Mjeku tundi kokën i dëshpëruar.
Pacienti i tij nuk jepte shenja përmirësimi. Që prej 10 ditëve tashmë, plaku nuk reagonte ndaj ilaçeve. E kishte braktisur veten në shtratin e spitalit dhe dukej se nuk dëshironte më të luftonte përjetën. | Iodhur dhe i dorëzuar.
Ditën tjetër, mjeku që po e kuronte tundi përsëri kokën. Por kësaj rradhe i habitur. Parametrat jetësore dukej se i ishin kthyer normalitetit. Plaku po qëndronte shtrirë mbi jastëkë dhe i ishte kthyer ngjyra e fytyrës.
-"Cfarë të ka ndodhur" e pyeti mjeku. -"Deri dje ishim të shqetësuar për jetën tënde, tashmë gjithçka është normalizuar. Mund ta di çfarë ka ngjarë ?"
Plaku buzëqeshi. Miratoi me kokë dhe tha:-"Vërtetë. Diçka ka ndodhur dje. Dje erdhi dhe më takoi nipi i vogël duke më thënë:-Gjysh, duhet të kthehesh shpejt në shtëpi, biçikleta ime është prishur."
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.