fredag 15 december 2017

Disa këshilla që të gjithë duhet t’i ndjekin me vëmendje



Ne të gjithë jemi të përqendruar tek vetja jonë, tek karriera jonë, saqë ndonjëherë harrojmë të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Gjithmonë presim shumë nga vetja, duke kërkuar të ngjitemi në shkallët e karrierës dhe të jemi përherë më mirë, se sa kemi qenë në të shkuarën. Mirëpo, ndonjëherë kjo mania për të fituar sukses dhe para, mund të na sjellë probleme. Mundet që edhe situatat më të qeta t’i kalojmë me stres. Në këtë moment, nevojitet që ne të ndjekim disa këshilla për t’i përballuar sa më mirë situatat e jetës sonë.
E dimë se pushimi ka një rëndësi shumë të madhe për të kaluar siç duhet çdo situatë. Kjo do të thotë se duhet të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Kujtoni gjithmonë se trupi juaj ka nevojë për pushim, në mënyrë që të jepni maksimumin në ditën pasardhëse.
Shpesh gjejmë mundësi, kohë dhe para për të bërë shumë gjëra të rëndësishme në jetën tonë, por harrojmë t’i kushtojmë pak kohë të lirë vetes. Nëse e vini re se po i kushtoni më shumë kohë gjërave të domosdoshme për t’u bërë dhe më pak kohë gjërave që ju kënaqin juve vetë, atëherë dijeni se po ecni në rrugën e gabuar. Duhet të kuptoni se është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj, qoftë edhe për detaje shumë të vogla që mund të mos vihen re nga të tjerët. Nëse juve ju bëjnë të ndiheni mirë, gjëni kohë për t’i bërë.
Kur jemi të rinj, shpesh i realizojmë me pak vështirësi këshillat dhe rregullat që na vendosin prindërit tanë. Me kalimin e kohës  e kuptojmë se sa të vlefshme kanë qenë ato këshilla dhe sa e rëndësishme është t’i dëgjojmë në moshë të re. Prindërit janë një pikë referimi shumë e rëndësishme. Të vegjëlit i shohin prindërit me adhurim, por me rritjen, kalimin në adoleshencë, apo në rininë pas adoleshencës, ata shihen si një pengesë për të bërë gjërat që do të donim të bënim. Por ata e dinë shumë mirë se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur, ndaj këshillat e tyre nuk mund të na çojnë kurrsesi në zhgënjime, apo në rrugë të gabuara. Ndaj, duhet që gjithnjë t’i kujtoni vetes se prindërit duhet t’i dëgjoni dhe të mos i ofendoni asnjëherë.
Nga ana tjetër, ka persona që i përkushtohen shumë punës, apo shkollës. Ata zhgënjehen më shumë, nëse diçka shkon keq, pavarësisht sa e vogël mund të jetë ajo gjë. Duhet të kuptoni se jo çdo gjë do të ecë siç e prisni. Ju mund të përgatiteni shumë për një provim, por mund të mos dilni aq mirë sa prisni të dilni. Prandaj, është mirë që të kuptoni se jo çdo gjë do të ecë siç e prisni ju, ndaj përgatiteni veten për çdo rezultat.
Kur ishit të vegjël, ju dukeshin të kota këshillat e mamave. Ndonjëherë mund të ndiheshit të bezdisur, nëse ato ju thoshin të visheshit sa më shumë në ditët e ftohta të dimrit. Mendonit se ishit vetë shumë të fortë e të mbrojtur nga sëmundjet. Nuk është aspak kështu. Mos harroni të visheni sa më shumë kur dilni nga shtëpia në dimër, ashtu siç bënit kur ishit të vegjël, pasi sëmundjet janë të shumta. Ne duhet t’i shmangim ato me çdo veprim tonin.
Siguria është një aspekt shumë i rëndësishëm në shoqërinë, në të cilën jetojmë. Për këtë arsye, ka një rëndësi shumë të madhe që çdo gjë ta sigurojmë me password sa më të vështirë për t’u zbuluar dhe të mos harrojmë që passëwordin ta ndryshojmë vazhdimisht. Kjo do të na bëjë të kemi privatësinë tonë në ruajtjen e gjërave shumë personale, si dhe do të na mbrojë nga përhapja e tyre, ndonjëherë në duar të pasigurta.

9 të vërteta të mëdha, që do të ndihmojnë të bëhesh një njeri më i mirë  


Është normale të kemi synime dhe ëndrra, por ka një ndryshim shumë të madh midis atyre që i bëjnë ëndrrat realitet dhe atyre që shpenzojnë gjithë jetën e tyre duke menduar për gjërat që mund të arrinin. Ndërkohë që disa persona kanë ide të mëdha dhe motivim për të nisur diçka, disa të tjerë nuk i kanë. Çdo gjë funksionon si në një biznes. Triumfon ai që guxon dhe ka ide të qarta.
Për të arritur që t’i bësh ëndrrat realitet, duhet të nisësh të bëhesh një version më i mirë i vetes tënde. Ndërkohë që mund të gëzohesh me ato që ke dhe me atë që je për momentin, sërish duhet të dish disa të vërteta që do të të ndihmojnë për të arritur maksimumin nga vetja jote.
  1. Ti je personi i vetëm që mund ta nxjerrë veten tënde në dritë.
  2. Hapi i parë është gjithmonë më i vështiri.
  3. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë dhe punë.
  4. Jo çdokush do të të mbështesë.
  5. Nuk mund të korrësh sukses, nëse nuk ndërmerr rreziqe të mëdha.
  6. Nuk mund të kontrollosh çdo gjë.
  7. Nuk mund të bësh çdo gjë (qëndro me këmbë në tokë).
  8. Është normale që ndonjëherë edhe të dështosh.
  9. Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga disa zakone që të largojnë prej arritjes së synimeve të tua.