fredag 30 september 2016

Prej këtij njeriu bota na quan “Albania”


alana_1469278938-9665074
Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.
Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).
Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;
Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.
Gjeografia” nga Ptolemeu
Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.
Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij./tiranaobserver/

lördag 24 september 2016

Vajza 11 vjecare..

...Nje vajze 11 vjecare pyeti babain e saj: Cfare do me blesh per 15 vjetorin tim te lindjes?
Babai u pergjigj: Ka shume kohe deri atehere bija ime...
Kur vajza mbushi 14 vite, vajza filloi te shfaqte probleme me shendetin dhe u shtrua ne spital. Doktoret i thane te atit se vajza kishte nje zemer te dobet dhe mundesite per te shpetuar ishin te pakta. Vajza e shtrire ne shtratin e spitalit pyet?
-Ba...bi te thane se do vdisja?
Babai i perlotur duke dale nga dhoma i pergjigjet:- Jo, ti do jetosh...
-Si mund te jesh i sigurt?
-Thjesht e di... Ajo i mbushi te 15-tat, kur po dilte nga spitali dhe po drejtohej per ne shtepi, prane shtratit te saj, ajo gjeti nje leter ku shkruhej:
-E dashura ime bije, nese je duke e lexuar kete leter, do te thote se cdo gje shkoi mire ashtu sic te thashe. Nje dite ti me pyete se cfare do te dhuroja per 15 vjetorin e ditlindjes tende. Nuk e di per ate kohe, por tani dhurata ime per ty eshte ZEMRA IME!

fredag 23 september 2016

Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?


48e00e6e-dc6a-46d5-a6f9-006d2085a4ec_w987_r1_s
1789 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara mori kredinë e saj të parë. Paratë u huazuan nga Banka e Amerikës së Veriut në një interes 6%. Gjatë viteve, borxhi kombëtar është rritur pak-nga-pak. Kjo hua, pjesëtuar me numrin e popullsisë, është baras me 65-mijë dollarë borxh për çdo amerikan.
1907 – Poeti Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, lindi në Pogradec, studioi në Selanik e Bukuresht, u kthye në Shqipëri për të shërbyer, dhe diktatura ia shpërbleu me ndëshkime e burg këtë përkushtim. Kuteli vdiq me 1967, por la pas artin e të shkruarit dhe poetikën e tij.
1948 – Enver Hoxha thërret Pleniumin XI të Beratit, qëllimi kryesor i të cilit ishte çlirimi nga ndikimi jugosllav. Mehmet Shehu e Liri Belishova u rehabilituan dhe emri i Nako Spirut u pastrua nga akuzat që Koçi Xoxe kishte bërë kundër tij. Plenumi i Beratit gjithashtu vendosi rifillimin e botimit të gazetës partiake, Zëri i Popullit, e cila ishte mbyllur më se një vit më parë në kulmin e ndikimit jugosllav në Shqipëri.
1956 – Delegacioni qeveritar shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha mbërrin në Pekin.
posters-of-enver-hoxha-and-mao-tse-tung-at-an-albanian-ceremony-in-1963
Të nesërmen, ai u prit nga kryetari Mao Ce Dun. Enver Hoxhës nuk i pëlqeu zakoni i Maos, i cili ia ndërpriste fjalën, ose nuk dëgjonte çdo gjë që përkthyesi i tij kishte për të thënë.
1971 – Marshalli kinez Lin Biao, i dyti në pushtet pas kryetarit Mao Ce Dun, ikën nga vendi me avion. Aeroplani i tij rrëzohet në Mongoli, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord. Ngjarjet që paraprinë vdekjen e Lin Biaos kanë qenë burim spekulimesh. Ajo që dihet është se pas vdekjes, Lin Biao u shpall zyrtarisht tradhtar i Partisë Komuniste të Kinës.
1974 – Një bombë e vendosur në hyrje të ambasadës së Shqipërisë në Paris shkatërroi katin e parë të ndërtesës, por pa shkaktuar viktima. Autorët e sulmit mbetën të panjohur.
2007 – Deklarata mbi të Drejtat e Popujve Autoktonë miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

20 shprehjet më të famshme dhe më me ndikim në historinë e njerëzimit

20 shprehjet më të famshme dhe më me ndikim në historinë e njerëzimit






Politikanët konsiderohen,  teorikisht të paktën, përfaqësues të njerëzve. Njëri prej qëllimeve të tyre në jetë është bëjnë dhe të ekzekutojnë ligjet që e bëjnë vendin e tyre më të begatë, ekonomikisht dhe idealist.
Fjalimet e tyre dhe frazat që ato thonë shprehin këndvështrimet personale dhe politike të tyre, ndaj ato mund të konsiderohen vëzhgime të kujdesshme të jetës politike. Sigurisht, shumë prej gjërave që ato thonë mund të mos kenë asnjë vlerë, por s’mund të mohohet fakti se shumë politikanë, aktivistë e filozofë kanë thënë ndër shekuj gjëra me vlerë, të cilat i kanë rezistuar testit të kohës dhe mund të aplikohen dhe sot e kësaj dite. Fundja, disa prej liderëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës.
Ish-kryeministri britanik Winston Churchill është një prej tyre. Fjalimet e tij gjithnjë kanë pasur diçka që godet, gjithnjë diçka që e bën atë të saktë në mënyrë pragmatiste e të ftohtë. Prandaj ai shfaqet në listë më shumë se dy herë. “Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”, është një prej shprehjeve të tij për taksat.
Dhe presidenti amerikan Thomas Jefferson shquhet për fjalët e tij të mençura dhe kjo e bën atë të pranishëm në listë. “Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t’u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë”, është një prej shprehjeve më të famshme e vizionare të presidentit amerikan, i cili është lëvduar nga pasardhësi i tij John F. Kennedy me shprehjen, “Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.
1. “Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm” . /John F. Kennedy në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.
2. “Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t’u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë”. /Thomas Jefferson
3.“Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”./Winston Churchill
4.“Tendenca e taksimit ka për qëllim të krijojë një klasë personash, të cilët nuk punojnë, të marrë nga ato që punojnë prodhimin e asaj pune dhe t’ua japë atyre që s’punojnë”/ William Cobbett
5. “Është taksa e të ardhurave sërish, amerikanë: koha për të mbledhur ato fatura, nxirrini ato formularë taksash, mprihni lapsat dhe nguljani vetes drejt e në aortë”Dave Barry
6.“Zgjedhjet duhet të mbahen më 16 prill, ditën pasi ne të paguajmë taksën e të ardhurave. Kjo është një prej atyre pak gjëra që mund t’i pengojë disi politikanët që të shpenzojnë aq shumë sa e kanë zakon”/ Thomas Sowell
 7.“Janë thënë shumë gjëra për politikën; disa prej tyre janë thjesht mikluese, ndërsa pjesa më e madhe janë të vërteta”./ Eric Idle
8.“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/ H.L. Mencken
9. “Në Gjermani, sipas ligjit ndalohet çdo gjë përveç atyre që lejohen. Në Francë, sipas ligjit lejohet çdo gjë përveç atyre që janë të ndaluara. Në Bashkimin Sovjetik, çdo gjë është e ndaluar, përfshi këtu dhe ato që lejohen. E në Itali, sipas ligjit lejohet çdo gjë, sidomos ato që janë të ndaluara”./Newton Minow
10.“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës”/ Gore Vidal
11.“Kur isha thjesht një djalosh më thanë se çdokush mund të bëhej president. Tani që jam rritur, po filloj ta besoj”./Clarence Darrow
12.“Çdo burrë për të qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij”/ H.L.Mencken
13. “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, /Volteri
14. “Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta”./John Kenneth Galbraith
15. “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave”/Winston Churchill
 16. “Nëse do t’i drejtoheshim Uashington, kur kishim për të mbjellë e për të korrur, shumë shpejt do kishim nevojë për bukë”./Thomas Jefferson
17. “Çfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi. Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë flamuj në zyrat e saj”/Harry Browne
18. “Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një çizme që stampon fytyrën njerëzore përgjithmonë”/George Orwell
19. “Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”/Cornelius Tacitus
20. “Një princ i mençur kërkon mjete, me anë të të cilëve subjektet e tij do të kenë gjithmonë dhe në çdo rrethanë nevojën për drejtimin e tij, e më pas ato do t’i jenë besnikë atij”/ Machiavelli

100 thëniet më të bukura për lidershipin


100 thëniet më të bukura për lidershipin





Nëse doni të bëheni një lider i mirë duhet të dini se ç’kanë thënë politikanët, filozofë, shkencëtarë, strategë dhe personalitetet më të famshëm për lidershipin. Nga këshillat e Platonit, Çurçillit, Kennedit, Isak Njutonit, e deri tek Margaret Thetçër…
1. Testi i fundit i një lideri është që ai të lërë prapa tek të tjerët bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara.
-Walter Lippmann
2. Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Është e vetmja gjë.
-Dr. Albert Schweitzer
3. Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.
-Dale Carnegie
4. Michael, nëse nuk pason, nuk mund të luash.
-Trajneri Dean Smith i thotë Michael Jordan në vitin e parë në “UNC
5. Lidershipi është arti kur dikush tjetër bën diçka që ju doni të bëhet sepse ai dëshiron ta bëjë.
-Dwight D. Eisenhower
6. Lidershipi dhe mësimnxënia janë të domosdoshme për njëra-tjetrën.
-John F. Kennedy
7. Shumë shpesh e nënvleftësojmë fuqinë e një prekjeje, një buzëqeshjeje, një fjale të mirë, një veshi dëgjues, një komplimenti të sinqertë apo veprën më të vogël të përkujdesjes, sepse të gjitha kanë mundësi të ndryshojnë një jetë.
-Leo Buscaglia
8. Fëmijët kurrë nuk kanë qenë të zotë të dëgjojnë të rriturit, por kurrë nuk kanë dështuar t’i imitojnë ata.
-James Baldwin
9. Mos përçmo asnjë njeri dhe mos konsidero asgjë të pamundur, sepse nuk ka asnjë njeri që nuk ka kohën e tij dhe nuk ka asgjë që nuk ka vendin e saj.
-Talmud
10. Në të vërtetë duhet të vërtitemi së bashku, ose, me siguri, do të vërtitemi veçmas.
Benjamin Franklin
11. Ajo që je më bërtet kaq fort në vesh, sa nuk e dëgjoj dot çfarë thua.
-Ralph Waldo Emerson
12. Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin.
-Colin Powell
13. Unë pedalova atëherë kur askush tjetër nuk do të pedalonte, ndonjëherë as shokët e mi të skuadrës.
Lance Armstrong
14. Njeriu nuk di çfarë është i aftë të bëjë deri në momentin kur e pyesin.
-Koffi Annan
15. Liria në të vërtetë është një lojë më e madhe se pushteti. Pushteti ka të bëjë me atë që kontrollon. Liria ka të bëjë me atë që mund të çlirosh.
-Harriet Rubin
16. Ne ose gjejmë ndonjë rrugë, ose e bëjmë një.
-Hannibal
17. Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes.
-Sun Tzu
18. Të gjesh lojtarë të mirë është e lehtë. T’i bësh ata të luajnë së bashku është pjesa më e vështirë.
Casey Stengel
19. Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme; të godet trafiku nga të dyja anët.
-Margaret Thatcher
20. Manaxhimi është t’i bësh gjërat saktë. Lidership do të thotë të bësh gjërat e sakta.
Peter F. Drucker
21. Mos u thoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thuajini atyre çfarë të bëjnë dhe le t’ju habisin me rezultatet.
-George S. Patton
22. Një lider është një tregtar në shpresë.
-Napoleon Bonaparte
23. Unë duhet të ndjek njerëzit. A nuk jam lideri i tyre?
-Benjamin Disraeli
24. Delegimi i punës funksionon, me kusht që edhe ai që e delegon të punojë.
-Robert Half
25. Vetëm një burrë në një mijë është një lider meshkujsh – 999 të tjerët ndjekin femrat.
– Groucho Marx
26. Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave të pasigurta.
– Theodore M. Hesburgh
27. Liderët rriten; ata nuk bëhen.
– The Peter F. Drucker
28. Drejtuesi më i mirë është ai që ka mjaft sens sa të zgjedhë burrat më të mirë të bëjnë atë që ai do të bëjnë, dhe i vetëkufizuar sa ta ndalojë veten dhe të mos i ndërhyjë ndërkohë që ata punojnë.
– Theodore Roosevelt
29. Është e vështirë të drejtosh kalorësinë nëse ju duket vetja qesharak mbi një kalë.
– Anonim
30. Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij.
– Albert Einstein
31. Fakti se me disa gjeni kanë qeshur nuk do të thotë se të gjithë ata me të cilët kanë qeshur janë gjeni. Ata qeshën me Kolombin, qeshën me Fultonin, qeshën me vëllezërit Wright. Por ata kanë qeshur edhe me klounët e cirkut.
– Carl Sagan.
32. Mos drejtoni duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership.
– Dwigt D. Eisenhower
33. Lidershipi mund të kuptohet si kapacitet për ta përkufizuar veten tek të tjerët në një mënyrë që qartëson dhe zgjeron vizionin e të ardhmes.
– Edwin H. Friedman
34. Ajo që bëni gjithmonë para një vendimi është konsultimi. Politika më e mirë publike bëhet kur dëgjoni ata që do të preken prej kësaj. Atëherë kur politika të vendoset, ju i thërrisni ata që t’ju ndihmojnë ta shini.
– Elizabeth Dole
35. Në kohë ndryshimi, nxënësit trashëgojnë Tokën, ndërsa të mësuarit zbulojnë se janë të pajisur për bukuri të merren me një botë që nuk ekziston më.
– Eric Hoffer
36. Nuk ka rëndësi fakti se njeriu është një kafshë tufe, thotë Frojdi, por se ai është kafshë e tufës i drejtuar nga një shef.
– Ernest Becker
37. E vetmja anije e sigurt në një stuhi është lidershipi.
– Faye Wattleton
38. Kushdo që e ofron lidershipin, duhet të jetë sa më shumë i freskët dhe i kujdesshëm dhe reflektues, që të bëjë ndeshjen më të mirë.
– Faye Wattleton
39. Shpikjet duhet të menaxhohen, por njerëzit duhet të drejtohen
– H. Ross Perot
40. Komuniteti është si një anije; të gjithë duhet të jenë të përgatitur të marrin timonin
– Henrik Ibsen
41. Nuk mund t’jua jap formulën e suksesit, por mund t’ju jap formulën e dështimit, e cila është: provoni t’ua bëni qejfin të gjithëve.-Herbert Bayard Swope
42. Unë kam parë më larg se të tjerët, sepse qëndroja në shpatullat e gjigandëve.
 Isaac Newton
43. Një lider duhet të ketë kurajën të veprojë kundër këshillës së ekspertëve.
– James Callaghan
44. Nuk ka asgjë më demoralizuese se një lider që s’mund ta artikulojë qartë pse po bëjmë atë që po bëjmë.
– James Kouzes dhe Barry Posner
45. Një lider apo një njeri aksioni në krizë, gjithmonë vepron në mënyrë të nënndërgjegjshme dhe pastaj mendon arsyen e veprimit të tij.
– Jawaharlal Nehru
46. Koha është neutrale dhe nuk i ndryshon gjërat. Me kuraje dhe iniciativë, liderët i ndryshojnë gjërat.
– Jesse Jackson
47. Sa keq për liderin e zënë ngushtë mes kritikës pa dashuri dhe të dashurve jo kritikë.
– John Gardner
48. Lidership do të thotë të gjesh një paradë dhe të dalësh në krye të saj.
– John Naisbitt
49. Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë je lider.
– John Quincy Adam
50. Çelësi për lidershipin e suksesshëm sot është influencë, jo autoriteti.
– Kenneth Blanchard
51. Kur liderët tërheqin pushtetin, kur sillen si heronj dhe shpëtimtarë, përfundojnë të lodhur e të dërmuar, dhe thellësisht të stresuar.
– Margaret J. Wheatley
52. Besoj se lidershipi një herë e një kohë do të thotë muskuj, por sot do të thotë t’ia kalosh mirë me njerëzit.
– Mohandas K. Gandhi
53. Është përgjegjësia e intelektualëve të flasin të vërtetën dhe të ekspozojnë gënjeshtrën.
– Noam Chomsky
54. Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet.
– Peter Drucker
55. Liderët nuk duhet t’i ngjisin kuptim moral ideve të tyre. Bëjeni këtë dhe s’mund të komprometoni.
– Peter F. Drucker
56. Një tiran gjithmonë nxit luftë ose diçka tjetër, në mënyrë që njerëzit të kërkojnë një lider.
– Platoni
57. Njerëzit janë ambiciozë dhe racionalë dhe krenarë. Dhe nuk vihemi në të njëjtën vijë me njerëzit që nuk na respektojnë dhe nuk kanë interesin tonë në zemër. Ne jemi të gatshëm të ndjekim liderët, por vetëm nëse besojmë se duan të mirën tonë, jo të keqen.
– Rachel Maddow
58. Unë nisem me premisën se funksioni i lidershipit është të prodhojë më shumë liderë, jo më shumë ndjekës.
– Rapph Nader
59. Abraham Linkoln nuk shkoi në Getisburg pasi bëri një sondazh dhe zbuloi se çfarë do të shitej në Getisburg. Nuk kishte njerëz që i ofruan statistika, që i thanë të kishte kujdes për këtë apo atë grup. Kur do të kemi ne kurajen e Linkolnit?
– Robert Coles
60. Liderët e mirë në fillim duhet të bëhen shërbëtorë të mirë.
– Robert Greenleaf
61. Mbaje frikën për veten tënde, por ndaj frymëzimin me të tjerët.
– Robert Louis Stevenson
62. Liderët janë modelë më të fuqishëm kur mësojnë se sa kur japin mësim.
– Rosabeth Moss Kantor
63. Një lider i çon njerëzit aty ku duan të shkojnë. Një lider i madh i çon njerëzit jo aty ku duan të shkojnë, po aty ku duhet të jenë.
– Rosalynn Carter
64. Lidership efektiv do të thotë t’i bësh gjërat e para të parat. Menaxhim efektiv do të thotë disiplinë, t’i zbatosh.
– Stephen Covey
65. Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të keni vizion.
– Theodore Hesburgh
66. Ju që jeni gazetarë, shkrimtarë, qytetarë, ju keni të drejtë t’u thoni atyre që keni zgjedhur se duhet të mendohen mirë, të jenë të qetë dhe të dëgjojnë. Kjo është diçka universale, e mësuar nga të gjitha fetë.
– Thich Nhat Hanh
67. Nëse nuk jeni të hutuar, ju nuk po tregoheni të vëmendshëm.
– Tom Peters
68. Arti i lidershipit është të thuash “jo”, jo “po”. Është shumë e lehtë të thuash “po”.
– Tony Blair
69. Disa liderë lindin gra.
– Anonim
70. Liderët nuk lindin, ata bëhen. Ata bëhen ashtu si gjithçka tjetër, përmes punës së rëndë. dhe ky është çmimi që duhet të paguani për ta arritur atë qëllim, apo çfarëdolloj qëllimi tjetër.
– Vince Lombardi
71. Testi final i një lideri është se lë prapa tij, tek njerëzit e tjerë, bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara.
– Walter Lippman
72. Kryepeshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu, eci përgjatë një ndërtese ku trotuari i përkohshëm ishte mjaft i ngushtë, aq i ngushtë sa vetëm një person mund të kalonte. Një njeri i bardhë ishte në anën tjetër, pa Tutu-në dhe tha: “Unë nuk i lë vend gorillave”. Prandaj Tutu u spraps, bëri një gjest të thellë përmbledhës dhe tha: “Ah, por unë po”.
– Walter Wink
73. Manaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet çfarë dhe pse.
– Warren Bennis
74. Manaxheri pranon statuskuonë; lideri e sfidon atë.
– Warren Bennis
75. Miti më i rrezikshëm i lidershipit është se liderët lindin, se ekziston një faktor gjenetik për lidershipin. Ky mit pohon se njerëzit ose kanë cilësi karizmatike, ose jo. Këto janë gjepura; në fakt, e kundërta është e vërtetë. Liderët bëhen, më shumë se sa lindin.
– Warren Bennis
76. Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
– Winston Churchill
77. Testi i vetëm i lidershipit është që dikush të ndjekë.
– Robert K. Greenleaf
78. Lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën. Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për përjetesat njerëzore, jo proceset. Lidershipi nuk është një formulë apo program, por një aktivitet njerëzore që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim, jo rutinë.
– Lance Secretan
79. Sot ndjekësit besojnë se janë pjesë e një sistemi, një proces të cilit i mungon zemra. Nëse një lider mund të bëjë diçka, ajo është të lidhet me ndjekësit në një nivel njerëzore, ose edhe më mirë, frymor, sa të bëhet një me ta, të ndajë eksperiencat dhe emocionet, të lërë mënjanë procesin e lidershipit që kemi mësuar nga rutina.
– Lance Secretan
80. I bekuar është lideri që kërkon më të mirën e atyre të cilëve u shërben.
– I panjohur
81. Një lider është më i mirë kur njerëzit as që e dinë se ekziston, jo kaq i mirë kur njerëzit i binden dhe e brohorasin, i keq kur ata e përçmojnë … Por për një lider të mirë që flet pak dhe e bën punën, që e përmbush qëllimin, ata do të thonë, “Ne e bëmë vetë”.-Lao Tzu
82. Një ushtri me 1000 është e lehtë të gjendet, por sa e vështirë është të gjesh një gjeneral.
– Fjalë e urtë kineze
83. Tregohu i butë dhe mund të jesh guximtar; bëhu kursimtar dhe mund të jesh liberal; mos e vë veten para të tjerëve dhe mund të bëhesh një lider mes burrave.
– Lao Tzu
84. Lidership është aksion, jo pozicion.
– Donald H. McGannon
85. Lidership do të thotë t’i bësh njerëzit të punojnë për ty atëherë kur nuk e kanë për detyrim.
– Fred Smith
86. Një lider i vërtetë dëgjon muzikën, edhe kur nuk i pëlqen melodia.
– Anonim
87. Lidershipi duhet të lindë nga të kuptuarit e nevojës së atyre që ndikohen prej tij.
– Marian Anderson
88. Karakteristikat e lidershipit efektiv janë inteligjenca, integriteti dhe besnikëria, magjepsja, disiplina, kuraja, vetë-përmbushja dhe siguria.
– James L. Fisher
89. Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
– Bibla
90. Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.
– Bibla
91. Secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj.
– Mateu 20:26
92. Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pëlqyeshmëria; lidershipi përcaktohet nga rezultatet, jo atributet.
– Peter Ferdinand Drucker
93. Një lider i mirë nuk mund të largohet shumë nga ndjekësit e tij.
– Franklin D. Roosevelt
94. Ai që nuk mund të bie dakord me armiqtë e tij kontrollohet prej tyre.
– Fjalë e urtë kineze
95. Ekzistojnë shumë elemente tek një fushatë. Lidershipi është numri një. Gjithë të tjerat janë numri dy.
– Bernd Brecher
96. Kam më shumë frikë nga një ushtri me 100 dele të drejtuar nga një luan, se nga 100 luanë të drejtuar nga një dele.
– Talleyrand
97. Fëmijët kanë nevojë për dashuri, veçanërisht atëherë kur nuk e meritojnë.
– Harold S. Hulbert
98. Lidershipi është një punë më e vështirë se të zgjedhësh njërin krah. Duhet t’i sjellësh krahët së bashku.
– Jesse Jackson
99.  Hapi i parë drejt lidershipit është shërbimi.
– John Maxwell
100. Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi. Të gjithë ndihen sikur kanë bërë një ndryshim në suksesin e organizatës. Kur kjo ndodh, njerëzit ndjehen të qendërzuar dhe kjo u jep kuptim punës së tyre. – Warren Bennis
Përgatiti: Tirana Observer

tisdag 20 september 2016

Fakte interesante që ndoshta nuk i besoni



1.Çokollata mund të vrasë qentë;ajo ndikon drejtpërdrejt zemrën e tyre dhe sistemin nervor.
2.Ketchup u shit për herë të parë në vitin 1830 si ilaç.
3. India ka Kartën e të Drejtave të Lopëve. Këto të fundit, sipas fesë hindu cilësohen të shenjta.
4. American Airlines kurseu plot 40 mijë dollarë në vitin 1987, vetëm duke hequr nga një kokër ulliri nga pjata e sallatës që servirej klasin e parë.
5. Ekzistojnë plot 318.979.564.000 kombinime të mundshme në 4 lëvizjet e para në lojën e shahut.
6.Kikirikët vrasin çdo vit rreth 150 njerëz që i konsumojnë ato. Kjo shifër është shumë më e lartë, sesa viktimat e shkaktuara nga kafshimi i peshkaqenëve.
7. Gjysma e të gjitha plaçkitjeve bankare janë kryer ditën e premte.
8. Prefiksi Ndërkombëtar për Kontinentin e Ngrirë të Antarktidës është 672.
9. Libri i Rekordeve Gines, mban rekordin e të qenit libri më shpesh i vjedhur nga bibliotekat.
10. Cdo vit ju ndani ditëlindjen tuaj me të paktën 9 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën.

Si ta përdorni filozofinë për të arritur lumturinë


 
Bild 
Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si jetojmë një jetë mirë një botë ashpër? 
Jetojmë një botë, shumë mënyra është e parashikueshme dhe shumë kontrollin tonë, nga sa ka qenë parë. Mund parashikojmë motin, mund gjejmë informacion mbi çdo subjekt mundshëm dhe çdo gjë dëshirojmë mund jetë duart tona brenda 24 orëve. 

Përtej kësaj, kemi pak ndikim te gjërat na ndodhin, përveç mënyrës sesi reagojmë ndaj tyre. Siguria teknologjike, s’mund na ndihmojë për mendjen dhe dilemat e saj. 
Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si jetojmë një jetë mirë një botë ashpër? Si ta minimizojmë vuajtjen na sjellin ngjarjet mbi cilat nuk keni asnjë kontroll? 

Njerëzit janë palumtur, sepse shkojnë pas gjërave nuk mund t’i kontrollojnë apo se janë papërgatitur për jetuar një botë nuk varet prej tyre. Ata gjithashtu vuajnë, sepse krijojnë varësi ndaj gjërave s’mund t’i kontrollojnë. Vepra e madhe e perandorit romak, Aurelius “Meditimet”, e shkruar vitin 167 erës sonë shkruan pikërisht për këtë nocion. “Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo ngjarjet e jashtme. Kuptoje këtë dhe do gjesh forcë”, shkruan ai. 

Këshillat filozofike 
Prano se shumica e gjërave jetë s’janë kontrollin tënd 
Feja e krishterë ka huazuar disa leksione stoicizmit, ku thuhet se duhen pranuar gjërat janë jashtë kontrollit tonë dhe pranimi i vështirësive është një rrugë e vështirë drejt paqes. krishterët kanë shtuar edhe elementin e dorëzimit te dëshira e perëndisë. Është mirë qartësohen gjërat një njeri mund t’i ndikojë dhe tjerët mbi cilat nuk mund veprojë. 
Kemi lirinë zgjedhim mendimet dhe veprimet tona 
Mund vendosim sesa fuqi do ushtrojmë te mendimet dhe sjellja jonë, edhe situatat vështira. Filozofi romak, Ciceroni, përdor shembullin e torturës për ilustruar fuqinë e një njeriu mbi mendimet e tij, cilat ai thotë se askush nuk mund t’ia largojë. Ai arsyeton se ndonëse një njeriu mund t’i shkelet dinjiteti, ai kurrë s’mund zhvishet nga fuqia për qenë i lumtur. 

Kthejini mendimet veprime 
Çfarë qëndron rrugën tuaj, bëhet rruga juaj”, shprehet Aureliusi. Shprehja e mësipërme nuk i përket vetëm një filozofie me optimizëm verbër, por është një mënyrë arsyetimi njeriu jetë i qartë me veten dhe ndërmarrë me veprime gjërat mendon. Nuk mund uleni diku dhe prisni t’ju ndodhë ajo meritoni keni, përkundrazi ju duhet lëvizni, keni atë meritoni. Vetëm kështu mund ndodhë. 

Gjeni kështjellën tuaj brendshme 
Marcus Aurelius, i cili u përball me shumë vështirësi jetë, mendohet se e ka shkruar librinMeditimetnga një tendë e kampit romak luftës. Ai shkroi se çdo njeri duhet ketë një kështjellë brendshme, e cila do ta shërojë sa herë plagoset. Jetesa një vend brendshëm ku gjendet edhe paqja, është e vetmja mënyrë për zgjidhur disa situata vështira jetë. Një shpellë e brendshme i jep dikujt mundësinë penetrojë brenda vetes për gjetur lirinë e vërtetë tij dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve s’i ka dorë, me gjakftohtësi. 

Mos prisni shumë nga tjerët. 
Merrni përgjegjësitë tuaja dhe pranoni s’mund keni fuqi veprimet e tjerëve. Duhet kuptoni se çdo njeri reagon ndryshe ndaj situatave ndryshme. Nëse arrini mendoni mendësinë se ju nuk shqetësoheni prej veprimeve tjerëve, kështu nuk do t’jua lëndojë askush ndjenjat. Vëreni logjikën përpara gjithçkaje. 

Universi do kujdeset për ju 
Duhet ta shohim botën sikur ajo jetë anën tonë, vetëm kështu do arrijmë marrim prej saj mirën. bashku me vizionin e qartë për ato dëshironi dhe me ndjenjën pozitive se mund t’i keni gjërat kërkoni, asgjë s’mund t’ju ndalë. Aurelius u shpreh se duhet ta shohim jetën, përfshirë edhe sfidat e lodhshme, si një “mik vjetër dhe besnik”.