fredag 30 december 2016
Zilia shkakton zemerim
Le të kënaqemi me atë që kemi, pa bërë krahasime; ai që vuan nga lumturia e tjetrit, nuk ka për të qenë kurrë i lumtur. Unë kam më pak se ç’prisja; por, ndoshta, unë kam pritur më shumë se ç’duhej. Ja, se nga çfarë duhet të trembemi më shumë; prej këtej vijnë zemërimet më të dëmshme, që janë të aftë të sulmojnë edhe gjërat më të shenjta.
Ai që, pasi ka marrë shumë, e quan fyerje që nuk i dhanë edhe më shumë. “Ai më caktoi në vendin e pretorit, por unë shpresoja të më jepte vendin e konsullit; ai m’i dha postin e sekretarit, por nuk më bëri drejtor ; më zgjodhën në një kolegj, po pse vetëm në një? Ai m’i bëri të gjitha nderet, po nuk e shtoi pronen time; ai më dhuroi atë që ishte i detyruar t'ja dhuronte gjithkujt, dhe nuk vuri asgjë nga e tija.
Më mirë është të falënderosh për atë që ke marrë;pastaj, prit atë që mbetet dhe gëzohu që nuk je ngopur, sepse është kënaqësi të vazhdosh të shpresosh. Ua kalon të gjithëve? Gëzohu që je i pari në zemrën e mikut tënd! Ka shumë njerëz që ta kalojnë? Shiko ata që të ndjekin nga pas!Sa shumë ua kalojnë në numër atyre që ke përpara! Do që të dish se cila është e meta jote më e madhe? Shtrembërimi i së vërtetës: ti e ngre shumë lartë atë që jep, dhe ul shumë poshtë atë që merr.
Ajo që na e zbut zemërimin, ndryshon sipas atyre që na e shkaktojnë atë: për dikë është frika, për një tjetër nderimi, për një të tretë përçmimi. Ç’është e vërteta, nuk ka asnjë kuptim të përplasësh në burg një skllav të vogël e të mjerë! Pse duhet të kesh dëshirë ta godasësh atypëraty, t’ia thyesh këmbët menjëherë? Të këmbesh një ndëshkim me një tjetër, kjo nuk ta heq mundësinë për të dënuar. Le të presim të bëhemi përsëri zotër të vetes; përndryshe, në vend që të flasim ne,do të flasë zemërimi; vetëm kur ky të ketë rënë,duhet menduar për të gjykuar fajin. Sepse ne gabojmë pikërisht në këtë pikë; shkojmë deri te arma, te dënimi me vdekje, dhe dënojmë me vargonj, me burg e me uri, një krim, që një qortim i lehtë do të mjaftonte për ta ndrequr.
onsdag 28 december 2016
EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE
EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE / Sa shpejt mund të shndërrohemi në kavie?
Uillie Trottie i kalon orët e fundit në pritje të ekzekutimit në Teksas. “Në fakt jam shumë i qetë”, thotë. “Vetëm ilacet më shqetësojnë. Ata po bëjnë eksperimente me ne”. Autoritetet e burgut refuzojnë të thonë se ku i kanë marrë ilacet, apo nëse këta janë testuar në mënyrën e duhur. Trottir ka të drejtë që shqetësohet; në fillim të këtij viti, disa të burgosurve iu desh disa orë të vdisnin pasi i kishin bërë injeksionin.
2 milionë e ca të burgosurit në SHBA shërbejnë gjithashtu si kavie për industrinë farmaceutike. “Shumë të burgosur i marrin ilacet me kuti pa etiketa. Nuk e dinë se cfarë po marrin”, thotë Susan Hillman, ekzaminuese e politikave të burgjeve. Deri në vitin 1972, sektori i shëndetësisë i kryente me të burgosurit 90 përqind të studimeve të tij.
Pak vite më parë, një kompani farmaceutike kreu eksperimente të fshehtë për fëmijët me HIV nga shtëpitë e fmëijës, me miratimin e shtetit të Nju Jorkut. Por kompanitë po shohin tashmë nga vendet në zhvillim për të kryer eksperimentet e tyre. “Eshtë më e lehtë, më pak e kushtueshme. Mbi të gjitha, mund të anashkalosh të drejtat e pacientit”, thotë Artjom Golouin, kreu i Shoqërisë së Sklerozës së Shumëfishtë në Rusi. Bashkë me Indinë, Kinën dhe Indonezinë, Rusia është në qendër të një industrie të re, e cila i delegon eksperimentet. “Doktorët u thonë pacientëve: Nëse nuk merrni pjesë në këtë studim, nuk do të merrni trajtim sepse nuk do të kemi para t’ju paguajmë”, shpjegon Alexander Globenko, i cili ka koordinuar një prej testeve mjekësorë për një medikament të ri.
Vlerësohet se kompanitë farmaceutike perëndimore mund të reduktojnë kostot e tyre për kërkime me afro 60%, duke e deleguar punën e tyre. Bashkë me diversitetin gjenetik të popullsisë së saj, rregullat jo të fortë e bëjnë Indinë vendin ideal. Por kundërshtuesit thonë se njerëzit që marrin pjesë në teste janë zakonisht më të varfërit e shoqërisë, ata nuk dinë të lexojnë apo shkruajnë dhe zakonisht nuk e dinë se për cfarë po firmosin.
Huazuar /W.o.K./

Neuroshkencëtarët e zbulojnë KËNGËN e cila e zvogëlon SHQETËSIMIN për 65 për qind (Audio)
Një anketim i vitit 2013 kishte zbuluar se 57 për qind e studenteve femra të Amerikës kanë raportuar për episode të shqetësimit, përderisa në Britani të Madhe është raportuar se një në dhjetë meshkuj vuajnë nga sulmet e panikut, transmeton Telegrafi.
Marjorie Wallace, drejtoreshë e ‘Sane’, beson se gjenerata Y (personat e lindur në vitet e 1980’ta dhe 1990’ta) i përkasin epokës të dëshpërimit.
Ndër shkaktarët kryesorë të shqetësimit dhe depresionit mbeten edhe rrjetet sociale, pasi na lejojnë të krahasojmë çdo gjë – lidhjet, dietat, pamjen fizike, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës etj. Dhe kjo padyshim se shkakton depresion.
Megjithatë, hulumtuesit kanë bërë një studim të tërësishëm dhe kanë zbuluar se një këngë e vetme – “Weightless” – ka rezultuar në 65 për qind reduktim të shqetësimit të përgjithshëm.
E krijuar nga Marconi Union, muzikantët ishin mbledhur me terapistë të muzikës për të përpiluar me kujdes harmonitë, ritmet dhe linjat e basit, të cilat ia zvogëlojnë rrahjet e zemrës dëgjuesit dhe shtypjen e gjakut. /Telegrafi/
lördag 24 december 2016
Pse gratë japoneze nuk trashen kurrë dhe jetojnë më së gjati?
Sipas statistikave, gratë japoneze po e mbajnë rekordin botëror si gratë që jetojnë më së gjati në Tokë.
Statistikisht, ato jetojnë mesatarisht deri në moshën 84 vjeçare. Çfarë është edhe më interesant, duket se ato nuk fitojnë kurrë peshë. E pra, cili është sekreti i këtyre grave?
Naomi Morijama në librin e saj “Gratë japoneze nuk plaken ose trashen” ka shpjeguar këtë dhe sekreti duket qëndron tek kuzhina japoneze.
Morijama thotë se ka disa ushqime që ndihmojnë gratë të humbin peshë dhe se këto ushqime janë pjesë të kuzhinës japoneze çdo ditë, transmeton Gazeta Express.
Peshku, frutat, soja, orizi, perimet dhe çaji i gjelbër janë disa prej ushqimeve të shëndetshme të cilat janë të mrekullueshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe figurën tuaj të hollë, gjithashtu.
Këto ushqime kanë veti anti-plakje dhe kontribuojnë në humbje të peshës në mënyrë krejtësisht natyrale dhe të shëndetshme.
Është interesant të përmendet fakti se japonezët hanë pothuajse çdo ditë peshk, oriz, supë, perime të gatuara, fruta dhe pinë çaj të gjelbër.
Edhe pse gratë japoneze përbëjnë vetëm 2% të popullsisë botërore, ato hanë rreth 10% të gjithë peshkut në botë.
Siç shpjegon edhe Morijama, prej fëmijërisë prindërit i mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe ta shijojnë çdo kafshatë. Gjithashtu, ka disa rregulla në kuzhinën japoneze që duhet të aplikohen.
Për shembull, çdo pjatë nuk duhet të mbushet kurrë plot ose të shërbehen porcione të mëdha të ushqimit, dhe çdo ushqim duhet të shërbehet ndaras.

onsdag 21 december 2016
Si u shpërngulën dhjetra mijë kosovarë drejt Turqisë në ‘20-'30
Si u shpërngulën dhjetra mijë kosovarë drejt Turqisë në ‘20-'30
dy relacione na tregojnë se qeveria shqiptare, ndiqte me interes shpernguljen e shqiptarëve të Kosovës drejt Turqisë dhe jep të dhëna sesi po zbatohej program i kolonizimit në terren në vitet ’20-’30.
Sipas dokumentave arkivore te Arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme 1935, Dosja 185, fleta 173-177, i dergohet Zotit Rauf Fico, Minister Fuqiplote i Shqiperise -Beograd. Nr II31, transmeton Shqiptarja.com.
Dokumenti 1Teper rezervate
Shkurtimi: Mbi emigrimin e kosovarëve
Zoti Minister
Kam nderin ti sjell në dijeni Shkelqesis s Uaj se simbas informatave që marrim nga burime të ndryshme dhe të besueshme, me datë 20 vazhdues, një Komision i përbërë nga Kolonel Milan Branavaçki , Drejtor i Reformës Agrare, me ndenje në Shkup, nga një nëpunës i naltë i Drejtoris Agrare të Belegradit dhe nga dy nëpunësa të Banovines Vardarit të shoqeruar nga NPrefekti i Gjillanit Bogdanoviç, nga Kryetari i Komunës Vitimes dhe qark-komandanti i gjandarmeris, kanë vajtur në katundin Derna Glava të Gjilanit, ku kanë mbledhur shqiptaret e atij katundit dhe të Korbilivit dhe u kanë deklarue se, simbas urdhërit që sjellin nga Belgradi. Ata që deshirojnë me shkue si emigrantë në Turqi, tokën mos t'ia shesin kurrkujt por t'ia lëshojnë qeverisë, e cila ka me u nxjerrë gratis dhe pa paguar asnjë taksë pasaportat dhe ka me i dergue me shpenzimet e saja deri në Edrene të Turqisë, me anën e Bullgarisë; gjith'ashtu dhe at që e kanë shit token dhe pergatiten me emigrue në Turqi, qeveria jugosllave ka me i qit në kufinin e Turqis duke pague vetem gjysmat e shpenzimevet t'udhetimit. Njekohesisht i keshilluan që të mos vijne në kontakt me komisionaret e ndryshme, masi qeveria merr persiper gjithë çka duhet për vajtjen e tyre në Turqi.

Në pyetjen e disa katundarevet, midis të cileve i quajturi Rexhep Deli Muslli, se ata deshirojnë me shkue në Shqiperi, dy prej nëpunsavet në fjalë u janë përgjegj se " në Shqiperi keni me vdek per buke" dhe se:" pasaporta per Shqiperi nuk po ju leshojme." Te nesermen, komisioni në fjalë eshte kthyer në Shkup, por N/prefekti i Gjillanit qysh prej dates 24 deri me 27 të ketij muaji, ka shetitur katundet e qarkut te quajtur Desivoica, Leaçiç e Belogla dhe ka perseritur deklaratat e komisionit, duke bere propagande në ketë sens qe katundaret, sa me pare të emigrojnë per Turqi.
Informaten e masiperme e kemi marr nga disa shqiptar te katundit Derna Clava, te cilet kane degjuar deklaratat e komisionit dhe tue marre parasysh rendesine e saj, rezultati i se ciles eshte se kjo i pershtatet plotesisht se vertetes. Siç shifet nga kopjet e letrave qe paraqisim, ngjitazi, te marruna nga besniket t'one ne Gjillan si dhe nga perkthimi i nje letre te shkruar ne gjuhen e vjeter turqishte, derguar dashamiresit t'one te ditur z.Hoxhe Sait Idriz nga nje iman t'atyne katundeve.
Vetem besniku i jone ne Gjillan z.Aqif Ismail pretendon se Koloneli s'ka qene me ta, por gjithe informatoret e tjere insistojne se ka qene dhe nje Kolonel ( Pukovnik ) i Shkupit i cili s 'mund te jete tjeter se Milan Branavaçki i Reformes Agrare.
Gjithashtu Post -komantanti i Gjandarmeris te katundit Desivoica te Gjillanit i quajtur Dragutin Ustoliç qysh prej disa muaj por sidomos ne kohen e fundit eshte tue bere nje propogande te forte per te shtrenguar kosovaret e atij qarku me emigrue ne Turqi.
Ky njeri eshte me origjin nga Kosova dhe flet mire gjuhen shqipe dhe gjendet n'ate post qysh prej 12 vjeteve . Natyrisht masi qendron atje nje kohe te gjate njeh mire vendin dhe me cilesite e tjera te tij, eshte personi ma i pershtatshem per kete propagande.
Midis argumentave qe perdor i nalt permensuni eshte dhe ky :" Toka jote -i thote njerit sot - ka njr fare vlefte bie fjala 2000 dinare ne qofte se nuk e shet tash kjo toke neser nuk do te ket ma teper se 200 dinare. Juve sido qe te jete keni me ik prej kendej per me ia leshu vendin malazezevet prandaj nje or e ma pare behuni gati dhe shkoni ne Turqi duke profituar nga lehtesinat qe qeveria jugosllave eshte tue u bere perkatesisht me udhetimin t'uaj deri atje".
Ne ditet e fundit post komandanti ne fjale eshte tue shetit edhe neper katundet Terstene, Desivoica,Laiçiç, Beloglava,Sedllan dhe Vruçeç te Gjillanit me kete duke bere po kete propagande. Na kane siguruar shume kosovare qe atyne qe i kundershtojne fjalevet te tij u pergjigjet me brutalitet dhe me shamje.
Propaganda e emigrimit per Turqi e bame ne kete menyre prej nepunesvat jugosllave ne nje krahine me nje popullsi thjesht shqiptare ku mikrobi i emigracionit eshte dèja i perhapur ne menyre remarquable siç kemi parashtrue me shkresat t'ona te ndryshme si dhe me argumentat qe perdorim rreth lehtesimit te shpernguljes se tyre dhe t'udhetimit deri ne Turqi, kuptohet lehtazi prej Shkelqesis s'Uaj se çfare konsekuenca katastrofale do te kete per çeshtjen e shenjte kombetare qe jemi tue ndjekur, ne qoftese nuk reaksionojme me kohe per te nautralizuar efektet çkaterruese te saj.
Kemi vrejtur me deshperim te madh se ne ditet e fundit grupe te dendura kosovare nga krahina e Gjillanit te hutuar nga kjo propagande dhe tue mos dite se si te bejne, jane tue ardh ne kete Kryekonsullate Mbreterore per te kerkuar keshilla se qysh te veprojne perpara kesaj gjendje qe eshte krijuar.
Nga ana jone mundohemi me gjithe fuqinat modeste t'ona, t' u çdukim pershtypjen e keqe te kesaj propagande, i ankurazhojme duke i kallzuar interesimin e gjalle te Shqiperise se lire per ta, dhe ne konformit me progrsmin e ndjekur perkatesisht me kete çeshtje, u japim keshillat e duhura. Duke ju parashtruar sa me siper ia lë ne pelqimin e Shkelqesise s'Uaj çdo demarsh qe kini me pa t'arsyeshme ku duhet per me i pre hovin kesaj propagande çkaterruese.
Pranoni ju lutem, Zoti Minister, sigurimet e konsideratavet te mia ma te larta.
Gjerenti
Sofo Çomora (d.v)
Vertetohet se eshte nje me origjinalin
Shkup, me 29 korrik 1935
Sofo Çomora (d.v)
Vertetohet se eshte nje me origjinalin
Shkup, me 29 korrik 1935
Dokumenti 2Dokument i Arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme, Viti 1935, Dosja 185, faqe 140-142
Nr II XXII (Rezervat)
Shkurtimi: Mbi sasine e kosovareve t'emigruar ne Turqi.
Zoti Minister
Ne pergjigje te shkreses rezervate t'Asaj P.T.Ministrie Mbretnore Nr.B.III.14/50 date 20 qershuer k.v kam nderin t'i bej te ditur se, masi ketu kerkush nuk ka dijeni te plote mbi sasine e kosovareve qe kane emigruar ne Turqi, u mejtuam se, e vetmja menyre per te marre vesh sasine e sakte te tyre ka qene Kryekonsullata greke e ketushme, ne regjistrat e se ciles figurojne emnat e te gjithe emigranteve kosovare meqe keta kane kalue transit ndermjet Selanikut per ne Turqi.

Per kete qellim i'u drejtuam titullarit te Kryekonsullates greke, me te cilin me shume sakrifica kemi mundur te sigurojme relata miqesore dhe Z. E tij ne menyre teper konfidenciale dhe pa dijenin e personelit te tij, masi çeshtja paraqiste pergjegjesi te rende per të, na vuri ne dispozicion gjithe regjistrat e Zyres Konsullore.
Keshu, zoti Sofo Çomora, Sekretar i kesaj Perfaqesie Mbretnore duke shkuar dhjete dite me radhe ne Kryekonsullaten e Greqise, ne kohe nate dhe kur personeli i saj s'ka qene atje, ka kontrolluar imtesisht 21 cope regjistra te vizave konsullore te akordueme qysh prej vitit 1921 deri me sot, dhe ka mundur me shume mundime te njxerr numrin ekzakt te pasaportave qe kane marre vize gjate atyre 15 vjeteve.

Nga kontrollimi ne fjale qe bani z.Sekretari rezulton se qysh prej vitit 1921 gjer me sot jane vizuar 30.000 pasaporta transit per ne Selanik te cilat tue llogarit per çdo pasaporte aproksimativisht nga 3 persona, perfaqesojne nje numer nga afro 100.000 veta.
Duke marr parasysh se nje pjese e madhe te ketyne pasaportave kane qene nga viset ku flitet gjuha turiqshte si; Palanke, Istip, Koçan, Doiran, Qyprili dhe shume boshnjake si dhe nje pjese tjeter jane kthyer prap ne Jugosllavi, rrjedh se nga elementi thjesht shqiptar i Kosoves, kane emigruar ne Turqi gjate 15 vjeteve afro 30 mije fryme. Kurenti me i madh i emigrimit eshte çfaqur mbrenda vjeteve 1925 dhe 1928.
Ne baze po te ketij kontrollimit eshte vrejtur se emigrimi i Gjillanasvet eshte realizuar mbrenda dy vjeteve te fundit dhe se deri ne muajin Maj 1925 jane vizuar 700 pasaporta te Gjillanasvet te cilat simbas llogaris s'one dhe nga informata te tjera qe kemi siguruar perfaqesojne 2.000 fryme.
Me kete rast e shof per detyre te theksoj sherbimin e madh qe na ka bere kryekonsulli grek ketu, me vuemjen ne dispozicion te regjistrave te vizave konsullore nfa ana tjeter çfaq kenaqesin t'eme ma te madhe per z.Sekretarin e kesaj Kryekonsullate i cili, pa u shmangur asnje mundimi ne kohe nate, ka mundur te mbaroj kete veprim te rendesishem duke kontrolluar 21 cope regjistra brenda nje kohe proporcionalisht te shkurter.
Pranoni Ju lutem,Z.Minister, sigurimet e konsideratavet te mia me te larta.//koha.net
Pranoni Ju lutem,Z.Minister, sigurimet e konsideratavet te mia me te larta.//koha.net
lördag 17 december 2016
Këta çrregullime të çuditshme të trurit..
Këta çrregullime të çuditshme të trurit, jua bëjnë “lëmsh” perceptimin tuaj për realitetin që ju rrethon
Paramendoni të jeni në gjendje të ndjeni çdo gjë që ndjen një person tjetër – kënaqësinë dhe dhimbjen e tij. Ose të ndjeheni të bindur, pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën, se keni vdekur. Këto janë vetëm disa nga çrregullimet e çuditshme të trurit, të cilat kanë pllakosur një grup të rrallë njerëzish përgjatë disa viteve.
Libri klasik i Oliver Saks, “Njeriu që ngatërroi gruan e tij me një kapele” na ka futur në disa nga prej çrregullimeve më të çuditshme të trurit njerëzor, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Më poshtë po paraqesim janë disa nga gjendjet më të çuditshme mendore.
1. Sindromi Kotard: Ky çrregullim i bën njerëzit të mendojnë se ata kanë vdekur.
Zoti B ishte një mësues 65-vjeçar në pension, pa asnjë histori familjare të sëmundjeve mendore, kur ai papritmas filloi të ndjejë trishtim, ndaloi së qëni në gjendje për të ndjerë kënaqësi, flinte dhe hante më pak, si dhe zhvilloi ndjesinë e të qënit i padobishëm. Ai më vonë filloi të ketë iluzione se organet e tij jetësore kishin ndaluar së funksionuari dhe se shtëpia e tij do të shembej.
Pas një tentative për t’u vetëvrarë, ai filloi të besonte se kishte vdekur.
Ky njeri vuante nga një gjendje e njohur si sindromi Cotard (ose sindromi i të vdekurit që ecën), në të cilin pacienti mendon se është i vdekur. Në mënyrë kundërintiutive, në më shumë se gjysmën e rasteve, këta pacientë mendojnë se janë të pavdekshëm. Trajtimi për këtë gjendje mund të përfshijë përdorimin e antidepresantëve apo psikotropeve, ose terapisë elektrokonvulsive.
2. Prozopanjozia: Disa njerëz s’mund të mbajnë mend fytyrat e të tjerëve.
Shkrimtari dhe neurologu Oliver Saks rrëfen historinë e një njeriu që “e ngatërroi gruan e tij për një kapelë”. Ai vuante nga një gjendje, ku s’mund të njihte fytyrat e të tjerëve, e njohur si prozopanjozia ose përballja me verbimin. (Vetë Saks vuan nga një version i moderuar i këtij çregullimi).
Në varësi nga ajo se sa i rëndë mund të jetë rasti, një person mund ta ketë tejet të vështirë për të njohur edhe fytyrat e të afërmve të vet, të veçojë fytyrat e të huajve, apo edhe të dallojë një fytyrë nga një objekt. Disa njerëz me prozopanjozia s’mund të njohin as fytyrën e tyre. Gjendja shkaktohet zakonisht nga një goditje celebrale, por llogaritet se më shumë që 2.5 përqind e njerëzve në botë mund të kenë lindur me këtë çregullim.
3. Sinastezia: Ky çrregullim i bën njerëzit të ndejnë atë çka ndjejnë njerëzit e tjerë.
Në një emision televiziv në SHBA, Invisibilia, një grua që donte të mbetej anonime tha se kur ajo sheh njerëzit që përqafohen, ndjehet sikur është ajo që ka marrë një përqafim. Kur ajo sheh dikë të lëndohet, ajo ndjen dhimbje në të njëjtin vend si personi i dëmtuar. Dhe ajo nuk mund të shikojnë njerëzit teksa hanë, pasi ndjehet sikur ata po futin ushqimin në gojën e saj.
Ajo vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur sinestezia e prekjes së pasqyrës, që e bën në gjendje të “ndjejë” fizikisht atë që ndjejnë të tjerët përrreth. Edhe pse ajo ka lindur në këtë mënyrë, njerëzit e tjerë e kanë fituar këtë aftësi pas një goditje celebrale, ose humbjes së ndonjë gjymtyre (çka mund të çojë në ndjesinë e një gjymtyre ‘fantazëm’). Rasti i parë i kësaj gjendje është raportuar në vitin 2005, dhe prej atëhere ka patur vetëm një pjesë të vogël raportesh të tjera.
4. Iluzioni Capgras: Njerëzit me këtë çrregullim mendojnë se i dashuri apo e dashura është zëvendësuar nga një mashtrues.
Pas lindjes, një grua 36-vjeçare filloi të jetë iluzionin se djali i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes, ishin zëvendësuar nga disa mashtrues. Ky lloj iluzioni vazhdoi për 5 vjet, dhe çdo trajtim që provuan mjekët dështoi. Në fund, gruaja iu nënshtrua terapisë elektrokonvulsive (në të cilën goditjet elektrike kalojnë nëpër tru për ta nxitur atë), dhe simptomat e saj psikiatrike u
qetësuan.
Gruaja vuante nga ajo që është e njohur si iluzioni apo sindromi Capgras, kur ju mendoni se të dashurit tuaj janë zëvendësuar nga mashtrues, robotë apo alienë. Kjo zakonisht ndodh tek pacientët me skizofreni paranoide, por është vërejtur gjithashtu shihet edhe tek ata me një dëmtim të trurit apo dementia. Ndërkaq ndodh më shpesh tek gratë sesa te burrat (në raportin 3:2).
5. Sindromi i dorës së huaj: Disa njerëz janë të bindur se dora e vet nuk është e tyrja
Një grua 82-vjeçare pësoi një goditje celebrale, dhe pasi e rimori veten pas rreth 6 javësh, ajo tha se krahu i saj të majtë nuk ishte i veti. Në vend të kësaj, ajoqe e bindur se ajo gjymtyrë i përkiste vëllait të saj, i cili kishte qenë me të kur përjetoi goditjen. E moshuara ndjente sikur krahu nuk donte të bënte atë që ajo dëshironte. Ky ishte një rast i sindromit të dorës së huaj, një çrregullim i rrallë neurologjik ku gjymtyra e një personi lëviz pa kontrollin e tij, duke i bërë ata të mendojnë se ajo nuk u përket atyre.
Nganjëherë, pacienti mund të arrijë të kapë objektet me dorën e huaj, dhe të përdorë dorën e vet të shëndetshme për të kufizuar dorën tjetër nga lëvizjet e pakontrolluara. Kjo gjendje mund të shkaktohet kur lidhjet midis dy hemisferat të trurit ndërpriten, por kjo mund të ndodhë edhe pas një goditje apo ndonjë dëmtimi tjetër të trurit. Janë raportuar vetëm disa dhjetra raste të sindromës së dorës së huaj.
6. Neglizhimi Hemispatial: Kjo gjendje e bën gjysmën e botës tuaj të padukshme.
Pas një goditje në tru, disa njerëz mund të fillojë të injorojnë gjysmën e botës së tyre. Për shembull, një prej këtyre pacientëve mund të lërë pas dore ngrënien e gjysmës së ushqimit në pjatë, edhe pse është ende i uritur. Ose mund të vizatojë një orë muri që tregon vetëm numrat 12 deri në 6.
Një grua vuante nga një gjendje e njohur si neglizhenca hemispatiale, e cila ndodh kur dëmtimi i një hemisfere të trurit, i shkakton një personi humbjen e vetëdijes për njërën anë të hapësirës përreth tyre. Personi nuk mund të shohë më apo të përpunojë informacionet e marrë nga ajo anë e trupit ose mjedisit (shpesh në anën e kundërt të pjesës së trurit të lënduar).
7. Afantazia: Njerëzit me këtë gjendje s’mund pikturojnë gjëra në mendjen e tyre.
Një burrë 65-vjeçar i quajtur MX, humbi papritur humbur aftësinë për të krijuar deri edhe imazhet e gjërave në mendjen e tij, pas një operacioni angioplastik. Në pyetësorë ai raportoi se nuk qe në në gjendje të kujtonte ndonjë imazh, pavarësisht nga fakti se kishte patur një rendiment normal në testet standarde të perceptimit, imazhet dhe kujtesën vizuale.
Pasi hulumtuesit e raportuan këtë, më shumë se 20 njerëz të tjerë i kontaktuan dhe u thanë se kishin të njëjtën paaftësi për të kuptuar gjëra në sytë e mendjes së tyre. Edhe pse nuk është ende një gjendje e njohur neurologjike, shkencëtarët e kanë quajtur me elokuencë dukurinë ‘afantazia’, që nga greqishtja do të thotë pa imagjinatë.
8. Sindromi i Jeruzalemit: Disa njerëz zhvillojnë iluzionet fetare, kur ata vizitojnë qytetin e shenjtë.
Një qytetar gjerman në gjendje normale, shkoi në Jeruzalem për të studiuar judaizmin, në kërkim të fesë së ”vërtetë”. Por ai përfundoi duke pasur një episod psikotik në Kishën e Varrit të Shenjtë, e ndërtuar në vendin ku Jezusi mendohet se ka qenë kryqëzuar dhe varrosur.
Sipas studiuesve, ky njeri mund të ketë vuajtur nga sindromi i Jeruzalemit, një fenomen në të cilin vizitorët në qytetin e shenjtë, zhvillojnë iluzionet fetare dhe idetë psikotike.
Psikiatrit izraelitë bënë me dije në vitin 2000 se 1.200 turistë ishte pranuar në Qendrën e Shëndetit Mendor “Kfar Shaul”, me probleme të rënda të sindromit të Jeruzalemit dhe ide psikotike”, midis viteve 1980-1993. Por të tjerë e kanë kritikuar studimin, sepse ai nuk arriti të përmendte asgjë në lidhje me personat që janë më të rrezikuar për të rënë në këtë gjendje, dhe si të parandalohet ajo.
9. Sindromi i shpërthimeve: Ky çrregullim i bën njerëzit të dëgjojnë shpërthime në kokën e tyre.
Një 57-vjeçar Indian, u ankua tek mjeku se 4 herë gjatë dy viteve të fundit ishte zgjuar nga gjumi nga një zhurmë e madhe në anën e djathtë të kokës së tij, të cilat ai e përshkroi “shpërthimet në kokën time”. Në fakt, kjo është një situatë e vërtetë, e njohur si sindromi i shpërthimeve në kokë. Njerëzit me këtë problem të rrallë, perceptojnë një zhurmë të lartë, si shpërthimet e bombës, të shtënën e një arme zjarri, apo ndonjë zhurmë tjetër shurdhuese që duket se e kanë origjinën brenda kokës së tyre.
Por kjo nuk shkakton asnjë dhimbje, ënjtje ose siklete të tjera fizike. Ekspertët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton atë, por stresi dhe lodhja duket se luajnë një rol. Nuk dihet se sa i zakonshëm është ky çrregullim, por disa studime sugjerojnë se kjo mund të jetë e zakonshme në mesin e studentëve të universitetit.
10. Sindromi i theksit të jashtëm: Goditja në tru, mund t’i bëjë disa njerëz flasin në një theks të huaj
Një grua 39-vjeçare irlandeze pësoi një goditje në tru, dhe e humbi aftësinë e saj të të folurit. Por teksa ajo u shërua, filloi të fliste në një mënyrë që ngjante si një theks francez. Ajo nuk kishte jetuar kurrë kishte jetuar jashtë Irlandës, dhe anglishtja ishte gjuha e saj e parë.
Gruaja u diagnostikua me sindromën e theksit të huaj, një çrregullim i rrallë i të folurit, që shkaktohet zakonisht nga një goditje celebrale. Por ka pasur edhe raporte për këtë sindromë që dalin nga trauma ose sëmundje mendore, apo edhe të zhvilluara në mënyrë spontane. Ndërmjet viteve 1941—2009, janë numëruar 62 raste të kësaj sindrome. / “Science Alert” – bot
a
a
Prenumerera på:
Inlägg (Atom)