lördag 24 juni 2017
tisdag 6 juni 2017
Thënie të Ajnshatjnit
- Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
- Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.
- Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.
- Jeta është si ngasja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t'i japësh.
- Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.
- Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.
- Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.
- Dy gjera nuk kane fund:Universi dhe budallallëku njerëzor,madje kam disa dyshime për universin.
- Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij,por nga ata qe e lejojnë te keqen.
- Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur.
- Gjithçka duhet ta thjeshtësojmë aq sa është e mundur,por jo edhe me shumë.
- Të shkurtosh dru,është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.
- Është shumë më vështirë t'i ndryshosh bindjet,sesa të ndryshosh atomin.
- Ai që s'ka bërë asnjë gabim,s'ka filluar asgjë të re.
- Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët,e se kanë mobilie të këqija,por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.
- Përparimi i teknikes është si Sëpata, në duart e kriminelit patologjik.
- Personalitetet nuk krijohen me fjalime,por vetëm me punë dhe rezultate te vetë arritura.
- Në mesin e problemeve,dalin rastet e volitshme.
- Kur është në pyetje morali,shkolla s'mund të ndihmojë shumë.
- Nëse zoti e ka krijuar botën,me siguri qëllimi i tij nuk ishte ta bëjë botën ashtu që ne ta kuptojmë.
- Kur do të kesh jetë të lumtur,jepi vetes një qëllim.
Këshillat e Mësuesit
Këshillat e Mësuesit
Mësuesi Dzen shkruajti dhe u la nxënësve të tij këshillat e mëposhtëme:
- Duke jetuar nëpër botë, mos u ngulit tek materia e saj.
- Pavarësisht se mund të jesh vetëm tek dhoma jote, të sillesh sikur të ishe përpara një njeriu shumë fisnik.
- Jeta e vështirë është thesari yt. Mos e ndrysho me jetën e lehtë.
- Njeriu mund të duket budalla, por nuk është. Ndoshta thjesht po e ruan mençurinë e tij.
- Virtytet janë fryt i vetëdisiplinës dhe nuk bien nga qielli si shi apo dëborë.
- Të të zbulojnë komshinjtë e tu, përpara se t’i zbulosh ti ata.
- Gjyko veten tënde, por jo të tjerët.
- Mos gjyko as atë që ka të drejtë dhe as ata që e ka gabim.

Prenumerera på:
Inlägg (Atom)