Will Durant
PLATONI
Parafjalë
Përse na duhet filozofia
Njeriu gjen një knaqësi të merret
me filozofi,bile edhe me metafizikën,gjersa nevoja të jetës së përditshme të
mos e kenë rrëzuar nga majat e larta të mendimit.Shumica jonë i kujton me
mallëngjim ditët e bukura të pranverës së jetës,në të cilat të biseduarit për punë filozofike na dukej edhe neve si
Platonit ”Një dëfrim i shtrenjët”,në ato ditë,kur një e vërtetë çfardo na
qëndronte shumë më lartë dhe më e rëndësishme nga epshet e trupit tonëdhe nga
ngatëresat e ndyra të jetës.Edhe sot ka mbetur diçka ndër ne nga dashuria që
patëmnë atë kohë për Mënçurinë. Ndjejmë,bashkë me Browningun se ”se jeta ka një
kuptim”dhe se ”të zbuluarit e atij kuptimi është buka dhe vera ime”.Pjesa më e
madhe e jetës sonë s’ka asnjë kuptim,shkkon kot;përleshëmi me trazirën që na
rrethon dhe me kaosin që kemi vetë brenda,megjithkëtë na duket se ka diçka të
kuptimshme dhe të gjallë brenda në shpirtin tonë.Atë duam të kuptojmë.”Jetë do
të thotë të transformojmë vazhdimisht në dritë dhe flakë gjithë ç’jemi ne dhe
gjithë ç’takojmë”.Ne jemi si Mytua në Vëllezërit Karamafoz.”Një nga ata që nuk
kërkojnë miliona,por që duan vetëm një përgjigje për pyetjet e tyre”.Ne duam të
zaptojmë dukjen dhe vlerën e gjërave dhe kështu ta nxjerrim veten nga llumi i
jetës së përditshme.Ne dëshirojmë të dimë se gjërat e vogla janë të vogla dhe
të mëdhat me të vërtetë të mëdha,para se të bëhet vonë.Dëshirojmë t’i shikojmë
gjërat sot,ashtu siç do të duken përgjithmonë-”në dritën e përjetësisë”.Dëshirojmë
të bëhemi të zotë ,të qeshim para asaj që është e pamenjanueshme,të buzëqeshim
edhe përpara hijes së vdekjes.Duam të jemi të plotë,të rendisim mirë energjitë
dhe duke i kritikuar të harmonizojmë bukur edhe dëshirat tona.Sepse një
renditje e mirë e energjive është fjala e fundit në etikë dhe në politikë e
mbase edhe në llogjikë e metafizikë.”Që të jesh filozof patë thënë Thoreu,”nuk
do të thotë të kesh vetëm mendime të thella e as të themelosh një shkollë e
aq,por ta dashurosh diturinë,aq sa të jetosh sipas diktimeve të saj,një jetë të
thjeshtë,të lirë,me shpirtmadhësi dhe
besim”.Mund të jemi të sigurtë se po të gjejmë dituri,do të gjejmë pas saj dhe
të gjithë të mirat që na duhen.”Më përpara zbuloni të mirat e mëndjes”thotë
Bacon-i ”dhe të tjerat do t’ju dalin përpara vetë ose nuk do ta ndjeni mungesën
e tyre”.E vërteta nuk mund të na bëjë të pasur,por do të na bëjë të lirë.
Ndonjë lexues i pagdhendur mirë
do të na thotë mbase filozofia është aq e kotë,sa dhe loja e shahut,aq e errët
dhe shterpë,sa dhe vetë padituria .”Nuk
mund të gjejmë mendime më absurde”, thotë Ciceroni,”se ato që gjejmë në librat
e filozofëve”.Pa dyshim disa filozofë kanë pasur plot idera në kokë,po nuk kanë
pasur atë që quhet kuptim i
thjeshtë,mend.Kështu shumë fluturime flozofike i detyrohen fuqisë
ngritëse të një atmosfere të hollë.Prandaj
dhe të vendosim që në këtë udhëtimin tonë me këto fletë,dhe të zbresim
vetëm nëpër limanet e mëdha të ndriçuara,dhe kështu të mos zhytemi nëpër
moçalet e metafizikës dhe nëpër ”detrat zhurmëmëdhenj” të bisedimeve
teologjike.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.