Veliko Tërnovo është qytet i Bullgarisë që ndodhet në pjesën veriore të saj dhe ka një traditë të pasur kulturore dhe artistike. Me banesa karakteristike arkitekturore beratase dhe me pamjen mahnitëse që e fal mrekullia e lumit “Jantra” me pasqyrimin e qytetit në rrjedhjen e tij, të lind dëshira për ta dashuruar këtë qytet. Pak kilometra larg tij ndodhet një fshat i vogël piktoresk, të cilin mund ta shikosh dhe nga kështjella vigane “Tcsareves”, që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit. Menjëherë në hyrjen e këtij fshati të bien në sy banesa të vjetra një katëshe ose dy katëshe, që ngjajnë me arkitekturën e banesave beratase dhe një restorant sa lukzos aq edhe modest. Kur je në këtë restorant të krijohet një sensacion tepër i vecantë. Të duket vetja sikur ndodhesh në një shtëpi të vogël tipike beratase, ku ke afër një oxhak të madh, tryeza të shtruara me mbulesa të stolisura sipas stilit artizanal shqiptar ndërthurur me atë bullgar. Madje dhe vetë fshati ka një emër paksa familjar “Arbanas”. Shumë kush prej do të pyesi pse quhet kështu? Mos ndoshta ka qënë i banuar nga shqiptarë ?
Historia
Kolonizimi i parë origjinal i Arbanasi është vendosur 4 kam larg nga qyteti i Veliko Tërnovo-s, kryeqyteti mesjetar bullgar, mbi një rafshnaltë të lartë, duke pasqyruar një pamje magjepsëse mbi kështjellën Trapezitca dhe Tcarevets. Emri i këtij fshati vjen nga greqishtja e vjetër Alvanitos ose Alvanos (shqiptarë), ashtu si arnavutët(shqiptarë) turk. Ky term u përdor për të treguar kombësinë shqiptare dhe të popujve të tjerë që vinin nga vende të Maqedonisë dhe Shqipërisë me popullsi të madhe shqiptare, thuajse aksidentale dhe të pavemendshme në këto treva. Dokumenti i parë që shënon fillimin e historisë së Arbanasi-t është një dekret mbretëror nga i Madhërishmi Sulltan turk Sulejman i vitit 1538, një marrëveshje sipas së cilës sulltani ofroi tokat e kolonizimit modern të Arbanasit, Ljaskovets, Gorna Orjahovitsa dhe Dollna Orjahovitsa (Orjahovitsa e Poshtme)si dhuratë për djalin e tij Sundmtar i Madh, Rustem Pasha. Në dokument shkruhet se këto 4 fshatra u bashkuan me një emër të vetëm, duke u quajtur “arnabud karielari”.
Dokumentat dhe hipoteza
Burime të tjera që i referohen fshatit “Arbanas” janë shënimet e Pavel Ðorðic më 10 Janar 1595, të cilat i referohen kohës së udhëheqjes të Princit të Transilvanisë, Sigismund Betori. Për historinë dhe ekzistencën e fshatit flasin dhe autoritetet e larta fetare, si peshkopi katolik romak i Sofies Petër Bogdan Pashkev, i cili vizitoi për herë të parë Tërnovon në vitin 1640. Ai theksoi faktin se qyteti i Tërnovës ndodhej mbi një mal dhe pikërisht nga kjo zonë e lartë mbi nivelin e detit mund të shikohej tërë qytetit që kishte rreth 1 000 banesa.
Nga mungesa e materialeve të tjera dokumentare filluan që të shfaqeshin opinione të ndryshme rreth origjinës së kolonizimit, emrit dhe popullsisë së këtij fshati. Disa shkollarë thonë që fshati ishte populluar nga boyarët (pjesëtar i shtresës së feudalëve të mëdhenj) bullgarë që erdhën nga vendet lindore të Perandorisë së Dytë Bullgare pas fitores së madhe të Ivan Asen II afër Klokotnitsa më 9 Mars 1230, kur mbreti pushtoi Arbanashkata zemja, “toka e Shqiptarëve”. Ky fakt u zbulua nga Georgi Rakovski dhe shkollarë të tjerë në shekullin e 19-të.
Versioni zyrtar rreth Arbanasit dëshmon, se ai është gjendur në shekujt XV – XVI-të nga kolonë të ardhur nga Epiri Jugor. Asnjë e dhënë nuk është gjetur për ekzistencën e hershme të fshatit, përvec se zbulimeve arkeologjike rreth 2 kishave “St. Archangels Michail dhe Gavrail” dhe “St. Dimitër”. Arkeologët kanë pohuar se këto dy kisha ishin ndërtuar në kohën e atëhershme të ndërtimit të kishave. Si pasojë e mungesës së informacioneve të tjera kanë shkaktuar dhe harrimin e kërkimeve arkeologjike dhe shkencore për kolonizmin e fshatit piktoresk bullgar. Megjithatë disa autorë kanë publikuar shkrime ku theksohet hipoteza që Arbanasi ka ekzistuar dhe shumë kohë më përpara, në kohën e mbretit Ivan-Asen II, mbas fitores së tij të madhe në Klokotnitsa më 9 Maj 1230. Vërtetimi i kësaj hipoteze bazohet në këtë fragment të shkurtër marrë nga një shkrim i mbretit: “ … Dhe të gjitha tokat e tij nga Odrin deri në Drac (emërtimi sllav për Durrësin e asaj kohe)unë i pushtova, tokat greke, tokat arbanasëse dhe serbe …”;
Është e ditur që mbas fitores së mbretit Ivan-Asen II, qyteti i Tarnovës ishte një qendër e kulturave të ndryshme dhe çdo grup i vetëm etnik kishte rajonin dhe krahinën e vet – çifute, armene dhe krahina të tjera. Por a do të thotë kjo që Arbanasi ishte një krahinë e vecantë e tregëtarëve shqiptarë që në shekullin e XIII-të? Nuk ka asnjë të dhënë qartësuese që ky fakt është i vërtetë. Është vërtetuar vetëm fatkti që ky fshat ishte një vend ku jetonin disa prej boyarëve.
Shumë arkeologë bënë kërkime për të sqaruar hipotezën e Arbanasit, por mungesa e burimeve financiare i preu në mes kërkimet arkeologjike dhe si rrjedhim hipoteza që Arbanasi ishte koloni gjatë kohës së mbretit Ivan-Asen II mbeti në harresë dhe anonime.
Vlerat kulturore dhe artisike
Arbanasi përmendet për shtëpitë dhe kishat madhështore, të cilat janë të dekoruara në brendësi me dru dhe për pikturat murale të krijuara në shekujt XVI – XVII. Këto monumente unike nga arkitektura bullgare dhe trashëgimia e arteve në fshatin Arbanas nuk kanë ngjallur interes vetëm tek vizitorët e shumtë por gjithashtu dhe tek shkencëtarët, arkeologët, historianët, arkitektët dhe artistët. Në vitin 2000 ai u cilësua një “vend historik” me rëndësi kombëtare. Fshati piktoresk bullgar u cilësua me cmimin “Viti i Artë” pikërisht në shekullin 16-të kur Arbanasi u bë pronë e sundimtarit të madh turk (Vizir) Rustem Pasha, i cili garantoi mbledhjen e taksave të popullsisë kundrejt detyrës për të mbrojtur bllok kalimin më të afërt. Kishat dhe shtëpitë monumentale të pasura me ornamente të ndryshme ishin ndërtuar pikërisht në këtë periudhë. Stili i ndërtimit dhe dekorimit të këtyre pasurive trashëgimtare kombëtare është unikal. Ato të impresionojnë me arkitekturën e tyre sipërfaqësore të thjeshtë me mure të ndërtuara nga gurë të mëdhenj dhe me kangjella të rënda. Tavanet, dyert, ornamentet shtëpiake, oxhaqet, dritaret dhe muret janë të dekoruara mrekullisht me gdhendje, piktura dhe elemente plastike.
Fshati i Arbanasi-t është përfshirë në UNESCO, në listën e vendeve me trashëgimi të çmuara kulturore.
Marsela Shehu
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.