lördag 22 oktober 2016

A e dini pse ne njerëzit kemi parandjenja? Një shpjegim e jep shkenca



Shpesh të gjithë ne përdorim shprehje të tilla si  “po ma ndjen zemra”, “zemra po më thotë…”, etj. Por, duket se kjo nuk është krejt e pavërtetë. Hulumtime shkencore tregojnë se zemra mund të ketë inteligjencën e saj dhe nuk është e pavërtetë nëse zemra juaj indikon, për shembull, se një person është njeri i keq.

Me zhvillimin e instrumenteve të reja shkencore, intuita është tani diçka që po studiohet duke përdorur metodën shkencore.

Zemra gjeneron një fushë të fuqishme dhe të matshme elektromagnetike. Magnetokardiografia është shkenca e masës së fushës që është prodhuar nga aktivitetit elektrik brenda zemrës.

Është njohuri e zakonshme shkencore se frekuenca tingëlluese e fushës së zemrës suaj ndërvepron me fushat e të tjerëve rreth jush. Ky efekt është super i fortë.

Në një studim, 26 pjesëmarrësve iu treguan një seri prej 45 fotografive. 30 nga fotot ishin neutrale dhe 15 prej tyre ishin emocionalisht eksituese. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një elektrokardiogrami për të matur përshpejtimin e zemrës. Ajo që u gjet ishte e pabesueshme.

Një normë dukshëm më e madhe e zemrës ndodhi para stimujve të ardhshëm emocional në krahasim me stimujt e qetësuar. Edhe zemra edhe truri po i përgjigjeshin fotove emocionale para tyre të zakonshmeve.

fredag 21 oktober 2016

Studimi: Ja në cilën moshë nis procesi i plakjes

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit plaken që në moshën 27-vjeçare.


Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore nisin të pakësohen që në këtë moshë, ndërsa piku për to është mosha 22 vjeç.
 Plakja fillon me harresat për vendin ku kemi lënë çelësat, për ushqimin që kemi ngrënë në drekë apo cilat janë takimet e mbrëmjes.
Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjitheë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj. Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.
Studimi u publikua në revistën mjekësore "Neurobiology Of Aging".
Historia e … kalendarit

Cili kalendar përdorej në Evropën e Mesjetës?

Kalendari Julian, i cili u fut në vitin 45 para Krishtit nga Jul Cezari. I bazuar, teorikisht, në një vit diellor (koha që i duhet tokës për të ardhur në orbitë përreth Diellit – 365 ditë, 5 orë, 48 minuta, 46 sekonda) ai vendoste një cikël prej tre vitesh me 365 ditë, shoqëruar nga një vit me 366 ditë.

Përse ndryshoi?

Sepse kalendari Julian kishte shumë vite me 366 ditë. Një vit për çdo katër vite e kompensonte me tepri gjatësinë e një viti diellor, duke shkaktuar një gabim prej një dite, për çdo 128 vjet. Si rezultat, deri në 1582, datat e ekuinokseve stinorë binin 10 ditë më herët, duke prekur kështu llogaritjen e Ditës së Pashkëve që bazohet në ekuinoksin pranveror.

Çfarë u bë për këtë?

Për të rivënë gjërat në vijë, Papa Gregori XIII nxorri “Inter Gravissimus” në vitin 1582, duke caktuar është që u bë i njohur si Kalendari gregorian. Dhjetë ditë iu hoqën muajit të tetorit 1582.

A bëri punë?

Pothuajse. Kalendari gregorian është sërish pakëz ipasaktë, por vetëm me një ditë në çdo 3236 vjet.

A u pranua universalisht kalendari i ri?

Vendet katolike e pranuan pothuaj menjëherë por vendet jokatolike nuk mund të pranonin që një Papë t’u thoshte se çfarë të bënin dhe kështu e adoptuan më vonë. Për shembull, disa pjesë të Gjermanisë e bënë ndryshimin vetëm në 1698 dhe Greqia priti deri në 1923. (Kalendari islamik është disi i ndryshëm, sepse bazohet në lëvizjen e hënës, jo të diellit, duke e patur vitin me 354-355 ditë).

tisdag 18 oktober 2016

Nobelisti gjerman: Sëmureni nga KANCERI, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime!

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në lëmin e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet te lopët, mund të shkaktojë kancerin te njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë te njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen, transmeton "Telegrafi".
Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!
“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.
Kjo tezë humb rëndësinë, meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.
Ai, gjithashtu, tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton "Telegrafi". Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë, që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.
Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.
Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore "International Journal of Cancer" ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në të ka zbuluar elemente të ADN-së, të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit.

lördag 15 oktober 2016

Organizatat kriminale më të fuqishme të botës



Ata mund të quhen me plot gojën më të fortët e globit tonë. Bëhet fjalë për dhjetë grupet më të mëdha të mafies botërore. Ja se cilët janë ato dhe çfarë i karakterizon…

Kur përmendim fjalën “mafie”, ne i referohemi një grupi kriminal që u shfaq në Sicili në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Fillimisht ky grup ishte si një shoqatë që synonte kontrollin e një zone lokale, në mënyrë të organizuar dhe sipas rregullave të përpikta të sjelljes. Ndërsa në ditët e sotme, fjala mafie përdoret për të gjitha ato grupe kriminale të cilat kanë për qëllim të kontrollojnë, menaxhojnë dhe të ruajnë fitimet e dala nga trafikime të ndryshme të paligjshme. Trafikimet e mafies fillojnë që nga armët te droga, nga grabitjet deri te trafikimi i qenieve njerëzore. Asgjë nuk është tabu për mafien në mbarë botën dhe shoqatat e organizuara të krimit. Ato tashmë janë të njohura për mizoritë e tyre në menaxhimin e operacioneve fitimprurëse. Më poshtë janë renditur mafiet më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë më shumë degëzime në një shkallë ndërkombëtare.

10 – Mafia xhamajkane

Yardies, imigrantët xhamajkanë të mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet ‘50 me shpresën e përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës, janë një grup mafiozësh që zakonisht përbëhet nga nëngrupe bandash të dhunshme që gjenerojnë fitime nëpërmjet trafikimit të drogës ose vrasjeve me pagesë. Ata nuk kanë provuar kurrë të infiltrohen brenda organizatave policore.

9 – Mafia shqiptare

Mafia shqiptare është një grup i organizatave kriminale me bazë në Shqipëri, aktive në Europë dhe në SHBA sidomos në tregtinë e seksit dhe trafikimit të drogës. Është një ndër mafiet më të dhunshme, sidomos nëse motivohen nga hakmarrja. Jo gjithmonë këto grupe kriminale janë të organizuara midis tyre. Në fakt, shpeshherë ata kanë tendencë për të konkurruar me njëra-tjetrën, ose për të shkaktuar luftëra të vërteta të brendshme. Mbi organizatat kriminale shqiptare dihet shumë pak, duke qenë se është mjaft e vështirë për t’u futur tek to. Por sigurisht tashmë është e njohur që shumë prej trafiqeve të paligjshme që vijnë nga Europa Lindore kalojnë nga Shqipëria dhe drejtohen nga mafia shqiptare.

8 – Mafia serbe

Mafia serbe e përhapur gjithashtu në Europë dhe në SHBA është e përfshirë në aktivitete të ndryshme ilegale, të tilla si trafikim droge, vrasje me pagesë, shantazhe, kumar dhe grabitje. Brenda organizatave kriminale që përbëjnë mafien serbe ekzistojnë tri klane të fuqishme: Vozdovac, Surcin e Zemun. Brenda tyre janë organizata më të vogla. Mafia serbe ka qenë veçanërisht aktive gjatë luftërave të Jugosllavisë, gjatë të cilave ajo fitoi mbështetjen e qeverisë përmes një fushate të gjerë të korrupsionit.

7 – Mafia izraelite

Megjithëse është më pak e njohur në krahasim me bandat e tjera, mafia izraelite ka nën kontroll trafikun e drogës dhe prostitucionit në shumë vende. Është e njohur për mizorinë e saj, nuk mendon dy herë për të vrarë cilindo që tenton ta pengojë atë. E ndihmuar nga mafia ruse, ajo izraelite ka depërtuar aq thellë në strukturën politike amerikane, saqë është mjaft e vështirë për ta çrrënjosur nga aty.

6 – Mafia meksikane

Ajo ka filluar në vitet ‘50 brenda burgjeve me qëllim për të mbrojtur bashkëpunëtorët. Ajo doli nga burgu për t’u ndeshur rrugëve të SHBA-së, ku kontrollojnë në pjesë trafikun e drogës. Në SHBA ka rreth 300.000 anëtarë.

5 – Mafia japoneze, Yakuza

E njohur me këtë emër, Yakuza është një nga mafiet më të përgjakshme dhe më të vjetrat në botë. Filloi si një organizatë e cila kontrollonte lojëra e fatit në Japoni në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Anëtarët e saj karakterizohen shpesh nga tatuazhet në trupin e tyre. Një tjetër shenjë dalluese e tyre është një falangë në gishtin e vogël të dorës, e cila shpesh i ofrohet shefit të bandës si shenjë respekti apo gjest faljeje. Ajo ka rreth 110.000 anëtarë të cilët i përkasin 2.500 familjeve të cilat drejtojnë trafikun e produkteve ilegale, pornografisë, prostitucionit dhe emigracionin e paligjshëm.

4 – Mafia kineze, Triadi

Është me siguri një nga mafiet më të fuqishme të Lindjes me zyrat e saj në Kinë, Malajzi, Singapor, Hong Kong, Tajvan, e kështu me radhë. Ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në SHBA. Në përgjithësi, ajo është e përfshirë në vjedhje, vrasje me pagesë, trafik droge, pirateri dhe grabitje. Organizata mafioze kineze ka filluar në shekullin XVIII me emrin Tian Di Hui, që do të thotë “Shoqëria e Qiellit dhe e Tokës”.

3 – Mafia kolumbiane

E quajtur ndryshe edhe si “karteli kolumbian i drogës”, ajo është e njohur në botë për monopolin e trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës, të cilën e transportojnë në gjysmën e botës përmes metodave të ndryshme, duke përfshirë edhe nëndetëset. Operon në të gjithë botën, në sajë të infiltrimit të thellë në politikën e disa vendeve të korruptuara. Tre grupet mafioze më të famshme kolumbiane janë “Cartello di Cali”, “Cartello Medellin” dhe ai i “Norte Valle”. Këto grupe nuk janë të përfshira vetëm në trafikun e drogës, por edhe në rrëmbime dhe akte terroriste.

2 – Mafia siciliane në Amerikë

Versioni amerikan i “Cosa Nostra”-s është relativisht i kohëve të fundit: nis në gjysmën e shekullit të kaluar dhe u karakterizua menjëherë për projektimin e shumë aktiviteteve kriminale në shkallë të gjerë, por pa lënë gjurmë në përfshirjen e saj. Aktivitetet e saj shkojnë nga trafikimi i drogës dhe armëve, deri në ndërmjetësimin e biznesit kriminal në mafie të ndryshme. Anëtarët e kësaj mafieje janë të paktë në krahasim me organizatat e tjera kriminale, por ata janë të zgjedhur dhe tejet besnikë ndaj klanit, dhe duhet të ndjekim rreptësisht “sundimin e heshtjes”.

1 – Mafia ruse

Kjo mafie ka lindur gjatë Bashkimit Sovjetik, ka kontakte në të gjithë botën dhe ndikim që është i pakrahasueshëm globalisht. Numri i anëtarëve varion nga 100.000 në 500.000, në nivel botëror. Aktivitetet e saj janë kryesisht ato të trafikut të drogës, të armëve, aktivitetet terroriste, pornografia, mashtrimi dhe trafikimi i organeve. Rregulli parësor është “të mos bashkëpunojë kurrë me policinë”. Nëse njëri prej anëtarëve të mafies ruse kapet nga policia, ajo e vret atë para se ai të lirohet, duke qenë se këto raste ata i llogarisin si një rrezik potencial për organizatën.

fredag 14 oktober 2016

Pse është kaq e vështirë të flihet në një vend të ri?

screen-shot-2016-09-29-at-15-18-20
Ndoshta ju gjendeni larg shtëpisë në një udhëtim biznesi, dhe keni një prezantim të rëndësishëm mëngjesin e ditës tjertër. Ndoshta kjo është nata juaj e parë në një shtëpi të re, pas një ditë të gjatë udhëtimi. Cilatdo qofshin rrethanat, ju mund të shfrytëzoni orët në vazhdim për të pushuar mjaftueshëm, por duke qenë se po bini për të fjetur në një vend të ri, kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.
Tashmë një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Braun, thotë se ka zbuluar një shkak për efektin e natës së parë jashtë shtratit të shtëpisë:vigjilenca konstante ai ajo e kafshëve. Ata i publikuan gjetjet e tyre në revistën “Current Biology”. Gjumi është njëfarë misteri për shkencëtarët. Shumica e kafshëve e bëjnë atë. Në kushtet e mbijetesës, është goxha e papërshtatshme për një kafshë të mos jetë viligjente për disa orë çdo ditë.
Por në vend se të evoluonin për të jetuar pa pushuar, disa kafshë kanë zhvilluar aftësinë për të fjetur me një sy hapur. Delfinët hundëshishe, luanët e detrave të jugut, pulat shtëpiake, dhe balenat beluga janë ndër speciet që praktikojnë gjumin e valëve të ngadalta  unihemisferike (USWS), në të cilën vetëm gjysma e trurit fle në një kohë të caktuar.
Ju mund ta shihni veten në një linjë me dremitjen e rosës:kjo e fundit fle me sytë e hapur. Sytë janë të lidhura me hemisferën e trurit që është ende zgjuar. Në këtë mënyrë, madje edhe në gjumë, sytë e një grabitqari mund të shkaktojnë alarme në tru, duke e nxitur rosën të veprojë.
Siç mund ta imagjinoni, kjo vigjilencë në gjysmë-gjumë është një pasuri e vërtetë në mjedise të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Fatkeqësisht, truri juaj mund të llogarisë dhomat e hotelit dhe apartamentet e reja si të rrezikshme. Kjo është e drejtë:Shkencëtarët kanë gjetur USWS tek njerëzit. Ose, më saktë,
ata kanë zbuluar çfarë çon tek gjumi USWS. Studiuesit mbi gjumin janë të vetëdijshëm për efektin e natës së parë (FNE), dhe shpesh hedhin poshtë rezultatet e një studimi mbi një person që fjeti në laborator.
Në vend se të punonin mbi FNE-në, një ekip studiuesish vendosën të identifikojnë shkakun e tij. Ata rekrutuar 35 vullnetarë të shëndetshëm, dhe i çuan në një laborator për fjetur gjumë dy netë, me një pushim njëjavor në mes. Vullnetarëve iu vendosën pajisje që masnin normat e rrahjes së zemrës, nivelet e oksigjenit në gjak, frymëmarrjen, lëvizjen e syve dhe këmbëve, si dhe veprimtarinë në të dy lobet e trurit.
Shkencëtarët u fokusuan në aktivitetin e valëve të ngadalta (SWA), një lloj sjellje e trurit që mund të tregojnë se sa thellë është duke fjetur dikush. Ata vëzhguan SWA në katër shtigje të ndryshme të trurit, në të dyja seancat e gjumit, duke gjurmuar se si thellësia e gjumit prekej nga trazirat në dhomë. Ata nuk qenë duke kërkuar dallimet ndërmjet hemisferave të trurit, por ata i gjetën aty.
Në natën e parë të gjumit, subjektet në mënyrë të vazhdueshme tregonin më shumë vigjilencë në gjysmën e majtë të trurit të tyre. Hemisfera e majtë qe gjithashtu më e ndjeshme ndaj zhurmave të çuditshme (dhe kësisoj potencialisht kërcënuese). Një javë më vonë, kur subjektet u rikthyen në laboratorin e gjumit, kishte më shumë simetri në aktivitetin e trurit të subjekteve, çka sugjeronte se ata qenë mësuar me mjedisin tashmë të njohur.
SWA-ja e tyre tregoi nivele të barabarta të syçeltësisë, apo mungesën e saj, në të dyja hemisferat e trurit. Ndërkohë që rezultatet e studimit sugjerojnë se ne po përjetojmë një gjumë USWS, bashkë-autorja e tij Juka Sasaki tha në një deklaratë për shtyp se “truri ynë mund të ketë një sistem miniaturë të asaj që kanë balenat dhe delfinët”. Sasaki vuri në dukje se ata që udëhtojnë shpesh, mund të kenë trajnuar në mënyrë të pandërgjegjshme trurin e tyre të anashkalojë FNE-në. Truri ynë është “shumë fleksibël” tha ajo. “Kështu, njerëzit që udhëtojnë shpesh dhe gjenden në vende të reja, mund të mos bëjnë domosdoshmërisht një gjumë të keq”.

Historia e komploteve sekrete për të vrarë presidentin



reagan attempt
Më 1 nëntor të vitit 1950, me Shtëpinë e Bardhë që po bënte rinovime, Presidenti Harry Truman po bënte gjumin e drekës në katin e sipërm të Blair House, shtëpia e mysafirëve në anë të rrugës. Në orën 14 e 15 minuta, teksa po flinte, “dy nacionalistë portorikanë, 37 vjeçari Oscar Collazo dhe 24 vjeçari Griselio Torresola, ju afruan Blair House nga drejtime të kundërta… Collazo ishte i armatosur me një pistoletë Walther P-38 dhe Torresola me një pistoletë Luger, të dy revolver të kalibrit 9”.

Torresola, që po afrohej nga perëndimi, vërejti policin e Shtëpisë së Bardhë Leslie Coffelt dhe e qëlloi tri herë. Collazo, nga Lindja, ju afrua derës kryesore dhe qëlloi në këmbë oficerin Donald T. Birdzell. I zgjuar nga të shtënat, Truman shikoi nga dritarja dhe pa njërin prej oficerëve të shtrirë përdhe në rrugë i plagosur. E nxori kokën tek dera për të pyetur se kush e kishte qëlluar, por një agjent i Shërbimit Sekret i ulëriu që të futej brenda në dhomë. Drejtuesi i Shërbimit Sekret më pas do ta kritikonte Presidentin për këtë akt të rrezikshëm, të papërgjegjshëm. Ndërsa agjenti Stewart Stout, brenda Blair House, i priste vrasësit me një automatik në dorë, Collazo u neutralizua nga një agjent në derën e godinës, ndërsa Torresola qëlloi një oficer tjetër përpara se i plagosuri për vdekje Coffelt ta asgjësonte më një gjuajtje në kokë, akti final i oficerit përpara se të vdiste në shërbim për vendin e tij. Sikur vrasësit e mundshëm ta kishin bërë afrimin e tyre 10 minuta më vonë, ata do ta kishin parë Presidentin dhe bashkëshorten e tij ta linin ndërtesën nga dera e djathtë ku ata po qëndronin në pritë.

Ne tentojmë të mendojmë se tentativat ndaj jetës së Presidentit janë relativisht të rralla – me John Hinckley që qëllon Presidentin Ronald Reagan në 1981 si incidentin e fundit vërtet kërcënues për jetën. Por libri i ri me titullin “Hunting the President: Threats, Plots, and Assassination Attempts — from FDR to Obama” (shtëpia botuese Regnery) nga Mel Ayton tregon se kërcënimet dhe përpjekjet janë shumë më të zakonshme sa ne dijmë. Çdo president, pavarësisht partisë apo ideologjisë, ka mijëra kërcënime në dosje në çdo moment, me zakonisht rreth 400 apo diçka e tillë të konsideruara si serioze.

Ata që kërcënojnë Presidentin rrallë e bëjnë një gjë të tillë për arsye politike, shkruan historiani Ayton, por më shumë prej sëmundjes mendore apo si një reagim fajësues ndaj vuajtjes personale. (Ndërsa kërcënimet kundër Presidentit Obama nga supremacistët e bardhë dhe ekstremistë të tjerë të djathtë u rritën shumë gjatë vitit të parë të tij në post, qysh atëhere, shkruan Ayton, numri i kërcënimeve kundër tij është vënë në linjë me mesataret presidenciale). Në investigimin e shumë kërcënimeve dhe orvatjeve kundër presidentëve nga Franklin Roosevelt tek Barack Obama, Ayton gjen një numër befasues vrasësish për të cilët identiteti i viktimave të tyre ishte dytësor.

Përpara se të vriste Robert Kennedy në 1968, Sirhan Sirhan shkruan në ditarin e tij për dëshirën që të vriste Lyndon Johnson. Dhe muaj përpara se të vriste vëllain e Kennedy në 1963, Lee Harvey Oswald rroku një armë dhe shkoi në një fjalim të ish Zëvendëspresidentit Richard Nixon, i cili kishte folur rreth largimit nga pushtetit të Fidel Castro, idhulli i Oswald. Duke e kuptuar qëllimin vrastar të tij, bashkëshortja e Oswald e mbylli me çelës në dhomën e gjumit dhe e kërcënoi se do t’i telefononte policisë.

Pak përpara se Hinckley të qëllonte Presidentin Reagan, i marri bleu armë dhe ndoqi Presidentin e atëhershëm Jimmy Carter anembanë vendit. Hinckley ju afrua vetëm pak metra presidentit në një eveniment në Dayton të Ohio, vetëm për të parë nëqoftëse mundte, pastaj e ndoqi atë në Nashville përpara se të ndërronte mendje. Pas zgjedhjeve të 1980, ai e spostoi fokusin e tij ndaj presidentit të ri.
Në vitin 1972, një njeri i quajtur Arthur Bremer vendosi se do të bëhej i “famshëm” me vrasjen ose të Presidentit Richard Nixon, ose të Guvernatorit të shtetit Alabama dhe kandidat në primaret presidenciale demokrate, George Wallace. Ai zgjodhi Nixon. Në muajin prill, ai solli me vete disa armë në Ottawa, ku Nixon do të bënte një takim me Kryeministrin kanadez Pierre Trudeau dhe e pozicionoi veten në një pikë karburanti vakant përgjatë rrugës së kortezhit presidencial. Bremer priti orë të tëra, me pistoletën në xhep, që të kalonte makina e Nixon. Por kur ajo kaloi, e parakaloi shumë shpejt për të që ta qëllonte. Ai u përpoq sërish të nesërmen, por fillimisht e la pistoletën në dhomën e tij të hotelit dhe harxhoi shumë kohë në rimarrjen e saj për të kapur presidentin. Kur një orvatje e tretë rezultoi e pasuksesshme për shkak të sigurimit të rreptë si pasojë e protestuesve kundër luftës, Bremer hoqi dorë nga Nixon dhe vendosi që të ndjekë Wallace në vend të tij. Një muaj më vonë, Bremer qëlloi 5 herë mbi Wallace në një ndalim fushate, duke e paralizuar atë për jetë.

Disa tentativa vrasjeje për të cilat ose nuk mësuam kurrë për to ose të cilat u klasifikuan nga mediat si gjëra të vogla, çuditërisht erdhën shumë afër arritjes së objektivave të tyre, disa edhe përpara se presidenti në fjalë ta merrte detyrën. Tri javë përpara inaugurimit të tij, Franklin Roosevelt mbajti një fjalim të shkurtër në Miami, duke folur për më pak se dy minuta nga makina e tij. Anton Cermak, kryebashkiaku i Chicago, ishte gjithashtu i pranishëm. Pasi Roosevelt mbaroi fjalimin, Cermak i dha dorën dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Plumbat nuk e kapën Roosevelt vetëm për 60 centimetra, por Cermak u godit. Atentatori, Giuseppe Zangara, fillimisht u dënua me 80 vjet, por kur Cermak vdiq prej plagëve të marra, ai u gjykua sërish dhe u dënua me vdekje. “Unë e kam pistoletën në dorë. Unë vras mbretër dhe presidentë në fillim dhe pastaj të gjithë kapitalistët”, u rrëfye Zangara. Ndërkaq, Cermak me sa duket i tha Roosevelt: “Jam i lumtur që isha unë dhe jo ti”.

John F. Kennedy ju afrua gjithashtu mos bërjes kurrë të betimit për postin. Në dhjetor të 1960, një muaj përpara inaugurimit të Kennedy, 73 vjeçari Richard Pavlick e parkoi makinën e tij jashtë vilës së Kennedy në Palm Beach të shtetit Florida. Poshtë kostumit të tij ngjyrë blu, ai mbante aq dinamit sa mundej, i gjithi i lidhur me një çelës në xhep. Shërbimi Sekret më pas e përshkroi sasinë e eksplozivëve si të mjaftueshëm për të “hedhur në erë një mal të vogël”. Pavlick, i cili e kishte ndjekur Kennedy nga qyteti në qytet dhe fotografuar shtëpinë e tij në Hyannis Port me qëllim që të kontrollonte masat e sigurisë, planifikonte ta përplaste makinën e tij me limuzinën e Kennedy dhe pastaj të shtypte butonin, duke vrarë atë dhe veten. Duke pritur jashtë vilës, ai shikoi Kennedy ta linte shtëpinë me gruan dhe fëmijët. Kennedy shkoi drejt makinës së tij teksa Jackie e shikonte dhe e përshëndeti me dorë, por Pavlick hezitoi për shkak se, siç tha më vonë, nuk donte ta dëmtonte familjen. Ai u orvat sërish më vonë atë ditë teksa Kennedy shkoi në kishë, por kur Presidenti i zgjedhur largohej prej saj, ai ishte i rrethuar nga fëmijë. Pavlick e braktisi tentativën e tij dhe fluturoi për në shtëpi, duke synuar që të kthehej katër ditë më vonë. Shërbimi Sekret, i cili ishte njoftuar nga njerëz që kishin marrë kartolinat kërcënuese që Pavlick u dërgonte nga takimet e fushatës, e arrestuan në shtëpi dhe ai përfundoi në një institut psikiatrik për 6 vjet.

Sigurisht, më shpesh, ata që e kërkonin këtë lloj fame të marrë e shfrynin zemërimin e tyre në presidentin në fuqi, jo në atë që do të zgjidhej. Në vitin 1994, veterani ushtarak 26 vjeçar Francisco Martin Duran filloi të grumbullojë armë sulmuese, municione dhe fliste për dëshirën që të vriste Presidentin Bill Clinton. Me objektivin e përcaktuar, ai udhëtoi drejt Washington, DC, duke blerë një pardesy kundra ujit dhe më shumë armë gjatë rrugës. Me 29 tetor, ai “hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe shikoi Presidentin Clinton të kthehej në vendin e punës me një helikopter që u ul në oborrin e Shtëpisë së Bardhë”. Ai u drejtua në anën veriore të ndërtesës dhe vetëm e shikoi atë për mbi një orë. Kur dëgjoi dy djem të komentonin se njeri në North Portico dukej si Presidenti, ai kapi shansin e tij. Duran “i shty djemtë mënjanë, nxori armën gjysmë automatike nga pardesyja… dhe filloi të qëllonte drejt një njeriu të cilin gabimisht besonte se ishte”. Ai qëlloi “të paktën 29 plumba… 5 plumba goditën murin e gurtë rreth 130 centimetra të trashë dhe 3 thyen xhamin e një dritareje dhe gërvishtën gurin e Press Briefing Room afër West Wing”. Askush nuk u plagos dhe kalimtarët e neutralizuan Duran kur ai u përpoq ta rimbushte armën. Midis gjërave që policia gjeti kur kërkoi furgonin e tij qe një antidot gazi nervin dhe një atlas me fjalët “Kill the Pres” të shkruajtura në kapak.

Disa komplote qenë mjaft të çmendura. Vitin e kaluar, 49 vjeçari Glendon Scott Crawford dhe 54 vjeçari Eric Feight “planifikuan të ndërtonin një automatik me rreze X për të shënjestruar myslimanët” dhe synuan gjithashtu të vrisnin Presidentin Obama me “një dozë vdekjeprurëse rrezatimi”. Crawford ju afrua grupeve të Ku Kluks Klanit dhe atyre hebreje me shpresën e financimeve, por të gjithë alarmuan FBI-në, e cila dërgoi agjentë të fshehtë për ta infiltruar komplotin. Dyshja u arrestua, por më pas prokurori tha se pajisja që ata ndërtuan “duhet të kishte qenë në gjendje të emetonte rreze X që do të kishin shkaktuar vdekje” dhe vetëm dështuan sepse agjentët e fshehtë u kishin dhënë pjesë difektoze.

Në vitin 2005, Presidenti George W. Bush po mbante një fjalim për kombin e Gjeorgjisë kur 28 vjeçari Vladimir Arutyunian “hodhi një granadë dore RGD-5 sovjetike funksionale drejt podiumit ku po qëndronte Bush”. Granata “goditi një vajzë, duke e mbrojtur impaktin e saj” dhe nuk shpërtheu për shkak se “ishte e mbështjellë me një shami dore të kuqe, e cila e pengoi shkrepëzën të funksiononte me shpejtësi”. Më pas FBI-ja tha se sikur të kishte shpërthyer, granata ishte aq afër me Presidentin sa që mund ta kishte vrarë.

Në vitin 1978, Anthony Henry, 35 vjeçar, “ishte bërë i fiksuar me “blasfeminë” e supozuar të vendosjes së shprehjes “In God We Trust” në kartmonedhën amerikane”. I vendosur që ta zgjidhte këtë me Presidentin Jimmy Carter, ai fshehu një thikë në një bibël, veshi një uniformë karateje dhe, pa këpucë, “ngjiti gardhin prej hekuri të Shtëpisë së Bardhë përgjatë Pennsylvania Avenue” në një “pak larg” nga ku Presidenti hante drekë me të shoqen. Henry “sulmoi North Portico” dhe “oficerët e policisë e bllokuan afër shatërvanit ballor, duke formuar një unazë rreth tij. Henry vazhdoi të rrotullohej rreth vetes me gjeste mbrojtëse karateje, duke mbajtur në dorë thikën dhe duke shqiptuar me zë të lartë slogane antiqeveritare, teksa oficerët përpiqeshin që ta bindnin të dorëzohej. Ata e goditën Henry me shkopinjtë e tyre të gomës, por gjatë konfrontimit ai qëlloi një oficer në fytyrë dhe i theu krahun një tjetri”. Pas 15 minutash përleshje, më së fundi Henry u kap dhe “u vendos në një furgon policie. Teksa po largohej, ai ulërinte: “Nuk e di pse e vendosën “In God We Trust” tek kartmonedha!””.

Gjatë periudhës së tij në detyrë, Presidenti Reagan u ndoq nga një njeri që e quante veten “Catman” dhe që jo vetëm i dërgonte letra dhe “fotografi nga afër të viktimave të tij të planifikuara”, por gjithashtu edhe “shumë fotografi macesh”. Pasi ai u arrestua në vitin 1983, Shërbimi Sekret gjeti foto të tij “jashtë gardhit në… Gracie Mansion gjatë një vizite presidenciale. “Catman” kishte qenë mjaft afër qëllimit të Presidentit Reagan, por gjuajtja e tij dukshëm që ishte bllokuar nga agjentët e Shërbimit Sekret”. Ndërsa shumë prej rrëfenjave tek “Hunting the President” janë befasuese, asnjëra prej nuk është më tronditëse sesa ajo që na tregon se pothuajse patëm dy presidentë të vrarë në të njëjtën ditë.

Natën e vrasjes së John F. Kennedy dhe betimit si president nga ana e Lyndon Johnson, një agjent i quajtur Gerald Blaine ishte caktuar që të mbronte këtë të fundit në shtëpinë e tij në Washington. Në kaosin dhe panikun e shpërthyer, procedura të reja sigurie kishin hyrë në fuqi në Shërbimin Sekret, por askush nuk u kujtua që t’ia tregojë ato presidentit të ri. Atë natë, Blaine “dëgjoi zhurmën e dikujt që po afrohej” nga drejtimi i gabuar dhe rroku menjëherë automatikun e tij Thompson. “Ai priti që zhurma e hapave të zbehej me tingujt e lartë e karikimit të automatikut, por ato vazhdonin të afroheshin edhe më shumë. Zemra e Blaine gati sa nuk po plaste teksa e vendoste gishtin fuqimisht në këmbëz. Një çast më vonë, ai pa Presidentin e ri e Shteteve të Bashkuara”.
“Johnson sapo e kishte marrë kthesën dhe Blaine ia kishte drejtuar automatikun mu në gjoks. Agjenti më pas tha se një fraksion sekonde më vonë ai do ta kishte hequr këmbëzën. Vetëm pak orë pasi ishte vrarë John Kennedy, Amerika i erdhi afër humbjes së pasuesit të tij”.

“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”.

“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”. Thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në jetë


screen-shot-2016-10-11-at-07-42-00

1.“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm”
Coco Chanel

2. “Kurajo është mirësia nën presion”.
Ernest Hemingueji

3. “Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi”.
Albert Einstein

4. “Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve”.
Ellen DeGeneres

5. “Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh”
Ualt Disney

6. “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh”.
Konfuci

7. “Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin”
Uinston Churchill

8. “Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë”.
Uarren Buffet

9. “Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato”.
Vaibvah Shah

10. “Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi”.
Dr. Seuss

11. “Suksesi? NUk e di se cfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Por suksesi, për mua është pqaja e brendshme. Eshtë një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi”.
Denzel Uashington

12. “Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton”.
Mae Uest

13. “Një herë që zgjedh shpresën, gjithcka tjetër është e mundur”.
Christopher Reeve

14. “Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave”.
Albert Einstein

15. “Nuk ka askund një rrugë të lehtë drejt lirisë, dhe shumë prej nesh duhet të kalojnë nëpër luginën e hijes së vdekjes, vazhdimisht, përpara se të mbërrijmë në majën e malit të dëshirave tona”.
Nelson Mandela

16. “Nuk janë speciet më të forta që mbijetojnë, as më inteligjentet, por ato që reagojnë më mirë ndaj ndryshimit”.
Charles Darvin

17. “Gjërat më të mira dhe më të bukura në botë nuk shihen apo preken – ato duhen ndjerë me zemër”.
Helen Keller

18. “Jeto sikur do të vdesësh nesër; mëso sikur do të jetosh përgjithmonë”.
Mahatma Gandhi

19. “Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”.
Frank Sinatra

20. “Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior, pa miratimin tënd”.
Eleanor Roosevelt / bota.al

13 fakte të pabesueshme rreth Adolf Hitlerit 



1.Hitleri u shpallNjeriu i vititnga revista Time 1938! 

2.Lidhja e gjatë e tij ka qenë me Eva Braun. Ajo tentoi 2 herë vetëvrasjen mënyrë kishte vëmendjen e tij. 

3.Hitleri ishte një orator i shkëlqyer, por kishtë ngjirur gjithë kohën pas një sulmi me gaz pësoi gjatë L2B. 

4.Mustaqet e Hitlerit i mbiquajtën atë kohëfurça e dhembëve”. Kur një asistent i tha se nuk ishin modë, ai u përgjigj: Nëse nuk janë, do bëhen pasi po i mbaj unë. 

5.Hitleri dhe Eva Braun u martuan vetëm 36 orë para se kryenin vetëvrasje, pavarësisht se kishin 33 vjet bashkë. 

6.Në testamentin e tij para vdekjes Hitleri shkruajti: Kjo luftë do mbahet mend histori si manifestimi i lavdishëm i njerëzve për jetuar! 

7.Në një analizë vitit 2009, rezultoi kafka besohej se ishte e tij, rezultoi me ADN- e një femre, duke rindezur konspiracionet. 

8.Emri Adolf ka kuptiminUjk fisnik”. 

9.Hitleri asnjëherë nuk fitoi mazhorancën zgjedhjet e lira. Maksimumi i votave ai mori ishte 37 përqind zgjedhjet e korrikut 1932. 

10.Prindërit e Hitlerit ishin kushërinj dytë dhe u nevojitej lejë nga autoritetet martoheshin. 

11.“Nuk kamë parë fëmijë hidhërohet aq shumë për vdekjen e nënës tij, sa Hitleri”, tregoni mjeku asistoi nënën e diktatorit, vdiq nga kanceri gji. Hitleri e mbajti me vete foton e nënës tij deri ditën kur kreu vetëvrasje. 

12.Hitleri kishte dekorata shumta nga Lufta e Parë, madje edhe Kryqin e Hekurt, nderimin lartë i bëhet një ushtaraku. 

13.Hitleri kishte ëndërr bëhej një artist, por u refuzua dy herë nga Akademia e Arteve Bukura Vjenë, një herë 1907 dhe një herë 1908. 

måndag 10 oktober 2016

Nga se merakosen më të mençurit e botës?



Çdo vit, revista online “Edge”, e njohur si webfaqja më e mençur në botë, kërkon nga shkencëtarët, teknologët, shkrimtarët dhe akademikët më të njohur t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: Për çfarë duhhet të brengosemi? Mes pjesëmarrësve të këtij viti ka fitues të çmimit Nobël, autorë të njohur dhe shumë teoriticientë, fizikantë, psikologë dhe biologë. Lista me përgjigje është e gjatë dhe ka 150 gjëra të ndryshme që i brengosin 150 mendjet më të mëdha të planetit tonë.

“Ngjarje të papritura dhe fakti që vazhdojmë të mbështetemi në modele për të cilat është dëshmuar që janë të rrejshme.” – Nasim Nikolas Taleb

“Nuk do të jemi të aftë ti fitojmë viruset me shtypjen e tyre prapa nivelit të gabimit dhe katastrofës.” – Uiliam Mek Evan, hulumtues i biologjisë molekulare

“Ajo pseudoshkencë do të përfundojë në fund të fuqishëm”. – Elena Kronin, autore dhe filozofe

“Ngjarje vërtet apokaliptike. Nga rritja e numrit të ngjarjeve me gjasa të vogla që mund të shpiejnë deri tek shkatërrimi i plotë i njerëzimit.” – Martin Ris, kryetar i mëparshëm i “Royal Society”.

“Yje që eksplodojnë, shkatërrimi eventual i Diellit, probleme me identitetin njerëzor që na pengojmë të ballafaqohemi me to.” – Xhon Tubi, themelues i psikologjisë evolucionare.

“Interneti e shkatërron shkrimin.” – Dejvid Xhilernter, shkencëtar kompjuterik në “Yale”

“Do të ketë edhe një supernovë – katastrofë financiare.” – Seth Lojd, profesor i inxhinierisë kuantike mekanike në MIT.

“Teknologjia digjitale e shkatërron durimin tonë dhe e ndërron perceptimin tonë të kohës.” – Nikolas G. Kar, autor.

“Financimi i eksperimenteve të mëdha do të shpenzohet dhe ato (eksperimentet) nuk do të bëhen më.” – Liza Rendal, fizikante në Harvard.

“Jo shumë, ngas motoçikleta pa helmetë.” – Xh. Kreg Venter, biolog dhe shkencëtar për gjenome.

“Do të ndalemi së vdekuri.” – Kejt Xhefri, profesor i neuroshkencës për sjellje

“Ekzistojnë pafundësisht shumë universe, por ne jemi të aftë ta mësojmë vetëm tonin.” – Lorens M. Kraus, fizikant, kosmolog

“Rritja e antiintelektualizmit është fundi i përparimit tonë. Tani, për herë të parë kemi një civilizim global. Nëse ajo nuk ka sukses, të gjithë sëbashku nuk do të kemi.” – Tim O Rajli, CEO dhe themelues i “O’ Riley Media”.

söndag 9 oktober 2016

Çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar”! Disa thënie të mençura, që nuk duhet t’i humbni 


 
Bild 
Çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar. Gjithmonë mbaj mend se ti ke brenda teje forcën, durimin dhe pasionin për arritur yjet dhe për ndryshuar botën”. Harriet Tubman, humanist amerikan. 

Njerëzit e mirë e drejtë u ngjajnë pemëve mëdha, lëshojnë hije për tjerët, ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit.” 

Për hatër luleve, njeriu ujit baltën”. 

Asnjëherë mos e vendosçelësin” e lumturisë tënde xhepin e dikujt tjetër…!”. 

S’ka rëndësi ajo thua apo nuk thua, rëndësi kanë ndjenjat”. George Orwell, shkrimtar anglez. 

Kupton ke lexuar një libër mirë, atëherë kur mbaron lexuari faqen e fundit dhe duket sikur ke humbur një mik”. 

Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se vijë.” 

Njerëzit ndryshojnë për dy arsye: ose kur mësojnë shumë gjëra, ose kur lëndohen shumë.” 

Harro çfarë lëndoi shkuarën, por kurrë mos harro se çfarë mësoi ky lëndim…!” 

Nëse dikush hedhë baltë, dhe ti lëviz, do vazhdosh ecësh pastër, por ai hodhi baltën do mbetet me duart e pista…” 

Nëse jetoni jetën plotësisht, do vdisni vetëm një herë. Por nëse frikësoheni çdo hap, frika do ju vrasë ditë pas dite”. Paulo Coelho, shkrimtar brazilian. 

Një gabim i madh..: besosh shumë atë je.. dhe vlerësosh pak atë vlen”. 

kur mësova ec, pëlqen vrapoj”. F.W.Nietzsche, filozof gjerman.  

Gabojmë gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për mësuar. Mësojmë mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për kërkuar falje, për pranuar kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur, për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!”. Bob Marley, këngëtar xhamajkan. 

Njerëzit janë si macet. Kur i ushqen gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.” – Sokrati 

Një biznes s’bën asgjë tjetër përpos parave është biznes i varfër.” | Henry Ford 

Njerëzit ndahen dy lloje: parët mendojnë e pastaj veprojnë, dytët veprojnë, e pastaj mendojnë…”