Cfare shpjegon Harry Box tek Sekretet e Vullnetit
ne te vertete
Cfare eshte
vullneti
Autori I
referohet vullnetit si nje menyre e te vepruarit duke e ndare ate ne vullnet
energjik, te vendosur, te qendrueshem etj. Ne keto cilesi ai flet per te
vepruarit ne menyre te shpejte, te vendosur apo kembengulese si nje vullnet I
duhur per te arritur deshirat ne jete.
Ne fakt libri I
tij flet dhe per crregullimet dhe shume forma te tjera qe vullneti mund te
marre, por si nje natyre ambicioze autori eshte perqendruar me shume ne ate
lloj vullneti qe aplikohet si nje metode per arritjen e suksesit ne jete.
Me poshte do te
flas mbi thelbin qe jepet ne pjesen me te rendesishme te ketij libri, dmth ne
pjesen e semundjeve te vullnetit. Suksesi, pra arritja e cdo gjeje qe
deshirohet, kerkon pune dhe jo pasivitet. Prandaj gjeja me e rendesishme per
suksesin eshte sherimi I cdo semundjeje te vullnetit qe shkakton ate pasivitet
qe I ben njerezit te deshtuar ne jete.
Semundjet e
vullnetit
Shkurajimi: Humbja e
shpreses eshte faktori me I shpeshte qe con njerzit ne pasivitet te trishte.
Shkurajimi ne fakt ka pasoja shume me te medha se kaq, si shkaktimi I
depresionit dhe apatise te cilet mund te shkaterrojne rrenjesisht lumturine e
personave te semure. Prandaj autori jep disa keshilla mbi menyrat e duhura te
reagimit ndaj deshtimeve e gabimeve qe jane te pashmangshme ne rrugen e
suksesit.
Apatia: Keta njerez
jane te deshtuar sepse nuk provojne te arrijne dicka. Dhe ky pasivitet vjen
vetem sepse ata nuk deshirojne te behen dikush, te kene nje nivel me te mire
jetese dhe financiare. Kjo apati mund te shkaktohet edhe nga depresioni, por
autori flet ketu per ate apati qe eshte rrenjosur ne natyren e vete personit.
Prandaj ai keshillon leximin e biografive te njerezve te medhenj. Ky lexim jo
vetem qe I frymezon lexuesit te behen si ata njerez, por I ben edhe entuziast
mbi aktivitete te ndryshme sepse lexuesi do ti lidhe ato aktivitete ne menyre
subkoshiente si rruga e duhur per tu bere si ai person I madh, per te arritur
nje sukses si ai I cili do ti jap dhe atij po te njejtin admirim nga te tjeret.
Pertacia: Pasiviteti qe
vjen nga natyra pertace e cila urren lodhjen ka te njejtin efekt: deshtimin ne
jete. Prandaj Harry box jep keshilla mbi perseritjen e disa xhesteve te
parendesishme qe mund te forcojne dashurine mbi lodhjen dhe mund te jene shkak
I nje energjie edhe per aktivitetet e rendesishme ne te ardhmen.
Pavendosmeria: Ndonjehere
njeriu behet pasiv jo se do ti shmanget me doemos lodhjeve e perpjekjeve, por
sepse thjesht nuk e di se cduhet te ndjeke. Edhe ne rastet kur di disa rruge qe
mund te funksionojne per te arritur dicka, ai nuk eshte I sigurte se cila eshte
rruga me e mire. Kjo pavendosmeri behet keshtu shkak I deshtimit edhe tek
personat inteligjente dhe te afte megjithese ata kane cdo dituri dhe aftesi per
te arritur sukses. Autori perseri thekson se menyra sesi ti ben dicka, behet
menyra sesi ben gjithcka. Prandaj nepermjet xhesteve te vendosmerise ne situata
jo te rendesishme, ai jep ushtrime per te forcuar shpirtin e vendosur qe do te
beje te mundur nje vendosmeri te forte dhe ne udhekryqe shume here me te
rendesishme ne jete.
Mosbesimi ne
vetevete: Kur natyrat ngurruese thone qe duan te arrijne sukses ne dicka, ata ne te
vertete nenkuptojne: “Dua te arrij sukses ne ate gje pa bere asnje gje per te”.
Pa bere asgje nuk arrihet gje, te pakten pa ndonje mrekulli. Prandaj ngurrimi I
tyre I con ne pasivitet te perhershem dhe normalisht ne nje gjendje te
deshtuar. Mirepo keto deshtime te njepasnjeshme pas nje fare kohe arrijne te
bindin trurin e personit se shkaku I deshtimeve te tij nuk eshte ngurrimi, por
paaftesia e tij per te bere dhe arritur gjerat. Keshtu ngurrimit I shtohet dhe
nje factor tjeter qe te con ne pasivitet. Pra personi gabimisht bindet se nuk
eshte I afte, humb besimin ne vetvete. Dhe per te luftuar kto pasoja negative
Harry Box sugjeron autosugjestionin si menyra me e mire per te krijuar bindje
te reja ne subkoshiencen e njeriut. Ama duhet te kuptoni edhe qe nuk mund ta
bindni veten vetem me fjale se jeni te afte per te bere e arritur dicka kur
veprat tuaja ju thone te kunderten gjate gjithe kohes. Prandaj pervec
autosugjestionit duhet ta bindni veten dhe me fakte reale. Dmth te beni dicka,
te arrini dicka qe mund te jete nje prove bindese per veten tuaj se jeni te
afte te arrini.
Paqendrueshmeria: Ne dallim nga
tipat me siper, personat e paqendrueshme nuk jane pasiv. Ata mund te jene shume
aktiv dhe punetore por perseri mbeten ne kategorine e te deshtuarve. Kjo ndodh
sepse ata nderrojne perhere projektet dhe drejtimet e tyre. Heqin dore nga nje
drejtim apo biznes qe kane filluar, hapin nje te ri me shpresen qe kete here ky
project do te rezultoje fitimprures. Por praktika dhe faktet kane treguar se
personat vertete te suksesshem nuk jane ata qe harxhojne gjithe punen e tyre ne
drejtime te ndryshme, por ata qe perqendrohen per nje kohe shume te gjate ne
nje projekt te vetem deri sa ta bejne ate projekt te funksionoje dhe te jape
fitime. Pra ata qe kembengulin deri ne fund. Shume punera mund te paraqiten si
pa fitime megjithese jane rruga e duhur per te arritur shume. Por nese heq dore
nga ajo per te nisur punera te reja pa mbarim, atehere sado aktiv te jesh nuk
do te arrish asgje. Kembengulja eshte ajo qe ka realizuar cdo gje te madhe ne
fakt. Dhe nese do te arrish deshirat e tua duhet te perqendrohesh ne nje
drejtim te vetem. Zbulo nese eshte drejtimi I duhur, nese ke pasionin e duhur,
dhe me pas mos ndrysho drejtim. Do te jete thjesht ceshtje kohe deri sa te relizosh
fitimet e tua ashtu sic i deshiroje.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.