Me kalimin e viteve të adoleshencës, rrallëherë na pëlqen të mendojmë për perspektivën e pleqërisë. Ndoshta sjellja jonë, me kalimin e kohës, motivohet nga ky lloj mendimi. Sipas mendjes sime, nuk është të menduarit e vdekjes ajo që na tremb, as përvoja që përftojmë në vite, por mundësia e madhe se mund të mbetemi të vetmuar dhe pa përkujdesje e dashuri. I trembemi ditës në të cilën njerëzit tonë të dashur nuk bejnë programe së bashku me ne, por fillojnë të bejnë programe për ne. Rrallimi i flokëve, shtimi i rrudhave, ecja me hap më të ngadalshëm nuk jan motivet e vërteta për të cilat shumë nga ne i tremben moshës së madhe. Më saktësisht na trondit hipoteza se do të humbasim dashurinë. Por pleqëria nuk është domosdoshmërisht një jastëk i fryrë me kujtimet e dashurisë, mbi të cilin duhet të pushosh në perëndim të një jete të jetuar intensivisht. Mbetemi njerëz të hapur për dashuri, me të njëjtat kërkesa e dëshira gjithmonë e, megjithëse në pamjen e jashtme duket sikur thuhet e kundërta, ne kemi gjithmonë nevojë të dashurojmë dhe të jemi të dashuruar deri në ditën e vdekjes sonë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.