söndag 26 februari 2017



20 Fakte për Zvicrën që do të ju befasojnë



Faktoman 
1. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene.
Liqene zvicer
2. Ju nuk do të jeni kurrë më larg se 10 milje nga një liqen
3. 3.60% e elektricitetit të Zvicrës prodhohet nga hidrocentralet.
4. 70% e Zvicrës është e mbuluar me male.
5. Relievi i saj sillet nga 195 metra mbi nivel të detit në Ascona e deri në 4632 metra mbi nivel të detit në majën ‘Dufour’.
6.Këto dy pika janë vetëm 43 milje larg njëra tjetrës.
7. Hekurudhat e Zvicrës shtrihen në 3,100 milje.
trenat zvicer
8. Zviceranët janë të dytit pas japonezëve në varësinë nga trenat.
9. Gjithsesi nuk mund të ktheheni djathtas në dritën e kuqe të semaforit.
10. Nëse vozitni veturë, do të befasoheni se ekonomia për derivate matet me sasi për distancë (litra për kilometër), ndërsa në SHBA matet me distancë për sasi (kilometër për litër).
11. Sipas ligjit duhet të bleni stiker të sigurimit që mund ta vozitni biçikletën në rrugë publike.
12. Në autobusë publikë, mund të bleni një tiketë nga vozitësi.
Surprising-Facts-about-Switzerland-Public-Bus
13. Vozitësit duhet të ndalen në mënyrë që këmbësorët të kalojnë rrugën.
14. Në Zvicër ka më shumë banka se dentistë.
15. Ndërsa tash ka më shumë kafene se banka.
16. Shumica e ushqimoreve mbyllen në orën 20 dhe vetëm aeroportet qëndrojnë të hapur gjatë vikendeve.
17. Të drejtat e punëtorit janë shpesh më të rëndësishme se shërbimi ndaj konsumatorëve që reflekton në faktin se shumica e shitoreve mbyllen gjatë drekës nga mesdita deri në orën 2.
18. Mësimdhënia është një nga profesionet më fitimprurëse me më së shumti pushime :12 javë.
19. Zvicra ka më së shumti shtretër të spitalit për 1000 veta ka 5.8 shtretër.
20. Shumë ndryshe nga SHBA-ja sportelistët e bankave janë të mbrojtur me xham antiplumb.

tisdag 21 februari 2017

Bëhu gjilpërë, jo gërshërë

Gjyshi rrobaqepës, deshi t’i japë një mësim nipçes së tij nopran dhe harakat, sipas mënyrës së tij tradicionale. Kështu, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, pra duke prerë e qepur një veshje, gjyshi mori gërshërët dhe e ndau pëlhurën në disa copa të vogla. Pasi përfundoi me prerjen, ai i hodhi gërshërët e shtrenjta përtokë, pranë këmbëve! Nipçja i tij i vërente gjithë kuriozitet lëvizjet e gjyshit. Mandej, gjyshi mori gjilpërën dhe filloi të qepë dhe bashkojë copat e prera të pëlhurës, derisa në fund doli një veshje e bukur. Pastaj, qetë-qetë hoqi kapelën e tij dhe brenda saj nguli gjilpërën.
Këtu, nipçja i tij nuk duroi dot më dhe menjëherë ndërhyri duke e pyetur: “Gjyshi! Gërshërët që janë të shtrenjta i hodhe përtokë pranë këmbëve, kurse gjilpërën që pothuajse nuk vlen fare, e vendose tek kapela jote mbi kokë!”
Pa e prishur terezinë, gjyshi iu përgjigj: “O bir i gjyshit!
Gërshërët janë ato që e ndanë pëlhurën e madhe dhe e copëtuan në pjes të vogla. Ndërkohë që ishte gjilpëra ajo që i bashkoi dhe i shndërroi në një veshje të bukur. Prandaj, biri im, asnjëherë mos e vlerëso atë që përpiqet të përçajë vëllazërinë dhe marrëdhëniet mes njërëzve! Nga ana tjetër, qëndroju pranë dhe vlerësoji të gjithë atë që orvaten t’i forcojnë marrëdhëniet!
Shumë njerëz preferojnë miqtë gërshëra, duke injoruar miqtë gjilpëra!!!
Gomari i Damaskut

Në vitin 1898, perandori gjerman vizitoi Damaskun. I gjithë qyteti doli në pritje të perandorit dhe i uroi mirëseardhjen në mënyrë madhështore. Gjatë pritjes dhe teksa po hynin në portën e zbukuruar të kalasë, perandoreshës i ndalen sytë tek një gomar i bardhë dhe i bukur.
Ajo u ndal dhe i kërkoi guvernatorit të Shamit – Levantit (Mustafa Asim Pasha) që t’ia blejë atë gomar dhe t’ia sjellë, pasi dëshiron ta marrë me vete në Berlin, si kujtim nga vizita në Damask.
Pasi delegacioni gjerman u akomodua në ambientet e pallatit të miqve, guvernatori i çoi fjalë të zotit të gomarit, i cili u gjet dhe u paraqit menjëherë para guvernatorit.
Mustafa Pasha i tregoi mbi dëshirën e perandores gjermane për t’ia blerë gomarin, prandaj dhe i kërkoi t’ia dhurojë, por i zoti i gomarit refuzoi.
Guvernatori u mërzit nga refuzimi, prandaj dhe i tha:”Mirë, atëherë do ta blejmë gomarin tënd! Na thuaj sa kërkon!”
Por sërish i zoti i gomarit refuzoi. “Nuk e shes gomarin” i tha ai bindshëm.
Guvernatori i tha:”Po çfarë e do atë gomar pash Zotin!”
I zoti i gomarit i tha:”Zotëria juaj! Nëse dëshironi, ia jap gjashtë kuaj race asaj zonjës së perandorit gjerman, por gomarin nuk ia jap sikur qameti të bëhet.”
Guvernatori u çudit nga kjo që po i dëgjoni veshët, prandaj dhe e pyeti:”Po, mirë, po a s’më tregon çfarë ka ky gomar që as nuk e dhuron e as nuk e shet?”
I zoti i gomarit u përgjigj duke qeshur:”Zotëri! Nëse e marrin gomarin dhe e çojnë në Gjermani, të gjitha gazetat e botës do të shkruajnë për këtë ngjarje të rrallë. Normalisht që gazetarët do e pyesin zonjën e perandorit:”Ku e morët këtë gomar?” dhe ajo do u tregojë se e ka marrë në Damask. Kështu, gomari i Damaskut do të bëhet objekt bisedash në mbarë Gjermaninë, mbase edhe objekt talljesh e qyfyresh, ku edhe mund të thuhet se:”Si është e mundur që zonja e perandorit tonë nuk gjeti asgjë tjetër me vlerë në Damask përveç këtij gomari! Ja pse nuk ia dhuroj dhe pse nuk e shes!”
Guvernatori ia përcolli zonjës së perandorit gjerman këto fjalë dhe ata të dy u shkrinë gazit nga përgjigja e të zotit të gomarit. Madje perandori urdhëroi që ti jepej një dekoratë nderi.

söndag 19 februari 2017

Lumturia nuk ka çmim



“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, është një parim shumë i mençur…sigurisht, për të jetuar qetësisht është e nevojshme të keni një minimum të sigurisë dhe të mos keni shqetësime për të nesërmen, sepse është e vështirë të jeni të lumtur në qoftë se ju do të jetoni nën vijën e varfërisë. Por nëse flasim për ata të cilët i kanë përmbushur të gjitha nevojat e tyre themelore, është e qartë se gëzimi i jetës nuk është në proporcion të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare, numrin e makinave apo ekranet plazma… A nuk është tani rasti të ndaloni së besuari reklamave që “bërtasin me zë të lartë” që vetëm nëse arrini të bëni pasuri ju mund të gjeni lumturi absolute?

Kush dëshiron shumë, nuk merr asgjë!

Ideja që pasuria është një burim lumturie është sfiduar qysh nga kohët e lashta, por sigurisht aspiratat tona dhe mënyra jonë e jetesës nuk duhet të vihen në diskutim. Një psikolog amerikan ka demonstruar që modeli i ofruar nga shoqëria jonë na bën të pakënaqur. Me pak fjalë, personat të cilët kanë si qëllim të vetëm të grumbullojnë dollar, famë, shtëpi, automobila, janë të njëjtët që gjykojnë jetën e tyre të pakënaqshme dhe duket se shumica vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Mos ndoshta akumulimi i të mirave materiale “ndriçon” vetëm portofolin tonë? Megjithatë shumë nga ne kanë instinktin që të blejnë për t’u “plotësuar”, edhe pse momenti i lumturisë është gjithmonë i rrufeshëm…

Thjeshtojeni jetën

Sipas autorëve të kërkimeve amerikane, nuk është e mjaftueshme të vesh në diskutim konsumet tona të përditshme. Ajo që duhet të ndryshojë është shoqëria ku jetojmë. Zelli me të cilin shumë qeveri këmbëngulin mbi rritjen ekonomike duket i paarsyeshëm, duke marrë parasysh faktin që këta objektiva materiale prodhojë dëme të pallogaritshme ekologjike, të cilat nuk korrespondojnë me rritjen reale të mirëqenies së qytetarëve. Por a e ka politika një shqetësim të rëndësishëm lumturinë e personave? Në këtë drejtim, ne duhet të kujtojmë nismat origjinale të disa vendeve që kanë vendosur të vlerësojnë pasurinë kombëtare mbi bazën e “indeksit të lumturisë” së çdo banori dhe jo mbi bazën e të ardhurave të tyre: Mirëqenia e Brendshme Bruto, në vend të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në disa vende europiane po lindin një sërë lëvizjesh opinioniste, të cilat ftojnë këdo për të biseduar dhe për të denoncuar natyrën e gënjeshtërt të lumturisë së premtuar nga reklamat.

Mesazhi është imediat: të pasurohesh dhe të konsumosh nuk janë elementët e vetëm për t’u ndier të gjallë dhe të lumtur. Të mos harrojmë se momentet më intensive të lumturisë shpesh janë gëzimet e vogla të çdo dite…

Ku mund të gjendet lumturia?

Nëse lumturia nuk mund të blihet, cili është sekreti i mirëqenies së brendshme? Sipas studimeve amerikane, rrugët e përmbushjes personale janë të shumta, por disa prej tyre janë ato më thelbësoret:

Të ndihesh i/e lirë dhe i/e pavarur;

Të ndihesh i/e dobishme;

Të keni lidhje të forta me personat që keni pranë;

Duke pasur vetëbesim;

Përtej këtyre vlerave thelbësore është detyrë e secilit që të gjejë rrugën e mirëqenies: lumturia nuk mund të blihet me katalog!