Arvanitasit e ishullit Jo në Greqi
Ishujt e detit Egje dikur përbënin një pjesë të pandarë të sundimit frank në Greqi dhe njëri nga këta është ishulli Jo, i cili banohej nga popullata arvanitase, por me kalimin e viteve shumë familje arvanite për arsye të ndryshëm janë larguar nga ishulli Jo. Me gjithatë sot ka ende familje greke me origjinë shqiptare që jetojnë në këtë ishull të vogël që ka një histori të lashtë interesante. Në ishull janë gjetur enë prej balte që i përkasin shekullit të dytë dhe të tretë para Krishtit. Këto sende të gjetura tregojnë se ishulli Jo ka qenë i banura që në lashtësi.
Nga viti 1207-1566, ishulli Jo, ashtu si dhe ishujt e tjerë të detit Egje, ishin nënsundimin franko-duka vit ku turqit bënë pushtimin e plotë të Greqisë. Shumë herë ishulli pushtohej nga piratët të cilët plaçkitnin, merrnin skllav banorët dhe kështu vendasit u detyruan ta braktisnin ishullin Jo, duke mbetur në shkretim. Ky ishull kishte toka pjellore dhe një bregdet të bukur që piratët e dëshironin aq shumë.
Marko Krispos, vĂ«llai i Joanit tĂ« DytĂ«-DukĂ« i Naksos, bĂ«het zot i ishullit Jo. PĂ«r tĂ« zhvilluar ishullin e braktisur, pĂ«r punimin e tokave pjellore dhe mbrojtjen, sjellĂ« nĂ« ishull arvanitas nga Morea. KĂ«shtu arvanitĂ«t filluan fortifikimin e ishullit dhe punimin e tokave. PĂ«r kolonizimin e ishullit Jo me popullatĂ« arvanite nga Marko Krispos, na njeh Jezuiti P.Robert Sauger, i cili shkruante se: “Marko Krispo ftoi disa familje arvanite nga Morea pĂ«r punimin e tokave pjellore tĂ« ishullit Jo”. KĂ«tĂ« gjĂ« e pohojnĂ« edhe Taurnefort, Paschvon Krienen dhe Hasluch.
Njohuri për kështjellën që ndërtoi Marko Krispos me arvanitët në ishull, na jep udhëtari klerik italian Buondelmonti që udhëtoi ishujve të detit Egje në vitet 1416-1420, dhe murgu italian Cosola. Sipas tyre, banorët ngjiteshin natën nga ultësirat dhe arat, në kështjellë, ku jetonin në kushte të vështira, si kafshët në thark, nga frika e sulmeve të piratëve, shënon murgu Cosola. Banorët arvanitë të ishullit ishin të rrezikuar dhe të frikësuar nga piratët sa që, çdo mëngjes nisnin anës detit disa plaka, për të vërtetuar se ishulli ishte i lirë prej piratëve dhe mandej dilnin të gjithë banorët.
Nga viti 1420 e deri në vitin 1494, kur ishulli Jo, i kaloi Venedikasve ka shumë pak të dhëna për jetën e banorëve arvanitë që ishin në ishull.
Kur e morën Venedikasit ishullin në vitin 1494, ishulli kishte dy kështjella, dhe tok me ishullin tjetër Santorino kishin 800 frymë banorë. Por piratia mbetet të jetë rreziku dhe frika e njerëzve të ishullit.
Më 1517 sundimtari i ishullit Jo, Alvaro Posani vendos 100 dukatë taksë për të shpëtuar plaçkitjes dhe marrjes rob të banorëve nga piratët e ndryshëm. Në vitin 1537-1538 ishulli Jo bie në duar e turqëve, dhe si tronfe ata morrën banorët skllavë duke plaçkitur të tërë ishullin nga pirati turk Hajredin Barbaroza që kishte gradën Admiral i ushtrisë turke. Kështu arvanitasit që u vendosën nga Marko Krispos, u zhdukën të gjithë rreth vitit 1558, kur në ishull erdhën 14 anije piratësh të cilët morën të gjithë banorët arvanitas për skllav dhe ishulli mbeti i shkretë për rreth 20 vjet. Më 1579, turqit dërgojnë në ishullin Jo, popullsi arvanitase nga ishujt e tjerë të detit Egje, si dhe 200 arvanitë nga krahina e Moresë. Këtë të dhënë në vitin 1579 e përcjellë një dorëshkrim që gjendet në Manastirin Hozoviotios në Amargo, që thotë se ishulli Jo u bë përsëri me popullatë arvanite me urdhër mbretëror të admiralit Ali Pashë Uçuk Aliut nën klerikun Pothit të Kritit. Gjithashtu, të gjithë emrat që përmendën në librin e Manastirit nga viti 1579 janë në gjuhën arvanite.
Popullimi i ishullit Jo dhe i ishujve të tjerë të Egjeut me arvanitas është një përpjekje e turqve që kishin dy synime.
a-Duke parë turqit që arvanitasit ishin luftëtarë trima, donin që arvanitët të ishin roje të armatosur që të ruanin brigjet nga sulmet e piratëve, duke u siguruar turqve qetësinë.
b-Arvanitët ishin buqë të mirë dhe turqit donin që këta buqë të mirë të punonin tokat e shkreta të ishujve të detit Egje.
Nga viti 1579 e më pas kemi njoftime të udhëtarëve të ndryshëm për banimin e ishullit Jo me shumicë popullatë arvanitase.
NĂ« vitin 1638 Françesko Lupacoli i drejtohet dorĂ«shkrimit qĂ« ruhet nĂ« Muzeun Britanik ku thuhet: “ka pak vite qĂ« ishulli banohet nga arvanitas me rreth 200 shtĂ«pira dhe se ishulli ka 300 banorĂ«”.
Më 1650 abati katolik Françesko Rikardo përmend se banorët e ishullit Jo, ishin me prejardhje arvanite dhe i përshkruante si mbrojtës burrërorë të ishullit përballë piratëve.
Në vitin 1655 Thevenoti përmend se arvanitët e ishullit Jo, janë luftëtarë të rreptë dhe ruajnë natën të armatosur bregdetit.
Më 1670 jezuiti Robert Sauger thotë se qyteza e vetme e ishullit banohet nga grekë, arvanitë që flasin arbërisht dhe piratë të kombësive të ndryshme. Ato vite ishulli Jo ishte një vend mbrojtës i sigurt, kishte një port të bukur, ku qëndronin rreth 20-25 anije me ushtarë frankë kryesisht, dhe piratë. Ndaj dhe turqit e quanin Malta e vogël ishullin Jo.
Në vitin 1673 ishulli Jo kishte 1000 banorë. Turneforti shënon se rreth vitit 1700, praninë e arvanitëve në ishull dhe i përshkruan si edhe udhëtarët e pare në ishull.
Por në vitin 1779, pasi viziton ishullin Jo, Sonini nuk flet për praninë e arvanitasve në ishull. Mospërmendja e arvanitasve prej Soninit don të thotë se ata e kishin braktisur tashmë gjuhën amtare arvanite për shkak të përthithjes dhe asimilimit gjuhësor. Shkaqet e kësaj dukurie të braktisjes së gjuhës janë:
a-Nga mesi i shekullit XVII bëhet popullimi shkallë-shkallë dhe i vijuar me banorë grekë, të cilët dal ngadalë bëhen shumica e banorëve në ishull.
b-Një pjesë e arvanitëve e njihnin edhe gjuhën greke, sepse ata nuk erdhën në ishullin Jo, nga Shqipëria, por nga Morea.
Siç shihet nga shënimet e shumë udhëtarëve të ndryshëm ishulli Jo ka qenë i banura nga arvanitasti dhe ende banohet sot nga grekë me origjinël shqiptare. Ishulli ju bashkangjit Greqisë së pavarur me dekret protokolli të nënshkruajtur në Londër më 10-22 mars 1829.
Gjer më sot Jotët quheshin opingaxhinj, sepse ata deri vonë mbathnin një lloj opinge. Kjo është dëshmi dhe kujtim i prejardhjes arvanitase të shumë banorëve të ishullit Jo.
Përtej këtyre dëshmive të pranisë së hershme të arvanitëve në ishullin Jo, e vërtetojnë edhe mbiemrat dhe llagapet, e disa toponime dhe disa fjalë arvanite, kryesisht fjalë që ruhen në dialektin lokal të ishullit Jo. Kemi mbiemra si: Leka, Lapi, Kola, Koka, Kali, Gjini, Gjika, Maçe, Boti, Bulmeti, Burri, Rushi, Skipi(Shqipi), Helmi etj. Pra siç shihet edhe nga mbiemrat që mbajnë banorët e sotëm të ishulli kanë kuptimsinë vetëm në gjuhën shqipe.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.