Çdo Qenie njerëzore është
krijues i shëndetit apo sëmundjes së vet
– Sivanda-
Lidhja në mes Mendjes, Trupit dhe Shpirtit
Lëvizja Epoka e Re(New Age)është një lëvizje
shpirtërore jo religjioze perëndimore e cila u zhvillua ne vitet e fundit te
shekullit të njëzete. Parimet kryesore përqendrohen rreth bazimit në të dy
traditat shpirtërore dhe metafizike të Lindjes dhe Perëndimit si dhe në futjen
e ndikimeve nga vet ndihma dhe psikologjia motivuese, shëndetësia e shenjtë,
parapsikologjia, hulumtimet mbi vetëdijen dhe fizika quantike.
Vetëdijesimi dhe Vet ndihma
Me lindjen e Postmodernizmit dhe zhvillimit të
gjithëmbarshëm të njerëzimit lindi edhe lëvizja e re shpirtërore dhe mendore
për vetëdijesim individual dhe vet ndihmë personale e cila beson se njeriu mund
ta shëroj veten duke ju përmbajtur këtyre parimeve:
Merr përgjegjësi individuale për përsosje shpirtërore
dhe përmirësim te kualitetit te jetës si dhe përdor dimensionet mendore
dhe shpirtërore duke mos u bazuar në mjekësin konvencionale por në aftësitë
mendore për të krijuar shërim nga sëmundjet dhe shëndet të mirëfillte fizik,
shpirtëror dhe mental.
Bernie Siegel, një mjek dhe autor i
librit – Dashuria, Mjekësia dhe Mrekullitë, (1986),beson se fuqia e
shërimit rrjedh nga mendja dhe vullneti njerëzor, se operimet dhe medikamentet
mjekësore munden vetëm të blejnë pakës kohë kundër sëmundjeve por shërimi i
vërtet vjen nga dashuria ndaj vetvetes dhe besimi i plotë për shërim. Fuqia e
mendjes për të mposhtur sëmundjet është një realitet të cilin ai e ka përjetuar
në përvojat e tij me pacientet të cilët vuanin nga sëmundjet shumë te rënda,
përfshirë këtu edhe kancerin.
Fuqia e mendjes për vet shërim
Bernie inspiroi shumë pacient që ta mendojnë veten e
tyre të shëruar dhe të përdorin fuqinë e mendimit pozitivë në luftë kundër
sëmundjeve.
Ai po ashtu i ka frymëzuar dhe këshilluar shumë mjekë
tjerë dhe punonjës të shëndetësisë që të kenë tjetër qasje ndaje pacienteve dhe
të ju ndihmojnë atyre për vet shërim.
Përdorimi i Placebo efektit- eksperimenti
i bërë me tabletat pa kurrfarë përmbajtje kimike apo shëruese dhe injeksionet
me ujë me pacientët të cilëve i u është thënë se janë terapia e cila do ti
shëroj dëshmon se forca e mendjes dhe bindjes në shërim ka dhënë rezultate dhe
këta pacient janë shëruar.
Ju mund ta shëroni jetën tuaj
Luise Hay, autore e librit”Ju mund ta shëroni jetën
tuaj”(1988)beson se “mendimet dhe fjalët tona i krijojnë përvojat tona”
prandaj ne me vetëdije apo jo krijojmë përvojat tona jetësore. Sipas
Luize Hay të gjitha sëmundjet njerëzore kanë një shkak emocional të lidhur me
mënyrën e të menduarit i cili si pasoj mund të shkaktoj sëmundje, por në
të njëjtën kohë ndryshimi i këtij shkaku emocional apo kësaj mënyre të menduarit
do të bëjë të mundur shërimin.
Autorja në fjalë kishte qenë vet me sëmundje të
kancerit të cilën e mposhti me vullnetin e fortë dhe aplikimin e mendimit
pozitiv, dashurisë ndaj vetes dhe besimit në mrekulli prandaj me të drejtë ajo
sugjeron këto udhëzime për shërim:
- Lexo, Studio-Dituria është fuqi
- Unë e dua veten dhe e pranoj
- Unë I falë vetes dhe të tjerëve
- Spastrimi i zemërimit(rrahja e jastëkëve)
- Ushqimi i shëndosh(pemë dhe perime)
- Terapia fizikale dhe ushtrimet( refleksologjia)Mendime të reja – Jetë e reForca shëruese që gjendet brenda nesh mund të shpërthej duke ndërruar mënyrën e të menduarit me modele të mendimeve pozitive,afirmimet(deklarata gojore pozitive, ne kohën e tashme), me vizualizime (krijimi i imazheve pozitive),me relaksim mendor, meditim si dhe trajnimin dhe disiplinimin e mendjes dhe fjalëve por mbi të gjitha me lutje dhe faleminderime.Mesazhi përfundimtarQëndrimi pozitiv mendor ndikon jo vetëm për shërimin e sëmundjeve por edhe për përmirësimin e kualitetit te jetës.Janë dokumentuar me qindra raste te vet shërimit duke përdorur fuqinë e mendjes edhe pse ky fenomen nuk ka shpjegim shkencorA s’do te kishte qene mrekulli sikur roli i qëndrimit pozitiv mendor të mësohej në shkolla dhe fuqia e vet shërimit të bëhet pjesë integrale e shkollimit për të gjithë profesionistët mjekësor
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.