Që nga momenti që vijmë në jetë ashtu si edhe deri
atëherë kur jemi gati të lëmë praninë tonë fizike nga kjo botë,
dhimbja shfaqet me shumë mënyra. Dhimbja është gjithmonë një
humbje.
Për trupin: dhimbje mund të
jetë humbja e shëndetit dhe ky disekuilibër natyral shprehet
në dhimbje të ndryshme që zakonisht burgosin vëmëndjen dhe ndërgjegjen tonë.
Për Psikinë (botën Psikologjike): dhimbja
bazohet në humbjen e një ndjenje ( si për ato që ndjejmë ne, por edhe sidomos
për ato që marrim nga persona të tjerë). Megjithatë, le të lëmë të tjerët
të na duan dhe të na lënë ti duam. Disa shembuj mbi humbjen e ndjenjave:
Humbja e besimit tek dikush apo
dicka
Humbja e perspektivave që filluan
por nuk mbaruan
Humbja e besimit tek vetvetja, që
shprehet si frikë për përballimin e situatave të vështira por madje edhe ato të
lehta.
Dhimbja që krijohet nga humbja e
personave të dashur apo sendeve të cmuara.
Gjithashtu , të gjitha ato
emocione që përfaqsojnë humbjen e dickaje që besonim ose shpresonim se
zotëronim.
Për Mendjen: dhimbja vjen
si rezultat i mungesës se kuptimit nga njerëzit përreth. Kur mendja
mbyllet, bllokohet dhe nuk e kupton rëndësinë e rrethanave, kështu që
vuan. Kur mendja nuk është trajnuar dhe nuk ka mjetet për të
konceptuar shkaqet e jetës, vuan. E njëjta gjë ndodh edhe kur
mëndja është pak e trajnuar apo e kultivuar pak. Nëse bllokohet
gjatë përpjekjes për të arritur në thellësi të gjërave, rezultati është i
njëjtë, Dhimbje.
Dhimbja gjithashtu krijohet edhe kur vërtetojmë se
ndjekim ide të gabuara ose veprojmë me kritere të gabuara. Edhe kur
kuptojmë se kemi një imazh të gabuar për veten tonë dhe se në të vërtetë
nuk jemi ai/ajo që ëndërrojmë se jemi.
Ndalimi i dhimbjes
Është e mundur që dhimbja të mos mbarojë
kurrë plotësisht, pasi ndodhemi në një rrugë zhvillimi përparuese
dhe meqënëse përparojmë ngadalë, gjithashtu edhe dhimbja shuhet ngadalë, por jo
krejtësisht. Zhdukja e saj gjëndet në një nivel clirimi shpirtëror, që
për ne është shumë larg tani për tani. Ajo që duhet dhe mund të bëjmë , është
të fillojmë të kufizojmë shkaqet që e krijojnë dhimbjen.
Për këtë nevojitet ti shikojmë gjërat më një
mënyrë të qetë, inteligjente dhe objektive. Duhet të shikojmë veten tonë nga
jashtë, për të vlerësuar realitetet e tij, të cilat përndryshe do
të na preukopojnë aq shumë sa do të na bëjnë të verbër, në mënyrë
që të mos tju japim emër dhe përkufizim. Nëse dikush nuk shikon gjërat,
si hap i parë, është e pamundur të kërkojë ndalimin e dhimbjes.
Si hap i dytë, duhet të kërkojë zgjidhje për
të arritur tek motivet që na udhëheqin drejt dhimbjes. Gjithcka ka një
zgjidhje, pak apo shumë të mirë. Por nëse dkush nuk ka Vullnetin për ta
kërkuar dhe aq më tepër për të zbatuar zgjidhjet, dhimbja do të
qëndrojë . Dhe jo vetëm do të qëndrojë, por edhe do të na bëjë të
akuzojmë faktorë të jashtëm për atë që ne nuk guxuam të përballonim.
Rrugët për eliminimin e dhimbjes
Këto rrugë na i jep Filozofia Budiste, e cila me ‘’
Rrugën e Madhe’’ apo ‘’Udhën Fisnike Tetëshe’’, na ofron hapat të
cilët mund të përdorim, pasi sipas kësaj filozofie gjithcka është në
dorën tonë, pa u nevojitur për të ndjekur fenë, por vetëm duke u menduar.
Opinionet e drejta duhet të jenë
puna jonë e përditshme për të dale nga padituria dhe për të arritur gradualisht
drejt diturisë. Nje gjë të tillë gjithashtu këshillonte edhe Platoni.
Opinionet tona do të jenë cdo herë e më të drejta sa më shumë ti
largohemi subjektivitetit, nga arroganca e bindjeve tona që i konsiderojmë si
më superiore nga ato të të tjerëve, nga dëshira për të pasur gjithmonë të
drejtë. Përkundrazi, duhet të bazohemi tek doktrinat e të diturve, në këshillat
e tyre që janë të mbushura me përvojë dhe në vizionin e pastër që ata na
ofrojnë.
Synimet e drejta fillojnë nga
një ideal i pastër për Jetën, nga disa principe që mund të shëndërrohen në
objektiva. Nëse do të kemi një ideal si burim frymëzimi, kemi mundësinë
për të drejtuar në mënyrën e duhur synimet tona. Me pak fjalë: le të
zëvëndësojmë egoizmin me bujarinë.
Veprimet e drejta do të jenë
pasojat logjike të ideve ose opinioneve të drejta dhe të synimeve bujare. Këtu
duhet të shtohet , në mënyrë të pakthyeshme, vullneti për të vepruar.
Fjalët e drejta na detyrojnë
të mendohemi përpara se të hapim gojën dhe të flasim. Në vend që të themi të
parën gjë që na thonë emocionet (dhe jo domosdoshmërisht idetë), duhet të
llogarisim rezultatin që mund të krijojnë fjalët tona. Duhet te jetë e
qartë nëse duam të komunikojmë me të tjerët apo nëse thjesht duam të bisedojmë
dhe të mbushim heshtjen me zëra bosh.
Mjetet e drejta të jetesës nënkuptojnë
një sjellje etike. Të gjithë duhet të punojmë për të jetuar. Kjo,
pavarësisht atyre që thuhen për të kundërtën , është një ligj i mrekullueshëm i
ekzistencës që na mban aktivë dhe na bën të zhvillohemi si brënda ashtu edhe
jashtë vetes. Por nuk ndodhen të gjitha punët në lartësinë e dinjitetit
filozofik. Nuk i referohemi punëve modeste, por atyre që
ofendojnë dinjitetin njerëzor nën mijra fytyrat e korrupsionit. Dhe janë
të drejta gjithashtu mjetet e jetës që janë pikërisht ato : mjete dhe jo
objektiva që thithin të gjithë ekzistencën njerëzore.
Përpjekja e drejtë konsistohet në
përdorimin e energjive tona, pa i shkuar dëm, por edhe pa qënë si ai kurnaci që
nuk do të sakrifikojë dicka, ose do të sakrifikojë sa më pak të jetë e mundur.
Përpjekja është e drejtë atëherë kur drejtohet drejt objektivave që janë zgjedhur
si më të mirët dhe kur nuk kufizohet në përpjekjen më të vogël, por përkundrazi
në përpjekjen më të madhe që mund të ofrojmë. Ai që përpiqet të japë dhe të
bëjë në maksimum, zgjeron kufinjtë e aftësisë së tij. Sa më shumë të përpiqet,
aq më shumë mundet.
Vëmëndja e drejtë është një
qendër drite ku mblidhen përjetimet tona, gjë që na jep rregull dhe pastërti në
ndërgjegjen tonë. Mjafton të themi, duke përmbledhur se, Vëmendja është
Fuqia e Ndërgjegjes.
Përqëndrimi i drejtë konsiston në
të qënit gjatë pjesës më të madhe të ditës (si edhe të jetës) në boshtin tonë
të brëndshëm, në qëndrën tonë, duke eliminuar gradualisht ngjitjet dhe
zbritjet e ndërgjegjes, që vijnë si rezultat i ndryshimeve emocionale dhe
mendore. Kjo është përpjekja e drejtimit të shprehjeve të Shpirtit dhe
veprimeve të trupit drejt Unit (vetvetes) tonë të vërtetë.
Cfarë të bëjmë ndërsa përpiqemi
të kapërcejmë dhimbjen?
Të mos ‘’paralizohemi’’ në
të: Të mos presim se dhimbja do të zhduket krejtësisht për të vazhduar
veprimet tona dhe as mos të shtyjmë të tjera, më të reja dhe më të mira.
Duhet të mësojmë të ecim duke marrë dhimbjen për dore, pa i kushtuar
shumë vëmëndje. Vëmëndjen tonë duhet ta drejtojmë drejt mjeteve që do të na
lejojnë ta eliminojme krejtësisht dhimbjen.
Të mos bëhemi të padurueshëm: nëse dhimbja
bëri shumë kohë të vendosej në Psikinë (botën psikologjike) tonë,
gjithashtu nevojitet kohë e konsiderueshme – jo kaq shumë – për të dhënë
një kalim pastrimit dhe clirimit nga ajo. Le të zhvillojmë një durim
aktiv, një durim që nuk do të pushojë së punuari për detyrimet e tij.
Të mos biem në emocione apo ide
nënvlerësuese: Në vënd që të nënvlerësojmë veten tonë, le
të përpiqemi të dalim nga burimi i errët i dhimbjes dhe të vëmë të gjithë
vullnetin tonë për këtë. Kështu do të zgjerohet vetëvlerësimi. Ai
që dorëzohet dhe braktiset në dhimbje, nuk do të mund të djehet mirë me
veten e tij.
Të mos nxehemi: Të mos
akuzojmë të tjerët dhe as të mos lejojmë që të bie sipër tyre gjëndja
negative e dhimbjes. Më mirë të përpiqemi të tregojmë gëzimin e betejës që kemi
filluar në mënyrë që të mund të vazhdojmë.
Dhe mbi të gjitha të këmi parasysh faktorët e
shumtë që na japin kënaqsi, që na japin gëzim dhe entusiazëm, dobitë e shumta
që jeta na ka dhënë, pa qënë mosmirënjohës me Fatin dhe dhuratat që
marrim. Nuk ekziston asnjë njeri që nuk ka asgjë, vetëm nëse ka mbyllur
krejtësisht shqisat e tij të brendshme kundrejt cdo realiteti.
Por cështja nuk është kjo. E rëndësishme është të
duam Jetën dhe shanset që ajo na ofron. Dhe nëse ndonjeherë na bëjnë të vuajmë,
le ti zëvëndësojmë hijet me dritë. Ky është kuptimi i zhvillimit.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.