Në qytetin tim të lindjes jetonin një nënë dhe e bija,të cilat ecnin në gjumë.
Një natë,ndërsa heshtja embështillte natën,gruaja dhe e bija ecën të fjetura
dhe u takuan në kopshtin e shtëpisë,mbi të cilin kishte rënë një tis mjegulle.
Nëna foli e para:
-Më në fund,më në fund mund të them gjithcka,armike!Ti që më shkatërrove
Rininë dhe ke jetuar duke e ngritur ekzistencën tënde mbi rrënojat e simes.
Kam aq shumë dëshirë të të vras !
E bija iu përgjigj kështu:
-Oh,grua e urryer,egoiste dhe plakë matufe!Po kërkon të më bësh të ndihem
si ti.Do të pëlqente aq shumë që jeta ime të ishte një përsëritje e jetës tënde
fatkeqe.Dua me gjithë shpirt të të shoh të vdekur.
Në atë cast,këndoi gjeli dhe të dyja u zgjuan.E ëma foli ëmbëlsisht:
-Je ti shpirt?
Dhe e bija iu përgjigj me të njëjtën ëmbëlsi:
-Po,jam unë e dashur nënë.
Nga libri ”Somnabulët” i Gibran Jalil Gibran 1972.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.