Përse fëmijët kanë frikë?
Nëse do të bënim një kthim mbrapa në kohë, do të risillnim në mendje frikërat tona. Disa prej tyre i ndanim me prindërit ose moshatarët, të tjerat për shkak të turpit i ndrydhnim brenda vetes dhe i ekzagjeroním më shumë. Nga disa çliroheshim më shpejt, të tjerat vazhdonin të këmbëngulnín në psikikën tonë për shumë kohë.
Frika përjetohet nga të gjithë fëmijët, por shkaqet e saj janë të ndryshme në mosha të ndryshme.
Foshnjat frikësohen më shumë nga zhurmat e forta, nga mosplotësimi i nevojave, nga
prania e njerëzve të panjohur në mjedisin e tyre, nga ndryshimet e papritura në këtë mjedis, nga ndarja prej prindërve etj. Ndërsa femij ët e moshës 2-8 vjeç frikësohen kryesisht nga erresira, nga kafshët, nga ndarja prej prindërve, nga njerëzit e cilësuar si të frikshëm - doktori ose polici - nga shpirtrat, nga shtrigat, nga qëndrimi vetëm, nga ngjarjet që mund të shohin në televizor. Disa prej këtyre frikërave zhduken me rritjen, të tjerat vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së individit edhe në moshë të rritur. Frika duhet zbutur përpara se ajo të bëhet penguese në zhvillimin e fëmijës, ndryshe ajo mund ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.