Nëse po filloni të përjetoni disa ndjenja parehatie në këtë moment të jetës suaj dhe nuk jeni i sigurtë si t’i përballoni, nuk duhet të shqetësoheni. Ky është një proces shumë normal, nëpër të cilin të gjithë kalojnë në jetë. Teksa vazhdoni të rriteni përditë, po kështu bëjnë edhe ndjenjat tuaja. Ndryshimi në përgjithësi është i vështirë.
Përjetoni ëndrra të forta?
Nëse keni filluar të keni ëndrra të çuditshme dhe të papërshkrueshme kohët e fundit, kjo është thjeshtë nënvetëdija juaj që thith gjithë ndryshimin që ka ndodhur në jetën tuaj. Mendja juaj ka një mënyrë zbavitëse për të projektuar mënyrën si ju ndiheni, në ëndrrat tuaja. Mos u shqetësoni për këto ëndrra të çudithsme, ato do të largohen, sa më rehat që ju do të ndiheni me mënyrën e re të jetesës.
Dëshironi që gjërat të ishin njësoj si më parë?
Nëse dëshironi ende që gjërat të ishin si më parë, kjo është më se normale. Të duash të njëjtat ndjenja rehatie që ke pasur më parë, e bën ndryshimin të duket si fundi i botës. Nuk është kështu dhe sado të dëshironi që të ktheheni pas në kohë, ju sërish do ju duhet të mësoheni që të përballoni të njëjtat ndjenja. Merini gjërat gradualisht, ngadalë, dhe do të kuptoni se në fund të fundit, ky ndryshim nuk vjen fare për keq!
Keni frikë nga e ardhmja?
E ardhmja është shumë larg prej jush, edhe në këtë moment të jetës suaj. Mund të mendoni se e ardhmja është diçka që do të sjellë shumë ndryshim, por në fakt duhet të vrisni mendjen vetëm për atë që po ju ndodh në të tashmen. Mos hidhni sytë shumë larg pasi nuk e shihni dot si është e ardhmja. Lër veten të jetë në të tashmen, shihni atë që jeni sot, tani, gjeni gjërat që doni të bëni, dhe ndryshimi do të vijë kur të ketë kohën e vet. Nuk keni pse vrisni mendjen për të ardhmen.
Trishtim i fortë?
Ndoshta ndryshimi në jetën tuaj ishte një humbje e madhe, që po përpiqeni ta lini pas. Të ndiesh një valë të fortë trishtimi mund të të ulë humorin e përgjithshëm, motivimin, dhe pak a shumë gjithçka tjetër. Eshtë normale të lëkundeni pasi të ketë ndodhur diçka drastike. Thjeshtë mos lejoni që të konsumoheni nga dëshpërimi, dhe të futeni në depresion. Edhe me këtë ndryshim të trishtë në jetën tuaj, duhet të vazhdoni të ecni përpara për veten tuaj, për njerëzit që doni, dhe për ata që nuk janë më me ju.
Vini në pikëpyetje miqësitë?
Nëse keni filluar të vini në pikëpyetje miqësitë, duhet të ndalni së menduari në këtë mënyrë. Të mendoni se nuk jeni në gjendje të vazhdoni me marrëdhëniet personale për shkak se diçka ka ndryshuar në jetën tuaj, mund të jetë gjë e pamatur. Mendoni për pasojat përpara se digjni urat. Nëse i prisni ato lidhje, mund të mos i shihni më ata njerëz.
Ndiheni gjithmonë konfrontues?
Ndoshta ndryshimi në jetën tuaj po ju bën shumë më konfrontues në lidhje me gjërat në jetën tuaj. Nuk ka asnjë problem të ndiheni kështu. Nëse keni qenë vërtetë të turpshëm përpara këtij ndryshimi dhe ndieni nevojën që ata që keni përreth t’ju njohin më shumë, atëherë vazhdoni kështu! Të jesh i ndershëm, konfrontues, dhe i guximshëm, kjo u jep njerëzve idenë se jeni gati për këtë ndryshim dhe se nuk jeni të frikësuar nga ajo që do të ndodhë..!
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.