Te lesh nje
pune ne gjysem
Te lesh dicka
pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim
dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje
aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso
shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe
interesin per ate aktivitet aq shpejt.
Cfare te besh
nese humb motivimin ne mes te punes
Nje nga gjerat
qe mund te besh eshte ti ndash projektet e tua te medha ne pjese me te vogla.
Pershembull supozojme se ti duhet te mbarosh se studiuari 100 faqe. Ti vesh
vetes qellim ti mesosh ato 100 faqe mund te te shkaktoje humbjen e motivimit,
sepse progresi prej vetem 1% qe ben per cdo faqe qe lexon eshte shume i vogel,
dhe ti mund ta lesh studimin e librit ne gjysem.
Ne vend te
kesaj me mire ti mund ta ndash gjithe sasine qe ke per te lexuar ne 5 ndarje me
nga 20 faqe, dhe te vesh si qellim te studiosh keto 5 ndarje. Cdo 20 faqe qe ti
do te mbarosh se lexuari do te te motivojne te lexosh akoma me shume, sepse
sapo ke bere nje arritje, te studish 100% ndarjen e pare.
Nje nga shkaqet
e tjera me te medha qe shkakton lenien e puneve ne gjysem dhe humbjen e
motivimit jane besimet fallco, si pershembull: “Jam perpjekur shume por nuk
mund ta arrij ate gje, eshte e pamundur”, ose “Ne kte shtet, apo ne kte moshe
qe jam suksesi eshte i pamundur”. Besimet fallco jane limitues potencial, jane
limitues imagjinare qe ti u ve aftesive te tua personale te cilat te pengojne
te besh dicka me teper sesa ajo qe ti beson se mund ta besh. Kur ne realitet,
ti po jeton nje genjeshter te madhe, sepse ti mund te besh cdo gje qe e beson
se mund ta besh.
Keto besime
fallco mund te vijne si rezultat i povave per disa here dhe deshtimeve te
ketyre provave, megjithate eshte provuar se arritja e cdo gjeje qe ti deshiron
eshte funksion i vetem nje gjeje, numrit te provave, nese ti provon numrin e
duhur te provave me ne fund do ta arrish ate qe do, cfaredo qofte ajo.
Nje arsye tjeter
per lenien ne gjysem te nje aktiviteti eshte humbja e rendesise se atij
aktiviteti, ose renia nga prioritetet. Pershembull supozojme se njerzit te
thone se je shendoshur dhe se duhet te besh ushtrime fizike qe te kthehesh ne
forme. Keto fjale mund te veprojne tek ty si nje motivues negativ dhe mund te
te nxisin te ushtrohesh, por porsa ti te kthehesh ne formen qe ishe, do te
fillosh ta ndjesh veten pak pertac per te shkuar te ushtrohesh, dhe me vone
edhe mund ta lesh fare. Kjo ndodhi sepse te ushtrohesh pasi vjen ne forme humb
si prioritet ne menyren sesi i pe gjerat qe ne fillim.
Dhe ne fund
media mund te luaje nje rol te madh ne rritjen e motivimit tend, ose ne uljen e
ketij motivimi, dhe ajo qe kuptoj me media eshte gjithcka qe ti degjon dhe
studion, duke filluar qe nga muzika qe degjon deri tek filmat qe sheh, cdo gje
qe sheh shkruhet ne subkoshience, dhe sa me shume media motivuese te perdoresh,
aq me shume motivimi do te behet pjese e vetes tende.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.