torsdag 30 mars 2017

18 ushqimet që ju japin energji



Screen Shot 2016-05-26 at 14.41.24

Portokallet e kuq super antioksidantë

Ekzistojnë disa lloj ushqimesh, që shërbejnë për të rikuperuar energji, pa patur frikën e shëndoshjes. Portokallet e kuqe siçiliane, furnizojnë trupin e njeriut me ujë dhe minerale, tejet të domosdoshme për prodhimin e energjisë (magnezit) dhe funksionimin e muskujve dhe nervave (kaliumi), me një sasi kalorish të papërfillshme (40 kalori/100 g).
Ato janë një laborator kimik në miniatur, falë përmbajtjes së pasur me vitaminën C (50 mg) dhe antocianinat, molekula të veçanta të cilave i detyrohet ngjyra e kuqe e segmenteve që mbrojnë kundër sëmundjeve dhe akumulimit të yndyrës trupore:Antocianinat reduktojë faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, ulin presionin arterial, koleksterolin e “keq”, kufizojnë inflamacionet dhe rritin elasticitetin e enëve të gjakut”-shton Çinsia Ferraris, dietiste nga Pavia dhe bashkë-autore e blogut dietista-online.it.

Manaferrat, energjia që vjen nga Tibeti

Me origjinë nga Tibeti, ato kanë një fuqi të lartë energjitike dhe ngopëse. Janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar:100 gramë manaferra të thata përmbajnë 50 miligram kalium, 14 g proteina dhe 5 g fibra, vitaminë C, hekur, selen, zink. Doza e rekomanduar:15 gram në ditë, natyrale apo të thata, duke i shtuar kos ose drithëra.

Banania, mbretëresha e muskujve

Një banane përmban një sasi të jashtëzakonshme të sheqerit dhe kaliumit, minerale thelbësore për funksionimin e duhur të nervave dhe muskujve:në mungesë të kaliumit, muskujt dhembin dhe janë të dobët. Është një ushqim shumë i mirë për të frenuar oreksin, për shkak të efektit të saj ngopës. Banania ka veti antidepresante, për shkak të prezencës të aminoacidit triptofanit që trupi e shndërron në serotoninë, hormonin e humorit të mirë. Përveç kësaj, kaliumi nxit përqëndrimin, vëmendjen dhe kujtesën.

Brokoli, shumë proteina dhe vitaminë C

Një filxhan brokoli, siguron të njëjtat proteina të një filxhani misër apo oriz, por me më pak se një e tretën e kalorive (vetëm 24/100 g). Brokoli, ashtu si anëtarët e tjerë të familjes së lakrës, përmban të njëjtën sasi të vitaminës C si portokalli, siguron sasi të mëdha të kaliumit, hekurit dhe kalciumit, dhe janë të pajisura me veti të spikatura mbrojtëse kundër sëmundjeve kancerogjene. Gjithashtu ndikojnë në reduktimin e stresit, dhe kanë një fuqi të madhe ngopëse falë përmbajtjes së fibrave.

Drithërat integrale, kur pjesa më e mirë është lëvorja

Drithërat janë një burim i mirë i sheqernave komplekse me çlirim të ngadaltë, dmth ato ushqyese nga të cilat marrim glukozën, bazën e energjisë tonë. Zgjidhni vetë mes grurit, elbit, orizit dhe thekrës; e rëndësishme është të jenë integrale! Në fakt gjatë rafinimit, eleminohen ushqyesit themelorë:vitaminat, mineralet (kalciumi, fosfori, magnezi), proteinat, fibra dhe yndyrnat “e mira”. Përfitimet nga drithërat integrale rrjedhin nga substancat që përmbahen brendësi të drithit: fenolet, vitaminat dhe mineralet. Të konsumuara në mëngjes, ato na ngopin për një kohë të gjatë dhe ofrojnë të gjithë elementët energjike që ju duhen.

Çokollatë… megjithatë e shkrirë…

Ajo përftohet nga përzierja e kakaos, sheqerit dhe qumështit. Është shumë energjike në sajë të pranisë së teobrominës, një molekulë psikoaktive e ngjashme me kafeinën. Përveç kësaj, ul presionin e gjakut, rregullon nivelin e kolesterolit, përmirëson elasticitetin e enëve dhe rrjedhshmërinë e gjakut. Duke pasur parasysh fuqinë e lartë energjike, rekomandohet të konsumohen një ose dy copa të vogla në ditë, veçanërisht për sportistët. Konsumi i rregullt i 30-40 gr në ditë, ekuivalente me dy copa, ka një efekt mbrojtës ndaj zemrës dhe arterieve, por çokollata duhet të jetë e shkrirë të paktën në masën 70 përqind; qumështi ka vetitë e keqe të kapjes së molekulave mbrojtëse, duke i bërë ato të paefektshme.

Shafrani i Indisë, i përsosur për parandalimin e kancerit

Vetitë e tij të mahnitshme anti-kancer janë të mirënjohura, me më shumë se 400 studime shkencore që e konfirmojnë këtë, por shafrani i Indisë është një dhuratë nga perëndia kundër një listë të gjatë sëmundjesh: neurodegjenerative, kardiovaskulare, inflamatore, diabetit, artriteve  reumatoide.
Kohët e fundit, u zbulua se ai gjithashtu ka një efekt antidepresant dhe energjik. Mjaftojnë vetëm disa lugë në ditë për t’u shpërndarë në enë apo në centrifuga. Shafrani, përbërësi aktiv, ka një veprim antinfiamator, përmirëson sasinë e sheqerit në gjak tek diabetikët dhe prodhon kolesterolin e “mirë” në kurriz atij të “keq”. Shoqërojeni me piperin e zi, pasi përforcon veprimin e tij.

Me frutat e pyllit nuk plakesh kurrë

Me një racion luleshtrydhesh prej 150 gr, mbulohet kërkesa e përditshme për vitaminën C, e cila stimulon sistemin imunitar, lehtëson thithjen e hekurit, dhe ndërhyn në sintezën e disa neurotransmetuesve, dhe në fund të fundit furnizon me energji të re. Boronica, rrushi pa fara, mjedra dhe manaferrat, janë ndërkohë edhe një burim i pasur i kaliumit (thelbësor për prodhimin e energjisë së aktivitetit muskular), antocianinës dhe tanininës, të gjitha molekula kundër plakjes dhe kancerit.
“Luleshtrydhet përmbajnë një sasi të bollshme të fizetinës, një flavonoid që ka veti anti-kancer, dhe që duket se mbron neuronet nga efektet e ishemisë, demencës dhe humbjes së kujtesës. Është vërejtur se konsumimi i përditshëm i luleshtrydhes gjatë periudhës së pjekjes, dmth nga maji deri në korrik, çon në një ulje të qëndrueshme të gjendjes inflamatore.

Frutat e thata, omega 3 edhe pa konsumuar peshk

Mjafton një grusht arra, lajthi, fistikë, bajame, kikirikë apo arra pishe për t’u ndjerë më mirë, fizikisht dhe mendërisht. Për shkak të përmbajtjes së vitaminave, omega 3 dhe yndyrnave të mira (8 arra do të përmbushnin kërkesën mesatare ditore), minerale dhe polifenole, janë shtesa të vërteta natyrore. Megjithatë kujdes, mos e veproni, pasi ato janë bomba të vogla kalorike; racioni maksimal ditor deri në 30 g, është i barabartë me:8 arra, 25 bajame, 32 lajthi, 54 fistikë… për të mos u konsumuar të gjitha së bashku!

Farat që përmbajnë vaj i bëjnë mirë prostatës

Rekomandohen të konsumohen sa për të thyer urinë, duke ia shtuar në mëngjes muslisë ose si një piper për sallatrat dhe pjatat e tjera të para, për shkak të fuqisë së tyre të lartë të ngopjes. Një lugë gjelle me fara jep 1.7 gr omega 3, yndyrna të mira që i bëjnë mirë zemrës, duke mbuluar edhe nevojat e përditshme. Farat e susamit kanë kalcumit, ato të kërpit proteina, farat e kungullit përmbajnë proteina, minerale dhe pak fibra. Mos e harroni asnjëherë:ulin kolesterolin e keq dhe lehtësojnë simptomat e një prostate të zmadhuar.

Guarana, energjia që vjen nga Amazona

Kjo bimë me origjinë nga pyjet e Amazonës në Brasil, ka veti të mëdha energjike të ngjashme me ato të kafes, zbut urinë, vepron në sistemin nervor dhe është efektive në përmirësimin e përqëndrimit, kujtesës dhe reagimit. Që prej momentit kur përbërësit e tij absorbohen më ngadalë se sa kafeina, është më efektiv për një kohë të gjatë sesa kjo e fundit. Mos e teproni:ashtu si kafeja, mund t’iu shkaktojë ankth dhe çrregullime të gjumit.

Bishtajat me makaronat, janë si një biftek

Qiqrat, fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe soja janë një vakt i mirë ushqimor. Burime të proteinave bimore, duhen përfshirë në dietën tuaj ushqimore 3-4 herë në javë, mundësisht të shoqëruara me makarona ose oriz. Në fakt, kombinimi proteina-drithëra, mundëson marrjen e një sërë aminoacidesh, të krahasueshme me ato me origjinë shtazore.
Molla, sheqeri për përdorim të menjëhershëm
Një mollë e konsumuar para një stërvitje, mund të sigurojë dozën e duhur të sheqerit të gatshëm për t’u përdorur. Molla përmban dy komponentët themelorë:kuercetina dhe antocianina, me vetitë të shquara mbi shëndetin. Këshilloheni që mollët t’i konsumoni me lekurë, për të marrë një dozë të mirë fibrash, të domosdoshme për të rregulluar florën e zorrëve.

Mjaltë për të rimarrë energji pas aktiviteteve sportive

Mjalti rrit rezistencën fizike, ndaj dhe është i përshtatshëm për rikuperimin e energjive pas aktiviteteve sportive. I holluar me ujë dhe limon, dhe i konsumuar para dhe pas ushtrimeve fizike, ai ndihmon në ritifimin e energjive të humbura. Përveç kësaj, një lugë çaji mjaltë përmirëson përqëndrimin, ndihmon tretjen dhe ngadalëson plakjen në sajë të polifenoleve që luftojnë radikalet e lira, molekulat që sulmojnë indet.
Speci djegës, ideal për djegien e yndyrnave dhe kurë kundër dhimbjes
Është një burim i madh energjie, shumë i dobishëm në rastet e dobësisë fizike. Ajo që “ndez” gojën është kapsaicina, një substancë që është një djegëse e shkëlqyer e yndyrnave. Speci djegës ka efekt anti-bakterial, dhe kapsaicina heq dhimbjen e kokës në rastin e migrenës. Ai është anti-inflamator, kundër ftohjes, ndihmon në zhbllokimin e hundëve, tretjes dhe parandalon çrregullimet në zorrë.

Kuinoa, ushqimi për astronautët

Për shkak të proteinave të saj, bollëkut në minerale, fibra dhe vitamina, NASA e ka përfshirë në dietën ideale të astronautëve. I konsideruar si një superushqim i vërtetë, Kuinoa, një pseudoçereal, ka një përmbajtje të lartë proteinash me cilësi të mirë (14 g/100 g) dhe është e pasur me aminoacide thelbësore:ka dyfishin e lisinës në krahasim me drithërat e tjera. Së bashku me bishtajoret, është një zëvendësuese e shkëlqyer e mishit.

Bari Mate: më pak uri, me shumë kthjelltësi

Kjo bimë me origjinë nga Amerika e Jugut e pasur me polifenole, minerale (kalcium, hekur, fosfor) dhe vitamina (C dhe B1), konsumohet në formën e çajit, dhe është përdorur si një energjizant në sport dhe tek dietat e dobësimit, pasi është një frenues i fuqishëm i oreksit. Ajo përmban mateina, e ngjashme me kafeinën, por është më e ngadaltë me çliriminnë trup, ndërsa nxit vëmendjen. Në çdo filxhan me ujë, hidhni një lugë të plotë kuzhine plot me gjethet e bimës Mate.

Xhinxheri zhduk migrenën

Provojeni të freskët, të bashkuar me portokall të kuq dhe mollë:do t’iu japë shumë energji dhe stabilizon stomakun! Xhingeri, i njohur për vetitë e tij kundër të vjellave, është gjithashtu një anti-inflamator i fuqishëm. I pasur me vitaminën C, xhinxheri është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Ai stimulon funksionimin e trurit, ndihmon në luftën kundër migrenës, dhe është një zëvendësues në trajtimin e sëmundjeve që shkaktohen nga ftohja. Në kuzhinë, mund të përdoret i kombinuar me mishin dhe peshkun, dhe i aromatizuar me salcëra të ndryshme.

SEKS & SPIUNAZH / Mossadi “mundi” Hrushovin. Si e nxorri shërbimi i fshehtë izraelit, fjalimin sekret ku do të denonconte Stalinin


Screen Shot 2016-05-23 at 16.18.18

Gjithçka ka filluar me një aferë dashurie.
Viktor Grajevski ishte kryeredaktor në Polish News Agency (PAP), i ngarkuar me çështjet sovjetike dhe europianolindore.
Në realitet ai ishte hebre dhe emri i tij i vërtetë ishte Viktor Shpilman. Por vite më parë ai i ishte bashkuar Partisë Komuniste dhe shokët e tij i kishin bërë me dije se me një mbiemër si Shpilman ai nuk do te shkonte larg. Kështu që ai e ndërroi në Grajevski, i cili tingëllonte polak.
Kur Ushtria e Kuqe pushtoi Poloninë në Luftën e Dytë Botërore, ai ishte fëmijë. Familja e tij kish arritur që të shkonte në Rusi dhe mezi i shpëtoi holokaustit. Pas lufte, ata u kthyen në Poloni.
Në 1949, prindërit e Viktorit dhe motra më e vogël e tij emigruan në Izrael. Por ai, një komunist i vendosur dhe i flaktë, qëndroi aty; admirues i Stalinit, ai ëndërronte që të krijonte një parajsë të punëtorëve.
Por as shokët dhe kolegët e tij, bile as e dashura e zemrës, nuk e dinin se në zemrën e komunistit të ri kish filluar të krijohej një zhgënjim. Në 1955 ai vizitoi familjen e tij në Izrael dhe pa një botë tjetër – një komb hebre demokratik, të lirë e të përparuar, një të ashtuquajtur ëndërr, krejtësisht ndryshe nga sa ia kishte paraqitur propaganda komuniste.
I kthyer në Poloni, 32 vjeçari Viktor filloi që të mendojë për emigrimin në Izrael. Atë mëngjes të fillimit të prillit 1956, si zakonisht, Viktori shkoi që të takojë të dashurën e tij në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Në një cep të tavolinës së punës të saj, ai pa një broshurë me kapak të kuq, të numeruar dhe që mbante logon Top Sekret.
“Çfarë është kjo?”, e pyeti atë.
“Oh, ky është fjalimi i Hrushovit”, ju përgjigj me indiferencë ajo.
Viktori ngriu. Ai kishte dëgjuar për fjalimin e Hrushovit, por nuk kishte takuar asnjë njeri që të kish dëgjuar apo lexuar një fjali të vetme nga ai. Ishte një prej sekreteve më të mirëruajtura të bllokut komunist.
Viktori e dinte se Nikita Hrushovi, Sekretari i Përgjithshëm i plotfuqishëm i Partisë Komuniste Sovjetike, e kishte mbajtur fjalimin në Kongresin e XX-të të partisë që ishte zhvilluar në shkurt në Kremlin. Me 25 shkurt, pak përpara mesnate, të gjithë të ftuarve të krerëve të partive komuniste të huaja u qe kërkuar që ta linin sallën. Në mesnatë, Hrushovi doli në podium dhe foli përpara 1400 delegatëve sovjetikë. Fjalimi i tij u tha se ishte një surprizë dhe një goditje e tmerrme për cilindo të pranishëm.
Por çfarë kishte thënë? Sipas një gazetari amerikan që transmetoi raportimin e parë në Perëndim, fjalimi kishte zgjatur për 4 orë me radhë dhe Hrushovi kishte përshkruar në mënyrë të detajuar krimet e tmerrshme të njeriut të adhuruar nga miliona komuniste anembanë botes, Stalinit.
Hrushovi, vazhdonte thashethemnaja, kishte akuzuar Stalinin per masakrimin e miliona njerëzve. Disa thonin se teksa dëgjonin fjalimin shumë delegatë shkulën flokët prej dëshpërimit; disave ju pati rënë të fikët ose patën pësuar infarkte në zemër; të paktën dy patën kryer vetëvrasje pas asaj nate.
Por asnjë fjalë rreth zbulimeve të Hrushovit nuk qe botuar nga mediat sovjetike. Teksti i plotë i fjalimit ruhej sikur të ishte sekret shtetëror. Gazetarët e huaj i kishin thënë Viktorit se shërbimet sekrete perëndimore po bënin një përpjekje të gjithanshme për ta siguruar tekstin. Bile CIA kishte ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh.
Vlerësohej se botimi i tekstit, në kulmin e Luftës së Ftohtë midis bllokut perëndimor dhe atij sovjetik mund të gjeneronte një tërmet politik dhe një krizë të paprecedent. Qindra milionë komunistë, brenda dhe jashtë Rusisë, e adhuronin verbërisht Stalinin. Ekspozimi i krimeve të tij mund ta trondiste besimin e tyre dhe bile ndoshta mund të shkaktonte kolapsin e Bashkimit Sovjetik.
Të gjitha përpjekjet për ta futur në dorë fjalimin dështuan. Ai mbetej enigmë. Hrushovi pati vendosur që t’u dërgonte disa kopje të numeruara liderëve të partive komuniste në Europën Lindore, që ishte mënyra se si broshura, me kapakë të kuq, kishte arritur në tavolinën e Luçias.
Kur e pikasi, Viktor Grajevski pati një ide të çmendur. E pyeti Luçian që t’ia huazonte vetëm për disa orë, në mënyrë që të mund ta lexonte në shtëpi, pa gjithë zallamahinë e zyrës. Për habinë e tij, ajo pranoi. Qe e lumtur që ta kënaqte… “Mund ta marrësh”, i tha ajo, “por duhet të ma sjellësh para orës 4 pasdite, pasi më duhet ta fus në kasafortë”.
Në shtëpi, Viktori e lexoi me një frymë Çalimin. Ai ishte vërtet i mahnitshëm. Në mënyrë kurajoze dhe të pamëshirshme, Hrushovi e pati copëtuar mitin e Josif Visarionoviç Stalinit. Hrushovi kishte zbuluar se gjatë viteve të tij në pushtet Stalini kishte kryer krime të përbindshme dhe kish urdhëruar vrasjen e milionave njerëzve.
Hrushovi dënonte kultin e personalitetit të njeriut që ishte përshëndetur si “Dielli i Kombeve”. Ai tregonte zhvendosjen e detyruar e grupeve të tëra etnike në Bashkimin Sovjetik, që kishte çuar në vdekje të panumërta; për “spastrimet e mëdha” (1936 – 1937), kur 1.5 milion komunistë qenë arrestuar dhe 680.000 prej tyre qenë ekzekutuar.
Prej 1996 delegatëve të Kongresit të XVII-të të Partisë, me urdhër të Stalinit qenë ekzekutuar 848 prej tyre, ashtu si dhe 98 prej 138 kandidatëve të Komitetit Qendror. Hrushovi fliste gjithashtu për Komplotin e Doktorëve, akuzat e fabrikuara kundër disa doktorëve hebrenj që thuhej se kishin konspiruar për të vrarë Stalinin dhe liderë të tjerë sovjetikë.
Fjalët. e Hrushovit. e nxirrnin Stalini si një vrasës masiv, që kish masakruar miliona rusë dhe të kombësive të tjera, shumë prej të cilëve komunistë besnikë. Në 4 orë, Mesia ishte tranformuar në një Përbindësh.
Fjalimi i Hrushovit i daraviti iluzionet e fundit të Viktorit rreth komunizmit dhe ai e kuptoi se kishte në duar një bombë që mund ta trondiste nga themelet kampin sovjetik. Vendosi që t’ia kthejë broshurën e kuqe Luçias, por gjatë rrugës u mendua e u mendua dhe këmbët e çuan tjetërkund: në ambasadën izraeliane. Pak minuta më pas gjendej në zyrën e Jaakov Barmorit, zyrtarisht Sekretar i Parë i ambasadës, por në realitet përfaqësues i Shabakut në Poloni.
Grajevski i dorëzoi broshurën e kuqe. Izraeliani e lexoi me kujdes dhe fytyra ju zbardh. “A mund të prisni pak minuta?”, i tha ai, duke u larguar nga dhoma me gjithë atë. U kthye pas 1 ore. Grajevski kuptoi se Barmori e kishte fotokopjuar, por nuk pyeti. E mori, e fshehu nën pardesy dhe u largua. E arriti në kohën zyrën e Luçias dhe ajo e futi në kasafortë. Askush nuk e bezdisi apo e pyeti rreth vizitës së tij të papritur në ambasadën izraeliane.
Të premten, me 13 prill 1956, herët pasdite, Zelig Kac hyri në zyrën e Amos Manorit, Drejtorit të Shabakut. Kac ishte asistenti personal i Manorit. Manori i bëri Kacit pyetjen rutinë të së premtes: “Ndonjë material nga Europa Lindore?” E premtja ishte dita kur posta diplomatike sillte raporte nga agjentët e Shabakut përtej Perdes së Hekurt.
Me indiferencë Zeligu i pëshpëriti se pak minuta më parë kishte marrë nga Varshava “njëfarë fjalimi të Hrushovit në Kongres…”.
Manori kërceu nga karrigia. “Çfarë?”, ulëriu ai. “Sille menjëherë!”.
Manori, një burrë i ri i gjatë dhe i pashëm, kishte emigruar në Izrael vetëm pak vite më parë. I lindur Artur Mendeloviç në Rumani, në një familje të pasur, ai u dërgua në Aushvic, ku e gjithë familja e tij – prindër, mitër dhe dy vëllezër – qenë vrarë. Ai mbijetoi, duke peshuar pothuajse 45 kilogram kur u çlirua kampi.  Ai ia doli që të arratisej me një pashaportë të falsifikuar çeke me emrin Oto Stanek. Miqtë e tij e quanin “njeriu më 1000 emra”; në Izrael ai u bë Amos Manor.
Ai u ngjit shpejt në hierarkinë e shërbimeve sekrete. Iseri ishte i magjepsur prej tij. Manori ishte e kundërta e tij. Iseri i vogël, Manori i madh; Iseri i ashpër dhe i vrazhdë, Amosi tërheqës dhe i sjellshëm; Iseri nuk merrej me asnjë sport, ndërsa Manori ishte notar dhe luante futboll, tenis, volejboll; Iseri fliste rusisht dhe jidisht, Manori fliste 7 gjuhë; Iseri ishte anëtar i devotshëm i Partisë Laburiste, Amosi nuk e çante kokën për politikë; Iseri vishej thjesht, Amosi ishte i modës, dukej si europian.
Atë të premte me shi, Manori u lëshua në një grumbull dokumentash të fotokopjuara. Nuk kishte probleme për t’i lexuar: njëra nga 7 gjuhët që dinte ishte rusishtja. Duke lexuar faqet, ai kuptoi rëndësinë e madhe e fjalimit të Hrushovit.
Ai mori makinën dhe nxitoi drejt shtëpisë së Ben Gurionit. “Duhet ta lexosh këtë!”, i tha ai Kryeministrit. Ben Gurioni, i cili gjithashtu e dinte rusishten, e lexoi fjalimin. Mëngjesin tjetër, një e shtunë, ai e thirri me urgjencë Manorin. “Ky është një dokument historik”, tha ai.
Manori i nisi me korrier special një kopje të fjalimit Izi Dorotit, përfaqësuesi i Mossadit në Shtetet e Bashkuara, i cili vrapoi drejt Lenglit dhe ia dorëzoi Engëlltonit. Me 17 prill, Engëlltoni ia solli Alen Dallesit dhe po atë ditë ai ndodhej në tavolinën e Presidentit Ajzenhauer.
Ekspertët e inteligjencës amerikane mbetën pa gojë. Shërbimet e vogla të spiunazhit izraelian patën siguruar atë çka shërbimet gjigante e sofistikuara të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës nuk patën mundur ta siguronin. Skeptik, stafi i lartë i CIA-s e shqyrtoi dokumentin me ekspertë, të cilët unanimisht konkluduan se ishte i vërtetë. Bazuar në këtë, CIA ia filtroi atë New York Times, i cili e botoi në kopertinë me 5 qershor 1956. Botimi i tij shkaktoi një tërmet të madh në botën komuniste dhe i shtyu miliona komunistë që t’ia kthenin shpinën Bashkimit Sovjetik.
Në Varshavë askush nuk e dyshoi Viktor Grajevskin se kish kontrabanduar fjalimin e Hrushovit në Shtetet e Bashkuara. Në janar Viktori emigroi në Izrael. Amos Manori mirënjohës e ndihmoi që të gjente një punë në Departamentin Europianolindor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pak kohë më vonë, ai u punësua gjithashtu si redaktor dhe raportues në seksionin polak të Kol Israel, rrjetit radiofonik shtetëror.
Shpejt, një agjent i KGB-së u shfaq “rastësisht” në krah të Grajevskit në një rrugë të Tel Avivit. Ai bisedoi me Grajevskin dhe i kujtoi të kaluarën e tij në Poloni si antinazist dhe komunist. Më pas i bëri një ofertë: të bëhej agjent i KGB-së në Izrael. Grajevski premtoi se do të mendohej dhe direkt vrapo në selinë e Mossadit.
“Çfarë duhet të bëj?”, pyeti ai. Njerëzit e Mossadit u kënaqën. “Mrekulli”, i thanë ata. “Vazhdo dhe prano!”. Ata do ta kthenin Grajevskin në një agjent të dyfishtë që do t’i ushqente rusët me informacion fals. Filloi kështu një karrierë e re dhe e gjatë për Viktorin. Për shumë vite me radhë ai i furnizoi rusët me informacion të përgatitur dhe të sajuar nga Mossadi.
Gjatë 14 viteve që Grajevski kaloi si agjent i dyfishtë, asnjëherë sovjetikët nuk dyshuan se ai ishte një njeri që po i përdorte. Ata e komplimentonin gjithnjë për materialet e shkëlqyera që jepte; në selinë qëndrore të KGB-së në Moskë, thashethemnaja nxirrte që Bashkimi Sovjetik kishte një agjent të futur thellë në qarqet qeveritare izraeliane. Madje qeveria sovjetike vendosi t’i jepte nderimin më të madh, Medaljen Lenin!
Në vitin 1971 ai u tërhoq nga aktiviteti i spiunazhit, por nuk ishte harruar. Në vitin 2007 ai u ftua në selinë qëndrore të Shabakut, kur u prit nga një grup i përzgjedhur që përfshinte drejtorët aktualë dhe të kaluar të Shabakut dhe Mossadit, ashtu si dhe shumë miq, kolegë dhe të afërm të tij. Juval Dishkin, Drejtori i atëhershëm Shabakut, e prezantoi atë me një medalje prestigjioze për shërbimin e shquar të tij.
Grajevski u bë agjenti sekret i vetëm që dekorohej dy herë: nga vendi i tij, të cilit i kish shërbyer me përkushtim gjatë gjithë jetës, dhe nga armiku i vendit, të cilin ai e kishte keqinformuar dhe mashtruar, pavarësisht rreziqeve.
Një gazetar e quajti “njeriu që filloi fundin e Perandorisë Sovjetike”, por Grajevski nuk ndjehej në këtë mënyrë. “Unë nuk jam hero dhe nuk kam bërë histori”, tha ai. “Njeriu që bëri histori qe Hrushovi. Kam bërë histori vetëm për disa orë dhe më pas rrugët tona u ndanë”.
Ai vdiq në moshën 81 vjeçare dhe ndokund në Kremlin, në një kuti të vogël të mbështjellë me kadife të kuqe, medalja e tij, me profilin e Vladimir Iliç Leninit të gdhendur në të, ndoshta pret akoma për të. / Armin Tirana /bota.al
Nëse gjithnjë ndjek atë që se ke, harron ta shijosh më të shtrenjtën që e ke.


Forca shëruese e mendimit pozitiv




 

Çdo Qenie njerëzore është krijues i shëndetit apo sëmundjes së vet

                                                                                                      – Sivanda-

 

 

Lidhja në mes Mendjes, Trupit dhe Shpirtit

Lëvizja Epoka e Re(New Age)është një lëvizje shpirtërore jo religjioze perëndimore e cila u zhvillua ne vitet e fundit te shekullit të njëzete. Parimet kryesore përqendrohen rreth bazimit në të dy traditat shpirtërore dhe metafizike të Lindjes dhe Perëndimit si dhe në futjen e ndikimeve nga vet ndihma dhe psikologjia motivuese, shëndetësia e shenjtë, parapsikologjia, hulumtimet mbi vetëdijen dhe fizika quantike.

Vetëdijesimi dhe Vet ndihma

Me lindjen e Postmodernizmit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të njerëzimit lindi edhe lëvizja e re shpirtërore dhe mendore për vetëdijesim individual dhe vet ndihmë personale e cila beson se njeriu mund ta shëroj veten duke ju përmbajtur këtyre parimeve:

Merr përgjegjësi individuale për përsosje shpirtërore dhe përmirësim te kualitetit te jetës si dhe përdor dimensionet mendore  dhe shpirtërore duke mos u bazuar në mjekësin konvencionale por në aftësitë mendore për të krijuar shërim nga sëmundjet dhe shëndet të mirëfillte fizik, shpirtëror dhe mental.

Bernie Siegel, një mjek dhe autor i librit – Dashuria, Mjekësia dhe Mrekullitë, (1986),beson se fuqia e shërimit rrjedh nga mendja dhe vullneti njerëzor, se operimet dhe medikamentet mjekësore munden vetëm të blejnë pakës kohë kundër sëmundjeve por shërimi i vërtet vjen nga dashuria ndaj vetvetes dhe besimi i plotë për shërim. Fuqia e mendjes për të mposhtur sëmundjet është një realitet të cilin ai e ka përjetuar në përvojat e tij me pacientet të cilët vuanin nga sëmundjet shumë te rënda, përfshirë këtu edhe kancerin.

   

Fuqia e mendjes për vet shërim

Bernie inspiroi shumë pacient që ta mendojnë veten e tyre të shëruar dhe të përdorin fuqinë e mendimit pozitivë në luftë kundër sëmundjeve.

Ai po ashtu i ka frymëzuar dhe këshilluar shumë mjekë tjerë dhe punonjës të shëndetësisë që të kenë tjetër qasje ndaje pacienteve dhe të ju ndihmojnë atyre për vet shërim.

Përdorimi i Placebo efektit- eksperimenti i bërë me tabletat pa kurrfarë përmbajtje kimike apo shëruese dhe injeksionet me ujë me pacientët të cilëve i u është thënë se janë terapia e cila do ti shëroj dëshmon se forca e mendjes dhe bindjes në shërim ka dhënë rezultate dhe këta pacient janë shëruar.

 

Ju mund ta shëroni jetën tuaj

Luise Hay, autore e librit”Ju mund ta shëroni jetën tuaj”(1988)beson se “mendimet dhe fjalët tona i krijojnë përvojat tona” prandaj ne me vetëdije apo jo krijojmë përvojat tona jetësore.  Sipas Luize Hay të gjitha sëmundjet njerëzore kanë një shkak emocional të lidhur me mënyrën e të menduarit  i cili si pasoj mund të shkaktoj sëmundje, por në të njëjtën kohë ndryshimi i këtij shkaku emocional apo kësaj mënyre të menduarit do të bëjë të mundur shërimin.

Autorja në fjalë kishte qenë vet me sëmundje të kancerit të cilën e mposhti me vullnetin e fortë dhe aplikimin e mendimit pozitiv, dashurisë ndaj vetes dhe besimit në mrekulli prandaj me të drejtë ajo sugjeron këto udhëzime për shërim:

  • Lexo, Studio-Dituria është fuqi
  • Unë e dua veten dhe e pranoj
  • Unë I falë vetes dhe të tjerëve
  • Spastrimi i zemërimit(rrahja e jastëkëve)
  • Ushqimi i shëndosh(pemë dhe perime)
  • Terapia fizikale dhe ushtrimet
    ( refleksologjia)
    Mendime të reja – Jetë e re
    Forca shëruese që gjendet brenda nesh mund të shpërthej duke ndërruar mënyrën e të menduarit me modele të mendimeve pozitive,afirmimet(deklarata gojore pozitive, ne kohën e tashme), me vizualizime (krijimi i imazheve pozitive),me relaksim mendor, meditim si dhe trajnimin dhe disiplinimin e mendjes dhe fjalëve por mbi të gjitha me lutje dhe faleminderime.
    Mesazhi përfundimtar
    Qëndrimi pozitiv mendor ndikon jo vetëm për shërimin e sëmundjeve por edhe për përmirësimin e kualitetit te jetës.
    Janë dokumentuar me qindra raste te vet shërimit duke përdorur fuqinë e mendjes edhe pse ky fenomen nuk ka shpjegim shkencor
    A s’do te kishte qene mrekulli sikur roli i qëndrimit pozitiv mendor të mësohej në shkolla dhe fuqia e vet shërimit të bëhet pjesë integrale e shkollimit për të gjithë profesionistët mjekësor
     

måndag 27 mars 2017


Paragjykimet sociale
 
 
download
Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve, formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhet për të. Shpesh paragjykimet vinë edhe sepse mendimi a gjykimi i njerëzve është pozitiv për anëtarët e grupit, shtetit, kombit ku ata vetë bëjnë pjesë e për rrjedhojë, negativ a më i ulët për ata që u takojnë grupeve të tjera. Grupi të cilit nuk i takojmë, a ndryshe grupi tjetër, shihet si më homogjen, pra paragjykohet më lehtë duke iu veshur anëtarëve të vet karakteristika të përbashkëta që ata mund të mos i kenë të gjithë. Ndërkohë, grupi ku bëjmë pjesë shihet si heterogjen, më i larmishëm edhe sepse e njohim më mirë dhe në detaje çdo anëtar. Ky lloj paragjykimi sipas grupit i takon teorisë së racizmit simbolik. Sipas saj, anëtarësia në të, formon një pjesë kryesore të identitetit të individit. Për rrjedhojë lind paragjykimi për të tjerët, jashtë grupi, duke i parë dallimet kulturore me ta në favor të vet. Po kështu shihen ndryshimet fetare si jokompatibël me besimin fetar të paragjykuesit. Shqiptari në përgjithësi nuk vuan nga këto lloj paragjykimesh edhe për shkak të izolimit të gjatë dhe pengimit të njohjes e si rrjedhim, fetishizimit të kulturave të ndaluara të të tjerëve. Po kështu në aspektin fetar tek ne kanë munguar paragjykimet ndaj të tjerëve për shkak të fesë, edhe për shkak të mungesës së një kulture të përgjithshme solide a bazale fetare. Perceptimi i anëtarëve të grupeve të tjera si agresivë e violentë, është një tjetër lloj paragjykimi i njohur për ne dekadat e fundit. Shqiptarët janë parë sidomos si objekt i këtij paragjykimi nga europianët në vitet ‘90 pas emigrimit. Burim tjetër i paragjykimeve është hierarkia e grupeve dominuese që legjitimon mitet, sipas të cilave justifikohet moralisht e intelektualisht pozicioni zotërues i disa popujve a shteteve dhe zotërimi syresh i burimeve të shumta natyrore. Këto lloj legjitimimesh mbajnë hierarkitë paragjykuese në këmbë dhe shtojnë akoma më tepër paragjykimet negative karshi popujve të vegjël, të diskriminuar nga historia etj., si yni. Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të një grupi, (ato vazhdojnë edhe kur ka fakte që i hedhin poshtë këto paragjykime). Shqiptarët janë sidomos tipikë për këto vlerësime me këmbënguljen e pamotivuar dhe konsiderimin si dobësi logjike a karakteri, ndryshimin e mendimit të dhënë tashmë njëherë. Tek ne mbivlerësimi i sjelljeve negative të të paragjykuarve është shpesh vlerësimi tipik për ta. Për rrjedhojë shihen si përjashtime shembujt që hedhin poshtë stereotipet. Sipas një tjetër modeli, paragjykimi është një konflikt midis dëshirës për të shprehur paragjykimin dhe asaj për të pasur një vlerësim pozitiv për veten. Duke zhvlerësuar a paragjykuar negativisht të tjerët, njeriu shmang ndjesitë a vetëvlerësimet negative për veten. Edhe kjo është gati-gati tipar kombëtar yni: pothuaj gjithnjë inferioriteti ekuilibrohet me uljen paragjykuese të vlerave të tjetrit, madje edhe pa e njohur pothuaj fare atë. Fenomen ky i njohur në psikologji me emrin disonanca konjitive. Ndërkohë diskriminimi është realizimi konkretisht i paragjykimit, veprimi konkret, përgjithësisht negativ, ndaj objektit të paragjykimit. Këtu shqiptarët janë më të rezervuar dhe mbeten më shpesh tek shprehja me fjalë e paragjykimit.
Ndër paragjykimet, më të njohurat janë ato seksore, sipas të cilave siç dihet, femra nuk vlen a konsiderohet më pak e aftë se mashkulli. Te shqiptarët në veçanti, ky paragjykim ka qenë zotërues për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë, ndonëse më pak, edhe sot. Ky paragjykim është reflektuar që nga ngarkesa me dru e femrës e deri te mospërfshirja apo përfshirja e saj minimale në punë me rëndësi a pozicione të larta shtetërore. Ndonëse tek ne flitet jo pak për këtë realitet paragjykues, ende nuk kapet thelbi i problemit. Synimi kryesor, fokusi mbetet barazia gjinore, propaganda për të, pa realizuar a u fokusuar tek bindjet a besimet e meshkujve por edhe të vetë femrave lidhur me raportin burrë-grua. Pse gratë ndjehen ende të diskriminuara, ndonëse ka kaq kohë që flitet e veprohet shumë e madje në ndonjë vend edhe dënohet me ligj seksizmi. Edhe sepse pritshmëritë e vetëbesimi i vetë grave, sidomos tek ne, janë ende të dobëta, dhe reagimet negative ndaj femrave që synojnë a arrijnë pozicione lidershipi janë ende të forta. Pra ka ende barriera psikologjike, paragjykime të brendësuara fort, njëanshmëri në qëndrimet individuale e institucionale, që i pengojnë femrat sado të kualifikuara të arrijnë pozicione të larta.
Nacionalizmi është një paragjykim që bazohet në karakteristikat e përbashkëta kulturore, identitetin e përbashkët dhe në mbivlerësimin e tyre në raport me ato të kombeve të tjera. Kështu theksohen shpesh pa të drejtë mjaft karakteristika kinse pozitive që i ka vetëm ky apo ai komb a popull, a grup njerëzish. Shpesh ky paragjykim sidomos tek ne është efekt i kundërt i kompleksit të inferioritetit, sidomos të së shkuarës, apo edhe i dëshirës për të dalë së fundmi me nxitim në arenën ndërkombëtare të vlerave, ku kemi munguar gjatë si rrjedhojë e izolimit. Kështu kemi shfaqje të tepruara nacionalizmi në sport, art etj, dhe së fundmi edhe në politikë a gjeopolitikë duke kërkuar të bëjmë efekte që për vetë realitetin ku jemi, janë absurde. Në disa raste njerëzit tanë kërkojnë të rrisin vetëvlerësimin duke e parë veten si pjesë të një grupi superior apo duke u identifikuar me njerëz të famshëm si p.sh. me futbollistë fitimtarë të ekipit kombëtar, artistë tanët të njohur në botë, ndonëse të paktë etj. Kështu i jepet vetes duke paragjykuar pozitivisht, identitet i njësuar me vlerat më të larta apo të amplifikuara kombëtare. Kjo ka vlerën e vet në rrethana të caktuara historike, por duhet kombinuar me vlerat individuale dhe nuk duhet lejuar të kalojë deri në shovinizëm, apo siç thuhet ‘në strehë të fundit për maskarenjtë e sharlatanët e dështuar individualisht’. Një atlet i vetmuar vazhdonte stërvitjen duke vrapuar rreth stadiumit, kur shokët e tij brenda në stadium shijonin kurorat e lavdisë. Pas disa kohe u shpall kampion: është një shembull që më vjen ndër mend sa herë njerëzit kërkojnë me padurim lavdinë e madhe nëpërmjet identifikimeve ekstreme. (Në disa raste, madje në mungesë të arritjes së lavdisë nacionale a individuale, shqiptarët identifikohen edhe me lavdi ekipe kombesh të mëdha, me klube fitimtare si Milan a Real, me lojtarë të mëdhenj, duke u bërë a vetëshpallur milanistë, juventinë etj. Kjo është sërish një derivat i kërkimit të identitetit individual pas nacionalizmit të parealizuar). Shqiptarët janë gjithashtu tipikë për favorizimin ekstrem të vetes mbi bazë përkatësie grupi a kombi kur u kërcënohet vetëvlerësimi, në situata të caktuara politike a historike, apo kur ndjehen të marxhinalizuar. Shumë rrallë, madje edhe kur faktet historike janë kokëforta (për to shpeshherë as dinë e as duan të dinë), i japin të drejtë vetes, veç vetes dhe aspak të tjerëve.
Homofobia shfaqet si paragjykim për shkak të orientimit a preferencave seksuale të njerëzve. Kryesisht shfaqet siç dihet, ndaj homoseksualëve, gay, lesbike etj. Tek ne kohët e fundit po promovohen forttë drejtat e homoseksualëve dhe po luftohet kundër paragjykimeve për ta. Ka angazhim deri në rang qeveritar. Por po promovohet gjithashtu në media e në mjedise publike një qëndrim disi i tepruar publik fals në favor të tyre, nisur edhe nga interesa politike, vetëvlerësimi etj. I njohur edhe si efekti “token”, ky lloj qëndrimi vë në dukje me bujë veprime të parëndësishme, por spektakolare pozitive karshi të paragjykuarve, për t’i përdorur më vonë këto si justifikime për moskryerjen e veprimeve më thelbësore pozitive në favor të tyre. Kështu, duke dashur të dalin publikisht si jo paragjykues e të moderuar, u shfaqën në publik me biçikleta krahas homoseksualëve,punonjës të administratës së Avokatit të Popullit, në një kohë që puna e tyre kryesore është jo demonstrimi a propaganda, por mbrojtja e homoseksualëve rast pas rasti për diskriminime konkrete. Shfaqemi kështu edhe si më të avancuar se popuj shumë më të qytetëruar të vendeve nga më të zhvilluarat. Rrezikojmë veç kësaj të lindim e ngjallim pse jo një kulturë jotradicionale dhe edukim jonormal të brezave të rinj duke fetishizuar atë çka duhet shumë ta mbrojmë ndaj diskriminimit e paragjykimeve. Për këtë arsye, por edhe për vetë natyrën e formimit e mentalitetit tradicional shqiptar, mund të mbahet një qëndrim disi më i ekuilibruar, sigurisht gjithmonë, kundër paragjykimeve homofobike. Paragjykimi nuk luftohet me një vrull e formalisht, por ka disa kushte për t’u realizuar, të cilat do i shohim edhe më poshtë.
Racizmi është një paragjykim që bazohet në tipare fizike, si ngjyra e lëkurës etj., e që mbi këtë bazë determinon karakteristikat kulturore të një race (p.sh ajo e zezë) a grupi si më inferiore. Tek ne, ky paragjykim nuk është shumë i përhapur, ndonëse edhe pakicat raciale tek ne janë të pakta, dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem. Pakicat egjiptiane që shfaqin herë-herë probleme kanë patur përplasje më shumë me politikat shtetërore sesa me njerëzit në përgjithësi. Gjithsesi paragjykimet e shqiptarëve ndaj pakicave të tilla, ndonëse në masë të vogël ekzistojnë, por kurrë deri në diskriminim, eksese a veprim konkret karshi tyre.
Paragjykimet fetare tek ne janë pothuaj inekzistente dhe bashkëjetesa paqësore fetare e trajtimi i njerëzve të feve të tjera, martesat mes fesh të ndryshme etj., janë bërë shpesh shkak mburrjesh në botë, për të demonstruar tolerancën tonë fetare. Në të vërtetë, fetë historikisht nuk kanë patur bazament edukativ e tradicional këtu. Shkollimi, institucionet dhe formimi fetar ose kanë qenë të cekët, ose të importuar a të realizuar nëpërmjet konvertimesh pragmatiste nga njëra fe në tjetrën. Për më shumë, nën regjimin komunist janë vënë edhe barriera ideologjike e politike si ato të vitit 1967, që eliminuan krejt institucionet fetare e ndaluan besimin fetar. Për rrjedhojë, shqiptari në përgjithësi në disa breza të rinj konsekutivë është rritur pa fe e besim, gjë që e ka bërë vetëm formal konsiderimin e tij si popull me tri besime. Në të vërtetë edhe ajo çka dinë mjaft të huaj për ne në këtë aspekt është tepër e cekët. Kështu tregon mosnjohje të thuash se shqiptarët janë 70% popull mysliman kur ne kryesisht, veç nga emri dallojmë si të tillë dhe jemi mjaft pak zbatues, praktikantë të riteve fetare. Pra edhe njohja e feve nuk ka qenë në rrënjë, e për rrjedhojë nuk ka pasur luftëra a konflikte fetare e për më pak as paragjykime a diskriminim fetar. Nuk duhet pra të mburremi kaq shumë në këtë aspekt, por natyrisht duhet ta vlerësojmë faktin historik pozitiv që është në favor të harmonisë e tolerancës fetare.
Paragjykimet e kota, formale, apo për shkak të një karakteristike që tjetrit i duket jo e pakëndshme ose e padëshirueshme. Këto janë paragjykime individuale që sjellin raporte negative të pajustifikuara mes njerëzve. Kështu paragjykohen negativisht njerëz sipas karakteristikash fizike, si lloji i fytyrës, mbajtja e trupit, shprehjet e fytyrës, etj. Tipike shprehja absurde paragjykuese shqiptare, për të panjohurit e papëlqyeshëm pa asnjë shkak: “Ky sikur më ha bukën?!
Paragjykimi apo diskriminimi gjuhësor: ka në bazë përdorimin e gjuhës, ku përfshihen gjuha amtare individuale, dialekti ose karakteristikat e të folurit të individit si aksenti, volumi i fjalorit (sa shumë fjalë njeh e me ç’variacion i përdor etj). Kështu tek ne paragjykohen njerëzit që vijnë nga Veriu e malësitë mbi bazën e gjuhës së tyre, por edhe të kufizueshmërisë së fjalorit për të cilin në disa raste me shpoti thuhet se reduktohet në 300 fjalë. Po kështu paragjykimi gjuhësor lidhet edhe me sintaksën, ndërtimin e fjalisë, konstruktin e saj etj. Tek ne deri edhe miset e vajzat e bukura do të jepnin mjaft shkas për këto paragjykime a më saktë kritika. Por çuditërisht, tek ne ende vazhdon të ndodhë e kundërta. Kjo sepse goditjen e ka marrë vetë gjuha e për rrjedhojë njerëzit e përdorin atë si të duan, shpesh duke e shkelur e shtrembëruar, dhe duke e çuar në degradim gjithnjë e më të madh. Kështu, njerëz me nivel të ulët formimi e shprehjeje gjuhësore jo vetëm nuk paragjykohen, madje as gjykohen, por paragjykojnë njerëzit e formuar e me nivel kulturor gjuhësor të lartë. Kjo sidomos kur të parët arrijnë edhe deri në majat e pushtetit. Kështu ka ministra a deputetë, politikanë që flasin për tmerr në dialekt a me gabime gjuhësore e sintaksore, ka vajza modele a mise që nuk njohin Ismail Qemalin, a ndërtojnë fjali gramatikisht të tmerrshme. Dhe ndodh që për shkak të masës gjithnjë e më të madhe të injorancës së këtij lloji, që ata jo vetëm nuk paragjykohen, por kthehen gradualisht në normalitet duke i zhvendosur diskriminimet tek të kulturuarit. Do të thuhej:“Në mbretërinë e budallenjve, njerëzia tallen me të mençurit”.
Paragjykimet sociale II (në komunizëm e demokraci)
Paragjykimet klasore bazohen në qëndrimet diskriminuese e të njëanshme në raport me dallimet e bëra ndërmjet klasave ekonomike e sociale. Tek ne, borgjezia a pseudoborgjezia e re ende nuk i shfaq dot këto paragjykime, paraqitet e rezervuar sepse është ende në formim dhe fare pranë në kohë të skamjes së të kaluarës. Parada qesharake mode, imitime mjerane të Perëndimit, të grave të disa të pasuruarve rishtazi a ekspozime të këtij lloji, bëjnë më tepër efektin e kundërt që akoma më shumë vë në pah dobësinë a mosekzistencën e kësaj ende jo-klase. Këtu do të kishte vend për të analizuar edhe si vlerë historike, një paragjykim klasor të së shkuarës, së fundmi të zhdukur me demokracinë dhe krejt pothuaj të panjohur për brezin e ri. Është fjala për: Paragjykimet klasore komuniste. Ato u shfaqën pasi filloi të mbillej në Shqipëri ideologjia komuniste. Kjo u bë pothuaj në një terren djerrë. Nga specifika e mentalitetit, por edhe nga mënyra se si u mboll gjithçka, ishte e shëmtuara origjinale. Kështu, i ashtuquajturi komunizmi shkencor, ekonomia politike etj, si të pakapshme për nivelin kulturor të masave, madje dhe të liderëve komunistë shqiptarë, u reduktuan në teorinë e së ardhmes së lugës së florinjtë, në zhdukjen e shfrytëzimit, në barazitë absolute etj. Këto u shkrinë me idealin e çlirimit të vendit që për momentin ishte më i rëndësishmi. Pas luftës, ideologjia komuniste, natyrisht tejet e vulgarizuar, si ideologji e partisë së vetme në pushtet mbeti e vetmja. Kultivimi i saj mori formë më të organizuar nëpërmjet kursesh partie, formash edukimi etj, por duke mbetur përsëri në pjesën më të madhe formale dhe e cekët, më shumë se ideologji, mësime apo më saktë udhëzime e urdhëresa partie. Më vonë për kuadrot më besnike të partisë komuniste u ngrit dhe një shkolle partie, ku më tepër jepej politikë sesa ideologji, qoftë edhe marksiste, sepse për vetë nivelin e studentëve të tipit të shkollës së natës, nga teoria e ideologjia e etërve të komunizmit teorik, pak u përvetësua e ca më pak u kuptua. Një anëtar i vjetër i Byrosë Politike të partisë pranonte “me modesti” në bisedat me masat se “ai me shokët e tij nuk e njihnin ‘shkencën’ e komunizmit, por mjaftonte që ua thoshte Enver Hoxha dhe ata brohorisnin. Niveli i ulët kulturor dhe barriera ideologjike e izolimi i kampit socialist përjashtonin çdo mundësi kontakti me kultura apo ideologji të tjera. Lindi kështu një lloj fanatizmi komunist i nivelit më të ulët që mund të njihej në gjithë vendet e ish-kampit socialist. Më pas, u çuan studentë jashtë shtetit, në vendet e tjera të kampit socialist, dhe disa u arsimuan. Ata syresh që studiuan ideologjinë e komunizmit u bënë kuadro të partisë e të diktaturës që e mbajtën atë më tej për 45 vjet. Të tjerë, inxhinierë, mjekë, pedagogë, ndonëse të paktë, krijuan një shtresë të vogël inteligjencie teknike. Së bashku me të diplomuar të tjerë më vonë nga shkolla e lartë e porsakrijuar shqiptare, këta ndonëse të pakët në numër, herë-herë, e nën frikën e ndëshkimit u përpoqën të identifikohen me grupe apo sisteme të tjera reference, lexuan edhe vjedhurazi kur mundën se ç’bëhej në botë, vunë në provë brenda vetes edhe ide, qëndrime apo bindje të tjera, por mjaft zbehtë. Ndërkohë ata jetonin nën ankthin e pushimit nga puna, të qarkullimit e të transferimit dhe, në mjaft raste edhe të ndëshkimit. Përsa i takon nivelit të mënyrës së jetesës erdhi një kohë që të gjitha shtresat, të quajturat klasat punëtore, fshatare, intelektuale shqiptare jetonin e ishin më proletarë seproletarët e të gjitha vendeve. Megjithatë, përsa kohë që mund të jetonte disi, edhe shtresa intelektuale në shumicën e saj, së bashku me të dyja ¨klasat mike¨ duartrokiste, parakalonte, entuziazmohej nga fitoret e arritura, falenderonte partinë, ngrinte në qiell ideologjinë, dënonte me djegie në turrën e artikujve të shtypit e më tej me syrgjynim çdo intelektual devijues apo deviacion nga ideologjia apo idealet, të servirura nga lart si të tilla. Komunizmi ruhej kësisoj i shenjte e tabu në teori e praktikë. Kur në 1991 ndodhi kolapsi i komunizmit edhe në Shqipëri u vu re veç të tjerash se të ashtuquajturat bindje komuniste te disa nuk kishin ekzistuar kurrë, te disa të tjerë kishin jetuar përkohësisht e më vonë ishin çrrënjosur prej kohësh, e disa bënin sikur i besonin për të ruajtur privilegjet. Kurse te disa të tjerë vazhdonin të mbijetonin në formën e paragjykimeve sociale. Përse ndodhi kjo? Në Shqipëri për rreth gjysmë shekulli u tentua të krijohej një mentalitet komunist. Të gjitha gjykimet, opinionet, mentaliteti u vunë në rresht nën komandën “majtas ndero”. Ideologjia dhe idealet komuniste natyrisht të vulgarizuara, dogmat dhe sloganet, u futën në ndërgjegjen e njerëzve diku forcërisht e diku zunë rrënjë për vetë nivelin e ulët e injorancën e njerëzve. Megjithatë, duke qenë të cekëta ato dhe mbartësit e tyre, ato nuk mund të ekzistonin si bindje, por vetëm si paragjykime sociale, pra gjykime të cekëta, të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve të tjerë. Kështu njerëzit paragjykoheshin mbi bazën e origjinës e përkatësisë së tyre klasore, grupore. Ata që ishin të partisë, të luftës, ishin shumica, ishin të mirët, tanët. Pakica e ashtuquajtur armiqësore, vinin nga ish-klasat e ashtuquajtura shtypëse, tregtarët, borgjezët, klerikët, apo ata që kishin rënë ndesh (ata ose etërit e tyre) me partinë komuniste në pushtet e ideologjinë e saj. Këta dënoheshin, internoheshin, në rastin më të mirë jetonin të strukur në qytete e fshatra të vogla pa asnjë të drejtë shkollimi e të paragjykuar si të deklasuar, armiq, biografi të këqija etj. Kjo ka qenë ndër format më të shëmtuara, më absurde e më të turpshme të paragjykimit e diskriminimit klasor njerëzor që ka njohur historia e njerëzimit. Këto paragjykime duke qenë dogma e slogane, ideologji e ide të panjohura në thellësi e teorikisht dhe të paargumentuara apo të paprovuara praktikisht, por veç të injektuara me forcë a me mashtrim, nuk mund të merrnin veçse këtë formë: paragjykime klasore komuniste. Ky lloj kaq i përhapur e i shëmtuar i paragjykimeve sociale jetoi në vendin tonë gjatë, gati gjysmë shekulli. Si lloj i veçantë e specifik i paragjykimeve sociale, ato kanë patur e kanë pasojë të përbashkët vepruese, trajtimin dhe dënimin si armik të çdo njeriu që nuk vepronte e mendonte sipas ideologjisë komuniste, apo direktivave të partisë në pushtet. Si bazë teorike shërbente paprekshmëria e marksizëm-leninizmit, e ideologjisë dhe e idealeve komuniste, tabuja e tyre dhe e vijës së partisë. Çdo devijim, cenim, mohim, reagim sado i vogël ndaj tyre, mjaftonte për ta futur njeriun në kallëpin e parapërgatitur të armikut, deviatorit, agjentit, elementit antiparti. Cilësimet “me biografi të keqe”, “armik i popullit e i partisë”, “element antiparti”, “agjent i imperializmit dhe i revizionizmit” kanë qenë etiketimet standarde që shoqëronin paragjykimet sociale klasore komuniste. Këto paragjykime përbënin padyshim derivatet më të shëmtuara të paragjykimeve komuniste me bazë teorike shkeljen e vijës së partisë dhe cenimin e ideologjisë marksiste dhe me pasoja përçarjen dhe urrejtjen kombëtare e deri atë brenda familjes.
Siç dihet paragjykimet sociale jetojnë gjatë e janë mjaft rezistente. Në rastin tonë, veç formës së organizuar, ato injektoheshin te njerëz të thjeshtë edhe nga njerëz të tjerë me paragjykime që ishin më të pushtetshëm e me influencë (shefa, kuadro të punës e nganjëherë luftëtarë a prijës popullore të luftës që kishin adaptuar ideologjinë komuniste). Pasi zinin vend, ato mbaheshin në këmbë me përforcime të vazhdueshme që kishin sidomos ndikim në psikologjinë e njerëzve të thjeshtë me nivel të ulët kulturor e shpirtëror. Siç dihet, më vonë, pas një periudhe të parë naiviteti ideologjik, te një pjesë e njerëzve, me zgjimin e tyre, ato u ushqyen me qëllime të caktuara. Ato i shërbenin arritjes së qëllimeve të një kaste të caktuar; mbajtjes në fuqi të saj, kënaqjes së nevojave e kërkesave të tyre për një jetë në pushtet e më të privilegjuar se të tjerët. E mbrojtur nga një perde e tillë paragjykimesh, kjo kastë mbetej e paprekshme. Aty ku për njerëz të veçantë në udhëheqje, në shtresa të mesme të piramidës apo për anëtarë të veçantë të familjes së tyre, këto paragjykime thyheshin, ata korruptoheshin apo mashtrimi dilte sheshit, atëherë vepronte ligji dhe njëri nga nenet më të preferuar të tij, neni sfinks i agjitacionit e propagandës.
Paragjykimet komuniste shërbenin gjithashtu në mjaft raste me sukses, për mbulimin e shkaqeve të humbjeve e dështimeve në ekonomi, politike e kudo. Kështu dështimet në sektorin e naftës iu atribuoheshin sabotatorëve, armiqve të klasës, agjentëve etj, ndonëse edhe pas burgimit të tyre nuk u gjet naftë. Kështu edhe në çdo fushë tjetër, sidomos nga vitet `70 e tehu, gjendeshin gjithnjë “koka turku”për t’u prerë dhe grupazhet ndiqnin njëri-tjetrin. Ndofta Shqipëria e kësaj periudhe mbetet një nga shembujt më klasikë të atribuimeve të këtij tipi madje të bëra në formë tepër trashanike e gati të hapur.
            Një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen dhe kultivimin e paragjykimeve sociale komuniste ka luajtur shtypi, propaganda zyrtare e media, të cilat duke qenë unike, ushqenin vazhdimisht e çdo orë lexuesit e shikuesit me idetë e gjeneruara nga aparatet propagandiste partiake. Duke qenë pa konkurrentë e tepër intensivë, ndikimi i tyre ka qenë i konsiderueshëm madje edhe në formën e deformimeve mbetës, sidomos te njerëz me nivel të ulët, pa asnjë kontakt me kulturën botërore e ideologjitë e tjera. Rrënimi i ekonomisë socialiste, dështimi i politikës së shtetit komunist, dhe së fundi kolapsi total i komunizmit, çrrënjosi me shpejtësi madje edhe te fanatikët, paragjykimet komuniste. Te një pjesë e këtyre të fundit, apo dhe tek ata ku komunizmi zinte vend si bindje, këto u kthyen në paragjykime që gjithashtu u prirën drejt zvogëlimit e çrrënjosjes, zhdukjes së tyre. Madje edhe te veteranët, pensionistët, komunistët e vjetër, falangat e fundit ndofta të paragjykimeve komuniste, edhe në qoftë se ekzistonte bindja te komunizmi, ajo u lëkund apo humbi fare. Humbi, së paku dhe besimi tek ata (liderët) që e mishëronin atë e që i tradhtuan idealet naive të masave të komunistëve të thjeshtë injorantë. Përsa i përket rinisë së dikurshme komuniste, e sidomos krerëve të saj, as që mund të flitet për bindje apo paragjykime të këtij lloji. Ekziston një shtresë mes tyre, trashëgimtare postesh a bij prindërish të privilegjuar nga sistemi diktatorial apo të indoktrinuar nga familje fanatike komuniste, që ruan gjurmë apo lloje të moderuara paragjykimesh sociale, por më shumë në formë, për sistemin e kaluar si më i mirë se i sotmi, dhe më pak ose aspak për sovranët e së kaluarës e për klasat sociale të ndara sipas kriterit biografik. Vetë sistemi i ri, konkurrenca, lufta për mirëqenie personale i zhduku këto rudimente edhe nga ata. Kemi kësisoj mes tyre mjaft të pasuruar rishtazi, që ia dinë kimetin sistemit të ri, që shfrytëzuan lidhjet e shkuara a pasuritë e vjedhura dhe kaluan në pragmatizëm kapitalist                                                                                                                                                                
Megastereotipet: Tek ne shpesh njerëzit gjykojnë edhe mbi bazën e roleve a stereotipeve më të mëdha. Këto janë sete (tërësi) të forta besimesh të quajtura ndryshe si megastereotipe si: “Ajo që është e bukur është e mirë”; “Ç’është e mirë është e bukur” etj.. Ose doktorët janë në përgjithësi ryshfetçinj, gratë janë përgjithësisht budallaqe, profesorët na bëjnë shumë teori, …futbollistët janë pa tru, serbët janë të gjithë të ligj. Në të shkuarën: klerikët, njerëzit me biografi të keqe, apo të burgosurit ishin të gjithë kriminelë e armiq etj., etj… Është e vështirë t’i ndryshosh këtoMjaft nga shqiptarët komunistë të dënuar nga Enveri ndër vite, si anëtarë gjoja grupesh armiqësore, u habitën kur hynë në burgje pas viteve ‘70… Ata kuptuan ndryshe nga paragjykimet e tyre, se të burgosurit e hershëm të pasluftës, klerikët në burgje, armiqtë ideologjikë etj., ishin njerëz, shpesh me vlera të jashtëzakonshme morale, kulturore, etj. Të tjerë që dolën jashtë shtetit pas viteve ‘90 panë se ndër serbët e grekët, kishte mjaft njerëz të thjeshtë të mrekullueshëm, e  intelektualë të klasit të lartë, njerëz objektivë në gjykimin e politikës e raporteve mes qeverive tona etj, etj. Por edhe sot flitet jo pak tek ne me antipati mbi bazë paragjykimesh nacionaliste për ta.
Te ne jo rrallë media, gjykatat, ligjet, shkolla, janë vetë burim paragjykimesh e megastereotipesh, madje i ushqejnë ato. Po kështu institucionet sociale e shoqëria. Kështu jo rrallë në media hasen paragjykime karshi individëve, grupeve, madje edhe karshi shqiptarëve e Shqipërisë që reflektohem më tej edhe tek të huajt e amplifikojnë paragjykimet e tyre tashmë të formësuara për ne. Prindër, mësues, media, luajnë rol në formimin e paragjykimeve, për mënyrën si portretizohen syresh minoritete, individë, grupe. Tek ne paragjykimi ushqehet edhe sepse njerëzit e sidomos ata që ndjekin mediat e që janë shumicë, fokusohen te negativja. Lajmi i mirë është bërë zakon të mos quhet lajm dhe çdo lajm negativ është i tillë. Kështu edhe kur ka paragjykime pozitive ato rrallë shfaqen. Ato negative fitojnë më shumë peshë sepse paragjykimi ka komponent konjitiv (stereotipi) e afektiv (ndjenja karshi të paragjykuarit) që e përforcojnë atë.
Teknikat e reduktimit të paragjykimeve sociale do të ishin kontaktet direkte me të paragjykuarit, njohja e shkencave sociale, rikategorizimi social, ndërhyrjet njohëse (dobësim i stereotipeve). Integrimi dhe stimulimi i empathisë karshi të tjerëve, njohja në detaje e kulturës a karakterit, tipareve të të paragjykuarve, bashkëpunimi real në praktikë. Këto janë disa nga mënyrat që në mos i zhdukin, së paku i minimizojnë paragjykimet. Te ne këto metoda as njihen e as zbatohen dhe paragjykimet nuk konsiderohen aspak.Të rinjtë janë më të ndriçuar e refraktarë karshi paragjykimeve edhe tek ne. Kështu janë të rrallë sot të rinj me qëndrime paragjykuese raciale. Ata admirojnë politikanë, këngëtarë, sportistë të racave të tjera madje i ndjekin ata si modele. Të rinjtë nuk shohin më dallime fizike por ekonomike e sociale si shkak të diferencave thelbësore mes njerëzve. Ata janë optimistë edhe në atë që ndryshimet mund të eliminohen. Ndofta për këtë arsye duhet gjykuar e shpresuar pozitivisht për bindjet e paragjykimet e së ardhmes tek shqiptarët. Sipas mendimit të disa studiuesve, bindjet, idealet, paragjykimet, besimet formohen në mosha midis 12 e 30 vjeç. Paragjykimet sociale, siç e kemi thënë edhe më lart, formohen edhe më herët, në fëmijërinë e hershme, nëpërmjet ndikimit të prindërve, mjedisit e mikromjedisit ku rritet fëmija, shkollës, krahinës a ideologjisë sunduese. Këto janë periudha vendimtare të jetës pas së cilës ato kristalizohen e është vështirë të çrrënjosen. Pastaj pas kësaj një nga mjetet më të mira të verifikimit të asimilimit të një ideologjie, krijimit të një bindjeje a besimi a i mungesës së paragjykimeve negative si pjesë e vlerave të njeriut modern, është testi i kohëzgjatjes se tyre, përpunimi i brendshëm dhe ballafaqimi me të vërtetën. Komunizmi përgjithësisht, te një pjesë e mirë e njerëzve në Shqipëri, nuk depërtoi si bindje por si paragjykim. Kjo dhe dështimi i tij si teori e praktikë ekonomike e politike, nga njëra anë e bëri relativisht më të lehtë çrrënjosjen e tij, në krahasim me bindjet e vërteta. Por nga ana tjetër kjo kërkoi që në fillim të viteve ‘90, pa lënë vend për paragjykime të reja, mbushjen me bindje të reja të boshllëkut të krijuar edhe nga mungesa e moralit të vërtetë dhe e fesë. Si do të formohen ato? A do të shoqërohen me paragjykime të ndonjë tipi të ri social klasor apo do të ringjallen të modifikuara paragjykime të njohura apo të vjetra? (Sot për një pjesë të psikologëve perëndimorë paragjykimet sociale klasore apo shtresore, natyrisht sipas specifikave të këtyre shtresave apo klasave në vendet e tyre, janë një objekt interesant studimi). Si do të krijohet besimi, bindjet e reja te njerëzit, qoftë tek ata që kanë ende paragjykime, qoftë te të tjerët që kanë qenë indiferentë karshi tyre? Sidoqoftë e ardhmja e kësaj paraqitet shumë më interesante, sidomos për të rinjtë, por edhe për njerëzit jodogmatikë, që nuk priren ndaj formimit të paragjykimeve të çfarëdo lloji, por që mbeten të hapur ndaj përvojave, ideve, ideologjive te reja, e priren drejt formimit të bindjeve të bazuara që përforcohen e pasurohen më shumë gjatë jetës. Kjo është me mjaft rëndësi sidomos për nxënësit dhe studentët, intelektualët e së ardhmes. Përpara se të adaptojnë një ansambël bindjesh të qëndrueshme, ata shkojnë drejt zgjerimit të tyre gradual dhe jo në mënyrë radikale e deterministe, por duke u njohur me shumë teori, filozofi, ideologji e jo me një të vetme, si gjatë viteve të sistemit socialist. Kështu formohet një identitet ideologjik i vërtetë, gradualisht duke u nisur nga bindje e besime të vëna në provë, të verifikuara e jo të imponuara nën kërcënimin e etiketimit armik apo të injektuara nëpërmjet një edukate njëkahëshe. Ky identitet formohet duke u nisur nga besime e bindje të formuara nga përzgjedhje midis shumë besimeve e bindjeve të tjera. Një numër i madh të rinjsh kanë studiuar në universitetet më të mira të botës këto 20 vjet. Këta janë kontingjenti që do tërheqë e madje ka filluar të tërheqë përpara historinë e vendit. Tek këta paragjykimet për të cilat folëm, sidomos ato tradicionale shqiptare do të jenë nën një fokus të ri të ndryshëm për studiuesit në vitet që vine. Krijimi i besimit, i bindjeve, zhdukja e paragjykimeve dhe frenimi i lindjes së paragjykimeve të tjera sociale, do të varen nga burimi e përmbajtja e mesazheve të reja, nga fakti se sa të besueshëm do të jenë moralisht dhe intelektualisht përçuesit e tyre, politikanët, studiuesit, i gjithë realiteti i ri. Ajo që thuhet e do të thuhet duhet të jetë jo vetëm tërheqëse por edhe bindëse e prestigjioze, realiste e jo e dyshimtë. Ata që e thonë e do ta thonë duhet të kenë autoritet të vërtetë social. Por edhe marrësit e mesazheve të reja duhet të jenë më të përgatitur për krijimin e bindjeve e shmangien e paragjykimeve e jo të prirur ndaj mesazheve të njëanshme. Është i nevojshëm pra edhe një aftësim për të besuar më ndryshe, për të krijuar bindje të vërteta, jo paragjykime sociale.