lördag 13 maj 2017

Henry Miller




Bildresultat för henry miller


Unë jam një egoist, por nuk jam vetiak. Ky është dallimi. Më duket se jam tip nevrik. Nuk mund të ndaloj së menduari për veten. Nuk është se e shoh veten shumë të rëndësishëm… unë thjeshtë nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, kjo është e gjitha. Nëse do të mund të bija në dashuri me një grua, kjo mund të më ndihmonte. Por nuk mund ta gjej një grua që më bënë përshtypje.
Henry Miller, “Tropic of Cancer”

Bertrand Russell



Që të kuptosh një kohë ose një komb duhet të kuptosh filozofinë e tij, dhe që të kuptosh filozofinë e tij duhet të jesh në njëfarë mënyre filozof. Këtu ekziston një lidhje reciproke: rrethanat e jetës së njerëzve veprojnë fuqishëm në determinimin e filozofisë së tyre, por, nga ana tjetër filozofia ndikon fuqishëm në determinimin e rrethanave të atyre njerëzve.
– Bertrand Russell

Viktor Hygo



“Madje edhe nata më e errët do të përfundojë dhe dielli do të lind.”
“Njerëzit nuk kanë mungesë force, ata kanë mungesë vullneti”.
“Ti që vuan nga dashuria, dashuro edhe më shumë. Të vdesësh nga dashuria do të thotë të jetosh prej saj.”
“Diamantet gjenden vetëm në thellësit e errëta të tokës; të vërtetat gjenden vetëm në thellësit e mendjes”.
“Besimi është i nevojshëm për njerëzit. Mjerë ai që nuk beson në asgjë”.
– Viktor Hygo

lördag 6 maj 2017

Cilit seks i përket truri ynë?









Bildresultat för brain


Cilit seks i përket truri ynë?




Në vitet ‘70 ishte në modë që t‘u dhuroje kukulla djemve të vegjël dhe makina vajzave, në bazë të idesë se ndryshimet në sjelljen mes dy sekseve ishin rezultat i edukimit. Sot është e qartë që nuk është kështu. Që nga lindja meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm dhe preferojnë lodra të ndryshme. Koncepti se burrat dhe gratë janë "programuar" nga evolucioni pranohet kështu. Por debati mbi pyetjen se cilat diferenca janë biologjike dhe cilat ambientale dhe kulturore është akoma i ndezur. Vitin e kaluar, presidenti i Universitetit të Harvardit, Larry Summers, ndezi një debat (që e detyroi të japë dorëheqjen) kur avancoi hipotezën se janë kapacitetet e lindura që shpjegojnë se përse pak gra në krahasim nga burrat kanë pozicione të rëndësishme në inxhinieri ose fizikë. Sipas disa të tjerëve, kjo është një ide e papranueshme. Megjithatë, sot teknikat e ndryshme tregojnë se truri mashkullor dhe ai femëror, të paktën në një nivel të caktuar, funksionojnë në mënyrë të ndryshme. Edhe pse rezultatet jo gjithmonë e konfirmojnë këtë.

Kukulla për vajzat, pistoleta për djemtë

Në të kaluarën mendohej që femra nuk ishte gjë tjetër veçse një mashkull me hormone femërore, por në të vërtetë është e kundërta: deri në javën e tetë të shtatzënisë truri i çdo fetusi njerëzor është femër. Si gjithçka, trupi bëhet mashkullor nëse arrihet të prodhohet me shumicë tostesteron. Ky shtim hormonesh krijon një organ që përcakton sjelljen mashkullore. Vajzat që nga dita e parë e jetës së tyre shohin më gjatë një fytyrë se një objekt mekanik në lëvizje, ndërsa meshkujt bëjnë të kundërtën. Gjithashtu, sipas studimeve të shumta, meshkujt dhe femrat pëlqejnë lodra të ndryshme: makina dhe pistoleta meshkujt, kukulla për femrat. Teste të tjera të bëra me specie të ndryshme sugjerojnë se një njeri i sapolindur është i predispozuar për t‘i zgjedhur lodrat me një funksion të përshtatshëm për seksin e tij. Melissa Hines e City University të Londrës dhe Gerianne Alexander e Texas A&M University, u patën dhënë disa majmunëve kukulla lecke, topa dhe makina. U pa se majmunët meshkuj luajtën më gjatë me makina dhe top, ndërsa femrat me kukullat. Teoria e propozuar është se lodrat e preferuara nga femrat ofrojnë mundësinë për të shprehur një sjellje përkujdesjeje, e dobishme kur të jenë të rritura, ndërsa meshkujt preferojnë lodra që u ofrojnë mundësinë për të shprehur forcën e tyre.

Çështje neuronesh?

Ndryshimet mes trurit të një mashkulli dhe një femre ekzistojnë, megjithatë, të nxjerrësh konkluzione nuk është e lehtë. Ndërkaq, truri mashkullor është rreth 9 për qind më i madh se ai femëror, megjithatë, kjo diferencë është shpjeguar me faktin se burri është më i madh se gruaja. Gjithashtu, në vitet e fundit është parë që truri femëror ka më shumë lëndë gri se të bardhë. Por nëse do të argumentonim faktin se në disa zona të trurit femëror qelizat nervore gjenden me një densitet më të madh, mund të arrijmë në përfundimin se truri i asaj dhe atij kanë një sasi thuajse të njëjtë të qelizave nervore. Membrana që lidh të dyja hemisferat, "copus cakllosum" (lënda e bardhë), është më e vogël te burrat, çka mund të shpjegojë se përse burrat përdorin vetëm një anë të trurit për zgjidhjen e problemeve për të cilin gratë i përdorin të dyja sektorët. Megjithatë, këto diferenca strukturore duket se nuk ndikojnë në inteligjencën e matur. Po ashtu, është parë se truri nuk është i pandryshueshëm edhe në moshë të rritur. Kështu, truri i femrave është shumë plastik dhe pëson ndryshime të dukshme, sidomos në periudhën e pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Simon Baron-Cohen i Universiteti të Kembrixhit sugjeron se preferencat e lindura mund të vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Nëse pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se ekzistojnë diferenca reale mes kapacitetit verbal të meshkujve dhe të femrave, miliona teste për fjalorin, letërsinë dhe të tjera të ngjashme kanë treguar se këto diferenca janë thuajse inekzistente. Nëse vajzat adoleshente janë më të zonjat për të shqiptuar saktësisht fjalët në krahësim me meshkujt, i vetmi aspekt i aftësisë verbale që duket i lidhur me seksin te të rriturit është rrjedhshmëria(aftësia për t‘i thënë fjalët shpejt). Dhe nëse kërkohet të zgjidhen sa më shumë fjalë të jetë e mundur që fillojnë me një shkronjë të caktuar, gratë arrijnë të gjejnë më shumë.

Gra të zemëruara

Në krahasimin e ndryshimeve mes dy sekseve, kërkuesit përdorin një njësi matjeje statistikore të quajtur D. Ajo mat largësinë e mesatareve të dy grupeve duke iu referuar gamës së vlerave të përdorura për të llogaritur secilën mesatare. Me këtë metodë, Janet Hyde ka studiuar burra dhe gra duke grumbulluar meta-analizat kryesore për diferencat mes sekseve. Pas studimit doli se diferencat më të mëdha mes sekseve ishin fizike, si shpejtësia për të hedhur diçka dhe largësia e hedhjes, të cilat pasqyronin diferencën trupore mes një burri dhe një gruaje. Një tjetër fushë me diferencë të madhe ishte e lidhur me seksualitetin, ku përfshihej kënaqësia seksuale dhe qëndrimi ndaj një lidhjeje të rastësishme. Gjithashtu, u pa se gratë dhe burrat arrinin të njëjtin nivel kënaqësie seksuale. Mesatarisht, burrat janë më agresivë, por është e gabuar të nxjerrësh konkluzione të pamenduara. Nëse gratë mendojnë se askush nuk po i shikon, dhe nëse e dinë se nuk do të kenë pasoja fizika, mund të jenë më agresive se burrat. Të dhunshme ose jo, gratë mbajnë zemërim njëlloj si meshkujt, ose më shumë. Në një studim, Rubin Simon dhe Leda Nath nuk kanë përshkruar diferencat në kohë kur meshkujt dhe femrat zemërohen, megjithatë, është parë se gratë tentojnë të mbajnë më shumë inatin. Rezultat tërësisht i ngjashëm me një studim të kryer në fillim të vitit nga disa studiues të "Humboldt University" në Berlin. Studiuesit u përshkruan pjesëmarrësve, studentë, një skenar në gjendje të gjeneronte agresion. Ata u patën thënë studentëve se kishin dëgjuar një shokun e tyre (ose shoqen) që kishte folur shumë keq rreth reputacionit të tyre. Edhe aty u pa se gratë u zemëruan më shumë. Në të vërtetë, diferenca qëndronte në faktin se në ç‘mënyrë secili prej studentëve mendonte hakmarrjen: Gratë tregonin se do të merrnin hak më thashetheme ndaj tyre, ndërsa gjysma e meshkujve kishte dëshirë për t‘u zënë me "partnerin".

Kështu, një shpifje edhe pse nuk provokon një dëm fizik nuk do të thotë se nuk të lëndon. Ndaj dhe vajzat gjejnë këtë formë agresioni më të dhimbshme.


Kush fiton në matematikë?

Një tjetër ndryshim i studiuar gjatë, është edhe sjellja ndaj matematikës. Kush ka kërkuar të mbështesë se tendenca e meshkujve për t‘i rregulluar gjërat u jep mundësi për të qenë më të aftë në matematikë, e ka pasur tërësisht gabim. Është vërtetuar se djemtë dhe vajzat janë shumë të zotë në matematikë para pubertetit. Megjithatë, pas moshës 15 - 16-vjeçare meshkujt i zgjidhin problemet më me lehtësi, duke shfaqur aftësi më të mëdha edhe në problemet gjeometrike. Kështu nisi t‘u kërkohet atyre të imagjinojnë një objekt që rrotullohet në tri dimensione, kapacitet i domosdoshëm në inxhinieri diferenca bëhet shumë e dukshme (dhe duket se është e lidhur me rritjen e tostesteronit paslindjes te djemtë). Megjithatë, burrat nuk shkëlqejnë në të gjitha detyrat e lidhura me hapësirën. Ndryshe nga sa mendohej, meshkuj dhe femra janë shumë të zotë për t‘u orientuar. Femrat tentojnë më shumë të kujtojnë pika referimi, ndërsa meshkujt bazohen në njohuritë e tyre gjeometrike për të për gjetur drejtime dhe largësi.

Më shumë idiotë dhe gjeni

Një tjetër studim është ai që ka të bëjë me faktin se mes meshkujve ka më shumë idiotë dhe më shumë gjeni. Në një studim që ka analizuar popullsinë skoceze të lindur në vitin 1932, ka konfirmuar këtë hipotezë. Megjithatë, në vitet e fundit gratë kanë regjistruar progrese të mëdha në botën akademike, megjithëse disa sektorë janë më të vështirë për t‘iu përshtatur. Lind pyetja: mungesa e grave nga shkenca, nga matematika dhe nga inxhinieria u detyrohet karakteristikave të lindura? Përgjigjja është kjo: të lindura mund të jenë, por kjo nuk do të thotë se janë të pandryshueshme. Aftësia për problemet në hapësirë varet nga studimi dhe stërvitja për të dyja sekset.




 

fredag 5 maj 2017

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj


Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Shkencëtarët nga Universiteti në Filadelfia kanë dëshmuar se karakteri i fëmijës formohet pas gjashtë muajve të parë të jetës, por nuk është i pandryshueshëm, sepse në të ndikojnë shumë faktorë.

Para së gjithash, më rëndësi është mjedisi ku jeton fëmija. Në qoftë se ai është i pafavorshëm për zhvillimin e psikikës së fëmijës, me kalimin e kohës edhe fëmija më trim mund të bëhet i tërhequr dhe i frikësuar. Por po ashtu mjedisi i favorshëm edhe fëmijën më të turpshëm do ta bëjë supermen, transmeton Telegrafi.

Prandaj, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijës tuaj që nga koha kur është shumë i vogël. Mos prisni të kalojë koha dhe vetëm atëherë të filloni t’i përmirësoni forma të caktuarat të sjelljes. Sigurisht që duhet theksuar se çfarëdo që të bëni, bëjeni ngadalë, lehtë dhe gradualisht. Përndryshe, fëmijët e tërhequr do të bëhen edhe më të tërhequr, ndërsa ata problematikë edhe më problematikë.

Foshnja “varëse”

Çfarë është tani: Sapo ta shtrini në shtrat ose në pjesën e rrethuar për lojë, menjëherë ngrihet dhe i zgjat duart për ta marrë? Vazhdimisht rri ulur në prehrin tuaj dhe mbahet për veshjet tuaja? Mund të bjerë në gjumë vetëm nëse ju uleni pranë shtratit dhe e mbani për dore? Sapo të paraqitet një person i huaj, fëmija vrapon kah ju dhe aty kërkon një strehë të sigurt? Nëse të gjitha këto situata ju tingëllojnë të njohura, atëherë ju jeni një nënë e fëmijës që ju rri varur si “varëse”.

Çfarë do të jetë? Është gabim të mendohet se këto foshnja janë të përkëdhelurat e nënave dhe se kurrë nuk do të ndahen nga gjiri i nënës. Ato vetëm janë shumë të kujdesshme dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet. Kur të rriten kjo mund të jetë e dobishme, por mund edhe të çojë në ekstremin tjetër! Mësojeni fëmijën që nga mosha e hershme të jetë i pavarur, por mos bëni hapa radikalë. Për fillim lëreni me gjyshen, gjyshin, apo dikë tjetër i cili është i dashur për të, ta zëmë për gjysmë ore, pastaj gradualisht zgjateni kohën e të qenit larg saj. Në fillim, do të ankohet e do të qajë, por me kohë do të përshtatet.

http://telegrafi.com/fo/2010/baby-names-UK-2012-jpg_0930.gif

Foshnja që nuk lëvizë

Çfarë është tani: Shumica e nënave mund të jenë të lumtura nëse kanë një foshnjë e cila vepron sipas principit “ku më len, aty do më gjesh”. Ajo është e qetë, rrallë qan, është e lumtur dhe e kënaqur kudo që ta lini. E pranon mirë lugën, nuk ankohet kur duhet të flejë, e nëse i ndodh të qajë mjafton ta ngushëlloni pak dhe do të ndalet. Foshnja e tillë që nga fëmijëria e hershme shfaq qetësi dhe nuk lëshohet në sprova të rrezikshme.

Çfarë do të bëhet: Ka shumë gjasa që do të mbetet e tillë edhe kur të rritet, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos formohet si një personalitet që nuk është i gatshëm ta pranojë anën e vështirë të jetës. Prandaj, trimërojeni që nga vegjëlia, këndojini këngë të marra, inkurajojeni të përpiqet të bëjë diçka që frikësohet, blini lodra të cilat kërkojnë aktivitet fizik dhe përpiquni për aq sa keni mundësi që aktivisht të merrni pjesë në të gjitha lojërat. Në këtë’ mënyrë drejtpërdrejt do të ndikoni në angazhimin e fëmijës, përkatësisht ta parandaloni qëndrimin e tij anash.

Foshnja “hulumtuese”

Çfarë është tani: E kundërta e përshkrimit të mësipërm, foshnja hulumtuese kurrë nuk qetësohet. Ajo është në lëvizje nga mëngjesi deri në mbrëmje, fle shumë pak, vetëm sa “për të mbushur bateritë”, e pastaj “përsëri prej fillimit”! Kur mërzitet, të gjithëve zëshëm ua bën me dije, sepse foshnja e tillë duhet gjithmonë të ketë sfida para vetes. Është në gjendje që një mijë herë ta gjuajë lodrën vetëm që ta vërtetojë se a do të bjerë secilën herë dhe, secilën herë kërkon nga ju t’ia jepni të njëjtën lodër.

Sa i përket zhvillimit fizik, foshnja e tillë është e para në të gjitha: fillon të rrijë ulur pas gjashtë muajsh, rri me kokë poshtë pas muajit të shtatë-tetë, ndërsa ec në muajin e njëmbëdhjetë. Hunda e saj duhet të futet në secilën “vrimë”, nuk e pranon përgjigjen “jo”. dhe gjithmonë e di saktë se çka dëshiron. Fëmijën e tillë vërtet që është vështirë ta “nënshtroni, por nuk është e pamundur.

Çfarë do të bëhet: Mjafton që, qysh nga mosha e hershme ta mësoni çka duhet, e çka nuk duhet, çka guxon dhe çka


nuk guxon të bëjë, sepse, në të kundërtën, kur të rritet mund të ketë problem t’i respektojë rregullat shoqërore.

http://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/02/bb583dc50c69f80f4285d2deed3b48db.jpg

Foshnja “tërheqëse”

Çfarë është tani: Kjo foshnjë vazhdimisht qesh, luan dhe ua zgjat duart të gjithëve që duan ta marrin në dorë. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërkon të marrë pjesë në çdo aktivitet. Foshnja tërheqëse lehtë i përshtatet çdo ambienti, e do shoqërinë dhe me entuziazëm luan me fëmijët e tjerë. Nuk është koprrac, me dëshirë i ndan lodrat dhe nuk e duron vetminë. Mos e lini vetëm dhe mos prisni se do të luajë me lodra edhe nëse me to ia mbushni shtratin deri në majë. Të gjitha do t’i shtyjë dhe do të kërkojë vëmendjen e njerëzve.

Çfarë do të bëhet: Lexojini përralla, tregoni fotografi, shikoni bashkë filma të animuar dhe lëshoni muzikë. Vetëm në këtë mënyrë foshnja juaj do të jetë e lumtur, e kur të rritet ju do të keni dikë i cili gjithmonë do t’ju bëjë të qeshni.

Foshnja “bombë me sahat”

Çfarë është tani: Kjo është definitivisht foshnja e cila që në bark e ky ditur se çfarë do e çfarë nuk do. Tingëllon si shaka, mirëpo në këtë ka shumëçka të vërtetë. Kur nuk do të flejë, ajo nuk do të flejë. Nëse nuk dëshiron ta merrni, do të bërtasë e të qajë derisa ta lëshoni. Nëse nuk është e uritur, nuk do të hajë edhe nëse i ofroni edhe ushqimin më të preferuar. Ju duken të njohura të gjithat këto, apo jo?

Çfarë do të bëhet: Lajm i mirë është se këto foshnja ndryshojnë krejtësisht pasi të fillojnë të kontaktojnë me fëmijët e tjerë. Atëherë atyre u zvogëlohet impulsi personal, ndërsa u rritet ai shoqëror, kështu që bëhen shumë të matura në kërkesat e tyre dhe shumë të përshtatshme për “formësim”. Te këto foshnja me rëndësi është që prindërit të mbajnë qëndrim të qartë dhe vendimtar që nga fillimi, sepse nëse e ndien mund të manipulojnë do ta bëjnë këtë edhe pasi të rriten. /Telegrafi/