måndag 21 december 2015





Nga jeta merr vetëm aq sa jep.Asgjë nuk bie në fund të detit .
















"Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme !"

Si dallohen të suksesshmit nga dështuesit !

SI DALLOHEN TË SUKSESSHMIT NGA DESHTUESIT....


Janë tre karakteristika themelore që i ndajnë të suksesshmit nga të dështuarit, thekson psikologu Geri Emeri.


Përgjegjësia


1. Të suksesshmlt e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, perderisa humbësit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme te jetes së tyre. Në anën tjetër ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjithë ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistences me të ulet", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. I keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime te tipit “i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Perderisa nuk jeni në gjendje të lëkundni edhe tokën edhe qiellin për një pune, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe
përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thënë në menyren:"ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj." -porosit dr Emeri.


Gabimet
2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta ne vend se ti pranojnë si indikacione te jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i perdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë" nuk kam për të lejuar që qeni t'më kafëshoj sërish." Humbësit reagojnë
në këtë menyrë" Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk me shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur..."
Pëdorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: "Këtë herë vetëm
mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të."


Vullneti


3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre, Humbasit me kokëfortësi i përmbahen menyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak te shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më te mirë, për ta bërë jetën tuaj me kualitative, më të lehtë si për vete ashtu edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të
arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për te munguar ai. Vështroni dhe mesoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës. apo gjat trajnimeve të ndryshme.

söndag 20 december 2015

Të vdesësh duke jetuar apo të jetosh duke vdekur

TË VDESËSH DUKE JETUAR APO TË JETOSH DUKE VDEKUR

Jemi mësuar të besojmë se për çdo plagë dhe dhimbje ekziston tabeta e cila mund të na ndihmojë t'i shërojmë ato dhimbje. Mirëpo në anën tjetër dhimbja e fuqishme emocionale, pikëllimi dhe vuajtja për shkak se ndihesh i hudhur, i braktisur, me shëndet të thyer, me dëshira të paplotësuara, ëndërr të fikur, nuk mund të mjekohet me tableta...
A është jeta e njeriut me' shumë se një shkëlqim i shkurtë që shpejte' harrohet? Me siguri secili nga ju jeni pyetur se: "A ekziston diçka më tepër në jetë se: të ushqyerit, fjetja, puna, lindja e fëmijëve?" Cili është në të vërtet kuptimi ijetës dhe qëllimi i saj dhe si të mësojmë se ku qëndron poenta e të jetuarit?
Shumë psikologë, në bazët ë hulumtimeve të llojllojshme mbi mënyrën e të sjellurit të njeriut, në pyetjen se: Çka i jepë kuptim jetës? -janë përgjigjur duke i dhënë këto katër rregulla të të jetuarit.


PRANOJE DHIMBJEN DHE NXITJEN
Njeriu duhet të përgatitet që ta pranoj dhimbjen si pjesë përbërëse të jetës, përndryshe kurrë nuk do të merr guximin që të dashuroj, të gëzohet apo të shpresoj. Pra kjo na bënë të kuptojmë se nëse nuk jemi të përgatitur që të "ndjejmë", duke logaritur këtu edhe ndjenjën e dhimbjes dhe vuajtjes, asnjëherë nuk do të jemi të përgatitur të dijmë se çka është gëzimi dhe lumturia.
Çdo vit në botë disa mijëra njerëz bëjnë vetvrasje. Si përgjigje kryesore në pyetjen pse ndodh kjo, është qëndrimi që ka shoqëria ndaj dhimbjes. Jemi mësuar të besojmë se për çdo plagë dhe dhimbje ekziston tabeta e cila mund të na ndihmojë t'i shërojmë ato dhimbje. Mirëpo në anën tjetër dhimbja e fuqishme emocionale, pikëllimi dhe vuajtja për shkak se ndihesh i hudhur, i braktisur, me shëndet të thyer, me dëshira të paplotësuara, ëndërr të fikur, nuk mund të mjekohet me tableta, atëherë shumë njerëz nuk dijnë se si të kacafyten me atë dhimbje apo vuajtje dhe vazhdimisht fundosen në të.
Është më se e vërtet pra thënja se ai që kurrë nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrë nuk do të mund të mësoj se çka është gëzimi dhe lumturia. Le të na kujtohet Sidarta i madh (BUDA) dhe mësimi i tij i pare nga katër të vërtetat fisnike që ua mësonte nxënësve të, vet ishte: "jeta është vuajtje". Dhe vetëm pas shijimit të vërtetë të dhimbjes dhe vuajtjes dhe tejkalimit të tij arrihet "katarza" apo ndriçimi shpirtëror si gjendje e veqantë e vetëdijes së njeriut.
Njerëzit zakonisht reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj gjendjeve të caktuara psikike dhe emotive. Gjithnjë, si rregull vjenë se pas çdo vuajtjeje të vërtetë, ndodhin dy ndryshime te njeriu. Ai ose bëhet shumë më fisnik ose shumë më i vrazhdë. Secili nga njerëzit problemet jetësore i përjetojmë në mënyra subjektive të ndryshme , e në anën tjetër mekanizmat e nclërdljshëm të personalitetit na shtyejnë që fajësinë për dështim, dhimbje a vuajtje t'ia reflektojmë dikuj tjetër.


BËHU I AFËRT ME NJERËZIT TJERË
Është me rëndësi të veçantë që njeriu në jetë të ketë disa persona të afërt me të cilët mund të "ndaj" jetën e vet.
Gjithë jeta e njeriut është si një lojë nëpër rrërë të detit. Ti e ndërton nga zalli kështjellën' tënde me kujdes, dhe për një çast mund të vjenë vala e fuqishme dhe të rafshohet ajo kështjellà I keni pare nëpër plazha fëmijët tek ndërtojnë objekte nga rëra? Edhepse vala e detit vje dhe ua rënon, ata vazhdojnë të qeshur të vrapojnë dorë për dore duke e shijuar jetën dhe kan mjaftë energji dhe vullnet për ta ndërtuar një kështjellë tjetër nga rëra të cilën sërish do ta rënojnë valet e detit.
Në një skenë filmike, qifti i ri duke ndejtur në një anije tejoqeanlke, shikohet në sy. "Edhe po të duhej të vdes tash nuk do t'më mbetej pike për asgjë, ngase e kam shijuar dashurinë tënde" - i thotë vajza djalit të ri. Ai e puth në buzë, e shiqon përmallshëm dhe që të dy largohen. Në vendin ku ata kishin qëndruar, shkruan "TITANIC".


Është më lehtë, apo, që dorë për dore dhe me dashuri të shkohet drejt çdo mundimi, vuajtjeje, drejt vdekjes! Edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm, edhe nëse kërkojmë vazhdimisht diçka tjetër, edhe nëse mendon se ke apo nuk ke fat, me vetëdije apo pa të ti edhe unë, të gjithë ne udhëtojmë në jetë drejt një caku? Athua ku shkojmë?! Së bashku është më lehtë dhe gjithçka është e mundshme::


INVESTO KOHËN DHE ENERGJINË TËNDE TE NJERËZIT TJERË
Gjithë ne mund të investojmë energjinë tone kreative te njerëzit tjerë. Një nga kënaqësitë më delikate dhe më të plota është që t'i ndihmonë njeriut tjetër që ta jetoj jetën në mënyrë më komplete, t'ia formëson me kujdes dhe dashuri të veqantë jetën e tij, ti dhuron gëzim, hare, mësime të çmuara, ndihmë, besim.
Asnjëherë nuk duhet harruar se nuk është e thënë rastësisht kjo fjali e vjetër: "Më me  rëndësi se të jesh i dashur është të duash".. Apo atë tjetrën:"Dora që jep është mbi atë dorë që merr".


JETO DERISA TË MOS VDESË
Horas Kaleni, filozof amerikan njëherë pat thënë: "Ëkzistojnë njerëz që e ndryshojnë jetën e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerëz që atë e bëjnë ngase i gëzohen jetës. Grupi i parë jeton duke vdekur, përderisa grupi i dytë vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndërmend të vdes duke jetuar!"
Pra cili është kuptimi i të jetuarit. Unë nuk mendoj se kuptimi i të jetuarit është të shkruash libra të rëndësishme apo të grumbullosh pasuri të madhe, të eksponosh fuqinë dhe ndikimin tënd. Unë mendoj se shumë njerëz nuk e njohin artin e të jetuarit, e cila megjithatë është ART. Shumë për fat të keq vegjetojnë, e këtë më së miri e ilustron thënja nga shkrimi i Daut Demakut: "Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë..." Kuptimi i jetës është në thënjen: "Duaj dhe bëhu i dashur". Duaje edhe ushqimin, kënaqu në të, edhe rrezet e diellit edhe hënën. Nuk ka kënaqësi në jetë dinamike, në shkuarje të shpejtë në zyre. Shikoje perëndimin e diellit, mënyrën e veçantë të komunikimit me njerëzit, kuptoje krijesën tjetër njerëzore, ëndërro me të, jeto dhe kënaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt.
Çdo dashuri e re, çdo miqësi, çdo fshehtësi e mësuar neve vetëm na pasuron, na bënë krijesa më të vlefshme se që kemi qenë. Jetën duhet shikuar si proces të mbledhjes së pasurisë së përjetshme. Nuk duhet rezistuar jetës, dashurisë, miqësisë. Çdo cast kur t'i mund t'i ofrosh dikuj dashuri, kënaqësi është pasuri. Vet jeta është si një roman i mire në të cilën sa më tepër thellohesh aq më shumë ka kuptim. Me kalimin e kohës plotësohet karakteri i njeriut dhe ngjarjet e kaluara e marrin kuptimin që për momentin ai kuptim mungon. Me kalimin e kohës gjithçka kjartësohen. Nëse sot nuk e ke të kjartë se pse do të duhej të investosh në dashuri, miqësi, nëse sot ti nuk e gjenë PSE-në e madhe të jestës sate, PSE-ja ka për të gjetur nesër ty!? Jeta megjithatë ka kuptim, nëse ai kuptim ju mbush me gëzim dhe hare të cilën me zemërgjerësi do t'ia ofroni të tjerëve. Fisnikëria është virtyt i madh. Mos iu frikoni jetës. Mos kërkoni këshillë nga frika e juaj. Nuk është dështim nëse je rëzuar, dështim është nëse rrëzohesh dhe nuk ngritesh më. Dështimi më i madh në jetë është vet frika nga dështimi. Frika nga jeta.

lördag 12 december 2015

Thënie të mencura


Po shkoj të kerkoj një ndoshta të madhe. Fransua Rabele (në shtratin e vdekjes)
 
*Po të kesh një grua te mirë, do të jesh i lumtur; po të kesh një të keqe, do të bëhesh filozof. Ne çdo rast je i fituar.
 Sokrat
 
*E Heronjtë janë të gjithë të rinj e të bukur.  Françesko Guçini
 
*E kundershtoj atë që thoni, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj për ta thënë.
 
*Jemi të gjithë plot me dobësi e gabime; t’ia falim njeri- tjetrit marrëzitë tona: ky është ligji i parë i Natyrës.
 Valter
 
*Dhe unë, falë dashurisë, bëhem Zot prej brumi njerëzor.  Xhordano Bruno
 
*Ti trembesh dashurisë është si t’i trembesh jetës dhe kush i trembet jetës është tashmë
 
treçerek i Vdekur. Bertrand Russell
 
' *Gjithë atë që shikoni, ua detyroj makaronave.  Sofia Loren