fredag 15 december 2017

Disa këshilla që të gjithë duhet t’i ndjekin me vëmendje



Ne të gjithë jemi të përqendruar tek vetja jonë, tek karriera jonë, saqë ndonjëherë harrojmë të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Gjithmonë presim shumë nga vetja, duke kërkuar të ngjitemi në shkallët e karrierës dhe të jemi përherë më mirë, se sa kemi qenë në të shkuarën. Mirëpo, ndonjëherë kjo mania për të fituar sukses dhe para, mund të na sjellë probleme. Mundet që edhe situatat më të qeta t’i kalojmë me stres. Në këtë moment, nevojitet që ne të ndjekim disa këshilla për t’i përballuar sa më mirë situatat e jetës sonë.
E dimë se pushimi ka një rëndësi shumë të madhe për të kaluar siç duhet çdo situatë. Kjo do të thotë se duhet të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Kujtoni gjithmonë se trupi juaj ka nevojë për pushim, në mënyrë që të jepni maksimumin në ditën pasardhëse.
Shpesh gjejmë mundësi, kohë dhe para për të bërë shumë gjëra të rëndësishme në jetën tonë, por harrojmë t’i kushtojmë pak kohë të lirë vetes. Nëse e vini re se po i kushtoni më shumë kohë gjërave të domosdoshme për t’u bërë dhe më pak kohë gjërave që ju kënaqin juve vetë, atëherë dijeni se po ecni në rrugën e gabuar. Duhet të kuptoni se është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj, qoftë edhe për detaje shumë të vogla që mund të mos vihen re nga të tjerët. Nëse juve ju bëjnë të ndiheni mirë, gjëni kohë për t’i bërë.
Kur jemi të rinj, shpesh i realizojmë me pak vështirësi këshillat dhe rregullat që na vendosin prindërit tanë. Me kalimin e kohës  e kuptojmë se sa të vlefshme kanë qenë ato këshilla dhe sa e rëndësishme është t’i dëgjojmë në moshë të re. Prindërit janë një pikë referimi shumë e rëndësishme. Të vegjëlit i shohin prindërit me adhurim, por me rritjen, kalimin në adoleshencë, apo në rininë pas adoleshencës, ata shihen si një pengesë për të bërë gjërat që do të donim të bënim. Por ata e dinë shumë mirë se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur, ndaj këshillat e tyre nuk mund të na çojnë kurrsesi në zhgënjime, apo në rrugë të gabuara. Ndaj, duhet që gjithnjë t’i kujtoni vetes se prindërit duhet t’i dëgjoni dhe të mos i ofendoni asnjëherë.
Nga ana tjetër, ka persona që i përkushtohen shumë punës, apo shkollës. Ata zhgënjehen më shumë, nëse diçka shkon keq, pavarësisht sa e vogël mund të jetë ajo gjë. Duhet të kuptoni se jo çdo gjë do të ecë siç e prisni. Ju mund të përgatiteni shumë për një provim, por mund të mos dilni aq mirë sa prisni të dilni. Prandaj, është mirë që të kuptoni se jo çdo gjë do të ecë siç e prisni ju, ndaj përgatiteni veten për çdo rezultat.
Kur ishit të vegjël, ju dukeshin të kota këshillat e mamave. Ndonjëherë mund të ndiheshit të bezdisur, nëse ato ju thoshin të visheshit sa më shumë në ditët e ftohta të dimrit. Mendonit se ishit vetë shumë të fortë e të mbrojtur nga sëmundjet. Nuk është aspak kështu. Mos harroni të visheni sa më shumë kur dilni nga shtëpia në dimër, ashtu siç bënit kur ishit të vegjël, pasi sëmundjet janë të shumta. Ne duhet t’i shmangim ato me çdo veprim tonin.
Siguria është një aspekt shumë i rëndësishëm në shoqërinë, në të cilën jetojmë. Për këtë arsye, ka një rëndësi shumë të madhe që çdo gjë ta sigurojmë me password sa më të vështirë për t’u zbuluar dhe të mos harrojmë që passëwordin ta ndryshojmë vazhdimisht. Kjo do të na bëjë të kemi privatësinë tonë në ruajtjen e gjërave shumë personale, si dhe do të na mbrojë nga përhapja e tyre, ndonjëherë në duar të pasigurta.

9 të vërteta të mëdha, që do të ndihmojnë të bëhesh një njeri më i mirë  


Është normale të kemi synime dhe ëndrra, por ka një ndryshim shumë të madh midis atyre që i bëjnë ëndrrat realitet dhe atyre që shpenzojnë gjithë jetën e tyre duke menduar për gjërat që mund të arrinin. Ndërkohë që disa persona kanë ide të mëdha dhe motivim për të nisur diçka, disa të tjerë nuk i kanë. Çdo gjë funksionon si në një biznes. Triumfon ai që guxon dhe ka ide të qarta.
Për të arritur që t’i bësh ëndrrat realitet, duhet të nisësh të bëhesh një version më i mirë i vetes tënde. Ndërkohë që mund të gëzohesh me ato që ke dhe me atë që je për momentin, sërish duhet të dish disa të vërteta që do të të ndihmojnë për të arritur maksimumin nga vetja jote.
  1. Ti je personi i vetëm që mund ta nxjerrë veten tënde në dritë.
  2. Hapi i parë është gjithmonë më i vështiri.
  3. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë dhe punë.
  4. Jo çdokush do të të mbështesë.
  5. Nuk mund të korrësh sukses, nëse nuk ndërmerr rreziqe të mëdha.
  6. Nuk mund të kontrollosh çdo gjë.
  7. Nuk mund të bësh çdo gjë (qëndro me këmbë në tokë).
  8. Është normale që ndonjëherë edhe të dështosh.
  9. Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga disa zakone që të largojnë prej arritjes së synimeve të tua.

söndag 12 november 2017

40 Anekdota të ndryshme



Cfare shpjegon Harry Box tek Sekretet e Vullnetit ne te vertete

Cfare eshte vullneti

Autori I referohet vullnetit si nje menyre e te vepruarit duke e ndare ate ne vullnet energjik, te vendosur, te qendrueshem etj. Ne keto cilesi ai flet per te vepruarit ne menyre te shpejte, te vendosur apo kembengulese si nje vullnet I duhur per te arritur deshirat ne jete.

Ne fakt libri I tij flet dhe per crregullimet dhe shume forma te tjera qe vullneti mund te marre, por si nje natyre ambicioze autori eshte perqendruar me shume ne ate lloj vullneti qe aplikohet si nje metode per arritjen e suksesit ne jete.

 

Me poshte do te flas mbi thelbin qe jepet ne pjesen me te rendesishme te ketij libri, dmth ne pjesen e semundjeve te vullnetit. Suksesi, pra arritja e cdo gjeje qe deshirohet, kerkon pune dhe jo pasivitet. Prandaj gjeja me e rendesishme per suksesin eshte sherimi I cdo semundjeje te vullnetit qe shkakton ate pasivitet qe I ben njerezit te deshtuar ne jete.

Semundjet e vullnetit

Shkurajimi: Humbja e shpreses eshte faktori me I shpeshte qe con njerzit ne pasivitet te trishte. Shkurajimi ne fakt ka pasoja shume me te medha se kaq, si shkaktimi I depresionit dhe apatise te cilet mund te shkaterrojne rrenjesisht lumturine e personave te semure. Prandaj autori jep disa keshilla mbi menyrat e duhura te reagimit ndaj deshtimeve e gabimeve qe jane te pashmangshme ne rrugen e suksesit.

Apatia: Keta njerez jane te deshtuar sepse nuk provojne te arrijne dicka. Dhe ky pasivitet vjen vetem sepse ata nuk deshirojne te behen dikush, te kene nje nivel me te mire jetese dhe financiare. Kjo apati mund te shkaktohet edhe nga depresioni, por autori flet ketu per ate apati qe eshte rrenjosur ne natyren e vete personit. Prandaj ai keshillon leximin e biografive te njerezve te medhenj. Ky lexim jo vetem qe I frymezon lexuesit te behen si ata njerez, por I ben edhe entuziast mbi aktivitete te ndryshme sepse lexuesi do ti lidhe ato aktivitete ne menyre subkoshiente si rruga e duhur per tu bere si ai person I madh, per te arritur nje sukses si ai I cili do ti jap dhe atij po te njejtin admirim nga te tjeret.

Pertacia: Pasiviteti qe vjen nga natyra pertace e cila urren lodhjen ka te njejtin efekt: deshtimin ne jete. Prandaj Harry box jep keshilla mbi perseritjen e disa xhesteve te parendesishme qe mund te forcojne dashurine mbi lodhjen dhe mund te jene shkak I nje energjie edhe per aktivitetet e rendesishme ne te ardhmen.

Pavendosmeria: Ndonjehere njeriu behet pasiv jo se do ti shmanget me doemos lodhjeve e perpjekjeve, por sepse thjesht nuk e di se cduhet te ndjeke. Edhe ne rastet kur di disa rruge qe mund te funksionojne per te arritur dicka, ai nuk eshte I sigurte se cila eshte rruga me e mire. Kjo pavendosmeri behet keshtu shkak I deshtimit edhe tek personat inteligjente dhe te afte megjithese ata kane cdo dituri dhe aftesi per te arritur sukses. Autori perseri thekson se menyra sesi ti ben dicka, behet menyra sesi ben gjithcka. Prandaj nepermjet xhesteve te vendosmerise ne situata jo te rendesishme, ai jep ushtrime per te forcuar shpirtin e vendosur qe do te beje te mundur nje vendosmeri te forte dhe ne udhekryqe shume here me te rendesishme ne jete.

Mosbesimi ne vetevete: Kur natyrat ngurruese thone qe duan te arrijne sukses ne dicka, ata ne te vertete nenkuptojne: “Dua te arrij sukses ne ate gje pa bere asnje gje per te”. Pa bere asgje nuk arrihet gje, te pakten pa ndonje mrekulli. Prandaj ngurrimi I tyre I con ne pasivitet te perhershem dhe normalisht ne nje gjendje te deshtuar. Mirepo keto deshtime te njepasnjeshme pas nje fare kohe arrijne te bindin trurin e personit se shkaku I deshtimeve te tij nuk eshte ngurrimi, por paaftesia e tij per te bere dhe arritur gjerat. Keshtu ngurrimit I shtohet dhe nje factor tjeter qe te con ne pasivitet. Pra personi gabimisht bindet se nuk eshte I afte, humb besimin ne vetvete. Dhe per te luftuar kto pasoja negative Harry Box sugjeron autosugjestionin si menyra me e mire per te krijuar bindje te reja ne subkoshiencen e njeriut. Ama duhet te kuptoni edhe qe nuk mund ta bindni veten vetem me fjale se jeni te afte per te bere e arritur dicka kur veprat tuaja ju thone te kunderten gjate gjithe kohes. Prandaj pervec autosugjestionit duhet ta bindni veten dhe me fakte reale. Dmth te beni dicka, te arrini dicka qe mund te jete nje prove bindese per veten tuaj se jeni te afte te arrini.

Paqendrueshmeria: Ne dallim nga tipat me siper, personat e paqendrueshme nuk jane pasiv. Ata mund te jene shume aktiv dhe punetore por perseri mbeten ne kategorine e te deshtuarve. Kjo ndodh sepse ata nderrojne perhere projektet dhe drejtimet e tyre. Heqin dore nga nje drejtim apo biznes qe kane filluar, hapin nje te ri me shpresen qe kete here ky project do te rezultoje fitimprures. Por praktika dhe faktet kane treguar se personat vertete te suksesshem nuk jane ata qe harxhojne gjithe punen e tyre ne drejtime te ndryshme, por ata qe perqendrohen per nje kohe shume te gjate ne nje projekt te vetem deri sa ta bejne ate projekt te funksionoje dhe te jape fitime. Pra ata qe kembengulin deri ne fund. Shume punera mund te paraqiten si pa fitime megjithese jane rruga e duhur per te arritur shume. Por nese heq dore nga ajo per te nisur punera te reja pa mbarim, atehere sado aktiv te jesh nuk do te arrish asgje. Kembengulja eshte ajo qe ka realizuar cdo gje te madhe ne fakt. Dhe nese do te arrish deshirat e tua duhet te perqendrohesh ne nje drejtim te vetem. Zbulo nese eshte drejtimi I duhur, nese ke pasionin e duhur, dhe me pas mos ndrysho drejtim. Do te jete thjesht ceshtje kohe deri sa te relizosh fitimet e tua ashtu sic i deshiroje.

 

Humbja e motivimit ne gjysem te rruges




Te lesh nje pune ne gjysem

Te lesh dicka pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe interesin per ate aktivitet aq shpejt.

Cfare te besh nese humb motivimin ne mes te punes

Nje nga gjerat qe mund te besh eshte ti ndash projektet e tua te medha ne pjese me te vogla. Pershembull supozojme se ti duhet te mbarosh se studiuari 100 faqe. Ti vesh vetes qellim ti mesosh ato 100 faqe mund te te shkaktoje humbjen e motivimit, sepse progresi prej vetem 1% qe ben per cdo faqe qe lexon eshte shume i vogel, dhe ti mund ta lesh studimin e librit ne gjysem.

Ne vend te kesaj me mire ti mund ta ndash gjithe sasine qe ke per te lexuar ne 5 ndarje me nga 20 faqe, dhe te vesh si qellim te studiosh keto 5 ndarje. Cdo 20 faqe qe ti do te mbarosh se lexuari do te te motivojne te lexosh akoma me shume, sepse sapo ke bere nje arritje, te studish 100% ndarjen e pare.

Nje nga shkaqet e tjera me te medha qe shkakton lenien e puneve ne gjysem dhe humbjen e motivimit jane besimet fallco, si pershembull: “Jam perpjekur shume por nuk mund ta arrij ate gje, eshte e pamundur”, ose “Ne kte shtet, apo ne kte moshe qe jam suksesi eshte i pamundur”. Besimet fallco jane limitues potencial, jane limitues imagjinare qe ti u ve aftesive te tua personale te cilat te pengojne te besh dicka me teper sesa ajo qe ti beson se mund ta besh. Kur ne realitet, ti po jeton nje genjeshter te madhe, sepse ti mund te besh cdo gje qe e beson se mund ta besh.

Keto besime fallco mund te vijne si rezultat i povave per disa here dhe deshtimeve te ketyre provave, megjithate eshte provuar se arritja e cdo gjeje qe ti deshiron eshte funksion i vetem nje gjeje, numrit te provave, nese ti provon numrin e duhur te provave me ne fund do ta arrish ate qe do, cfaredo qofte ajo.

Nje arsye tjeter per lenien ne gjysem te nje aktiviteti eshte humbja e rendesise se atij aktiviteti, ose renia nga prioritetet. Pershembull supozojme se njerzit te thone se je shendoshur dhe se duhet te besh ushtrime fizike qe te kthehesh ne forme. Keto fjale mund te veprojne tek ty si nje motivues negativ dhe mund te te nxisin te ushtrohesh, por porsa ti te kthehesh ne formen qe ishe, do te fillosh ta ndjesh veten pak pertac per te shkuar te ushtrohesh, dhe me vone edhe mund ta lesh fare. Kjo ndodhi sepse te ushtrohesh pasi vjen ne forme humb si prioritet ne menyren sesi i pe gjerat qe ne fillim.

Dhe ne fund media mund te luaje nje rol te madh ne rritjen e motivimit tend, ose ne uljen e ketij motivimi, dhe ajo qe kuptoj me media eshte gjithcka qe ti degjon dhe studion, duke filluar qe nga muzika qe degjon deri tek filmat qe sheh, cdo gje qe sheh shkruhet ne subkoshience, dhe sa me shume media motivuese te perdoresh, aq me shume motivimi do te behet pjese e vetes tende.

lördag 23 september 2017

5 Anekdota të ndryshme

                                   www.radiolyra.com si dhe kanali në Youtube radio lyra

tisdag 6 juni 2017

Thënie të Ajnshatjnit


Thënie të Ajnshatjnit

Bildresultat för ajnshtajn

  • Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
  • Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.
  • Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.
  • Jeta është si ngasja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t'i japësh.
  • Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.
  • Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.
  • Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.
  • Dy gjera nuk kane fund:Universi dhe budallallëku njerëzor,madje kam disa dyshime për universin.
  • Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij,por nga ata qe e lejojnë te keqen.
  • Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur.
  • Gjithçka duhet ta thjeshtësojmë aq sa është e mundur,por jo edhe me shumë.
  • Të shkurtosh dru,është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.
  • Është shumë më vështirë t'i ndryshosh bindjet,sesa të ndryshosh atomin.
  • Ai që s'ka bërë asnjë gabim,s'ka filluar asgjë të re.
  • Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët,e se kanë mobilie të këqija,por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.
  • Përparimi i teknikes është si Sëpata, në duart e kriminelit patologjik.
  • Personalitetet nuk krijohen me fjalime,por vetëm me punë dhe rezultate te vetë arritura.
  • Në mesin e problemeve,dalin rastet e volitshme.
  • Kur është në pyetje morali,shkolla s'mund të ndihmojë shumë.
  • Nëse zoti e ka krijuar botën,me siguri qëllimi i tij nuk ishte ta bëjë botën ashtu që ne ta kuptojmë.
  • Kur do të kesh jetë të lumtur,jepi vetes një qëllim.

Këshillat e Mësuesit

Këshillat e Mësuesit

Bildresultat för keshillat e mësuesit



Mësuesi Dzen shkruajti dhe u la nxënësve të tij këshillat e mëposhtëme:
- Duke jetuar nëpër botë, mos u ngulit tek materia e saj.
- Pavarësisht se mund të jesh vetëm tek dhoma jote, të sillesh sikur të ishe përpara një njeriu shumë fisnik.
- Jeta e vështirë është thesari yt. Mos e ndrysho me jetën e lehtë.
- Njeriu mund të duket budalla, por nuk është. Ndoshta thjesht po e ruan mençurinë e tij.
- Virtytet janë fryt i vetëdisiplinës dhe nuk bien nga qielli si shi apo dëborë.
- Të të zbulojnë komshinjtë e tu, përpara se t’i zbulosh ti ata.
- Gjyko veten tënde, por jo të tjerët.
- Mos gjyko as atë që ka të drejtë dhe as ata që e ka gabim.

lördag 13 maj 2017

Henry Miller




Bildresultat för henry miller


Unë jam një egoist, por nuk jam vetiak. Ky është dallimi. Më duket se jam tip nevrik. Nuk mund të ndaloj së menduari për veten. Nuk është se e shoh veten shumë të rëndësishëm… unë thjeshtë nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, kjo është e gjitha. Nëse do të mund të bija në dashuri me një grua, kjo mund të më ndihmonte. Por nuk mund ta gjej një grua që më bënë përshtypje.
Henry Miller, “Tropic of Cancer”

Bertrand Russell



Që të kuptosh një kohë ose një komb duhet të kuptosh filozofinë e tij, dhe që të kuptosh filozofinë e tij duhet të jesh në njëfarë mënyre filozof. Këtu ekziston një lidhje reciproke: rrethanat e jetës së njerëzve veprojnë fuqishëm në determinimin e filozofisë së tyre, por, nga ana tjetër filozofia ndikon fuqishëm në determinimin e rrethanave të atyre njerëzve.
– Bertrand Russell

Viktor Hygo



“Madje edhe nata më e errët do të përfundojë dhe dielli do të lind.”
“Njerëzit nuk kanë mungesë force, ata kanë mungesë vullneti”.
“Ti që vuan nga dashuria, dashuro edhe më shumë. Të vdesësh nga dashuria do të thotë të jetosh prej saj.”
“Diamantet gjenden vetëm në thellësit e errëta të tokës; të vërtetat gjenden vetëm në thellësit e mendjes”.
“Besimi është i nevojshëm për njerëzit. Mjerë ai që nuk beson në asgjë”.
– Viktor Hygo

lördag 6 maj 2017

Cilit seks i përket truri ynë?









Bildresultat för brain


Cilit seks i përket truri ynë?




Në vitet ‘70 ishte në modë që t‘u dhuroje kukulla djemve të vegjël dhe makina vajzave, në bazë të idesë se ndryshimet në sjelljen mes dy sekseve ishin rezultat i edukimit. Sot është e qartë që nuk është kështu. Që nga lindja meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm dhe preferojnë lodra të ndryshme. Koncepti se burrat dhe gratë janë "programuar" nga evolucioni pranohet kështu. Por debati mbi pyetjen se cilat diferenca janë biologjike dhe cilat ambientale dhe kulturore është akoma i ndezur. Vitin e kaluar, presidenti i Universitetit të Harvardit, Larry Summers, ndezi një debat (që e detyroi të japë dorëheqjen) kur avancoi hipotezën se janë kapacitetet e lindura që shpjegojnë se përse pak gra në krahasim nga burrat kanë pozicione të rëndësishme në inxhinieri ose fizikë. Sipas disa të tjerëve, kjo është një ide e papranueshme. Megjithatë, sot teknikat e ndryshme tregojnë se truri mashkullor dhe ai femëror, të paktën në një nivel të caktuar, funksionojnë në mënyrë të ndryshme. Edhe pse rezultatet jo gjithmonë e konfirmojnë këtë.

Kukulla për vajzat, pistoleta për djemtë

Në të kaluarën mendohej që femra nuk ishte gjë tjetër veçse një mashkull me hormone femërore, por në të vërtetë është e kundërta: deri në javën e tetë të shtatzënisë truri i çdo fetusi njerëzor është femër. Si gjithçka, trupi bëhet mashkullor nëse arrihet të prodhohet me shumicë tostesteron. Ky shtim hormonesh krijon një organ që përcakton sjelljen mashkullore. Vajzat që nga dita e parë e jetës së tyre shohin më gjatë një fytyrë se një objekt mekanik në lëvizje, ndërsa meshkujt bëjnë të kundërtën. Gjithashtu, sipas studimeve të shumta, meshkujt dhe femrat pëlqejnë lodra të ndryshme: makina dhe pistoleta meshkujt, kukulla për femrat. Teste të tjera të bëra me specie të ndryshme sugjerojnë se një njeri i sapolindur është i predispozuar për t‘i zgjedhur lodrat me një funksion të përshtatshëm për seksin e tij. Melissa Hines e City University të Londrës dhe Gerianne Alexander e Texas A&M University, u patën dhënë disa majmunëve kukulla lecke, topa dhe makina. U pa se majmunët meshkuj luajtën më gjatë me makina dhe top, ndërsa femrat me kukullat. Teoria e propozuar është se lodrat e preferuara nga femrat ofrojnë mundësinë për të shprehur një sjellje përkujdesjeje, e dobishme kur të jenë të rritura, ndërsa meshkujt preferojnë lodra që u ofrojnë mundësinë për të shprehur forcën e tyre.

Çështje neuronesh?

Ndryshimet mes trurit të një mashkulli dhe një femre ekzistojnë, megjithatë, të nxjerrësh konkluzione nuk është e lehtë. Ndërkaq, truri mashkullor është rreth 9 për qind më i madh se ai femëror, megjithatë, kjo diferencë është shpjeguar me faktin se burri është më i madh se gruaja. Gjithashtu, në vitet e fundit është parë që truri femëror ka më shumë lëndë gri se të bardhë. Por nëse do të argumentonim faktin se në disa zona të trurit femëror qelizat nervore gjenden me një densitet më të madh, mund të arrijmë në përfundimin se truri i asaj dhe atij kanë një sasi thuajse të njëjtë të qelizave nervore. Membrana që lidh të dyja hemisferat, "copus cakllosum" (lënda e bardhë), është më e vogël te burrat, çka mund të shpjegojë se përse burrat përdorin vetëm një anë të trurit për zgjidhjen e problemeve për të cilin gratë i përdorin të dyja sektorët. Megjithatë, këto diferenca strukturore duket se nuk ndikojnë në inteligjencën e matur. Po ashtu, është parë se truri nuk është i pandryshueshëm edhe në moshë të rritur. Kështu, truri i femrave është shumë plastik dhe pëson ndryshime të dukshme, sidomos në periudhën e pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Simon Baron-Cohen i Universiteti të Kembrixhit sugjeron se preferencat e lindura mund të vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Nëse pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se ekzistojnë diferenca reale mes kapacitetit verbal të meshkujve dhe të femrave, miliona teste për fjalorin, letërsinë dhe të tjera të ngjashme kanë treguar se këto diferenca janë thuajse inekzistente. Nëse vajzat adoleshente janë më të zonjat për të shqiptuar saktësisht fjalët në krahësim me meshkujt, i vetmi aspekt i aftësisë verbale që duket i lidhur me seksin te të rriturit është rrjedhshmëria(aftësia për t‘i thënë fjalët shpejt). Dhe nëse kërkohet të zgjidhen sa më shumë fjalë të jetë e mundur që fillojnë me një shkronjë të caktuar, gratë arrijnë të gjejnë më shumë.

Gra të zemëruara

Në krahasimin e ndryshimeve mes dy sekseve, kërkuesit përdorin një njësi matjeje statistikore të quajtur D. Ajo mat largësinë e mesatareve të dy grupeve duke iu referuar gamës së vlerave të përdorura për të llogaritur secilën mesatare. Me këtë metodë, Janet Hyde ka studiuar burra dhe gra duke grumbulluar meta-analizat kryesore për diferencat mes sekseve. Pas studimit doli se diferencat më të mëdha mes sekseve ishin fizike, si shpejtësia për të hedhur diçka dhe largësia e hedhjes, të cilat pasqyronin diferencën trupore mes një burri dhe një gruaje. Një tjetër fushë me diferencë të madhe ishte e lidhur me seksualitetin, ku përfshihej kënaqësia seksuale dhe qëndrimi ndaj një lidhjeje të rastësishme. Gjithashtu, u pa se gratë dhe burrat arrinin të njëjtin nivel kënaqësie seksuale. Mesatarisht, burrat janë më agresivë, por është e gabuar të nxjerrësh konkluzione të pamenduara. Nëse gratë mendojnë se askush nuk po i shikon, dhe nëse e dinë se nuk do të kenë pasoja fizika, mund të jenë më agresive se burrat. Të dhunshme ose jo, gratë mbajnë zemërim njëlloj si meshkujt, ose më shumë. Në një studim, Rubin Simon dhe Leda Nath nuk kanë përshkruar diferencat në kohë kur meshkujt dhe femrat zemërohen, megjithatë, është parë se gratë tentojnë të mbajnë më shumë inatin. Rezultat tërësisht i ngjashëm me një studim të kryer në fillim të vitit nga disa studiues të "Humboldt University" në Berlin. Studiuesit u përshkruan pjesëmarrësve, studentë, një skenar në gjendje të gjeneronte agresion. Ata u patën thënë studentëve se kishin dëgjuar një shokun e tyre (ose shoqen) që kishte folur shumë keq rreth reputacionit të tyre. Edhe aty u pa se gratë u zemëruan më shumë. Në të vërtetë, diferenca qëndronte në faktin se në ç‘mënyrë secili prej studentëve mendonte hakmarrjen: Gratë tregonin se do të merrnin hak më thashetheme ndaj tyre, ndërsa gjysma e meshkujve kishte dëshirë për t‘u zënë me "partnerin".

Kështu, një shpifje edhe pse nuk provokon një dëm fizik nuk do të thotë se nuk të lëndon. Ndaj dhe vajzat gjejnë këtë formë agresioni më të dhimbshme.


Kush fiton në matematikë?

Një tjetër ndryshim i studiuar gjatë, është edhe sjellja ndaj matematikës. Kush ka kërkuar të mbështesë se tendenca e meshkujve për t‘i rregulluar gjërat u jep mundësi për të qenë më të aftë në matematikë, e ka pasur tërësisht gabim. Është vërtetuar se djemtë dhe vajzat janë shumë të zotë në matematikë para pubertetit. Megjithatë, pas moshës 15 - 16-vjeçare meshkujt i zgjidhin problemet më me lehtësi, duke shfaqur aftësi më të mëdha edhe në problemet gjeometrike. Kështu nisi t‘u kërkohet atyre të imagjinojnë një objekt që rrotullohet në tri dimensione, kapacitet i domosdoshëm në inxhinieri diferenca bëhet shumë e dukshme (dhe duket se është e lidhur me rritjen e tostesteronit paslindjes te djemtë). Megjithatë, burrat nuk shkëlqejnë në të gjitha detyrat e lidhura me hapësirën. Ndryshe nga sa mendohej, meshkuj dhe femra janë shumë të zotë për t‘u orientuar. Femrat tentojnë më shumë të kujtojnë pika referimi, ndërsa meshkujt bazohen në njohuritë e tyre gjeometrike për të për gjetur drejtime dhe largësi.

Më shumë idiotë dhe gjeni

Një tjetër studim është ai që ka të bëjë me faktin se mes meshkujve ka më shumë idiotë dhe më shumë gjeni. Në një studim që ka analizuar popullsinë skoceze të lindur në vitin 1932, ka konfirmuar këtë hipotezë. Megjithatë, në vitet e fundit gratë kanë regjistruar progrese të mëdha në botën akademike, megjithëse disa sektorë janë më të vështirë për t‘iu përshtatur. Lind pyetja: mungesa e grave nga shkenca, nga matematika dhe nga inxhinieria u detyrohet karakteristikave të lindura? Përgjigjja është kjo: të lindura mund të jenë, por kjo nuk do të thotë se janë të pandryshueshme. Aftësia për problemet në hapësirë varet nga studimi dhe stërvitja për të dyja sekset.




 

fredag 5 maj 2017

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj


Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Shkencëtarët nga Universiteti në Filadelfia kanë dëshmuar se karakteri i fëmijës formohet pas gjashtë muajve të parë të jetës, por nuk është i pandryshueshëm, sepse në të ndikojnë shumë faktorë.

Para së gjithash, më rëndësi është mjedisi ku jeton fëmija. Në qoftë se ai është i pafavorshëm për zhvillimin e psikikës së fëmijës, me kalimin e kohës edhe fëmija më trim mund të bëhet i tërhequr dhe i frikësuar. Por po ashtu mjedisi i favorshëm edhe fëmijën më të turpshëm do ta bëjë supermen, transmeton Telegrafi.

Prandaj, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijës tuaj që nga koha kur është shumë i vogël. Mos prisni të kalojë koha dhe vetëm atëherë të filloni t’i përmirësoni forma të caktuarat të sjelljes. Sigurisht që duhet theksuar se çfarëdo që të bëni, bëjeni ngadalë, lehtë dhe gradualisht. Përndryshe, fëmijët e tërhequr do të bëhen edhe më të tërhequr, ndërsa ata problematikë edhe më problematikë.

Foshnja “varëse”

Çfarë është tani: Sapo ta shtrini në shtrat ose në pjesën e rrethuar për lojë, menjëherë ngrihet dhe i zgjat duart për ta marrë? Vazhdimisht rri ulur në prehrin tuaj dhe mbahet për veshjet tuaja? Mund të bjerë në gjumë vetëm nëse ju uleni pranë shtratit dhe e mbani për dore? Sapo të paraqitet një person i huaj, fëmija vrapon kah ju dhe aty kërkon një strehë të sigurt? Nëse të gjitha këto situata ju tingëllojnë të njohura, atëherë ju jeni një nënë e fëmijës që ju rri varur si “varëse”.

Çfarë do të jetë? Është gabim të mendohet se këto foshnja janë të përkëdhelurat e nënave dhe se kurrë nuk do të ndahen nga gjiri i nënës. Ato vetëm janë shumë të kujdesshme dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet. Kur të rriten kjo mund të jetë e dobishme, por mund edhe të çojë në ekstremin tjetër! Mësojeni fëmijën që nga mosha e hershme të jetë i pavarur, por mos bëni hapa radikalë. Për fillim lëreni me gjyshen, gjyshin, apo dikë tjetër i cili është i dashur për të, ta zëmë për gjysmë ore, pastaj gradualisht zgjateni kohën e të qenit larg saj. Në fillim, do të ankohet e do të qajë, por me kohë do të përshtatet.

http://telegrafi.com/fo/2010/baby-names-UK-2012-jpg_0930.gif

Foshnja që nuk lëvizë

Çfarë është tani: Shumica e nënave mund të jenë të lumtura nëse kanë një foshnjë e cila vepron sipas principit “ku më len, aty do më gjesh”. Ajo është e qetë, rrallë qan, është e lumtur dhe e kënaqur kudo që ta lini. E pranon mirë lugën, nuk ankohet kur duhet të flejë, e nëse i ndodh të qajë mjafton ta ngushëlloni pak dhe do të ndalet. Foshnja e tillë që nga fëmijëria e hershme shfaq qetësi dhe nuk lëshohet në sprova të rrezikshme.

Çfarë do të bëhet: Ka shumë gjasa që do të mbetet e tillë edhe kur të rritet, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos formohet si një personalitet që nuk është i gatshëm ta pranojë anën e vështirë të jetës. Prandaj, trimërojeni që nga vegjëlia, këndojini këngë të marra, inkurajojeni të përpiqet të bëjë diçka që frikësohet, blini lodra të cilat kërkojnë aktivitet fizik dhe përpiquni për aq sa keni mundësi që aktivisht të merrni pjesë në të gjitha lojërat. Në këtë’ mënyrë drejtpërdrejt do të ndikoni në angazhimin e fëmijës, përkatësisht ta parandaloni qëndrimin e tij anash.

Foshnja “hulumtuese”

Çfarë është tani: E kundërta e përshkrimit të mësipërm, foshnja hulumtuese kurrë nuk qetësohet. Ajo është në lëvizje nga mëngjesi deri në mbrëmje, fle shumë pak, vetëm sa “për të mbushur bateritë”, e pastaj “përsëri prej fillimit”! Kur mërzitet, të gjithëve zëshëm ua bën me dije, sepse foshnja e tillë duhet gjithmonë të ketë sfida para vetes. Është në gjendje që një mijë herë ta gjuajë lodrën vetëm që ta vërtetojë se a do të bjerë secilën herë dhe, secilën herë kërkon nga ju t’ia jepni të njëjtën lodër.

Sa i përket zhvillimit fizik, foshnja e tillë është e para në të gjitha: fillon të rrijë ulur pas gjashtë muajsh, rri me kokë poshtë pas muajit të shtatë-tetë, ndërsa ec në muajin e njëmbëdhjetë. Hunda e saj duhet të futet në secilën “vrimë”, nuk e pranon përgjigjen “jo”. dhe gjithmonë e di saktë se çka dëshiron. Fëmijën e tillë vërtet që është vështirë ta “nënshtroni, por nuk është e pamundur.

Çfarë do të bëhet: Mjafton që, qysh nga mosha e hershme ta mësoni çka duhet, e çka nuk duhet, çka guxon dhe çka


nuk guxon të bëjë, sepse, në të kundërtën, kur të rritet mund të ketë problem t’i respektojë rregullat shoqërore.

http://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/02/bb583dc50c69f80f4285d2deed3b48db.jpg

Foshnja “tërheqëse”

Çfarë është tani: Kjo foshnjë vazhdimisht qesh, luan dhe ua zgjat duart të gjithëve që duan ta marrin në dorë. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërkon të marrë pjesë në çdo aktivitet. Foshnja tërheqëse lehtë i përshtatet çdo ambienti, e do shoqërinë dhe me entuziazëm luan me fëmijët e tjerë. Nuk është koprrac, me dëshirë i ndan lodrat dhe nuk e duron vetminë. Mos e lini vetëm dhe mos prisni se do të luajë me lodra edhe nëse me to ia mbushni shtratin deri në majë. Të gjitha do t’i shtyjë dhe do të kërkojë vëmendjen e njerëzve.

Çfarë do të bëhet: Lexojini përralla, tregoni fotografi, shikoni bashkë filma të animuar dhe lëshoni muzikë. Vetëm në këtë mënyrë foshnja juaj do të jetë e lumtur, e kur të rritet ju do të keni dikë i cili gjithmonë do t’ju bëjë të qeshni.

Foshnja “bombë me sahat”

Çfarë është tani: Kjo është definitivisht foshnja e cila që në bark e ky ditur se çfarë do e çfarë nuk do. Tingëllon si shaka, mirëpo në këtë ka shumëçka të vërtetë. Kur nuk do të flejë, ajo nuk do të flejë. Nëse nuk dëshiron ta merrni, do të bërtasë e të qajë derisa ta lëshoni. Nëse nuk është e uritur, nuk do të hajë edhe nëse i ofroni edhe ushqimin më të preferuar. Ju duken të njohura të gjithat këto, apo jo?

Çfarë do të bëhet: Lajm i mirë është se këto foshnja ndryshojnë krejtësisht pasi të fillojnë të kontaktojnë me fëmijët e tjerë. Atëherë atyre u zvogëlohet impulsi personal, ndërsa u rritet ai shoqëror, kështu që bëhen shumë të matura në kërkesat e tyre dhe shumë të përshtatshme për “formësim”. Te këto foshnja me rëndësi është që prindërit të mbajnë qëndrim të qartë dhe vendimtar që nga fillimi, sepse nëse e ndien mund të manipulojnë do ta bëjnë këtë edhe pasi të rriten. /Telegrafi/