David
Steindl-Rast
Dëshironi të jeni të lumtur? Jini mirënjohës
Eshtë dicka që ju
dini për mua, dicka shumë personale, dhe
është dicka që di për
secilin prej jush, që
është në qëndër të shqetësimeve tuaja. Eshtë
dicka që ne të gjithë e dimë për
cdokënd që takojmë kudo në botë, në
rrugë, që
është shumë nxitës në
cfardo që bëjnë dhe me
cdo gjë që merren dhe
ajo është se të gjithë ne dëshirojmë
të jemi të lumtur. Në
këtë, jemi të gjithë së bashku. Si e
imagjinojmë ne lumturinë tonë, që
dallon nga ajo e tjetrit, po
është shumë që ne e kemi të përbashkët, që të
gjithë ne dëshirojmë të jemi të lumtur.
Tema ime është mirënjohja. Si
është lidhja në mes lumturisë
dhe mirënjohjes. Shumë
njerëz do të thoshin, është shumë e lehtë. Kur je
i lumtur, je mirënjohës. Por
mendoni edhe njëherë. A
është e vërtetë që njerëzit e lumtur janë mirënjohës? Ne të
gjithë e dimë një numër njerëzish që
kanë gjithcka që duhet për të qenë të lumtur, dhe
ata nuk janë të lumtur, sepse
ata dëshirojnë dicka tjetër ose
dëshirojnë të kenë me shumë nga ajo gjë. Ne të
gjithë i njohim njerëzit të
cilët kanë shumë fatkeqësi, fatkeqësi
që ne për veten tonë nuk do ti kishim dashur, dhe
ata janë thellësisht të lumtur. Ata
rrezatojnë lumturi. Ju jeni të befasuar. Pse?
Sepse ata janë mirënjohës. Pra nuk
është lumturia ajo që na bën mirënjohës. Eshtë
mirënjohja që na bën të lumtur. Nëse
mendoni se është lumturia ajo që ju bën mirënjohës, mendohuni
prapë. Eshtë
mirënjohja që ju bën të lumtur.
Tani, ne mund të pyesim, çfarë
kuptojmë në të vërtetë me mirënjohje? Dhe si
funksionon? Kërkoni
prej përvojës tuaj. Të
gjithë e dimë nga përvoja se si shkon. Ne
përjetojmë dicka që ka
vlerë për ne. Na
jepet dicka që ka vlerë për ne. Dhe
vërtet na dhurohet. Këto
dy gjëra duhet të vijnë bashkë. Duhet
të jetë dicka e vlefshme, dhe
një dhuratë e vërtetë. Nuk e
ke blerë. Nuk e ke merituar. Nuk e
ke shkëmbyer atë. Nuk ke punuar për të. Vetëm
të është dhënë. Dhe
kur këto dy gjëra bashkohen, dicka
që është shumë me vlerë për mua dhe e
vërej që më është falur, atëherë
mirënjohja në zemrën time, rritet
spontanisht, lumturia
në zemrën time, rritet spontanisht. Kjo
është mënyra si ndodh mirënjohja.
Celsi në gjithë këtë është se ne nuk
mund të përjetojmë këtë gjë shpesh. Nuk
mund të kemi vetem përvoja mirënjohjeje. Ne
mund të jemi njerëz mirënjohës. Ceshtja
është të jesh mirënjohës. Dhe si
mund të jemi mirënjohës? Duke
përjetuar dhe u bërë të vetëdijshëm që cdo
moment është një dhuratë, sic themi. Eshtë
dhuratë. Nuk e keni merituar. Nuk e
keni shkaktuar në ndonjë mënyrë. Nuk keni
asnjë mënyrë të siguroheni se do të ketë një
moment tjetër që do t'u jepet, dhe
ende, ajo është gjëja më e vlefshme që
mund të na jepet ndonjëherë, ky
moment, me gjithë atë mundësi që përmban. Nëse
nuk e kemi këtë moment, nuk do
të kishim asnjë mundësi për të bërë ndonjë gjë ose
për të përjetuar dicka, dhe ky
moment është dhuratë. Eshtë
një moment i dhënë, sic themi.
Ne themi dhurata brenda dhuratës është
me të vërtetë mundësia. Ajo
për të cilën je aq mirënjohës për këtë mundësi, jo
asaj që të është dhënë, sepse
nëse ajo do ishte diku tjetër dhe
s'do të kishe mundësi për ta shijuar, për të
bërë dicka me të nuk do
të ishe mirënjohës për të. Mundësia
është dhurata në cdo dhuratë, dhe
kemi këtë thënie, mundësia
troket vetëm një herë. E pra,
mendoni mirë. Cdo
moment është një dhuratë e re, përsëri e përsëri, dhe
nëse e humbni mundësinë e këtij momenti, do të
vijë një moment tjetër, dhe një tjetër. Ne
mund të kemi dobi nga kjo mundësi, ose
mund ta humbim, dhe
nëse e marrim dobinë e mundësisë, është
celësi drejt lumturisë. Mbajmë
celësin kryesor për lumturinë në
duart tona. Cdo
moment, ne
mund të jemi mirënjohës për këtë dhuratë.
A do të thotë kjo se ne
mund të jemi mirënjohës për cdo gjë? Sigurisht
që jo. Nuk
mund të jemi mirënjohës për dhunën, luftën, për
shtypjen, për shfrytëzimin. Në
nivelin personal, ne nuk mund të jemi mirënjohës për
humbjen e në shoku, për pabesi, për
humbje të madhe. Por
unë nuk thashë se mund të jemi mirënjohës për cdo gjë. Thashë
se duhet të jemi mirënjohës në cdo moment të dhëne për
mundësinë, edhe
kur jemi përballë me
dicka që është shumë e vështirë, ne
mund të shrytëzojmë këtë rast dhe
t'i përgjigjemi mundësisë që na është dhënë. Nuk
është aq keq sa duket. Në të
vërtetë, kur e shikoni atë dhe e përjetoni, e
gjeni se në shumicën e kohës, ajo që na është dhënë është
mundësia për të shijuar dhe
neve na mungon ajo vetëm sepse ne
nxitojmë gjatë jetës dhe
nuk ndalemi për ta parë mundësinë.
Por
nganjëherë, dicka shumë e vështirë na është dhënë, dhe
kur na ndodh kjo gjë e vështirë, është sfidë për tu ngritur tek ajo mundësi, dhe
ne mund të ngrihemi duke mësuar dicka, që
ndonjëherë është e dhimbshme. Të mësosh durimin, për shembull. Na
është thënë që rruga drejt paqes nuk është një sprint por
është më shumë si një maratonë. Duhet durim. Eshtë e vështirë. Mund
të jetë që të luftosh për mendimin tënd, të
luftosh për bindjet e tua. Eshtë një mundësi që na është dhënë. Të
mësojmë, të vuajmë, të luftojmë, të gjitha këto mundësi na janë dhënë, por
ato janë mundësi, dhe ata që përfitojnë nga
këto mundësi janë ata të cilët ne i admirojmë. Ata
nxjerrin dicka nga jeta, Dhe ata që dështojnë kanë edhe një tjetër
mundësi. Na vjen gjithmonë mundësi një tjetër. Kjo
është pasuria e mrekullueshme e jetës.
Pra
si mund ta gjejmë një mënyrë që ta kontrollojmë këtë? Si
mundet secili prej nesh ta gjejë një mënyrë për
të jetuar me mirënjohje, jo të jemi mirënjohes vetëm një herë, por
cdo moment të jemi mirënjohës. Si mund ta bëjmë? Eshtë
një mënyrë shumë e thjeshtë. Eshtë aq e thjeshtë sa është ajo që na është
thënë kur ishim fëmijë kur mësuam si ta kalojmë rrugën. Ndal.
Shiko. Ec. Kjo është e tëra. Por
sa herë ndalemi? Ne nxitojmë gjatë jetës. Ne nuk ndalemi. Ne e
humbim mundësinë për shkak se nuk ndalemi. Ne
duhet të ndalemi. Duhet të qetësohemi. Dhe
duhet të ndërtojmë sinjale të ndaljes në
jetët tona.
Kur isha në Afrikë disa vjet më parë dhe
pastaj u ktheva, e vërejta ujin. Atje
ku isha unë në Afrikë, nuk kisha ujë të pijshëm. Cdo
herë që e hapja rubinetin, tronditesha. Cdo
herë që ndezja dritën, isha shumë mirënjohës. Më bënte shumë të lumtur. Por
pas një farë kohë, kjo ndjenjë zhduket. Prandaj
vendosa disa ngjitse në celësin e dritës dhe
në rubinetin e ujit, dhe sa herë e ndezja, ujë. Pra
lërjani këtë imagjinatës. Mund të gjeni cfarëdo që funksionon më e mirë për
ju, por na duhen shenja ndalese në jetën tonë. Dhe
kur ndalon, gjëja tjetër është të shikosh. Ti
shikon. Ti i hap sytë. I hap veshët. E hap hundën. I hap
të gjitha shqisat e tua për këtë pasuri të mrekullueshme që na është
dhënë. Nuk ka ndonjë fund, dhe
kjo është jeta, të shijosh atë që të është dhënë.
Dhe më pas ne mund ti hapim zemrat tona, për
mundësitë, dhe për mundësitë për të ndihmuar të tjerët, për
ti lumturuar të tjerët, sepse asgjë nuk na bën më të lumtur sesa
kur të jithë të jemi të lumtur. Dhe kur i hapim zemrat për mundësitë, mundësitë
na ftojnë për të bërë dicka, dhe kjo është e treta. Ndalo,
shiko dhe shko dhe bëj vërtet dicka.
Ajo që mund të bëjmë është cfarëdo
që të ofron jeta në atë moment. Shpeshherë është mundësia për ta shijuar, por
nganjëherë është dicka më e vështirë.
Po cfardo që të jetë, nësë e marrim këtë mundësi, e përdorim atë, jemi krijues, këta janë njerëzit krijues, dhe ajo ndalo, shiko, shko, e vogël është një farë e fuqishme që mund të revolucionalizojë botën. Sepse ne na duhet, ne jemi në atë
moment në mes të një ndryshimi të
ndërgjegjes, dhe do të jesh i befasuar nëse ti-- gjithmonë habitem kur dëgjoj sa
herë kjo fjalë "mirënjohje"
përmendet. Gjithkund e gjen, një linjë ajrore mirënjohëse, një
restorant mirënjohës , një
kafe mirënjohjëse, një verë që është mirënjohëse. Po, kam parë bile dhe një letër
higjienike marka e të cilës quhet Falemnderit.
(Të qeshura) Eshtë një valë e mirënjohjes sepse njerëzit po e vërejnë se sa e
nevojshme është kjo dhe si
mund ta ndryshojë botën. Mundet
ta ndryshojë botën tonë në
mënyra jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse nëse je mirënjohës, nuk je i
frikësuar, dhe nëse nuk je i frikësuar, nuk je
i dhunshëm. Nëse je mirënjohës, reagon nga një
sens i bollëkut
dhe jo nga një
sens pamjaftueshmërie, dhe
dëshiron të shpërndash. Nëse
je mirënjohës, ti je duke shijuar ndryshimet ndërmjet njerëzve, dhe je i respektueshëm ndaj
gjithkujt. Kjo e ndryshon këtë piramidën e
fuqisë nën të cilën ne jetojmë.
Dhe nuk e
bën për barazi, por e bën për respekt të barabartë, dhe
kjo është e rëndësishmja. E ardhmja e botës do të jetë një rrjet, jo
piramidë, jo piramidë e kthyer përmbys. Revolucioni
për të clin po flas është një revolucion jo i dhunshëm dhe
nuk është kaq revolucionar që e revolucionalizon cdo
koncept të një revolucioni, sepse një revolucion normal është kur
një piramidë fuqie kthehet përmbys dhe ata që ishin në fund janë në maje dhe
bëjnë po të njejtën gjë që të tjerët e bënë më parë. Ne na
duhet është një rrjet i grupeve të vogla, grupe
sa më të vogla që e njohin njëri tjetrin, të
cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin, dhe
ajo është një botë mirënjohëse.
Një botë
mirënjohëse është një botë me njerëz të lumtur. Njerëzit
mirënjohës janë njerëz të lumtur, dhe njerëzit e lumtur, sa më
shumë njerëz të lumtur të kemi, aq më shumë do të kemi një botë të lumtur, Ne
kemi një rrjet për të jetuarit me mirënjohje, dhe
është rritur me shpejtësi. Ne nuk mundëm ta kuptonim pse u rrit me
shpejtësi. Kemi një mundësi që njerëzit të ndezin një qiri kur
ata janë mirënjohës për dicka. Dhe janë ndezur 15 milion qirinj në
një dekadë. Njerëzit janë bërë të vetëdijshëm që
një botë mirënjohëse është një botë e lumtur, dhe
të gjithë e kemi mundësinë nga një ndal, shiko, shko e thjeshtë ta
transformojmë botën, ta bëjmë një vend të lumtur. Dhe
kjo është ajo që shpresoj për ne, dhe nëse kjo ka kontribuar sadopak për
të bërë që edhe ju të dëshironi të bëni të njejtën gjë, ndalo,
shiko, shko.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.