onsdag 31 augusti 2016

Napoleoni i sulmuar nga lepujt, lufta më e çuditshme në histori dhe fakte të tjera historike.


1. Parlamenti i Islandës, është më i vjetri ende në funksionim në botë. Ai ekziston që nga viti 930.

2. Forca Ajrore e SHBA-së (atëherë pjesë e korpusit të ushtrisë) kishte vetëm 18 pilotë dhe 12 avionë të dobishëm në fillim të Luftës së Parë Botërore.

3. Gjenerali spanjoll Antonio Lopez de Santa Ana, urdhëroi organizimin e një ceremonie të plotë mortore ushtarake në vitin 1838 për këmbën e tij të prerë. Ai e humbi atë nga goditja e predhës së një topi.

4. Një burrë nga Nju Orlinsi punësoi një pirat për të çliruar Napoleonin, nga mërgimi i tij i detyruar në ishullin e Shën Helenës.

5. Në dhomën e tij në konviktin e kolegjit, poeti i njohur anglez Lord Bajroni mbante një arush
manar.

6. Ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, ka qenë një truprojë në shkollën e mesme. Atij i njihet merita se pati shpëtuar 77 jetë njerëzish.

7. Ish-udhëheqësi famëkeq i Koresë së Veriut Kim Jong Il, ka shkruar gjashtë vepra operistike.

8. Napoleon Bonaparti u sulmua një herë nga disa lepuj.

9. Lufta më e çuditshme në histori, është regjistruar ndërmjet Holandës dhe Ishujve Shili. Ajo zgjati nga viti 1651 deri në 1986, duke e bërë atë luftën më të gjatë që ka ekzistuar ndonjëherë, dhe ku nuk pati asnjë viktimë.

Ajnshtaini President i Izraelit, dhe disa fakte të tjerë historikë që (ndoshta) nuk i dinit


1. Një avion amerikan në Vietnam e rrëzoi veten në tokë, përmes goditjes nga një prej raketave që mbante në krah.
2. Në vitin 1647 Parlament Anglez ndaloi kremtimin e Krishtlindjeve.
...
3. Mbreti anglez Xhorxhi III u shpall i çmendur i dhunshëm në vitin 1811, 9 vite para se të vdiste.
4. Kur Xhorxh I u bë Mbreti i Anglisë në vitin 1714, gruaja e tij nuk u bë Mbretëreshë. Ai e vendosi atë në arrest shtëpie për 32 vjet me rradhë.
5. Henri VII ishte i vetmi mbret në Britani, që do të kurorëzohej në fushën e betejës
6. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Papa i ardhshëm Gjoni XXIII, ishte një rreshter në rradhët e ushtrisë italiane.
7. Rikardi II vdiq në moshën 33 vjeçare në vitin 1400. Një vrimë u la anash varrit, në mënyrë që njerëzit të mund të preknin kokën e tij mbretërore. Por 376 vjet më vonë disa përfituan nga kjo dhe e vodhën nofullën e tij.
8. Fjala magjike “Abrakadabra”, ishte menduar fillimisht për qëllime specifike të shërimit të etheve hay.
9. Albert Ajnshtajnit iu ofrua një herë Presidenca e Izraelit. Ai nuk pranoi duke thënë se ai nuk kishte kokë për të zgjidhur probleme politike por shkencore.
10. Uri Geller, një iluzionist profesionist u lind në 20 dhjetor 1946. Sa për origjinën e fuqive të pazakonta tij , Geller pohon se ato vijnë nga planeti i largët Hoova.

Adhuruesit e birrës do të jenë të lumtur, kur ta kuptojnë këtë lajm

 

Adhuruesit e birrës do të jenë të lumtur, kur ta kuptojnë këtë lajm                                                          

Tash në grupin e flavanoideve që ndikojnë mirë në punën e zemrës, ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe inflamacioneve të ndryshme, e sidomos janë të njohur antioksiduesit. Të gjithë adhuruesit e birrës do t’i gëzojë lajmi se si një përbërës në këtë pije mbron qelizat e trurit nga dëmtimet që ndërlidhen me demencën dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Përbërësi, i cili është hulumtuar quhet “ksantohumol” dhe gjendet në elb, e kështu edhe në birrë. Gjatë proceseve normale metabolike në trurin tonë krijohen molekula të caktuara, të cilat përmes oksidimit mund të ndikojnë në dëmtimin e neuroneve. Më pas kjo mundet të ndikojë me gjendje të degjeneruara të neuroneve, që më pas shfaqet sëmundja e Alzheimer-it ose e Parkinsonit.
Studimet e mëhershme kanë vërtetuar se kjo substancë, “ksantohumol”, rregullon rreth 400 gjene, të cilat ndikojnë në inflamacionet në trupin e njeriut, e po ashtu ka ndikuar edhe në bllokimin e qelizave që mund të ndalojnë zhvillimin e kancerit të prostatës. 

Ferizaji viteve 19??






















KONVENTA JUGOSLLAVO – TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE (1938)


Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit. 

K O N V E N T A

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:
– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe
– Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.
Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:
Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
M.
Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
M.
Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:
Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.
Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:
1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).
2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).
3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin: 
Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).
Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).
Neni 3.
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.
Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:
1. Në vitin 1939 4.000 familje
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje
Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

Shqiptarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

………………………………………………………………

Neni 5.
Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër. Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente. Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi. Me këtë rast, ata lirisht mund t’i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t’i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t’ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavlistën vjetore të të shpërngulurve. Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t’u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre. Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj. Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.


Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

………………………………………………

Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.
Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.
Neni 9.
Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;
70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.
Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

………………………………………………

Neni 10.
Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.
Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.
Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.
Neni 12.
Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.
Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.
Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.
Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.
Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Neni 14
Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.
Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.


Nga kjo hartë mësojmë se shqiptarët kanë qenë shumicë në këto troje dhe se duke i indentifikuar si „turq“ ose „muslimanë“ ata i kanë shpërngulur nga vatrat e tyre stërgjyshore. Nga ky dokument pos të tjerash mësojmë se shqiptarë ka pasur edhe në këto rajone: Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

…………………………………………

Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.
Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.
Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.
Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.
Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.
Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.
E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.
M. R. – V. M H. S. – Dr. C. A.

tisdag 30 augusti 2016

Fakte interesante historike, që mbase nuk i dinit



1. Ralf dhe Karolin Kamins patën 5 fëmijë ndërmjet viteve 1952-1966, të gjithë kanë lindur në datën 20 shkurt.

2. Manjati amerikan i naftës Xhon D. Rokefeler dha për bamirësi mbi 500 milionë dollarë gjatë gjithë jetës së tij.

3. Vetëm 1 në 20 fëmijë, kanë lindur në ditën e parashikuar nga mjeku.

4. Vejushat në Afrikën ekuatoriale, veshin një thes dhe mbulohen me hi, kur marrin pjesë në një ceremoni mortore.

5. “Lufta 100-vjeccare” mes Francës dhe Anglisë, ka zgjatur në fakt 116 vjet.

6. Britanikët nuk ia dorëzuan francezëve trupin e Napoleon Bonapartit, deri 20 ditë pas vdekjes së tij.

7. Admirali britanik Horacio Nelson, që shpartalloi flotën franceze në betejën e madhe detare të Trafalgarit ku humbi edhe vetë jetën, ishte më pak se 1.6 metra i gjatë.

8. Katerina e Madhe e Rusisë, vendosi një rregull, sipas të cilit asnjëri që ishte ftuar të merrte pjesë në festat e saj, nuk duhet të dehej para orës 09:00.

9. Mbretëresha Elizabet i miratoi një ligj i cili e detyroi të gjithë, përveç për të pasurve, të vishnin një kapele të sheshtë gjatë të dielave.

10.Ernest Bevin, Ministër britanik laburist gjatë Luftës së Dytë Botërore, braktisi shkollën në moshën 11-vjecare.
FISET KRYESORE ILIRE SIPAS ILIROLOGËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
fiset ilire1
Ilirologët dhe shkenca mbi ilirët-Ilirologjia, ndër fiset më kryesore ilirie përmendin: Taulantët, adrianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Kush e zbuloi në të vërtetë Amerikën?

Kush e zbuloi në të vërtetë Amerikën?


  

                                                          

Në një dhomë në Institutin për Studimet Islandeze ‘Arni Magnusson’në Rejkjavik, gjendet një dorëshkrim i shekullit XIII-të, mbi një pergamenë të prodhuar nga lëkura e deles të quajtur Hauksbók. Në këtë libër të veçantë, flitet për një grup burrash nordikë që u larguan nga vendbanimet e tyre në Groenlandë drejt një perëndimi të pacaktuar.

Mes të tjerash aty shkruhet:”Ata lundruan për një kohë të gjatë në det, kur papritur iu shfaqën tokat për të cilët nuk kishin asnjë pritshmëri. Ato qenë plot më fusha gruri të egër dhe vreshta”. Kjo është nga Saga e Erikut të Kuq, dhe rrëfen zbulimin nga djali i tij Leif Erikson të një toke të panjohur, të cilën ai e pagësoi me emrin “Vinland”.
Krahas Sagës së Greonlandezëve, ajo përbën atë që sot njihen si Sagat e Vinlandit, një histori irlandeze gati – historike si dëshmia e ndërveprimit evropian me atë më vonë u quajt Amerika.
Sagat u shkruan shekuj pas ngjarjeve; ndërveprimi fillestar i skandinavëve me Amerikën e Veriut ka ndodhur në shekullin e X para fundit të mijëvjeçarit të parë, ndërsa vikingët nuk lanë prani të qëndrueshme në Botën e Re.
Përkundër kësaj, ata kanë ngecur në imagjinatën e atyre që dëshirojnë të ndajnë mitin nga historia, në përpjekje për të kuptuar popujt e Amerikave. Për shumicën e historisë së tyre, sagat janë interpretuar si rrëfime fantastike duke ia detyruar gjithçka miteve dhe pak historisë.
Ato qenë kategorizuar sipas dëshmive të Shën Brendanit, murgut irlandez i cili mendohet se ka lundruar në Amerikë, ose Princit të Uellsit Madok, që ndoqi të njëjtën rrugë.
Deri një gjysmë shekulli më parë, historia normative theksonte se Kristofor Kolombi ishte i pari evropian që vizitoi kontinentin amerikan. Kjo ndryshoi 55 pesë vjet më parë me zbulimin e një vendbanimi të përkohshëm Viking në L’Anse aux Meadoës në majën veriore të Nju Faundlendit nga një çift norvegjeze, Helge dhe Anne Ingstad.
Si një shembull i mitit dhe letërsisë që përdoret si një çelës për realitetin objektiv historik, zbulimi i Ingstad renditet për nga rëndësia me gërmimet dhe zbulimin në shekullin XIX-të nga Hajnrih Shliman të atyre që pretendohet se janë rrëniojat e qytetit të Trojës, bazuar në leximet e tij të epikës homerike. Për pesë dekada me radhë L’Anse aux Meadoës qe i vetmi vend i konfirmuar i kolonizimit skandinav në Amerikën e Veriut.
Dhe kjo pavarësisht nga pretendimet e rreme të provave për një prani më të gjerë Vikinge, nga trillimet me vende si Kensington Runestone në Minesota tek Penny Maine, ku u gjend një monedhë norvegjeze shumë më tej në jug të L’Anse aux Meadoës, prejardhja e të cilës është më pak e dyshimtë, dhe të paktën do të mund të dëshmojë tregtinë e indianeve me evropianët.
Tanimë ka dëshmi më të mira të asaj që arkeologët kanë supozuar prej një kohë të gjatë – se prania e vikingëve në Amerikë ka qenë më e madhe nga sa kemi patur dëshmi për të. Bazuar në të dhënat satelitore nga hapësira, dhe tanimë nga gërmimet aktuale terren, arkeologia Sara Parkak ka njoftuar ekzistencën e një siti skandinav në Point Rosee në Nju Faundlend, 300 milje në jug të atij të zbuluar nga Ingstad 55 vite më parë.
Sikurse shprehet në një intervistë për Uashington Post, është “vendbanimi më perëndimor skandinav që është zbuluar ndonjëherë”.
Nëse Parkak mund të konfirmojë që vendbanimi ishte më shumë i qëndrueshëm se sa kalimtar, kjo mund të çojë në konfirmimin e më shumë vendeve , me një potencial për të “rishkruar historinë e vikingëve në Amerikën e Veriut”.
Kontaktet para-kolumbiane trans-Atlantike kanë qenë prej kohësh një burim magjepjeje për dijetarët por edhe njerëzit e zakonshëm, me sa duket që nga Epoka e Zbulimeve në shekullin XVI dhe më tej.
Jo një burim dosido, por biri i vete Kolombit, pohoi se marinarët kishin dëgjuar një legjendë mbi “Indianët” që devijuan udhëtimin nga perëndimi, duke u përplasur në brigjet e Galluejit në Irlandë.
Shkrimtarët e shekullit XVI-XVII kanë hedhur hipotezën e një kontakti ndërmjet Botës së Vjetër asaj të Re, të ndodhur shumë kohë para “zbulimit” të Kolombit.
Në librin e tij “Kufijtë e Perandorisë Britanike”, astrologu i oborrit mbretëror Elizabetian, Xhon Di, argumentoi se zbulimi i Amerikave nga Madoku i Uellsit hidhte poshtë pretendimet spanjolle mbi kontinentin, me rrënjët gjenealogjike kelte të mbretëreshës britanike, të cilat e konfirmonin këtë të fundit si trashëgimtaren e vërtetë të Botës së Re.
Besimi se indianët amerikanë janë pasardhësit e hebrenjve të lashtë, është në qendër të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Legjenda e Madok ka qenë hulumtuar edhe nga poema epike e poetit romantik Robert Saudhej që mban emrin e princit. Dhe nga një kërkim në internet do të gjeni argumente dhe ”prova” (disa provokuese, ca të tjera më pak), se grupet duke filluar nga egjiptianët, fenikasit, romakëve, afrikanët perëndimorë dhe kinezët, kishin shkelur në Amerikë para vitit 1492.
Por i vetmi grupim indian jo-amerikan, që është konfirmuar se ka qenë në kontinent në epokën para-kolombiane, janë skandinavët në Kanada. Puna interesante dhe e shkëlqyer e arkeologëve Parkak dhe çiftit Ingstad, na jep mundësinë për të shqyrtuar se cila është saktësisht puna e historisë. Mundësia e përplasjes së anijeve romake përgjatë bregdetit brazilian, apo princave afrikanë që frymëzuan Olmekët janë hipoteza interesante, për të mos thënë dramatike dhe romantike.
Ka ndërkaq pasoja të dukshme politike dhe kulturore. Udhëtimet e Kolombit u shndërruan në një moment krenarie në mesin e emigrantëve katolike dhe në mënyrë të veçantë atyre italianë, të cilët dëshironin të dëshmonin të drejtën e tyre, për t’i përkitur një vendi të dominuar nga anglo-protestantët.
Megjithatë sot ekspeditat e tij janë parë me të drejtë si akte të spastrimit etnik, së pari në një histori të gjatë dhe të turpshme gjenocidesh, të cilat shpesh shenjuan kontaktit midis evropianëve dhe amerikanëve vendas.
Çështja se “Kush e zbuloi Amerikën?”, nuk ka qenë kurrë neutrale. Por është ndërkohë edhe një pyetje që në shumë aspekte është kategorikisht e gabuar, sepse pa marrë parasysh se cili grupim shkeli kontinentin i pari, përgjigja është se vetë kombi nuk u “zbulua” asnjëherë, dhe se ai vetëm është “shpikur”.
Ne duhet të rivlerësojmë punën e shkëlqyer të kritikut, historianit dhe filozofit meksikan Edmundo O’Gorman, i cili në librin e tij të vitit 1958 “Shpikja e Amerikës”, shqyrtoi diskurset komplekse kulturore, letrare, teologjike dhe politike, të marra së bashku për të sintetizuar një realitet të quajtur “Amerika”, e cila u projektua mbi hapësirat tokësore hemisferës perëndimore që qenë tashmë të banuara nga njerëz, të cilët u quajtën nga evropianët indianë, dhe që me gjasë nuk ishin vizituar nga ndonjë komunitet tjetër prëj mijëvjeçarësh.
O’Gorman argumentoi se “Amerika”, që më shumë një koncept intelektual sesa një vend i vërtetë, dhe se një lexim i kujdesshëm i teksteve fillestare të zbulimit në fund të shekullit XV dhe fillimin e atij të XVI-të, dëshmojnë mbi mënyrën se si ato toka sapo u rizbuluan, u shndërruan në diçka të quajtur “Amerika”. Prandaj, vikingët, fenikasit ose egjiptasit, apo edhe indianët nuk do të mund të “zbulonin” Amerikën pasi s’kishte gjë për t’u zbuluar, vetëm për t’u shpikur.
Sikurse vë në dukje O’Gorman “kontinenti amerikan ka qenë gjithmonë aty duke pritur me durim përgjatë shekujve për t’iu zbuluar vetë njeriut të parë që si në një përrallë, do të vinte për ta prekur”.
Sipas këtij formulimi “zbulimi i Amerikës”, ka më pak të bëjë me ata që qenë diku në një moment të caktuar, por me projektimin e miteve evropiane të ndryshme si Hesperides, Atlantis, Cockaigne, Ultima Thule, dhe pas udhëtimeve të Kolombi dhe Vespuçit, Utopisë, në kontinentin amerikan. Kjo është e rëndësishme sepse na kujton se historia është një disiplinë e ndërmjetme, mes botës së faktit objektiv dhe asaj mitike të përfaqësimit të njeriut.
Historia është një lente nëpërmjet së cilës ne analizojmë se çfarë ka ndodhur, por edhe atë që njerëzit kanë besuar mbi atë që ndodhi, dhe që është shpesh po aq e rëndësishme. Në këtë mënyrë, historia s’mund të jetë kurrë një shkencë e mirëfilltë, por një vijë kufitare ndërmjet empirizmit dhe imagjinatës.
Kështu ne kujtojmë se Amerika nuk u zbulua as tek brigjet shkëmbore të Nju Faundlendit dhe as plazhet me rërë të bardhë të Karaibeve, por u shpik në pergamenët e atyre që i rrëfyen këto udhëtime.
“History News Network”/bota.al

måndag 29 augusti 2016

Dëshmitarët e ferrit/ 12 vrasësit serialë më djallëzor të historisë




  Dëshmitarët e ferrit/ 12 vrasësit serialë më djallëzor të historisë             

Vrasësit serialë kanë ndjekur historinë e njerëzimit, që në kohët shumë të largëta. Kanë qenë gjithmonë objekt paniku, spekullimi, tmerri e torture jo vetëm për viktimat e tyre, por edhe për mbarë botën. 

Historitë e këtyre “demonëve” janë shkruar e rishkruar ndoshta edhe më shumë se luftërat shekullore që kanë ndryshuar botën ku sot jetojmë.
Psikologjia e tyre destruktive dhe mendjet e tyre të sëmura janë bërë objekt studimesh për shkencëtarë e psikologë të të gjithë botës. Janë bërë kërkime, analiza, studime e vëzhgime për shekuj me rrallë, por çuditërisht nuk arrihet ti gjendet një shkak konkret psikik apo fizik, ligësisë së tyre të tejskajshme.
Paraqiten si më të rrezikshmit në një shoqëri.
Janë midis nesh po me një inteligjencë të jashtëzakonshme arrijnë të fshehin vesin e tyre makabër.
Dikush i quan psikopatë, dikush kriminelë të lindur, por në fakt asnjë epitet ose krahasim nuk do të ishte i mjaftueshëm për të përshkruar ligësi të tilla çnjerëzore.
Problemi qëndron në faktin se, pjesa më e madhe e tyre, duke përjashtuar rastet e vrasësve të pandërgjegjshëm, nuk pendohen dhe nuk i vret ndërgjegjja për krimet e tyre.
Disave, thjesht u pëlqen të vrasin e të torturojnë, ndërsa të tjerë mendojnë se për shkak të vuajtjeve që kanë përjetuar në fëmijëri, kanë të drejtë që të hakmerren ndaj racës njerëzore madje në disa raste, duke thënë se vetë Zoti i ka nxitur që ti kryejnë këto veprime.
Nuk është edhe aq e lehtë të krijosh një listë kronologjike të historisë së këtyre vrasësve, pasi është e vështirë të përcaktosh me saktësi nga ku t’ia fillosh.
Nga një anë, vrasjet seriale mund të duken si një fenomen tërësisht modern, një simptomë e sëmundjeve të ndryshme mendore që kanë pushtuar Amerikën më tepër pas shekullit 20 si për shembull: izolimi, shkatërrimi social, dhuna seksuale, krimet e tërbuara, etj. Por, në anën tjetër, impulset kafshërore dhe sadiste që karakterizojnë vrasjet seriale janë padyshim po aq të vjetra sa edhe vetë raca njerëzore.
Çdo vështrim i përgjithshëm historik i vrasësve serialë duhet të fillojë të paktën me ngjarjet që përkojnë me epokën e Romës së Lashtë, kur Perandori Kaligula përhapte me tërbim dhe kënaqësi të madhe shijen e tij të torturës dhe perversitetit. Gjatë periudhës Mesjetare, aristokratë të shthurur si Gilles de Rais (i njohur si “Mjekra Blu”) dhe Elizabeth Bathory (Kontesha e Përgjakshme), ushqenin epshet e tyre çnjerëzore me gjakun e qindra viktimave.
Shumica e ekspertëve të kriminalistikës bien dakord në faktin që vrasësi seksual i parë i periudhës moderne është Xhek Rrjepësi, krimet e të cilit, therja e kobshme e pesë prostitutave të Londrës, përhapi një valë shokuese paniku në të gjithë Londrën Viktoriane.
Pas këtij vrojtimi të errët, është e vështirë të mos biesh dakord me shprehjen e famshme të Volterit: Historia nuk është veçse një pikturë e krimit dhe fatkeqësisë njerëzore. Ja disa nga rastet që kanë hyrë në histori .
1 – Kontesha vampire, Erzsebet Bathory (1560-1614)
Erzsebet Bathory, kontesha “Drakula” siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I
tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija.
U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.
2- Gilles de Rais, Mjekërbluja (1404-1440)
Ishte aq i keq, sa përfundoi në një legjendë: në fakt duket se fisniku francez Gilles de Rais është frymëzuar nga historia e mjekroshit vrasës Charles Perault (1628-1703).
Megjithatë, De Rais nuk i preu kokën asnjë bashkëshorteje: përdhunoi, torturoi, dhe vrau dhjetëra fëmijë. Me prindër nga familjet më fisnike të Britanisë, ai u rrit në oborrin e mbretit të ardhshëm Karli VII i Francës.
Në fillim ishte një hero lufte, në krah të Zhan D’Ark, në luftën kundër anglezëve. Pas vdekjes së çupëzës së Orleans, iu kushtua veprimtarive të ndryshme. Pasi u tërhoq në tokat e tij, iu përkushtua alkimisë, kjo sipas akteve të proceseve që përfunduan me dënimin e tij me vdekje. Ishin ndihmësit e tij që i siguronin fshatare të reja në moshë si dhe lypsa, me të cilët abuzonte dhe më pas i masakronte.
3- Xhek Rrjepësi
Në vitin 1888 mbolli terror në “East End”, një prej zonave më famëkeqe të Londrës. E megjithatë, vrasësi i parë serial i historisë nuk ka ende një identitet, pavarësisht një mijë hipotezave që ekzistojnë.
Mes tyre, njëra më e bujshmja: mos ai ishte Albert Victor, nipi i mbretëreshës Viktoria, që në ata vende kish marrë sifilizin? Donte të hakmerrej? Të pesë viktimat, në fakt, ishin prostituta.
Vrasësi i vriste duke u prerë fytin, por më pas u kthehej organeve të brendshme, duke ua hequr me një ekspertizë pothuajse kirurgjike (gjë që ka bërë të mendohet se ndoshta ka qenë një mjek).
Shumë mitomanë u vetëakuzuan, por vrasësi do të bëhej i famshëm me emrin të skalitur në mure dhe një letër drejtuar Scotland Yard: “Jack the Ripper”. Dyshimet ranë edhe mbi Amelia Dyer, e njohur si Jill the Ripper, duke qenë se ajo veproi në po ata vite. Megjithatë, Dyer ishte e “specializuar” në fëmijët: i adoptonte për të bërë para, dhe më pas i vriste ose i linte të vdisnin nga uria.
4- Sapunifikuesja Leonarda Cianciulli (1893-1970)
Viktimat e saj ishin “vetëm” tre, por trajtimi që u bënte kufomave ka hyrë në analet e krimit: siç tregonte ajo vetë në procesin gjyqësor, me një farë krenarie, i përziente me sodë kaustike për t’i transformuar në sapunë me erë. Ndërsa me gjakun e tyre, lyente ëmbëlsirat që u jepte mysafirëve. Fëmijë aksidental (e ëma ishte përdhunuar dhe më pas ishte detyruar të martohej me përdhunuesin), Leonarda kish patur një fëmijëri të tmerrshme, gjatë të cilës ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.
Në moshën 21-vjeçare, u martua me një punëtor krahu dhe në 1930 u transferua në Correggio (Reggio Emilia). Me iniciativë dhe karizmatike u shndërrua në një fallxhore shumë e vlerësuar, një veprimtari që kjo që i mundësoi të njihte viktimat e saj. Përse i vriste? Ndoshta për para (u grabiste atyre para dhe sende të çmuara).
Apo ndoshta, sic deklaroi, bëhej fjalë për flijime njerëzorë për të shmangur që djali i saj i dashur të shkonte në luftë. Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare në burgun e Pozzuolit në Napoli, aty ku deri në fund të jetës përgatiti ëmbëlsira shumë të shijshme.
5- Mister Satanai, Charles Manson (1934-ende gjallë)
Një Jezu Krisht me shikim satanist: amerikani Charles Manson është konsideruar më mbresëlënësi ndër vrasësit serialë.
Me një adoleshencë të trazuar, përfundoi shumë shpejt në burg në Virxhinia, ku pësoi dhunime të vazhdueshme nga ana e të burgosurve. Doli në moshën 33 vjeç, në kulmin e viteve gjashtëdhjetë dhe të lëvizjes së hipive, ku u angazhua edhe vetë. Me një karizëm të lindur e të jashtëzakonshme, mblodhi rreth vetës mbi pesëdhjetë ndjekës (mbi të gjitha gra) që u vetëquajtën The Family.
Bashkë me ta shkoi në vilën e Terry Melcher, një producent që kish refuzuar ta angazhonte (Manson kishte ambicie muzikore): por aty gjeti Sharon Tate, bashkëshortja shtatzënë e Roman Polanskyt, të cilën e vrau brutalisht. Vazhdoi me masakra të tjera amerikanësh të pasur, me gjakun e të cilëve shkruante “Vdekje derrave”. I dënuar me vdekje në vitin 1970 do të thoshte: “I vetmi pendim që kam është që nuk kam qenë i keq aq sa duhej”.
6- Henri Desire Landru, vrasësi xhentëlmen (1869-1922)
“Zotëri dyzetepesë vjeç, me një pasuri prej 4 mijë frangash, do të donte të martohej me një zonjë të një moshe dhe situate ekonomike të ngjashme”.
Pothuajse 300 gratë që iu përgjigjën këtij lajmërimi gjendeshin përpara një burri elegant dhe shumë xhentil, i cili bashkëbisedonte me to për mundësinë e martesës. Landru synonte më të pasurat dhe të vetmuarat: shoqëroi dhjetëra prej tyre në vilën që kish marrë me qera në periferi të Parisit, ku i bindte që të firmosnin një prokurë për të shtënë në dorë paratë e tyre.
Në atë pikë i lidhte dhe masakronte trupat e tyre, që më pas i digjte në oxhakun e vilës. Ishte pikërisht era e mishit të djegur që e tradhëtoi. U arrestua në 1919, me akuzën e mashtrimit dhe vrasjes së dhjetë grave, plus një fëmijë që kishte shoqëruar njërën prej tyre.
Gjatë procesit (ku u dënua me vrasje në gijotinë)  mohoi gjithçka pa e humbur asnjëherë mirësjelljen, as kur në kopshtin e tij u gjetën eshtra dhe dhëmbë.
7- Albert Fish, monstra e Bruklinit (1870-1936)
Krenohej se kishte ngacmuar seksualisht 400 fëmijë dhe kishte vrarë më shumë se 100. Në të vërtetë, vrasjet e vërtetuara ishin vetëm pesë, por Fish i kreu me një mizori të tillë (i torturonte dhe masakronte të vegjlit e më pas ushqehej me ta) saqë tashmë figuron ndër vrasësit serialë më famëkeqë të të gjitha kohërave.
I rritur në jetimore, ku ngacmohej dhe dhunohej vazhdimisht, zbuloi shumë shpejt që dhuna i provokonte kënaqësi. Më tej nisi të frekuentojë banjot publike, si për të parë djem lakuriq, si për të praktikuar koprofaginë (hante jashtëqitje dhe urinë).
Perversitetet e tij ushqenin njëra-tjetrën: në bordello kërkonte që të dhunohej, diku tjetër dhunonte të rinjtë dhe abuzonte me fëmijët kryesisht me ngjyrë. Në proces, mbrojtja e tij kërkoi të mbrohej për gjendjen mendore, por juria e gjykoi të shëndoshë mendërisht dhe e dënoi me vdekje.
Kur i afrohej karrikes elektrike, Fish deklaroi se ishte i kënaqur pasi do të ishte “kulmi emocional i jetës së tij”.
8- Harold Shipman, doktor “Vdekja” (1946-2004)
Për nga numri i viktimave (200-350) është konsideruar vrasësi serial më i madh i historisë. Vokacioni i Harold mori udhë kur, në moshën e adoleshencës në Nottingham, Angli, humbi nënën për shkak të një kanceri në mushkëri: i magjepsur prej efektit të fuqishëm të morfinës ndaj dhimbjeve të sëmundjes së pashërueshme, u rregjistrua në mjekësi ku u diplomua në vitin 1970.
Pasi veshi këmishën e bardhë, u angazhua menjëherë në kryerjen e vrasjeve: përzgjidhte të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, që nuk shkaktonin dyshime. Përveçse kur, gjatë hapjes së një testamenti, u zbulua një falsifikim në favor të Doktor Shipman. Kufoma e zhvarrosur u ekzaminua dhe rezultoi që kishte një mbidozë morfine. Në atë moment, doktorin e vdekjes e kompromentoi statistika: kur u vërejt numri i rasteve të pacientëve të tij që kishin vdekur dhe u krahasua me atë të mjekëve të tjerë, u zbulua një ndryshim prej afro 200 vetësh.
I dënuar, ai kreu vetëvrasje në burg, për gëzimin e shumë tabloidëve anglezë. The Sun shkruante në faqen e parë: “Ship Ship Hooray!”
9- Pietro De Negri, ekzekutuesi (1956-ende gjallë)
Më shumë se sa i keq, legjenda Pietro De Negro që për profesion kishte kujdesin për qentë, konsiderohej një ekzekutues që vinte drejtësinë në vend: nuk pati asnjëherë ndjenja faji për vrasjen brutale të boksierit amator Giancarlo Ricci, shpërndarësi i tij i kokainës si dhe ortak në vjedhje, i cili i impononte tangjente të mëdha si dhe e shantazhonte.
Në 18 shkurt 1988 De Negri tërhoqi Riccin në dyqanin e tij me pretekstin që do të grabiste një shpërndarës droge dhe e bindi të fshihej në një kafaz për qenë. E mbajti për disa orë: ia leu fytyrën me benzinë dhe i vuri flakën, pastaj e lidhi pas tavolinës. Me një pincë i këputi gishtërinjtë (të cilët më pas ia futi në sy dhe në gojë) dhe i preu hundën, veshët, gjuhën dhe organet gjenitalë, me të cilët e mbyti.
Në procesin gjyqësor iu njoh “paaftësia për të kuptuar dhe qenë i vetëdijshëm për shkak të intoksikimit kronik me kokainë”. Një i burgosur model, pas 16 vitesh burg, që nga viti 2005 është i lirë.
10- Richard Trenton Chase, vampiri i Sakramentos (1950–1980)
Që prej lindjes së tij më 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni kishte lindur nën një yll fatkeq. Kur ishte fëmijë ai lagte shtratin natën, ndizte zjarre dhe vriste kafshë të vogla. Kur nisi shkollën e mesme, Chase filloi të mendonte se një sindikatë krimi naziste e kishte vënë në shënjestër dhe po paguante nënë e tij që ta helmonte me një lëndë kimike që po ia kthente gjaku në pluhur.
Që të mbante zemrën e tij në funksion, Chase filloi të vriste dhe t’u nxirrte zorrët kafshe të vogla, duke i përzier organet e tyre me coca-cola në një përzierës dhe më pas pinte përbërjen. Në vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri në venat e tij dhe pësoi helmim gjaku Chase u shtrua në një institut psikiatrik. Edhe atje ai e gjeti mënyrën për të vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj që uleshin në dritare dhe duke i ngrënë. Në vitin 1976 Chase iu dorëzua së ëmës bashkë me ilaçet. Në mes të vitit 1977 ai u gjet duke u endur në zonën e lumit Tahoe me një kovë të mbushur me gjak, por që nuk ishte gjak njeriu. Ai vrau njeriun e parë më 29 dhjetor 1977 dhe një muaj më vonë ai vrau 22-vjeçaren, Teresa Wallin. Ai tërhoqi trupin e saj në dhomën e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithë fytyrën e trupin e tij. Dy ditë më vonë Chase bleu dy këlyshë nga një fqinj e më pas i vrau dhe u piu gjakun.
Më 27 janar të atij viti, Chase vrau katër persona, të cilëve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumë shpejt nga policia pasi kishte lënë gjurmë gjithandej.
11- Ted Bundy (1946-1989)
Theodore Robert Cowell (Teodor Robert Kouell) i njohur si Ted Bundy lindi më 24 nëntor 1946 në Burligton të Vermont dhe u ekzekutua më 24 janar 1989 në burgun Raiford, Union County në Florida.
Ai ishte një vrasës serial, përdhunues, rrëmbyes, i cili sulmoi dhe vrau shumë vajza dhe gra gjatë viteve ’70. Ai kishte mohuar për më shumë se një dekadë vrasjet e tij, por një ditë para se ta ekzekutonin ai pranoi se ishte fajtor për 30 vrasje, por disa mendojnë se numri i viktimave te tij ishte 36 apo dhe më i lartë.
Sipas FBI-së, Bundy ishte mjaft romantik dhe miqësor me viktimat e tij, të cilat ishin femra. Ai i joshte me fjalë të bukura drejt vdekjes dhe thuhet se motivi i vrasjeve të tij ishte seksual.
Epshi i tij seksual kalonte çdo kufi por ai kishte dhe patologji të tjera, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera. Së pari viktimat mashtroheshin apo rrëmbeheshin, në fillim ekzekutoheshin e më pas Bundy kryente marrëdhënie seksuale me kufomat e tyre. Disa prej viktimave rrëmbeheshin nga Bundy e më pas mund t’i përdhunonte dhe pastaj t’i vriste ato apo priste derisa ato të flinin dhe futej fshehurazi brenda shtëpive të tyre për t’i vrarë. Bundy ishte arrestuar së pari në Utah e më pas u gjykua dhe u burgos në vitin 1975 për tentativë vrasjeje dhe rrëmbim. Ai arratiset në dhjetor të vitit 1977 ku shkon në Florida, ku kryen disa vrasje të tjera. Aty arrestohet dhe merr 3 dënime me vdekje dhe më pas ekzekutohet.
Bundy u ekzekutua mbi karrige elektrike në burgun e Raiford në veri të Florida-s. Aty morën pjesë disa dëshmitarë ku ishte e pranishme edhe biografia amerikane Anna Role e cila e quajti atë simbolin e së keqes dhe të pashpirt. Dita e ekzekutimit të tij u festua në Florida.
12-Teodor Kaçinski, “Unabomber” (1942-ende gjallë)
Teodor Xhon Kaçinski ka lindur me 22 maj 1942 në Çikago, por historia e mban mend sipas nofkës “Unabomber”. Viktimave u dërgonte bomba, për dallim nga vrasësit tjerë serial. Viktima kryesisht ishin profesorët, dhe në periudhën kohore prej 20 vjetësh ka lënduar 23 dhe ka vrarë tre persona. Në klasën e pestë ka bërë testin e inteligjencës dhe doli me koeficient 167. Ishte gjeni, ka kapërcyer disa klasë, merrte pjesë në disa grupe shkollore, shah, biologji, gjuhë gjermane e matematikë. 16 vjeç mori bursën e Harvardit  dhe pas diplomimit u bë doktor i matematikës në Universitetin e Miçiganit dhe punoi si profesor në Universitetin e Berklit në Kaliforni./Tirana Observer/

7 mësime të thjeshta jete, që ju nxisin të rriteni në të gjitha fushat.


Të gjithë biem dakord në faktin që nëse ne vazhdojmë që të ndajmë të vërtetat tona aktuale njëri me tjetrin, atëherë kolektivisht mund të vazhdojmë të kuptojmë se si funksionon kjo botë. Këtë vit le të jemi ne të përkushtuar për të balancuar të vërtetat që tashmë i kemi mësuar me besim edhe ide të reja për jetën
Ndërsa ne e jetojmë ditë pas dite jetën, në mënyrë të vazhdueshme ndryshojmë dhe përshtatemi në bazë të perceptimeve të reja të atyre që ne i besojmë si të vërteta dhe ato false. Ky është një proces që kërkon vullnet, përkushtim dhe përshtatje kur ne dëgjojmë një sugjerim, i cili mund të jetë i ndryshëm nga ajo që ne besojmë se është i duhuri, apo çfarë ne tashmë e kemi përjashtuar duke gjykuar të gabuar. Këtë vit le të jemi ne të përkushtuar për të balancuar të vërtetat që tashmë i kemi mësuar falë besimit dhe idesë së re për jetën.
Me dëshirë për të ndërmarrë një rrugëtim të ri, sapo ne dalim nga shtëpia, ky udhëtim do të na udhëheqë në një drejtim që ne kurrë më parë, as e kishim menduar që ekzistonte, por që me ankth po pret mbërritjen tonë.
Të gjithë biem dakord në faktin që nëse ne vazhdojmë që të ndajmë të vërtetat tona aktuale njëri me tjetrin, atëherë kolektivisht mund të vazhdojmë të kuptojmë se si funksionon kjo botë.
Një fuqi e mrekullueshme në numra, të gjithë duke u përpjekur që të zbulojmë se përse jemi këtu dhe si ne mund të bëhemi ata njerëz për të cilët fati ka vendosur që të jemi.
Përgjatë udhëtimit tim të dashurisë së pambarimtë nëpër lugina të trishtimit të dallgëzuar dhe normalitetit të vazhdueshëm të përditshmërisë, kam marrë këto leksione të jetës, që më kanë ndihmuar që të formësoj kuptimin e deritanishëm të botës.
1 – Dashuria është sekreti
Të zbulosh dashurinë është gjëja më e rëndësishme, pasi pikërisht për shkak të dashurisë ne jemi këtu ku jemi. Të japim, marrim dhe të dashurojmë konsiderohet një nga arsyet e ekzistencën sonë. Romanticizmi, miqësia, paqja, dashuria e qetë dhe dashuria e pashpjegueshme, lumturia, dashuria që ta heq mendjen, puthjet pasionante, pra e gjithë dashuria e mundshme që ekziston në këtë botë.
2. Integriteti është një nga cilësitë më të rëndësishme morale
Ne në këtë botë jemi lindur të vetëm dhe do të vdesim të vetëm, duke hyrë kështu në një fazë tjetër të jetës. Integriteti që na bën të ecim me kokën lart dhe trupin drejt, edhe kur asnjë nuk na shikon, është ajo që ne marrim me vete kur e lëmë tokën. Të pasurit integritet, na ndihmon ne që të jemi të plotë dhe të tërë, kur gjithçka tjetër shkatërrohet.
3 Ndërprit lidhjen që të vret
Kur e ndërpret një marrëdhënie që të vret dhe pengon, ke gjetur çelësin jo vetëm të lumturisë, por edhe të rritjes personale dhe zbulimit. Të qenët i ndershëm me veten tonë, kush ne jemi dhe kush duam të jemi, është pjesë e asaj përse ne jemi këtu që të mësojmë. Do mjaft fuqi t’i lësh këto marrëdhënie të ikin dhe ne duhet t’i besojmë ndjesisë së brendshme, sipas së cilës ne e dimë shumë më mirë se çdokush tjetër, se çfarë është më mirë për zemrat dhe shpirtrat tanë dhe të ecim përpara.
4 Të jesh i butë në komunikim
Të jemi të butë në fjalët tona dhe të flasim ngadalë është një aftësi e çmuar për t’u zotëruar. Shumë shpesh ne diskutojmë për gjëra për të cilat as që ia kemi idenë. Heshtja është e shenjtë dhe një sekret që shumë persona kurrë nuk do të arrijnë ta zotërojnë. Fjalët kanë një fuqi që ne nuk mund ta shikojmë, por që mund të jenë shumë më të fuqishme sesa fuqia fizike. Respektoje atë fuqi me vetëdije të plotë.
5 Të rritesh me atë që do
Ne në mënyrë të vazhdueshme ndryshojmë dhe duhet që të jemi të përkushtuar që të rritemi me ata që i duam fort. Të kuptuarit dhe të përqafuarit e idesë që ne ndryshojmë nga dita në ditë, na bën me vetëdije sesa e rëndësishme është që përgjatë këtij ndryshimi të kemi afër partnerët tanë, familjen dhe miqtë. Transformimi po ndodh dhe është pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi. Kjo kohë po fluturon dhe shumë herë të tilla janë mendimet tona për këtë botë dhe sjelljet që ne ndjekim. Pra duhet të mbështesim ata që duam.
6 Ofro mbështetje
Të ofrosh mbështetje kur ti ndihesh i fortë dhe të kesh dëshirë që të marrësh mbështetje kur e ndien veten të dobët, do të jetë diçka e zakonshme në një botë plot me shpate të thepisura. Dashuria është ajo që të bën të kuptosh se ne po luftojmë një betejë që të lodh shumë në çdo kthesë dhe çdo dhimbje është e barabartë përmes syve të viktimës. Do të ketë ulje-ngritje të pashmangshme dhe të vazhdueshme në jetën tonë, kështu që ndihmesa që duhet t’i japim njëri-tjetrit është thelbësore që ne si e tërë të kemi sukses.
7-Bëj diçka kreative çdo ditë
Kur krijon diçka çdo ditë është po aq e rëndësishme sa edhe ushtrimet tona ditore. Rutina e zakonshme na mban ne larg nga potenciali i plotë që kemi dhe argumentueshëm mund të jetë pjesa më e frikshme e ekzistencën njerëzore. Të bëjmë diçka ndryshe nga e kaluara, na lejon ne që të shikojmë mundësitë e pambarimta të transformimit. Duke tentuar që botën ta shikojmë në një këndvështrim tjetër, na hapen zemrat dhe shpirtrat, e ne bëhemi të aftë që të perceptojmë të vërtetën dhe cilët duhet që të jemi realisht në këtë botë të mbushur plot me rutinë.

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut



Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdhenj të historisë shqiptare. Një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse për të cilin janë botuar shumë libra. Ndoshta një portret më të saktë për të jep diplomati i shquar Eqrem bej Vlora, që shkruante për Zogun: “Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”.
50 fakte nga jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai kishte pasion tenisin, pinte 250 cigare në ditë, flinte shumë pak, ishte paranojak ndaj atentateve. Dashuritë e tij dhe detaji i veçantë me këmishën e virgjërisë të mbretëreshës Geraldina. Njihuni me jetën e jashtëzakonshme të mbretit të shqiptarëve.

1- Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5 muaj e 29 ditë. Lindi në 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Fosch, pranë Parisit.

2- Ahmet Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6 ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë më 1 shtator të vitit 1928. Monarkia i tij mori fund kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

3- Ahmet Zogu qëndroi për 11 vjet në fronin e mbretit të Shqipërisë, për 3 vjet në detyrën e presidentit, për 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

4- Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e familjes së njohur Toptane nga Tirana. Xhemal Zogu vdiq në moshën 41-vjeçare në rrethana të panjohura. Ndërsa Sadije Toptani vdiq më 24 nëntor 1934.

5- Ahmet Zogu ishte një nga dy djemtë e familjes dhe kishte edhe pesë motra, Adilen, Nafien, Semien, Mexhiden dhe Ruhijen. Ndërsa vëllai i tij, Xhelal, ishte nga martesa e parë e të atit. Princi Xhelal vdiq në Stamboll në vitin 1944 dhe la pesë fëmijë.

6- Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli. Nuk ka një datë të saktë se kur është bërë ndërrimi i mbiemrit, por mendohet se mund të jetë viti 1927. Mbiemri Zogu i përshtatej më shumë një aristokrati sesa mbiemri i mëparshëm Zogolli.

7- Ahmet Zogu mësimet e para i mori në Liceun Perandorak Francez të Gallatasarajit në Turqi. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Perandorake në Vjenë. Studimet i ndërpret në vitin 1912 dhe kthehet në Shqipëri.

8- Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si aksioni i parë politik i tij

9- Ahmet Zogu ishte 25 vjeç kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm; 30 vjeç, kur u bë President i Republikës; dhe 33 vjeç kur vuri në kohë skeptrin e mbretit të shqiptarëve. Në 65 vite të jetës së tij Zogu i provoi të gjitha, që nga dëbimi prej Shqipërisë, rikthimin për të arritur majat e pushtetit dhe ekzili për të mos u kthyer më kurrë.

10- Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11 vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më kryesorët janë ata me kryeministra Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi Frashëri.

Frika nga atentatet dhe pasionet për jetën

11- Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorësiakë. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”. Betejat e tij me bejlerët rivalë, kosovarët, radikalët që mbështesnin Nolin dhe rebelët dukagjinas e kishin shtënë në gjak me një sërë familjesh. Të fyerit i dërgonin herë pas herë një zarf me plumb brenda, që ishte premtim se plumbin tjetër do e merrte në zverk. Një vizitor britanik guxoi njëherë të sugjeronte se kreu i shtetit duhej të përjashtohej nga ligjet e gjakmarrjes. Një këshilltar i Zogut iu përgjigj: “Mbreti jonë shkëlqesi është një prej nesh, jo si mbreti juaj”.

12- “Njerëzit e Tiranës mund ta shihnin mbretin e tyre duke bërë përshëndetjen në paradat ushtarake në ditët e festa kombëtare. Kur Zogu mori pjesë në një pritje të inaugurimit të ndërtesës së re të Legatës së SHBA-së në vitin 1930, diplomatët e panë të çuditur teksa ai rrëshqiti nga makina, rendi në ndërtesë, dëgjoi fjalimin dhe u zhduk po aq shpejt sërish. Hapja e parlamentit ishte njësoj e nxituar në ato raste të veçanta kur ai mbante fjalimin e mbretit, personalisht. “Të huaj këtu shijojnë herë pas here çaste talljeje me të”, ankohej Rose Ëilder Lane, shkrimtarja amerikane që jetonte në Tiranë dhe që u bë mikja dhe ndoshta edhe e dashura e tij”, shkruante studiuesi Jason Tomes në librin e tij “King Zog: self-made monarch of Albania”.

13- Herë pas here, kishte ndonjë shfaqje të papritur të mbretit, kur Zogu bënte shëtitje të shkurtra përkrah nënës së tij, përmes kopshtit trekëndësh ndërmjet rezidencave të tyre. Ky park në miniaturë ishte si kopsht bashkiak, me trëndafila dhe stola, ku shoqëria alla-franga vinte të dielash pasdite. Me Sadijen në krahun e tij, ai ishte i sigurt nga vrasësit që respektonin Kanunin. Raste kur dilte nga qyteti ishin të rralla, zakonisht për të shkuar në Mat me motrat e tij, për të ngrënë drekë në shtëpizën e tij në Qafështamë. Ekskursionet kryheshin në rrugë të ndryshme çdo herë, shpërndaheshin informacione false, bëheshin kontrolle për bomba dhe ndryshohej itinerari në momentin e fundit.

14- Frika e mbretit për jetën e tij mund edhe të ketë qenë e ekzagjeruar. Liderë të tjerë kombëtarë mund t’ia besonin mbrojtjen e tyre policisë; Zogu e shihte si të nevojshme që të kujdesej vetë për çdo detaj të mbrojtjes së tij.

15- Të dërguarit diplomatikë të Italisë dhe Jugosllavisë gjithashtu përpiqeshin ta trembnin duke u kaluar shërbimeve sekrete informacione për komplote në radhët e emigrante shqiptarë. Zogu e dinte se ishte i rrethuar nga spiunë italianë, të cilët do mund t’i jepnin informacione shumë të rëndësishme Hasan Prishtinës, nëse Musolini vendoste të ndryshonte lidershipin e Tiranës. Zogu nuk u ankua kurrë për kërcënimet që merrte. “Incidente të tilla ndodhin”, thoshte ai. “Këto janë rreziqe që i kanosen çdo kreu shteti”. Meqë dalja jashtë ishte aq e rrezikshme, ai preferonte të rrinte në pallat.

16- Kompleksi kishte një fushë tenisi dhe palestër, edhe pse mbreti s’i përdorte shpesh ato. Shqiptarët e modës së vjetër nuk e kuptonin pse perëndimorët bënin palestër vazhdimisht. Sporti ishte tipar i shoqërisë evropiane për të mbajtur trupin në formë, gjithsesi Zogu nganjëherë e merrte raketën e tenisit. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

17- Rutina e zakonshme e këtij gjeniu duhanpirës ishte gjithçka përveç se e shëndetshme. “Ai ishte një oxhak njerëzor”, kujtonte një reporter i huaj. “S’kam parë njeri të pijë aq shumë duhan dhe pa ndërprerje”. Sipas këtij burimi, Zogu pretendonte se në 1920-ën e kishte zakon të pinte 250 cigare në ditë. Mbase duhanpirës të tjerë po aq të vullnetshëm mund të gjykojnë më mirë nëse një nivel i tillë konsumi duhani është fizikisht i mundur, por të gjithë bien dakord se ai pinte shumë duhan, edhe sipas standardeve shqiptare’, shkruante historiani Jason Tomes.

18- Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë. Një poet zogist e perifrazoi në vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti”.

19- Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija. Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur.

20- Mbreti lexonte shumë ndaj s’kishte një kufi të qartë ndërmjet punës dhe zbavitjes. Pako të tëra me libra dhe revista vinin rregullisht nga Vjena. Ai ruante interesin e tij për historinë ushtarake, veçanërisht për periudhën napoleonike dhe një bust i vogël i Napoleonit qëndronte në tavolinën e tij të punës, përkrah një pllake qeramike të Skënderbeut.

21- Shpeshherë pasi mbaronte ai luante e letra për para me disa prej adjutantëve dhe ministrave të tij. Këto rast shërbenin dhe për të shkëmbyer informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

22- Zogu e linte Tiranën zakonisht vetëm një herë në vit. Në pik të verës, njerëzit preferonin t’i iknin klimës mbytëse të kryeqytetit. Familja mbretërore udhëtonte drejt Durrësit çdo qershor dhe kalonte pranë detit tre ose katër muaj. Zogu kishte shpresuar ta kthente Durrësin në portën e Shqipërisë. Ishte një prej porteve më të mira në Adriatik, sipas qeverisë shqiptare. Ishte pikërisht këtu në Durrës që në pritje të një ardhmeje më me influencë, Zogu kishte zgjedhur të ndërtonte pallatin e tij veror.

23- Buzë detit, mbreti e ndërronte kostumin e tij të zakonshëm gri me pantallonat bardha prej stofi dhe një xhaketë sportive blu. Pjesën më të madhe të kohës qëndronte në studio, një zyrë e vogël e pajisur me disa karrige të lehta, një tryezë kafeje dhe një tavolinë. Lluca ishte një problem më vete, ndaj vizitoreve femra u kërkohej të mos vishnin taka të larta. Meqë këtu vizitohej nga më pak njerëz se në kryeqytet, Zogu e përdorte shpesh telefonin. Shqipëria nuk ishte lidhur me rrjetin ndërkombëtar, por linjat ndërmjet pallateve, ministrive dhe postave të xhandarmërisë funksionin.

24- Shpeshherë organizoheshin shfaqje filmash në shtëpinë e kinemasë. Motrat e tij dhe fëmijët pëlqenin të shihnin Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Të gjithë binin herët për të fjetur. Ndryshe nga ç’besohet, ballot luksoze, shpenzimet e tepruara dhe format e tjera të ekstravagancës nuk ishin tipar i mbretërisë së Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i kishte caktuar mbretit 500 mijë franga ari në vit, si dhe shpenzimet për stafin dhe udhëtimet. Nëna mbretëreshë dhe princeshat merrnin 120 mijë të tjera. Edhe pse ishte shumë më pak se shuma që i paguhej mbretërve të Rumanisë dhe Jugosllavisë, të ardhurat vjetore zor se i kalonin 1 milionë paund dhe ku thesari ishte gjithnjë në deficit.

25- Siç mund të vërenin diplomatët e huaj, shpenzimet e tij më ekstravagante ishin ato që kishin si synim të linin bejlerët në hije. Ai e kishte shumë me qejf që t’i vinte në siklet, kur bëhej fjalë për shkëmbim dhuratash. Prestigji ishte gjithashtu një motiv tjetër për të blerë disa limuzina (më së shumti Mercedez-Benz). Ai nuk i ngiste vetë ato, por rrugët malore kërkonin motorë të fuqishëm. Për t’u bërë përshtypje krerëve të fiseve, mbreti ekspozonte koleksionet e tij të qilimave orientalë dhe armët antike.

26- Shpenzimet më të mëdha dëshmojnë se mbreti paguante trefish më shumë për çdo gjë që familja mbretërore blinte në treg. Mbase mbreti nuk e kuptonte se faturat e ushqimeve të tij fryheshin më shumë se ç’duhej; por në fakt ka më shumë mundësi që ai ta dinte shumë mirë, por dashamirësia e tregtarëve tiranas mendonte ai mund të meritonte një shpërblim të tillë.

Politika mbretërore

27- Kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut mund të cilësohet Fan Noli. Edhe pse Zogu e rrëzoi nga pushteti në vitin 1924, Noli edhe në emigrim vazhdoi të ishte armiku i tij. Noli e quante oksidentalizmin e Zogut një farsë. Në një nga debatet në parlamentin e viteve 1920-1924, Fan Noli e quan kryeministrin Zog “shakaxhi të përparimit”.

28- Ahmet Zogu është dhe i pari kryetar shteti që ndërmori reforma edhe për emancipimin e gruas. Në vitin 1937 Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e perçes tek gratë myslimane. Ligji i Zogut lejonte ndalimin e perçes edhe me forcë, pasi ai ishte antiligjor dhe antishoqëror.

29- Akuza më e rëndë që i është bërë Ahmet Zogu është dhënia e Shën Naumit Serbisë, në vitin 1925. Sipas historianëve, ky vendim u bë në shenjë falënderimi për ndihmën që i dhanë serbët për ta sjellë në pushtet atë një vit më parë, pas rrëzimit të Fan Nolit.

30- Ahmet Zogu është i pari zyrtar i qeverisë shqiptare që nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për marrëveshjen e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia. Marrëveshja e vitit 1933, e cila është në fuqi edhe sot.

31- Mbreti Ahmet Zogu ishte dhe ai që vendosi zhvillimin e Tiranës drejt Jug-Perëndimit në zonën që sot njihet si “Tirana e Re”. Zonë që më pas u zgjodh nga bllokmenët për të banuar. Edhe sot kjo është zona më e urbanizuar e vendit dhe më e rregullta për çështjet e pronësisë.

32- Ahmet Zogu u cilësua fashist dhe nazist nga komunistët, megjithatë është i vetmi monark, qeveria e të cilit hapi dyert për hebrenjtë. Në vitin 1935 delegati i Zogut në Lidhjen e Kombeve pranon këtë bamirësi nga shqiptarët duke u shpëtuar jetën me qindra hebrenjve që erdhën në vendin tonë.

33- Pushtimi italian pritej prej kohësh. Pak ditë para ultimatumit të italianëve, mbreti Zog urdhëroi të hartohej një plan rezistence. Gjeneralët që e hartuan atë ishin Xhemal Araniti dhe Gustaq Mirdaci. Plani parashikonte një rezistencë në gjithë vendin, por kryesisht në portet e vendit. Nën drejtimin e Zogut ushtria shqiptare kishte rreth 1200 kuadro të lartë. Nga këta 2 gjeneralë, 7 kolonelë, 12 nënkolonelë, 42 majorë dhe 860 togerë. Siç shkruan vet Zogu në kujtimet e tij, pak pas hartimit të planit informohet se një pjesë e drejtuesve të ushtrisë ishin të korruptuar nga agjentët italianë.

34- Gjatë ekzilit të tij 22-vjeçar, Ahmet Zogu qëndroi në të paktën 10 shtete. Greqia, Turqia, Polonia, Suedia, Franca, Anglia, Spanja, Egjipti, SHBA-ja, Belgjika. Anglia, Egjipti dhe Franca ishin shtetet nga ku Zogu ka bërë planet kryesore për kthimin e tij në Shqipëri.

35- Historiani anglez, Jason Tomes, në librin e tij “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë”, botuar në 2003, thotë se mbreti gjatë qëndrimit në Londër ka kërkuar të blejë gazetën “The Times” me në vlerë prej 10 milionë paund. Gjatë kohës që kanë jetuar në Angli, Zogu bleu dhe jetoi në një kështjellë “Parmoor House”, një komunitet i vogël rural në Buckinghamshire në Angli. Ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit në Angli e kaloi në Londër.

36- Gjatë kohës që kanë qenë në Francë, Ahmet Zogu ka blerë në vitin 1955 dhe ka jetuar shtëpinë e piktorit të madh, Pablo Picaso. Edhe pse në ekzil, familja jetonte sipas rangut të saj duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë mondane.

Jeta private

37- Ahmet Zogu ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Vërlacit për shtatë vite. Ai u fejua në vitin 1921 dhe u nda nga ajo në vitin 1928. Kjo fejesë ishte dhe një aleancë e nevojshme mes Zogut dhe Vërlacit. Pas ndarjes dy familjet u armiqësuan, ndërsa pushteti e bashkoi përsëri Shefqet Vërlacin me Zogun.

38- Tania Vizirova (Visirova) ka qenë një nga të dashurat e njohura të Ahmet Zogut. Ai e kishte njohur atë në Francë, ku njihej si një kërcimtare profesioniste. Tania me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazia, madje erdhi edhe në Shqipëri. Një tjetër histori dashurie e Ahmet Zogut është dhe ajo me gazetaren amerikane, Rose Ëilder Lane. Kur Zogu i propozoi asaj për martesë ishte ende ministër i Brendshëm. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë.

39- Ahmet Zogu u fejua dhe pas disa muajsh u martua me Geraldinën, një vajzë që rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”.  Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve. Data 27 prill u zgjodh pasi një tjetër ceremoni e tillë u bë afro pesë shekuj më parë në kalanë e Beratit. Më 26 prill 1451 martohej Gjergj Kastrioti me Maria Donikën e Arianitit.

40- Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë. Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq.

41- Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare.

“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës.

Pikërisht këmisha e natës ka edhe një histori tipike shqipyare. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”  Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës.

42- Ahmet Zogu ishte 42 vjeç dhe Geraldina Appony ishte vetëm 22 vjeç kur ata vunë kurorë. Vetëm një vit pas martese ata u bënë me djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leka, për nder të Aleksandrit të Maqedonisë, një nga idhujt. Mbretëresha Geraldinë është e para grua që ngriti një fondacion bamirësie në vendin tonë për të varfrit. Pas martesës ajo u bë një nga femrat me më ndikim në vend për emancipimin e shoqërisë së kohës.

43- Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën. Në vitin 2014, revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!

Vdekja dhe disa vlerësime nga bashkëkohësit

44- Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë se të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe.

45- Zogu vdiq në spitalin Fosch të Francës pas një sëmundje të rëndë në prani të bashkëshortes Geraldinë. Sipas historianit Ficher, në momentet e fundit të jetës Zogu ka tentuar të vrasë veten. I ka kërkuar Geraldinës t’i japë pistoletën. Ajo ia dha, por pa fishekë. Ndërsa gjendja shëndetësore e Zogut ishte e tillë që ai nuk kish fuqi as të ngrite pistoletën për të qëlluar veten.

46- Pjesa më e errët e veprimtarisë së Ahmet Zogut cilësohet largimi nga Shqipëria, më 6 prill 1939, një veprim që pavarësisht sqarimeve të tij dhe familjes, edhe sot mbetet e pashpjegueshme nga historianët.

48- Vlera më e madhe e historianëve që i japin sot Ahmet Zogut është krijimi i një shteti modern shqiptar, me ligje dhe standarde, dhe ekonomi të kohës që nuk i kishin shumë shtete perëndimore në atë kohë.

49- Në disa rreshta lapidar, Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut: “Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: Një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë”. Por për Konicën Zogu ka qenë edhe një personazh enigmatik interesant. “Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

50- Në prag të vdekjes, një prej njerëzve që e ka njohur mirë, diplomati Eqrem bej Vlora, e portretizon Zogun kështu: “Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata: Ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’i shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij.

Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”.