5 gjërat e pazakonta që na ndodhin në gjumë
Ju kanë
ndodhur dukuri të çuditshme në gjumë të cilat ju kanë frikësuar. Mos u trembni,
u ndodhin shumicës së njerëzve dhe për to ka një shpjegim mjekësor dhe
psikologjik.
1.Ndjesia se po rrëzohesh
Ndodh
para se ju bini në gjumë dhe njihet ndry she si “dridhje hipnagogjike”. Gjatë
kohës që ëndërroni, trupi juaj paralizohet, por ndonjëherë mund të filloni të
ëndërroni para se trupi të paralizohet. Ndjesia e rrëzimit është e ngjashme me
rënien nga një shkëmb ose rrëzimin në ajër. Ka më tepër shanse të ndodhë kur
jeni të lodhur, pa gjumë ose të stresuar.
2.Paraliza në gjumë
Ndodh që
të zgjoheni dhe të mos mundeni të lëvizni asnjë muskuj. Kjo dukuri është e
kundërta e ndjesisë së rrëzimit, pasi truri juaj zgjohet para paralizës, që
shoqëron gjumin e thellë. Ju mund të ndieni se nuk mund të merrni dot frymë. Ju
duket sikur një elefant po u qëndron mbi gjoks.
3.Ecja në gjumë
Mund të
ndodh që gjatë natës të largoheni nga shtëpia pa vetëdije. Mjekët thonë se
gjatë ecjes në gjumë, ju zgjoheni vetëm për të lëvizur trupin dhe nuk mund të
kujtoni momentin e ecjes.
4.Të folurit në gjumë
Akademia
Amerikane e Mjekësisë së Gjumit bën me dije se 5 për qind të rriturve flasin në
gjumë. Mjekët thonë se kjo ndodh më së shumti gjatë orës së parë ose të dy të
të gjumit. Në këtë moment trupi juaj po hyn në gjendje të thellë të gjumit, por
muskujt janë ende në tonus për të prodhuar tinguj ose lëvizje që shoqërojnë
ëndrrat.
5.Ëndrra të përsëritura
Ëndrrat e përsëritura mund
të ndodhin me çështje psikologjike të pazgjidhura, të cilat truri po përpiqet
t’i përzgjedhë. Në shumicën e rasteve ëndrrat janë të lidhura me skena nga
ngjarjet e realitetin. Nëse ju kanë grabitur në dyqan, mund ta shihni këtë në
ëndërr disa herë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.