tisdag 31 januari 2017

Ja pse disa duhanpirës sëmuren me kancer e disa të tjerë jo



Të gjithë duhanpirësit janë të vetëdijshëm se çdo cigare e ndezur shton rrezikun e kancerit të mushkërive, por shumë prej tyre, për fat të mirë, e përjetojnë një pleqëri të mirë. Si është e mundur?


Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë pas një kohe të konsiderueshme të shkurtë që ata kanë kaluar si duhanpirës, raporton National Geographic.
Shkencëtarët amerikanë janë interesuar që të kuptojnë se pse është kështu, prandaj kanë kryer një studim që ka gjetur se se gjenetika luan një rol të madh.
Kjo do të thotë se ata besojnë se duhanpirësit të cilët jetojnë një kohë të gjatë kanë "gjene të jetës së gjatë" të veçanta të cilat ulin gjasat e zhvillimit të kancerit më shumë 11 për qind. Gjithashtu, në sajë të tyre, qelizat lehtë dhe shpejt ripërtërihen, ndërsa plakja dhe efektet e pirjes së duhanit ngadalësohen.
Shifrat e publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, megjithatë, duhani ende vret rreth gjysmën e numrit të përgjithshëm të njerëzve që e përdorin atë.
Prandaj, OBSH thotë se duhani është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njerëzve që jemi përballur ndonjëherë, dhe se në çdo vit nga efektet e pirjes së duhanit vdesin rreth gjashtë milionë njerëz.

onsdag 25 januari 2017

Shfletime historike,Pse dhe si u vra Isa Boletini...

lördag 14 januari 2017

Shprehjet filozofike që sot udhëheqin botën

“Mendoj, pra ekzistoj”
Dekarti e filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë se çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se “unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigjja e tij është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.
George Berkeley
“Të jesh është të perceptosh”. “Nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, a bën zhurmë?”
Si idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se “të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e Perëndisë gjithmonë percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë zhurmë.
Sokrati
“Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet”
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetëhetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.
William of Ockham
“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”
I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori njësuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra.
Thomas Hobbes
“Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e vrazhdë dhe e shkurtër”
Duke iu referuar gjendjes origjinale të natyrës, një të kaluare të supozuar para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej nostalgjik. Ndërkohë që Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga”, Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër, të pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.
Gottfried Wilhelm Leibniz
“Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”
Novela më e famshme e Volterit “Candid” satirizon me këtë pikëpamje. Nëse hidhni sytë rrotull do të habiteni se si dikush e beson këtë. Por Libniz besonte se para krijimit, Perëndia meditonte për të gjitha mundësitë e universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin jetojmë, pasi besonte se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë pa djallëzi, por njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte bota më e mirë në dispozicion.
Hegel
“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”
Pikëpamja poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marksi (1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.
Soren Kierkegaard
“Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi kur e hedh hapin e besimit. Ky është subjektivizëm”.
Në një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon një besim pasionant dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes. Ashtu siç Blaise Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në dijeni”.
Friedrich Nietzsche
“Perëndia konsiderohet si i vdekur”
Këtë pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”. Megjithatë, kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e tha këtë.
Albert Camus
“Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është vetëvrasja”
Zgjidhja e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte të njohësh dhe të përqafosh absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja mbetet një mundësi nëse absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd është Sizifi, një person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga Perëndia të rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të mbërrijë në majë.
Heraclitus
“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”
Herakliti nuk është i vetëm në atë që mendon. Mesazhi i tij është se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i vazhdueshëm dhe jo një produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe jo i qëndrueshëm. Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e përshkroi kohën si një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e ndryshme nga një orë në lojë.

24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka

Shumë prej nesh mendojnë se ekzistojnë disa sekrete të mëdha për të patur sukses, apo se ai vjen nga të qenit me fat. Ky është një keqkuptim i madh! Ne mendojmë se ” kjo s’do të ndodhë kurrë mua” , ose “s’do të jem asnjëherë mjaftueshëm i mirë”.Më poshtë po paraqesim diçka që potencialisht mund të ndryshojë jetën tuaj. Suksesi kërkon dy gjëra , dhe ju i keni që të dyja nën kontroll:Pranimi dhe përqafimi i dështimit, dhe të punuarit fort. Lexoni 24 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju.
1. “E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins
2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh  nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin
3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni ecur ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris Gardner
4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. Anita Rodik
5. “Dështimi nuk është për t’u patur frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes”.
Di Hok
6. “Unë nuk mbërrita këtu, duke e uruar apo shpresuar, por duke punuar për të”. Esti Lauder
7. “Ju nuk mund të bëni asgjë, nëse ju mungon entuziazmi”. Henri Ford
8. “Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit  e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. Xhon Uilard Merrot
9. “Shkoni sa më larg që mund të shihni; kur të mbërrini atje, do jeni në gjendje të shihni më larg”. XH.P Morgan
10. “Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. Konfuci
11. “Unë kam dështuar vazhdimisht në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse pata sukses”. Majkëll Xhordan
12. “Nuk ka asnjë sekret në pasjen e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”. Kolin Pauell
13. “Mos harroni se dështimi është një ngjarje, dhe jo një person”. Zig Ziglar
14. “Për të patur sukses, dëshira jote për sukses duhet të jetë më e madhe se sa frika jote nga dështimi”. Bill Kozbi
15. “Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – ka kaq pak konkurrencë”. Elbert Habard
16. “Është mëse e vërtetë që ju mund të keni suksesin më të mirë dhe të shpejtë, duke ndihmuar të tjerët të kenë sukses”. Napoleon Hill
17. “Vetëm ata që guxojnë të dështojnë në masë të madhe, mund të arrijnë suksese të mëdha”. Robert F. Kenedi
18. “Nëse s’jeni të përgatitur për të gabuar, s’do të krijoni asnjëherë ndonjë gjë origjinale”. Ken Robinson
19. “Suksesi pengohet nga dështimi në dështim, por pa asnjë humbje të entuziazmit”. Uinston Cërçill
20. “Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. K.S Ljuis
21. “Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. Xh. K Roulling
22. “Dështimi është vetëm mundësia për t’ia filluar sërish nga e para, vetëm se këtë herë me më shumë mençuri”. Henri Ford
23. “Kam filluar të besoj se të gjithë dështimet dhe frustrimet e mia të së kaluarës, qenë në fakt themelet e vetëdijes që kisha krijuar për nivelin e ri të jetesës që tashmë gëzoj”. Toni Robins
24. “Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë s’ka frikë të dështojë. Dështimi nuk është gjë tjetër veçse një tjetër pengesë në rrugën drejt madhështisë”. Oprah Uinfri

torsdag 12 januari 2017

Pse priremi të këmbëngulim, edhe kur jemi në “shteg të gabuar”?

Herët a vonë kjo u ndodh të gjithëve. Vjen një kohë në jetë, kur e kuptojmë se duhet të ndryshojmë, duhet të marrim një tjetër drejtim, pasi ajo që kemi bërë deri tani thjesht nuk funksionon, apo na çon drejt një qorrsokaku. Por, të qënit të vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit është vetëm hapi i parë. Zakonisht, pas saj vjen një fazë në të cilën na kap ngërçi, ndihemi të bllokuar në vendimet e të kaluarës, dhe kuptojmë se egoja na çon sërish tek zakonet e këqija.
Pa e kuptuar, fillojmë të këmbëngulim të ecim në drejtimin e gabuar, dhe natyrisht nuk do të shkojmë përpara, por prapa. Megjithatë, përpjekja që kemi bërë është aq e madhe sa që në fund do të lodhemi dhe mbetemi të pamotivuar, pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përgjigja është shumë e thjeshtë:jemi viktima të asaj që mund të quhet ”sindroma e këmbënguljes së gabuar”.
Të këmbëngulësh në drejtimin e gabuar
Përfytyrojeni periudhën e verës. Gjendeni të shtrirë në shtrat, në heshtje, dhe filloni të ndjeni të nxehtin mbytës. Për t’u freskuar hapni pakëz dritaren. Më pas hapni pak edhe një tjetër dritare për të krijuar një korrent të vogël ajri. Kur shtriheni sërish në shtrat ndiheni shumë më mirë, por pas disa minutash filloni të mendoni se nëse do ta hapnit pak më tepër njërën nga dritaret, do të ndjeni edhe më pak të nxehtin. Ngriheni edhe ashtu bëni. Dhe vazhdoni kështu, deri kur dritaret janë të hapura plotësisht.
Në fund shtriheni i qetë mbi shtrat, gati për t’u çlodhur dhe gëzuar freskinë e prodhuar nga korrenti i ajrit, por pas disa sekondash e kuptoni se i nxehti është rrikthyer. Pse? Përgjigjja është e thjeshtë:në bazë të ligjeve të fizikës, vjen një pikë kur sa më shumë që t’i hapni dritaret, aq më më ngadalë qarkullon ajri. Shpesh në jetën tonë e vëmë në praktikë këtë lloj sjellje. Në fakt, ne këmbëngulim në drejtimin e gabuar, kur:
– Kapemi pas sjelljeve të shkuara që qenë efektive dikur, por tashmë nuk janë më të tilla dhe e kanë humbur kuptimin e tyre.
– Këmbëngulim tek kritikat, duke menduar se në rast se ia bëjmë shpesh ato personit që kemi përballë ai do të ndryshojë, kur në fakt ne vetëm sa e detyrojmë këtë të fundit të marrë një qëndrim mbrojtëss.
– Ngulim këmbë tek një ëndërr apo një ide, të cilën e cilësojmë të shkëlqyer, pa marrë në konsideratë informacionin që na dërgon bota reale, se jemi duke ecur në drejtimin e gabuar.
– Mbetemi të lidhur në një marrëdhënie në çift,  e cila nuk funksionon më dhe është bërë një burim i konfliktit dhe pakënaqësisë.
Në të gjitha këto raste, fillimisht sjelljet, besimet apo idetë e caktuara qenë krejtësisht të vlefshme dhe efektive. Megjithatë, në një pikë të udhëtimit të jetës kushtet kanë ndryshuar, dhe ne nuk e kuptojmë këtë, kështu që vazhdojmë të përsërisim sjelljet e vjetra, apo të përdorim besimet që janë bërë të keqadaptueshme.
Natyrisht, në këtë pikë rezultatet që marrim nuk janë ajo që prisnim, dhe në vend se të ecim përpara ndihemi të bllokuar apo kthehemi pas. Pastaj futemi në një rreth vicioz, pasi fillojmë të këmbëngulim në drejtimin e gabuar, duke humbur forcë dhe energji. Në këto kushte, në vend të reflektimit mbi besimet tona thelbësore, ne mendojmë se problemi është se nuk po bëjmë gjithçka mundemi. Atëherë dyfishojmë përpjekjet tona në drejtimin e gabuar.
Sigurisht, të jetosh brenda këtij cikli, të notosh vazhdimisht kundër rrymës, mund të jetë shkatërruese, pasi në fund mbërrijmë në përfundimin se nuk jemi mjaftueshëm të aftë, kur në të vërtetë problemi është se kemi nevojë të ndryshojmë drejtimin.
Si dilet nga ky rreth vicioz?
Nëse kohët e fundit ndjeheni të bllokuar në një situatë që po konsumon forcat dhe energjinë tuaj pa marrë rezultatet e pritura, ndoshta problemi është se jeni duke insistuar në drejtimin e gabuar. Bëji vetes këto pyetje:
– Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm, po ju a keni ndryshuar mjaftueshëm? Një fjalë e urtë kineze thotë se “nuk mund të kontrolloni dot erën, por mund të kontrolloni velat e varkës tuaj”. Jeta ndryshon vazhdimisht, por ndonjëherë ne s’jemi në gjendje të përshtatemi me shpejtësi të mjaftueshme ndaj këtyre ndryshimeve. Por, përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve të shkuara, vetëm sepse dikur ato kanë funksionuar, nuk është garanci për sukses, por përkundrazi për dështim.
– Shihni rrreth e rrotull, çfarë sinjale po dërgon bota drejt jush? Shpesh ne këmbëngulim të ndjekim një rrugë të caktuar, për shkak se jemi shumë të përqëndruar tek vetja dhe shpërfillim shenjat që na dërgon bota, për të na treguar se jemi duke shkuar në drejtimin e gabuar. Prandaj, bëni një ndalesë gjatë rrugës, krijoni një distancë emocionale dhe përpiquni të deshifroni kuptimin e të gjitha këtyre pengesave, problemeve dhe konflikteve që lindin dhe ju bllokojnë. Ndoshta ato janë aty vetëm për t’iu treguar se është më mirë të merrni një drejtim tjetër. Në fakt, nëse plani juaj i jetës nuk funksionon, kjo s’do të thotë që duhet të ndryshoni qëllimin, por projektin.
  • Nga se keni frikë? Ndonjëherë ne këmbëngulim të ecim në drejtimin e gabuar, vetëm sepse mundësitë e tjera na frikësojnë. Në realitet, ky është një gabim i përbashkët në shumë raporte ne çift. Ne mbetemi të lidhur me një person, pasi mendojmë se nuk do të gjejmë më dikë tjetër, dhe frikësohemi se do të mbetemi vetëm. Sigurisht, kjo nuk është një arsye e mirë për të kushtëzuar jetën tonë. Sigurohuni që vendimet tuaja të jenë shprehi e ëndrrave dhe shpresave, dhe jo e frikërave tuaja.

måndag 9 januari 2017

Psikologjia e fantazmave: 4 shpjegime të mundshme shkencore

1. Anomali të trurit
Fantazmat kanë prirjen të shihen sikur ikin e vijnë me shpejtësi. Këta imazhe janë iluzione që prodhon truri, që mund të burojnë nga një gjë aq e thjeshtë sa edhe lodhja, thotë Joe Nickell, studiues në Komitetin për Kërkime Skeptike. “Eshtë një marifet i syrit”, sipas NIckell. “Syri kapsallitet, ose një insekt kalon atypari dhe kjo gjë shkakton menjëherë fryrjen e një imazhi mendor. Eshtë si një ekspozim i dyfishtë i kamerës për një moment të shkurtër”.
2. Helmim nga monoksidi i karbonit
Mbështetësit e kësaj teorie flasin për një ngjarje të supozuar në vitin 1921. Familja, e pagëzuar si familja H në literaturën mjekësore, u zhvendos në një shtëpi të vjetër dhe filloi të dëgjojë orendi që lëviznin dhe zëra të cuditshëm. Por pas një investigimi, u zbulua që nga një sobë kishte rrjedhje të monoksidit të karbonit. Doktorët konkluduan se simptomat shkaktoheshin prej mungesës së oksigjenit.
3. Infratingujt
në vitin 1998, lektori Vic Tandy nisi të vërejë ndodhi të cuditshme në laboratorin mjekësor në Coventry University në Angli. Duke qenë njeri i shkencës, ai iu vu punës që të zbulonte burimin. Ai gjeti një valë zanore me frekuencë shumë të ulët (19 Hz) e padëgjueshme për veshin e njeriut – që njihen si infrasound – që vinte nga një aparat ventilimi i instaluar së fundmi. Infratingujt njihen që shkaktojnë panik, corientim dhe ndryshim të ritmit të zemrës. Kur u hoq ventilatori, edhe shfaqjet e cuditshme u ndalën.
4. Influencat e jashtme
Një studim në Universitetin e Londrës në 2014 kishte vullnetarë që shihnin filmimin e një psikiku që përthyente një celës metalik me mendje. Në një pjesë të eksperimentit, pjesëmarrësit e panë videon me një partner, i cili pa e ditur ata po punonte me ekipin mjekësor, dhe këmbëngulte që e kish parë celësin të përthyhej. Vullnetarët ishin më të prirur të thonin që forma e celësit kishte ndryshuar, kur ishin me dikë që pretendonte se edhe ai e kish parë. “Rrëfimi i një personi mund të ndikojë në kujtesën e një tjetri”, tha bashkëautori i studimit, Christopher French. 

Fakte interesante shkencore

Kur vullkani Krakatu në Indonezi shpërtheu në vitin 1883, forca e tij qe aq e madhe sa që zhurma që shkaktoi mund të dëgjohej deri 4.800 kilometra larg në Australi.
Kokrra me e madhe e breshërit me e madhë në botë peshonte mbi 1 kg, dhe ka rënë në Bangladesh në vitin 1986.
Çdo sekondë rreth 100 rrufe godasin Tokën.
ADN-ja u zbulua fillimisht në vitin 1869 nga zvicerani Friedrih Mishler.
Gjirafat flenë shpesh vetëm 20 minuta në çdo 24 orë. Ato mund të flenë maksimumi deri në 2 orë (me intervale dhe jo në një kohë), por kjo ndodh rrallë. Gjirafat nuk shtrihen kurrë përtokë.
Pa shtresën e tij të mukusit, stomaku ynë do të treste veten.
Një qelize të vetme gjaku i duhen rreth 60 sekonda për të bërë një xhiro të plotë në trupin e njeriut.
Plagët e infektuara me krimba shërohet më shpejt, dhe pa përhapjen e gangrenës apo infeksioneve të tjera.
Ekzistojnë më shumë organizma të gjalla mbi lëkurën e çdo njeriu, sesa njerëz mbi sipërfaqen e globit.
Balena gri migron çdo vit 12.500 milje nga Artiku në Meksikë dhe anasjelltas.
Koalat flenë mesatarisht 22 orë në ditë, ndërsa rrinë zgjuar vetëm 2 orët e mbetura.
Yjet neutrone janë kaq të dendur, sa që një lugë çaji do të peshojë më shumë se të gjithë njerëzit mbi Tokë.
Një në çdo 2000 foshnje lind me një dhëmb.
Çdo orë që kalon universi zgjerohet me 1 miliardë milje në të gjitha drejtimet.

Shkencëtarët rusë mbajtën 5 persona zgjuar për 30 ditë …Nuk pritej ajo që ndodhi…

 Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, zgjodhi pesë burrat që u konsideruan si armiq të shtetit për të marrë pjesë në një eksperiment që përfshiu privimin nga gjumi.

Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eleminuar nevojën për gjumë të njerëzve.
Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin  ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta. Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe  krevate portativë.
Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit.Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpërisnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rrjesht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij filloi gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e shoqëruan në çmendurinë e tij.
Eksperimentuesit filluan të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës. Në ditën e katërmbëdhjetë shkencëtarët përdorën një truk për të marë reagime. U thanë se do të liheshin të lirë vetëm duhej të reagonin.
Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit fikën gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që ta ndisnin sërisht. Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona. 
Të mbijetuarit kishin plagë të vetëshkaktuara. Dhuna pasoi dhe një nga të burgosurit u vra nga një tjetër i plagosur. Më pas konflikti u shtua duke mbetur në fund një i burgosur. Një prej studjuesve ka qëlluar të burgosurin e fundit. Fjalët e tij ishin ‘Pra.. afër… të.. lirë.

Déjà vu – si formohet në mendjen tonë?


Teoritë e ndryshme mbi një ndjesi, që shumëkush e ka të njohur, por që është ende e vështirë të interpretohet
Hapni një portë dhe për një moment, do ju pushtojë një ndjesi familjariteti: këtë vend e kam parë një herë, këtë situatë e kam përjetuar, ndoshta e kam ëndërruar. Eshtë deja vu, dhe e përjetojnë 60-80 përqind e njerëzve. Nga se shkaktohet?
Origjina nuk është ende krejt e qartë, sepse studimi në laborator është praktikisht i pamundur (nuk vjen “me komandë”). Sidoqoftë, hipotezat janë në dy binarë kryësorë: njëri ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, tjetri me sistemin e ruajtjes së kujtimeve dhe marrëdhënien e tij me perceptimin e botës së jashtme.
Qark i shkurtër
Ndonjë tregues mbi shkaqet neurologjike të kësaj ndjesie vjen nga personat e prekur prej epilepsisë së lobit temporal, ajo pjesë e korteksit të secilës hemisferë të trurit, që luan një rol kyc në ruajtjen e kujtimeve afatgjatë. Pjesë të lobeve temporale janë të përfshira edhe në përpunimin e ndjesisë së njohjes, pra në dallimin e situatave të njohura.
Disa pacientë epileptikë kanë një ndjesi deja vu-je pak përpara një ataku epilepsie. Duke qenë se epilepsia karakterizohet nga shqetësime në impulset elektrike që “ndezin” neuronet, mund të hipotizohet se deja vu-ja është një “problem teknik” i përkohshëm i trurit, ku neuronet përgjegjës për ndjesinë e familjaritetit ndizen duke bërë të ngatërrohet e tashmja me të shkuarën.
KALIMI I MUNGUAR
Teori të tjera e shohin deja vu-në si pasojë të një korrespondence të munguar mes rrugëve nervore. Për shembull, ndodh shpesh që një parfum na sjell në mendje një eksperiencë të parë. Në disa raste, mund të ndodhë që një informacion shqisor të arrijë direkt në “magazinën” e kujtesës afatgjatë, pa kaluar në atë afatshkurtër (depozita e përkohshme që mban për pak sekonda informacionet e reja, para se të formojë me to një kujtim solid, ose në të kundërt, t’i harrojë). Ky “kapërcim” mund të shkaktojë ndjesinë sikur e kemi përjetuar një herë atë që në të vërtetë është gjë e re.
DY PERPUNIME NE VEND TE NJERIT
Mund të ndodhë edhe me perceptimin pamor: kur shohim dicka, shumë informacione shqisore përshkojnë disa ndjesi nervore para se të arrijnë në qendrat e larta të trurit. Mbërrijnë të gjitha pak a shumë në të njëjtën kohë, dhe më pas integrohen. Por nëse truri i përpunon në dy momente të ndryshme, stimuli i dytë mund të bëjë që i pari të na duket si i njohur, domethënë i përjetuar tashmë një herë
.

Përse truri ynë është kaq i madh?


Gjatë evolucionit, metabolizmi i qenieve njerëzore është bërë më i shpejtë në krahasim me atë të primatëve të tjerë, dhe kjo ka mundësuar që të kemi një tru me dimensione më të mëdha.
E thotë një studim i botuar në Nature, në të cilin evidentohen edhe karakteristika të tjera të lidhura me shpejtësinë e metabolizmit njerëzor, pra një jetëgjatësi më e madhe, zorrë më të vogla dhe një më shumë dhjamë trupor.
METABOLIZMI
Të gjithë këto vecanti, kanë nënvizuar studiuesit, kanë nevojë për një sasi energjie shumë më të madhe krahasuar me atë që kërkojnë primatët e tjerë, e garantuar prej shpejtësisë më të madhe të metabolizmit të arritur falë evolucionit.
Në konfirmim të kësaj hipoteze, shkencëtarët kanë matur konsumin total të energjisë (Tee – Total energy expenditure) të 141 personave dhe 56 ekzemplarëve të të gjithë speciefe të majmunëve antropomorfë, duke arritur gjithmonë vlera më të larta në qeniet njerëzore, shenjë e një niveli më të lartë të aktivitetit metabolik
.

Sindroma e mashtruesit: Pse disa njerëz mendojnë se nuk e meritojnë suksesin?

“Sa më i madh potenciali, aq më e madhe do të jetë pasiguria juaj. Supozimi është çmimi i ngushëllimit për mediokrit” (Robert Hughes). A ju ka ndodhur ndonjëherë të arrini një objektiv, apo ndoshta një synim të rëndësishëm, dhe të vazhdoni ta zvogëloni apo akoma më keq ta cilësoni të parëndësishëm? Jemi duke folur për të gjitha ato raste kur keni arritur një sukses dhe keni menduar menjëherë:Ok, këtë herë me eci, shpresoj të mos e ketë vënë re njeri” “Jo, unë nuk e meritoj aspak”, “Sikur të tjerët ta dinin…”
Ky qëndrim quhet ‘sindromi i mashtruesit’, dhe për ironi ata që e vuajnë më shpesh janë njerëzit që punojnë shumë dhe arrijnë rezultate të mira, por që fatkeqësisht nuk janë në gjendje të njohin meritat e tyre. Nëse e gjeni veten në këtë identikit, duhet të dini se ky auto-autosabotazh i vazhdueshëm, mund të jenë i dëmshëm dhe rrezikojë suksesin tuaj afatgjatë. Fatmirësisht, ekzistojnë strategji praktike për ta ndaluar.
Edhe fituesit e çmimeve Oskar vuajnë nga sindromi i mashtruesit
“Përse dikush do të donte të më shihte në një film tjetër? Unë nuk di të recitoj, pse të vazhdoj ta bëj këtë gjë?” “Mendova se qe një shaka, dhe se të gjithë e dinin, përveç meje. Isha e sigurtë se do të vinin në shtëpinë time, do trokisnin the do më thoshin:“Na falni, bëmë shaka, Oskari që iu dhamë, i takon në fakt Meril Strip”. “Ka mëngjese kur zgjohem, dhe para se të filloj xhirimet mendoj se ‘nuk mund ta bëj këtë’, se jam thjesht një mashtruese”.
Këto janë disa nga deklaratat e dhëna gjatë intervistave zyrtare, nga disa prej fituesve të çmimit Oskar. Aktorë kalibri si Denzel Uashington,  Meril Strip, Xhudi Foster dhe Kejt Uinslet e lama vënë shpesh në dyshim aftësinë e tyre reale për të aktruar, dhe jetojnë në besimin se herët a vonë, dikush do t’i demaskojë!… Në fakt nga kjo sindromë vuajnë shumë persona.
Sipas një studimi të kryer nga Dr. Polin Klanshe, studiuesja e parë që shpiku frazën “sindromi i mashtruesit”, gati 70 përqind e njerëzve në botë e ka përjetuar të paktën një herë në jetën e tyre këtë fenomen psikologjik. Ndjenja e të mos ndjerit në lartësinë e vlerësimit, të të qënit një mashkrues në vendin e gabuar, shfaqet shpesh kur ne duhet të mësojmë aftësi të reja, apo të kemi një rol të ri përgjegjësie.
Përhapja e kësaj “sindrome”, lë të mendohet që e njëjta shoqëri hiper-konkurruese në të cilën jetojmë, mund të na bëjë të ndjehemi të papërshtatshëm. Megjithatë është e kotë të kapemi pas shoqërisë së shëmtuar dhe të keqe. Pasi në tlehb është përgjegjësia jonë të kujdesemi për rrugën e rritjes personale. 

2017 / Shkenca në shtatë ide

Kurthet e mendjes për të na shkoklavitur në Internet
Premtimi i madh i Internetit ishte që më shumë informacione do të na shpinin drejt vendimeve më të mirë. Zhgënjimi i madh është që në realitet, më shumë informacione sjellin më shumë mundësi për të konfirmuar besimet e gjithësecilit. Eshtë nj kurth konjitiv i “paragjykimit të konfirmimit”. Të ndërrosh mendje është një lodhje mendore, që instiktivisht përpiqemi ta shmangim. Mes mijëra burimesh, përzgjedhim ato që konfirmojnë paragjykimet tona. Mes dy versioneve, kujtojmë gjithmonë atë që na jep të drejtë.
Pranimi i entropisë në epokën e kaosit
Ligji i dytë i termodinamikës thotë se në një sistem të izoluar entropia, domethënë kaosi, ka prirjen të rritet. Ky koncept është shumë i rëndësishëm për fatet tona, aq sa injorimi i ligjit të entropisë është po aq i rëndë sa të mos njohësh Shekspirin. Gjërat kanë prirjen të shkojnë keq, gjithcka fishket. Kjo do të thotë që s’mund të jetë faji ynë, nëse jemi të pafat. Edhe të shpresosh nuk mjafton: duhet të punosh shumë për të sprapsur valën e entropisë dhe të krijosh vendstrehimi rregulli dhe rendi brenda kaosit.
Kurioziteti negativ, strategji fituese
Sipas Aristotelit, njerëzit dëshirojnë dijen. Por duhet të kujtojmë se ka edhe një kuriozitet negativ që shtyn të mos duam të mësojmë. Injoranca mund të jetë një strategji rehatie, si për shembull kur ecim me sy në telefon duke detyruar të tjerët të na shmangin. Mund të ruajë suspansën apo të vonojë lajmet e këqia. Në rastin më të mirë është një rrugë drejt paanshmërisë, në fakt shpesh herë perëndesha e drejtësisë shfaqet shpesh me sytë lidhur.
Vazhdimi i ndotjes do e vrasë planetin
Planeti është gjallë. Mund të imagjinohet Toka si një organizëm që vetërregullohet, por do të ishte më mirë ta shihnim si një xhungël me njësi të ndërlidhura që ndikojnë në përbërjen e atmosferës, e si pasojë edhe temperaturën. Në rastin pesimist, qeniet njerëzore do të ishin sëmundja e Gaias: duke e ndotur do e bëjmë të pajetueshme. Në rastin pozitiv, pasi bakteret kanë dominuar për miliarda vite, tani e ardhmja e Tokës varet nga ne.
Universi është i shumëfishtë dhe duhet zbuluar
E quajmë univers, por mund të jetë edhe multivers. Jemi si një plankton në një lugë me ujë deti, të pavetëdijshëm për madhësinë e botës. Kozmosi mund të jetë një arkipelag, nga i cili sot njohim vetëm një ishull të vogël të hapësirë-kohës. Një prej sfidave do jetë t’i përgjigjemi dy pyetjeve: Big Bang ka qenë vetëm një apo kanë qenë disa? Dhe nëse janë disa, udhëhiqen nga e njëjta fizikë, apo ekzistojnë mikrofizika të ndryshme për pasoja të ndryshme për jetën?
Teoritë e Njutonit mbeten më eficientet
Kujdes, karrigja ku jeni ulur është bosh. Objektet përbëhen nga atome, që janë të përbërë nga bërthama dhe elektrone, të cilët vijnë vërdallë duke e lënë pjesën më të madhe të hapësirës bosh. Megjithatë përshkrimi i karrikes si një njësi solide funksionon mjaftueshëm, aq sa për të na bërë të ulemi. Në të njëjtën mënyrë ligjet e Njutonit mbeten një teori eficiente, e mirë për të ndërtuar ura dhe për të dërguar në orbitë satelitë, por duke gërrmuar nën siguritë e fizikës klasike do gjejmë surpriza të relativitetit dhe të mekanikës kuantike.
Përtej të vërtetës dhe të pavërtetës ka edhe një opsion të tretë
Në logjikën klasike, një frazë është e vërtetë ose e pavërtetë, nuk ekziston një mundësi e tretë. Tertium non datur. Por në mbretërinë e mekanikës kuantike mundësitë janë më të shumta, mjafton të mendojmë për paradoksin e maces të Shrëdingerit, gjallë apo vdekur në të njëjtën kohë. Koncepti i “të tretit të përfshirë” po frymëzon një mënyrë të re të menduari që shkon përtej zgjedhjeve binare. konceptimi i një hapësire ku mund të bashkëekzistojnë kontradikta të dukshme mund të rezultojë e dobishme për studimin e ndërgjegjes dhe për inteligjencën artificiale. / Corriere della Sera – bota

lördag 7 januari 2017

Dhjetë gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë

Dhjetë gjërat 

Nga Erik Barker
Çfarë zakone, taktika dhe rutina përdorin njerëzit më të suksesshëm për të realizuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme? Një djalë donte ta dinte këtë. Prandaj ai foli me mbi 200 njerëz të suksesshëm të klasit botëror, për të mësuar prej tyre. Tim Feris është autor i bestsellerit “Katër orarëshi i punës në javë”. Libri i tij i ri titullohet “Mjetet e Titanëve:Taktikat, rutinat, dhe zakonet e miliarderëve, ikonave dhe performuesve të klasës punëtore? Pra nga t’ia fillojmë?
Si thoni t’ia fillojmë me aktivitetin që kryejnë thuajse çdo fillim-dite këta lojtarë të klasit të parë?
1. Një ritual çdo mëngjes
Ju zgjoheni në mëngjes, dhe bota tashmë është duke iu ulëritur. Kanë ardhur e-maile që ju pyesnin mbi çdo gjë nën këtë diell, fëmijët po bërtasin, dhe ka një mal me gjëra që nuk i keni kryer një ditë më pare, rrëndojnë ende mendjen tuaj. Dhe jeni ende në pizhama. Prandaj e fillojeni ditën duke reaguar. Nuk jeni duke ndjekur një plan për të përmbushur qëllimet tuaja, por keni dëshpërimisht nevojë për t’iu përgjigjur të gjitha gjërave që bota ka hedhur mbi ju. Por nuk është kjo mënyra sesa realizohen Gjërat e Mëdha në jetë.
Pjesa më e madhe e njerëzve më të cilët bisedoi Timi, kishin një ritual mëngjesor që përfshinte disa lloj veprimesh të ndërgjegjshme. Merruni drejtpërdrejt me prioritetet tuaja, në mënyrë që të mund ta përballni ditën duke bërë atë që ka rëndësi për ju.”Më shumë se 80 për qind e njerëzve të intervistuar, kanë disa lloj praktikash të ndërgjegjshme, të përdorura zakonisht në mëngjes, të cilat i ndihmojnë të përgatiten për të qenë më të vetë-vetëdijshëm për mendimet e tyre, dhe më pak emocionalisht reaktivë gjatë ditës”- thotë Tim.
Mos u shqetësoni; nuk duhet të jetë e vështirë t’ia shtoni këtë orarit tuaj. Në fakt, fillim s’duhet të ndodhë. Tim vijon më tej:Thelbi është ta bësh atë sa më thjeshtë dhe të lehtë që të jetë e mundur për 5 seancat e para. Kjo është kritike, pasi ju duhet si një pjesë e integruar e rutinës tuaj, para se të bëheni shumë ambicioz.
Kjo mund të nënkuptojnë edhe vetëm një frymëmarrje të thellë e të ndërgjegjshme në mëngjes. Nuk është shumë e vështirë. Por mund të përballeni edhe me një problem të madh. Mund të ndjeni sikur s’duhet ta bëni atë që të arrini një sukses i madh. Ndoshta keni difekte. Dobësi. Gjëra që ju mbajnë pas, dhe se keni provuar t’i kapërceni por nuk mundni.
2. Ktheni dobësitë në pikat tuaja të forta
Thuajse të gjithë ata me të cilët bisedoi Tim, u shprehën se si ishin marrë me diçka që ishte një dobësi, dhe në vend se të përpiqeshin ta riparonin atë, e përdorën si një një superfuqi që i shtyu të ecnin përpara. Ajo që shumë prej tyre kuptuan, ishte se të metat e tyre nuk qenë shkencërisht dhe objektivisht “të këqija”. Ato qenë cilësi që shkonin kundër rrymës apo thjesht jopopullore. Tingëllon si diçka banale, e paqartë dhe frymëzuese?
Nuk është kështu. Den Karlin ka në internet një nga emisionet më të mira e të respektuara radiofonike:Histori e fortë. (Unë vetë jam një fans i madh). Por, kur e filloi emisionin, të gjithë thanë se mënyra e tij e të folurit qe e tmerrshme. Por ai nuk e ndreqi atë. Në fakt, tërhoqi qëllimisht vëmendjen për këtë defekt, dhe e shndërroi në stilin e tij unik.
3. Mos injoroni klishetë
Shej Karl, bashkë-themelues i ”Maker Studios”, që iu shit “Disney” për gati 1 miliardë dollarë. Kur ai donte të humbte peshë dhe vinte në formë, nuk e fokusua në librin e fundit mbi dietat. Ai e kuptoi gjithçka duhej të bënte, qe të ndalonte së shpërfilluri klishetë dhe t’i dëgjonte realisht ato. “Hani më pak dhe stërvituni fizikisht më shumë”- është një slogan tashmë i rëndomtë. Por që funksionon.
“Përgjigjet gjenden shpesh të fshehura para syve tanë. Ne të gjithë kemi dëgjuar për “të qarit mbi qumështin e derdhur”  apo “hani më pak, dhe ushtrohuni më shumë”, por nuk jemi ndalur realisht të mëndojme se përse ato janë shndërruar në klishe. Sa herë që dëgjoni një klishe, kushtojini realisht vëmendje. Mos lejoni t’iu hyjë nga njëri vesh dhe dalë nga tjetri, vetëm pse e dëgjoni të përsëritur aq shpesh.
Shumë prej nesh dështojnë të mbërrijnë qëllimet jo sepse s’kemi kapacitete, por sepse i mbindërlikojmë. Pra, një këshillë e vjetër mund të mbetet vërtet e tillë, por shihni gjithmonë anën e ndritshme, dhe gjithçka që është e mirë përfundon mirë. Por fjalët janë njëri aspekt, dhe aftësitë aspekti tjetër.
4. Jini në gjendje të mendoni, duroni dhe prisni
Shumë njerëz pyesin vipat super të suksesshëm, se cilat janë librat e tyre të preferuar. Por Tim pyeti se cilët libra kanë bërë më shpesh dhurata. Kjo i dha atij përgjigje më pak ideosinkretike dhe të bazuara tej shija, dhe më shumë rekomandime muskulare. Disa libra të përmendura pa pushim si “Sapiens”, ‘Poor Charlie Almanack”, “Man’s Search for Meaning” dhe “Influence”.
Por një nga librat e dhuruar më shpesh bënte përjashtim, pasi përmbante mësime që duhet t’i përvetësojmë të gjithë. Ky libër qe Sidarta.
Mësimet kryesore nga Sidarta-s janë se për të realizuar çdo gjë, duhet të jemi të aftë në të menduar, të qëndrueshëm dhe të durueshëm. “Sidarta flet për përfitimet e të qënit në gjendje të mendojmë, agjërojmë, dhe presim. Nëse do të kondesonim aftësitë dhe pikat e forta të njerëzve të veçantë që janë intervistuar, ato thuajse mund të grupohen në një nga ato tre kategori.
Të menduarit është të qënit gjendje zgjidhim problemet kritike, dhe të bëjmë pyetje më të mira se shumica e njerëzve, dhe për këtë arsye të marrim përgjigje më të qarta. Pastaj duhet të “agjëroni”, dhe ky është zhvillimi i një rehatie me sikletin, çka është diçka me të cilën ju
mund të kushtëzoni veten për t’i rezistuar në një intensitet dhe sasi edhe më të madhe.
Pastaj ”pritja” është durimi selektiv. Selektive, pasi është e mundur të bashkosh padurimin me standardet e larta dhe rezultatet në njërën anë, me mirëkuptimin që fitimi i lojërave të mëdha kërkon kohë. Mendimi, durimi dhe pritja janë thelbësore.
5. Kanë një “detyrë gjatë natës”
Reid Hofman është themeluesi miliarder i “LinkedIn”, dhe një nga bashkë-themeluesit e “PayPal”. Kur ka një problem të vështirë për të zgjidhur, ai nuk mendon se lodhja e trurit është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë. Ai e shkruan problemin në një cope letër para se të flejë gjumë, duke i mundësuar nënndërgjegjes së tij të merret me trajtimin e problemit dhe shkruan diçka në lidhje me të kur ngrihet në mëngjes. Shpesh, ky proces i thjeshtë e ndihmon të marrë përgjigjen për të cilën ka nevojë.
“Tingëllon shumë e lehtë?. Por njël  tjetër prej “titanëve” – Xhosh Ueickin (mjeshtri i shahut, që është protagonist në filmin “Kërkimi për Bobi Fisherin”) ka thënë të njëjtën gjë. Ai e shkruan problemin e tij në letër pas darke, dhe e shqyrton atë në mëngjes. Oh, edhe një tjetër djalosh kishte besim të madh në këtë metodë. Emri i tij ishte Tomas Edison. Ai është shprehur në një rast:”Kurrë mos shkoni të flini gjumë, pa i shtruar një pyetje nënndërgjegjes tuaj”.
6. Pastroni rrugën
Rajan Hollidej, autor i bestsellerit “Stoiku i përditshëm”, nxjerr një mësim nga historia e lashtë që është ende shumë efektiv edhe sot. Për mijëra vjet, koncepti i “kuptimit” ishte guri i themelit për t’u bërë një nga të mëdhenjtë. Por ditët e sotme ne priremi të mendojnë vetëm për atë që është dhe nuk është në përshkrimin tonë të punës. “Këto janë detyrimet e mia. Unë i kryej këto. Kaq”.
Njerëzit mësuan të kënaqin bosët e tyre në atë kohë, mësuan përdorimin e litarëve, dhe ecja përpara nuk qe duke kontrolluar kutitë. Ata u ”hapën rrugën” eprorëve të tyre. Parashikuan probleme, bënë gjëra që nuk iu kërkua t’i bënin, dhe në mënyrë proaktive i bënë gjërat më të lehtë për ata që qenë me më tepër përvojë se ata. Kjo nuk “përmbush vetëm urdhrat e përshkrimit tuaj të punës”, por ndërton besimin, besnikërinë, dhe e kthen një bos në një këshilltar.
Tek “Mjetet e Titanëve”, Rajan thotë:Është me vlerë të hidhet një vështrim tek keqtrajtimet e supozuara të “shërbimit” ndaj dikujt tjetër. Sepse në realitet, mësimi jo vetëm që është modeli përgjegjës për disa prej veprave më të mëdha të artit në historinë e botës – të gjithë nga Mikelanxhelo te Leonardo da Vinçi dhe Benxhamin Frenklin, kanë qenë të detyruar të lundrojnë në një sistem të tillë – por nëse do të bëheni i madhi që mendoni, a nuk është ky një pozicion i përkohshëm?…
Kjo nuk është si të puthësh të pasmet e dikujt. Por të bësh dikë të “duket” bukur. Ka të bëjë me sigurimin e mbështetjes, në mënyrë që të tjerët mund të “jenë” mirë …Pastroni rrugën për njerëzit që keni mbi krye, në fund do të krijoni një rrugë për veten. A funksionon kjo edhe sot? Po. Tim bisedoi me miliarderin Kris Saka. Kur Saka filloi karrierën në kompaninë Google, ai ftoi veten në takime të nivelit të lartë, dhe u ofrua si vullnetar në mbajtjen e shënimeve për drejtuesit e lartë. “Hapini rrugën personit për të cilin punoni, dhe shkoni përtej thirrjes që imponon detyra për të marrë përgjegjësi shtesë, edhe në rast se nuk shpërbleheni për to… Kjo është pikërisht ajo që bëri Kris Saka, kur punoi tek Google”.
7. Ata nuk janë të këqij. Ata janë të rraskapitur.
Alen De Boton, është autor shumë i respektuar i librit “Si Prusti mund të ndryshojë jetën tuaj”. Ai është i mirë-njohur për pasjen e nje qasje të thellë por të prekshme në çështjet njerëzore, që ndryshon mënyrën si mendojnë njerëzit. De Boton thotë se ne jemi shumë më tepër të prirur për të pranuar se njerëzit janë të vështirë, pasi ata janë të ligj. Jo, ata janë zakonisht të lodhur, në ankth apo të frustruar me veten e tyre.
Tim e përmbledh kështu:”Zakonisht ata nuk kanë një hakmarrje personale apo axhendë kundër interesave tuaja më të mira. Kjo mund të jetë me të vërtetë e thjeshtë. Ata nuk flenë. Angazhohen në një debat me burrin apo gruan e tyre. Mos i atribuoni ligësisë atë që mund të shpjegohet me paaftësinë, të qenit të zënë, uria, apo diçka tjetër.
Mos u tërhiqni në një histori që jeni duke ia treguar vetes; vëzhgoni se çfarë po ndodh në fakt para jush. Ndonjëherë jemi më mirë, nëse i shohim njerëzit thjesht si fëmijët të mëdhenj që qajnë, kur ata janë të uritur apo të lodhur. Sikurse shpjegon De Botton tek “Mjetet e Titanëve:”Kur jemi duke mbajtur një fëmijë dhe ky nis të qarë, ne pothuajse kurrë nuk themi “Kjo foshnje do të më luajë mendsh” apo se “ajo ka qëllime të liga”. Kështu, edhe të rriturit mund të jenë fëmijë. Por është e rëndësishme të kuptohet se si ata njerëz ndikojnë tek ju.
8. Mos harroni teorinë 5 shimpanzeve
Naval Ravikant është drejtori ekzekutiv dhe bashkë-themelues i AngelList. Ai ka qenë një investitor i hershëm në një numër sipërmarrjes, për të cilat mund të keni dëgjuar shpesh – si Tuiter dhe Uber. Por ai nuk është vetëm manjati i rradhës i ‘Silicon Valley’ – ky djalë është i zgjuar.  Ai e di që ne s’jemi aq të pavarur sa do të dëshironim të mendonim. Ata që na rrethojnë na ndikojnë, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo.
Dhe në qoftë se nuk ndërrmerni veprime të bazuara tek kjo e vërtetë, nuk do jeni kurrë aq të suksesshëm apo të lumtur sa do të dëshironit. Naval shpjegon në “Mjetet e Titanëve:Ka një teori që unë e quaj “teoria e 5 shimpanzeve”. Në zoologji, ju mund të parashikoni gjendjen shpirtërore dhe modelet e sjelljes të çdo shimpazeje me të cilën zgjidhni që qëndroni.
Zgjidhni 5 shimpazetë tuaja me kujdes. Të tjerët në libër i bënë jehonë mendimeve të ngjashme.
Ja si e përmbledh Tim këtë koment:Besimi, nëse dua të përgjithësoj këtë, është se ju jeni emocionalisht, fizikisht, financiarisht, apo diçka tjetër sa mesatarja e pesë personave me të cilën kaloni kohën.
Shihni njerëzit rreth jush. A janë ata që ju donit të ishin? Pasi kjo është ndoshta ajo që do të bëheni. Dhe në të njëjtën mënyrë, nëse keni fëmijë apo të punësuar, mendoni për ndikimin që keni tek ata. Jo fjalët e tua, por veprimet tuaja. Sikurse është shprehur shkrimtari i mirënjohur brazilian Paulo Koelho:Bota ndryshon nga shembujt, dhe jo nga mendimet tuaja.
9. Mësoni kur të përdorni busullën tuaj morale
Stefën Xh. Dabner është bashkë-autor i bestsellerit “Freakonomics”. Dabner thotë se ka një moment kur duhet të injoroni busullën tuaj morale. Vetëm për një minutë, do të mendonit ju. Ky nuk është makiavelizëm apo diçka e keqe. Përkundrazi, e gjitha ka të bëjë me gjykimin para se të kemi dëgjuar dikë. Vlerat dhe morali janë gjërat që ne i ndryshojmë rrallë, dhe kjo është diçka pozitive.
Por nëse ju gjithmonë drejtoni në raport me ta dhe nuk dëgjojnë anën tjetër, e dini se çfarë? Ju s‘mund të ndryshoni dot mendjen tuaj. Në fakt, ju nuk mundni të dëgjoni tamam as se çfarë janë duke thënë ata. Ata janë tashmë të “këqij” dhe as nuk doni t’i dëgjoni. Fajësimi, tregimi me gisht, dhe demonizimi në fillim të një bisede ose negociate nuk ka ndihmuar askënd të arrijë asgjë.
Njerëzit ju përgjigjen shumë shpesh  me shprehjen “Ke të drejtë. Unë jam i keq. Me bindët”. Jo, ata nuk e bëjnë këtë. Prandaj, dëgjoni para se të gjykoni, nëse doni të arrini çdo gjë dhe sidomos në rast se doni aleatë. Dhe Tim vijon në librin e tij:Kur doni të bashkëpunoni dhe zgjidhni probleme, sidomos kur njerëzit janë të polarizuar mbi një çështje, nëse do të udhëhiqeni nga një pozicion moral vetjak, kjo është një pengesë e madhe për ecjen përpara. Duhet të lini përkohësisht mënjanë busullën tuaj morale. Mos hyni në një bisedë duke treguar me gisht palët “fajtore” dhe të fajësoni, kur jeni në kërkim të zgjidhjeve, të cilat mund të përfshijnë ndihmën e këtyre palëve.
10. Krijoni “Qypin e ngjarjeve mbresëlënëse”
Studimet tregojnë se shijimi i kohëve të mira, është një teknikë tepër e fuqishme e rritjes së  lumturisë. Hulumtimet dëshmojnë se kremtimi i këtyre arritjeve të fituara me vështirësi, është thelbësor për të një ardhme të gëzuar. Tim ka një histori personale në lidhje me këtë pasqyrë – dhe që rezonon fort me shumë nga njerëzit super të sukseshshëm që ai intervistoi.
Pak kohë më parë, një grua me të cilën Tim kishte dalë kishte vënë re diçka mbi të. Ai ishte realisht i mirë në arritjen e qëlimeve, por vërtetë i keq për t’i vlerësuar ato. Pasi kishte mbërritur një synim, hidhte menjëherë vështrimin drejt objektivit të tij të ardhshëm, duke mos i lënë kohë gëzimit real mbi arritjen e tij të fundit. Dhe kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron, ai do të ndjehej ndonjëherë i dëshpëruar (pavarësisht nga moria e sukseseve të shkuara).
Kështu ajo e detyroi të krijojë “Qypin e ngjarjeve të jashtëzakonshme”. Tim dëshmon:Unë u këshillova të shkruaja çdo ditë në një copë letër diçka të mirë që më ndodhte, ta palosja atë dhe ta vendosja tek “Qypi i ngjarjeve mbresëlënëse”. Prej atëhere, kur ndjehem përtokë, i pasuksesshëm dhe në ankth apo çfarëdo qoftë, kridhem në “Qypin e ngjarjeve mbresëlënëse” për të reflektuar mbi të gjitha këto gjëra të mira që kanë ndodhur në mënyrë, në mënyrë që të shmang syzet e errëta me të cilën prerem të shoh realitetin.
Sado idiote dhe të neveritshme, që mund ta cilësonte vetja ime në moshën 20-vjeçare këtë ide, “Qypi i ngjarjeve mbresëlënëse” u bë një mjet i shkëlqyer për rritjen e lumturisë time me të paktën 10-20 për qind. Është diçka që shumë nga fansat e mi kanë filluar ta praktikojnë me familjet e tyre”. Tim konkludon:Nëse nuk mundeni të gëzoni atë që keni, atëherë s’do jeni kurrë në gjendje të gëzoni mbi çdo gjë që do të arrini. / “The Week”