Prindërit ju gënjejnë kur thonë se nuk kanë një fëmijë të preferuar
Sipas studimeve, rreth 70 për qind e nënave dhe rreth 74 për qind e baballarëve ndiejnë dhe preferojnë njërin prej fëmijëve të tyre më tepër, se sa tjetrin.
Probaliteti është që fëmija më i preferuar të jetë fëmija më i madh, pra ai që ka lindur i pari.
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kalifornisë, nga 768 prindër të anketuar, 70 për qind e nënave dhe 74 për qind e baballarëve pranuan së kanë një fëmijë të preferuar.
Në studim u morën ata që jetojnë në një familje me dy prindër dhe dy fëmijë, ku fëmijët kanë lindur brenda katër viteve.
Prindërit nuk e kanë specifikuar se cili nga fëmijët ishte i preferuari i tyre, por rezultatet e studimit sugjerojnë se është fëmija më i madh në moshë, transmeton Shekulli.
Edhe fëmijët u pyetën nëse ata mendonin se prindërit i trajtojnë në mënyra të ndryshme nga motra apo vëllai..
Fëmijët më të vegjël kishin më shumë gjasa të raportonin se kanë vetëbesim të ulët të shkaktuar nga favorizimi i prindërve të tyre, më tepër sesa fëmijët e parë, duke sugjeruar se vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, në përgjithësi marrin trajtim të veçant
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.