Dhjetë organizatat sekrete që
supozohet se sundojnë botën
Ritualet e
tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me
qëllime relativisht realiste - politike apo fetare - insistimi i tyre në
mistikë dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumërta dhe
teorive të konspiracionit. Telegrafi ju sjellë listën e organizatave që
cilësohen si më sekretet dhe më me ndikim në botë.
1. Grupi
Bilderberg
Grupi
Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë - sipas definicionit - por vepron nën
vellon të fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme
konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen
për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botës, bankierët,
ekonomistët dhe manjatët e mediave.
Shoqëria
është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave
antiamerikane pas Luftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë
për mirëkuptimin e ndërsjellë mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre
nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi
është plot me roje të armatosura - madje i mbushur edhe me aeroplanë luftarakë
- për çka hasin në kritika të ashpra.
2.
Iluminatët
Illuminatët
janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në
Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besëtytnitë, paragjykimet, ndikimet
fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim
të femrave dhe barazi gjinore.
Që nga
themelimi i shoqatës thonë se iluminatët kanë shkaktuar fatkeqësi dhe kriza
ekonomike. Ata cilësohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez.
Zyrtarisht u
shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo "shuarje"
i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me
qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror. Teoricienët konspirativë thonë
se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët
amerikanë.
3. Shoqëria
Thule
Për shumë
organizata të fshehta dyshohet se kanë qëllime të këqija, por këtë Shoqëria
Thule ashiqare e dëshmoi.
E themeluar
në Munih në vitin 1918, merrej me okultizëm, ndërsa shpejtë transformohen në
një organizatë që ka promovuar ideologjinë e racës ariane me qëndrime raciste
ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.
Në vitin
1919 themeluan një organizatë politike të quajtur Partia e Punëtorëve të
Gjermanisë, anëtar i së cilës u bë edhe Adolf Hitleri. Anëtarët e Shoqërisë
besonin se gjermanët vijnë nga super-raca e Atlantidës, se Hitleri është
shpëtimtar i shumëpritur, ndërsa sugjeruan svastikën si simbol dhe
përshëndetjen "Sieg Heil" (për njeriun e mirë).
4. Asasinët
Asasinët (të
varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë
vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët
shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdorën taktikat guerile kundër
armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike.
Sipas
legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqësit e armikut
shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastëk dhe me mesazhin për
ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran - Alamutin. Rendin aty e
themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.
5. Masonët
Një nga
organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri
e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre
datojnë që në shekullin XIV. Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazëri e
njerëzve të të njëjtave ide filozofike, përfshirë besimin në një qenie supreme.
Çdo anëtar i
ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë te
mjeshtri. Anëtarët kanë rregulla të veçanta për përshëndetje reciproke,
përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masonë ishin Gëte, Ataturku, George Washingtoni...
6. Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)
Iniciatori
shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri
dhe në mistikën lindore. Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO
u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë
anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji
Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet - bëhet nga dashuria. Ritualet
përfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me murgesha të
zhveshura... Veprimet e tjera bizare përfshijnë adhurimin e organit seksual
mashkullor dhe "magjinë" e masturbimit.
7. Kalorësit
Tempullarë
Kalorësit
Tempullarë ishin një nga rendet e para më të njohura të ushtarëve të krishterë
të Evropës, misioni i të cilëve ishte të përhapin besimet e tyre fetare. Rendi
lindi më 1118, ndërsa shërbimet ia ofronin mbretit Baldwin i II-të të
Jerusalemit. Ata ishin betuar se do ta mbrojnë qytetin kundër të gjithë armiqve.
Pas rënies së Akrës, më 1291, kthehen në Evropë, ndërsa shkatërrohen
përfundimisht në shekulli XIV nga mbreti i Francës.
9. Ku Klux
Klan
Organizata
raciste amerikane, e njohur për dhunën e saj ekstreme, në kulmin e fuqisë
përbëhej prej rreth katër milionë anëtarëve. Edhe sot është shumë aktuale, por
vepron në fshehtësi. Ata avokojnë superioritetin e racës së bardhë,
antisemitizmin, racizmin, antikomunizmin dhe homofobinë. Në historinë e saj
kanë bërë kryer vrasje të zezakëve dhe shumë djegie e shkatërrime, ndërsa thonë
se është e pashmangshme lufta racore. Anëtarësia është zvogëluar në mënyrë
drastike gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të përfshirjes së anëtarëve
të shquar të organizatës në krime të ndryshme, si dhe mbështetjen që ua dhanë
nazistëve.
10. Kafka
dhe eshtrat
Kjo është
një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin
Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën tre presidentë
amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lufton
më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë,
politikanë... Anëtarë të saj ishin edhe familjet Rockefeller dhe Bush.
/Telegrafi/
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.