Molekula e ADN-së është kimikisht e paqëndrueshme duke
dhënë lezione të ADN-së të natyrave të ndryshme.
Kjo është arsyeja se
pse zbulimi i dëmit, sinjalizimi dhe riparimi i ADN-së, që njihet së bashku si
reagim ndaj dëmtimit të ADN-së, është i nevojshëm.
Reagimi ndaj dëmtimit
të ADN-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për shembull, për sigurimin e
cilësisë më të lartë të mundshme të ADN-së para replikimit - dyfishimit të
ADN-së para ndarjes qelizore. Nëse ADN-ja e dëmtuar replikohet, rreziku nga
kanceri dhe sëmundjet e tjera rritet në mënyrë të konsiderueshme për shkak të
mutacioneve. Në përgjithësi, kjo mund të çojë në vdekjen e vetë qelizës.
Ataksi-telangiektazia
me mutacion (ATM) është një kinazë e cila e transmeton sinjalin nga ADN-ja e
dëmtuar në sistemet qelizore riparuese. Shkencëtarët mendonin se ATM i njeh
ekskluzivisht ADN-të me fillesa të dyfishta (DSB). Këto thyerje janë
jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në humbjen e
informacionit gjenetik.
Svetlana V. Khoronenkova
e cila është studiuese akademike në universitetin shtetëror të Moskës Lomonosov
dhe në Universitetin e Oksfordit ishte në mesin e shkencëtarëve të cilët
arritën ta zbulojnë një rol të ri për ATM. Ajo e dizajnoi projektin, e
kontrolloi pjesën e tij eksperimentale dhe i përgatiti rezultatet për publikim.
Artikulli i shkruar nga Svetlana V. Khoronenkova dhe kolegu i saj Grigory L.
Dianov u publikua në PNAS.
"Thyerjet
endogjene dy-fillesash formohen rrallë në ADN. Koncepti i funksionit qelizor
qëndron në parandalimin e formimit të thyerjeve dy-fillesash të ADN-së.",
- tha Svetlana V. Khoronenkova. "Ne tani e kuptojnë se ATM njihet dhe
aktivizohet në reagim të ADN me thyerje me një fillesë (SSB)".
Svetlana V.
Khoronenkova përmendi se rreth 15-20.000 ADN endogjene me thyerje me një
fillesë formohen në ditë. Në anën tjetër, vetëm 10-20 ADN me thyerje
dy-fillesëshe formohen gjatë kësaj periudhe. Kjo e thekson rëndësinë e
sinjalizimit të pranisë së ADN së pariparuar me thyerje një-fillesëshe për t’i
riparuar sistemet.
Në reagim të thyerjeve
një-fillesëshe të ADN, ATM vetaktivizohet dhe e transmeton sinjalin në lidhje
me dëmin.
Kjo çon në një vonesë
në replikimin e ADN-së, duke i dhënë qelizës më shumë kohë për t’u riparuar.
Nëse riparimi me kohë
nuk mund të ndodhë, replikimi mbi ADN-të që përmbajnë SSB rezulton në formimin
e DSB-ve të dëmshme, duke e rritur rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Në veçanti, mutacionet
në gjenin e ATM lidhen me ataksi-telangiektazisën (A-T), një sëmundje e rrallë
e trashëguar me simptoma në fëmijërinë e hershme dhe një jetëgjatësi të
shkurtër. Në përgjithësi, ka rreth një rast të dokumentuar në 40,000-100,000
lindje në mbarë botën, dhe rreth 1% e popullsisë së botës e bartin mutacionin
në ATM. Përveç imunitetit dhe neurodegjenerimit, A-T karakterizohet me
ndjeshmëri ekstreme dhe predispozicion ndaj kancerit.
"Tani duam të
kuptojmë se si ATM aktivizohet në reagim të SSB-ve. Kjo punë e ardhshme në fund
do të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja, dhe në një përpjekje për t’i
përmirësuar jetët e atyre që vuajnë nga A-T dhe sëmundjet me fenotip të
ngjashëm", - përmblodhi Svetlana V. Khoronenkova.telegrafi
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.