måndag 29 februari 2016

Zbulimet e mileniumit të dytë

ZBULIMET
MILENIUMIT TE DYTE..

1000: Vikingu Bjarne Herjulfson arrin ekstremitetin veri- lindje te Groelandes.

1025: Mjeku arab Alhazen (965-1039) pohon se shikimi sigurohet nga rrezet e drites qe formojne nje Imazh ne sy dhe jo nga rrezet e derivuara nga syri apo pasqyrimet e objekteve, sikurse deri atehere besohej.

1050: Ne France, duke perkulur nje shufer nepermjet nje manovelle, lindi balestra, e cila po te leshohet me nje gure te vendosur mbi te, ky i fundit i arrin te 300 metrat.

1054: astronomet kineze zbulojne nje yll te ri; eshte supernova, e njohur me 1967 si ylli i pare pulsues qe ijep origjinen Crab Nebules ne grup-yjesine e Demit.

1066: u vezhgua nje komete e madhe.

1180: Ne France u ndertua mulliri i pare qe punonte nepermjet; anglezi Alexander Neckam (1157-1217) pershkruan aftesiene orientuese te gjilperes magnetike.

1194: udhetare viginge zbulojne ishujt Svalbard

1202: matematikani Leonardo Fibonacci duke shkruar librin e tij «Liber Abaci», i prezanton gjithe Europes numrat arabe.

1228: filloi ne Angli, nxjerrja dhe perdorimi sistematik i karbonit.

1249: anglezi Roger Bacon pershkruan zyzet si mjet mbrojtes per syte dhe prezanton pluhurin e perdorur ne plumba, e cila ne Kine kishte nje perdorim teper antik. 1252: Alfonso X nga Castiglia publikon «Tavole Alfonsine», qe i sjellin motivet planetare me nje precizion me superior se ato te arritura Tolomeo.

1269: francezi Pélerin de Maricourt pershkruan polet magnetike.

1291: ne Venezia lindin pasqyrat me xhama.

1300: alkimisti Gerber pershkruan acidin sulfurik.

1316: Mondino de Luzzi ndan organet kadaverike dhe publikon librin e pare te anatomise.

1335: oret mekanike filluan te vihen ne pune nga mekanizma peshuese, dhe filluan te vendoseshin neper kulla per te sherbyer si ore riferuese zyrtare e krahinave te
vecanta.

1346: shfaqen topat ne nje konflikt franko-angleze.

1403: dyzet dite per te shmagur perhapjen e murtajes ne Venezia; njihet koncepti mbi semundjet ngjitese.

1427: portugezi Diego de Sevilha zbuloi ishujt Azzorre

1435: gjermani Johann Gutenberg zbuloi shkronjat e levizshme dhe beri te mundur revoluzionin kulturor te shtypit.

1436: Leon Battista Alberti teorizoi tekniken e prezantimit te vizatimeve.

1450: perhapet perdorimi archibugio (arme antike), e para arme zjarri e perdorshme vetem nga nje ushtar.

1451: Niccolo Cusano zbuloi lentet konkave (diverguese); deri atehere ishin perdorur vetem lentet converguese. 1472: Johann Muller mati rrugen e dukshme ne nje komete.

1487: Bartolomeo Diaz arriti ne ‘Capo di Buona Speranza’, ekstremiteti me meridional ne Afrike.

1492: udhetimi i pare i Kristofor Coiombo; do te coje ne zbulimin e Amerikes.

1495: mjeku Girolamo Fracastoro pershkroi sifilizin ne nje mbartes.

1497: portugezi Vasco da Gama arriti ne Indi pasi kaloi nga ‘Capo di Buona Speranza’.

1502: Amerikani Vespucci zbuloi se India e Kristofor Colombo nuk ishte gje tjeter vecse nje kontinent i ri.

1504: shpikesi gjerman Peter Henlein prezantoi oren e xhepit duke aplikuar nje nderthurje ingranazhesh.

1523: portugezi Ferdinando Magellano perfundoi udhetimin e pare rrotullues perreth Tokes.

1535: Niccolo Tartaglia gjeti menyren e zgjidhjes se ekuacionit te grades se trete.

1542: Francisco de Orellana gjeti burimet e Rios se Amazones.

1543: Niccolo Copernico, ne prag te vdekjes, publikoi «De revolutionibus Orbium Coelestium» ku nepermjet sistemit eliocentrik (dielli ne qender) i kundervihet sistemit tolemaik (gjeocentrik= toka ne qender); mjeku belgo-hoilandez Adrea Vesalio themeloi anatomine moderne duke korigjuar ne nje liber me shume se 200 gabime te Galileut.

1545: Geronimo Cardano prezantoi numrat negative dhe zgjidhi ekuacionet e grades se katert.

1551: publikohen Tabelat Trigonometrike te Georg von Lauchen, i mbiquajtur Retico; dhe Tabelat Planetare te Reinhold.

1552: anatomisti Bartolomeo Eustachio zbuloi ne vesh “kanalin” qe mban dhe emrin e tij. (Kanali i Eustakut qe realizon komunikimin e veshit me pjesen e siperme te faringut.)

1568: Gerhard Kremer zbuloi projektuesin cilindrik qe mundesoi vizatimin e hartave gjeografike qe perdoreshin dendur ne udhetime detare.

1572: Tycho Brahe vezhgoi nje supernova per 485 dite, nga Nentori i 1572 deri ne Mars te 1574.

1581: Galileo Galilei zbuloi periodicítetin e lavjerresit. 1582: hyri ne perdorim kalendari Gregorian.

1583: hollandezi Simon Stevin zbuloi qe presioni i nje lengu eshte i pavarur nga forma e mbajtesit te tij.

1589: Galileo perfundoi eksperimentet e tij mbi reniet lire te trupave, duke kundershtuar Aristotelin.

1590: lindi mikroskopi i thjeshte, me nje lente te vetme. 1591: u futen per here te pare simbolet algjebrike.

1592: Galileo zbuloi termometrin me uje.

1596: Ludolf van Ceulen vendosi nje vlere me ekzakte te numrit Pi greke qe prezanton raportin midis rrethit dhe diametrit.

1600: anglezi William Gilbert pershkruan Token si nje magnet sferik.

1608: Hans Lippershey ne Olanda ndertoi dylbite e para.

1609: Keplero verteton se orbitat e planeteve jane eliptike.

1610: Galileo aplikon teknologjine e dylbive ne astronomi dhe publikon zbulimet e tij mbi krateret e henes, satelitet e Jupiterit, fazat e Aferdites, njollat diellore, natyren yjore te Rruges se Qumshtit.

1628: William Harvey pershkruan qarkullimin e gjakut.

1635: Henry Gellibrand zbulon perkulshmerine manjetike.

1637: Pierre de Fen'nat formulon te fameshmen «teorema e fundit».

1643: Evangelista Torricelli shpiku barometrin.

1653: Olof Rudbeck zbuloi vazat linfatike.

1656: Christian Huygens shpiku oren me lavjerres.

1662: Ligji i Boyle mbi raportin vellim/presion te gazeve.

1665: Hooke zbuloi qelizat (ne tape).

1666: Isaac Newton kuptoi ligjin e gravitetit universal dhe vezhgoi spektrin e drites diellore.

1668: Newton shpiku teleskopin reflektues.

1669: Newton dhe Leibnitz, ne menyre te pavarur, shpikin llogarite integrale dhe ato diferenciale.

1670: Thomas Willis zbulon se te semuret me diabet kane nje rritje te nivelit te sheqerit ne un`ne.

1675: Olaus Roemer mati shpejtesine e drites.

1676: Antoni van Leeuwenhoek zbuloi mikroorganizmat.

1682: zbulohet seksualiteti i bimeve.

1685: teoria e numrave imagjinare.

1687: Newton publikoi librin «Principi».

1712: makina me avuj e Newcomen

1718: Edmond Hailey dokumenton moton e vertete mbi yjet.

1728: kronometri i John Harrison zgjidhni problemin e matjes se gjatesive ne det.

1738: Daniel Bernoulli propozon bazen e teorise kinetike te gazeve.

1744: Euler teon'zoi numrat pasardhes.

1745: u shpik Shishja e Leydes (kondesator elektrik) per te mbledhur energjine.

1747:u zbulua kura ndaj skorbutit.(mungesa e vitamines C)

1752: rrufepritesja e Benjamin Franklin

1754: zbulohen kristalet karbonike.

1764: makina me avuj e Watt

1766: zbulohet hidrogjeni.

1768: Lazzaro Spallanzani paraqiti mosekzistencen e gjenerimeve spontane.

1769: Lavoisier themeloi kimine sasiore.

1774: zbulohet oksigjeni.

1779: zbulimet e para ne mekanizmin e fotosintezes.

1781: William Herschel zbuloi planetin Uran.

1783: ngritjet e para te mongolfierave ( ballona qe fryhen me ajer te ngrohte)

1790: u paraqit per here te pare sistemi mates decimal.

1796: Edward Jenner zbuloi vaksinimin.

1798: Cavendish mati masen e Tokes.

1799: kimisti francez Joseph L. Proust zbuloi ligjin e pjeseve te fundshme.

1800: Alessandro Volta shpiku pilat, derivate te ujit.

1801: Giuseppe Piazzi zbuloi 'Cerere', asteroidi i pare.

1803: kimisti John Dalton rizbuloi teorine atomike.

1811: Amedeo Avogadro hipotizoi se te gjithe gazet ne kushte te barabarta permbajne te njejtin numer pjesezash.

1814: zbulohen vijat e spektrit.

1821: Faraday propozon teorine e motorit elekrik.

1825: lokomotiva e pare me avull.

1827: Ligji i Ohm

1831: Faraday realizoi nje gjenerator elektrik.

1838: Bessel per here te pare mati largesine e nje ylli.

1839: lindi fotografia.

1842: zbulohet efekti Doppler.

1846: Le Verrler, Galle dhe Adams zbulojne Neptunin.

1847: kimisti Ascanio Sobrero shpiku nitroglicerinen.

1848: zbulohet zeroja absolute.

1850: ligji i dyte i termodnamikes.

1854: zbulohet shpina e atlantike (Atlanta, personi mitologjik qe mbante boten mbi shpatulla): Antonio Meucci realizon telefonin e tij elektrik.

1856: zbulohet njeriu i Neandertal, ne Gjermani.

1858: Charles Darwin publicon teorine e evolucionit naturor.

1859: pusi i pare naftenxjerres.

1860: motori me djegje te brendshme.

1862: Pasteur formulon teorine e organizmave mlkroskopike patologjike.

1865: Gregor Mendel propozon bazat e gjenetikes; Numri i Avogadros; forca elektromagnetlke e slntetizuar ne ekuacionet e Maxwellit.

1866: Alfred Nobel shpiku dinamitin.

1869: Mendeleev zbuloi sistemin periodik te elementeve.

1873: ekuacionet e gjendjes se gazeve.

1875: qartesohet fekondimi duke vezhguar nje spermatozoid te hyje ne nje veze.

1876: Graham Bell i ve vulen shpikjes se telefonit; motore me 4 kohe te Nikolaus Otto.

1877: fonografi i Edisonit (aparat qe riprodhon zerat e incizuara ne nje disk).

1878: zbulohen enzimat.

1879: drita elektrike.

1885: vaksina e Pasteur kunder terbimit.

1887: eksperimenti i Michelson dhe Morley nuk arriti te provonte ekzistencene eterit.

1888: Hertz zbuloi valet e radios te parashikuara nga Maxwell; Galileo Ferraris prezanton ne Akademine e Shkencave ne Torino motorin e tij me korent alternativ, me pas iu vu vula nga Tesla i SHBAs.

1893: Freud themeloi psikoanalizen.

1895: Guglielmo Marconi demonstroi se valet e radios mund te trasmetohen dhe te kapen ne Iargesi; Roengten zbuloi rrezet X.

1897: Thomson zbuloi eiektronin, pjeseza e pare e atomit.

1898: Pierre dhe Marie Curie zbuluan elementet radioaktive Poionio (Po) dhe Radiusin (Ra).

1900: Max Pianck themeloi mekanikes se kuanteve.

1901: Guglielmo Marconi realizon lidhjen e pare radiofonike ne Oqeanin Atlantik.

1902: kromozonet u perkufizuan si pjese e pandarshme e trashigimise.

1903: u ngrit nga Toka aeroplani i pare. (vellezerit Wright)

1905: Albert Einstein publikon teorine e relativitetit.

1906: Lee De Forest zbuloi vaivulen termoeiektrike me tri elektroda qe do te favorizojne te ne ardhmen teknologjine radiofonike.

1911: Alfred Wegener hamendesoi spostimin e kontinenteve.

1914: Thomson zbuloi protonin.

1916: Einstein publikoi relativitetin e pergjithshem.

1921: u zbulua insulina.

1926: u sitemua mekanizmi i vale-matesve.

1927: parimi i papercaktueshmerise nga Heisenberg. (sipas se cilit, jo te gjithe madhesite e dukshme mund te percaktohen me perpikmeri)

1928: Fleming zbuloi penicilinen.

1929: Edwin Hubble zbuloi zgjerimin e universit.

1930: Tombaugh zbuloi Plutonin.

1931: teorema e Goedel.

1932: Chadwick zbuloi neutronin.

1938: Hans Bethe zbuloi reaksionet dridhjeve nukleare qe i japin burim energjine e yjeve.

1939: dridhjet nukleare; helikopteri i pare.

1942: pila atomike e Fermit.

1945: bomba atomika me fizion (ndarja e berthames se atomit nepermjet reakisoneve zinxhir).

1946: Eniac, njeri nga kompjuterat e pare te programueshem.

1948: u ideua tranzistori.

1952: bomba e pare H

1953: Watson dhe Crick zbuluan strukturen dyvargezuese te ADN-se.

1954: transplantimi i pare i veshkave.

1957: sateliti i pare artificial; qarku i pare i integruar i vene ne dispozicion nga Kilby; publikimi i Fred Hoyle mbi sintezen nukleare te elementeve te renda ne brendesi te yjeve.

1960: lazeri i pare optik.

1964: u zbulua radioaktiviteti fundor, prove qe favorizoji teorine e Big Bang mbi origjinen e universit.

1969: zbritja e pare ne Hene; ne njezet vitet e ardhshme u eksplorua i gjithe sistemi diellor nepermjet sondave.

1981: fluturimi i pare nga Shuttle.

1983: Carlo Rubbia zbuloi pjesezet W dhe Z qe demonstruan teorine e rrymave te dobta.

1987: gjitari i pare i modifikuar gjenetikisht per te prodhuar lende farmaceutike.

1989: ne Cern (Gjenevra) lindi Bota e Gjere e Rrjetit qe krijoi mundesine e funksionimit te internetit.

1997: u klonua delja Dolly.

1998: universi jo vetem qe zgjerohet, por po rrit dhe shpejtesine e zgjerimit te saj.

2000: u kompletua leximi i hartes gjenetike njerezore.

Si na shohin femrat në takimin e parë


Si na shohin femrat në takimin e parë

Ajo në pamjen tënde kërkon ndonjë paralajmërim për ty. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, i kushton asaj se sa rendësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj)...

Çka lexon ajo në pamjen tonë?!

Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty?

Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar"

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kapiojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t'kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ka kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t'i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompieksi i inferioritetit, e ciia e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj...Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t'mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkuil një femre, “ti smë pëlqen", kjt do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua...

2. Ajo çka mbani në duar - flet shumë për ju!

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ka në duar, bënë që femra të mund të t'iexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t'i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, Menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ka shpërtuar jetën, nëse tashm ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se Çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: "Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur
të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t'i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë...

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombëi. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo...
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e ciia bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve..
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa ipërket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.

söndag 28 februari 2016

scm

Kalendari 10 Maj

Kalendari 10 Maj



10 Maj 1793


Vdiq Xhorxh Vankuver, lundërtari dhe zbuluesi britanik.Ishulli i Vankuverit dhe Vankuver D.C. kanë. marrë emrin e tij

...10 Mai 1869 KALENDAR

Përfundoi hekurudha amerikane e Paqësorit kur linjat Bashkimi i Paqësorit dhe Paqësori Qëndror u bashkuan në Promontori, Utah.

...10 Maj 1871 KALENDAR

Franca lëshoi Alsas Lorenen, në bazë të një traktati paqeje të nënshkruar nga Franca dhe Gjermania në Frankfurt.

...10 Maj 1920 KALENDAR

Vdiq Xhon Uesll Hjat, shpikës amerikan, i cili zbuloi proçesin e prodhimit të celuloidit.

...10 Maj 1933 KALENDAR

Nazistët, studentë dhe profesorë nacionalistë të veshur me rroba të zeza u mblodhën në sheshin qëndror të Berlinit për të djegur librat e Karl Marksit, Sigmund Frojdit, Bertold Brehtit, Albert Ajnshtajnit dhe autorëve të tjere të dënuar nga pasuesit e Adolf Hitlerit.

...10 Maj 1940 KALENDAR

Pas dorëheqjes së Nevil Camberlenit, Uinston Çërçilli mori postin e kryeministrit britanik.

Gjermania sulmoi Luksemburgun, Holandën dhe Belgjikën. Pas sulmit gjerman kundër Danimarkës, trupat britanike pushtuan ish-koloninë e Danimarkës, Islandën.

...10 Maj 1945 KALENDAR

Trupat ruse pushtuan Pragën. Aleatët morën Rangunin nga japonezët.

...10 Maj 1960

Nëndetesja bërthamore amerikane "Triton" përfundoi udhëtimin e saj të nënujshëm 84-ditor rreth botës.

...10 Maj 1981 KALENDAR

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Fransua Miterani mundi presidentin Valeri Zhiskar D'Esten.

...10 Maj 1994 KALENDAR

Silvio Berluskoni mori postin e kryeministrit të Italisë në krye të koalicionit qeveritar që solli neonazistët në pushtet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

...10 Maj 1996 KALENDAR

Dy helikopterë të marinës amerikane u perplasën gjatë stërvitjeve natën gjatë manovrave të përbashkëta ushtarake
amerikano-britanike. Si pasojë gjetën vdekjen 14 nga të 16 marinsat që ndodheshin në bord.

...10 Maj 1997 KALENDAR

1560 vetë gjetën vdekjen dhe 2 810 të tjerë u plagosën kur një tërmet prej 7.1 ballësh sipas shkallës Rihter goditi rajonet fshatare të Iranit Lindor.

Në Sllovaki filloi fushata e referendumit për aderim në NATO. Ky referendum u konsiderua në Bratislavë, si një test ndaj popullaritetit të kryeministrit Vladimir Meçiar. Zgjedhesit iu pergjigjën tre çështjeve të cilat kishin të bënin me aderimin ne NATO, e para, lidhur me parimin e aderimit, dhe dy të tjerat për dislokimin e armëve bërthamore dhe të bazave ushtarake në territorin sllovak.

Papa Gjon Pali II filloi në Liban një vizitë, të vlerësuar historike dhe që do të vinte në lëvizje, sa të krishterët, aq dhe myslimanët. Kjo është e para vizitë e Papës në Lindjen e Mesme, qysh nga vizita në vitin 1964 e Papa Palit VI në Izrael dhe qëndrimit të shkurtër në Bejrut.

...10 Maj 1998 KALENDAR

Mediatori Amerikan, Richard Holbrooke, mbërriti në Tiranë, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Bill Klinton për Ballkanin, Robert Gelbard, për t'u takuar me autoritetet shqiptare dhe për të diskutuar mbi krizën në Kosovë.

...10 Maj 2000 KALENDAR

Ministria ruse e punëve të Jashtme kritikoi ashpër një rezolutë të Kongresit amerikan për bashkimin Rusi-Belarus, duke akuzuar parlamentarët se "nuk përfiliin faktet" dhe "deformojnë realitetin".

Gënjeshtarët


Gënjeshtarët

Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajsim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jetë të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur
e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë.
Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindshit që mbetet mund t'i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse.

Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij.

P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë.

Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin.

Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerln e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.

Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë.

Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.

Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t'iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme.

Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.

Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar .

Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.

Kuriozitete të shkurtëra



Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e  formojnë “Detin Botëror" I cili përfshin 71% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

-Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti i Kuq ndësa më së paku deti Baltik

-Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut

-Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

-Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

-Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të Iulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

-Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

-Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi den' 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë. Një gjethe e tillë mund të strehoj 10 njerëz.

-Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të ciiit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

-Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është 'Baobabi", i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30shekuj.
Ky dru perimetrín e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

-Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

-Më 1590 holandezi Zaharljaz Jansen që merrej me Optikë, konstruktoi mikroskopin.

-Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

-Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km.,që gjendet në Afrikë.


-Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.



-Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës" e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.



-Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km2.



-Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i prefemar. Në lukth këto lije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.



-Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km2.



-Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia" (Vija Egnacia).



-Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.



-Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.



-Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.



-Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.



-Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.



-Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.



-Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri,



-Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.



-Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.



-Piktori venecian Marco Basaltl që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.



-Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashket të familjes së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.



-Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Daimacisë nga një rruge mban emrin "Rruga Ilire".

Thënie për bashkëshortësin

* Martohuni, sepse gruaja vërtetë ju sjellë  bekimin në shtëpi. (Bezar)

* Rini! Kush është prej jush është  i aftë për jetën bashkëshortore, le të martohet. Kështu më së miri do ta ruaja fetyren dhe epshin e tij nga dëshira seksuale. Kush nuk është në gjendje të martohet, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi do ta zbusë ose do ta frenojë epshin. (Buhari & Muslimi)

* Martoje vajzen tënde me atë njeri që e ka në zemër Allahun. Sepse nëse e dashuron, do ti dhuroje asaj nga bujaria e tij, e nëse nuk e dashuron, mesiguri nuk do të sidhet padrejtësisht kundrejt saj. (Hasan b. Ali)

* Martesa është jeta, kurse largimi nga martesa eshte vdekje. Largimi nga martesa, nuk është gjë tjetër veç thyerje e ligjit natyrorë, mosrespektim i detyrave fetare.

*Nëse martohesh, do të pendohesh, po edhe nëse nuk martohesh do të pendohesh. (Sokrati)

* Asgjë nuk është në gjendje me e lidh njeriun me njerzimin, edhe për vendlindjen, sikurse lumturija bashkëshortore.

* Ai që nuk martohet nuk i takon askujt. Ai është qytetarë botrore, pa ndërpre udhëton, por pa qëllim. (H. Zschilisck)

* Rrugës së bashkëshortësisë dimë sa vlen një grua ose një burrë. (anonime)

* Gruaja nuk është dashnore, por mike dhe bashkudhëtare në jetën tonë. E ne së pari duhet të pajtohemi me mendimin se do ta duam edhe kur ajo të plaket, madje edhe
atëherë kur të plaket fare. (Bjelinski)
* Bashkëshortësia të ruan prej krimit dhe mëkatit. Bashkëshortësia është themeli i gjinisë njerzore.

* Ai që vajzen e vet e marton me gabimtarin e pamoralshëm, i ka ndërpre mardhënijet familjare me të. (Shabija)

* Burri dhe gruaja janë si dy nota patë cilat telat e shpirtit njerzorë nuk e japin akordin e rregullt dhe të plotë. (Maxini)

* Do të kishte shum njerëz të lumtur në botë, po të vazhdonte dashuria edhe pas martesës sikurse para saj. (S. Frashëri)

Martesa është një ethe me kahë të kundërt, nis me të nxehtë e mbaron me të ftohtë. (Hipokrati)

* Mbaji sytë hapur para se të martohesh dhe gjysëm të mbydhur pasi je martuar. (B Franklin)

* Nëse edukon burrin, edukon vetëm atë, nëse edukon gruan ke edukuar tërë familjen. (thënije arabe)

*Thonë se edhe njerzit më të mënçur janë shumë më të vemendshem kur blejnë çizme. sesa kur zgjedhin shoqen e jetës. (N . Leskov)

* Të martohesh për të pasur një grua të bukur është njësoj sikur të blejsh një copë toke për të soditur qiellin që i përket  gjithë botës .(P.Montegaca )