tisdag 6 oktober 2015

Psikologët zhvillimor



Psikologët zhvillimor i studiojnë ndryshimet – trupore, emocionale, kognitive dhe
sociale – që ndodhin gjatë tërë jetës. Ata përpiqen të veçojnë ndikimin relativ të
trashëgimisë (natyrës) nga rrethina (edukimi) në zhvillim. Psikologët zhvillimor zbatojnë
hulumtime mbi ndikimin e përdorimit të drogës nga ana e nënës në embrion,
përfundimet e formave të ndryshme të edukimit të fëmijëve, njohuritë e fëmijëve mbi
hapësirën dhe kohën, konfliktet e adoleshentëve, përshtatjen e njerëzve më të moshuar.
Psikologët që merren me personalitetin dhe psikologët socialë
Psikologët që merren me personalitetin e njeriut përpiqen t’i caktojnë tiparet
njerëzore; të përcaktojnë se çka ndikon në proceset mendore të njeriut, ndjenjat dhe
sjelljet, si dhe t’i sqarojnë çrregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e
njeriut sikur janë ankthi dhe agresioni, si dhe me çështjet e roleve gjinore.
Psikologët socialë në rend të parë orientohen në natyrën dhe në shkaqet e të
menduarit dhe të ndjenjave të individëve dhe në sjelljen e tyre në situatat sociale.
Psikologët që studiojnë personalitetin përpiqen që brenda personit t’i gjejnë disa
interpretime të sjelljes, kurse psikologët socialë orientohen në ndikimet shoqërore ose të
jashtme. Në sjellje veprojnë edhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme.
Psikologët industrialë
Psikologët industrialë janë të orientuar në raportet midis njeriut dhe punës.
Psikologët e organizatave studiojnë sjelljen e njerëzve në organizata siç janë ndërmarrjet
e ndryshme. Mirëpo, shumë psikologë janë të arsimuar për të dy fushat. Psikologët
industrialë dhe ata të organizatave janë të punësuar në organizatat afariste me detyrë që
t’i përmirësojnë kushtet e punës, të shtojnë produktivitetin dhe – nëse kanë arsimim për
këshillime – punojnë me të punësuarit që kanë probleme në punë. Ndihmojnë gjatë
punësimit, arsimimit dhe përparimit.
ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISË
Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.
Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë
pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur tashkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit). Një nga veprat e Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si “Mbi psikën”. Peri  Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe
pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.


Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të
kërkojnë kënaqësinë dhe t’i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria
moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.
Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e
ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a
ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.
Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470-
399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit “njihe vetveten”. Që nga atëherë kjo
është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë
njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit. Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga
percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.
Mirëpo, le t’i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në
gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.
Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: “Elementet e psikofizikës”. Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë
fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit.
Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive.Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.



Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.