libri i
është dedikuar grave(femrave)
Robin
Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e
familjes.Në mënyrë më të përgjithshme,ajo merret me problemet e ”vartësisë së
tepruar”….
Ky është
një libër që u ndryshon jetën grave të bëhen më të vetëdijshme.
Gra që
dashurojnë tepër,një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milion kopjesh të
shitura,jep një varg rastesh,në të cilët janë shpalosur në mënyrë briliante
shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk u përshtaten dhe i
harxhojnë kot energjitë e tyre për t’i ndryshuar ata….
TË DASHUROSH PAFUNDËSISHT
Kur të jesh
e dashuruar do të thotë të vuash,dashurojmë tepër.Kur në shumicën e kuvendimeve
me shoqet tona të ngushta flasim për atë,për problemet e tij,për atë çka
mendon,për ndjenjat e tij,dashurojmë tepër.
Kur i
përligjim grindjet e tij,karakterin e tij të vrazhdë,shpërfilljen e tij,ose kur
i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shërusja e të
metave të tij,dashurojmë tepër.
Kur lexojmë
një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato
pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij,dashurojmë tepër.
Kur nuk na
pëlqen karakteri i tij,por i përshtatemi,duke menduar se,po të ishim ne më
joshëse dhe më të përzemërta,ai,për dashurinë tonë mund të
ndryshonte,dashurojmë tepër.
Kur lidhja
me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale,e ndoshta edhe shëndetin e
sigurinë tonë,pa dyshim që dashurojmë tepër.
Megjithë
vuajtjen dhe pakënaqësit që mbart me vete,të dashurosh tepër është një përvojë
shumë e përbashkët për shumë gra,të cilat janë pothuajse të bindura se një
lidhje intime,e tillë edhe duhet të jetë.Pothuajse të gjitha kemi dashur me
tepri,të paktën njëherë,dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje
dite,përgjatë gjithë jetës.Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e
partnerit të tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë.
Do të
shohim se, kur kemi një partner që nuk pajtohet me ndjenjat tona,që nuk
kujdeset për ne,ose nuk ndahemi prej tij,madje,në të vërtetë e dëshirojmë dhe
ndiejmë nevojë gjithnjë e më të madhe për të,”të dashurosh” do të thotë ”të
dashurosh tepër”.Do të arrijmë të kuptojmë se si dëshira jonë për një
argument,në një llojë droge….
Por,a është dashuri e vërtetë ?
Në qoftë se
keni patur rastin të jeni magjepsur pas ndonjë burri,ndoshta ju ka lindur
dyshimi se në themel të fiksimit tuaj,nuk do të ketë qenë dashuria,por frika.Ne
që dashurojmë me njëfarë fiksimi,jemi thellësisht të trembura;kemi frikë se mos
mbetemi vetëm,frikë se mos na shpërfillin,mos na braktisin,apo mos na
poshtrojnë. Dhurojmë dashurinë tonë me shpresën e kot se burri,ndaj të cilit
kemi krijuar fiksimin do të na mbrojë nga frikat tona dhe kështu fiksimi
thellohet më tej,shkojmë me shpresë që ajo
të jetë e ndërsjellë,derisa
dhurimi i dashurisë bëhet thelbi i gjithë jetës sonë.Dhe meqenëse strategjia
jonë nuk arrin qëllimin,e provojmë sërish,duke dashuruar edhe më
shumë.Dashurojmë tepër.
Po e veçoj
fenomenin ”të dashurosh tepër” si një sindromë specifike të mendimeve,ndjenjave
dhe të mënyrës së të sjellurit,pasi jam marrë për disa vite rresht me rikthimin
në jetë të njerëzve të alkoolizuar dhe të droguar….
Fillova të
kuptoj se ,e ç’natyre ishte kjo dashuria e tepërt,para së gjithash duke dëgjuar
gratë dhe të dashurat e burrave të alkoolizuar ose të droguar.Historitë e tyre
personale nxirrnin në pah nevojën e tyre për epërsi dhe, njëkohësisht,të
vuajtjes që përjetonin në rolin e tyre shpëtimprurës dhe më ndihmuan t’i jepja
njëfarë kuptimi thellësisë së përkushtimit të tyre ndaj një burri,i cili,nga
ana e vet,i ishte përkushtuar një droge.Ishte e qartë se në këto çifte,të dy
partnerët kishin nevoj për ndihmë; në të vërtetë që të dy ishin duke vdekur,me
kuptimin e plot të kësaj fjale,për shkak të përkushtueshmërisë së tyre,ai për
shkak të abuzimit kimik,ajo për shkak të një stresi të skajshëm….
Një fenomen
tipik femëror
Me këtë dua
të ngul këmbë se vetëm gratë dashurojnë tepër : Ka edhe burra që e kultivojnë
këtë lloj fiksimi me po atë furi të çfardo gruaje,edhe ndjenjat edhe mënyra e
tyre e të sjellurit e kanë prejardhjen nga
po ajo përvoje fëminore dhe kanë po atë ecuri.Megjithatë,burrat që kanë
patur një fëmijëri fatkeqe,zakonisht nuk arrijnë deri në këtë lloj
përkushtimi.Falë faktorëve si kulturorë edhe biologjikë,ata zakonisht përpiqen
të mbrohen dhe të lehtësojnë vuajtjet e tyre duke përcaktuar piksynime që janë më tepër të jashtme sesa të
brendshme,më tepër jo vetjake sesa vetjake.Synojnë të përkushtohen pas
punës,pas sportit,ose pas ndonjë joshje tjetër,ndërsa gratë,të nxitura nga
forca të tjera që veprojnë mbi to,shtyhen t’i zgjidhin problemet me anë të një
lidhjeje që u fiksohet,ndoshta me një burrë po aq problematik dhe të largët….
Të
dashurohesh për të dashuruar më mirë
Shpresojë
që ky libër do të shërbejë jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë të gjitha grave që
dashurojnë tepër,për t’u bërë më të vetëdijshme për gjendjen e tyre vetjake,por
për t’i nxitur të ndryshojnë,ta kalojnë dashurinë dhe vëmendjen nga njeriu që u
është fiksuar,tek vetvetja,tek shërimi dhe tek jeta e tyre…
Ju takon
juve të zgjidhni.Po qe se vendosni ta filloni procesin e shërimit,në vend që të
jeni një grua që dashuron dikë tjetër aq sa të vuajë për vete,do të jeni një
grua që dashuron në një masë të mjaftueshme vetveten,për të mos e lënë të vuajë
më.
TË
DASHUROSH NJË BURRË QË NUK TA SHPËRBLEN DASHURINË
Ishte
seanca e saj e parë dhe Xhili dukej e pasigurt.E gjallë dhe e hijshme,me krelat
e saj të verdha dhe me një pamje prej jetimeje,rrinte si e shtangur në cepin e
karrikes përpara meje.Në pamjen e saj gjithçka dukej e rrumbullaksuar: forma e
fytyrës,trupi paksa i dhjamosur dhe mbi të gjitha sytë e saj të kaltër,që
vështronin me vëmendje diplomat dhe çertifikatat e varura në muret e studios
sime.Më bëri disa pyetje lidhur me universitetin që kisha mbaruar,pastaj më tha
me njëfarë doze krenarie,se ishte e regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë.
Për një
copë herë ra heshtja.Ajo i kishte ulur sytë dhe po vështronte duart që po
shtrëngonin njëra-tjetrën.
”Besoj se
do të bëja më mirë sikur t’ju tregoja pse kam ardhur këtu”.Më tha duke folur me
ngut që të merrte kurajo.”Kam ardhur këtu për t’u kshilluar me një mjeke,sepse
jam vërtet fatkeqe.Për shkak të burrave,dua të them,unë dhe burrat.Gjithmonë
bëjë diçka që i detyron ata të largohen.Gjithçka fillon mirë e bukur.Më
vardisen,puna arrin deri në përndjekje,pastaj ku arrijnë të më njohin,(dhe me
një tendosje të dukshme për shkak të vuajtjes,përmbylli)gjithçka merr fund”.
Më vështroi
me sytë që shndritnin nga lotët e përmbajtur,pastaj vazhdoi duke folur më e
qetë:
”Do të doja
të dija ku gaboj,çfarë dhe si duhet të bëj ndryshe,se do ta bëj.Do ta bëj me
çdo kusht.Unë jam një puntore e palodhur dhe e përmbaajtur”,dhe sërish filloi
të ngutej teksa fliste.
”Nuk është
puna tek mungesa e vullnetit.As vetë nuk e di se pse më ndodh kjko.Kam frikë se
do të bie në dashuri një herë tjetër.Gjithsesi,çdo herë sjell për mua vetëm
vuajtje.Kam filluar vërtet të kem frikë nga burrat”.
Një vetmi e
hidhur
Duke tundur
kokën vazhdoi të më fliste me vrull të pappërmbajtur : ”Nuk dua të më ndodhë
sërish sepse ndihem shumë e vetmuar.Në universitet kam shumë punë,pastaj më
duhet edhe të punoj për të jetuar.Kjo më bën që të gjithë kohën ta kem të zënë
me punë.Në të vërtetë vitin e kaluar vetëm kam punuar,kam shkuar në shkollë,kam
studiuar dhe kam fjetur.Por e ndjeja mungesën e një burri”.
Dhe vazhdoi
ngutshëm :”Pastaj,përpara dy muajsh,ndërsa ndodhesha për një vizitë tek disa miq
në San-diego,takova Randin.Është avokat.Unjohëm në një mbrëmje,kur miqtë e mi
më kishin marrë në një lokal vallzimi.U mirëkkkuptuam shumë shpejt.Kishim shumë
gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit : ç’është e vërteta,kam frikë se sikur flisja
vetëm unë.Por më dukej sikur atij i pëlqente.Ishte një gjë vërtet e
mrekullueshme të kishe përbri vetes një burrë që interesohej për ato gjëra që
edhe për mua ishin të rëndësishme!”
Ajo rrudhi
vetullat.”Më dukej sikur isha tërheqëse për të.Më pyeti nëse isha e martuar (jam
e ndarë që prej dy vjetësh) nëse jetoja vetëm,dhe gjëra të tjera të kësaj
natyre”.
E marr me
mend sesa sheshit është vënë re etja e Xhilit,ndërsa kuvendonte gjallërisht me
Randin atë mbrëmje të parë,në sfondin e muzikës së vallëzimit dhe me sa zell do
ta ketë pritur një javë më vonë kur,ai e kishte zgjatur edhe nja 150 km të
tjera,një udhëtim pune që po bënte deri në Los Angjelos,për të shkuar ta
takonte.Kur ishin duke darkuar,i propozoi
të rrinte të flinte në shtëpinë e saj,me qëllim që ta shtyente për të
nesërmen udhëtimin e gjatë me makinë.Ai e pranoi ftesën.Që atë natë filloi
lidhja e tyre.
”Ishte një
gjë e mrekullueshme.Më lejoi të gatuaja dhe ndihej shumë i lumtur që dikush
kujdesej për të.Të nesërmen në mëngjes,përpara se ai të zgjohej nga gjumi i
hekurosa këmishën.Më pëlqen të përkujdesem për një burrë.Bashkë ndiheshim shumë
mirë”.Xhili buzëqeshi e përhumbur;por nga vazhdimi i tregimit të saj doli
sheshit se ajo pothuajse menjëherë ishte magjepsur nga Randi.
Një lidhje
e pabarazpeshuar
Kur ai kishte
ardhur në apartamentin e tij në San –Diego,dëgjoi të tingëllonte zilja e
telefonit.Ishte Xhii që i thoshte se kishte qenë në merak të madh për udhëtimin
e tij të gjatë me makinë dhe se tani që mori vesh se ishte kthyer në shtëpi
shëndoshë e mirë ndihej e lehtësuar.
Ishte dukur
sikur telefonata e saj e kishte habitur disi.I kërkoi ndjesë që kishte bezdisur
dhe e mbylli telefonin,por brenda saj kishte filluar të vlonte një ndjesi
sfilitëse,e nxitur nga vetëdija se ishte ajo që po e dashuronte shumë më tepër
nga sa ai e dashuronte atë.
”Randi më
tha një herë që të mos varem pas trupit edhe kaq sjumë se edhe mund të lodhet.U
tmerrova.Gjithçka varej prej meje.Mëtonte që unë ta dashuroja dhe në të njëjtën
kohë që lija të qetë.Nuk mundja ta bëja një gjë të tillë dhe dyshimet e mia
vazhdonin të shtoheshin.Sa më shumë më shtohej paniku,aqë më shumë i shkoja
pas”.
Xhili
filloi t’i telefononte çdo mbrëmeje.Ishin njëmendësuar t’i flisnin
njëri-tjetrit me radhë,por shpesh,kur e kishte radhën Randi,vonohej prandaj ajo
ndihej e shqetësuar aq sa nuk priste dot.Për të fjetur,në të tilla raste as që
mund të bëhej fjalë,kështu që bënte-ç’bënte dhe e merrte vetë në
telefon.Kuvendimet në telefon zgjateshin shumë,por qëndrimi tij dukej i
mjegullt.
”Ai më
thoshte se kishte haruar,kurse unë këmbngulja: ”Si mund të harrosh?”,i
thosha.Ndërkohë,unë nuk harroja kurrë ta merrja në telefon dhe e pyesja pse;nga
përgjigjet e tij më dukej silur ai kishte frikë se mos unë i hyja shumë në
zemër,ndëra unë doja ta ndihmoja që ta kapërcente atë frikë.Ai më thoshte se nu
dinte se çfarë kërkonte nga jeta,ndërsa
unë rrekesha ta ndihmoja të sqaronte problemin që e shqetësonte”.Kështu Xhili e
mori përsipër rolin e ”shtrydhses së trurit”,me mëtiminqë ta ndihmonte Randin
të ishte më i afërt emocionalisht me të.
Që ai mund
të mos dashuronte,ishte diçka që ajo nuk mund ta pranonte.Tashmë e kishte
vendosur që Randi kishte nevojë për të.Kishte shkuar dy herë me avion në
San-Diego për të kaluar fundjavën me të.Herën e dytë Randi nuk bëri tjetër
veçse tërë ditën e diel shikonte televizorin dhe pinte birrë,duke shpërfillur
krejtësisht.Ajo kishte qenë një nga ditët më të këqija të jetës së saj.
”Pinte
shumë?” e pyeta Xhilin.Ajo fërgëlloi.
”Jo.Jo edhe
aq .Të them të vërtetën,nuk e di.As që mi kishte shkuar ndonjëherë
mendja.Sigurisht,natën e parë që e pata takuar,ishte duke pirë,gjë që m’u dukë
e matyrshme,tek e fundit,ndodheshim në një bar.Kishte raste që flisnim në
telefon,dëgjoja tingullin e copave të akullit teksa binin në gotë dhe e ngucja
duke i thënë se kr rrinim bashkë pinte vazhdimisht,por unë mendoja se i
pëlqente të pinte dhe kaq.Më duket normale,apo jo?”
Heshti për
një kohë e kapluar nga mendimet.”Ndonjëherë,kur më fliste në telefon,më dukej
åak i çuditshëm,sidomos kur bëhej fjalë për një avokat.Më dukej shumë i
mjegullt dhe i pasaktë;i zbrazët dhe pa përmbajtje.Por këtë nuk e pata lidhur
ndonjëherë me pijen.Nuk e di si t’jua shkoqit.Ndoshta nuk doja ta qoja nëpër
mend një gjë të tillë.”
Më hodhi
një vështrim tërë pezm.
”Ndoshta
pinte vërtet tepër,por ka gjasa që e bënte sepse ndihej i mërzitur nga unë.Nuk
isha interesante sa duhej dhe në të¨vërtetë nuk donte që rrinim bashkë”.Dhe
tërë ankth,shtoi:”Burri im nuk donte kurrë të rrinte me mua,gjë që dukej
sheshit!”Sytë iu mbushën me lot dhe ajo u shkri në vaj.”As im atë…Çfarë kam
unë?Pse më largohen të gjithë? Ku e kam gabimin?”
Ndjenja e
pamposhtur e fajit
Xili e
kuptonte se kishte problemen ë marrëdhëiet e saj me njerëzit që dashuronte,por
në të njejtën kohë ishte e gatshme të bënte gjithçka mundte për t’i rregulluar
ato,si dhe të mbante përgjegjësinë se ajo vetë i kishte krijuar ato problem.
Në qoftë se
Rndi,burri isaj dhe i ati nuk kishin mundur ta dashuronin,kjo,sipas mendimit të
saj,varej diçka që ajo kishte bërë ose që kishte lënë pas dore.
Mënyra e të
menduarit dhe e të dëgjuarit të Xhilit,sjellja dhe përvojat e saj janë tipike
të një gruaje,për të cilën të e dashuruar do të thotë të vuash.Ajo kishte shumë
nga karakteristikat e përbashkëta që kanë gratë,të cilat dashurojnë
tepër.Pavarsisht nga disa elemente specifike të historive dhe të anktheve të
tyre,qoftë në rastin kur e kanë zgjatur shumë një lidhje të vështirë me një
burrë të vetëm,apo që kanë patur një sërë lidhjesh pa fat me shumë burra,të
gjitha kanë diçka që i bashkon.Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh
shumë burra,oset ë biesh në dashuri shumë shpesh,oset ë dashurosh dikë me një
ndjenjë tejet të fortë dhe të thellë.Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me
një burrë me një filsim dhe të mësosh që këtë fiksim ta quash dashuri,i cili
arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe,ndonëse e kupton
që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos
mundesh të çlirohesh prej tij.Do të thotë të matësh lartësin e dashurisë tënde
nga thellësia e sfilitjeve dhe e torturave tua.
Frika e realitetit
Duke lexuar këtë libër,ndoshta do të zbuloni se ngjani me
Xhilin,apo me dikë nga gratë që shpalosin këtu historitë e tyre,ose ndoshta do
të shprehni dyshimin se edhe ju jeni ndër ato gra që dashurojnë tepër.Apo
ndoshta,edhe sikur problemet tuaja me burrat t’u ngjajnë problemeve të
atyre,hasni ndonjë vështirësi të pranoni ”etiketat” që qëndrojnë në sfond të
këtyre historive.Të gjitha kemi reaksione të forta emocionale përballë fjalësh
të tilla si alkoolizmi,inçesti,dhuna , droga dhe nganjëherë nuk ia dalim dot të
vështrojmë në mënyrë realiste jetën tonë,sepse na frikëson shumë ideja se mos
këto etiketa mund ta ngjiten edhe neve apo njerëzve që ne dashurojmë.Për fat të
keq,paaftësia jonë për të përdorur disa fjalë që janë bërë shumë të
përfolura,na pengon në rrugën tonë për të zgjidhur problemet tona.Nga ana
tjetër,këto etiketa të llahtarshme,ndoshta nuk i përshtaten jetës tuaj.Ndoshta
fëmijëria juaj ka patur probleme më të mprehta.Ndoshta babai juaj,megjithëse ju
kan dier të siguruar dhe me mirëqenie,nuk i ka dashur,ose i ka urryer
gratë,kështu që paaftësia e tij për t’ju dashur,ju pengon edhe juve të
dashuroni.Ose nëna juaj,ndonëse në prani të të tjerëve ju lavdëronte me fjalë
të bukura,benda saj,ka mbajtur qëndrim xheloz dhe kundërshtar ndaj jush,dhe ju
nuk e keni ndier nevojën për të punuar mirë që të merrnit miratimin e saj,por
ama gjithmonë me frikën e qëndrimit armiqësor që i nxitte asaj suksesi i juaj.
Paaftësia për të kominikuar
Në këtë libër nuk mund të rradhisim mizërinë e mënyrave me
të cilat mjedisi familjar mund të ndikojë keq,për këtë do të duheshin disa
vëllime të llojeve nga më të ndryshmet.Gjithsesi duhet kuptuar se të gjitha
familjet me probleme kanë të përbashkët paaftësinë për të diskutuar rrënjën e
problemeve.Ndodh që të flitet për çështje të tjera,shpesh deri sa të na
mërzitin,të cilat,në fund të fundit,shërbejnë për të mbuluar të
fshehtën,problemin e vërtetë,i cili qëndron i fshehur dhe që është shkaku i
vërtetë i mosfunksionimit të familjes.Është pikërisht shkalla e
fshehtësisë,paaftësia për të folur lidhur me problemet e vërteta,më tepër sesa
seriozitetin e dënimeve që pësojnë pjesëtarët e saj.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.