Ciceroni,Kamarieri i Ambasadorit
Në këtë histori L.Mojzish,ish punonjës i
shërbimit të fshehtë gjerman,i cili gjatë luftës së dytë botërore kish shërbyer
në ambasadën gjermane në Ankara,tregon se si në fund të vitit 1943 me të hyri
në lidhej kamarieri i ambasadorit anglez,shqiptar me kombësi,dhe i propozoi t’i
shiste gjermanëve për shuma të konsiderueshme dokumente sekrete nga kasaforta e
shefit të vet,të cilat do ti fotografonte.
Në librin,nga është shkëputur tregimi i
mëposhtëm,autori rrëfen midis të tjerave,se Cciceroni(ky qe pseudonimi i
shqiptarit) pas një farë kohe nuk mund t’i jepte më gjermanëve informata të
vlefshme dhe i kallte materiale pak të rëndësishme,vecse gjithnjë me cmim të
lartë.
Kur shkruhej libri,Mojzish ende nuk e
dinte ,se shkaku i vërtetë,që shqiptari e kish humbur burimin e të dhënave
serioze,lidhej me faktin,që ambasadori gjerman Franc fon Papen,për shkak të
cmimit të lartë të informacionit,të ofruar nga Ciceroni,njoftoi për këtë në
Berlin.Telegrami i ra në dorë Ribentropit po ai tërhoqi edhe vëmendjen e
protagonistit të tregimit të mëparshëm,Xxhorxh Vudit,i cili na dërgoi kopjen e
telegramitnë fillim të vitit 1944.
Mmeritat kryesore e Vudit qëndronte në
faktin,që ai e vlerësoi drejt rëndësinë e këtij dokumenti për aleatë.
Kopjen e telegramit unë ia dërgova
menjëherë kolegut tim në Bernë,i cili ia bëri të njohur përmbajtjen e tij
ministrisë së punëve të jashtme të Britanisë së Madhe.Kuptohet vetiu që unë i
paraljmrova anglezët të vepronin në mënyrë të tillë,që burimi im i
informacionit të mos pësonte.
Një inspektim i ambasadës angleze në
Ankara kishte karakter rutinë,por gjithësesi u morën masat e nevojshme për
ruajtjen e materialeve sekrete,si rezultat i të cilave Ciceroni u ndodh jasht
loje.
Kjo histori kishte një vecori
tjetër:gjermanët e paguan Ciceronin me funta sterlina fallco.Pas luftës ai
provoi të merrte ”honorarin” e vet nga qeveria demokratike,por …më kot….
Ilaz Bazna(1905-1970)-shqiptari që
bashkpunoi me gjermanët nën pseudonimin CICERON.Gjatë luftës së dytë punoi në
Ankara si shofer i sekretarit të parë të ambasadës angleze,pastaj kamarier i
ambasadorit.1943 deri 1944 i ka dhën
zbulimi gjerman dokumente tepër sekrete nga rezidenca e ambasadorit,për cka
mori 300 mijë funte sterlina (kryesisht kartmonedha fallco).Më 1944 u
zhduk.Vuajti dënimin me burg për përdorim parash të reme.Më vonë punoi roje
nate në Mynih.Më 1962 botoi librin ”Unë,Ciceroni”….
E marur nga libri: Asët e spiunazhit , Allen
Dulles ish-drejtor i CIA-s
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.