Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e
dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës
si kafshimi i kobrës….
Do t'ju dëshmojë se si e kundërshtimi dhe llomotitja
e bashkëshortit mund ta shuajnë dashurinë me të afshtë do t'i marrë disa
shembuj nga historia ,shembujt e Napoleonit III,Tolstoit dhe Abraham Linkolnit.
Napoleoni III u martua,nga dashuria me aristokraten
e bukur dhe të re spanjolle,me Evgjeninë.Në fillim dashuria lulëzonte,dhe dukej
se asgjë nuk do të turbullojë fatin bashkëshortor të bashkshortëve të
dashuruar.Evgjenia i kishte të gjitha ato që gruaja mund t'i
dëshirojë:bukurinë,pasurinë dhe famën.
Edhe pse perandori e adhuronte,ajo megjithatë vuante
nga një dobësi e dëmshme:ishte jashtëzakonisht xheloze.
Përherë e spiunonte,dyshonte dhe e mundonte me
xhelozi.Shpesh ndërhynte në dhomën e tij të punës,e ndërprente në takimet e
rëndësishme
Shtetërore,vetëm,për shkak të dëshirës që ta
nëncmojë dhe ta turpëroj para të tjerëve.Ja se si ia doli që me sjellje të
tillë ta shkatërrojë dikur dashurinë e madhe,thotë E.A Rajnharti në librin e
tij Napoleoni dhe Evgjenia:Tragjikomedia e një mbretërie.
"Napoleonit në fund nuk i mbeti asgjë
tjetër",rrëfen Rajnharti,"përvec se të filloj,që natën të ikë
fshehurazi nga pallati.Me kapelën cilindrike
Të futur thellë në ballë,në shoqërim të njërit nga
përcjellësit e tij besnik,shkonte me të vërtet të kërkonte ngushllim në
krahrorin e ndonjëres
nga bukuroshet apo në shëtitjet e sorollatura nëpër
rrugë,në qytetin e fjetur…"
Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e
dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës
si kafshimi i kobrës.
Këtë në fund të jetës e kuptoi edhe gruaja e
Tolstoit.Por për fat të keq ishte shumë vonë.Para vdekjes ajo ia pranoi këtë
vajzave të saja:
"Unë jam fajtore e vetme për vdekjen e hershme
të babait tuaj." Vajzat e përlotura heshtin,duke ditur se nëna e tyre e
fliste të vërtetën.
E dinin se me kundërshtime të pandërprera,me
llomotitje dhe me ankesa,me të vërtetë e kishte dërguar në varrë.
Por megjithëkëte,në vitet e para të jetës Tolstoi
dhe gruaja e tij kanë qenë jashtëzakonisht të lumtur.Të rrethuar me famë dhe
pasuri,
Knaqeshin në dashuri dhe me fëmijët.Ndonjëherë
dukej,madje se fati me të cilin ishin rrethuar ishte për së shumti i madh që të
mund të zgjaste.
Dhe vërtet ! Tolstoi në moshën e
pesëdhjetë,menjëherë filloi të ndryshojë.Ai hjek dorë nga titulli i kontit dhe
fillon të jetoj me jetën e murgut.
Duke predikuar barazinë dhe vllazërinë mes
njerëzve.Në pronën e tij në Jasno Poljana përpunonte tokën dhe prodhonte mjete
themelore për jetë,duke besuar se pasuria dhe privatizimi janë mëkate.
Nga ai cast filluan problemet bashkëshortore te
Tolstojët.E mësuar në shkëlqësi,famë dhe salltanate,gruaja Tolstoit,Sofia,nuk mund të pajtohej me
mënyrën e re të jetesës.Cdo ditë "i shfaqte atij skena",i kërcnohej
me vetëvrasje,e mundonte me kundërshtime.U rradhitën vitet e tëra të ferrit
Bashkëshortor të ndërprera vetëm përkohësisht,me
kujtime patetike në fatin e humbur.
Më në fund,në moshën tetëdhjetë e dy vjecare,i
lodhur nga kundërshtimet e përhershme të gruas.Tolstoi ikë nga shtëpia,duke
kërkuar shpëtim në natën me dëborë të tetorit të vitit 1910 - në të vërtet duke
mos ditur se ku të shkonte.
Njëmbëdhjetë ditë më vonë Tolstoi vdes nga ndezja e mushkërive në një
stacion hekurudhor.Ndër fjalët e fundit që i tha,ishin edhe këto:
"Mos ma sjellni gruan para syve."
Ishte ky denim i rëndë për kundërshtimet shumëvjecare,mundimet dhe
histerinë.E vërteta,duhet që edhe gruan e tij ta kuptojmë,por vetëm aq se cka ka arritur me sjellje të tilla ? A i ka ndihmuar
vetes dhe shoqit të saj,apo,e ka shkatërruar martesën?
"Mendoj se vëretet nuk kam ditur se cfarë të bëjë",pranoi ajo
para fundit të jetës së saj.Por atëherë ishte shumë vonë.
Bashkëshortësia e pafat ,shënoi tragjedinë edhe
jetës së Linkolnit.Jo atentati,por pikërisht jeta e pafat martesore.
Ngase në castin kur goditi plumbi
vdekjeprurrës,Linkolni nuk ishte më i vetëdijshëm për ndodhitë rreth
vetes,gjersa plotë njëzetvjet duronte me qëndrueshmëri mundimet,që me
kundërshtime thumbonjëse e godiste gruaja e tij Meri.Nuk egzistonte asgjë,për
cka nuk ia kishte zënë për të madhe ajo.Përherë e kishte akuzuar se mbahet i
kërrosur,se ecë si i pashkathtë,se shumë i ngritë shputat,se i ka veshët e
mëdhenjë,duart dhe kembët shumë të mëdhaja,kokën shumë të vogël dhe hundën e
parregullt.
Linkolni dhe gruaja e tij gati në gjithcka ishin
thelbësisht të kundërt.Dalloheshin për
nga arsimimi,temperamenti,shija dhe vështrimi që kishin për botën.Për këtë nuk
kanë mundur që të pajtohen në asgjë të përbashkët.
"Zëri i lartë e i grifsht i zonjës Linkoln
shpesh ndëgjohej në rrugë",shkruan një bashkohas i Linkolnit,"ndërsa
shfryerjet e pandërprera të tërbimit të saj,u bënë shfaqje të pazakonshme për
tërë fqinjësinë.Shpesh,nukkënaqej vetëm me britmë,por shërbehej edhe me metoda
tjera të grindjeve."
Në kohën e parë,pasë martesës,Linkolnët kanë jetuar
në dhomën e huazuar dhe së bashku me banuesit tjerë ushqeheshin në tryezëne
vogël në kuzhinën e pronares,zonjes Erli.Një herë,gjatë kafjallit,gruaja e
Linkonit aq ishte hidhëruar,për shkak të një cikërrimi,sa që burrit në fytyrë
ia kishte zbrazur filxhanin me kafe.Dhe këtë e kishte bërë para të gjithë
banuesve! Linkolni kishte mbetur të qëndrojë pa fjalë.Kafeja i derdhej nëpër
flokë,fytyrë dhe rrobe,gjersa më në ¨fund nuk vrapoi zonja Erli dhe e pastroi.
Përpos kësaj,Meri Linkoln ishte e tmerrshëm
xheloze,prandaj burrit në prani të tjerëve i shfaqte skena të pabesueshme.E
vetmja gjë,me të cilën deri diku mund të arsyetojmë sjelljen e tillë të
saj,ishte fakti se,ndoshta kurrë nuk kishte qenë plotësisht e shëndoshë,ngase
për fat të keq,në peqëri ajo u cmend.
Por a e ndryshuan Linkolnin kundërshtimet,britmat
dhe të shfryerit e tërbimit? Në njëfarë mënyre,po.I ndërruan ndjenjat e tija
ndaj gruas dhe e shtynë atë që ti shmanget asaj.Në¨Springfild,ku atëherë
punonte si avokat,ndodheshin edhe njëmbëdhjetë avokat të tjerë.Pasi që në një
vend aq të vogël nuk kishte punë për të gjithë Linkolni dhe shokët e tij shpesh
duke kalëruar shkonin edhe në vendet dhe rrethin fqinjë,ku ishte e nevojshme
ndihma e tyre.Dhe gjersa të shtunën të gjithë,gjithnjë ktheheshin në shtëpi,Linkolni
përherë mungonte,madje edhe nga disa muaj.Më me ëndje rrinte të qëndronte nëpër
bujtinat e ndotura se në shtëpin e vet,ku e priste kundërshtimi i përhershën i
gruas dhe shfrenimi i cmendur i tërbimit të saj.
Besi Hamburgeri,e cila kishte
përvojë shumëvjecare si avokate në gjyqin e Njujorkut për procesin e
shkurorzimit,thotë se kundërshtimet dhe thumbimet janë njëra nga shkaqet e
shpeshta të shkurorzimit.Për këtë,nëse dëshironi ta rruani fatin
martesor,rregulli i parë thotë:
Mos kundërshtoni.