Disa
njerëz mendojnë se të kesh rolin e psikologut, duhet të kesh lexuar e
përvetësuar mijëra faqe nga literatura psikologjike. Nuk është e thënë të jetë
kështu, pasi ka edhe të ashtuquajtur “psikologë popullorë”, njerëz të mençur ,
të cilët e thonë bukur fjalën e duhur e të lehtësojnë si me “magji”.
jetojmë në
një kohë kur në të gjitha shtetet, pavarësisht nga niveli i zhvillimit të tyre,
sistemit nervor po i kushtohet një vëmendje e veçantë. Kudo ritmet e zhvillimit
përballen nga kapacitete intelektuale, e thënë ndryshe, truri përballon një
ngarkesë jashtëzakonisht të madhe. Fatkeqësisht, krahas ritmeve të zhvillimit,
stresin e shtojnë vazhdimisht edhe një gamë e tërë ngarkesash negative të
epokës në të cilën jetojmë. E gjithë kjo ngarkesë bën që truri ndonjëherë të
devijojë nga ritmika e punës normale e të manifestojë shqetësime të ndryshme,
zbutja e të cilave bëhet jo vetëm nga puna jonë e përditshme si psikologë, por
edhe e çdo njeriu që përpiqet të ndihmojë një të stresuar. Zgjidhja e këtyre
problemeve ka të bëjë me të ashtuquajturën “mirëqenie mendore” ose “shëndet
mendor”.
Sot,
krijimi i një sistemi modern të shëndetit mendor kërkon shumë kapitale
njerëzore dhe financiare, kërkon punë të madhe si nga strukturat qeveritare,
ashtu edhe nga ato shoqërore. Kërkon kosto të larta nëse nuk e vëmë më mirë në
punë trurin, për të ndihmuar vetë trurin.
Trajtimi i
çrregullimeve në fushën e shëndetit mendor kërkon, pa dyshim, përpjekje e
kontribute nga shumë disiplina siç janë: ajo e shëndetësisë, e drejtësisë,
si dhe struktura të tjera që veprojnë në komunitet, madje, siç thamë, edhe tek
çdo individ.
Natyrisht,
secili nga ne e gjen veten në këto struktura. Që kontributi i secilit të jetë
sa më efikas, është e nevojshme që të ketë njohuri për llojin e çrregullimeve
në fushën e shëndetit mendor. Në këtë libër do të flasim për disa nga
çrregullimet më të thjeshtat prej tyre , por më të përhapurat që i dëgjojmë
pothuajse çdo ditë nga goja e qytetarëve. Do të flasim për stresin (: shumë
burime të tij, të cilat duhet t’i pakësojmë me aq sa mundemi.
Ç’është stresi? A është sëmundje? A shërohet? A mund
të lehtësohemi prej tij? A ka mundësi që ta eliminojmë krejtësisht atë?
Pikërsht këto pyetje do t’i sqarojmë shkurtimisht në
këtë libër, duke dhënë këshilla të dobishme se si të punojmë me njerëzit në
nevojë, të cilët, për lehtësi komunikimi, do t’i quajmë klientë:
Çdo njeri
lind ose bëhet sadopak psikolog. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi shumë
njerëz me dije e përvojë, psikologë “amatorë”, i ndihmojnë jo pak të tjerët. Po
të mos ishte kështu, s’do të mjaftonin as njëqindfishi i psikologëve kudo në
botë për të ndihmuar njerëzit me probleme. . .
Njeriu
është qenie biosociale, që do të thotë se ndikimi i anës sociale luan rol shumë
të madh. Çdo njeri rrethohet nga njerëz të tjerë, të cilët ia lehtësojnë ose ia
vështirësojnë atij gjendjen. Çdo njeri ka një shkallë të caktuar
pambrojtshmërie ndaj stresit, ndaj duhet ndihmuar për ta kompensuar këtë
mangësi.
Çdo ditë
të re që lind, njeriu mendon të realizojë diçka lidhur me punët e problemet e
tij, qofshin ato të thjeshta apo të komplikuara. Ndodh me cilindo nga ne që
shpesh të jemi shumë të preokupuar, nëse nuki realizojmë dot ato. Për disa nga
këto probleme, realizimi i të cilave varet vetëm nga
ne, kemi
pak siguri se do t’i zgjidhim, për të tjerat kemi dyshime: “na zë meraku”, na
prishet qetësia e brendshme, gjumi, oreksi etj. Në këtë moment ndodh që truri u
jep “alarmin” organeve dhe njëkohësisht fillon edhe puna e sforcuar e tërë
qenies njerëzore. Organet veprojnë në këtë rast si “ushtarët" në alarm, në
rrezik, por as “komandanti” (truri) s’është i qetë.
Po ashtu,
gjatë ditës kushdo mund të përballet me situata të paparashikuara, si, p.sh.,:
sëmuret një familjar, duhet gjetur doktori..., fëmija ka sot një provim, si do
të dalë. .., djali u nis dje për jashtë shtetit e nuk na telefonoi, sot jepen
rezultatet e konkursit...kam fituar apo jo...si do të më presin atje ku do të
shkoj, çfarë do të më thonë, çfarë do të mendojnë. .., a do të jem i/ e pëlqyer
etj. etj. Një mori pyetjesh pa fund me: ”Pse?” e me “Po sikur?”.
. . e me përgjigje nga më negativet deri në joreale.
Me ngjarje të tilla ose të tjera si këto, të cilat
janë aq të shumta e të llojllojshme, që na prishin qetësinë e brendshme, që na
sikletosin jo pak, përballet çdo njeri. Pikërisht ky siklet i brendshëm quhet
“STRES”. Sa më shumë probleme, aq më shumë edhe strese! Siç e shihni, stresi
është pjesë përbërëse e jetës, ai na shoqëron e na ndjek që nga fëmijëria deri
në vdekje. Ai nuk mund të zhduket kurrë! jo vetëm kaq, por deri në një farë
mase stresi është edhe i nevojshëm, pasi na mobilizon që të përgatitemi mirë
për një konkurs apo provim, të gjejmë mjekim për familjarin e sëmurë etj., duke
marrë masa për çdo problem që duam ta zgjidhim.
Mirëpo, mund të ndodhë që një ngjarje të jetë shumë
traumatizuese, jashtë përvojës së përditshme, ose disa ngjarje të tjera
megjithëse s’kanë këto përmasa, por që na gjejnë si të dobët e nuk mund t’i
përballojmë lehtë. Në
këto situata fillojmë të humbasim “toruan” ose kontrollin, pasi stresi i kalon
kufijtë e të qenit normal. Ky nuk është lloji i stresit që na mobilizon, por
një stres që na pengon t’i zgjidhim problemet. Ky lloj i stresit quhet “stresi
patologjik”, në të cilin duhet të ndërhyjmë për ta lehtësuar.
Kur lind
ky stres, individi manifeston një sërë çregullimesh në fushën afektive, në atë
somatike, e si pasojë e tyre edhe në fushën motore. Ky lloj stresi të bën të
vuash, e individi ka nevojë për ndihmë, që ta kapërcejë sa më parë këtë
gjendje. Këtu duhet njeriu i afërt, njeriu i ditur, specialist, psikologu e,
ndoshta, edhe psikiatri, sepse ky lloj stresi “patologjik” ka përshkallëzimet
(: veta nga faza më e lehtë deri në manifestimet më serioze, që futen në
kuadrin e sindromës së stresit posttraumatik, me tiparet e veta karakteristike.
Të tilla sindrome duhet të mbikëqyren nga specialistët studiues, por e gjykojmë
të dobishme që t’i informojmë të gjithë njerëzit për dukuritë e stresit të
thjeshtë patologjik, si dhe mënyrën se si t’u vijmë në ndihmë atyre që vuajnë
nga ky lloj stresi. Çdo njeri i ka disa njerëz që e rrethojnë, të cilët duan që
ta ndihmojnë, por, ndoshta, nuk dinë se si. Dhe këtu, shpesh pyesim: stres
normal, apo jo?
Simptomat
më kryesore, që jep stresi i tepruar, janë aspektet e mëposhtme:
Emocionale:
Frikë
Ankth
Humor depresiv.
Somatike:
Takikardi
(rrahje e shpejtë e zemrës)
Tension muskulor
Dhimbje koke, qafe ose në fund të kurrizit
Tharje
goje
Dhimbje
ose fryerje barku
Lodhje e shpejtë
Ndjenja të
ftohti ose të nxehti
Frenim motor, harresë
Djegie
stomaku
Diarre
Vjellje
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.