söndag 30 april 2017

Mblidh puplat, ose ruaj gjuhën


 

Bildresultat för puplat
Mblidh puplat, ose ruaj gjuhën

 

Një bujk, u nevrikos me mikun e tij dhe i tha një fjalë të rëndë. Pasi u kthye në shtëpi, u bë pishman për fjalën që i kishte thënë. Gjithë natën përpëlitej në shtrat, pa ditur si të mbyllë sytë. Si i kishte dalë nga goja ajo fjalë? Si kishte mundur t’ia thotë mikut të tij më të ngushtë?

 Në një moment, vendos të shkojë dhe ti kërkojë falje dhe ashtu bëri. Të nesërmen, vajti tek shtëpia e mikut dhe kokë ulur dhe me zemër të thyer i kërkoi falje për fjalën që i kishte thënë.

 Edhe pse miku ia pranoi kërkesën për falje dhe e fali, bujku nuk ndihej sërish rehat. Duke mos gjetur rehati, ai vajti tek një burrë i mençur, të cilit i rrëfeu çfarë i kishte ngjarë. Mandej, i tha:”Dua të më tregosh si ta qetësoj zemrën time, pasi s’më zë gjumi natën. Gjithmonë e kam mendjen tek ajo fjalë që doli nga goja.”

Burri i mençur ia ktheu:”Nëse dëshiron të qetësohet zemra, mbushe një thes me pupla shpendësh dhe tek çdo derë shtëpie në fshat, vër nga një pupël të vetme!”

I bindur se sugjerimi i këtij burri të mençur do i bëjë fajde, bujku e zbatoi atë me përpikmëri. Në çdo derë shtëpie, ai la nga një pupël dhe pastaj vajti sërish tek burri i urtë dhe i mençur.

 Plaku i urtë i tha:”Tani dua të shkosh sërish tek çdo derë dhe ti mbledhësh sërish të gjitha puplat.”

Bujku iu kthye shtëpive, por pa që ishte tepër e vështirë ti mblidhje të gjitha puplat. Disa i kishte marrë era, të tjera ishin fshirë nga zonjat e shtëpive etj... Vetëm disa syresh arriti të mbledhë. Ai u kthye tek plaku krej i mërzitur, pasi vetëm disa pupla mbante në dorë. Kur e pa plaku i urtë i tha:”Çdo fjalë që del nga goja jonë, i ngjan një puple që ia lë në derë të afërmit apo komshiut tënd, gjë e cila është shumë e lehtë për ta vepruar. Por është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që fjalët ti kthesh sërish tek goja nga dolën, ashtu siç është e vështirë mbledhja e puplave. Prandaj, ose mblidh puplat, ose ruaj gjuhën!|

lördag 29 april 2017

Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes!


Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes! Pajisjet e reja ju fshijnë mendimet, pa e kuptuar 


“Ti nuk do të prekësh lirinë e mendjes time”, shkruante dramaturgu John Milton në vitin 1634.
Por pothuaj 400 vjet më vonë, përparimet teknologjike në makinat që mund të lexojnë mendimet tonë, bëjnë që privatësia e trurit tonë të jetë e rrezikuar.
Tani 2 etikistë biomjekësore po bëjnë thirrje për ligje të reja të të drejtave të njeriut, për të garantuar që njerëzit të jetë të mbrojtur, duke përfshirë “të drejtën e aftësisë konjitive” dhe “të drejtën e integritetit mendor”.
Tashmë shkencëtarët kanë zhvilluar pajisje të afta për të thënë nëse njerëzit janë politikisht të krahut të djathtë apo të krahut të majtë. Në një eksperiment, studiuesit ishin në gjendje që të lexonin mendjet e njerëzve, për të treguar me një saktësi prej 70 përqind, nëse ata kanë planifikuar që të shtojnë apo zbresin dy numra.
Facebook gjithashtu zbuloi kohët e fundit se ka punuar në fshehtësi me teknologjinë për të lexuar mendjet e njerëzve, në mënyrë që ata të mund të shkruajnë vetëm duke menduar.
Dhe studiuesit mjekësore kanë arritur të lidhin një pjesë të trurit të një njeriu të paralizuar me një kompjuter, për ta lejuar atë që të stimulojë muskujt në krahë, që të mund të lëvizë dhe ushqehet vetë.
Etikistët, duke shkruar në një letër për revistën Life Sciences, Society and Policy, theksojnë “mundësinë e paparë”, që do të rezultojë nga “shpërndarja e neuroaplikimeve jo të kushtueshme kudo” që do të bëjë neuroteknologjinë “të ngulitur në jetën tonë të përditshme”.
Megjithatë, pajisje të tilla janë të hapura për abuzime në një nivel të frikshëm, si e bëjnë të qartë akademikët. Ata paralajmërojnë që përdorimi i rrezikshëm i neuroteknologjisë mjekësorë mund të kërkojë një ripërcaktim të idesë së integritetit mendor.
“Ne sugjerojmë që në përgjigje të mundësive që po shfaqen në neuroteknologji, e drejta për integritet mendor nuk duhet të garantojë vetëm mbrojtjen nga sëmundjet mendore apo lëndimet traumatike, por edhe nga ndërhyrje të paautorizuara në mirëqenien mendore të një personi të kryer nëpërmjet përdorimit të neuroteknologjisë, veçanërisht nëse ndërhyrje të tilla rezultojnë në dëmtimin fizik ose mendor të përdoruesit të neuroteknologjisë”, shkruajnë etikistët.
“E drejta e privatësisë mendore është një e drejtë privatësie specifike që mbron informacionin privat apo specifik në mendjen e një personi që të mblidhet, depozitohet, përdoret apo edhe fshihet në formë digjitale në mënyrë të paautorizuar”.
Dhe ata paralajëmrojnë se teknikat janë kaq të sofistikuara, saqë mendjet e nejrëzve mund të lexohen apo edhe të ndërhyhet në to, pa dijeninë e tyre. /bota.al

torsdag 27 april 2017

Njerëzit më të mirë..


Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!
Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

FEMER………




E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.