torsdag 18 januari 2018

Lumturia është këtu...

Bildresultat för happiness


Ky është një nga mësimet më të mëdha, dhe ndoshta më sfidues të lumturisë që të gjithë duhet të mësojmë: se është në fuqinë tonë të ndiejmë lumturinë në çdo moment të çdo dite.


Shpesh, lidhim lumturinë me sukseset ose arritjet tona.
Sigurisht, ju do të ndjeni një ndjenjë të pabesueshme arritjesh kur të merrnijatë që dëshironi. Do të ndiheni të habitur kur të hyni në shtëpinë tuaj të re. Do të jesh plot dashuri ditën kur martohesh me të dashurin tënd. Por, asnjë nga këto ndjenja nuk do të zgjasë shumë.


Po, të gjitha këto ngjarje do t'ju bëjnë të ndiheni të lumtur për momentin dhe për pak kohë pas Megjithatë, para se ta dini, përshtateni me situatën tuaj të re dhe ktheheni në gjendjen tuaj të zakonshme. Kjo është arsyeja pse është shomë e rëndësishme që të mësoni të ndikoni në gjendjen shpirtërore dhe mendjen tuaj, pavarësisht se çfarë po, ndodh. Është kjo aftësia për të qenë në gjendje të vëreni lumtunne dhe të krijoni momente të saj që të çon në një jetë të kënaqshme në afat të gjatë. Për t’ju ndihmuar të filloni, këtu janë pesë gjëra që mund të bëni për të sjellë lumturi në  momentin tuaj:


1. Shkruani një shënim falënderimi për dikë që e doni.


2. Vini re bukuritë rreth jush.


3. Buzëqesh


4. Nëse doni të ndihmoni të tjerët, duhet të filloni të ndihmoni edhe veten.


5.Merrni frymë thellë. Pa frymën tuaj, ju nuk do të ishit këtu.

Egoizmi

Relaterad bild


Egoizmi është dashuria për veten dhe për çdo gjë në funksion të vetvetes; i bën njerëzit idhuj të vetvetes dhe do t’i bënte tiranë të të tjerëve nëse fati do t’u jepte mjetet për këtë gjë; nuk qëndron aspak jashtë vetvetes dhe ulet sapak mbi të huajt vetëm për të shkëputur prej tyre, ashtu si bletët nga lulet, aq sa i duhet. Asgjë nuk është më e vrullshme se dëshirat e tij, asgjë më e fshehtë sesa qëllimet e tij, asgjë më dinake se sjellja e tij; dinalëritë e tij nuk mund të përshkruhen, shndërrimet e tij i kapërcejnë ato të metamorfozave, truket e tij ato të kimisë.




Nuk mund të vëzhgosh thellësinë as të depërtosh hijet e honeve të veta ku, jashtë rrezikut të vështrimeve më depërtuese, kryen mijëra dredhi të pandjera. Shpesh është i padukshëm edhe prej vetvetes, sajon, ushqen e rrit, pa e ditur, një numër të madh dashurish e urrejtjesh, disa herë aq monstruoze saqë, kur dalin në dritë, nuk i njeh; ose nuk gen guximin t’i pranojë.


Nga kjo natë që e fsheh lindin bindje qesharake që ka për veten; prej andej vijnë gabimet, padituria, trashamanësia dhe leshkosia që ushqen për llogari të vet; bindja se ndjenjat e tij të jenë të vdekura ndërsa janë thjesht në gjumë, iluzioni se nuk ka më dëshirë për të vrapuar fill pas çlodhjes dhe siguria se i humbur të gjitha dëshirat që ka përmbushur. Porse ky terr i dendur që e fsheh nga vetvetja nuk e pengon të shohë persosurisht atë çka qëndron jashtë tij dhe në këtë aspekt u ngj an syve tanë që zbulojnë gjithka dhe janë të verbër vetëm për vetveten.


Në fakt, kur janë në lojë interesat e tij më të larta dhe punët e tij më të rëndësishme ku furia e dëshirave të tij thërret gjithë vëmendjen e vet, ai sheh, ndjen, urren, imagjinon, pandeh, depërton, pikas gjithçka, aq sa të rreket të besojë se çdo pasion i vet të ketë një lloj magjie të vetën. Asgjë nuk është kaq intime dhe e fortë sa lidhjet që kërkon më kot të thyejë kur ndihet i kërcënuar nga fatkeqësi të rënda. Megithatë disa herë bën në pak kohë e pa asnjë sforcim sa nuk ka mundur të bëjë në shumë vjet dhe me sforcimë të mëdha. Gjë nga e cila do të mundej gjasash të konkludohej që është ai vetë që i ndez dëshirat e veta e jo bukuria dhe vlera e gjërave; se është shija e tij vlera që i ngre dhe ornamenti që i zbukuron; që rend pas vetvetes dhe që ndjek kënaqësinë e vet kur ndjek gjërat që ia ka qejfi.


Egoizmi i ka të gjitha kontradiksionet: është autoritar dhe ibindur, i sinqertë e tinzar, i mëshirshëm e mizor, i druajtur dhe kokëkrisur. Ka prirje të ndryshme sipas larmisë së temperamenteve që e orientojnë dhe e vënë në shërbim të lavdisë apo të pasurisë a të“ kënaqësive dhe ato i ndërron me kalimin e moshës, të fatit e të përvojave; por për të atë s’ka rëndësi nëse ka syresh shumë apo një të vetme, sepse ndahet midis të shumtave dhe përqëndrohet në njërën kur i duhet dhe si i pëlqen. Është i paqëndrueshëm dhe përveç ndërrieve për shkaqe të jashtme, ka një pafundësi syresh që lindin nga thelbi i tij; është i paqëndrueshëm për paqëndrueshmëri, për lehtësi, për dashuri, për risi, për lodhje e për neveri; është trillant dhe shpesh e sheh të punojë me shkathtësi të skajshme për të kryer punëra të pabesueshme për të mbajtur gjëra që i janë të panevojshme e madje të dëmshme, ama që s’u ndahet sepse i do.


Është i çuditshëm dhe shpesh angazhohet plot zell në ndërmarrjet më të kota; gjen kënaqësi në më bajatet dhe e ruan gjithë kryelartësinë e vet në më të papërfillshmet. Ai .endet në të tëra fazat e jetës dhe në të gjitha kushtet; jeton gjithandej dhe jeton për gjithça e për asgjë. U gëzohet gjërave dhe mungesës së tyre; kalon deri nga ana e armiqve të vet, merr pjesë në planet e tyre dhe, gjë e mahnitshme, urren vetveten me ata, komploton ndaj humbjes së vet, punon për rrënimin e vet.


Shkurt, preokupohet vetëm të ekzistojë dhe, veç të ekzistojë, pranon madje të jetë armik i vetes. Nuk duhet çuditur pra nëse ndonjëherë i Vihet me rreptësinë më të sertë qëllimit për t’u shkatërruar, sepse, kur humbet nga njëra anë, rilind nga ana tjetër. Kur mendohet të ketë braktisur atë çka i pëlqen, vetëm se i lejon vetes një pauzë apo drejtohet gjetkë dhe, edhe kur është i mundur dhe besohet të jëtë çliruar prej tij, e gjen tek triumfon në disfatën e vet. Ja portreti i egoizmit, për të cilin krejt jeta jonë nuk përfaqëson tjetër veçse shqetësimin e madh e të gj atë; atë mund ta përfytyrojmë konkretisht si detin, sepse egoizmi gjen në fluksin e rifluksin e valëve të tij të pandërprera nje shprehje besnike të varganit të kreshpëruar të mendimeve të veta dhe të lëvizjes së vet të përjetshme.

Aristoteli -Thënie


Bildresultat för aristoteles


“Është shenjë e një mendje të edukuar aftësia për tu argëtuar me një ide, pa e pranuar atë.”


“Shpresa është një ëndërr e zgjuar.”


“Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është edukim i plotë.”


“Përsosmëria kurrë nuk është aksidentale. Ajo gjithmonë është rezultat i synimit të lartë, përpjekjeve të sinqerta dhe veprimit inteligjent; ajo e përfaqëson zgjedhjen e mençur mes shumë alternativave – zgjedhja, e jo shansi, e përcaktojnë fatin tuaj.”


“Do të jetë vërtetë i lirë ai që e ka mposhtur frikën e tij.”


– Aristoteli

Thënie motivuese


Bildresultat för motivation


“Jetët tona fillojnë të mbarojnë ditën kur ne bëheni të heshtur për gjërat që kanë rëndësi.”
– Martin Luther King Jr.



“Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, e bëjnë të pashmangshëm revolcionin e dhunshëm.”
– John F. Kennedy



“Sa më lartë që ngjitemi aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë.”
– Friedrich Nietzsche



“Mos ke frikë nga armiqt që të sulmojnë. Ke frikë nga miqt që të lajkatojnë.”
– Dale Carnegie



“Ekziston një mësim i madh tek “E bukura dhe Bisha”: një gjë fillimisht duhet ta dashuroni nëse dëshioni ta bëni të aftë për të dashuruar.”
– G.K. Chesterton



“Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë, madje as problemet tona.”
– Charlie Chaplin



“Një i mençur mund të mësoj nga një pytje idiote më shumë se sa që mund të mësoj një idiot nga një përgjigje e mençur.”
– Bruce Lee



“Mënyrë më e mirë për t’i realizuar ëndërrat është të zgjoheni.”
– Muhammad Ali



“Vështirësitë e forcojnë mendjen ashtu siç e forcon puna trupin.”
– Seneca



“Vetëm ata që janë të butë, janë vërtetë të fortë.”
– James Dean

Sigmund Freud


Relaterad bild




“Ne jemi të kërcënuar me vuajtje nga tre drejtime: nga trupi ynë, i cili është i destinuar të kalbet; nga bota e jashtme e cila mund të tërbohet kundër nesh me forca shkatërruese të pakalueshme dhe të pamëshirshme; dhe në fund, nga marrdhënia jonë me një njeri tjetër… ky burim i fundit është ndoshta më lënduesi nga gjithë të tjerët.”
“Jeta e përbashkët e qënieve njerëzore mbështet mbi dy themele kryesore: detyrimi për të punuar, i cili është krijuar nga nevoja të jashtme, dhe nga forca e dashurisë.”
“Një grua duhet ta zbusë por jo ta dobësoj një mashkull.”
– Sigmund Freud

söndag 14 januari 2018

Osho shpjegon se si jeta është frut i një shakaje kozmike



Fruti i të qeshurave tona buron nga ajo që kemi brenda. Të qeshim për gjithçka. Qeshim me talljen e madhe të botës. Qeshim me përpjekjet tona, udhëtimet e gjatë, pelegrinazhet për diçka që kemi humbur.

Mendimi im është se nuk ka asgjë më të çmuar se sa të qeshurat. Vetëm të qeshurat ka një efekt totalizues mbi ju, në gjithë të tjerat jeni të pjesshëm, madje edhe kur bëni dashuri. Kur qeshni spontanisht, gjithë jeta juaj vibron në një melodi të vetme, duke u vendosur në harmoni me botën. Të qeshurat qetësojnë. E qeshura ju ul me këmbë në tokë, ju braktis në idetë tuaja “budallaqe” të të qënit superior ndaj të tjerëve. E qeshura ju bën të shihni botën, ashtu siç është me të vërtetë.

Bota është një lojë, një shaka dhe ju kurrë nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni misterin mbi të cilin mbështetet forca e saj. Të gjithë e marrin seriozisht veten dhe të tjerët. Kjo është mënyra që egoja përdor për të ekzistuar. Filloni të jeni më të gjallë dhe do ta shihni egon tuaj të zhduket. Mos e merrni jetën seriozisht, por qeshni me të, vijeni në lojë. E qeshura është më e rëndësishme sesa lutja. E qeshura na rikthen fëmijë, na bën një qenie të veçantë.

Kjo është arsyeja pse unë i dua shakatë, ato janë helm për egon. Qasja ime ndaj jetës nuk është absolutisht serioze, e gjallë, sepse vetëm kështu egoja zhduket nga ekzistenca ime. “Shikojeni kur qeshni! Ku është egoja juaj?”

Eshtë zhdukur! Papritmas ndiheni të shkrirë, një lloj paqeje e brendshme e tejkalon ekzistencën tuaj, një lehtësim për shpirtin tuaj. Gjithkush që ngrihet nga hiri i tij qesh. Qeshin me të gjithë shakanë kozmike. Jetojnë në një ëndërr, në gjumë, tërësisht të dehur nga dëshira për madhështi dhe përmes kësaj dëshire ata shikojnë ekzistencën.

Ju po e merrni gjithë jetën seriozisht, ju e projektoni mendjen tuaj dhe shihni gjëra që nuk janë aty. Nëse keni ndonjë dyshim, mendja shpjegon, krijon teori, filozofi për t’ju shtyrë të besoni se asgjë nuk është e gabuar.

Askush nuk jeton, askush nuk vdes. Asgjëja jeton, asgjëja vdes. Ju jeni, dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të qeshni sepse bota është një shaka e madhe kozmike. Nëse shihni dikë, buzëqeshni me ta, nuk do ta bëni për ata, por për veten tuaj. Nëse të tjerët ndajnë buzëqeshjen tuaj, mirë, por qeshni për veten tuaj dhe jo për të tjerët, mos e bëni për të bërë dikë të lumtur, sepse nëse nuk jeni të lumtur ju, nuk mund t’i bëni as të tjerët të lumtur.

Qeshni pa asnjë arsye, pa kushte. Pse të prisni që të keni një arsye për të qeshur? Jeta është tashmë një arsye e mjaftueshme për të qeshur. Është sa absurde, aq edhe qesharake. Është kaq e bukur, por edhe kaq e mrekullueshme. Është një grup gjërash që krijon një shaka të madhe kozmike.

Osho

Bota.al