe për të theksuar. Kur dikujt i drejton gishtin e i thua: “Dije se do ta kesh keq me mua”, le pak mundësi që kërcënimi yt të mos e shprehë plotësisht emocion tënd të zemërimit.

Një tjetër tip lëvizjeje trupore janë adaptorët. Këto janë sjellje specifike që në një farë mase në një problem specifik individual, shërbejnë si një funksion special ose qëllim, por më pas nuk janë pjesë e repertorit individual bihevioral (të sjelljes). Për shembull njeriu nën stres nganjëherë fërkon sytë si të dojë të shmangë shikimin e diçkaje të pakëndshme. Po kështu edhe kur mbulon apo kap veshët duke shmangur simbolikisht një mesazh të keq. Shpesh adaptorët veprojnë në mënyrë të pandërgjegjshme por janë të dobishëm si reagime që tregojnë gjendje emocionale.
Një tjetër lloj lëvizjeje trupore është emblema, e cila është familjare për të gjithë.

Ëmblemat janë lëvizje të trupit që zëvendësojnë gjuhën e folur. Ato tentojnë të jenë specifike në kultura të ndryshme dhe kuptohen nga pjesëtarë të kulturës përkatëse ashtu si dhe gjuha e tyre.
Shumica e emblemave kanë histori të komplikuara dhe kuptimi i tyre varion nga kultura në kulturë. Ja disa syresh: OK me gishtin e madh lart e të tjerët në formë O shpreh aprovim, kënaqësi. Në SHBA kjo emblemë lindi mbi bazën e frazës verbale OK që u krijua në terminologjinë politike të vitit 1840. Ajo kishte të bënte me Vëndlindjen e Martin Van Buren, Old Kinderhook, N.Y.! Shenja të tjerë si puthja e gishtave me buzë, gishti i madh në hundë e të tjerët pëllëmbë për të përqeshur, dy gishtat V si shenjë fitoreje etj. Interesante është se kuptimi i OK është krejt ndryshe për mjaft popuj të tjerë jo amerikanë. Në shumë kultura si për shembull në atë braziliane, ajo shpreh anatominë seksuale të femrës dhe konsiderohet si shenjë e turpshme. Po e përdori mashkulli ndaj një femre tregon një propozim seksual. Kur përdoret nga një mashkull me një mashkull tjetër, ajo është fyerje për mashkullsinë e tjetrit. Shumë konflikte mund të ndodhin midis individëve të kombësive të ndryshme për këto shkaqe. Në mjedise internacionale studentësh të ardhur nga vende të ndryshme të botës, që presupozohet të jetojnë gjatë së bashku, shpesh përdoren seanca paraprake asimilimi kulturor për të shmangur keqkuptimet e mundshme.

Trupi në hapësirë.

Edhe pozicioni i trupit është gjithashtu informativ. Po u takuat me presidentin e Republikës fjala vjen, ju do të mbani një distancë të caktuar prej tij, nuk do të nxitoni, do të qëndroni disi prapa derisa t’iu thotë uluni etj. Edhe po t’iu thotë të afroheni ju përsëri do të mbani distancë. Shpjegimi i një sjelljeje të tillë mund të gjendet në të quajturin proxemics (përdorimi i hapësirës si shprehje e kulturës) që ka të bëjë me rregullat që zbatohen në hapësirën reciproke midis njerëzve. Shumica e studimeve përqëndrohen në faktin se si hapësira reflekton statusin dhe intimitetin e individëve që ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Për shembull është e qartë se sa më e madhe diferenca në status midis njerëzve aq më madhe hapësira që mbajnë ata midis tyre.

U krye një studim në ushtri ku difere cat në status midis njerëzve janë mjaft të qarta. Ushtarakët u vëzhguan në mënyrë të fshehtë në kafe,spital, qendra dëfrimi etj. Duke matur largësinë e pllakave të dyshemesë midis çifteve të ndryshme të ushtarakëve, u përcaktua qartë distanca midis tyre. Distanca rritej me dallimin në gradë. Të barabartët qëndronin më afër. Ai që ishte më lart në gradë mund t’i lejonte vetes të afrohej, ndërsa ai më poshtë ishte ishtrënguar nga norma sociale të mbante një distancë reciproke të përshtatshme. Po ç’është distanca e përshtatshme? Sipas Hall, një antropologjist i njohur, amerikanët e shtresës së mesme janë të prirur të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një distancë 45 cm deri në 1.2 m dhe nga 1.2 m-3.6 kur bëjnë biznes jo privat. Ekziston edhe një zonë e quajtur publike nga 3.6 m deri në kufitë e dëgjimit normal, rreth 7.5 m. Në këtë distancë bëhen zakonisht mbledhjet formale si predikimet, procedurat gjyqësore.

Distanca vlerësohet edhe për të konkluduar se sa tërheqës janë njerëzit për njëri-tjetrin. Distanca rreth 1 m vlerësohet si e tillë që individët shprehin pëlqyeshmëri shumë më të madhe për njëritjetrin në krahasim me distancën 2.1. Edhe në bazë të eksperimenteve rezulton se njerëzit tentojnë të rrinë afër atyre që pëlqejnë. Por jo gjithnjë afërsia lidhet pozilivisht me tërheqjen reciproke. Në qoftë se ndërveprimi është esencialisht pozitiv, afërsia e rritur lidhet me rritjen e pëlqyeshmërisë. Në qoftë se ndërveprimi është fillimisht negativ, afërsia mund të çojë në rritjen e negativitetit nga ana e ndërvepruesve.

Një gjetje interesante në këtë fushë është fakti që në kultura të ndryshme ka norma të ndryshme lidhur me distancën që duhet mbajtur kur bisedohet. Për shembull arabët tentojnë të afrohen rreth 0.3m kur flasin, kurse amerikanët e kanë këtë distancë 1.2-3.6 m. Mund të imagjinohet se ç’ndodh, në qoftë se kjo vepron gjithnjë, kur një arab bisedon me një amerikan: njëri afrohet e tjetri largohet pambarimisht. Dallime ka edhe midis popujve anglosaksonë (Angli, Kanada, SHBA) dhe atyre amerikanojugorë e mesdhetarë. Të parët mbajnë distancë më të madhe kur bisedojnë kurse të fundit afrohen. Madje këta të fundit veç distancës së vogël e kanë zakon të të prekin kur flasin, përdorin shumë gjeste dhe e shfaqin afeksionin në mënyrë më publike.

Kombinimi i kanaleve të komunikimit.

Komunikimi jo verbal kryhet nëpërmjet shumë kanaleve njëkohësisht. Ai është funksion i shumë stimujve që emetohen në të njëjtën kohë. Por për çudi ka pak teori për të shpjeguar se si sjelljet nëpërmjet kanaleve të ndryshme lidhen me njëra-tjetrën. Ekziston një model i Argyle dhe Dean (1965, 1976), sipas të cilit intimiteti ndaj të tjerëve paraqitet nëpërmjet kombinimit të kontaktit të syve, distancës reciproke, animit të trupit dhe orientimit, shprehjes së fytyrës dhe sjelljeve të tjera jo verbale. Secila nga këto supozohet e lidhur me të tjerat dhe në shkallën tërësore të intimitetit reciprok që ekziston midis dy njerëzve.

Më thelbësorja në teori është nocioni që një rritje e nivelit të intimitetit gjatë një dimensioni jo verbal bihevioral që gjithashtu do të tentojë të rrisë nivelin tërësor të intimitetit do të tentojë të shoqërohet me një zvogëlim kompensues të intimitetit në një tjetër dimension jo verbal. Zvogëlimi vepron për të mbajtur një ekuilibër të përgjithshëm midis shenjave të ndryshme të intimitetit jo verbal, ashtu si dhe për të mbajtur nivelin e dëshiruar tërësor të intimitetit ndaj një personi tjetër. Ekuilibri mund të mbahet ose brenda një individi (si në rastin kur individi A qëndron më afër individit B, por në të njëjtën kohë e sheh më pak atë) ose ekziston midis dy njerëzve (si në rastin kur individi A qëndron më pranë atij B, por B reagon duke e parë më pak A.)

Le të shohim një shembull ekuilibri midis dy njerëzve. Sara ka mik Andrean dhe gjatë marrëdhënieve ata ndërtojnë një shembull të qëndrueshëm ndërveprimesh joverbale, të bazuar në një nivel të veçantë të miqësisë që kanë midis tyre. Supozojmë se Andrea fillon të interesohet në mënyrë romantike për Sarën dhe shpreh dëshirën për një miqësi më të ngushtë, duke e vështruar ngultas për periudha më të gjata se në të kaluarën. Sipas modelit të ekuilibrit, nëse Sara nuk ka po atë dëshirë për intimitet, reagimi i saj i mundshëm do të jetë i tillë që të kompensojë rritjen e kontaktit të syve nga partneri (sinjal intimiteti më të madh) duke reduktuar shenjat e intimitetit të saj, duke vepruar në të njëjtin dimension ose duke modifikuar sjelljen jo verbale gjatë një dimensioni tjetër, për shembull duke rritur hapësirën midis të dyve. Kështu intimiteti në tërësi do të mbetet relativisht i pandryshueshëm.
Ky model është konfirmuar nga studime eksperimentale ndonëse disa aspekte të tij janë më të mbështetura se të tjerat. Për shembull është e qartë se kur rritet kontakti i syve, orientimi i tiupit bëhet më pak i drejtpërdrejtë dhe njerëzit mund edhe të ndahen. Nga ana tjetër ka edhe përjashtime nga ky model. Kur ka raste që ekuilibri midis shenjave jo verbale të intimitetit prishet, individi duhet të reagojë reciprokisht për ndryshimin e nivelit duke mbajtur ose disa herë duke rritur sinjalet e intimitetit. Për shembull nëse Sara bëhet më e interesuar për Andrean, ajo mund të veprojë në mënyrë reciproke lidhur me nivelin e lartë të vështrimit ngulmues, duke rritur kontaktet e syve ose duke u afruar më shumë me të. Pra në vend që të kompensojë duke e ulur intimitetin, ajo mund të përgjigjet duke e rritur nivelin e përgjithshëm të intimitetit të ndërveprimit.

Nxitja dhe intimiteti jo verbal: Teoria etiketuese.

Patterson (1976) propozon një model të bazuar në konceptin e nxitjes fiziologjike dhe në mënyrën se si kjo është etiketuar për të shpjeguar se në ç’rrethana ndodh reciprociteti i sinjajeve jo verbale, si i kundërt i kompensimit. Modeli sugjeron që natyra e ndryshimit të nxitjes, përcakton nëse intimiteti do të jetë reciprok apo do të kompensohet.

Sipas Paterson, hapi i parë i modelit është të vëresh që personi me të cilin ju ndërveproni (i shënuar A në figurë) ka ndryshuar shenjat jo verbale të intimitetit. Nëse nuk e vëreni këtë ndryshim, atëherë ju nuk do të përjetoni një ndryshim në nivelin e nxitjes fiziologjike dhe si rrjedhim as do të kompensoni e as do të përgjigjeni reciprokisht në aspektin e sjelljes ruaj personale jo verbale.
Supozojmë se ju (i etiketuar B) vëreni një ndryshim në sjelljen jo verbale dhe për pasojë keni një nxitje fiziologjike. Sipas modelit do të përpiqeni të etiketoni burimin e nxitjes së rritur, në mënyrë që ta shpjegoni atë. Nëse vini një etiketë pozitive apo negative në burimin e ngritjes, kjo varet nga situata, përvoja e kaluar dhe ndofta natyra e mëparshme e marrëdhënieve midis jush dhe personit tjetër. Në çdo rast do ta konsideroni nxitjen si esencialisht pozitive ose negative. Nëse përcaktoni një emocion pozitiv, si pëlqim, dashuri, lehtësim apo kënaqësi, modeli sugjeron që do të keni shenja reciproke të intimitetit, të cilat do të shkaktojnë sjellje jo verbale që tregojnë intimitet më të madh. Nga ana tjetër, në qoftë se etiketa shënon nxitje të natyrës negative, si mospëlqim, do të jeni më të prirur të kompensoni duke reduktuar shenjat e intimitetit jo verbal.

Stadi final i modelit është e quajtura lakore e ndikimeve të njëpasnjëshme, në të cilën sjellja juaj jo verbale ndikon personin me të cilin jeni duke ndërvepruar. Sipas natyrës së reagimit tuaj tjetri mund të modifikojë sjelljen për të arritur pajtueshmërinë me një nivel intimiteti të shkaktuar nga ndryshimet e sjelljes së vet fillestare. Teorikisht një sekuencë e tillë mund të vazhdojë pafundësisht dhe ka të ngjarë që ndërvepruesit vazhdimisht të përshtasin e të ripërshtasin sjelljen jo verbale gjatë ndërveprimeve sociale. Ndonëse modeli i Paterson’it është i arsyeshëm, ai ka kufizime në aspektin eksperimental. Por ka edhe studime që e mbështesin ndonëse me rezultate jo ekuivoke. Konteksti social ku ndodh intimiteti është marrë parasysh më shumë se modeli i hamendësuar origjinal. Mbi të gjitha kompensimi duket se ndodh vetëm kur ka nivele të moderuara të ndryshimeve fillestare të intimitetit. Fluktuacione më të vogla mund të mos e garantojnë një ndryshim kornpensues në krahun tjetër, ndërkohë që fluktuacione shumë të gjera mund të prishin tërë ekuilibrin e kjo të sjellë prishje të mëdha të komunikimit.
Megjithë këto teoria e nxitjes dhe modeli i ekuilibrit janë hap i madh përpara në studimin e sjelljes jo verbale, që tregojnë se kanalet e komunikimit jo verbal nuk veprojnë të izoluar por ndërveprojnë së bashku.

Përdorimi i kanaleve të komunikimit në ndërveprimin social .Rasti i çifteve  të Martuar.

Teoritë e komunikimit kanë mjaft zbatime. Psikologët klinikë mendojnë se një shkak potencial i skizofrenisë është mospërputhja midis kanaleve jo verbale të komunikimit me mesazhet që vinë nga prindërit. Studime të tjera flasin për papajtueshmërinë e kanaleve të komunikimit midis nënave e fëmijëve që shfaqin turbullime në marrëdhëniet e tyre.

Një studim i fundit vë në dukje se harmonia e marrëdhënieve martesore lidhet me shkallën dhe natyrën e pajtueshmërisë së kanalit të komunikimit midis burrit e gruas. Patricia Noller (1982) në një studim të saj filmoi biseda midis çifteve që diskutonin aspekte të jetës martesore dhe analizoi nëse mesazhet e transmetuara ishin në thelb pozitive, negative apo neutrale në katër kombinime kanalesh të veçanta: kanali verbal (ç’u tha, duke përdorur një transkript të shtypur), kanali vizual (duke përdorur vetëm fytyrën), kanali vokal ( përmbajtja verbale e lidhur me përdorimin e fjalëve specifike plus toni i zërit që i thoshte ato fjalë) dhe kanali total (duke përdorur të gjithë elementët në dispozicion).Çiftet plotësuan edhe një bateri pyetësorësh për vlerësimin e statusit të harmonisë martesore dhe u ndanë në grupe të harmonisë së lartë, të moderuar e të ulët. Noller gjeti shumë ndryshime lidhur me natyrën e komunikimit midis tre grupeve. Mesazhet pozitive nëpërmjet të gjithë kanaleve ishin dërguar më shpesh nga çiftet me harmoni të lartë e të moderuar martesore, kurse mesazhet negative ishin përdorur më shumë nga subjekte me harmoni të ulët. Interesant ishin mospërputhjet e natyrave të mesazheve në kanale të ndryshme. Ndër mospërputhjet më të mëdha ishin ato të një mesazhi pozitiv në një kanal vizual me atë negativ në një kanal verbal ose vokal.
Kishte edhe shembuj të kundërt. Përqindja e mospërputhjeve të kanalit pozitiv vizual dhe atij negativ verbal apo vokal lidhej shumë me nivelet e harmonisë martesore, kurse e kundërta nuk ishte e vërtetë. Për çiftet me harmoni të lartë, sjellja vizuale pozitive ishte më shumë e mundshme të ishte e lidhur ngushtë me mesazhet pozitive verbale e vizuale, kurse në çiftet me harmoni të ulët një mesazh pozitiv vizual kishte më shumë të ngjarë të shoqërohej nga një mesazh negativ verbal a vokal.
Konkluzioni më i rëndësishëm nuk është aq natyra specifike e papajtueshmërisë së kanaleve sesa fakti që disa papajtueshmëri janë të lidhura sistematikisht me harmoninë martesore. Studimi ishte korelacional me zgjedhje rasti, pra papajtueshmëria e kanalit mund të jetë potencialisht shkak ose rezultat i harmonisë martesore.

Komunikimi verbal: Të thuash çfarë ke ndërmend

Një nga karakteristikat kryesore dalluese të njerëzve nga qeniet e tjera të gjalla është përdorimi i gjuhës së folur. Psikologëve socialë iu intereson jo struktura e veçoritë formale të gjuhës, por ato aspekte që lidhen me natyrën sociale të ndërveprimit verbal. Të marrësh në konsideratë vetëm kuptimin verbal të një dialogu nuk mjafton për të kapur kuptimin e tij. Ka mjaft nënkuptime që fshihen nën sipërfaqen e dukshme të të folurit që na interesojnë dhe që flasin për historinë e marrëdhënieve të mëparshme sociale të individëve.
Një nga modelet e komunikimit verbal që do të shohim është ai i Shanon dhe Weaver (1949). Modeli më poshtë tregon stadet e ndryshme nëpër të cilat procedon komunikimi, kur ai kalon nga dërguesi i mesazhit tek ai që e merr. Siç shihet edhe komunikimi më i thjeshtë paraqet nivel të lartë sofistikimi.
Ky është vetëm një model. Të tjerë modele theksojnë procedimin e informacionit, aspektet sociologjike ose antropologjike të komunikimit. Modelet e vjetra përqëndroheshin vetëm te dhënësi ndërsa të rejat i japin rëndësi karakteristikave e reagimeve të pritura të marrësit të mesazhit. Ne do ta përdorim modelin për të shqyrtuar sjelljen verbale, por ai mund të përdoret edhe për atë jo verbale.

Kodimi: kalimi i mesazhit

Detyra e parë e atij që jep mesazhin është ta formulojë atë. Në fazën e kodimit stadi i parë është formulimi, ku mesazhi kodohet sipas karakteristikave specifike të marrësit. Stadi i dytë është transmetimi i mesazhit.

Formulimi i mesazhit: të dish kujt po i komunikon një mesazh .

Një nga hapat e parë kur përgatitesh të komunikosh me dikë tjetër është të vlerësosh karakteristikat e tij dhe kufizimet sociale që veprojnë në një situatë të dhënë. Sipas Flavell , folësi si fillim vendos rreth natyrës së mesazhit duke përdorur gjuhën që është më e përshtatshme nga pikëpamja e tij. Megjithatë ka rëndësi fakti nëse folësi është i aftë për atë që Flavell e quan vënia në rolin e tjetrit.. Kjo ka të bëjë me të kuptuarit e faktit që të tjerët kanë pikëpamje dhe tërësi perceptimesh të ndryshme rreth botës dhe që mesazhi duhet të marrë parasysh perspektivën e marrësit. Pra, dhënësi duhet të përpiqet të gjykojë karakteristikat e dëgjuesit dhe të situatës. Ai duhet të përdorë vlerësimin e tij si bazë për të riformuluar mesazhin, në qoftë se paraqitet e nevojshme që ai të riformulohet.
Ndonëse riformulimi shihet tipikisht në aspektin e përshtypjes që dhënësi do të përçojë te marrësi. Një trajtim edhe më fondamental i formulimit dhe i riformulimit lidhet me aspektin e niveleve relative të kompetencës linguistike të dhënësit e të marrësit. Për shembull kur u flitet fëmijëve e të huajve zakonisht gjuha thjeshtohet për faktin se ata kanë një gjuhë të varfër, por edhe fëmijët vetë e thjeshtojnë gjuhën kur flasin me më të vegjël se vetja. Për shembull, katërvjeçari i flet dyvjeçarit shumë thjesht dhe paraqitet më i sofistikuar në bisedë me të rriturin (Shatz dhe Gelman 1977).
Duhet dalluar midis kompetencës linguistike e kompetencës komunikuese sociale. E para është niveli më i lartë i aftësisë linguistike që një individ mund të zotërojë dhe që reflektohet në formulimin fillestar të mesazhit. Kurse e dyta është shkalla me të cilën njeriu merr parasysh karakteristikat e audiencës me të cilën flet dhe nga e cila ai përpiqet që t’i kuptohet mesazhi. Këto mund të jenë të pavarura nga njëra-tjetra. Fjala vjen dikush e njeh mirë gjuhën, por s’merr parasysh nivelin e dëgjuesit dhe situatën sociale. Ndërkohë që shkathësia në komunikim i kërkon të dyja aftësitë.

Transmetimi i mesazhit: përcjellja e tij.

Hapi tjetër është transmetimi. Ai mund të bëhet edhe me rrugë jo verbale si me shprehje fytyre, kontakt të syve, hapësirë midis dy individëve. Çdonjëra prej të cilave jep informacion te marrësi për natyrën e informacionit.
Marrja e mesazhit: perceptimi, interpretimi dhe përgjigja ndaj dhënësit.
Pasi mbaron faza e dhënies fillon ajo e dekodimit. Kjo ka së paku 4 nënfaza: perceptimi,
interpretimi, vlerësimi dhe dhënia e përgjigjes apo vazhdimi i komunikimit.
Perceptimi apo komunikimi në nivelin shqisor. Si fillim mesazhi kapet në nivelin shqisor, pra organi përkatës duhet të stimulohet. Fjala vjen në komunikimin verbal duhet të ketë një minimum të ngacmimit dëgjimor.

Interpretimi i mesazhit. Pasi e merr mesazhin marrësi mund t’i japë atij një kuptim Kërkesa bazë është të kuptuarit e kodit linguistik të përdorur (të dish gjuhën përkatëse). Por që të kodosh mesazhin mirë duhet të shkosh përtej kuptimit të tij absolut. Ashtu si dhënësi edhe marrësi (dekoduesi), duhet të marrë parasysh karakteristikat e dhënësit dhe situatën sociale, që të kuptojë se çfarë është përçuar në mesazh. Kuptimi i fshehtë i një mesazhi njihet me termin përmbajtja metakomunikative (Foss e Hakes 1978). Kjo lloj përmbajtjeje mund të reflektohet ose jo në përmbajtjen literale të mesazhit; kanalet e sjelljes jo verbale kanë mundësi të shumta për transmetime të metakomunikimeve.
Vlerësimi i mesazhit ië vendosësh si do të përgjigjesh. llapi tjetër është vlerësimi i mesazhit dhe përcaktimi i një përgjigjeje të përshtatshme. Natyra e vlerësimit është në kompetencën komunikuese të dëgjuesit dhe përfshin shkathësitë sociale e linguistike në kërkesa analoge me ato të kompetencës të folësit. Në këtë fazë dëgjuesi vendos se cila do të ishte përgjigje kompetente, por edhe nëse duhet apo jo të përgjigjet.

Të sigurosh vazhdimin e bisedës : Të frasmefosb një përgjigje. Hapi i fundit është kthimi
i përgjigjes komunikuesit fillestar. Përgjigja mund të transmetohet ashtu si dhe mesazhi fillestar, me mjete verbale ose jo verbale në dispozicion të folësit e dëgjuesit. Rifillimi: Përsëritja e sekuencës. Modeli presupozon që shumica e komunikimeve s’mbarojnë me ndërveprimin dëgjues-folës. Në fakt sekuenca komunikuese përsërit veten derisa të dy komunikuesit ta ndalojnë atë. Deri në këtë moment, spikeri e dëgjuesi alternohen në të dy rolet.

Radha e të folurit

Ndonëse duket sikur shumica e komunikimeve ndodhin spontanisht dhe pa planifikim apo lidhje me normat sociale, në të vërtetë nuk është kështu. Ndërveprimet komunikuese sociale ndjekin një tërësi rregullash të përcaktuara me shumë kujdes, tërësi rregullash që kuptohen në mënyrë implicite nga shumica e pjesëtarëve të një shoqërie apo kulture të dhënë. Në fakt po s’u ndoqën këto rregulla mund të dalin vështirësi serioze komunikimi. Një ndër këto rregulla është mbajtja e radhës në komunikim. Një rrugë për zbatimin e kësaj është të bihet dakord për disa rregulla për bisedën, në rastin kur të dy palët kanë për qëllim një bisedë për të arritur synime të caktuara.
Disa rregulla do të ishin: secili do të ketë radhën e vet për të folur, vetëm një person flet në një kohë, lejohen vetëm pauza të vogla në bisedë, radha e të folurit të mos përcaktohet që përpara dhe të ketë një metodë për të përcaktuar se kush do të flasë 'i pari. Kur flasin vetëm dy njerëz këto rregulla është relativisht e lehtë të mbahen. Kur janë më shumë se dy ndërveprimi bëhet shumë më i komplikuar. Sipas Sacks, Schegloff, Jeferson, koordinimi i bisedës mund të bëhet nëpërmjet aplikimit të njërës prej tre rregullave të mëposhtme:
1. Radha e të folurit i takon personit të cilit i drejtohet fjala nga folësi.
2. Radha e të folurit i takon personit që flet më pas.
3. Radha e të folurit (pasi kanë folur të gjithë) i takon folësit të parë në qoftë se ai vendos përpara çdo bashkëfolësi tjetër të fillojë të flasë.

Këto tri rregulla janë hierarkikë: i pari ka precedencë mbi të dytin e të tretin dhe i dyti mbi të tretin. Për shembull E, J e B bisedojnë. Në qoftë se E i bën një pyetje J, atëherë duhet të Përgjigjet J dhe sipas rregullit 1 B të heshtë; por nëse E nuk bën pyetje ose nuk i adresohet dikujt ose J ose B mund të flasin (rregulli 2). Dhe në qoftë se as J as B s’kanë gjë për të thënë. E mund të fillojë të flasë sërish (rregulli 3). Por meqenëse rregulli 2 ka prioritet mbi 3, mund të flasin B e J mbi rastin kur E do të flasë sërish. Këto rregulla lejojnë që cilido të flasë, biseda është eficiente, nuk krijohen pauza, në një kohë të caktuar flet vetëm një person. Në rast të kundërt, secili që do të dojë të flasë do të ndërhyjë te tjetri dhe biseda do të jetë jo eficiente.

Çiftet e afërsisë.

Shumë biseda strukturohen sipas rregullit të parë në të cilin spikeri i parë i adresohet të dytit dhe i dyti i përgjigjet. Kjo bisedë quhet edhe sekuenca e çifteve të afërta. Ka dy radhë sekuenciale e dyta nga të cilat është reagim ndaj të parës. Ekzistojnë disa tipa të tillë: sekuenca pyetje-përgjigje (A:”Si është koha?” B: “E mirë”); sekuenca ofertë-pranim (mospranim); Sekuenca pohim-miratim (ai është i zotike të drejtë), sekuenca Përshëndetje-përshëndetje; sekuenca kompliment-pranim; e ajo kërkesëshpërblim (mos më jep spinaqmirë, po ha patate). Secili nga këto çifte është më shumë se një shkëmbim i thjeshtë informacioni dhe si rrjedhim mbart nocionin që E është duke kooperuar në bisedë duke iu përgjigjur pohimit të A. Për më shumë përgjigja e B përfshin zakonisht një indikacion implicit që biseda mund të ecë përpara në mënyrë të përbashkët. 
Pra bisedat kanë strategji të zhvilluara mirë për mbajtjen e radhës. Më shumë se i rastit, përcaktimi se kush dhe kur flet, ndjek një tërësi normash rreth të cilave ka një shkallë të lartë marrëveshjeje apo mirëkuptimi në një shoqëri të dhënë. Radha është jo vetëm konvencion social, por praktikisht çdo pjesë e komunikimit verbal është e drejtuar nga kufizime normative deri te hapja dhe mbyllja e bisedës.

Pushteti i gjuhës. Shprehja e statusit nëpërmjet saj.

Gjuha që zgjidhet për të folur lidhet edhe me natyrën e relacionit social midis dy folësve, Për shembull ndryshimet në status midis dy folësve, shpesh paraqiten në mënyrën se si ata të dy i drejtohen njëri-tjetrit, miqtë e ngushtë duke përdorur emrat, dhe më të ultët në status, mbiemrat për më të lartët në status. Por edhe midis të barabartëve mund të përdoren emrat dhe/ose mbiemrat.
Kur njerëz me diferenca në status i drejtohen njëri-tjetrit, njeriu me status të ulët nuk e ndryshon nivelin (z.filan) e intimitetit, kurse ai me status të lartë e ndryshon dhe i drejtohet herë me emër e herë me mbiemër.

Zgjedhja e mënyrës së adresimit sipas Brown dhe Gilman (1960), bëhet mbi bazën e Pushtetit semantik. dhe të Solidaritetit semantik. I pari është pushteti i nivelit të statusit që ka bashkëbiseduesi. Solidariteti semantik i referohet shkallës së përvojës sociale të përbashkët të të dy njerëzve. Pushteti semantik sugjeron që, njerëzve me pushtet ose status më të lartë, duhet t’u drejtohesh me më shumë formalitet, kurse ata me solidaritet semantik operojnë duke lejuar më shumë familjaritet. Të tillë janë fqinjët, miqtë, bashkënxënësit. Në shumë gjuhë veç anglishtes, semantika e pushtetit dhe e solidaritetit reflektojnë edhe në përdorimin e përemrave “ju” dhe “ti”. Ka dy kuptime për “ju”, një formal e një jo formal. Në frëngjisht “ju” është formale dhe “ti” familjare, në gjermanisht po ashtu, kurse anglishtja ndonëse ka edhe “thou” (ti) edhe “you” (ju), pothuaj e ka humbur të parën (përdoret vetëm në poezi). Ndryshimet historike kanë sjellë ndryshime edhe në përdorimin e “ju”. Në shoqëritë ku është luftuar më shumë për barazi (si Franca) u bë shumë e përdorshme “tu” (ti) që përdoret edhe sot. Veç ndikimit në ndryshimet në formën e adresimit, ndryshimet në status sjellin ndryshime edhe në sasinëe fjalëve apo fjalive të përdorura nga pjesëmarrësit e ndryshëm në bisedë. Kështu më të lartit në status i adresohet më shumë fjala dhe ata vetë tentojnë të Hasin më shumë. Edhe natyra e komunikimit drejtuar atyre është më pozitive sesa ndaj njerëzve me status të ulët. Pse? Sepse njerëzit e lartë në status supozohet që dinë më shtunë, pra dhe opinioni i tyre kërkohet më shumë. Ata gjithashtu, duke folur më shumë përpiqen të mbajnë pozicionin e tyre. Kjo mund të jetë edhe një strategji vetparaqitëse. Një gjë është e qartë: statusi i lartë ashtu si edhe faktorët kulturorë e socialë ndikojnë aspektet cilësore e sasiore të tipit të gjuhës së përdorur në biseda.

Gjuha si mendim: hipoteza Sapir-Whorf

Një nga problemet më kontradiktore e më interesante të gjuhës është lidhja e saj me kuptimin e botës. Whorf dhe Sapir mendojnë se lloji i gjuhës që secili përdor, përcakton natyrën e të menduarit. Kjo hipotezë ka dy ide të lidhura: e para që gjuha tenton të influencojë mënyrën se si një njeri i një kulture të dhënë e kupton dhe e përjeton botën. Ideja e dytë, më ekstreme, është se gjuha përcakton se si njerëzit mendojnë rreth botës.
Një nga faktet që e mbështet hipotezën është diferenca e fjalorit midis gjuhëve të ndryshme. Për shembull, eskimezët kanë 20-50 fjalë të ndryshme për borën ndërsa anglishtja vetëm një. Kjo e fundit, nga ana tjetër, është shumë e ndryshme nga gjuhët e tjera. Tribuja Hanunoo ka 92 emra për lloje të ndryshme orizi. Një fis Hopi ka vetëm një fjalë për objektet që fluturojnë, kurse anglishtja e shumë gjuhë të tjera kanë shumë si helikopter, aeroplan, zog, flutur etj.
Sipas Sapir e Whorf diferenca në fjalor është e rëndësishme, sepse sistemi linguistik i kategorizimit në dispozicion të folësit të një gjuhe të dhënë, ka një efekt me rëndësi dhe është përcaktues për mënyrën se si ai mendon për botën. Për shembull eskimezi percepton e mendon për borën në një mënyrë kualitativisht më të sofistikuar se mesdhetari, meqenëse gjuha eskimeze siguron më shumë kategori. Ndryshimet në kompleksitetin e gjuhës, në vetvete, nuk e konfirmojnë hipotezën e Whorf dhe Sapir. Në fakt autorë të tjerë sugjerojnë një alternativë direkte: Më shumë sesa teza që gjuha e influencon mendimin është e pranueshme e kundërta: gjuha është reflektim i procesit të të menduarit të individit, që përcaktohet nga stimujt mjedisorë dhe situatat sociale që janë veçanërisht të dallueshme në një kulturë të dhënë. Për shembull, eskimezët ka të ngjarë të kërkojnë të zgjerojnë njohuritë për llojet e ndryshme të borës që të veprojnë më efektivisht dhe si rrjedhim, të menduarit e tyre rreth borës mund të ketë krijuar më shumë fjalë lidhur me të në gjuhën e tyre. Kurse anglezët s’kanë shumë nevojë për fjalë të ndryshme për borën sepse i vetmi fakt që u intereson është bie apo jo borë. Ky argument jep si përfundim që ndryshe nga hipoteza e Sapir dhe Whorf, sipas të cilës gjuha çon në mënyra të veçanta të shpjegimit të botës, eksperienca kulturore përcakton kategoritë linguistike që përdoren në një gjuhë të një kulture të dhënë.
Edhe fakte të tjera e hedhin poshtë hipotezën e Whorf. Sipas Cairns (1976), gjuha nuk e përcakton të menduarit. Njerëz të gjuhëve të ndryshme janë të aftë të bëjnë dallime perceptuale të ngjashme apo të njëjta edhe në rast se u mungon ndonjë kategori linguistike. Për shembull, pas një stërvitjeje të vogël edhe mesdhetarët munci t’i dallojnë tipet e ndryshme të borës, ndonëse në një mënyrë më pak të sofistikuar linguistike se eskimezët. Megjithatë gjuha verbale ka influencë mbi faktin se sa informacion është rezervuar në kujtesë dhe me sa lehtësi mund të rikujtohet ai. Edhe natyra e kategorive të skemave sipas të cilave informacioni është rezervuar, siç e kemi parë dhe do ta shohim te stereotipet, ka një efekt të madh në marrëdhëniet sociale.

e marur nga libri:
Psikologjia Sociale
Prof.Dr.Ylli Pango

lördag 25 juni 2016

Neuroshkenca e konfirmon: Realitetin e krijon e pandergjegjshmja juaj

  












Konfirmim i pabesueshëm nga neuroshkenca, i asaj teorie që e hodhi dikur Zigmund Frojdi:
që ai që ne besojmë se është realiteti objektiv, i cili na rrethon, në të vërtetë është i formuar prej të pandërgjegjshmes sonë. David Eagleman, i cili shkruajti dhe filmoi një dokumentar të OBS në vitin 2015, mbi “kozmosin tonë të brendshëm”, shpjegon:
“Neuroshkenca është zhvendosur pak nga drejtimi që po shkonte Frojdi, sa i përket interpretimit të faktit, nëse mendja juaj e pandërgjegjshme dërgon sinjale të fshehur e kështu me radhë. Por ideja që një sasi kaq e madhe gjërash ndodh mu aty, kjo pjesë ishte e saktë dhe Frojdi e kish gjetur. Dhe ai jetoi përpara lulëzimit të neuroshkencës moderne, kështu që mundi ta kuptojë këtë vetëm përmes vëzhgimit së jashtmi të mënyrës si vepronin njerëzit.
Sot, ne jemi në gjendje që të shohim brenda kokës së njerëzve teksa ata bëjnë detyra, teksa marrin vendime, perceptojnë botën. Jemi në gjendje t’i shkojmë shumë më thellë të kuptuarit të kësaj makinerie që kemi brenda nesh”./bota.al

Një app që ndihmon prindërit dhe fëmijët



Aplikacioni më i mirë i kontrollit prindëror për Smartphones dhe Tablets. Me programin e sigurisë prindërore “SwitchOff” fëmija juaj ka veten nën kontroll dhe ju si prind në bashkpunim me fëmijën tuaj mund t`i përcaktoni se cilat Ap-s dhe në cilën kohë mund të përdoren. Aplikacioni është krijuar nga dy shqiptarë të Zvicrës
Qoftë në shtëpi, në shtrat, duke pritur autobusin ose para shkollës – në shumicën e rasteve ata janë kudo me Smartphone. Gama e aplikacioneve për fëmijët dhe të vegjël për Telefonat e mençur është pothuajse e pakontrollueshme! Një multimedia e të gjithave në një aparat që
fusim në xhep. Kombinim në një pajisje të vetme me qasje si: internet, muzikë, video, aparat fotografik, dhe shumë mundësi të tjera.
Megjithatë, është gjithashtu një aksesor i shprehjes së rritjes së fëmijës dhe shenjë e dukshme e përkatësisë në grupmoshën e vet. Prandaj, dëshira e shumë fëmijëve dhe të rinjve është sot, sikur kurrë më parë për të pasur një smartphone.
Varësia nga Smartphone – Psikologët, edukatorët dhe ekspertët
– Varësinë nga Smartphone duhet ta marrim seriozisht në mënyrë të barabartë si alkoolin apo drogën.
– Prindërit ndjehen të pafuqishëm kundrejt varësisë së fëmijës së tyre nga Smartphone.
– Varësia nga Smartphone tek fëmijët shkakton probleme edhe në shkollë.
– Prindërit duhet të vendosin rregulla të qarta për përdorimin e Smartphone-ve.
– Organizoni një kohë fikse për përdorimin e telefonit.
176 milionë njerëz të prekur nga varësia e Smartphone
Qëndroni koherent rreth përdorimit të telefonit celular dhe merreni me pozitivitet këtë fenomen. Krijoni një model për fëmijën Tuaj dhe koordinoni fiks afatet e përdorimit.
Mënjanoni mënyrat e të kërcënuarit për ndalimin e telefonit mobil –  sepse fëmija juaj mund të krijojë një ves ndryshe dhe negativ në qasjen e  këtij fenomeni me telefonat e mençur (Smartphone).
Prindërit shqetësohen, kur fëmijët e tyre bëhen të varur nga smartphone, tablets, ose kompjuterët. Së fundi, ekspertët paralajmërojnë në mënyrë të përsëritur për mungesë të lëvizjeve dhe ushtrimeve, për kalim të pakët të kohës në natyrë, dhe që fëmijët vazhdimisht i kanë të ngulitur sytë në ekran dhe janë me kokë teposhtë.
Konflikti mund të zgjidhet bashkarisht nga prindërit dhe fëmijët! Përveç kësaj, monitorimi i përhershëm i fëmijëve nuk është i dëshirueshëm, sepse fëmijët kështu do të ndjehen të privuar nga mundësia për ta mësuar një përdorim të përgjegjshëm të mediave. Psikologët medial
rekomandojnë prindërit gjithashtu që të arrijnë një ekuilibër mes kontrollit dhe lirisë së përdorimit.
“SwitchOff” – efikas dhe revolucionar
“SwitchOff” është zhvilluar për disa muaj dhe sot është i perfeksionuar me rezultat efikas si dhe revolucionar në lëmin e mbrojtjes së fëmijëve dhe menaxhimit të kohës për fëmijë.
“SwitchOff” aplikacionin mund ta instaloni direkt nga Play Store në Smartphon-in apo Tablets-in tuaj dhe pas instalimit dhe sigurimit të kodit prindëror me PIN ju mund të zgjidhni të gjithë App-at në dhe të programoni kohën se kur duhet dhe mundet fëmija i juaj të ketë qasje.
“SwitchOff” app ju mundëson të programoni ditët (e hënë – e dielë) dhe kohën (prej – deri) si dhe t`i menaxhoni të gjitha funksionet përkatëse.
Disa karakteristika:
– Kontrolli prindëror mbron fëmijën tuaj.
– Kontrolli prindëror është shumë i lehtë për ta programuar.
– Kontrolli prindëror duhet instaluar vetëm një herë.
– Për smartphones dhe tableta që punojnë në platformat Android.
– Apps-at që janë të instaluar nga fëmijët tuaj (nëse Google Play është dhënë nga ju), duhet të miratohen gjithmonë nga ju.
– Home, Menu dhe butonat tjerë në Telefon janë gjithashtu të kufizuara.
Ky app është realizuar nga kompania për programimin e aplikacioneve mobile «Enyx» (CEO Blerim Bunjaku),  kurse ideatori i saj është Premtim Sermaxhaj.

Personazhi i “Rain Man”: Një Google “i gjallë”



Historitë e pabesueshme që kanë hapur “kutinë e zezë” të mendjes

1. Sindroma e Savant
Rasti: Kimi lind në 11 nëntor të vitit 1951. Koka e tij është afro 30 përqind më e madhe se sa normalja dhe sytë i lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kur mbush nëntë muaj diagnostikohet me një “vonesë mendore”, por në moshën 3 vjeç, Kim di tashmë të lexojë. Shumë shpejt, kjo bëhet veprimtaria kryesore e jetës së tij: lexon 8 deri 9 libra në ditë (me një ritëm prej 2 faqes në 15 sekonda), duke mbajtur mend në mënyrë të përsosur përmbajtjen. Për shkak të kujtesës së pabesueshme, i vënë nofkën Kim-puter. Megjithatë, aftësitë e tij në marrëdhënie mbeten të kufizuara dhe nuk do të mësojë kurrë të vishet vetë.
Shpjegimi
Kim (që vdiq në vitin 2009) është savant-i më i famshëm në botë. Pas kryerjes së rezonancës manjetike rezultoi që kishte një tru unik: dy hemisferat nuk ishin të ndara prej një shtrese fibrash, si tek personat e tjerë. Savant-ët kanë një apo më shumë aftësi konjitive të jashtëzakonshme, ndërkohë që janë të kufizuar në veprimtari më të rëndomta.
Pasojat
Rasti i tij frymëzoi filmin Rain Man, që doli në vitin 1989. Gjatë natës së dhënies së Oscar-ëve, fituesi Dustin Hoffman që luante rolin e protagonistit, e falënderoi publikisht Kimin, nga i cili ishte frymëzuar. Studimet mbi Savant-ët më pas kanë favorizuar studimet mbi plasticitetin e trurit, duke zbuluar se truri i njeriut vazhdon të ndryshojë përgjatë gjithë jetës./bota.al

Po nëse …nuk do të ekzistonte Hëna



Për astronomët, Hëna është një trup qiellor gri, me diametër 3475 km (27 përqind e Tokës), që sillet në një orbitë minimale 363104 km dhe maksimale 405.696 km. Por është tejet thjeshtëzues të mendohet vetëm kështu… Po të mos ishte Hëna, Toka do të ishte më pak mikpritëse (stinët do qenë të paqëndrueshme), por, edhe pse njeriu do të arrinte t’i mbijetonte zhdukjes së satelitit tonë, kulturën jonë do të qe e ndryshme. Nga kalendarët tek kohëzgjatja e ditës, çdo gjë do të ndryshonte. Nuk do të kishte më kryevepra romantike, që e kanë bërë një
ikonë satelitin tonë. Dhe madje edhe fetë do të qenë ndryshe, pasi shumë e kanë prejardhjen nga kultet e lashta të lidhura me Hënën.
Violinistë dhe koralet
Për shumë kafshë do të ishte edhe më keq:për shembull gaforrja violiniste (Uca annulipes), e cila jeton në zonat tropikale, nuk do të mund të çiftohej në mungesë të netëve të Hënës së re. Dhe barrier e madhe koralore në Australi nuk do të ekzistonte: për t’u riprodhuar të gjithë së bashku, këto korale sinkronizohen me Hënën e plotë në fund të pranverës.
Errësim i shpejtë dhe kafshë të ndritshme
Pa Hënën, qielli i natës do të ishte më i errët dhe nuk do të kishte eklipse (as djellore dhe as hënore). Megjithatë do të shiheshin shumë më mirë yjet. Dhe kafshët e natës do të evolonin ndryshe:ndoshta do të bëheshin fosforeshente, si krijesat e fundit të oqeaneve, për t’iu përshtatur errësirës. Baticat, të cilat i detyrohet kryesisht forcës tërheqëse të Hënës (por edhe të Diellit), do të jenë më pak intensive. Në këtë mënyrë do të revolucionarizohej peisazhi (dhe fauna) e zonave bregdetare dhe grykëderdhjet, sidomos estuaret.
Asnjë poezi dhe as njerëz “më hënë”
Nëse nuk do të ekzistonte Hëna, ne do të humbisnim një pjesë të kulturës dhe identitetit tonë:nuk do të ekzistonin lunatikët, poezitë e Leopardit, likantropët, Luna Park, romanet e fantashkencës si ai i Zhyl Vernit (Nga Toka në Hënë) dhe H.G.Uells (Njerëzit e parë në Hënë), planet e NASA-s për kolonizimin hënor, albumi “Ana e errët e Hënës” nga grupi muzikor Pink Floyd … Ne nuk mund të “donim hënën”, dhe as të ishin “me hënë”. Dhe pastaj, si do t’ia bënin të porsamartuarit pa “muajin e tyre të mjaltit”?
Dita? Do të zgjaste vetëm 6 orë
Në mungesë të Hënës, dita do të qe më e shkurtër:mund të zgjaste vetëm 6 orë. Baticat e  shkaktuara nga Hëna zhdukin në fakt energjinë (për shkak të fërkimit), dhe për pasojë Hëna largohet nga Toka duke e ngadalësuar paksa rrotullimin, ashtu si një balerin që reotullohet rreth vetes me krahët e hapura. Sot, gjatësia e ditës rritet me 2.3 milisekonda per shekull, dhe distanca mes Tokës dhe Hënës rritet me 3.8 cm (në zbarkimin e parë në vitin 1969, Hëna qe 1.5 metra më afër se sot).
Stop muajve dhe stinëve
Cikli i stinëve gjenerohet nga përkulja e aksit të Tokës në raport me atë të orbitës. Kjo prirje ka ndryshuar sigurisht me ndikimin e asteroidit – që duke rënë në Tokë – dërgoi në orbitë në fragmente të ndryshme që pasi u kombinuan, formuan Hënën. Në qoftë se boshti i rrotullimit fillestar do të ishte pingul me planin e rrotullimit, pa Hënën stinët do të ishin zhdukur:klima do të kishte mbetur e njëjtë gjatë gjithë vitit, duke eliminuar ciklet e bujqësisë. Kalendari nuk do të ishte ndarë në muaj, por në vite.
Ngricë, vapë dhe stuhi globale
Pa Hënën, boshti i rrotullimit të Tokës do të ishte shumë më i ndjeshëm ndaj çrregullimeve të vogla të shkaktuara nga graviteti i planeteve dhe diellit. Për pasojë, klima do të ishte shumë më e paqëndrueshme, me periudha të acarta, të alternuara me valë temperaturash të larta. Dhe ndryshimet do të ndodhnin në mënyrë të menjëhershme, me shumë fatkeqësi natyrore dhe stuhi./bota.al

Teoria e Darvinit thotë që personat e sjellshëm janë humbës?


Teoria e evolucionit e Darvinit shpesh herë përmblidhet me terma si “mbijetesa e më të fortit”, sipas të cilëve disa gjene “egoistë” favorizojnë organizmat e këqinj në vend të atyre të mirë. Megjithatë në realitet shumë organizma – përfshirë ata të qenieve njerëzore – mund të mbijetojnë lehtësisht nëse bashkëpunojnë dhe janë altruistë.
Disa biologë e kanë studiuar këtë fakt, në dukje ilogjik, falë simulimeve të kompjuterizuar, që krijojnë grupe virtualë organizmash në gjendje të shfrytëzojnë strategji të ndryshme bashkëpunuese. Pasi këta grupe janë shumëfishuar për mijëra breza sipas ligjeve të “luftës darviniane”, biologët kanë vërejtur nivelin e përparimit të bërë. Rezultatet konfirmojnë që është më e mundur që organizmat bashkëpunues të mbijetojnë, se sa ata egoistë, por vetëm nëse përftojnë edhe disa karakteristika të tjera. Për shembull, duhet të jenë edhe të gatshëm të besojnë tek të tjerët, edhe të falin në raste të caktuar, por në të njëjtën kohë duhet të jenë edhe të gatshëm të kundërsulmojnë, nëse është e nevojshme. Megjithatë, studimi tregon gjithashtu që as edhe shoqëritë “e të mirëve” nuk zgjasin përgjithmonë: ndonjëherë janë pikërisht “egoistët” që dominojnë.

Truri: Qëllimi fshihet tek akti




Ekzistojnë shumë mënyra për të mbyllur një derë, dhe nëse goditja që i japim është e fortë dhe e thatë, dikush mund të kuptojë se diçka na ka inatosur. Në fakt ndonjëherë, është e mjaftueshme të vëzhgosh se si një person kryen një veprim, për të patur të qartë humorin e tij (mund të zbulohet nëse ai është e qetë apo i zemëruar, i mërzitur apo i dashur). Dhe kjo ndodh për shkak se truri ynë di si të deshifrojë të ashtuquajturat format e gjallërisë, pra mënyrën në të cilën kryhet një gjest.
Gjendja e brendshme
Format e gjallërisë, aspekti i komunikimit i shqyrtuar nga psikiatri amerikan Daniel Shtern (1934 – 2012), paraqesin në fakt shprehjen dinamike dhe të dukshme të gjendjes tonë të brendshme. Duke analizuar 4 përbërësit e veprimeve tona, pra kohën, forcën, hapësirën dhe drejtimin, vëzhguesi kupton gjendjen mendore të atij që e kryen atë. Sipas studimeve më të fundit të kryera nga ekipi i Xhejms Rizolatit dhe Vitorio Galezes, zbuluesit e neuroneve-pasqyrë, ekziston një qark i veçantë nervor i quajtur somatosensoriale-isularo-limbike, që aktivizohet vetëm kur vërejmë një formë vitaliteti, pra mënyra sesi kryehet një veprim.bota.al

Urgjentisht bëni këto 7 gjëra për të shmangur Kancerin dhe për të qenë të lumtur

 
Gjumi
Duhet të ngadalësoni dhe të kujdeseni për gjumin, pasi që pushimi i trupit e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Bëni të paktën katër orë gjumë çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet fizike
Trupat tanë janë ndërtuar për të qenë në lëvizje, prandaj ushtrimet e rregullta fizike e përmirësojnë shëndetin, pamjen fizike dhe na mbushin me energji.

Krijoni kujtime
Mos shpenzoni kohë duke blerë gjëra të cilat nuk do t’ju lumturojnë për një kohë të gjatë.

Shmangni ushqimin e keq
Fokusohuni në ushqimet e “vërteta” për të përmirësuar shëndetin. Kësisoj, ju nuk do t’i ndjeni efektet e tmerrshme anësore të ushqimit të dobët, ndërsa ushqimi i mirë do t’ju mundësoj ta mirëmbani shëndetin.

Kujdesuni për shëndetin tuaj oral
Shumë sëmundje shfaqen si shkak i higjienës si dobët orale, prandaj zgjidhni të gjitha problemet orale që i keni për t’i parandaluar sëmundjet.
Mos harroni t’i pastroni dhëmbët të paktën dy herë në ditë.

Udhëtoni
Ju mund t’i vizitoni të gjitha vendet që keni dëshiruar, të takoni kultura të reja, të bëni shokë të rinj, të mësoni gjëra të reja dhe të shihni vende të panjohura. Kësisoj do të zgjeroni pikëpamjet tuaja për jetën në përgjithësi.

Hiqni dorë nga duhani
Duhani nuk sjell asnjë të mirë, pos dëme. Shumica e vdekjeve të sotme janë si pasojë e kancerit në mushkëri, e që kryesisht shkaktohet nga pirja e duhanit.
Përveç që do të përmirësoni shëndetin nga lënia e duhanit, ju gjithashtu do të kurseni shumë para të cilat mund t’i shfrytëzoni në forma më të mira. /Telegrafi/



fredag 24 juni 2016

Përse shfaqet vetprezantimi?


Të gjithë e pranojmë se politikani që mban një fjalim dhe aktori që luan një rol përpiqen të projektojnë një farë imazhi tek audienca. Goffman shkon më tej duke vënë në dukje se ka nga pak teatër në të gjitha situatat sociale. Një burrë që pret autobusin dhe që dëshiron që të tjerët ta dinë se po bën këtë dhe nuk po sorollatet kot, sheh vazhdimisht i shqetësuar rrugën nga pritet të vijë autobusi. Një grua që po kthehet nga puna dhe ka harruar diçka në zyrë, kërcet gishtat, i bie kokës me gishtin e mesit apo atë tregues dhe vetëm pas kësaj kthehet mbrapsht për të marrë atë që ka harruar. Një student i krijon vetes një pamje intelektuali duke përdorur fraza elegante kur i përgjigjet pedagogut. Edhe në këta shembuj të thjeshtë, njerëzit përdorin menaxhimin e impresioneve për të ndikuar perceptimin e të tjerëve.
Cilat janë arsyet e vetprezantimit? Në disa raste ne përdorim vetprezantimin strategjik: ne me qëllim përpiqemi të krijojmë dhe kontrollojmë perceptimin e të tjerëve. Një njeri që dëshiron të Zgjidhet në parlament, fjala vjen, përdor gjatë fushatës taktika  integrimi si premtime, komplimenta etj., që të bëhet sa më tërheqës. Premtime si “Unë do të ul taksat nëq oftë se do të Zgjidhem” apo komplimenta si “Ju duhet të jini krenarë që jini banorë të një qyteti kaq të lavdishëm”, janë mëse të zakonshme gjatë fushatave elektorale. Kandidati gjatë fushatës mund të kalojë në vefpromovim, duke theksuar cilësitë e veta pozitive kur përshkruan veten. Ai mund të ekzagjerojë arritjet e tij në parlamentin e kaluar dhe të shmangë apo të mbulojë dobësitë.
Në qoftë se bën ndonjë gabim, ai duhet gjithnjë të kërkojë falje. Kjo taktikë zvogëlon apo zhduk përgjegjësinë për dështimet, hapat e gabuar, devijimet.
Edhe në qoftë se disa herë, njerëzit me qëllim orientojnë në drejtim të gabuar audiencën nëpërmjet vetprezantimit strategjik, në raste të tjera imazhi i tyre publik afrohet shumë me vetimazhin apo imazhin që kanë për veten. Kur takoni dikë në një mbrëmje dëfrimi apo në auditor, motivi juaj i parë mund të jetë një verprezantim autentik: ndërkohë që dëshironi të bëni një përshtypje të mirë, ju gjithashtu dëshironi që tjetri të njohë “unin tuaj real”. Kësisoj përpiqeni të sigurohemi që imazhi publik që krijoni nëpërmjet vetprezantimit tuaj përputhet me imazhin privat që kini për veten (Schlenker 1980). Për më tej, në qoftë se ndjeni që audienca është duke krijuar një përshtypje të gabuar, ju do të intensifikoni përpjekjet komunikuese për të influencuar mbi përshtypjen e tyre për ju.
Si një pjesëmarrës aktiv në mjedise ndërpersonale, ju shpesh mund të zgjidhni midis vetprezantimi strategjik dhe atij autentik. Gjatë një interviste për t’u pranuar në punë, gjatë takimit të parë me prindërit e së fejuares ose gjatë një takimi të rastit në një kafene, ju mund të dëshironi të jini i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, por gjithashtu dëshironi të krijoni një imazh publik sa më tërheqës të jetë e mundur. Përcaktimi se cili nga këta dy motive predominon tek individë të ndryshëm është një detyrë mjaft e vështirë, madje edhe për studiuesit dhe ende pjesërisht e pazgjidhur. Megjithatë ne njohim disa faktorë që priren të inkurajojnë vetprezantimin strategjik. Kur një individ me të cilin po ndërveprojmë është shumë tërheqës dhe situata kërkon një identitet social specifik, vetprezantimi ynë priret të bëhet strategjik. Faktorë të tjerë, si rëndësia e atributit apo tiparit për vetkonceptin tonë, tentojnë të nxisin vetprezantimin autentik. Mbi të gjitha, disa prej nesh kanë një tendencë më të madhe se të tjerët për ta paraqitur veten në mënyrë strategjike.

Vetprezantimi apo vetparaqitja


I gjithë ky informacion për veten për të cilin folëm deri tani duhet t’i komunikohet patjetër të tjerëve. Ndërkohë që ne jemi mjaft të familjarizuar me tiparet apo veçoritë tona, të tjerët mundet të kapin vetëm porcione të vogla ose rastësore të vetes sonë “të vërtetë”. Për këtë arsye, ne vazhdimisht në mjediset sociale kërkojmë të vetprezantohemi. Vetprezantimi është shfaqja e sjelljeve sociale që krijon, ruan dhe përpunon apo rafinon përshtypjen e të tjereve per ne. Koncepti i'vetprezantimit apo i vetparaqitjes, i njohur edhe si menaxhimi i përshtypjeve është studiuar nga mjaft autorë por veçanërisht me vlerë dhe influencë kanë qenë punimet e antropologut Ewing Goffman. Sipas tij, jeta sociale i ngjet një serie shfaqjesh teatrale. Ndërvepruesit luajnë role të caktuara, ata duhet të përpiqen të ruajnë identitetin e tyre social nëpërmjet një vetprezantimi kompetent dhe duhet të ndihmojnë ndërvepruesit (aktorët) e tjerë të ruajnë identitetin e tyre gjithashtu. Megjithatë, ndërkohë që ne formojmë përshtypje rreth veçorive e karakteristikave të të tjerëve duke ndjekur shfaqjen (lojën) e tyre, ne kuptojmë se audienca është gjithashtu duke nxjerrë konkluzione për ne. Për rrjedhojë, ne ruajmë apo mbajmë një identitet social të veçantë (ose “fytyrë”) duke zbuluar aspekte të vetes me anë të vetpërshkrimeve, pozicioneve të trupit, stilit të të veshurit, pohimeve apo shprehjeve të opinioneve, etj.(Goffman).
Premisa e Goffman’it është e thjeshtë -në situatat sociale ne prezantojmë aktivisht veten te të tjerëtpor proceset që ai zbulon ngrenë shumë pyetje. Ja tri syresh: A janë njerëzit të saktë në vetparaqitjet e tyre? A janë disa prej nesh më të aftë për t’u vetprezantuar në krahasim me të tjerët? Si i ndikon v

Stabiliteti ( qëndrushmëria ) e atribuimeve për veten.


Njerëzit kanë shembuj të qëndrueshëm nga jeta e tyre lidhur me faktin se cilin faktor përdorin rëndom për të shpjeguar rezultatet e tyre. Disasyresh ia atribuojnë suksesin shkaqeve të brendshme ndërsa të tjerët shkaqeve të jashtme. Mbi të gjitha, llojet e atribuimeve të njerëzve ndikojnë preferencën e tyre për llojin e detyrës. Ata studentë që ia atribuojnë rezultatin aftësisë, preferojnë detyra ku për të arritur suksesin është e nevojshme kompetenca e aftësia, kurse ata që ia atribuojnë rezultatin faktorëve të jashtëm, si fati, preferojnë detyra ku shansi luan rol të madh (Maehr-1979). Kështu del se studentët e dhënë pas detyrave që kërkojnë aftësi ka më fort të ngjarë të dalin më mirë në këto lloj detyrash, meqenëse kanë praktikë dhe motivim më të madh për to. Ata që bazohen më shumë te fati, dalin më keq në dem 'a të llojit që duan aftësi, meqenëse kanë më pak praktikë e motivim. 
Veç ndryshimeve midis individëve, në faktin se si ia atribuojnë shkakësinë situatave të lidhura me  suksesin, ka edhe të tilla në formë rregullsish të qëndrueshme, të lidhura me të qenurit e njerëzve pjesëtarë të grupeve të veçanta demografike. Në këto raste, tendencat atributive iu dedikohen më shumë ndryshimeve në shoqërizim dhe praktikave familjare të rritjes së këtyre grupeve. Për shembull zezakët; priren më shumë se të bardhët t’ia atribuojnë suksesin shkaqeve të jashtme (Katz 1976). Fati dhe vështirësia e detyrës janë shkaqe kryesore për suksesin e fëmijëve zezakë (shkaqe të jashtme). Fëmijët e të bardhëve priren më shpesh ta shpjegojnë suksesin me aftësinë dhe përpjekjen. Te sekset e ndryshme ka gjithashtu stile të ndiyshme atribuimi. Femrat shpesh tentojnë t’ia atribuojnë rezultatin e ulët aftësisë së ulët, ndonëse rezultatin e mirë nuk ia atribuojnë aftësisë por shkaqeve të jashtme. Padyshim, ndikimi i këtyre lloj atribuimeve është negativ. Ato krijojnë idenë që as në të ardhmen rezultatet nuk do të përmirësohen, për shkak të aftësisë së ulët. Kjo sjell edhe mungesën e motivimit për të përmirësuar rezultatet në të ardhmen.

Vetqëndrueshmëria.


Ne kemi parë që vetja orientohet në drejtime të ndryshme e nxitur nga qëllime nga më të ndryshmet. Ndërkohë që shprehja “Njih vetveten” e nxit njeriun të kërkojë diagnostikim, shprehja tjetër “Duaje veten” inkurajon vetzmadhimin. Një tjetër drejtim do të ishte ai i nxitur nga qëllimi për të verifikuar vetkonceptin, ato që dimë për veten. Në këtë rast ne nuk dëshirojmë të zbulojmë diçka të re, madje as diçka të mirë rreth vetes. Në vend të kësaj dëshirojmë të arrijmë në përfundimin që mirë apo keq,“ ne e njihnim atë mjaft mirë. ” Në këtë rast kërkojmë vetqëndmeshmërinë. Ashtu si historiani që riinterpreton “faktet” për të konfirmuar një teori të preferuar, ne kërkojmë, përpunojmë dhe rikujtojmë informacion të tillë dhe në mënyrë që të konfirmojë konceptin tonë për veten. Për ta provuar këtë në një eksperiment, Subjekteve që e kategorizonin veten si të nënshtruar dhe atyre që e konsideronin veten të panënshtruar iu dhanë opinione dhe vlerësime mbi personalitetin e tyre. Informacioni që u dha kishte 16 çështje: 8 lidheshin me nënshtrimin dhe 8 të tjera me mosnënshtrimin. Kur subjektet përzgjodhën çështjet e informacionit që dëshironin t’i rishihnin, ata shfaqën preferencë për ato syresh që konfirmonin konceptin e tyre për veten: subjektet e nënshtruar zgjidhnin informacionin që kishte të bënte me nënshtrimin, kurse të panënshtruarit preferonin atë që kishte të bënte me mosnënshtrimin. Po këto përfundime u arritën kur u studiua emocionaliteti, si dhe kur subjekteve iu kërkua të paguanin një sasi të vogël parash për t’iu dhënë informacionin e dëshiruar.
Studime të tjera, sidomos ato të kiyera nga Swann, mbështesin edhe më shumë këto përfundime. Sipas Swann, njerëzit kanë kujtesë më të fortë për informacionin që përputhet me konceptin për veten, shpenzojnë më shumë kohë duke studiuar këtë lloj informacioni dhe “bëjnë mjaft gjimnastikë mendore për të shmangur informacionin që nuk përputhet me atë informacion që kanë vetë” (Swann 1985). Sipas Swann motivet e vetqëndrueshmërisë janë përgjithësisht më të fuqishëm sesa ata të vetzmadhimit.

Aspekte Sociale të komunikimit jo verbal dhe verbal


Komunikimi është në zemër të ndërveprimit social. Një nga karakteristikat që i dallon qeniet njerëzme nga speciet e tjera është aftësia për të komunikuar në një nivel të strukturuar e simbolik nëpërmjet përdorimit të gjuhës. Por ka edhe një komunikim të një lloji tjetër veç atij gjuhësor si shprehjet e fytyrës, gjestet, toni i zërit etj.
Në këtë kapitull do të shohim aspektet socialpsikologjike të komunikimit që konsistojnë në mënyrat se si individi u transmeton mesazhe të qëllimshme apo të paqëllimshme të tjerëve. Njerëzit komunikojnë ndjenjat, mendimet, qëndrimet e tyre me qëllim që të realizojnë aktivitete sociale dhe për rrjedhojë komunikimi është proces unik social që sjell pas shumë tema të diskutuara. Për shembull si procedojnë negociatat, si demonstrohet agresioni e zemërimi etj. Do të shohim të dy llojet e komunikimeve atë verbal (gjuha) dhe atë jo verbal.

Komunikimi jo verbal: shfaqja e asaj që kemi ndërmend

Që në veprat e hershme letrare nëpërmjet shprehjeve të tilla si: “sytë e tu janë sy të një njeriu që ka rënë në dashuri” etj., vihej në dukje që sjellja jo verbale shpesh është konsideruar si zbuluese e mendimeve dhe ndjenjave të një individi. Këtë ide e mbështet një punë e tërë shkencore sipas së cilës, sjellja jo verbale mund të përdoret për të nxjerrë konkluzione rreth të tjerëve me një shkallë saktësie të madhe. Ka disa kanale komunikimi jo verbal që lidhen me mënyrën me të cilën shprehet mesazhi: shprehja e fytyrës, shkëlqimi i syve, lëvizjet e trupit, madje edhe pozicioni i vetullave apo qepallave. Secili prej këtyre kanaleve është i aftë të japë një mesazh të dhënë që mund të jetë ose jo i lidhur me mesazhin e realizuar nga kanale të tjerë.

Fytyra si pasqyrë e shpirtit: Shprehjet e fytyrës.

Fytyra është nga të parat dhe më aktivet për shprehjen e emocioneve, Që nga Darvini e këndej shumë teoricienë mendojnë se fytyra zbulon një tërësi emocionesh bazë që mund të identifikohen e dallohen edhe nga vëzhgues të pakultivuar.Gjashtë shprehje si në figurën më poshtë shprehin secila një emocion të ndryshëm dhe konkretisht: surprizë, trishtim ,lumturi, zemërim, neveri, frikë.
Me qindra eksperimente kanë provuar që këto emocione janë të identifikueshme e të dallueshme nga njëri-tjetri. Shumë emocione të tjera mund të identifikohen nga shprehja e fytyrës.
Fig. 6

Shprehjet e mësipërme janë një minimum. Fytyra mund të jetë një burim i pasur informacioni, ku emocionet të zbulohen në mënyrën më adekuate. Por nga ana tjetër, shpesh vëzhguesit janë jo të saktë kur përpiqen të kodojnë kuptimet e shprehjeve të fytyrës së të tjerëve. Ka dy burime të kësaj pasaktësie: Njëri ka të bëjë me atë që shpreh fytyrën e tjetrit  me vëzhguesin. Le të shohim në fillim burimet e gabimit që vinë nga shprehësi i emocioneve:

Kontrolli i shprehjes së emocioneve

Kur zhgënjehemi nga një dhuratë vrenjtemi dhe shprehim pakënaqësinë që ndjejmë. Kur dhurata është e mirë buzëqeshim dhe e shprehim hapur kënaqësinë. Ajo që na pen gon të shprehim si ndjehemi në të vërtetë janë normat sociale që drejtojnë sjelljen tonë; tërësia e pritshmërive që kemi mësuar që në moshë të vogël, sipas të cilave dhuruesi duhet të falenderohet dhe të ndjejë që dhurata e tij është vlerësuar.( Një shprehje popullore thotë “Kalit të falur nuk i shihen dhëmbët".) Këto norma influencojnë jo vetëm sjelljen verbale, por edhe atë jo verbale.
Në rastin e sjelljes jo verbale këto norma njihen si rregullat e të shfaqur-it (Ekman dhe Friesen, 1975). Këto janë rregulla implicite që drejtojnë një situatë të dhënë ose marrëdhë
nien reciproke që ka të bëjë me faktin se sa e përshtatshme është shfaqja e një emocioni të veçantë me anë të shprehjeve të fytyrës. Këto rregulla të shfaqjes mësohen si pjesë përvojës shoqërizuese të fëmijërisë ndërkohë që altësitë konjitive të fëmijës dhe kontrollimi muskulaturën faciale rritet (Feldman 1982).

Ka së paku katër rrugë nëpërmjet të cilave rregullat e shfaqjes mund të modifikojnë emocionin: intensifikimi, dezintefikimi, neutralizimi, maskimi i emocionit të ndjerë me një tjetër.
Për të përçuar paraqitjen e një emocioni më të fortë sesa ai që është ndjerë aktualisht, njeriu  mund të ekzagjerojë një shprehje të fytyrës, si për shembull një buzëqeshje për të shfaqur një shkallë më të lartë të një ndjenje të përjetuar. Ky është një rast intensifikimi. Gjatë dezintefikimi ndodh e kundërta: emocioni i shprehur minimizohet. Kur ia hjedhim dikujt në biznes përpiqemi të mos e shfaqim se sa të lumtur jemi, por mundohemi ta minimizojmë kënaqësinë e vërtetë. Kur neutralizojmë një shprehje fytyre, përpiqemi të fshehim indikacione që do të vinin në dukje se si ndjehemi në të vërtetë. Në lojën  pokerit fjala vjen fshehja e asaj që ke në dorë realizohet nëpërmjet mbajtjes së një shprehjeje në fytyrë që nuk shpreh pothuaj asgjë. Së këtejmi ka dalë edhe shprehja “ fytyrë pokeri”. Forma më ekstreme e modifikimit të sjelljes jo verbale është maskimi i një shprehjeje fytyre me një tjetër. Kështu për shembull i humburi i buzëqesh fituesit të një gare për të cilën është stërvitur një vit. Këtu ai shpreh një ndjenjë të kundërt nga ajo që përjeton në të vërtetë.
Ndonëse nuk ka një përgjigje definitive se deri në ç’masë arrihet kjo, në një masë të konsiderueshme njerëzit janë të aftë ta maskojnë sjelljen jo verbale me sukses. Lëvizjet e trupit dhe toni i zërit përgjithësisht janë më zbuluese të emocioneve të fshehura sesa fytyra.
Mënyrat e shfaqjes së emocioneve apo të asaj që mendon në një situatë të dhënë varen nga tre burime të ndryshme: a)Situta specifike b)Normat kulturore  c)Mënyrat  specifike të shfaqjes jo verbale per një individ (Ekman, Friesen, Ellsworth 1982).

Shfaqja situative lidhet me përcaktimin social të mjedisit. Për shembull është e përshtatshme të shprehësh dhimbje në funeral, kënaqësi në dasëm dhe neutralitet kur pret autobusin.
Shfaqja kulturore lidhet me normat që janë pranuar nga shumica e pjesëtarëve të një kulture apo etnie të dhënë, lidhur me shprehjen e përgjithshme të një emocioni në një mënyrë relativisht të pavarur nga situata specifike. Kështu në shumë kultura oksidentalë dhe orientale quhet e papërshtatshme t’i shprehësh emocionet hapur kurse në kulturat latine e mesdhetare ka një moskokëçarje në shprehjen e hapur të tyre.

Njerëzit kanë gjithashtu rregullat e veta të shfaqjes idiosinkretike lidhur me mënyrat se si i shprehin emocionet. Disa prindër i mësojnë fëmijët të mos e shprehin hapur zemërimin. Si rrjedhim për shkak të natyrës së përvojave të tyre socializuese, njerëzit zhvillojnë rregullat e shfaqjes së ndjenjave që iu bashkangjiten atyre kulturore e situative. Rregullat e të shfaqurit drejtojnë mënyrën se si një emocion do të shprehet në një situatë të veçantë dhe kjo mund të sjellë ndiyshime esenciale në mënyrën se si njerëz të ndryshëm i shprehin emocionet.

Universaliteti i shprehjes së fytyrës

A i shprehin njësoj ndjenjat me anë të fytyrës një afrikan e një shqiptar? Një hipotezë është që lidhja e shprehjes jo verbale me emocione të veçanta është e lindur për të gjithë qeniet e gjalla. Sipas një hipoteze tjetër, duke pasur të njëjtat eksperienca të mësuara të zakonshme për shumicën e njerëzve, kemi shprehje të njëjta fytyre për emocione të veçanta. Sipas të dyja hipotezave duhet të gjejmë ngjashmëri në shprehjen emocionale të njerëzve të kulturave të ndryshme. Një hipotezë tjetër sugjeron që lidhja e mësipërme është specifike për një kulturë ose subkulturë të dhënë dhe paraqet variacione të dallueshme.

Paul Ekman studioi në Guinenë e Re pjestarët e një tribuje në xhungël që s’kishin asnjë kontakt me kulturën perëndimore. Ata s’dinin anglisht, s’kishin parë kurrë filma apo lexuar revista. Për mënjanimin e vështirësisë metodologjike të shprehjes së emocioneve në gjuhë të ndryshme u përdor kjo procedurë. Subjektet panë foto të disa kaukazianëve që shprehnin emocione të ndryshme dhe pastaj atyre iu tregua një histori në çdonjërën prej të cilave shprehej një emocion. Subjekteve iu kërkua të përqasnin foton me historinë përkatëse ku shprehej i njëjti emocion. Shumica e guineasve bënë atë zgjedhje që do të kishin bërë edhe vëzhguesit perëndimorë. Pati vetëm disa dallime të vogla: fytyrat e frikësuara ngatërroheshin me ato të habitura. Fëmijët guineas për çudi ishin më të saktë. Veç kësaj Ekman gjeti ngjashmëri në kodimin e shprehjes së fytyrës edhe në përdorimin e shprehjeve të dhëna në kulturat e ndryshme. Ekman iu kërkoi subjekteve të shprehnin emocion në fytyrë, nëse do të ishin në pozitën e individit në historitë e treguara. Këto shprehje u filmuan dhe iu shfaqën vëzhguesve amerikanë për të mënjanuar subjektivitetin e eksperimentuesit. Rezultoi përsëri një shprehje e njëllojtë e emocioneve, përveç emocioneve të frikës e të habisë që edhe u ngatërruan me njëri-tjetrin. Me këtë eksperiment u provua hipoteza e ngjashmërive të disa prej shprehjeve të emocioneve në kultura të ndryshme.

e marur nga libri:
Psikologjia Sociale

Vetja ndër-personale.


Lind pyetja, a është vetprezantimi një formë pozitive apo negative e sjelljes sociale? Shumica e psikologëve mendojnë se nuk është as i mirë as i keq. Ndonëse përdoret edhe për të mashtruar të tjerët, ai është thelbësor për ndërveprimin social. Pa të ne do ta kishim të vështirë të formonim përshtypje për të tjerët. Gjithashtu nuk do të mund të formonim kurrë një identitet publik të vetes dhe as nuk do të zbusnim problemet që lindin herë-herë në raportet sociale. Kur i themi dikujt “më fal”, pasi përplasemi pa dashur, ne nuk përpiqemi të shpëtojmë veten nga ndonjë dënim i tmerrshëm që mund të marrim prej tij, por veçse nëpërmjet vetprezantimi, siç thotë Goffman, grasatojmë rrotat e ndërveprimit social.
Vetprezantimet janë të lidhura me vetproceset e të tjerëve të diskutuara më sipër. Së pari, ashtu siç përpiqemi për saktësi kur mbledhim informacion për karakteristikat tona nëpërmjet krahasimit social dhe vetvlerësimit, ne gjithashtu përpiqemi për saktësi kur angazhohemi në një vetprezantim autentik. Së dyti, në mjaft raste vetprezantimi strategjik zmadhon edhe imazhin tonë publik edhe vetkonceptin privat. Vetëhandikapimi, për shembull, është ndofta i motivuar nga një dëshirë për të projektuar një imazh të favorshëm publik, si dhe për të mbrojtur nivelet momentale të vetvlersimit (Arkin,Baumgardner 1985). Kur arrijmë të krijojmë një lloj përshtypje publikisht, kjo përshtypje mund të përfshihet në vetkonceptin tonë. Njeriu që e përshkruan veten në mënyrë të favorshme për të fituar aprovimin e të tjerëve, mund të ndjejë si rrjedhim një rritje të vetstimës, ashtu sikurse njeriu që e përshkruan veten në terma kritikë, mund të provojë një ndjenjë humbje të vetvlerësimit (Jones etj. 1986). Së treti, vetprezantimi disa herë reflekton nevojën tonë për vetqëndrueshmëri. Në një studim disa studenteve të angazhuara në arritjen e një karriere si në gazetari, matematikë, biznes etj., iu dhanë informacion të rremë lidhur me aftësinë apo pa aftësinë e tyre në këto fusha. Në vetprezantimet e tyre të mëtejshme, u vure se ato “korrektonin” imazhin publik, duke theksuar aftësitë dhe shkathë sitë e veta. Në një studim tjetër, kësaj radhe me meshkuj, subjektet përdorën përsëri vetprezantimin për të rritur vetqëndrueshmërinë (vetkonsistencën), edhe kur mungesa e qëndrueshmërisë -prezantimi i imazheve publike që nuk pajtoheshin me vetkonceptin e tyre privat do t’u jepte atyre shpërblime apo përfitime më të mëdha sociale. Kështu ndonëse nevojat vetprezantuese mund të bien në kundërshtim me motive të tjera, në mjaft raste vetprezantimi jep mjetet për të arritur vetvlerësimin, vetzmadhimin dhe vetqëndrueshmërinë.

onsdag 22 juni 2016

Hedhja poshtë e opinioneve apo vlerësimeve të të tjerëve.


Çfarë do të bënit nëse një i afërm do t’ju konsideronte tip të nënshtruar ndërkohë që ju e quani veten dominant? Ka pak mundësi që të thoni:” Mendoj se keni të drejtë. Unë duhet të jem i nënshtruar.” Në vend të kësaj ju do të përpiqeni të hidhni poshtë perceptimin e mikut tuaj, duke verifikuar ndërkaq pikëpamjen tuaj për veten (Swan 1984). Në një studim të këtij aspekti, subjektet që e perceptonin veten ose si dominantë ose si të nënshtruar u vunë të punonin me një partner për zgjidhjen e një detyre të thjeshtë. Aty nga mesi i seancës, partneri që ishte bashkëpunëtor i studiuesit, u dha subjekteve disa Opinione. Disave u tha:”Ju më dukeni i fuqishëm dhe dominant si tip.” Të tjerëve u tha:”Ju më dukeni tip i fuqishëm dhe dominant.” .
Kur këto opinione nuk përputheshin me konceptin e subjekteve për veten, subjektet vepronin në një mënyrë që theksonte nënshtrimin ose dominancën e tyre, kur e ndjenin se i kishin vërtet këto tipare. Kështu kur atyre ,që e konsideronin veten dominantë u thuhej se ishin të nënshtruar, ata silleshin në mënyrë më dominante. Kurse subjektet e nënshtruar që mendonin se ishin etiketuar gabimisht si dominantë, bëheshin veçanërisht më të nënshtruar. Kur opinioni përputhej me vetkonceptin e tyre, subjektet ishin më të rezervuar në sjellje.
Siç do të shohim më poshtë ne priremi të pranojmë opinione dhe vlerësime nga të tjerët, kur ato përputhen me pikëpamjen tonë për veten.
Burimet biheviorale (të sjelljes). Teoria e vetperceptimit e Bem’it.
Një burim i dytë informacioni për veten është vetë sjell/cz jonë. Ashtu si një amnezik, herë herë ne zbulojmë informacion për veten duke vëzhguar se çfarë bëjmë. Kjo ide, siç e kemi shtjelluar në kapitullin e perceptimit të të tjerëve, është hedhur nga Daryl Bem dhe quhet teoria e vetperceptimit. Njeriu bën atribuime edhe për sjelljen e vet duke vepruar si vëzhgues i saj dhe duke bërë atribuime (shpjegime) të bazuara në atë çka sheh te vetja. Sipas teorisë së verperceptimit të Bem’it, tashmë e njohur për ne në kapitullin mbi qëndrimet, njeriu sheh sjelljen e vet dhe e gjykon veten duke u bazuar në atë që vë re se bën. Teoria vë në dukje se kur sugjerimet situative janë të rralla dhe eksperienca e kaluar sjep informacionin e duhur, është ambige apo e dobët, njeriu studion sjelljen e vet për të bërë atribuime për të, ashtu siç do të bënte për të tjerët.
Në qoftë se fjala vjen, juve ju shtohen rrahjet e zemrës kur shihni një femër nudo dhe jo kur shihni një tjetër dhe këtë e interpretoni se ajo për të cilën ju rrahu zemra është ajo që pëlqeni, keni bërë një atribuim të sjelljes suaj sipas teorisë së Bem’it. Në fakt kjo mund të ndodhë edhe në rastet kur shtimin e ritmit të rrahjeve të zemrës suaj e bën artificialisht eksperimentuesi dhe ju ndjeni të regjistruar në magnetofon rrahjet e zemrës (Valins 1966).
Në një rast tjetër, kur dikush ndihmon një grua të vjetër në rrugë, thoni se ai është altrui
st. Kur veproni kështu vetë ju bëni për sjelljen tuaj po atë lloj atribuimi që bëtë për sjelljen e tjetrit, pra mendoni që jeni altruist. Në një rast tjetër ju kërkohet të merrni pjesë në një  shoqatë apo parti. Juve ju pëlqen që ju ftojnë, por s’jeni i sigurt nëse mund të shpenzoni kohë atje dhe u thoni ftuesve se do të përgjigjeni pas pak ditësh. Por ju nuk shkoni për të dhënë përgjigje dhe smendoheni për këtë ose lëkundeni për ca kohë. Pas disa javësh pyesni veten përse s'vendosët dhe arrini në përfundimin se ndofta s’jeni entuziast për atë parti apo shoqatë dhe s’doni të hyni në të. Si përfundim, e shihni sjelljen tuaj si indikator i motivimit të fshehur dhe arrini në po atë konkluzion që do të arrinit nëse do të studionit sjelljen e dikujt tjetër.
Sipas Bem’it pra, njerëzit disa herë “arrijnë t’i njohin qëndrimet, emocionet dhe gjendjet e veta të brendshme pjesërisht duke nxjerrë përfundime mbi bazën e vëzhgimeve të sjelljeve të veta të hapura dhe ose situatave në të cilat ndodh kjo sjellje.” Intuitivisht mund të mendohet se ne mund të zbulojmë se kush jemi duke studiuar mendimet e ndjenjat tona. Por studimet vënë në dukje se në disa raste mundësia e depërtimit në gjendjet tona të brendshme është kaq e kufizuar, saqë ne jemi jo më të aftë se vëzhguesit e jashtëm kur vjen fjala për të kuptuar veten (Nisbett, Wilson 1985). Si rrjedhim ne duhet të qëmtojmë veprimet tona dhe të nxjerrim njohuri për veten nga këto të dhëna biheviorale.
Natyrisht, ashtu sikurse ju jo gjithmonë e ndryshoni vetpërcaktimin tuaj për ta përputhur atë me perceptimin e të tjerëve, ashtu edhe nuk e mbështesni gjithnjë vetkonceptin (konceptin për veten) në veprimet tuaja. Së pari, sipas Bem, në qoftë se faktorët e pranishëm në situatë “janë variablet kontrollues të dukshëm të sjelljes”, atëherë ka pak të ngjarë që njeriu t’i përdorë veprimet e veta si informacion për veten. Së dyti, veprimet janë diagnostikues vetëm në qoftë se gjendjet e brendshme shpirtërore janë “të dobta, ambige apo të painterpretueshme” (Bem 1972). Së treti, dështimi apo paaftësia për të realizuar një sjellje, na tregon më pak për veten sesa rezultati i vërtetë i sjelljes. Sipas studiuesve, vetperceptimet e bazuara në moskryerjen e sjelljes (dështimi i realizimit të sjelljes, paaftësia për të vepruar), janë jo aq të fuqishëm sa vetperceptimet e bazuara në sjelljet që kryhen apo shfaqen.
Teoria e Bem’it shpjegon marrëdhënien ndërmjet konceptit tonë për veten dhe perceptimeve për veprimet tona në mjedise sociale. Në qoftë se faktorët situativë nuk përbëjnë shkaqet e dukshme të sjelljeve apo veprimeve tona, nëse gjendjet tona të brendshme janë ambige dhe në qoftë se kryhet një veprim i hapur, atëherë ne e përdorim sjelljen si tregues për konceptin tonë për veten.

e marur nga libri:
Psikologjia Sociale
Prof.Dr.Ylli Pango

Pranimi i informacionit për veten nga të tjerët.


Kur perdorim informacionin për veten që vjen nga të tjerët, ne përgjithësisht mbështete
mi tek informacioni që vjen nga të tjerët e rëndësishëm për ne, si miq, anëtarë të familjes, të dashur, kolege apo bashkëmoshatarë, liderë etj., të cilët luajnë rol me rëndësi në jetën tonë
(Hoelter 1984). Ndikimi i fuqishëm i këtyre të fundit te vetja jonë është vënë në dukje në një provë të kryer me studentë, të cilëve iu kërkua të kategorizonin veten në fillim të semestrit dhe 6 javë më vonë. Pas vetkategorizimit të parë, një mik dhe një i njohur i kategorizonin subjektet dy herë. Subjektet dhe miqtë e tyre nuk pajtoheshin krejtësisht, por mospërputhjet bëheshin më të vogla ndërkohë. Pas 6 javëve kategorizimet e subjekteve ishin më të ngjashme me ato fillestare të miqve sesa me të vetat. Subjektet prireshin t’i ndryshonin vetkategorizimet për t’u përputhur me ato të miqve, ndërkohë që miqtë nuk i modifikonin kategorizimet e tyre. Këto përfundime vlejnë vetëm për miqtë e quajtur të rëndësishëm dhe jo per të njohurit e çdo lloji.


Filtrimi i opinioneve të të tjerëve.

Perpara se të brendësohet, opinioni apo informacioni nder personal filtrohet në perceptimin e vetë personit. Perceptimi juaj për vlerësimin e të tjerëve mund të mos i korespondojë vlerësimeve të, tyre të vërteta. Një studiues iu kërkoi disa futbollistëve të përshkruanin opinionet personale rreth aftësive të tyre atletike dhe perceptimet për vlerësimet e trainerit për aftësinë e tyre. Ai zbuloi se vetvlerësimet dhe vlerësimet e perceptuara korelonin pozitivisht (koeficienti ishte +0.55), ndërkohë vetvlerësimet dhe vlerësimet e vërteta të trainerit nuk korelonin aspak. Këto zbulime u vërtetuan edhe në një seri provash të tjera. Kështu ndërkohë që ne mund t’i përdorim të tjerët si syze për të parë, reagimi ynë varet më shumë nga imazhet që kemi për opinionet e të tjerëve. 


Shqiptaret e Ukraines - Ndjenja qe nuk vdesin kurre (Dokumentar)


Me shqiptarët e Ukrainës !


Mospërputhjet midis sjelljes dhe qëndrimeve



Një nga studimet më interesante i takon viteve 50.
Richard Lapiere udhëtoi 10.000 milje nëpër Amerikë sëbashku me një çift kinez dhe vizitoi 250 hotele e restorante për tre muaj. Megjithë diskriminimin e theksuar të asaj kohe ndaj racës së verdhë, në të gjithë hotelet, me përjashtim të njërit, pronarët i pranuan kinezët në punë. Në letrat që u dërgoi po këtyre pronarëve më vonë me emra të tjerë, Lapiere i pyeste nëse do të pranonin të punësonin kinezë. U përgjigjën e 5000  pronarëve, nga të cilët 92% nuk pranonin dhe pjesa tjetër përgjigjej me “ndofta”. Ky ishte një shembull i qartë i mospërputhjes sjellje-qëndrim.
Shpjegime të mundshme të shembullit
Sipas disa autorëve, ndofta metoda e përdorur ka pasur disa të meta. Ata që u përgjigjën, a ishin po ata që takoi Lapiere? Apo ndofta janë përgjigjur të tjerë.
Së dyti, mospërputhja sjellje-qëndrim ndofta nuk është e saktë edhe sepse s’është matur me saktësi sjellja. Siç dihet, konsumatori ka një sjellje dihotomike: blen ose nuk blen, kurse në shembullin më sipër, ka edhe përgjigje tëtipit ambig. Ne mund t’i masim qëndrimet e njerëzve me testime apo teknika të sakta ku ka shkallë Vlerësimi ose disa kategori dhe jo me përgjigje letrash. Si rrjedhim mund të jenë futur në një kategori njerëz që me një matje më të saktë iu takojnë kategorive të ndryshme. Ose kinezët janë pranuar por në punë të niveleve nga më të ultat që përsëri përbën një lloj refuzimi a poshtërimi për mentalitetin e asaj kohe. Përveç kësaj ka ndryshime midis sjelljes së shkruar (në letër) dhe sjelljes vepruese. Është lehtë të përgjigjesh negativisht në një letër të shkruar dhe e ke zor të veprosh kur e ke përballë personin (kanali direkt i komunikimit). Pra, ka dy masa për ruatjen e sjelljes. Ndofta do të ishte dashur që vetë kinezët të telefononin e të pyesnin për punë ose letra e Lapiere të dërgohej edhe thjesht për të pyetur në kishte punë. Pra, duhej të ishin përdorur masa të krahasueshme për matjen e sjelljes dhe të qëndrimit. Pra, ka mundësi që sjellja dhe qëndrimi mund të kenë qenë më të pajtueshme sesa rezulton nga eksperimenti pakëz primitiv i Lapiere.
Në përgjithësi korrespondenca midis qëndrimeve e sjelljes i referohet shkallës me të cilën përputhen përmasat e sjelljes dhe të qëndrimit në kuptimin e veprimit, kohës, kontekstit e qëllimit. Për shembull, nuk është e habitshme që qëndrimet ndaj ngarjes së makinës (veprim) mund të mos lidhen me faktin nëse dikush do të ngasë një kamion dytonësh në rrugët me borë në dhjetor, duke qenë se ka një shkallë të ulët korrespondence midis kuptimit të përgjithshëm të të ngarit dhe ngarjes së një kamioni dytonësh etj., etj. Në qoftë se sjelljet e qëndrimet nuk janë specifikuar me kujdes dhe nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën, gjasa që të gjesh lidhje sjellje-qëndrim është e vogël.

Faktorët e personalitetit. Kush bindet më lehtë?



A ka njerëz që binden më lehtë se të tjerët për të ndryshuar qëndrim? Në fillim mendohej se ndikonin variable si seksi, inteligjenca, vetvlerësimi, etj. Por studimet nuk i përligjën. Për shembull, ndonëse mendohej që gratë ishin më të bindura se burrat, kjo nuk rezultoi e vërtetë nga eksperimentet dhe provat. Më me sukses dolën provat ku u studiuan karakteristikat e personalitetit në lidhje me variacionin e faktorëve që kishin të bënin me natyrën e mesazhit dhe argumentat. Kështu sipas Eagly dhe Warren (1976), njerëzit më inteligjentë i kuptojnë mesazhet kompleksë më mirë se ata që janë më pak inteligjentë dhe kështu binden më lehtë nga mesazhet kompleksë. Por, nga ana tjetër, s’duhet harruar se ata duhet të jenë më pak të bindshëm për shkak të cilësive kritike të të menduarit të tyre, kërkesës për qartësi, hyrjes në thellësi e detaje të problemit me anë të të menduarit etj. Nga studimi doli se kishte një lidhje të vogël pozitive inteligjencë-këmbim qëndrimi, kur mesazhi ishte kompleks dhe një lidhje të fortë negative kur mesazhi ishte jo i mbështetur nga argumenta. Shkurt ka karakteristika të rëndësishme të personalitetit që ndikojnë në bindjen, por asnjëra syresh nuk është universale për ndryshimin e qëndrimit.

e marur nga:
Psikologjia Sociale

tisdag 21 juni 2016

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës

   
James Buchanan Duke

Duket shumë e padëmshme, e bardhë, 8 centimetra e gjatë dhe më e hollë se sa gishti i një foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjë produkt tjetër. Kush i shpiku ato dhe sa përgjegjësi ka për vdekjet e panumërta që ka shkaktuar shpikja e tij?

Një kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishte student në vitin 1919, klasa e tij u thirr të vëzhgonte autopsinë e trupit të dikujt që kishte vdekur nga kanceri në mushkëri. Në atë kohë, sëmundja ishte kaq e rrallë sa studentët mendonin se kishte shumë pak gjasa që t’i binte sërish rasti ta vëzhgonin nga afër.

Por në vitin 2000, vlerësohej se 1,1 milionë njerëz po vdisnin çdo vit nga kjo sëmundje dhe 85 për qind e tyre qenë sëmurë nga një faktor i vetëm, duhani.
“Cigarja është artefakti më vdekjeprurës në historinë e qytetërimit njerëzor”, thotë Robert Proctor i Universitetit të Stanfordit. “Besohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz përgjatë shekullit të 20”.
Jordan Goodman, autori i Historisë së Duhanit, thotë se si një historian, ai është i kujdesshëm të mos i vërë gishtin një individi të caktuar “por në historinë e duhanit, ai është shumë i bindur se përgjegjësi kryesor ishte James Buchanan Duke i njohur shkurtimisht si Buck Duke, njeriu përgjegjës për fenomenin e shekullit të 20 të njohur si cigarja”.

Jo vetëm që Duke ndihmoi në krijimin e cigareve moderne, por ai ishte edhe pionier i marketizimit dhe shpërndarjes që solli edhe suksesin e kësaj forme në çdo kontinent.
Më 1880-n, në moshën 24-vjeçare, Duke hyri në atë që në atë kohë ishte thjesht një pjesë e vogël e biznesit të duhanit – cigare të gatshme. Me një skuadër të vogël në Durham, Karolina e Veriut, ai filloi me cigaret e gatshme të përgatitura me dorë.

Dy vjet më vonë ai pa një mundësi të re. Filloi të punojë me një djalosh mekanik të quajtur James Bonsack, i cili tha se mund të mekanizonte prodhimin e cigareve. Duke u bind se njerëzit do të dëshironin të tymosnin këto cigare të rrumbullakosura pastër në mënyrë simetrike nga makineria.
Makineria e Bonsack e revolucionarizoi industrinë e cigareve.

“Në thelb kemi të bëjmë me një cigare me gjatësi të pafundme, të prerë në gjatësinë e përshtatshme”, thotë Robert Proctor. Fundi i hapur nënkupton që ishte mundësia për t’u “ëmbëlsuar me shtesa kimike”. Ata shtuan glicerinë, sheqer molash, si dhe kimikate për të ndaluar tharjen.
Por mbajtja e cigareve të njoma nuk qe sfida e vetme që shpikja e Bonsack kishte krijuar për Duke. Ndërsa vajzat në fabrikën e tij zakonisht arrinin të prodhonin 200 cigare në turn, makina e re arriti të prodhojë 120 mijë cigare në ditë, ose sa një e pesta e të gjithë konsumit të SHBA-së në atë kohë.

“Problemi ishte që ai prodhoi më shumë cigare nga sa mund të shiste”, thotë Goodman. “Atij iu desh të punonte se si të kapte tregun”.
Përgjigjja u gjet te reklama dhe marketingu. Duke sponsorizoi gara, i dhuroi cigaret e tij nëpër spektakle bukurie dhe vendosi reklama në revistat e para që në atë kohë sapo kishin filluar të dilnin. Ai gjithashtu kuptoi se përfshirja nëpër paketa të kartave të koleksionueshme ishte një mënyrë e mirë për ta bërë ves duhanin. Vetëm në vitin 1889, ai shpenzoi 800 mijë dollarë në marketing (rreth 25 milionë dollarë me vlerën e sotme).

Bonsack e mbajti për vete patentën e makinerisë së tij, por falë ndihmës së Duke për zhvillimin e saj, i ofroi atij një ulje prej 30 përqindësh në çmimin e qerasë.
Ky avantazh konkurrues – i plotësuar me promovim masiv dhe të disiplinuar – ishte çelësi drejt suksesit fillestar të Duke. Siç pati besuar ai, njerëzit e pëlqyen cigaren e prodhuar me makineri. Ato kishin pamje moderne dhe ishin më higjienike. Një fushatë reklamash e vuri këtë në dukje si avantazh ndaj purove, të cilat prodhoheshin duke përdorur duar njerëzore.

Por megjithëse pirja e cigareve u katërfishua në SHBA gjatë 15 viteve deri më 1900, sërish kjo mbeti një pjesë periferike e tregut. Shumica e duhanit përtypej apo tymosej përmes llullave dhe purove.
Duke ishte vetë një duhanpirës dhe pa potencialin e cigareve si një mundësi për t’u përdorur në vendet e njohura tradicionalisht për përdorimin e llullës apo purove, si dhomat e lojërave apo restorantet. Lehtësia me të cilën mund të ndizeshin dhe – ndryshe nga llullat – qëndronin të ndezura, ishte e përshtatshme për pushimet e kafesë në jetën e qyteteve moderne.

“Cigaret u përdorën me të vërtetë në një mënyrë të re”, thotë Proctor. “Dhe ato ishin një rrugë e mesme – kjo është ironia më e madhe, – besohej se cigaret ishin më pak të dëmshme se sa purot për shkak se ato ishin thjesht ‘cigare të vogla’ apo jo?”.
Ne e dimë tani se cigaret shkaktojnë shumë më tepër varësi se sa purot. Fakti është që tymi thithet – gjë që nuk është tradicionale për purot – dhe kjo gjë i bën më të rrezikshme cigaret e holla dhe elegante. Por korrelacioni mes duhanpirjes dhe kancerit të mushkërive nuk u zbulua deri në vitet 1930 dhe lidhja shkakësore nuk u vërtetua shkencërisht deri më 1957 në Britaninë e Madhe dhe më 1964 në SHBA.

Në fakt, deri në këtë kohë, cigaret reklamoheshin si të shëndetshme. Ata qenë në listën e enciklopedisë farmaceutike deri më 1906 dhe rekomandoheshin për kollë, të ftohtë dhe tuberkuloz (një sëmundje që tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë e lidh pikërisht me duhanpirjen).
Kishte një lëvizje popullore kundër cigareve në fillim të shekullit, por kjo lëvizje ishte më shumë e shqetësuar për moralitetin se sa për shëndetin. Rritja e konsumit mes grave dhe fëmijëve krijoi shqetësimin për rënien morale të shoqërisë. Cigaret u ndaluan për këtë arsye në 16 shtete të SHBA-së mes viteve 1890 dhe 1927.

Vështrimi i Duke u hodh përtej detit. Më 1902 ai themeloi duhanin britaniko-amerikan duke u bashkuar me rivalin e tij të përtej detit, Duhani Imperial. Paketimi dhe marketizimi do të kryheshin në përshtatje me konsumatorët e ndryshëm, por cigaret mbetën po të njëjtat. Më shumë se një dekadë para se të krijohej makina “Model T” i “Ford”-it, Duke në fakt kishte krijuar një produkt universal.

“Për të, çdo cigare ishte e njëjta”, thotë Goodman. “I gjithë globalizimi me të cilin ne jemi tashmë të njohur përmes ‘McDonald’s’ dhe ‘Starbucks’, të gjitha u paraprinë nga Duke dhe cigaret.
Shpërndarja globale e cigareve po vijon edhe në ditët tona. Megjithëse duhanpirja në pjesët e pasura të botës është në rënie, kërkesa për cigare në vendet në zhvillim po rritet me 3.4 për qind në vit, duke sjellë edhe rritje të përgjithshme të duhanpirjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se në rast se nuk merren masa, më shumë se 100 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani në 30 vitet e ardhshme, pra më shumë se sa Sida, tuberkulozi, aksidentet me makina dhe vetëvrasjet të marra së bashku.

Duhani dhe lindja e globalizimit

Buck Duke thuhet se eci drejt hartës së botës dhe e vendosi gishtin mbi Kinë duke thënë: “Ky është vendi ku ne do të shkojmë të ndërtojmë perandorinë tonë!”.
Njeriu i ngarkuar për ta arritur këtë gjë ishte James Thomas. Deri sa kompanisë iu kërkua të largohet nga Kina më 1952, ajo kishte kapur 50 për qind të tregut. Thomas u shpërblye me një pagë nga 60 deri në 100 mijë dollarë më 1912-n, e barasvlefshme me 1.4 deri në 2.3 milionë dollarë të sotme. Howard Cox i Universitetit të Uorcester-it, thotë se Thomas ishte nga të parët perëndimorë që kuptoi mënyrën kineze të të bërit biznes, bazuar në lidhjet dhe favoret e ndërsjella.

Në fillim, cigaret u importuan nga SHBA, por prodhimi shpejt u zhvendos në Kinë. Për Cox, ky transferim i teknologjisë së prodhimit më shumë se sa të produktit është edhe pika e kthesës nga tregtia koloniale drejt epokës aktuale të globalizimit dhe korporatave shumëkombëshe.
Thomas mori skuadrën e vet të shitësve nga SHBA, por krijoi edhe bashkëpunime me kompani kineze për të shpërndarë produktin e tij. Kjo mënyrë e të bërit biznes sot është e zakonshme për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të hyjnë në tregun e Kinës.

Por a mund të akuzojmë Buck Duke për të gjithë këtë? Në fund të fundit, askush nuk detyrohet të fillojë të pijë duhan, edhe pse ata që e nisin e gjejnë shumë të vështirë ta ndërpresin.
Në një ese të re në gazetën për Kontrollin e Duhanit, Rober Proctor argumenton se shumë njerëz në industrinë e duhanit ndajnë së bashku përgjegjësinë. “Ne duhet të kuptojmë se reklamat mund të jenë kancerogjene, së bashku me dyqanet apo farmacitë që i shesin. Drejtuesit që punojnë në kompanitë e cigareve shkaktojnë kancer, siç bëjnë artistët që dizenjojnë paketimet apo kompanitë e marrëdhënieve me publikun dhe reklamuesit që menaxhojnë punë të tilla”, thotë ai.

Çështje ligjore të ngritura kundër kompanive të duhanit kanë tentuar të argumentojnë se ata e dinin rrezikun që shkaktonte produkti i tyre, por nuk bënë asgjë. Buck Duke, i cili vdiq më 1925, në fakt nuk e dinte.
“Unë nuk do ta konsideroja atë fajtor për konsumimin e cigareve”, thotë biografi i tij Bob Durden, i cili ka tendencën të vërë në dukje anët pozitive të karakterit të tij. “Ai ishte shumë punëtor dhe e dashuronte punën e tij”. Ata që mund ta gjejnë fajtor Duke, ndoshta duhet të mendojnë edhe për punët e tij të mira. Ai i dhuroi më shumë se 100 milionë dollarë Kolegjit të Trinitetit në Durham, Karolina e Veriut, universitet që mori emrin Duke më 1924 (për nder të James Buchanan Duke, babait të Buck Duke).

Por nëse nuk do të ishte për Buck Duke, a do të ishte ende Amerika duke e përtypur duhanin edhe sot e kësaj dite? Goodman beson se bota po ecte në mënyrë të pashmangshme drejt prodhimit të mekanizuar të cigareve. Makineria e Bonsack nuk ishte prototipi i vetëm dhe nëse Duke nuk do ta kishte kapur këtë mundësi, një tjetër do ta kishte zëvendësuar.
“Ai ishte njëkohësisht një hero dhe një batakçi. Buck Duke është një hero për shkak se ai e kuptonte tregun, kuptonte psikologjinë njerëzore, çmimet, kuptonte reklamën. Ai nuk është batakçi në këtë kuptim”, thotë Goodman.

Megjithatë, sado të mëdha të jenë arritjet e Duke si një arkitekt i prodhimit masiv dhe globalizimit, legjenda e tij do të vijojë të eklipsohet nga pasojat e asaj që krijoi. “Ai e bëri
botën të pijë cigare”, thotë Goodman. “Dhe është cigarja problemi më i madh i shekullit të njëzetë”.

Posteri
Gratë janë të lira! (1929)
Dr. Robert K Jackler i Universitetit të Stanford-it, Shkolla e Mjekësisë, shpjegon se si u bindën gratë të tymosin në fillim të shekullit të 20.
Industria kishte një problem. Pirja e cigareve nga gratë konsiderohej në atë kohë një veprim shumë i ulët. Për t’i bindur ato, duhej të ndryshohej mentaliteti kulturor.
Një grua që pinte cigare në një cep rruge ishte simbol i një prostitute. Një grua e denjë nuk mund të kapej kurrë duke pirë duhan në publik.
Edward Bernays, i cili ishte një kushëri i Sigmund Freud, u punësua nga Kompania Amerikane e Duhanit për të hartuar një strategji të marrëdhënieve me publikun, të tillë që të ndryshonte mentalitetin e grave. Bernays njihet nga disa si themelues i Marrëdhënieve me Publikun dhe nga të tjerë, si një propagandues i neveritshëm dhe i paskrupullt.
Vonë në vitet 1920, për shembull, kompania punësoi një grup vajzash për të marshuar përgjatë “Fifth Avenue” gjatë Paradës së Pashkëve, duke mbajtur “pishtarët e lirisë”, pra duke pirë cigare. Pas kësaj, duhanpirja u bë simbol i emancipimit të grave.

Shpikësit
Tregtarët e vdekjes
Automatiku i sulmit AK-47 ose Kallashnikovi – është arma më popullore në planet. Besohet se janë rreth 100 milionë kallashnikovë aktualisht në qarkullim nëpër botë, por krijuesi i saj, Mikhail Kalashnikov, (majtas), ndjen keqardhje për faktin se është bërë arma e parapëlqyer për ushtritë guerile të botës.
“Nuk janë dizenjuesit ata që duhet të marrin përgjegjësinë finale për faktin se ku përfundojnë armët – janë qeveritë që duhet të kontrollojnë prodhimin dhe eksportimin”, thotë ai.

J Robert Oppenheimer (qendër), së bashku me Enrico Fermi, shihet shpesh si “babai i bombës atomike” për rolin e tij në projektin Manhatan, Programin e Luftës së Dytë Botërore që zhvilloi armët e para bërthamore. Pas luftës ai u bë kryekëshilltar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Energjinë Atomike dhe këmbënguli për kontrollin ndërkombëtar të fuqisë bërthamore e u përpoq të ndalonte përhapjen e armëve bërthamore.

Kimisti suedez Alfred Nobel patentoi dinamitin dhe gelinjitin. Më 1888, kur një gazetë franceze aksidentalisht publikoi obituarin e tij, ai u trondit kur lexoi: “Tregtari i vdekjes, vdiq… Dr. Alfred Nobel, i cili u bë i pasur duke gjetur mënyra për të vrarë më shumë njerëz dhe më shpejt se kurrë më parë, vdiq dje”. Besohet se kjo e shtyu atë të heqë dorë nga 2.69 milionë dollarë kur vdiq më 1896. (301 milionë dollarë me vlerën e sotme). Ai la porosi që këto para të përdoreshin për çmimet “Nobel”.

Kostot e duhanit

Cigaret shkaktojnë mesatarisht 1 vdekje për 1 milion të tymosura. Një kontejner 12 metra i gjatë përmban 10 milionë cigare, gjë që nënkupton se në çdo kontejner gjenden rreth 10 viktima. Një fabrikë si ajo Hongta në Kinë është përgjegjëse për shkaktimin e 25 deri në 30 mijë vdekjeve në vit nga kanceri i mushkërive. Dhe dy herë më shumë për shkak të sëmundjeve të tjera.
Prodhuesit e cigareve arrijnë të fitojnë një qindarkë për çdo cigare të shitur, gjë që do të thotë se fitojnë rreth 10 mijë dollarë për çdo të vdekur./Shqip