söndag 22 april 2018

Këshilla të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve






Këshilla psikologjike Shumëkush mund të ketë përjetuar ndjenjën e pakënaqësisë dhe të ndjerë i dështuar në jetë. Të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish”. Por për të arritur duhet “të nisesh”. E për të nisur na duhet kurajo: veçanërisht kur nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Tek çdo njëri ekzostojnë antipodet e ambicies që e shtyjnë të provojë fatin: një lloj frike e brendshme, një lloj dembelizmi i qetë moral që e përmbajnë, e largojnë nga ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore duke i pikturuar me bojra magjepëse kuadrin idilik të një ekzistence të qetë, të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet… Kjo formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike, kënaqësi me gjendjen aktuale: dhe kjo përbën aspektin më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të mediokritetit njerëzor.

Mos lër të sigurtën për të pasigurtën

“Më mirë një vezë sot se një pulë mot; kush kënaqet gëzon”: mjaftojnë këto proverba mediokre për të treguar gjithë shtrirjen e budallallëkut të atyre që ndjekin filozofinë e meskinitetit e të nënshtrimit. Në realitet, megjithatë “të kënaqurit me gjendjen e tyre” nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur siç duan të hiqen, sepse kushtet e tyre të jetës nuk janë kurrë kaq të shkëlqyera sa t’i tregojnë në thellësi të shpirtit ata që kanë diçka më shumë. Është në natyrën e njeriut që të ndodhë kështu. Ai fenomen i miopisë morale që konsiston në mosparjen e asgjëje jashtë apartamentit tënd është mjaft më i rrallë sesa besohet. “I kënaquri me gjendjen e vet” nuk mund të mos vërë re të paktën se fqinji i tij ka një shtëpi të bukur ndërsa ai s’e ka; se përgjegjësi i tij merr 800 euro në muaj e udhëton me makinë, ndërsa ai vetëm 80 dhe ecën me këmbë; se një i njohuri i tij vesh një peliçe luksoze, ndërsa ai nuk ka veç një pallto të vjetër. E këto konstatime, për inat të të gjitha proverbave të botës nuk janë bërë për të favorizuar kënaqësinë e gjendjes vetjake.

Merrni iniciativa

Iniciativa është, zakoni, metoda, mëyra për të vepruar përpara, spontanisht, sipas të dhënave të eksperiencës personale dhe aftësisë mbartëse e njohurive vetjake. Të dalësh nga shtigjet e rrahura tepër, të përçmosh traditat dhe rutinën, të përpiqesh të krijosh, të vësh diçka personale në tërë atë që bëhet, të influencosh në mentalitetin e publikut, të restaurosh sisteme e mënyra të harruara e të braktisura prej vitesh, të vësh në plan të parë atë që të tjerët kanë përcaktuar të padobishme, të vihesh në krye të një lëvizjeje, të drejtosh inteligjencën dhe vetëdijen, të grumbullosh e të bashkosh në koalicion vetëm prirje divergjente, t’i japësh turmës atë që dëshiron në formë të mjegullt dhe të pasaktë, të kryesh xhestin që presin të gjithë e që askush nuk ka kurajon ta kryejë. Ky është kuptimi i fjalës “iniciativë”. Nëse ti do të kesh në shoqëri rëndësinë tënde e pjesën tënde dominuese, përpiqu të formosh e të zhvillosh aktivisht në veten tënde shpirtin e iniciativës.

Vetëm mediokrit janë të kënaqur

Kam qenë 20 vjet një i pakënaqur. Si të gjithë të pakënaqurit e kësaj bote, kam ndërruar zanat dhjetëra herë, kam përshkuar botën gjërë e gjatë në kërkim të diçkaje që nuk e gjeja kurrë, jam endur si gjilpëra e një busulle e turbulluar nga tërheqje të shumëfishta, nga një ekstrem në tjetrin. E megjithatë e arrita suksesin. Ja, ajo që ka rëndësi. Prandaj disponoj një farë kompetence e një farë ekperience personale, për t’iu drejtuar me autoritet të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve të të gjitha zanateve dhe të të gjitha aktivitetetve. Edhe këtyre mund t’u mësoj diçka. Gjëja e parë që dua t’u them është kjo: se e vlerësoj pakënaqësinë e tyre e që shoh tek ata shenjën me të qartë e më të dukshme të epërsisë së tyre morale e të parashikimit të suksesit të tyre. Vetëm mediokrit janë të kënaqur me gjendjen e tyre, e kam thënë tashmë diku, e për pasojë, të privuar në mënyrë të pandreqshme nga suksesi.

Si të jesh njeri i veprimit

Bota është e njerëzve të veprimit. Në qoftë se ti nuk je i tillë, nevoja më urgjente, për ty, është që të bëhesh deomos i tillë. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Ja disa metoda:

  1. Të duash punën, energjinë, lëvizjen: Të urresh dembelizmin, rehatllëkun, mënyrat e panumërta të humbjes së kohës (kafe, diskutime të padobishme, spektaklet banale, miqtë mendjelehtë, klubet, zbavitjet e kota, gjumin e drekës).
  2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd professional: t’i kushtosh tërë kohën tënde, tërë mendimet e tua, tërë forcat e tua. Kur të kesh rrojtur shumë e të kesh njohur kotësinë e trishtuar të tërë atyre gjërave e tërë atyre preokupimeve të cilave u kemi dhënë gabimisht aq shumë rëndësi do ta çmosh më shumë punën tënde e do të pendohesh që je preokupuar kaq pak e kaq keq. Koha kushtuar punës është e vetmja e harxhuar mirë, sespe është e vetmja që pjell diçka.
  3. Të mos mërzitesh kurrë: Ose mos e lër veten të mposhtet nga mërzia. Mërzia na zë në momente kur truri ynë është i plogët. Të mbash vazhdimisht trurin në aktivitet, mos e lejo në asnjë moment të ndalojë, mos i krijo as pretekste, as mënyra të hutohet. Njerëzit që mërziten, janë për t’u mëshiruar dhe përçmuar në të njëjtën kohë.
  4. Mos i lër kurrë asgjë rastit: Parashiko gjithçka. Mos merr vesin e shëmtuar të varësh shpresat tek fati, tek rrethanat, tek e papritura: është një mënyrë shkatrrimtare që të çon në pasojat më të dëmshme.
  5. Mësohu të gjykosh dhe të vendosësh me shpejtësi: Në jetën kontemporane, gjithçka zhvillohet në kohë rekord. Mekanizmi dhe ritmi i punëve kërkojnë sot që një njeri të dijë të përcaktojë qëndrimin e tij e të formulojë masat paraprake në një të dhjetën e sekondës.
Të veprosh dhe të përtërihesh

Të veprosh: Ja fjala e ditës në epokën në të cilën jeton. Njeriu që arrin sukses është njeri i veprimit. Një shekull më parë mund të arrinte sukses edhe një idnivid që “dinte të fliste”. Sot, të dish të flasësh nuk është më mjaftueshëm; bile më tepër të bën dëm. Duhet të dish të veprosh. O të veprosh, o të pranosh humbjen. Nuk është më e mundur t’i shmangesh kësaj alternative të hekurt. Të krijosh, të provosh, të shesësh, të blesh, të lëvizësh, të sajosh idera e t’i kthesh në fakte, pa pushim, pa asnjë çast plogështie dhe shkujdesjeje: tërë jeta aktuale kalon nëpër furrën e kësaj nevoje, zhvillohet në këtë atmosferë të ethshme e tërë ankth. Njeriu i epokës tonë është një idnivid që e ka kuptuar me kohë këtë aspekt të realitetit dhe e ka pranuar. Punon me zell, mendon papushim të ngjallë interesa të reja rreth vetes, lufton me këmbëngulje për të mposhtur një rival apo konkurrent. Punët përfaqësojnë për të, tërë jetën e tij: në këtë fjalë ai sintetizon universin.

Vlerësojeni veten

Nëse do të dallosh në jetë, të kapërcesh nivelin e ambjentit shoqëror në të cilin je burgosur aktualisht, të dominosh të tjerët në vend që të jesh shërbëtor i përjetshëm, mbi të gjitha vendose veten mbi tjetrin. Vlerësoje veten më shumë se të gjithë, syno të bëhesh një nga njerëzit më të mëdhenj të kohës tënde, përfytyro veten vazhdimisht në një post komandues. Pozicioni që ti do të arrish të fitosh në shoqëri është ai që ti ndjen, deri në kohën që do mundesh e do duash ta arrish. Duke menduar shumë e në mënyrë të pandërprerë për energjinë, ka mundësi të bëhesh energjik; duke menduar në mënyrë të palodhur për bukurinë, ti brumos një mentalitet dhe një temperament prej artisti; duke menduar me bindje të thellë dhe me entuziazëm të papërmbajtur për ambicien, ti bëhesh i aftë të përfaqësosh në rrethin e hiearkive më të larta shoqërore një pjesë në planin e parë. Nëse mendimi yt dominues është “të arrish sukses”, të gjithë përbërësit e personalitetit tënd, të inteligjencës tënde, të instiktit tënd do të ndikojnë drejt këtij mendimi, do t’i nënshtrohen me ëmbëlsi, do ta forcojnë me ndihmën e energjive të tyre të shumëfishuara e do të marrin nga ai një gjurmë të vetme. Ti do të bëhesh në këtë mnyrë tipi ideal i njeriut të prirur për sukses: i vendosur, agresiv, e i pathyeshëm.



Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike...


Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike janë më të ndërlikuara nga sa duken. Ja përse disa njerëz kërkojnë partnerë që i mbizotërojnë dhe që marrin vendime për ta


Psikologji


Jeni të tërhequr nga një partner që është në kontroll, i fuqishëm, i vendosur dhe që merr gjithnjë drejtimin? Apo preferoni dikë që është më pak mbizotërues? Përgjigjja do të varet nga gjinia dhe personaliteti juaj. Gratë preferojnë “djemtë e këqij” dominantë dhe disa burra preferojnë “vajzat e këqija”. Gra të ndryshme kanë arsye të ndryshme përse kërkojnë një partner dominues, ashtu sikurse të tjera kërkojnë të kundërtën.
Ka mënyra të ndryshme si një person është dominant, por kërkuesit e konsiderojnë mbizotërimin social si diçka që përfshin të qenët autoritarë, në kontroll dhe gjithnjë në kërkim të lidershipit. Megjithatë, të tilla karakteristika nuk lidhen gjithnjë me njerëzit e sjellshëm dhe që u interesojnë të tjerët.
Personat dominantë priren të jenë më të orientuar nga vetja dhe të mos preken nga ndjenjat e të tjerëve, tipare këto që shumica prej nesh nuk i kërkon te një partner romantik. Që dominantët të shihen si partnerë të dëshirueshëm, ata duhet të kombinojnë personalitetin komandues me disa tipare të tjera si vullneti për të qenë bujar dhe ndihmues. Gratë duan një partner që është konkurrues me të tjerët, por që i trajton ato mirë.
Psikologët evolucionarë pretendojnë se femrat preferojnë partnerë dominantë sepse të tillë burra kanë gjene superiore. Provat kanë treguar se gratë preferojnë burra dominues kur ato vetë janë në pikën më pjellore të ciklit menstrual, ndërsa burrat nuk kërkojnë po sipas kësaj mënyrë gra dominante.
Kërkimi i ri i Gilda Geibel dhe kolegëve të saj shkon përtej këtyre shpjegimeve evolucionare, që përqendrohet vetëm në dallimet gjinore dhe ekzaminon si karakteristikat e personalitetit tonë ndikojnë preferencën e partnerëve dominantë. Kërkuesit spekuluan se nëse një partner pasiv, por i sjellshëm shihet si “i mërzitshëm”, atëherë njerëzit që kundërshtojnë mërzinë në jetën e tyre do të kërkojnë partnerë dominantë.
Ata parashikuan se njerëzit që kërkojnë të renë dhe aventurën, si dhe eksperienca të rrezikshme kanë më shumë gjasa të preferojnë partnerë dominantë. Ata kërkuan edhe mënyrën si ndikon ankthi, veçanërisht për femrat, në këto preferenca.
Në një studim, 172 të rritur gjermanë plotësuan pyetësorë personaliteti dhe më pas matën preferencat për një partner dominant. Pjesëmarrësit vlerësuan se sa shumë janë dakord me deklarata si “Një burrë/grua shumë i/e sjellshme është shpesh i/e mërzitshëm/me”, “Më pëlqen kur partneri/ja merr drejtimin në lidhjen tonë” dhe “ndihem i/e tërhequr ndaj grave/burrave nën kontroll”.
Për të vlerësuar kërkimin e sensacionit, pjesëmarrësit plotësuan një matës të këtij tipari, që përfshin katër kategori:
  • Emocioni dhe kërkimi i aventurës. Tendenca për t’u përfshirë në sjellje që shmangin frikën si për shembull hedhja me parashutë dhe ngjitja e një mali.
  • Përfshirja në sjellje impulsive si droga, alkooli apo seksi i pambrojtur.
  • Kërkimi për eksperienca. Kërkimi i eksperiencave më pak të rrezikshme por që të entuziazmojnë, eksperiencave të reja si udhëtimi apo eksperiencat artistike.
  • Ndjeshmëria ndaj mërzisë. Tendenca për t’u mërzitur shpejt dhe nevoja për të pasur stimulim të vazhdueshëm nga të tjerët ose nga ngjarje.
Rezultatet treguan se ata që kërkojnë eksperienca nga të dyja gjinitë ishin më të prirë të preferojnë një partner dominant. Veçanërisht, ndjeshmëria ndaj mërzisë dhe shfrenimi lidheshin me një preferencë për partnerë dominantë, ndërsa dëshira për emocion nuk lidhej me këtë dëshirë.
Kjo do të thotë se ata që mërziten lehtë dhe që përfshihen në sjellje impulsive mund të zgjedhin partnerë më dominantë. Partnerë të tillë mund të ofrojnë entuziazmin që ata kërkojnë të jenë të stimuluar.
Kërkuesit ekzaminuan nivelet e përgjithshme të ankthit te pjesëmarrësit. Në veçanti, ata hipotetizuan se femrat që kishin më shumë ankth mund të preferonin partnerë dominantë për mbrojtjen që ato kërkojnë.
Rezultatet e tyre zbuluan se kishte dy lloje femrash që preferonin partnerë dominantë, ato që shfaqnin mërzi dhe ankth. Këto tipare nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke ofruar prova se këto dy lloje femrash mund të kenë motive të ndryshme që kërkojnë partnerë dominantë.
Femrat në ankth duket se preferojnë partnerë dominantë sepse ata i ofrojnë mbrojtje dhe siguri, ndërsa femrat që mërziten shpejt për shkak se ata janë entuziazmues.
Jo të gjitha femrat në ankth preferojnë partnerë dominantë. Për të qenë sa më pranë së vërtetës lini mënjanë stereotipat dhe njihini personat nga afër.

onsdag 4 april 2018

Tetë shprehje motivuese për një shëndet të mirë

Shëndeti është kaq i rëndësishëm për ne saqë natyrisht çdo lloj problemi sa më i vogël të jetë ndikon në mendjen dhe jetën tonë. Ndaj, para se gjithash duhet të kemi një mendje të shëndetshme për t’u kujdesur edhe për fizikun.
Ndodh që një problem i caktuar apo sëmundje, qoftë e lehtë apo e rëndë ndikon negativisht në gjendjen tonë emocionale. Për këtë shkak humori ynë ndryshon dhe mendime negative na pushtojnë kokën. Mirëpo, është mirë gjithmonë që përveç vrapit në ajër të pastër dhe ushtrimit në palestër, ju bën mirë të lexoni edhe disa nga këshillat përmes shprehjeve të autorëve që e kanë cilësuar shëndetin më të rëndësishëm se puna, paraja dhe dashuria.


Për të gëzuar shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë tek familja e dikujt, tu përcjellësh paqe të gjithëve, duhet së pari të disiplinosh veten duke kontrolluar mendjen tënde. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë rrugën drejt ndriçimit, dhe të gjitha urtësitë dhe virtytet e mira natyrisht do të vijnë tek ai- Buda.


Mendja e qetë sjell forcën e brendshme dhe vetëbesimin, kështu që kjo është shumë e rëndësishme për një shëndet të mirë - Dalai Lama.
Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë- Buda.


Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës- Publilius Syrus.


Sëmundja është mjeku më bindës. Në mirësi dhe urtësi japim vetëm premtime. Në dhimbje bindemi - Marcel Proust.


Të rinjtë kërkojnë dashuri, para dhe shëndet. Një ditë ata do të duan: Shëndet, para dhe dashuri- Paul Lefevre Geraldy


Të mbash trupin tënd në shëndet të mirë është detyrë ... përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë mendjen të fortë dhe të qartë- Buda.


Pa shëndet nuk ka jete, është vetëm një gjendje plogështie dhe vuajtjeje - një imazh i vdekjes – Buda.


Shprehje motivuese për shëndetin


Burimi i stresit është në të ardhmen. Në qoftë se ju mund të mbani të ardhmen larg nga mendja juaj, ju mund të harroni shqetësimet tuaja.


Vendosa të jem i lumtur sepse bën mirë për shëndetin.


Lumturia nuk është asgjë më shumë se një shëndet i mirë dhe kujtesë paciente.


Spitali nuk është vendi më i përshtatshëm për të qenë i sëmurë.


Përbërësit e zakonshëm të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë janë: Humori i mirë, ajri i freskët, jo punë e rëndë dhe pak ankth.

Shprehje motivuese nga Charlie Chaplin !




Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por edhe une kam zhgenjyer.


Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, jam bere mik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kane dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si t'jua kthej dashurine.


 Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete nga gezimi. Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjetshme, por me eshte thyerzemra kaq e kaq here!

Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe kam patur frike te humbas nje person shume te vecante, te cilin kam perfunduar duke e humbur... por kam mbijetuar!

Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk me lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!

Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje, te perqafosh jeten dhe ta jetosh me pasion. Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe guxon...


 Charlie Chaplin