Ankthin, fjalori e
përshkruan si “gjendje agjitacioni, të të menduarit të shumtë prej frikës,
pasigurisë, pritjes së diçkaje”, ndërkohë që në psikologji preferohet të flitet
më tepër për “gjendje pasigurie dhe frike, e cila mund të lidhet me objekte ose
ngjarje specifike apo me diçka të panjohur” të shoqëruara me shqetësime të
llojeve të ndryshme.
Faktikisht, problemi
mbetet i njëjti dhe personat që vuajnë duhet të jetojnë me të, me të keqen e
tyre, për të gjithë jetën. I njëjti fat i takon edhe partnerit të tyre. Ja se
përse është e rëndësishme të njihni problemin e bashkëshortes suaj (nëse vuan nga
ankthi) dhe të mësoheni ta luftoni atë bashkë, por sidomos ta pranoni.
Ankthi është lodhës
Nuk është vetëm një
shqetësim psikologjik, efektet e tij shpërndahen në të gjithë trupin, duke e
lodhur shumë atë.
Nuk kurohet, por trajtohet
Për momentin nuk
ekziston një kurë, e cila është në gjendje të eliminojë ankthin. Ai vetëm duhet
të pranohet dhe të mirëmenaxhohet.
Nga pikëpamja fizike është një shqetësim destabilizues
Fakti se është një
shqetësim psikologjik, nuk do të thotë se nuk shkakton pasoja fizike. Ankthi
provokon ngushtim të kraharorit dhe “errësim” të mendjes.
Nuk duhet të ngatërrohet me çmendurinë
Shqetësimet
psikologjike shpeshherë stigmatizohen, por ankthi, ashtu si problematika të
tjera të ngjashme mendore dhe jo vetëm, nuk është i njëjtë me çmendurinë.
Nuk ekzistojnë ilaçe universalisht të vlefshme
Duke qenë se bëhet
fjalë për një shqetësim, i cili varet nga faktorë shumë personalë, nuk
ekzistojnë ilaçe të vlefshme për të gjithë, çdokush reagon në mënyrën e tij.
Për disa raste është një e mirë
Nëse duam të shohim
një anë pozitive, ankthi rrit rendimentin e atij që e vuan duke e bërë,
zakonisht, tepër eficient. Pra, në rastin e një pune, personat nën ankth e
bëjnë shumë mirë detyrën e tyre.
Krijon empati
Zakonisht, një
person nën ankth është një person shumë i vëmendshëm e meditues dhe kjo
përcakton më pas edhe rritjen e empatisë ose të ndjeshmërisë.
Prek kryesisht femrat
Pjesa më e madhe e
atyre që vuajnë nga ankthi janë femra. Me sa duket, ato janë “bashkëpunëtore të
ndjeshmërisë” kundrejt botës përreth tyre.
Kërkon durim
Kush bashkëjeton me
një person që vuan nga ankthi, duhet patjetër të “ushtrojë artin” e durimit.
Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndihmuar atë.
Kërkon qëndrueshmëri
Nuk ka një mënyrë të
drejtë apo të padrejtë për ta përballuar ankthin; i takon partnerit të kuptojë
se si mund të reagojë, në bazë të eksperiencave dhe qëndrueshmërisë personale.
Frikat e personave nën ankth janë irracionale
Është e nevojshme të
shtohet gjithashtu se, personi nën ankth është plotësisht i ndërgjegjshëm për
çka i ndodh, por kjo nuk mjafton për t’u shëruar. Është çështje pranimi.
Partneri nuk është shkaku
Partnerët e grave
nën ankth dyshojnë shpesh se mund të jenë shkaku i shqetësimit të tyre, por
gabohen. Arsyet duhen kërkuar diku tjetër. Gazeta express
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.