Buzëqeshja,
një ilaç shumë i dobishëm
Buzëqeshja, një ilaç
shumë i dobishëm
‘’Nuk do ta
ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë
pasuritë e botës’’ na thotë poeti Halil Gibran.
Sa dituri është përmbledhur në këto
fjalë! Sa pasuri e pashfrytëzuar! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë
qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme ekonomike, sentimentale, familjare
profesionale dhe aq të tjera, ilaçi më i mirë, jo vetëm për shpirtin por edhe
për trupin thonë ekspertët, është … Buzëqeshja!
Po pse e qeshura është ilaç?
Ose ndryshe …. Nga ah, ah, ah ….. si
do të kalojmë tek …. Ha, ha, ha-ja!!! E megjithatë…
Është vërtetuar shkencërisht, se e
qeshura shëron shpirtin dhe trupin tonë, mbron zemrën tonë, forcon sistemin e
frymëmarrjes, lufton sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave
stresues, meqë çdo gjë që na torturon dhe duket e padurueshme, me të qeshurën
duket … qesharake.
Buzëqeshni atëherë! Fort, me gjithë
zemër, spontanisht… për zemrën tuaj dhe jo vetëm! Buzëqeshja sipas shumë
kërkimeve shkencore:
· Forcon mekanizmin mbrojtës të
trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynë lëshon elektrone imuniteti në hundë
dhe në sistemin e frymëmarrjes, që e mbrojnë nga viruset dhe mikrobet.
· I bën mirë zemrës, pasi zgjerohen
venat gjakmbajtëse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet
sasia e gjakut tek damarët. Ata që kanë pësuar atak, me vetëm gjysmë ore të
qeshur në ditë, ulet shumë mundësia e të përsëriturit të atakut të zemrës.
· Luftojmë stresin, pasi prodhojmë
më shumë endorfina, ‘’hormonet e famshme të gëzimit’’.
· Kapërcejmë lehtë dhimbjet, pasi
hormonet e mësipërme funksionojnë edhe si qetësues.
Vlen te përmendim edhe mendimin e
psikologëve, të cilët na thonë se: ‘’Më trego të qeshurën tënde, të të them se kush
je!’’. Pra konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e
qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.
Janë dakort gjithashtu se e qeshura
ndriçon disa anë të harruara të problemeve tona, përveçse na qetëson. Na tregon
rrugën, na ndez dritën dhe sikur të mos mjaftonin te gjitha këto, për më tepër,
na çlodh !
Buzëqeshni atëherë, ju bën mirë!
Buzëqeshje vs Humor i
keq
Kini kujdes! Humori i keq është një
armik që vendos hije mbi personalitetin tonë. Në të vërtetë, humori i keq është
një tregues i mungesës së paqes shpirtërore, i mungesës së marrëveshjes me
veten tonë.
Është e sigurtë se e qeshura ka aftësinë
për të dhënë gëzim dhe lumturi. Por, për çfarë lumturie e kemi fjalën?
Zakonisht presim nga faktorë të jashtëm të gjejmë gëzimin. GABIM! Filozofia
mijëravjeçare na mëson se njeriu duhet të kultivojë gëzimin brenda vetes së tij
ose me fjalë të tjera na mëson se gëzimi është një gjendje Shpirtërore…..
Mbani mend:
Buzëqeshni akoma edhe në momentet më të
vështira të jetës suaj.
Buzëqeshni pasi jeta tregon bukurinë e
saj nëpërmes përmbysjeve.
Aty ku mendoni se asgjë nuk mund të
shkojë më keq, kini parasysh se buzëqeshja mund të ndryshojë të dhënat.
Sepse nëse arrijmë të buzëqeshim me
diçka, sado e vështirë të jetë, mund edhe ta kapërcejmë
Buzëqeshni pasi jetë pa vdekje dhe
vdekje pa jetë nuk mund të ekzistojë. Këtë e quajmë Rilindje!
Buzëqeshni dhe buzëqeshja juaj do të
dëgjohet.
Për këtë pra…
Të gjejmë motivet, në mënyrë që çdo ditë
që fillon të jetë një festë. ‘’Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e
humbur’’.
Le të zgjohemi me gëzim dhe entuziazëm.
Le të karikojmë bateritë tona me
energji.
Le të sjellim në sipërfaqe fëmijën që
mbajmë brenda nesh.
Të buzëqeshim shpesh, sidomos me veten tonë.
T’u përgjigjemi sfidave të jetës me vendosmëri.
Të shfaqim dashurinë tonë më shpesh.
Duhet të ‘’marrim frymë’’ periodikisht, të qetësohemi disa minuta, jo vetëm
nga ana fizike, por sidomos nga ana psikologjike dhe mendore.
"Mbaj mend se jeta të përket dhe mund të ndryshish gjithcka.Dhe prapë nëse nuk arrin të ndryshosh realitetin,atëherë ndrysho syrin me të cilin e shikon këtë realitet"N.Kazantzakis
A e dini këtë?
* Mesatarisht, një i
rritur qesh rreth 6.205 herë në vit. Kjo do
të thotë se ai qesh rreth 17 herë në ditë. Nuk është shumë. Fëmijët qeshin
mesatarisht rreth 40 herë në ditë! Këtu duhet të rikujtojmë fjalët e ekspertëve
që thonë: ‘’Nuk pushon së qeshuri se po plakesh. Por plakesh sepse po
pushon së buzëqeshuri’’ M.Pritçhart
* Sigurisht, çdo moshë qesh me gjëra të ndryshme: fëmijët me surprizat që
në moshën e tyre janë të shumta, adoleshentët me temat tabu dhe me satirën e
prindërve dhe të mësuesve, dhe të rriturit me lojërat verbale, satirën dhe nëse
jemi të pjekur mjaftueshëm, edhe me vetë veten tonë.
* Një burrë që qesh fort, nxjerr frymën e tij nga mushkëritë me një
shpejtësi që arrin 100 km në orë!
* Shoqëria nuk është e detyrueshme për të qeshur, por është vënë re se
qeshim më tepër me të njëjtën shaka, nëse ajo bëhet në praninë e të tjerëve.
Gjithashtu, qeshim mesatarisht 30 herë më tepër kur jemi me shoqërinë se sa kur
jemi vetëm.
* E qeshura nuk është vetëm një privilegj njerëzor (mjaft kafshë sikur
brejtësit dhe majmunët qeshin). Por vetëm njeriu mund të dallojë
përdorimet e ndryshme të së qeshurës: qeshim në mënyrë agresive, sarkazëm,
erotikisht, miqësisht, në mënyrë mbrojtëse (për të larguar stresin).
* Grekërit e lashtë besonin se Gelondi (i qeshuri) së bashku me Pasionin
dhe Kënaqësinë, ishin dhurata të Perëndeshës Afërditë kundrejt njerëzve.
* Likurgu kishte ndërtuar një tempull në Spartë, ku adhurohej Gelondi (I
qeshuri). Tempulli i Gelondit, ekzistonte gjithashtu edhe në qytetin e
Thesalisë. Madje, një herë në vit organizoheshin lojëra atletike publike në
nder të tij.
* Hipokrati besonte në vlerën kuruese të së qeshurës!
Le të vendosim pak gëzim tek gjithçka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të
shëndoshë të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja
është transmetuese!
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.